{"id":35840,"date":"2023-10-12T19:29:47","date_gmt":"2023-10-12T17:29:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35840"},"modified":"2023-10-12T19:30:18","modified_gmt":"2023-10-12T17:30:18","slug":"ndeshkimi-i-serbise-ne-favor-te-paqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35840","title":{"rendered":"Nd\u00ebshkimi i Serbis\u00eb n\u00eb favor t\u00eb paqes"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"305\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Diskursi politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Sulmi terrorist nga serbet\u00a0 n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00a0me 24 shtator,\u00a0 ku si qellim final\u00a0 kishte aneksimin e k\u00ebtij territori, t\u00eb kujton vitin 1990 t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Knin t\u00eb Kroacis\u00eb, por \u00a0n\u00eb saj\u00eb t\u00eb profesionalizmit t\u00eb Policis\u00eb\u00a0 s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb plan i till\u00eb d\u00ebshtoi, duke iu treguar se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb mbrojtje t\u00eb sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00a0Nd\u00ebrsa\u00a0 pas k\u00ebsaj date dialogu ne mes Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs,nuk mund t\u00eb zhvillohet si deri me tash, sepse n\u00eb favor t\u00eb paq\u00ebs Serbia duhet \u00a0t\u00eb nd\u00ebshkohet nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarjet e ndodhura n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs me 24 shtator, nuk jan\u00eb t\u00eb rastit sepse ata ishin n\u00ebn dirigjim t\u00eb pushtetit n\u00eb Serbi, nd\u00ebrsa \u00e7do arsyetim, duke ia mveshur k\u00ebt\u00eb organizim serbeve lokal \u00ebsht\u00eb tentim p\u00ebr t\u00eb hequr &nbsp;p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb d\u00ebshtimi terrorist i cili si qellim ka pasur aneksimin e Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje mbi d\u00ebshtimin e k\u00ebtij veprimi terrorist ka spekulime t\u00eb ndryshme, por nga t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebsohet angazhimi i strukturave shtet\u00ebrore e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb &nbsp;policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila arriti p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb bllokoj veprimin e tyre, duke&nbsp; d\u00ebshmuar &nbsp;p\u00ebrgatitje dhe profesionaliz\u00ebm. Ndon\u00ebse grupi terrorist &nbsp;u vra nj\u00eb efektiv t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe u plagos\u00ebn dy tjer\u00eb, nga grupi i terroristeve zyrtarisht jan\u00eb pranuar se jan\u00eb vrar\u00eb tre dhe plagosur disa t\u00eb tjer\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr mbetet ende e pa zbardhur terheqja e grupit t\u00eb terrorist\u00ebve nga manastiri i Banjsk\u00ebs dhe kalimi n\u00eb territorin e Serbis\u00eb, duke e ditur se ata kan\u00eb qen\u00eb &nbsp;t\u00eb rrethuar nga policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Arsenal i arm\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion terrorist kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 30 indvid\u00eb, t\u00eb armatosur me lloje t\u00eb ndryshme armesh, me pas u d\u00ebshmu se ata kan\u00eb qen\u00eb rreth 90. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr konfiskimin e mij\u00ebra arm\u00ebve, municioneve e pajisje t\u00eb ndryshme dhe prezantimit opinionit t\u00eb gjer\u00eb, ku ekspertet theksojn\u00eb se ata kan\u00eb pasur armatim p\u00ebr 200 individ\u00eb, me vler\u00eb rreth 5 milion euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb ekspozimit, t\u00eb tyre&nbsp; n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize fillestare, shum\u00eb prej k\u00ebtyre arm\u00ebve dhe municioneve jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb sulmet e serb\u00ebve ndaj Policis\u00eb si dhe KFOR-it m\u00eb 29 maj n\u00eb Zve\u00e7an, e po ashtu jan\u00eb hasur gjat\u00eb operacioneve t\u00eb shumta t\u00eb konfiskimeve t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb veri. K\u00ebto arm\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dukshme lidhjen e k\u00ebtij grupi terrorist me zyrtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebnkryetarin e saj Milan Radoj\u00e7iqin, si dhe shtetin e Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Bartja e armatimit t\u00eb till\u00eb i cili ka qen\u00eb i lloj-llojsh\u00ebm, pran\u00eb Banjsk\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb realizuar brenda dit\u00ebs, por nj\u00eb koh\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb, mbetet enigmatike roli i KFOR-it i cili \u00ebsht\u00eb me mision t\u00eb ruaj kufirin e Kosov\u00ebs. N\u00ebse k\u00ebtyre iu shtohen edhe mjet\u00ebt e ndryshme ushtarake t\u00eb transportit, del qart\u00eb se nj\u00eb skenar i till\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar Kosov\u00ebn ka pasur mbeshtetje nga pushteti serb. Se \u00e7do gj\u00eb ishte sipas skenarit t\u00eb Serbis\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb deklaratat e A.Vu\u00e7iqit n\u00eb mbledhjen e KS n\u00eb OKB duke theksuar &nbsp;se situata \u00ebsht\u00eb e tensionuar dhe mund t\u00eb ket\u00eb eskalim t\u00eb saj n\u00eb veri. Ishte ky nj\u00eb &nbsp;paralajm\u00ebrim se k\u00ebtu mund t\u00eb ndodhin edhe t\u00eb papritura nga ana e serbeve &nbsp;lokal t\u00eb cil\u00ebt e realizuan me 24 shtator por d\u00ebshtuan ne qellimin e tyre. Pik\u00ebrisht n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij konstatimi \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna se n\u00eb Rashk\u00eb &nbsp;jan\u00eb&nbsp; stervitur nj\u00eb kontigjent i serbeve t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr aksione t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa pranimi i k\u00ebtij aksioni terrorist nga M.Radoji\u00e7iqi nga Mitrovica Veriore, ishte p\u00ebr t\u00eb eliminuar gjoja p\u00ebrfshirj\u00ebn e A.Vu\u00e7iqit n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt terrorist.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kisha ortodokse n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs serbe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Opinioni i gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb i njoftuar se KOS-i vazhdimisht ka qen\u00eb mbeshtet\u00ebse e politik\u00ebs dhe t\u00eb hegjemonizmit serb. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb nga ana e tyre \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar edhe gjat\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb ish-Jugosllavi si n\u00eb Kroaci, Bosnj\u00eb&nbsp; e Hercegovin\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb si baza t\u00eb tyre kan\u00eb qen\u00eb kishat dhe manastiret t\u00eb cilat&nbsp; edhe k\u00ebsaj here u d\u00ebshmuan se jan\u00eb n\u00eb mbeshtetje t\u00eb politik\u00ebs serbe. Por, pasi u dekonspirua aksioni i terrorist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si mbeshteje dhe shp\u00ebtim gjet\u00ebn t\u00eb manastiri n\u00eb Banjsk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga nj\u00eb komprometim i till\u00eb, nga ana e KOS-it jan\u00eb paraqitur me deklarat\u00eb se ata nuk kan\u00eb mbeshtetur nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb oborrin e tyre kan\u00eb qen\u00eb individ t\u00eb uniformuar dhe t\u00eb armatosur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Serbet kan\u00eb militarizuar &nbsp;zon\u00ebn kufitare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas infomacioneve b\u00ebhet me dije se pushteti serb ka koh\u00eb qe \u00ebsht\u00eb duke militarizuar zon\u00ebn kufitare me Kosov\u00ebn. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 48 baza ushtarake, 28 t\u00eb ushtris\u00eb dhe 20 t\u00eb xhandarmeris\u00eb. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna d\u00ebshmojn\u00eb se me k\u00ebto forca ata ushtrojn\u00eb tensione duke paralajm\u00ebruar konflik duke shkeluar edhe vij\u00ebn kufitare t\u00eb demilitarizimit prej 5km, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs(9 qershor 1999).<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka pasur reagime nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por pushteti serb pranoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosur mij\u00ebra trupa serbe, por ata deklarohen gjoja se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\u00a0 zvoglimin e tyre n\u00eb 4.500 trupa, por realiteti d\u00ebshmon se ata i zhvendosin nga nj\u00ebra baz\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kriuar p\u00ebrshtypjen se e kan\u00eb zvogluar numrin e tyre, qe \u00ebsht\u00eb manipulim qe nuk e beson askush.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bayat-ushtarake-serbe-ne-kufi-me-Kosoven.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bayat-ushtarake-serbe-ne-kufi-me-Kosoven.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-35843\" style=\"width:572px;height:555px\" width=\"572\" height=\"555\"\/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Bazat ushtarake serbe n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00ebse analizojm\u00eb shp\u00ebrndarj\u00ebn territoriale t\u00eb bazave ushtarake serbe, del qart\u00eb se m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb koncentruar n\u00eb an\u00ebn lindore t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb territoriale n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit dominon popullsia shqiptare. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime perfide t\u00eb politik\u00ebs serbe p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn tension popullsin\u00eb vendore<strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar 24 vite nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb ne Serbi vazhdohet me strategjin\u00eb e Millosheviqit, \u00e7\u00ebshtje qe duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sepse politika serbe vazhdon t\u00eb jet\u00eb destabilizuese p\u00ebr t\u00ebr\u00eb regjionin. Madje qendrimi i pavendosur nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa ndeshkuese ndaj Serbis\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb raporteve aktuale gjeopolitike, e ka nxitur politik\u00ebn serbe t\u00eb mbeshtes\u00eb aktin terrorist n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kryeministri i Kosov\u00ebs A.Kurti me 2 tetor njoftoj se Serbia nga 37 pika ka planifikuar t\u00eb sulmoj\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr te aneksuar veriun e saj. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb situat\u00eb e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs, ku vendosja e trupave shtes\u00eb t\u00eb NATO-s n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, d\u00ebshmon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb stabilitetit n\u00eb regjion.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Propozimet nga E.Rama identike me ato serbe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7\u00ebshtje madhore sikurse \u00ebsht\u00eb sulmi terrorist nga serbet n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, ka qen\u00eb e udh\u00ebs qe Shqip\u00ebria e Kosova t\u00eb bashk\u00ebveprojn\u00eb dhe t\u00eb dalin me nj\u00eb qendrim. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb moskoordinimit ne mes dy vendeve kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb E.Rama, dual me dy propozime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si me par\u00eb &nbsp;por edhe pas sulmit terrorist n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb E.Rama, ka theksuar se \u00ebsht\u00eb e nevojshme qe t\u00eb mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku &nbsp;tem\u00eb e takimit do t\u00eb ishin raportet n\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Por, ai ka harruar se &nbsp;mbajtja e nj\u00eb takimi t\u00eb till\u00eb vlen p\u00ebr vendet e panjohura nderkomb\u00ebtarisht, nd\u00ebrsa &nbsp;Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavaruar dhe e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht mbi 100 shtete.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr&nbsp; E.Rama, ka propozuar qe KFOR-i t\u00eb udh\u00ebheq me Veriun Kosov\u00ebs, qe \u00ebsht\u00eb kritikuar nga Qeveria e Presidenca e Kosov\u00ebs, sepse Kosova ka kapacitet p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, andaj nj\u00eb deklarim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb identik sipas A.Vu\u00e7iqit dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke njohur rrethanat shoq\u00ebrore e politike n\u00eb regjion, ku destabilizues mbetet Serbia me politik\u00ebn e saj hegjemoniste, E.Rama ka pasur mund\u00ebsi me prezantuar ide p\u00ebr nj\u00eb konferenc\u00eb e cila do t\u00eb ishte me efekt pozitiv &nbsp;n\u00ebse do t\u00eb mbahej n\u00eb lidhje me definimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pakicave kombetare n\u00eb t\u00eb dy vendet, duke u bazuar parimin&nbsp; e reciprocitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me&nbsp; politik\u00ebn me qasje t\u00eb dyfisht\u00eb &nbsp;&nbsp;te pushtetit serb sepse ate \u00e7ka k\u00ebrkon p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e popullit&nbsp; t\u00eb vet&nbsp; iu mohon popujve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Serbi. Por, p\u00ebr t\u00eb trajtuar nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb E.Rama &nbsp;nuk ka guxim t\u00eb deklarohet, edhe pse \u00ebsht\u00eb i njohur&nbsp; me&nbsp; diskriminimin e &nbsp;shqiptar\u00ebve n\u00eb lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, qe \u00ebsht\u00eb rast tipik i spastrimit etnik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si t\u00eb dialogohet me mbeshtet\u00ebsit e terrorizmit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Analist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb me koh\u00eb kan\u00eb theksuar se dialogu n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb treguar i pasuksessh\u00ebm. Si i till\u00eb pala serbe e shfryt\u00ebzonte p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb koh\u00eb, var\u00ebsisht rrethanave gjeopolitike, ku dominon ajo nga agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Por, k\u00ebtij dialogu t\u00eb pasuksessh\u00ebm i kan\u00eb ndihmuar edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar(Borell-Laj\u00e7ak) t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb treguar ballanc\u00eb n\u00eb bisedime, por haptazi jan\u00eb qasur Serbis\u00eb. Madje k\u00ebrkesat e tyre ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shtensionuar situat\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ata kan\u00eb folur si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Serbis\u00eb. Nj\u00eb qasje e till\u00eb dhe ledhatimi i Serbis\u00eb, madje duke i vendosur masa Kosov\u00ebs, ata kan\u00eb barazuar kriminel\u00ebt me viktimin, qe paraqet paradoks n\u00eb procesin e dialogut.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Duhet format i ri i dialogut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por, pas 24 shtatorit me t\u00eb drejt b\u00ebh\u00ebt pyetja si t\u00eb dialogohet me mbeshtet\u00ebsit e terrorizmit, madje ka z\u00ebra edhe p\u00ebr dor\u00ebheqjen e nd\u00ebrmjet\u00ebseve se ata kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.&nbsp; Dialogu duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb por n\u00eb format tjet\u00ebr, sepse pas 24 shtatorit asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb, andaj duhet gjetur&nbsp; nj\u00eb model tjet\u00ebr&nbsp; me individ\u00eb t\u00eb balancuar dhe t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt. P\u00ebrvoja e deritashme n\u00eb k\u00ebt\u00eb &nbsp;proces politik, sidomos n\u00eb eskalimin e sulmit terrorist n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, me qellim aneksimin e tij k\u00ebrkon nd\u00ebshkimin e Serbis\u00eb sepse nuk mund t\u00eb dialogohet me mbeshtet\u00ebsit e terrorizmit.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Tetor&nbsp; 2023)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik Sulmi terrorist nga serbet\u00a0 n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00a0me 24 shtator,\u00a0 ku si qellim final\u00a0 kishte aneksimin e k\u00ebtij territori, t\u00eb kujton vitin 1990 t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Knin t\u00eb Kroacis\u00eb, por \u00a0n\u00eb saj\u00eb t\u00eb profesionalizmit t\u00eb Policis\u00eb\u00a0 s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb plan i till\u00eb d\u00ebshtoi, duke iu treguar se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb mbrojtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35840","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35840"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35840\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35845,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35840\/revisions\/35845"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}