Ai gjithmon\u00eb theksonte: \u201eShpirti i shqiptarit nuk u lig\u00ebshtua n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, por u mbajt gjall\u00eb dhe me sakrifica q\u00ebndroi. Ne t\u00eb gjith\u00eb jemi bijt\u00eb e k\u00ebtij populli t\u00eb lasht\u00eb e fisnik. Sa m\u00eb t\u00eb ngritur q\u00eb t\u00eb jemi, aq m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasur do ta kemi kombin dhe ne vet\u00eb do t\u00eb jemi t\u00eb lumtur\u201c<\/p>\n\n\n\n
Nga Qazim Rexha<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Profesori i ndjer\u00eb Bajram Rexha ishte nj\u00eb personalitet i nderuar dhe i respektuar nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb njohur dhe p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb mbetet i till\u00eb. Me profesion profesor i Gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe, ai ishte nj\u00eb atdhetar i madh, i njohur p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punoi t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij, duke u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb dhe q\u00ebndruar stoik ndaj peripecive t\u00eb pushtetit t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb shoq\u00ebri ishte i dashur, i matur, psikolog dhe pedagog i mir\u00eb, njeri i kompromisit. Si i till\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb zemrat dhe mendjet tona, edhe sot kur pushon n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrjetshme n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes Kllez\u00ebn.
\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij shkrimi t\u00eb p\u00ebrshkruaj t\u00eb gjitha p\u00ebrjetimet, mir\u00ebsit\u00eb, vuajtjet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ai ishte tri-kat\u00ebr gjenerata para meje, por ne takoheshim gjithmon\u00eb n\u00eb Kllez\u00ebn, Prishtin\u00eb e pastaj si koleg\u00eb n\u00eb Gjimnazin e Ulqinit, ku punuam si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs. Natyra e tij, q\u00ebndrimi ndaj koleg\u00ebve, puna e v\u00ebrtet\u00eb pa hile me nx\u00ebn\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt ta respektojm\u00eb, t\u2019ia japim vendin e duhur gjat\u00eb bisedave, ndejave, tubimeve apo kudo tjet\u00ebr n\u00eb shoq\u00ebri. Ai kurr\u00eb nuk k\u00ebrkonte prej nesh q\u00eb t\u00eb jepte vet\u00eb mendimin e fundit, por ne k\u00ebrkonim prej tij. E pleq\u00ebronte mir\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Nuk e di se dikujt i ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb apo e ka ofenduar. Edhe pse i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga astma kronike, ai nuk jepej, kurse ne nuk e hetonim, por \u00e7doher\u00eb ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsve, shkoll\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb, KOMBIT etj. I pari hynte n\u00eb der\u00ebn e shkoll\u00ebs dhe i fundit dilte prej saj. Edhe sa i p\u00ebrket veshjes, ishte model p\u00ebr nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb arsimit.
Aspiratat e tij p\u00ebr p\u00ebrparimin e t\u00eb rinjve ishin t\u00eb m\u00ebdha. Pas pun\u00ebs, pushonte 2-3 or\u00eb n\u00eb banes\u00eb e pastaj p\u00ebrs\u00ebri vazhdonte me aktivitetet e lira me nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb seksione t\u00eb ndryshme, si n\u00eb at\u00eb t\u00eb dram\u00ebs, recituesve, letrar etj. Fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij me nx\u00ebn\u00ebs, sukseset nuk mungonin. Nx\u00ebn\u00ebsit sh\u00ebnonin suksese n\u00eb \u00e7do gar\u00eb, sallat mbusheshin plot me rastin e shfaqjeve dramatike etj.<\/p>\n\n\n\n
Veprimtaria e nj\u00eb njeriu t\u00eb till\u00eb kuptohet se do t\u2019i bjer\u00eb n\u00eb sy sistemit, i cili nuk mendonte p\u00ebr barazi, zhvillim dhe p\u00ebrparim t\u00eb shqiptar\u00ebve; nj\u00eb sistemi q\u00eb donte t\u00eb flitej e t\u00eb m\u00ebsohej vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre dhe t\u00eb b\u00ebnim si\u00e7 mendonin e planifikonin ata p\u00ebr ne. Dhe rasti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar hovin e p\u00ebrparimit apo fam\u00ebn e Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme n\u00eb Ulqin u shfaq pas demonstratave t\u00eb vitit 1981 n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat u organizuan nga student\u00ebt, familjar\u00ebt e tyre etj. Ky rast u shfryt\u00ebzua p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e planit t\u00eb pengimit t\u00eb shkollimit, zhvillimit dhe p\u00ebrparimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi. Planifikuan organizimin e nj\u00eb seminari me pretekstin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime n\u00eb planprogramet m\u00ebsimore t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, historis\u00eb, artit muzikor etj., me arsyetimin se planprogramet ekzistuese kishin shum\u00eb or\u00eb nga kultura komb\u00ebtare shqiptare, ndon\u00ebse ato ishin plane m\u00ebsimore p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb.
K\u00ebt\u00eb e kund\u00ebrshtuan shum\u00eb arsimtar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe Bajram Rexha. Ai vuri n\u00eb pah se n\u00eb programin m\u00ebsimor t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, si Migjeni, Fan Noli, Kol\u00eb Jakova, Naim Frash\u00ebri, kurse shkrimtar\u00ebve sllav\u00eb gati t\u00ebr\u00eb programi. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet numri i or\u00ebve t\u00eb shkrimtar\u00ebve sllav\u00eb e t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me rritjen e or\u00ebve t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb.
Seminari u kritikua nga aktivist\u00ebt politik\u00eb vendor\u00eb t\u00eb Lidhjes Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe z\u00ebri mb\u00ebrriti gjer n\u00eb organet republikane e federative. Komiteti organizoi disa mbledhje partiake t\u00eb sindikatave p\u00ebr t\u00eb matur pulsin se kush prej arsimtar\u00ebve i mbron diskutimet e fol\u00ebsve n\u00eb seminarin p\u00ebr arsim, q\u00eb shkonin n\u00eb favor t\u00eb rritjes s\u00eb or\u00ebve me materie komb\u00ebtare. Konferenca e LKJ-s\u00eb Ulqin mori vendim se kush duhet t\u00eb d\u00ebnohet me p\u00ebrjashtim nga partia dhe nga puna. Kjo duhej t\u00eb aprovohej n\u00eb organet partiake baz\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb 27 dhjetor 1981 u p\u00ebrjashtuam nga partia dhe nga puna pes\u00eb profesor\u00eb nga Gjimnazi i Ulqinit dhe kat\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs nga shkolla fillore \u201cBedri Elezaga\u201d n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb. Por ne kemi q\u00ebndruar t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm ndaj k\u00ebtij akti. M\u00eb r\u00ebnd\u00eb na ka ardhur kur jemi ankuar p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebrgjigjet q\u00eb na vinin se jemi t\u00eb d\u00ebnuar si armiq t\u00eb shtetit, njer\u00ebz q\u00eb nuk ia duam t\u00eb mir\u00ebn vendit dhe popullit t\u00eb vet. Prof. dr. Mijat Shukoviq kishte th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00c7ka lypin ata kur t\u00ebr\u00eb populli i tyre i ka d\u00ebnuar?! \u00c7far\u00eb argumentesh t\u00eb tjera k\u00ebrkojn\u00eb?!\u201d
P\u00ebrdit\u00eb shoq\u00ebrohesha me Bajramin, ndonj\u00ebher\u00eb bashkoheshim edhe me shok\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar. Kur takonim dik\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, shum\u00eb prej tyre e kthenin kok\u00ebn n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sidomos aktivist\u00ebt politik\u00eb. Nx\u00ebn\u00ebsit donin t\u00eb na p\u00ebrsh\u00ebndetnin n\u00eb rrug\u00eb, por i ndjeri Bajram u b\u00ebnte me kok\u00eb dhe u thoshte: \u201cKaloni, kaloni. Mos i qitni telashe vedit!\u201d
Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs u ul nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb me ne. T\u00eb nes\u00ebrmen e thirr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi organet e sigurimit me pretekst se ka takuar dhe shoq\u00ebruar armiqt\u00eb e shtetit.
Aktivist\u00ebt e sigurimit t\u00eb shtetit mor\u00ebn vendim q\u00eb \u201carmiqt\u00eb e shtetit\u201d nuk mund t\u2019i lejojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebtisin t\u00eb lir\u00eb n\u00eb qytet, por duhet sajuar m\u00ebnyra se si t\u2019i burgosim. E burgos\u00ebn profesorin e nderuar Bajram Rexha, nd\u00ebrsa ne t\u00eb tjer\u00ebt pritnim se kush prej nesh e ka radh\u00ebn. Vazhduan burgosjet\u2026
Duke e par\u00eb gjendjen e keqe sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Bajramit, e liruan pas disa muajsh \u201cq\u00eb t\u00eb vdes\u00eb te sht\u00ebpia\u201d, por famir\u00ebsisht kjo nuk ndodhi. Kur i vajta n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr ta takuar, biseduam p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. M\u00eb tha: \u201cM\u00eb duhet t\u00eb shkoj deri n\u00eb Kllez\u00ebn t\u00eb takoj familjar\u00ebt\u2019\u201c.
\u201eT\u00eb \u00e7oj un\u00eb Bajram\u201c, i thash\u00eb, meq\u00eb ai nuk e voziste vet\u00eb makin\u00ebn.
\u201eJo, jo, se mos t\u00eb sjell ndonj\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruar n\u00eb der\u00eb\u2019\u201c, m\u00eb tha.
\u201eP\u00ebr ne s\u2019ka m\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira Bajram! Le t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb!\u201c, i thash\u00eb.
\u201eKe familjen p\u00ebr t\u00eb mbajtur, djemt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkolluar. E sheh, as grat\u00eb nuk po na i marrin n\u00eb pun\u00eb! S\u2019ka pun\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e armiqve t\u00eb shtetit\u201c.
Arrit\u00ebm gjer n\u00eb sistemin pluralist. Na g\u00ebzoi pa mas\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Ai ishte n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr nga p\u00ebrkrahja, puna e tij e palodhshme atdhetare. Arriti me aktivist\u00ebt e ndrysh\u00ebm dhe me p\u00ebrkrahjen ton\u00eb t\u00eb grumbulloj\u00eb mas\u00ebn rreth partis\u00eb s\u00eb par\u00eb shqiptare \u2013 Lidhjes Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi.
Ai gjithmon\u00eb theksonte: \u201eShpirti i shqiptarit nuk u lig\u00ebshtua n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, por u mbajt gjall\u00eb dhe me sakrifica q\u00ebndroi. Ne t\u00eb gjith\u00eb jemi bijt\u00eb e k\u00ebtij populli t\u00eb lasht\u00eb e fisnik. Sa m\u00eb t\u00eb ngritur q\u00eb t\u00eb jemi, aq m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasur do ta kemi kombin dhe ne vet\u00eb do t\u00eb jemi t\u00eb lumtur\u201c. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Ai gjithmon\u00eb theksonte: \u201eShpirti i shqiptarit nuk u lig\u00ebshtua n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, por u mbajt gjall\u00eb dhe me sakrifica q\u00ebndroi. Ne t\u00eb gjith\u00eb jemi bijt\u00eb e k\u00ebtij populli t\u00eb lasht\u00eb e fisnik. Sa m\u00eb t\u00eb ngritur q\u00eb t\u00eb jemi, aq m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasur do ta kemi kombin dhe ne vet\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33957,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[3192,3351],"class_list":["post-35552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-bajram-rexha","tag-qazim-rexha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35552"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35555,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35552\/revisions\/35555"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}