35-VJETORI I VARJES N\u00cb LITAR T\u00cb POETIT DISIDENT HAVZI NELA<\/strong><\/p>\n\n\n\n
\u00a0\u201cSi e duron robnin\u00eb zemra e nji trimi?!<\/em><\/p>\n\n\n\n
\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n
Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Ronald Reagan e kishte cil\u00ebsuar ish-Bashkimin Sovjetik dhe regjimet komuniste t\u00eb tij si nj\u00eb, \u201cevil empire\u201d, q\u00eb shqip mund t\u00eb p\u00ebrk\u00ebthehet si, \u201cperandoria e s\u00eb keq\u00ebs\u201d, por n\u00eb anglisht, \u201cevil\u201d ka nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe m\u00eb thelb\u00ebsor se thjesht \u201ce keqja\u201d. Kuptimi i saj n\u00eb anglisht p\u00ebr mua (fjala evil) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt krejt\u00ebsisht imoral dhe djall\u00ebzor, nj\u00eb krim, me fjal\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n
Havzi Nela u var\u00eb nga regjimi komunist se d\u00ebshironte lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr veten, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ai ishte mbrojt\u00ebs i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe i liris\u00eb s\u00eb fes\u00eb, rebelohej dhe protestonte, me poezit\u00eb e veta kund\u00ebrshtonte mohimin e lirive shqiptar\u00ebve: shkat\u00ebrrimin e objekteve fetare dhe t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjithsi. Nuk duronte, \u201crobnin\u00eb zemra e nji trimi!\u201d<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb k\u00ebt\u00eb 35-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb poetit Havzi Nela nga regjimi komunist, pyetja ime ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebr krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri: Pse edhe sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 35-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb nj\u00eb poeti nga regjimi komunist, pse, pse mohohet ende e keqja, aktet imorale dhe djall\u00ebzore, t\u00eb nj\u00eb  regjimi barbar q\u00eb vriste m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Kombit. Pse kjo heshtje zyrtare nga autoritetet zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Deri kur do mohohet e keqja, aktet imorale dhe krimet e komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs? Familjar\u00ebt dhe koleg\u00ebt e tij, por edhe shumica e shqiptar\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n
\u201cShihni rreth e rrotull, shikoni pran\u00eb nesh
Shihni popujt tjer\u00eb me \u00e7\u2019gjuh\u00eb mirren vesh
Kan\u00eb shpallur miq\u00ebsin\u00eb, vini vesh ksaj fjale
Kapen dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb, e po hyjn\u00eb n\u2019nj\u00eb valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote q\u00eb i sh\u00ebron plag\u2019t e vjetra\u201d
(Burrel, shkurt 1977) \u2013nga Poezia, \u201cEni t\u00eb Vajtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d e Havzi Nel\u00ebs<\/p>\n\n\n\n
Ndyshe nga ish-vendet komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Linnore e Qendrore, Shqip\u00ebria \u201cpost-komuniste\u201d, an\u00ebtare e NATO-s, pretenduese p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, ende nuk \u00ebsht\u00eb distrancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur, seriozisht, me t\u00eb kaluar\u00ebn e mjeruar komuniste, p\u00ebrfshir vrasjen makabre t\u00eb poetit Havzi Nela. N\u00eb kund\u00ebrshtim me ish-vendet komuniste evropiane, Tirana zyrtare, deri m\u00eb sot, nuk ka d\u00ebnuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar, komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebprfshir varjen n\u00eb litar t\u00eb poetit Havzi Nela.  Kujtojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 35-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb tij n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb regjimit komunist, se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka caktuar ende nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimore, (komb\u00ebtare) kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n
Deri kur durim e shpres\u00eb!?<\/p>\n\n\n\n
\u201cDeri kur durim, deri kur me shpres\u00eb?
Jo, jo, mos m\u2019i thoni, k\u00ebto fjal\u00eb nuk i due.
Me durim e shpres\u00eb nuk due t\u00eb vdes.
Si jeta dhe vdekja, duhen meritue.\u201d (O, Liri, O Vdekje, Havzi Nela)<\/p>\n\n\n\n
\u201cJeta dhe vdekja, duhen meritue\u201d, ka shkruar Havzi Nela, disidenti i vrar\u00eb nga komunizmi, 35-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb. Vaclav Havel, ish-disidenti anti-komunist \u00e7ek dhe presidenti i par\u00eb i \u00c7ekis\u00eb demokratike post-komuniste ka then\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb post-komuniste, identifikohen nga nj\u00eb moralitet prej skllev\u00ebrish, \u201cnuk jetojn\u00eb brenda t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, sa i p\u00ebrket t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb komunizmit, por as t\u00eb ardhmes demokratike per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n
Ndoshta, Shqip\u00ebris\u00eb aktuale i p\u00ebrshtatet m\u00eb s\u00eb miri ky identifikim i Vaclav Havelit. Ku p\u00ebrballimi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs kriminale komuniste vazhdon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa mohimi i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u201cjeta jasht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, pra, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e volitshme ose m\u00eb e p\u00ebrshtatshme, sipas Havelit.  Si t\u00eb gjitha regjimet komuniste t\u00eb asaj kohe edhe \u00c7ekia komuniste i d\u00ebnonte dhe i burgoste poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt si Vaclav Havelin, por nuk i vriste as nuk i varte n\u00eb litar si\u00e7 b\u00ebri regjimi komunist hoxhist i Ramiz Alis\u00eb, me Havzi Nel\u00ebn m\u00eb 10 gusht, 1988.<\/p>\n\n\n\n
\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb barbare p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb njeriu duke e varur n\u00eb litar, sidomos nj\u00eb njeriu t\u00eb pafajsh\u00ebm, nj\u00eb poeti, mbi t\u00eb gjith\u00eb — n\u00eb kontinentin e Evrop\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtur Shqiqp\u00ebri. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, si\u00e7 ka shkruar edhe Ismail Kadare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste: \u201cShqip\u00ebria nuk b\u00ebnte pjes\u00eb as n\u00eb Europ\u00eb as n\u00eb kontinentin e qytet\u00ebruar t\u00eb popujve.  Shqip\u00ebria, n\u00eb vitin 1988, n\u00eb prag t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, ishte ende nj\u00eb njoll\u00eb e zez\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e kontinentit, nj\u00eb njoll\u00eb e turpit dhe e krimit, n\u00eb shkall\u00eb planetare.\u201d<\/p>\n\n\n\n
Po sot? 35 vjet\u00eb pas varjes n\u00eb litar t\u00eb poetit Havzi Nela dhe 33-vjet\u00eb pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, p\u00ebr cil\u00ebn Shqip\u00ebri flasim: p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb me \u201cnjoll\u00ebn e zez\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e kontinentit, nj\u00eb njoll\u00eb e turpit dhe e krimit n\u00eb shkall\u00eb planetare\u201d, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Kadare Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste t\u00eb vitit 1988, apo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e poetit t\u00eb varur n\u00eb litar Havzi Nel\u00ebs, i cili nga amshimi, pyet dhe porosit\u00eb: Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb denj\u00eb t\u00eb quhemi shqiptar\u00eb dhe q\u00eb dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb t\u00eb hym\u00eb n\u00eb vallen hir\u00ebplote q\u00eb i sh\u00ebron t\u00eb gjitha plag\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n
\u201cKu e keni trimnin\u00eb, krenarin\u00eb e par\u00eb?
A jeni sot t\u00eb denje t\u00eb quhemi shqiptar\u00eb?
A do ta lem\u00eb veten, Shqipnin\u00eb n\u00eb kafaz
N\u00eb det plot stuhi me dallg\u00eb me u p\u00ebrplas\u00eb?
Shihni rreth e rrotull, shikoni pran\u00eb nesh
Shihni popujt tjer\u00eb me \u00e7\u2019gjuh\u00eb mirren vesh
Kan\u00eb shpallur miq\u00ebsin\u00eb, vini vesh ksaj fjale
Kapen dore per dore, e po hyjn\u00eb n\u2019nj\u00eb valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote q\u00eb i sh\u00ebron plag\u2019t e vjetra\u201d —<\/em>(Burrel, shkurt 1977) \u2013nga Poezia, \u201cEni t\u00eb Vajtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d e Havzi Nel\u00ebs<\/em><\/p>\n\n\n\n
Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb shprehur se Poeti Havzi Nela \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb q\u00eb ende bije p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. T\u00eb mos e d\u00ebgjosh k\u00ebt\u00eb kamban\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkel\u00ebsh me k\u00ebmb\u00eb lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.  Krahas hezitimit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet e komunizmit, nj\u00eb dukuri tep\u00ebr e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb monstruoze, vazhdon n\u00eb Shqip\u00ebri. Pasioni i habitsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb tituj e nderime njer\u00ebzve q\u00eb jo vet\u00ebm nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, por q\u00eb b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta shtypur at\u00eb.  Shoq\u00ebria shqiptare ka nevoj\u00eb t\u00eb shkundet e t\u00eb mbroj\u00eb lirit\u00eb demokratike kund\u00ebr \u00e7do lloj k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb i vjen nga \u00e7do lloj drejtimi e i fshehur pas \u00e7do lloj maske.  Vet\u00ebm k\u00ebshtu ajo do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb fitoj\u00eb drejtpeshimin e munguar.  Martir\u00ebt e kan\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e tyre atje ku pushojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, q\u00eb nuk e ka. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb luftojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d, ka shkruar Kadare me 19 shkurt, 2019.<\/p>\n\n\n\n
Duke heshtur dhe duke mohuar t\u00eb keq\u00ebn e t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste, shoq\u00ebria shqiptare as nuk sh\u00ebrohet as nuk gjen\u00eb paq\u00ebn e qet\u00ebsin\u00eb!<\/p>\n\n\n\n
Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n
O LIRI, O VDEKJE \u2013 Nga HAVZI NELA<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thell\u00eb n\u2019afshet e shpirtit m\u00eb grafllon guximi;
Vdekja p\u00ebr liri nuk m\u00eb tremb aspak,
S\u2019e duron robnin\u00eb zemra e nji trimi?!<\/p>\n\n\n\n
Pse or pse t\u2019kem frik\u00eb, frik\u00eb se mos po vdes?!
Oh, \u00e7far\u00eb marrie, ndoshta faj p\u00ebr mue!
T\u2019ec\u00ebsh zvarr\u00eb si krimb, t\u2019mos jesh kurr\u00eb serbes,
K\u00ebt s\u2019ia fali vetes, kjo m\u2019ban me u mendue.<\/p>\n\n\n\n
Pse t\u2019m\u00eb dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Ve\u00e7 me p\u00ebrtyp buk\u00eb, me u rropat\u00eb si kal\u00eb?
Pa nji fjal\u00eb ngushllimi, pa nji dit\u00eb lumnie,
Un\u00eb skllav i bindun, tash, kur s\u2019jam as djal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Deri kur durim, deri kur me shpres\u00eb?
Jo, jo, mos m\u2019i thoni, k\u00ebto fjal\u00eb nuk due.
Me durim e shpres\u00eb nuk due t\u00eb vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.<\/p>\n\n\n\n
S\u2019meriton asnjen\u00ebn kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jet\u00ebs me i dhan\u00eb fund.
Le t\u00eb k\u00ebnaqet hasmi, le t\u00eb qesh\u00eb i marri!
Liria m\u00eb th\u00ebrret, vdekja nuk m\u00eb tund.<\/p>\n\n\n\n
ENI T\u00cb VAJTOJM\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb<\/p>\n\n\n\n
Eni ju o motra, eni ju o gra
Eni ju o vasha, q\u00eb dini me qa
Eni ju re\u00e7janka, vajtimtare n\u2019za
Eni t\u2019marrim vajin, sot hije na ka
Eni gjith\u00eb s\u2019bashku, le ta shpallim zin\u00eb
Me gjam\u00eb e me kuje ta vajtojm\u00eb Shqipnin\u00eb
Le ta qajm\u00eb me lot, ta qajm\u00eb pa pushu
Me afshin e zemr\u00ebs, t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb gur e dru
Le ta qajm\u00eb k\u00ebt\u00eb nan\u00eb, le ta qajm\u00eb k\u00ebt\u00eb bij\u00eb
Le ta qajm\u00eb k\u00ebt nuse pa foshnje n\u00eb gji
Le t\u2019ia heqim vellon, stolisjet e kota
Le t\u2019ia zbulojm\u00eb shtatin, ta shoh\u00eb e gjith\u00eb bota
Nda e p\u00ebr\u00e7undue, larg prej shoqesh tjera
Shikoni si dergjet, si l\u00ebngon e mjera
Mundohet qyqarja, rron me shpirt nd\u00ebr dhamb\u00eb
Bandit\u00ebt e vendit e kan vu n\u00ebn kamb\u00eb
E mposhten, e shtruen, me hekur e zjarr
Neron\u00ebt e koh\u00ebs ia ban\u00eb jet\u00ebn varr
E vesh\u00ebn me gjemba, me tela e ferra
E ky\u00e7\u00ebn nga brenda, s\u2019e lan\u00eb as te dera
N\u2019der\u00eb, as ne dritare, s\u2019e lan\u00eb me pa fare
Ia kan\u00eb qep\u00eb syt\u00eb, p\u00ebr faqe t\u2019zez\u00eb e marre
Lidhun me zinxhir\u00eb, shkoqun krah\u00eb e flet\u00eb
N\u00eb dit\u00ebn plot diell, n\u00eb lum\u00eb e terr ka mbet\u00eb
E thith\u00ebn shushunj\u00ebzat, i ligu mizori
E than\u00eb, e \u00e7nderuan, epshori e hori
A e dini shqiptar\u00eb, \u00e7\u2019ngremin\u00eb kemi r\u00e0
Hangr\u00ebm njeni-tjetrin, u mbytem vlla me vlla
Hangr\u00ebm njeni-tjetrin me kurthe e t\u2019pabes\u00eb
Me thas\u00eb e intriga, shamata rri ndez\u00eb.
O Zot, \u00e7\u2019ka po heqim, \u00e7far\u00eb na shohin syt\u00eb
S\u2019na g\u00ebzohet mbramja, as kur zbardhen drit\u00eb
S\u2019na tremb burgu, plumbi e as litari
Kur na shkel me kamb\u00eb, na zhagmit zuzari
Ngrehuni o vllaz\u00ebn, ngrehuni o shok\u00eb
Ngrehuni shqiptar\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb kamb\u00eb
Nuk rrohet me zor, nuk lihet kjo nan\u00eb
A lul\u00ebzon dheu pa diell e pa han\u00eb?
Jo jo, nuk durohen sarhosh\u00ebt e marr\u00eb
Bandit\u00ebt e vendit t\u2019i shporrim sa ma par\u00eb
Seline e p\u00ebrgjakun, ta bajm\u00eb rrafsh me tok\u00eb
Ngrehuni o vllaz\u00ebn, ngrehuni o shok\u00eb
A jeton shqiponja e sh\u00ebmbun p\u00ebrtok\u00eb
Thye krah\u00eb e pend\u00eb, lidhun kamb\u2019e kok\u00eb?
A jeton kjo zonj\u00eb n\u00eb llum e batak
N\u00eb l\u00ebngim e vaj, e mbytun n\u00eb gjak?
Ku e keni trimnin\u00eb, krenarin\u00eb e par\u00eb?
A jeni sot t\u00eb denje t\u00eb quhemi shqiptar\u00eb?
A do ta lem\u00eb veten, Shqipnin\u00eb n\u00eb kafaz
N\u00eb det plot stuhi me dallg\u00eb me u p\u00ebrplas\u00eb?
Shihni rreth e rrotull, shikoni pran\u00eb nesh
Shihni popujt tjer\u00eb me \u00e7\u2019gjuh\u00eb mirren vesh
Kan\u00eb shpallur miq\u00ebsin\u00eb, vini vesh ksaj fjale
Kapen dore per dore, e po hyjn\u00eb n\u2019nj\u00eb valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote q\u00eb i sh\u00ebron plag\u2019t e vjetra
(Burrel, shkurt 1977) Poezi nga Havzi Nela<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
35-VJETORI I VARJES N\u00cb LITAR T\u00cb POETIT DISIDENT HAVZI NELA \u00a0\u201cSi e duron robnin\u00eb zemra e nji trimi?! \u00a0Nga Frank Shkreli Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Ronald Reagan e kishte cil\u00ebsuar ish-Bashkimin Sovjetik dhe regjimet komuniste t\u00eb tij si nj\u00eb, \u201cevil empire\u201d, q\u00eb shqip mund t\u00eb p\u00ebrk\u00ebthehet si, \u201cperandoria e s\u00eb keq\u00ebs\u201d, por n\u00eb anglisht, […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35442,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3340],"class_list":["post-35439","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-havzi-nela"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35443,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35439\/revisions\/35443"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35442"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}