Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb Mal t\u00eb Zi disa shkolla fillore dhe t\u00eb mesme me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe edhe sot vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb emra nga periudha e hershme e komunizmit. K\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb hidhur t\u00eb shqiptar\u00ebve e d\u00ebshmojn\u00eb shkollat shqipe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb komunat me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Tuz (Mal\u00ebsi) dhe n\u00eb Ulqin, si: SH.M. \u201c 25 Maji\u201d, SH.F. \u201c Mahmut Lekiq\u201d , SH.F. \u201c Bashkimi\u201d- Skorraq (Hot), SH.F.. \u201c Marshall Tito\u201d , SHF. Boshko Strugar\u201d dhe SH.M. \u201c V\u00ebllaz\u00ebrim -Bashkim\u201d.
N\u00eb rrethana t\u00eb sotme ky fenomen ideologjik nga koha e komunizmit p\u00ebr shkollat shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb histori e kaluar. Q\u00eb kjo nevoj\u00eb e koh\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet realitet nevojitet nj\u00eb guxim m\u00eb i madh, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb atyre titullar\u00ebve, m\u00ebsuesve, arsimtar\u00ebve, administrator\u00ebve dhe prind\u00ebrve shqiptar\u00eb. Nisma duhet t\u00eb filloj\u00eb pik\u00ebrisht nga shkollat dhe ato t\u00eb mb\u00ebshteten nga drejtuesit e komunave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit shqiptar n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi. T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e em\u00ebrtimeve t\u00eb shkollave t\u00eb p\u00ebrmendura me personalitete t\u00eb m\u00ebdha nga fusha e arsimit komb\u00ebtar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb padyshim edhe Mirash Ivanaj (Ujkaj), kryereformatori dhe ikona e arsimit shqip. P\u00ebrse ndonj\u00eb shkoll\u00eb shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb mos mbaj\u00eb emrin e tij? Le t\u00eb jet\u00eb ky shkrim modest nj\u00eb shprehje mir\u00ebnjohjeje e fal\u00ebnderimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb prag t\u00eb 70 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personalitetet e tjera t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb misionin e shenjt\u00eb e historik komb\u00ebtar \u2013 mision q\u00eb ringjalli shpresat e shqiptar\u00ebve dhe e mbajti t\u00eb ndezur zjarrin e atdhedashuris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Nga jeta f\u00ebmij\u00ebrore, shkollore dhe studentore
<\/strong>Mirash Ivanaj u lind m\u00eb 12 mars 1891 n\u00eb Podgoric\u00eb. Prind\u00ebrit e tij nga fshati B\u00ebkaj t\u00eb Trieshit p\u00ebr arsye ekonomike u shp\u00ebrngul\u00ebn nga fshati n\u00eb qytetin e Podgoric\u00ebs. Ata, edhe pse t\u00eb pashkolluar, e dinin vler\u00ebn e shkoll\u00ebs, prandaj n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shkollave shqipe vendos\u00ebn q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre Mirashin dhe Martinin t\u2019i shkollojn\u00eb. K\u00ebshtu v\u00ebllez\u00ebrit Ivanaj shkollimin fillor e p\u00ebrfunduan n\u00eb Podgoric\u00eb , n\u00eb gjuh\u00ebn serbe me sukses t\u00eb shk\u00eblqyer, mir\u00ebpo ata paralelisht e m\u00ebsuan gjuh\u00ebn e shkruar shqipe me ndihm\u00ebn e nj\u00eb meshtari vendas. Kjo tregon p\u00ebr pjekurin\u00eb atdhetare dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb Mirash dhe Nikoll\u00eb Ivanajt, t\u00eb cil\u00ebt f\u00ebmij\u00ebt e tyre i edukuan n\u00eb frym\u00ebn e dashuris\u00eb ndaj trojeve shqiptare. Mirashi p\u00ebrfundoi gjimnazin klasik n\u00eb Pozharevac ( Serbi) p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas studimet n\u00eb Beograd dhe n\u00eb Universitetin Mbret\u00ebror t\u00eb Rom\u00ebs, p\u00ebr filozofi dhe drejt\u00ebsi, ku kishte mbrojtur dy doktorata shkencore, p\u00ebr let\u00ebrsi dhe drejt\u00ebsi, duke u vler\u00ebsuar si nj\u00eb nd\u00ebr student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij universiteti. Ai gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tij arriti t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb 11 gjuh\u00eb t\u00eb huaja.<\/p>\n\n\n\n
Largimi nga Roma dhe kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri
<\/strong>Edhe pse autoritetet italiane t\u00eb asaj kohe i propozuan Dr. Mirash Ivanajt t\u00eb q\u00ebndronte me pun\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin nga universitetet e Rom\u00ebs , ai nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb, sepse n\u00eb shpirt i flinte z\u00ebri i Atdheut , i cili e th\u00ebrriste t\u00eb kthehej p\u00ebr t\u00eb punuar me p\u00ebrkushtim p\u00ebr popullin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Ivanaj pa m\u00ebdyshje u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1923, pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh studime intensive n\u00eb Rom\u00eb. N\u00eb fillim u vendos n\u00eb Shkod\u00ebr, ku angazhohet n\u00eb gazet\u00ebn \u201c Republika\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e drejtonte xhaxhai i tij, Nikoll\u00eb Ivanaj, si gazetar, korrektor gjuh\u00ebsor, radhit\u00ebs, pun\u00ebtor shtypshkronje dhe drejtor juridik i saj. Mirash Ivanaj si drejtor juridik i k\u00ebsaj gazete u dallua p\u00ebr nivelin saj intelektual dhe p\u00ebr guximin politik t\u00eb shprehur n\u00eb t\u00eb. Q\u00eb n\u00eb numrin e par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRepublika\u201d ai shpalli programin e saj me 11 pika dhe n\u00eb 30 numrat q\u00eb u botuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u shpalos\u00ebn idet\u00eb e liris\u00eb, t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb shqiptarizm\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb gazet\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe sidomos t\u00eb arsimit dhe shkoll\u00ebs laike shqiptare.
Dr. Mirash Ivanaj ka punuar n\u00eb arsim si profesor dhe drejtor i Gjimnazit Shtet\u00ebror n\u00eb Shkod\u00ebr ( 1925-1930) . Gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij pes\u00ebvje\u00e7are n\u00eb gjimnazin e Shkodr\u00ebs, me p\u00ebrgatitjen dhe aft\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb gjithanshme ka qen\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i m\u00ebsuesit, edukatorit dhe drejtuesit, q\u00eb ka pasur ai gjimnaz q\u00eb nga krijimi i tij. Por, arritja m\u00eb e madhe p\u00ebr gjimnazin e shtetit n\u00eb Shkod\u00ebr ishte se ai mori dimensionet e nj\u00eb shkolle komb\u00ebtare, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi shkoll\u00ebs shqipe dhe ky fakt \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Mirash Ivanaj ka edhe nj\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebr, sepse n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij gjimnazi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1926 hapi edhe nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb pedagogjikes p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e m\u00ebsuesve t\u00eb arsimit fillor, q\u00eb p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm sidomos p\u00ebr zonat e Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb pastaj ky intelektual i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, me nj\u00eb karakter t\u00eb fort\u00eb mal\u00ebsori dhe me nj\u00eb kapacitet t\u00eb rrall\u00eb shkencor p\u00ebr m\u00eb se dy vjet ka punuar si profesor n\u00eb gjimnazin e Tiran\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe arsye t\u00eb tjera, Mbreti Zog, n\u00eb vitin 1933, e em\u00ebroi minist\u00ebr t\u00eb Arsimit. Ministri Ivanaj u shqua ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr reform\u00ebn e arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr dyvje\u00e7are u vler\u00ebsua si ministri m\u00eb vizionar, m\u00eb doktrinar e m\u00eb reformator nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n
Jeta n\u00eb arrati
<\/strong>Mirash Ivanaj ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga posti i ministrit t\u00eb Arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 30 gusht 1935, pastaj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Shtetit, edhe k\u00ebshilltar i mbretit Zog, kur kryeminist\u00ebr ishte, Mehdi Frash\u00ebri, pun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer deri m\u00eb 6 prill 1939. Pas pushtimit fashist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia, m\u00eb 9 prill 1939, ai i zhg\u00ebnjyer dhe i tradhtuar nga pushteti, si anti-italian q\u00eb ishte, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga ndjekjet, u detyrua t\u00eb largohet me ngut nga Shqip\u00ebria dhe mori arratin\u00eb n\u00eb Greqi e, prej k\u00ebndej, n\u00eb Stamboll. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb pune, udh\u00ebtoi n\u00eb Liban, Egjipt, Izrael e vende t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n
Rikthimi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe d\u00ebnimi i dhimbsh\u00ebm
<\/strong>Njoh\u00ebsit e mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Dr. Mirash Ivanajt kan\u00eb shkruar se ai m\u00eb naivitetin e nj\u00eb mal\u00ebsori dhe \u201cbes\u00ebs shqiptare\u201d rikthehet n\u00eb Tiran\u00eb ( Shqip\u00ebri) me synimin q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shtetin e tij, por shteti komunist e d\u00ebnoi 7 vjet me burg politik dhe 5 vjet humbjen e t\u00eb drejtave politike dhe konfiskimin e pasuris\u00eb . Pas m\u00eb shum\u00eb se 6 vjet vuajtjesh e mjerimi , i harruar dhe sh\u00ebndetlig , ai vdiq n\u00eb \u201cspitalin\u201d e burgut t\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 1953, vet\u00ebm pak dit\u00eb pa e mbaruar d\u00ebnimin e dhimbsh\u00ebm , t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb pa merituar.<\/p>\n\n\n\n
Historia nuk do t\u00eb na e fal\u00eb l\u00ebnien n\u00eb harres\u00eb t\u00eb Mirash Ivanajt
<\/strong>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq se sa shpejt i kemi harruar personalitetet e shquara t\u00eb kombit shqiptar. Rasti i Dr. Mirash Ivanajt \u00ebsht\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb keq edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cil\u00ebt deri m\u00eb sot pothuaj nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebsaj figure ton\u00eb madhore , k\u00ebtij intelektuali, misionari, m\u00ebsuesi, pedagogu, juristi, p\u00ebrkthyesi, poligloti, enciklopedisti, publicisti, ministri, veprimtari politik e shtetari, i cili t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij punoi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit dhe vendit t\u00eb tij. Historia nuk do t\u00eb na e fal\u00eb l\u00ebnien n\u00eb harres\u00eb, si deri tani, t\u00eb k\u00ebtij personaliteti t\u00eb shquar shqiptar, i cili ka b\u00ebr\u00eb em\u00ebr me vlerat dhe kontributin e tij njer\u00ebzor e shkencor, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Gjek\u00eb Gjonaj N\u00eb Mal t\u00eb Zi disa shkolla fillore dhe t\u00eb mesme me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe edhe sot vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb emra nga periudha e hershme e komunizmit. K\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb hidhur t\u00eb shqiptar\u00ebve e d\u00ebshmojn\u00eb shkollat shqipe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb komunat me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Tuz (Mal\u00ebsi) dhe n\u00eb Ulqin, si: […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35792,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35789"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35793,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35789\/revisions\/35793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}