{"id":35419,"date":"2023-08-08T13:38:32","date_gmt":"2023-08-08T11:38:32","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35419"},"modified":"2023-08-08T13:38:58","modified_gmt":"2023-08-08T11:38:58","slug":"denimet-ne-emer-te-popullit-kunder-shqiptareve-pa-prova-te-fajesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35419","title":{"rendered":"D\u00ebnimet \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit\u201d kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, pa prova t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Avdyl Gjonbalaj<\/strong> nga Vuthaj, djali i Hus\u00ebs dhe Gal\u00ebs, e lindur Hasangjekaj, 61 vje\u00e7, menjiher\u00eb pas kapitullimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb u angazhua n\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare dhe mori grad\u00ebn komandant \u00e7ete. Prokurori Publik i Qarkut t\u00eb Bjelo Pol\u00ebs, m\u00eb 11 maj 1946 kund\u00eb tij ngriti aktakuz\u00ebn nr.371\/46&nbsp;&nbsp; me t\u00eb cil\u00ebn akuzohej se si an\u00ebtar\u00eb i formacioneve policore s\u00eb bashku me ushtrin\u00eb shqiptare, n\u00eb muajin tetor 1943 kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luftimet kund\u00ebr partizan\u00ebve dhe kjo u cil\u00ebsua si vep\u00ebr penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit. Gjyqi Popullor i Qarkut n\u00eb Bjello Pole, m\u00eb dat\u00ebn 24 korrik solli aktgjykimin nr.31\/46 sipas t\u00eb cilit Avdyli u shpall fajtor dhe u d\u00ebnua me 5 vjet heqje lirie dhe humbjen e t\u00eb drejtava politike dhe qytetare p\u00ebr 1 vjet. Aktgjykimin ishte bazuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve Marija Baboviq,Masha Malagiq, Rexha Hot dhe Vlladimir Dragoviq, por pa i p\u00ebrshkruar d\u00ebshmit\u00eb e tyre. Shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb (t\u00eb gjith\u00eb malazez\u00eb), sigurisht n\u00ebn presionin e OZN-\u00ebs, gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor i kishin ndryshuar deklaratat e tyre t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb procesit hetues, duke u munduar n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb r\u00ebndonin t\u00eb akuzuarin. D\u00ebshmitari Millan Sekulloviq n\u00eb hetuesi kishte deklaruar se ka d\u00ebgjuar, nder\u00ebsa n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor deklaroi se personalisht e ka par\u00eb t\u00eb akuzuarin duke ndez\u00eb sht\u00ebpit\u00eb, nd\u00ebrsa Vlladimir Dragoviqi n\u00eb hetuesi kishte deklaruar se nuk e ka par\u00eb t\u00eb akuzuarin t\u00eb ket\u00eb&nbsp; marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb djegjen e sht\u00ebpiave por ashtu i kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00ebn e nxjerrjes s\u00eb provave deklaron se ai vet\u00eb e ka par\u00eb! Deklarat\u00ebn e kishte ndryshuar edhe Marija Dragoviq. Pra, n\u00eb procesin kryesor nuk&nbsp; u provua asnj\u00eb fakt direkt i kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale nga i akuzuari.. E gjitha kjo e b\u00ebn\u00eb aktgjykimin jo serioz, t\u00eb manipuluar dhe politik, aq m\u00eb tep\u00ebr kur i akuzuari kishte dh\u00ebn\u00eb fakte se nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb direkte n\u00eb veprimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ngjarjen n\u00eb fshatin Cecun dhe Gjuliqe u akuzua edhe <strong>Rustem Rugova<\/strong>(c), nga Vishnjeva, i biri i Salihut dhe Hyr\u00ebs, e lindur Qosaj, 42 vje\u00e7. Prokurori Pubkik i Qarkut n\u00eb Bjello Pole, m\u00eb 10 maj 1946 ngriti aktakuz\u00ebn nr.372\/46, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb nenin 3, pika 3 e Ligjit mbi veprat penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit. Rustemi akuzohej se si \u201cvullnetar\u201d ka bashk\u00ebpunuar me bandat e Ramo Hotit t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1943, n\u00eb fshatin Cecun dhe Gjuliqe kan\u00eb djegur sht\u00ebpi e kan\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1944 ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e partizanit Mirko Baboviq! Gjyqi Popullor n\u00eb Bjello Pole, m\u00eb 21 janar 1947, solli aktgjykimin nr. KZP.50\/46 sipas t\u00eb cilit Rustem Rugova shpallet fajtor dhe d\u00ebnohet me&nbsp; heqje lirije 14 vjet dhe humbjen e t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave politike dhe qytetare p\u00ebr 2 vjet. P\u00ebrseri gjat\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs provuese nuk u gjet asnj\u00eb prov\u00eb direkte p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale nga i akuzuari dhe \u00e7do gj\u00eb bazohet n\u00eb parandjenja apo iluzione t\u00eb caktuara. D\u00ebshmit\u00eb e disa malazez\u00ebve se nuk e kishin par\u00eb t\u00eb akuzuarin t\u00eb kryente vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet nuk u mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim. I akuzuari nuk pranoi aktakuz\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb t\u00eb saj dhe p\u00ebrmendi faktin se n\u00eb ngjarjen e vitit 1944 ai i kishte ndihmuar t\u00eb plagosurit duke i bart\u00eb me kalin e vet, t\u00eb cilin fakt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte e pranoi edhe nj\u00eb nga t\u00eb plagosurit. Aktgjykimi u bazua vet\u00ebm n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e disa malazez\u00ebve, \u00e7ka e b\u00ebn\u00eb ate t\u00eb manipuluar dhe t\u00eb politizuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Hamo Pjetroviq, tregtar nga Guci, djali i Medos dhe Fatmes, e lindur Mujak, 43 vje\u00e7,u akzua p\u00ebr nj\u00eb spijunazh\u00eb qesharake. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sipa aktakuz\u00ebs t\u00eb Prokurorit Publik nr.116\/47, 30 shtator 1947. tregtari n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb prani t\u00eb Avdyl Balidemaj i kishte shitur 12 bateri p\u00ebr radio Mihailo Bullatoviqit. Tregtari kishte dyshuar se 12 bateri nuk mund t\u00eb ishin p\u00ebr radion e sht\u00ebpis\u00eb, si kishte deklaruar bler\u00ebsi, por sigurisht p\u00ebr ndonj\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e kishte lajm\u00ebruar kryetarin e komun\u00ebs Alim Prushin, pra e kishte spijunuar Bullatoviqin. Nga shkresat e l\u00ebnd\u00ebs mund t\u00eb konstatohet se kjo ngjarje ishte t\u00ebr\u00ebsisht e montuar. Bullatoviqi n\u00eb seanc\u00ebn kryesore deklaroi se baterit\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb Ibroja, i v\u00ebllau i Hamos, e m\u00eb par\u00eb kishte deklaruar se n\u00eb dyqan ishte vet\u00ebm Hamoja, nd\u00ebrsa Avdyl Balidemaj i cili kishte qen\u00eb prezent n\u00eb dyqan deklaroi se Ibroja nuk ka qen\u00eb prezent t\u00eb cilin fakt e v\u00ebrteton edhe i akuzuari. Megjithat\u00eb, Gjyqi me vendimin K.nr.116\/47, dat\u00eb 28 n\u00ebntor 1947, t\u00eb akuzuarin e shpall\u00eb fajtor dhe e d\u00ebnon me 18 muaj burg dhe humbjen e t\u00eb drejtave politike dhe qytetare p\u00ebr 1 vjet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sokol Dedushaj<\/strong>, djali i Sadris\u00eb dhe Sheqer\u00ebs, e lindur Halilnikaj, 70 vje\u00e7, nga Vuthaj, u akuzua nga Prokurori Publik i Qarkut n\u00eb Bjello Pole (K.nr.118\/47-30 n\u00ebntor 1947) p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale si edhe Hasan, Zymer e Sadik Kukaj. Duhet t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb aktakuzen dhe aktgjykimin kund\u00ebr Kukajve si dat\u00eb e aksionit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Alo Gjurkoviqit dhe vrasj\u00ebs se pes\u00eb malazez\u00ebve &nbsp;\u00ebsht\u00eb marr\u00eb 23 korrik 1941, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e Sokol Dedushaj p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr, kund\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve njer\u00ebz, nga e nj\u00ebjta gjykat\u00eb merret data 20 korrik 1941.Sipas aktakuz\u00ebs, dat\u00eb dhe num\u00ebr si m\u00eb lart, Sokol Dedushaj \u00ebsht\u00eb iniciatori dhe ekzekutori kryesor p\u00ebr vrasjen e 5 malazez\u00ebve, nd\u00ebrsa aktgjykimi KZP.nr.9\/45 si iniciator kryesor &nbsp;nxjerr Hasan Kukaj i cili shpallet fajtor dhe d\u00ebnohet me 20 vjet burg. Gjyqi Popullor i Qarkut n\u00eb Bjello Pole, e pranoi aktakuz\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe m\u00eb 28 n\u00ebntor 1947 solli aktgjykimin K.nr.117\/47 sipas t\u00eb cilit Sokol Dedushaj d\u00ebnohet m\u00eb 20 vjet burg dhe 5 vjet heqjeje e t\u00eb drejtave politike dhe qytetare. Arsyetimi i k\u00ebtij aktgjykimi \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr, i that\u00eb dhe i lig\u00ebsht. K\u00ebsaj radhe aktgjykimi bazohet pothuajse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn e gruas t\u00eb t\u00eb vrarit Llon\u00e7areviq (Sanda) dhe t\u00eb vrarit Fatiq (Pere), dhe t\u00eb Alo Gjurkoviqit, d\u00ebshmia e t\u00eb cilit n\u00eb aktgjykimin 9\/45 nuk u pranua si prov\u00eb, pasi sipas aktgjykimit n\u00eb fjal\u00eb i kishte ndryshuar d\u00ebshmit\u00eb e dh\u00ebna n\u00eb hetuesi, nd\u00ebrsa deklaratat e grave apo familjar\u00ebve e t\u00eb vrar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nuk p\u00ebrmenden. I akuzuari nuk e pranoi akuz\u00ebn duke ofruar fakte se dit\u00ebn kritike ka qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, por gjykata nuk e mori parasysh. E gjith\u00eb kjo kontradit\u00eb, mungesa e d\u00ebshmive t\u00eb gjendj\u00ebs faktike, numri i vog\u00ebl i d\u00ebshmitar\u00ebve dhe&nbsp; p\u00ebrmbajtja kontraverze dhe e that\u00eb e aktgjykimit, tregon se d\u00ebnimi nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim nd\u00ebshkimin e vepr\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb penale, por d\u00ebnimin sa m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndjehen shqiptar\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr kryerjen e vepres penale t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb neni3, pika 3 e Ligjit mbi veprat penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit, e cila tani m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e zakonshme p\u00ebr d\u00ebnimin e shqiptar\u00ebve, Prokuria Publike e Qarkut t\u00eb Bjellopoles m\u00eb 28 janar 1948, ngriti aktakuz\u00ebn nr.162\/47 kund\u00ebr <strong>Prel\u00eb Nika\u00e7<\/strong>, nga fshati Dragij\u00eb, djali i Kol\u00ebs dhe Lules, e lindur Bru\u00e7aj, 73 vje\u00e7, <strong>Gjelosh Nika\u00e7,<\/strong> nga Guci, djali i Prel\u00ebs dhe Prentes, e lindur Perkaj30 vje\u00e7, <strong>Gjon Nika\u00e7<\/strong>, Dragije,djali i Prel\u00ebs dhe Prent\u00ebs, e lindur Perkaj, 24 vje\u00e7, <strong>Zef Nika\u00e7<\/strong>, nga Doli, djali i Lulashit dhe Pashk\u00ebs, e lindur Palushaj, 47 vje\u00e7 dhe <strong>Gjok\u00eb Nika\u00e7<\/strong>, nga Doli, djeli i Ded\u00ebs dhe Prent\u00ebs, e lindur Dedivanaj, 40 vje\u00e7. Ato akuzohen se m\u00ebnj\u00ebher\u00eb pas kapitullimit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 1941, jan\u00eb lidhur me fashistat shqiptar\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht me fam\u00ebkeqin Prenk Calin, me t\u00eb cilin edhe m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb lidhje dhe s\u00eb bashku kan\u00eb punuar n\u00eb organizimin e pushtetit fashist n\u00eb Guci, nd\u00ebrsa pas ardhjes s\u00eb trupave fashiste italiane kan punuar n\u00eb organizimin e formacionit \u201cvullnetar\u00ebt\u201d. Prel\u00eb Nika\u00e7 n\u00eb fillim t\u00eb gushtit 1941 u emrue komandir apo \u201ckapoband\u00eb\u201d dhe ka bashk\u00ebpunuar me armikun kund\u00ebr Luft\u00ebs Nacional-\u00c7lirimtare, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944 ishte kapoband\u00eb i t\u00eb gjitha formacioneve t\u00eb armatosura vullnetare n\u00eb territorin e Gucis\u00eb. Prela akuzohet se banditet e tij kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e Beqo Bashiqit, Jusuf Rexhepagiqit,Vojo Novoviqit e Alo Hotit dhe s\u00eb bashku me&nbsp; Gjeloshin kan\u00eb denoncuar Salih Radon\u00e7iqin, Osman \u00c7ekiqin dhe Salih Shujakun t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas jan\u00eb internuar. Gjoni akuzohet se gjat\u00eb luft\u00ebs i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur \u201cvullnetar\u00ebve\u201d dhe p\u00ebr dezertimin nga Brigada e V Malazeze, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb i mobilizuar, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1945. Nd\u00ebrsa \u201cfaji\u201d i Zefit dhe Gjok\u00ebs ishte se n\u00eb vitin 1944 u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e formacionit \u201cvullnetar\u00ebt\u201d dhe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kapjen dhe vrasjen e Beqo Bashiqit dhe t\u00eb tjer\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, t\u00eb gjith\u00eb akuzohen se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944 kan\u00eb ikur n\u00eb pyll dhe jan\u00eb fshehur n\u00eb territorin e Gucis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb ku kan\u00eb qendruar deri n\u00eb arrestimin e tyre m\u00eb 24 n\u00ebntor 1946.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga analiza e dosjeve gjyq\u00ebsore t\u00eb rast\u00ebve t\u00eb trajtura m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se d\u00ebnimet dhe vrasjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit\u201d, pothuajse pa asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr kryerjen direkte t\u00eb vepr\u00ebs penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit nga t\u00eb akuzuarit. P\u00ebrkundrazi \u00e7do aktgjykim kund\u00ebr t\u00eb akuzuar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb iluzione t\u00eb caktuara q\u00eb m\u00eb par\u00eb nga OZN-a, n\u00ebn presionin e t\u00eb cil\u00ebs gjyqi ishte i detyruar t\u00eb vendoste. K\u00ebto d\u00ebnime ishin t\u00eb rrezikshme edhe p\u00ebr faktin se shovenizmi malazez ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb ishte shum\u00eb i theksuar, k\u00ebshtu q\u00eb d\u00ebnimet e tilla e inkuarjonin edhe m\u00eb shum\u00eb OZN-\u00ebn! N\u00eb letr\u00ebn e sekretarit t\u00eb qelis\u00eb partiake n\u00eb Plav\u00eb, d\u00ebrguar Komitetit t\u00eb Qarkut t\u00eb LKJ-s\u00eb n\u00eb Andrijevic\u00eb, m\u00eb 19 shkurt 1945 nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhej: \u201cEnde ka shoveniz\u00ebm i cili i ka rr\u00ebnj\u00ebt e thella n\u00eb popull, sidomos t\u00eb pravosllav\u00ebt, ata thell\u00ebsisht i urrejn\u00eb vet\u00ebm se jan\u00eb mysliman\u00eb ( e shqiptar\u00eb), pa marr\u00eb parasysh se a jan\u00eb apojo t\u00eb mir\u00eb, nuk mund t\u2019i paramendojn\u00eb. Urrejtja dhe k\u00ebrc\u00ebnimet kan\u00eb ndikuar q\u00eb disa (mysliman\u00eb) t\u00eb arratis\u00ebn..\u201d. Pra, shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb detyruar t\u00eb marrin masa p\u00ebr ruajtjen e trojeve t\u00eb tyre etnike. Pik\u00ebrisht shqiptar\u00ebt u d\u00ebnuan pse po ruanin veten dhe trojet e tyre! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Hasan Gjonbalaj (Vrasjet dhe burgosjet e shqiptar\u00ebve n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, n\u00ebntor 1944-dhjetor 1945) nga OZN-a dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre jan\u00eb pushkatuar 114 veta, nd\u00ebrsa u d\u00ebnuan me me burg&nbsp; 57 veta. Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna lirisht mund t\u00eb konkludojm\u00eb se masat dhe veprimet e OZN-\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb ishin v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se kudo tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Avdyl Gjonbalaj nga Vuthaj, djali i Hus\u00ebs dhe Gal\u00ebs, e lindur Hasangjekaj, 61 vje\u00e7, menjiher\u00eb pas kapitullimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb u angazhua n\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare dhe mori grad\u00ebn komandant \u00e7ete. Prokurori Publik i Qarkut t\u00eb Bjelo Pol\u00ebs, m\u00eb 11 maj 1946 kund\u00eb tij ngriti aktakuz\u00ebn nr.371\/46&nbsp;&nbsp; me t\u00eb cil\u00ebn akuzohej se si an\u00ebtar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35419","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35419"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35419\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35422,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35419\/revisions\/35422"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}