{"id":35745,"date":"2023-09-28T16:02:55","date_gmt":"2023-09-28T14:02:55","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35745"},"modified":"2023-09-28T16:05:22","modified_gmt":"2023-09-28T14:05:22","slug":"gjeneral-tellini-deshmor-i-ceshtjes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35745","title":{"rendered":"GJENERAL TELLINI \u2013 D\u00cbSHMOR I \u00c7\u00cbSHTJES SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"212\" height=\"310\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Gjeneral-Enrico-Tellini.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Gjeneral-Enrico-Tellini.jpg 212w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Gjeneral-Enrico-Tellini-205x300.jpg 205w\" sizes=\"auto, (max-width: 212px) 100vw, 212px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">\u00a0<strong>Gjeneral Enrico Tellini(1871-1923)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>100-vjetori i vrasjes se Enrico Tellinit(1923-2023)<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Me rastin e p\u00ebrvjetor\u00ebve te ndrysh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtohen ngjarje apo personalitete t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor jubilar me rastin e 100-vjetorit te vrasj\u00ebs se gjeneral\u00a0 Enrico Tellinit ka qen\u00eb obligim i shtetit shqiptar\u00a0 t\u00eb organizoj nj\u00eb akademi\u00a0 solemne, duke vler\u00ebsuar lart\u00eb angazhimin e tij n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kufirit \u00a0mes Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb. Por, n\u00eb saj\u00eb te qendrimit parimor n\u00eb favor t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb thot t\u00eb shqiptar\u00ebve ai s\u00eb bashku me shoq\u00ebruesit \u00a0u vran\u00eb\u00a0 nga grek\u00ebt me 27 gusht 1923. N\u00eb koh\u00ebn e Mbretnis\u00eb Shqiptare ai u nderua por \u00a0n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1947 iu shkat\u00ebrrua shtatorja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje\u00a0 jo vet\u00ebm ideologjike e cila ishte vendosur n\u00eb vitin 1941, \u00a0nd\u00ebrsa tani\u00a0 me rastin e 100-vjetorit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb tij ka qen\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb n\u00eb shenj\u00eb\u00a0 respekti\u00a0 t\u00eb rivendoset shtatorja e tij\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb\u00a0 apo n\u00eb Sarand\u00eb \u00a0me t\u00eb gjitha nderimet shtet\u00ebrore!\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca e &nbsp;Paqes n\u00eb Paris me 9 n\u00ebntor 1922 e em\u00ebrtoi gjeneral Enrico Tellinin p\u00ebr kryetar t\u00eb Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb P\u00ebrcaktimit t\u00eb Kufijve n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb. Duke marr\u00eb parasysh aspiratat pushtuese t\u00eb Greqis\u00eb ndaj territoreve shqiptare, Komisioni nuk e kishte leht\u00eb t\u00eb vepronte n\u00eb terren, sepse kishim t\u00eb b\u00ebnim me zon\u00ebn kufitare e cila nuk ishte definuar nga viti 1913 n\u00eb mes dy vendeve. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Tellinit &nbsp;duke njohur realitetin n\u00eb terren fshatrat&nbsp; Pobick\u00eb dhe Radat n\u00eb Leksovik, Peshk\u00ebpi, Rr\u00ebz\u00eb e Zez\u00eb dhe Kakavij\u00eb i p\u00ebrfshiu brenda kufirit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Duke ditur presionin e grek\u00ebve ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb zon\u00ebn kufitare, duke ngjyrosur sht\u00ebpiat me flamurin grek, apo duke i detyruar t\u00eb flasin greqisht, p\u00ebr t\u00eb eliminuar&nbsp; &nbsp;&nbsp;dilemat se cila popullsi jeton n\u00eb fshatrat e zon\u00ebs kufitare ai b\u00ebri nj\u00eb eksperiment i cili ishte i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn qe me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur \u201eeksperimenti Tellini\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin e popullsis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse se cil\u00ebs komb\u00ebsie i p\u00ebrkasin, ai iu hidhte karamele f\u00ebmijeve dhe aty d\u00ebgjonte se \u00e7far\u00eb gjuhe flisnin, kur ziheshin p\u00ebr t\u00b4i kapur. Pasi t\u00eb gjith\u00eb flisnin shqip, ai e kishte t\u00eb qart\u00eb se fshatin e till\u00eb duhet l\u00ebn\u00eb brenda territorit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, vendimet e tilla n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00ebs kufitare &nbsp;n\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb terrenit dhe atyre historike, ngjall\u00ebn pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb radh\u00ebt e pal\u00ebs greke, &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebt\u00eb angazhim mund ta ndalonin &nbsp;vet\u00ebm me vrasjen e tij. Dhe nj\u00eb skenar&nbsp; i till\u00eb nuk vonoi shum\u00eb, sepse t\u00eb h\u00ebn\u00ebn &nbsp;me 27 gusht 1923, misioni italian i ngarkuar p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufirit greko-shqiptar &nbsp;n\u00eb rrug\u00ebn Janin\u00eb-Kakavi &nbsp;ra n\u00eb prit\u00eb nga&nbsp; nj\u00eb band\u00eb &nbsp;greke ku &nbsp;u vra kryetari i Komisionit gjeneral &nbsp;E.Tellini(1871) dhe kat\u00ebr shoq\u00ebruesit e tij: shoferi Reniggo Farnetti(1895),mjeku-major Luiggi Corti(1882), adjutanti Mario Bonaccini(1897) dhe &nbsp;p\u00ebrkthyesi shqiptar Thanas Kraveri(Leskoviku).<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fjalimi i&nbsp; kryeministrit Ahmet Zogu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ngjarje u diskutua edhe n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar(Parlamenti) t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.Fillimisht foli kryeministri e m\u00eb pas deputet\u00ebt&nbsp; Luigj Gurakuqi, Hil\u00eb Mosi, Ali K\u00eblcyra dhe Visarion Xhuvani. N\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr emrin e Tellinit, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb&nbsp; ndaloi punimet p\u00ebr 24 or\u00eb.Kryeministri Ahmet Zogu mbajti k\u00ebt\u00eb fjalim: <em>\u201dMe hidherim t\u00eb&nbsp; madh po ju jap lajmin p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb sh\u00ebmtuar&nbsp; e tep\u00ebr t\u00eb posht\u00ebr q\u00eb ka ndodh\u00eb n\u00eb Greqi.Pata tre dit\u00ebve, komisioni i kufijve, duke ardhur nga Janina n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pati jj\u00eb rrezik, pse kryetari i k\u00ebtij komisioni, gjenerali italianz.Telini, u vra bashk\u00ebme shok\u00ebte tij. Duke dal\u00eb prej Janine, i pari automobil ishte ai komisionit shqiptar. I dyti&nbsp; komisioni italian&nbsp; dhe i treti i atij grek. Mbas udh\u00ebtimit prej 54 km nga Janina, kur arrit\u00ebn n\u00eb Zep, automobili i komisionit shqiptar&nbsp; kaloi k\u00ebt\u00eb vend, nd\u00ebrsa ai i komisionit&nbsp; italian ndalohet e vriten gjenerali, nj\u00eb major doktor, nj\u00eb toger adjutant, nj\u00eb ushtar, shoferi e nj\u00eb shqiptar(p\u00ebrkthyesi).Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, kaloi komisioni i Greqis\u00eb pa pasur asnj\u00eb&nbsp; ngjarje , vijoi&nbsp; e shkoi n\u00eb Gjirokast\u00ebr. P\u00ebrmbi k\u00ebt\u00eb jan\u00eb hapur lajme t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb cilat, qeveria&nbsp; e populli shqiptar i p\u00ebrg\u00ebnjesht\u00ebrojn\u00eb e protestojn\u00eb rrept\u00eb pse n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, n\u00eb ato an\u00eb nuk ka asnj\u00eb band\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pos k\u00ebsaj, z.gjeneral Telini ka qen\u00eb mik i popullit shqiptar dhe i ka p\u00ebrkrah\u00ebme paan\u00ebsi t\u00eb drejtat e tij.Qeveria e popullit shqiptar kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb hidh\u00ebrimin e madh q\u00eb ka sot qeveria e populli italian\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Reagimi italian dhe pushtimi i Korfuzit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb&nbsp; vrasje opinioni dhe qeveria italiane u alarmu m\u00eb \u00e7`rast kryeministri Musolini&nbsp; me 29 gusht 1923 i d\u00ebrgoi ultimatum Greqis\u00eb me 7 pika duke i k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet brenda 24 or\u00ebve. N\u00eb ultimatum k\u00ebrkohej: (1) K\u00ebrkim i thell\u00eb dhe zyrtar i faljes t\u2019i b\u00ebhet qeveris\u00eb Italiane n\u00ebp\u00ebrmjet ambasad\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Athin\u00eb prej autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta ushtarake. (2) Ceremoni funerale madh\u00ebshtore p\u00ebr viktimat e masakr\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb katedralen katolike t\u00eb Athin\u00ebs n\u00eb prani t\u00eb gjith\u00eb qeveris\u00eb greke. (3) Nderime p\u00ebr flamurin Italian t\u00eb kryhen prej flot\u00ebs greke n\u00eb uj\u00ebrat e Pireut n\u00eb prani t\u00eb Divizionit Detar Italian q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb atje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Nderimet t\u00eb kryhen me 21 gjuajtje topash prej anijeve greke, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb val\u00ebvisin flamurin Italian n\u00eb direk\u00ebt e tyre. (4) Nj\u00eb hetim i plot\u00eb t\u00eb kryhet n\u00eb sken\u00ebn e masakr\u00ebs prej autoriteteve greke dhe n\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ushtarak italian, Kolonel Perrone, p\u00ebr sigurin\u00eb personale t\u00eb t\u00eb cilit qeveria greke ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb. Ky hetim t\u00eb kryhet brenda pes\u00eb dit\u00ebve pasi merren k\u00ebto kushte. (5) D\u00ebnim me vdekje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kryer\u00ebsit e krimit. (6) D\u00ebmshp\u00ebrblim prej 50 milion\u00eb lirash italiane (2.5 milion\u00eb USD) i dor\u00ebzuar brenda pes\u00eb dit\u00ebve nga marrja e k\u00ebtij ultimatumi. (7) Nderime ushtarake p\u00ebr trupat e oficer\u00ebve italian\u00eb kur ato t\u00eb mbarten n\u00eb anijet luftarake Italiane p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb Itali. N\u00eb zbatim t\u00eb kushtit 3, nj\u00eb flot\u00eb Italiane ishte d\u00ebrguar n\u00eb Pire.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr pala greke me 30 gusht&nbsp; iu p\u00ebrgjigj, se ultimatumi pranohet p\u00ebr tpikat 1,2,3,7 por 4,5,6 i kan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pa pranueshme, sepse cenon pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb. Por, qeveria italiane ishte k\u00ebmngul\u00ebse p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend objektivin e tyre, p\u00ebr tu hakmarr\u00eb p\u00ebr vrasjen e gjeneral Tellinit dhe ekipit t\u00eb tij, dhe me 31 gusht&nbsp; 1923 nisi ushtrin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb detare drejt Korfuzit. B\u00ebhet me dije se nj\u00eb kapiten detar italian k\u00ebrkoi dor\u00ebzimin e ujdhes\u00ebs, por qeveritari grek refuzoi se ai duhej t\u00eb pyeste Athin\u00ebn si t\u00eb vepronte.Por, italian\u00ebt nuk prit\u00ebn shum\u00eb se i dhan\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm 10 minuta paralajm\u00ebrim p\u00ebr popullsin\u00eb vendore.<br>Italian\u00ebt ishin t\u00eb vendosur, sepse p\u00ebrve\u00e7 flot\u00ebs detare u ndihmuan edhe nga aeroplan\u00ebt duke bombarduar qytetin e Korfuzit, me \u00e7`rast u vran\u00eb &nbsp;65 qytetar\u00eb dhe u shkat\u00ebrruan objekte t\u00eb ndryshme. Ishte ky nj\u00eb pushtim klasik, ku trupat italiane me 5000 ushtar\u00eb &nbsp;zbarkuan dhe&nbsp; val\u00ebviten&nbsp; flamurin italian &nbsp;n\u00eb kalan\u00eb e Korfuzit.<\/p>\n\n\n\n<p>Situata e till\u00eb mori p\u00ebrmasa nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku u angazhuan fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrmes Lidhjes s\u00eb Komb\u00ebeve e n\u00eb ve\u00e7anti nga K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve n\u00eb Paris. T\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb ndon\u00ebse me her\u00ebt Qeveria greke pat mohuar pikat 4,5,6 t\u00eb ultimatumit italian, pranoi kushtet e K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve. P\u00ebrfundimisht pas pages\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit pal\u00ebs italiane &nbsp;nga ana e Greqis\u00eb &nbsp;n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Zvicerane &nbsp;n\u00eb shum\u00ebn prej 50 milion liretash, Italia me 8 tetor 1923 u t\u00ebrhoq nga Korfuzi dhe ujdhesat tjera, m\u00eb \u00e7`rast p\u00ebrfundoi agresoi italian ne mbrojtje t\u00eb dinjitetit t\u00eb gjeneral Tellinit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Monumenti i shkat\u00ebrruar nga komunist\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nderim t\u00eb emrit&nbsp; t\u00eb gjeneral Tellinit, Shteti shqiptar i vendosi emrin&nbsp; &nbsp;n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs ku u \u00e7el posa\u00e7\u00ebrisht nj\u00eb rrug\u00eb e re, e cila u quajt Sh\u00ebtitorja \u201cGjeneral Tellini\u201d, e cila u &nbsp;u p\u00ebrurua m\u00eb 27 gusht 1933, nd\u00ebrsa n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebtitores u vendos edhe busti i tij.&nbsp;Nd\u00ebrsa m\u00eb pas u nderua edhe me nj\u00eb shtatore e punuar nga skulptori Odhise Paskali e cila u p\u00ebrurua m\u00eb 27 gusht 1941, n\u00eb vendin ku \u00ebsht\u00eb sot Akademis\u00eb e Shkencave, por p\u00ebr \u00e7udi n\u00eb vitin 1947, pushteti komunist e shkat\u00ebrroi, duke mos dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb arsyetim p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, me rastin e r\u00ebnies s\u00eb sistemit t\u00eb dikatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, nga viti 1991 e m\u00eb pas ka qen\u00eb e udh\u00ebs qe shtatorja e Tellinit t\u00eb vendoset p\u00ebrseri n\u00eb Tiran\u00eb. Ndon\u00ebse n\u00eb pluraliz\u00ebm jan\u00eb nd\u00ebrruar qeverit\u00eb qofshin demokratike apo socialiste, asnj\u00ebra nuk tregoj interesim n\u00eb nderim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjeneral Tellinit.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Heshtja e mediave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ka qen\u00eb e udh\u00ebs qe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jubilar &nbsp;me rastin e 100-vjetorit e r\u00ebnies s\u00eb tij,&nbsp; Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfundimisht kishte rastin &nbsp;t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj gabimet e m\u00ebparshme, por si duket ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me \u00e7\u00ebshtje tjera, ku n\u00eb heshtje d\u00ebshmuan se nderimi dhe vler\u00ebsimi ndaj k\u00ebtij personaliteti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb agjenden e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre! P\u00ebrve\u00e7 qeveris\u00eb&nbsp; heshten edhe mediat veprim i cili nuk mund t\u00eb arsyetohet m\u00eb asgj\u00eb, sepse gjeneral Tellini nuk ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr &nbsp;\u00e7\u00ebshtje private, por n\u00eb sherbim t\u00eb kauz\u00ebs shqiptare. Ai kishte respekt p\u00ebr&nbsp; shqiptar\u00ebt qe d\u00ebshmohet nga deklarata e tij:\u201c<em>I dua dhe i nderoj shqiptar\u00ebt, sepse jan\u00eb zem\u00ebrbardh\u00eb dhe trima. Mjerisht, ata po vuajn\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsit\u00eb e fqinj\u00ebve. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019ua pak\u00ebsoj mundimet dhe t\u2019ua leht\u00ebsoj dhimbjet komb\u00ebtare q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb si kombet e tjera\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor&nbsp; ai nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nderimin ton\u00eb, por ne shqiptar\u00ebt kemi nevoj\u00eb ne nderimin e tij, sepse n\u00eb ato koh\u00eb ishte guxim sa personal e ushtarak p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>(26 shtator 2023)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Gjeneral Enrico Tellini(1871-1923) 100-vjetori i vrasjes se Enrico Tellinit(1923-2023) Me rastin e p\u00ebrvjetor\u00ebve te ndrysh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtohen ngjarje apo personalitete t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor jubilar me rastin e 100-vjetorit te vrasj\u00ebs se gjeneral\u00a0 Enrico Tellinit ka qen\u00eb obligim i shtetit shqiptar\u00a0 t\u00eb organizoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35748,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35745","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35745"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35745\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35749,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35745\/revisions\/35749"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}