{"id":35655,"date":"2023-09-18T09:17:14","date_gmt":"2023-09-18T07:17:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35655"},"modified":"2023-09-18T09:17:32","modified_gmt":"2023-09-18T07:17:32","slug":"krijimi-i-qeverise-sipas-vullnetit-te-popullit-te-shprehur-me-30-gusht-2020-nuk-ka-baze-ligjore-dhe-eshte-ilegjitim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35655","title":{"rendered":"KRIJIMI I QEVERIS\u00cb \u201cSIPAS VULLNETIT T\u00cb POPULLIT\u201d T\u00cb SHPREHUR M\u00cb 30 GUSHT 2020, NUK KA BAZ\u00cb LIGJORE DHE \u00cbSHT\u00cb ILEGJITIM"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Hajrulah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vullneti i popullit \u00ebsht\u00eb kategori relative politike, i cili shfaqet sa her\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet organizohen zgjedhjet p\u00ebr pushtetin qendror, thuaja gjithmon\u00eb i ndryshuar apo i evoluar. &nbsp;Pra, qytetar\u00ebt, \u201cflasin\u201d dhe shprehin vullnetin e tyre zgjedhor n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, nd\u00ebrsa at\u00eb dit\u00eb politikan\u00ebt heshtin. Pas shpalljes s\u00eb rezultateve t\u00eb shfaqjes s\u00eb k\u00ebtij vullneti politik, ata e respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje dhe e b\u00ebjn\u00eb apo e organizojn\u00eb pushtetin n\u00eb nivelin qendror n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me vot\u00ebn e lir\u00eb, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se \u00e7far\u00eb konfiguracioni t\u00eb ri t\u00eb sken\u00ebs politike kan\u00eb prodhuar. Sipas Kushtetut\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi Kuvendin e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb zgjidhen drejtp\u00ebrdrejt, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb barabart\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se vota e \u00e7do deputeti \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb trajtohet e vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Ndaj, vota e asnj\u00ebrit deputet nuk mund t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se e ndonj\u00eb deputeti tjet\u00ebr, sikurse as votat e ndonj\u00ebrit koalicion para ose paszgjedhor nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet apo t\u00eb cil\u00ebsohet m\u00eb i vlefsh\u00ebm se i ndonj\u00eb tjet\u00ebr koalicioni. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kuvendi i Malit t\u00eb Zi nuk ushtron\u00eb vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb, por populli sovran shpreh vullnetin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb organi p\u00ebrfaq\u00ebsues (Kuvendi) q\u00eb kryen &#8220;vullnetin e popullit&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ka t\u00eb drejt\u00eb ligjore p\u00ebr ushtrimin e&nbsp;pakufizuar&nbsp;t\u00eb pushtetit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktat i popullit dhe kjo duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt, partit\u00eb dhe koalicionet&nbsp; politik, t\u00eb cilat muar\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 11 qershorit 2023 dhe siguruan vend n\u00eb Kuvend.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Rrezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 11 qershorit 2023 deligjitimojn\u00eb \u201cvullnetin e popullit\u201d t\u00eb 30 gusht 2020<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin sikurse n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku asnj\u00eb parti politike apo koalicion politik, nuk e ka shumic\u00ebn p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb at\u00ebher\u00eb cilado parti apo koalicion politik q\u00eb siguron s\u00eb paku minimumin e nevojsh\u00ebm t\u00eb votave popullore (41 deputet\u00eb) &nbsp;ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb. Kushtetuta e Malit t\u00eb Zi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb e ngurrt\u00eb dhe nuk ofron ndonj\u00eb zgjidhje konkrete! N\u00eb rastin konkret Millojko Spajiq, i cili ka mandatin e presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb 44-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb vullnetin e votues\u00ebve t\u00eb partis\u00eb e cila fitoi m\u00eb s\u00eb shumti mandate dhe vullnetin e partive apo koalicioneve q\u00eb e p\u00ebrkrahin qeverin\u00eb e propozuar nga ai. Insistimi i krijimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb 44-t\u00eb &nbsp;\u201csipas vullnetit t\u00eb popullit\u201d t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, pra t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga ato parti, do t\u00eb thot\u00eb se vet\u00ebm vullneti i partive politike pro-serbe na qenka \u201cvullnet i popullit\u201d n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa \u201cvullneti\u201d i pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb popullit s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Por \u00e7e do kur 24 dhe 13 nuk b\u00ebjn\u00eb dot 41. Mandiqi dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb dijn\u00eb se \u201cvullneti i popullit \u201c t\u00eb shprehur m\u00eb 30 gusht 2020 ka marr\u00eb fund dhe nuk ekziston m\u00eb, as teorikisht e aq m\u00eb pak politikisht. Ai vullnet u shfuqizua n\u00eb zgjedhjet e 11 qershorit 2023 edhe p\u00ebr faktin se \u201cFronti Demokratik\u201d tani m\u00eb i shnd\u00ebrruar n\u00eb koalicioin\u201cBashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn e Malit t\u00eb Zi\u201d fitoi vet\u00ebm 13 mandate, pra n\u00eb k\u00ebnd\u00ebv\u00ebshtrimin ton\u00eb u sankcionua nga vet\u00eb vullneti i popullit t\u00eb tyre! Pra, p\u00ebr cil\u00ebn vullnet t\u00eb popullit ngrisin z\u00ebrian ata!?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>\u201cBAMZ\u201d-ja n\u00eb zgjedhje nuk ka konkuruar &nbsp;si parti nacionale<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>\u201cBAMZ\u201d-ja ligj\u00ebrisht nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullit pakic\u00eb serb n\u00eb Mal t\u00eb Zi sepse n\u00eb zgjedhje nuk ka garuar si subjekt i popullit pakic\u00eb por si parti politike e ve\u00e7ant\u00eb, pra si t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. \u201cVullnet i popullit\u201d n\u00eb rastin konkret, dhe kur do her\u00eb, \u00ebsht\u00eb shumica e thjesht\u00eb me 41 deputet\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrfshihen \u201cEvropa Tani\u201d Demokrat\u00ebt dhe SNP-n\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin \u201cvullnetin e popullit\u201d n\u00eb zgjedhjet e 2020 dhe n\u00eb zgjedhjet e 2023, natyrisht edhe partit\u00eb e popuve pakic\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb ken\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb dy dhjet\u00eb vjet\u00ebt &nbsp;e fundit, p\u00ebrkund\u00ebr ligjit zgjedhor diskriminues p\u00ebr pakicat! Dhe pik\u00ebrisht, kjo mund t\u00eb jet\u00eb \u201cvullneti i ri i popullit\u201d pa pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb cil\u00ebve nuk duhet t\u00eb krijohet qeveria e 44-t\u00eb. Diskutabile mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm mospjes\u00ebmarrja e&nbsp; l\u00ebvizjes URA, synimet programore t\u00eb cil\u00ebs leht\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb s\u00eb re. Ndaj kushdo q\u00eb krijon nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb till\u00eb g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn ligjitime p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>\u00c7far\u00eb qeverie i duhet Malit t\u00eb Zi!?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin se krijimi i qeveris\u00eb vet\u00ebm sipas \u201cvullnetit t\u00eb popullit serb\u201d t\u00eb shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb volum n\u00eb zgjedhjet e fundit&nbsp; do t\u00eb ishte vjedhje, n\u00ebn\u00e7mim apo n\u00ebnvler\u00ebsim i vot\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb n\u00eb rastin konkret\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shumic\u00eb. Deklarata e Mandiqit se \u201cnuk do t\u00eb lejoj q\u00eb tajkunet t\u00eb vjedhin vullnetin e popullit dhe t\u00eb krijojn\u00eb qeverin\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr demokracin\u00eb dhe t\u00eb ardhm\u00ebn e Malit t\u00eb Zi. \u201cBAMZ\u201d-ja me presione, daljen n\u00eb rrug\u00eb apo mitingje nuk mund t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb vullnetin e popullit, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb zgjedhjet e organizuara m\u00eb 11 qershor.<\/p>\n\n\n\n<p>Malit t\u00eb Zi i duhet nj\u00eb qeveri pro-evropiane dhe nj\u00eb pushtet i fuqish\u00ebm ligjor. Ruajtja e integritetit shtet\u00ebror, synimi i hyrjes sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb BE, p\u00ebrkrahja e NATO-s\u00eb dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb saja n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, rrespektimi i vendimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr Kosov\u00ebn, rrespektimi i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve&nbsp; dhe zhvillimi i barabart\u00eb dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik duhet t\u00eb jen\u00eb&nbsp; shtyllat kryesore t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme. Bazuar n\u00eb takimet dhe aktivitetet e mandatarit Millojko Spajiq&nbsp; pas bisedimeve me partit\u00eb parlamentare, mendohet se tashm\u00eb i ka t\u00eb qarta q\u00ebndrimet e partive politike q\u00eb i p\u00ebrkrahin principet e p\u00ebrmendura sikurse i ka t\u00eb qarta edhe q\u00ebndrimet e koalicionit \u201cBAMZ\u201d s\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq. Udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtij koalicioni n\u00eb vazhdim\u00ebsi jan\u00eb shprehur se po sa t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet do t\u00eb shqyrtojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO, do t\u00eb t\u00ebrheqin njohjen e Kosov\u00ebs, veprim t\u00eb cilin tash m\u00eb e kan\u00eb nisur n\u00eb komun\u00ebn e Gollubovcit apo Zet\u00ebs! \u201cKasapi i Ballkanit\u201d Millosheviqi dhe kriminelet e luft\u00ebs Mlladiq dhe Karaxhiqi jan\u00eb idhuj t\u00eb tyre nd\u00ebrsa krimin e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Srebernic\u00eb &nbsp;nuk e konsiderojn\u00eb dhe as e p\u00ebrjetojn\u00eb si gjenocid apo krim t\u00eb luft\u00ebs! Po ashtu mendon edhe mentori i tyre Vu\u00e7iq.Mendohet se \u201cFronti Demokratik\u201d dhe tani \u201cBAMZ\u201d-ja ishin dhe jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Mandatari Spajiq duke folur p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e \u201cBAMZ\u201d-s\u00eb n\u00eb qeveri deklaroi se u ka ofruar p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave Ministrin\u00eb e Arsimit. Sikurse t\u00eb mendonin p\u00ebr popullin serb, t\u00eb cil\u00ebt sipas tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb t\u00eb diskriminuar, ata do t\u00eb duhej t\u00eb pranonin m\u00eb d\u00ebshir\u00eb e pa hezitim k\u00ebt\u00eb propozim. Por ata e din\u00eb mir\u00eb se populli serb nuk \u00ebsht\u00eb i diskriminuar por i previligjuar n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Fuqizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i k\u00ebrkesave t\u00eb \u201cBAMZ\u201d-s\u00eb- ushtrim i kontrollit t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Malit t\u00eb Zi<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb Fondin p\u00ebr ruajtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi, krijuesit serb, si popull pakic\u00eb!!! marrin pothujse gjysm\u00ebn e mjet\u00ebve financiare t\u00eb parapara p\u00ebr financimin e projekteve p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb aktiviteteve nga neni 36, paragrafi 1 i Ligjit mbi t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast serb\u00ebt ndaj malazez\u00ebve jan\u00eb t\u00eb priveligjuar, por jan\u00eb t\u00eb previligjuar edhe ndaj pakicave tjera n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Sa \u00ebsht\u00eb kjo e drejt\u00eb!? Pra, ata nuk mendojn\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e popullit serb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, thjesht\u00eb ato mendojn\u00eb p\u00ebr interesat personale e natyrisht t\u00eb Beogradit. Fuqizimi i m\u00ebtutjesh\u00ebm i partive serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndaj t\u00eb tjer\u00ebve do t\u00eb thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb mund\u00ebsosh ushtrimin e kontrollit indirekt t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Malit t\u00eb Zi. M\u00eb sa jam n\u00eb dijeni \u201cBAMZ\u201d-ja institon t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me resurset energjetike, komunikacionin dhe bujq\u00ebsin\u00eb. Asgj\u00eb t\u00eb re n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim sepse ky insistim i tyre \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i nxjerr\u00eb zbuluar q\u00ebllimet e tyre q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb&nbsp; larg\u00ebt resurset kryesore dhe strategjike ekonomike t\u2019i vendosin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Serbis\u00eb, veprim i cili do t\u00eb rrezikonte integritetin shtet\u00ebror t\u00eb Malit t\u00eb Zi!<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve n\u00eb qeveri duhet t\u00eb rregullohet me Kushtetut\u00eb<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Presidenti Millatoviq ka shprehur mendimin se qeveria duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjith\u00eb popujve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ashtu duhet t\u00eb mendojm\u00eb edhe ne shqiptar\u00ebt. Partit\u00eb politike m\u00eb lart t\u00eb p\u00ebrmendura, p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb,, n\u00eb radh\u00ebt e tyre kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit malazez, serb, boshnjak, shqiptar dhe kroat dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shprehin vullnetin real t\u00eb popullit. Pra, &nbsp;edhe sikur \u201cBAMZ\u201d-ja t\u00eb ket\u00eb garuar si parti nacionale, si\u00e7 shihet, ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb e vetmja parti politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ambasadorja e SHBA-s\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, zonja Rejnke dit\u00eb m\u00eb par\u00eb deklaroi se koalicionin \u201cBAMZ\u201d nuk e shohin si partner bashk\u00ebpunues, q\u00eb indirekt do t\u00eb thot\u00eb se ky koalicion nuk duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb, &nbsp;jo p\u00ebr emrin e tyre por p\u00ebr q\u00ebllimet dhe veprimet e tyre q\u00eb nga themelimi deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme!&nbsp; \u201cBAMZ\u201d-ja pjes\u00ebmarrjen n\u00eb qeveri duhet t\u00eb shikoje p\u00ebrmes ridefinimit publik t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe veprimeve poplitike t\u00eb saja. Ata nuk duhet t\u00eb bien ndesh me aspiratat integruese evro-atlantike t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe synimet e shumic\u00ebs p\u00ebr arritjen n\u00eb Brisel n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Partit\u00eb politike shqiptare nuk kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb, m\u00eb pa tjet\u00ebr duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb dhe kjo duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb dukuri.. Duhet t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb adresojn\u00eb sa m\u00eb shpejt e m\u00eb integritet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vendin e duhur. Kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb rregullohet m\u00eb Kushtetut\u00ebn e Malit t\u00eb Zi. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrulah Hajdari Vullneti i popullit \u00ebsht\u00eb kategori relative politike, i cili shfaqet sa her\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet organizohen zgjedhjet p\u00ebr pushtetin qendror, thuaja gjithmon\u00eb i ndryshuar apo i evoluar. &nbsp;Pra, qytetar\u00ebt, \u201cflasin\u201d dhe shprehin vullnetin e tyre zgjedhor n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, nd\u00ebrsa at\u00eb dit\u00eb politikan\u00ebt heshtin. Pas shpalljes s\u00eb rezultateve t\u00eb shfaqjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35655","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35658,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35655\/revisions\/35658"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}