{"id":35410,"date":"2023-08-07T12:16:11","date_gmt":"2023-08-07T10:16:11","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35410"},"modified":"2023-08-07T12:17:14","modified_gmt":"2023-08-07T10:17:14","slug":"vizita-e-ardheshme-e-papa-franceskut-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35410","title":{"rendered":"VIZITA E ARDH\u00cbSHME E PAPA FRAN\u00c7ESKUT N\u00cb KOSOV\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me revist\u00ebn spanjolle, \u201cVida Nueva\u201d, me rastin e 65-vjetorit t\u00eb saj, Papa Fran\u00e7esku foli p\u00ebr vizitat e tija t\u00eb planifikuara n; vende t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrmendur udh\u00ebtimet e ardh\u00ebshme q\u00eb ka n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Argjentin\u00eb dhe Uruguaj, si vizita n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr. Pyetjes: \u201cKeni ndonj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb planifikuar p\u00ebrtej atyre t\u00eb shpallura zyrtarisht? Papa Fran\u00e7esku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cJemi duke punuar p\u00ebr (nj\u00eb vizit\u00eb) n\u00eb Kosov\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb definuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Udh\u00ebheqsi i Kish\u00ebs Katolike, sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb Radio Vatikanit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Kjo do t\u00eb ishte vizita e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb b\u00ebn\u00eb Papa n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike q\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb e till\u00eb ka p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr Vatikanin dhe p\u00ebr Kombin shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk besoj se Papa Fran\u00e7esku e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb njoftim si t\u00eb thuash n\u00eb nj\u00eb \u201cvacuum\u201d ose n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb boshll\u00ebku. Jo, jo, un\u00eb besoj se duke ditur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike dhe duke pasur n\u00eb mend gj\u00ebndjen aktuale, ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor por edhe n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrgatitjet kan\u00eb filluar me koh\u00eb dhe n\u00eb holl\u00ebsi, p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb Pap\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 Dardanin\u00eb e vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa t\u00eb dh\u00ebna informative jan\u00eb me vend p\u00ebr lexuesin \u2013 t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb i paraparijn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb kontekstin e duhur edhe njoftimin e jav\u00ebs q\u00eb kaloi nga Papa Fran\u00e7eskut p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai njoftoi nga Portogalia se ka n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb shkrim modest i imi botuar n\u00eb Maj t\u00eb vitit 2019, me titull: Vatikani dhe Kosova Dardane:<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                             Frank Shkreli\/ Vatikani dhe Kosova dardane<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet midis Vatikanit dhe Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb aq t\u00eb vjetra sa \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb historia e Kish\u00ebs Katolike Universale. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur vet Sh\u00ebn Pali: \u201cK\u00ebshtu, prej Jerusalemit e deri n\u00eb Iliri e kam kryer plot\u00ebsisht detyr\u00ebn time\u2026\u201d. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, historikisht, kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti edhe me Dardanin\u00eb e vjet\u00ebr, me Kish\u00ebn e Dardanis\u00eb dhe me besimtar\u00ebt e saj gjat\u00eb shekujve, pasi Dardania konsiderohej si nj\u00eb krahin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb kishtare dhe administrative, me qend\u00ebr n\u00eb Shkupin shqiptar \u2014 sipas historian\u00ebve kishtar\u00eb t\u00eb Dardanis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, bazuar n\u00eb dokumentet zyrtare q\u00eb pasqyrojn\u00eb komunikimet midis Vatikanit dhe ipeshkvijve katolik\u00eb dardan\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb historie shum\u00eb shekullore e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve historike, dit\u00ebt e fundit, u njoftuan dy lajme t\u00eb mira nga Prishtina q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb optimist, se e ardhmja e lidhjeve t\u00eb Vatikanit me Republik\u00ebn Dardane t\u00eb Kosov\u00ebs, me Kish\u00ebn Katolike Shqiptare dhe me besimtar\u00ebt e saj atje, do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e ndritshme. Sipas nj\u00eb lajmi t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cDrita\u201d, organ kulturor fetar i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, Delegati Apostolik i Vatikanit p\u00ebr Kosov\u00ebn, Imzot Jean-Marie Speich dhe Ipeshkvi i Dioqez\u00ebs Prizren-Prishtin\u00eb, Imzot Dod\u00eb Gjergji njoftuan nga Katedralja Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb se, m\u00eb 9 dhe 10 qershor, Sekretari i Shtetit t\u00eb Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin do t\u00eb vizitonte Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Lajmi tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shpallja zyrtarisht e asaj q\u00eb quhet Bula Papnore e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument apo dekret zyrtar publik i l\u00ebshuar nga Kuria Romake e (Vatikanit) dhe firmosur nga Papa, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit merren vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kish\u00ebn. Vendimi me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe historik q\u00eb bart ky dokument \u00ebsht\u00eb, se Rrethin Kishtar n\u00eb Kosov\u00eb, aktualisht i njohur si Administratura Apostolike e Prizrenit, e ngre n\u00eb shkall\u00ebn dhe dinjitetin e dioqez\u00ebs, me emrin Dioqeza Prizren \u2013 Prishtin\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht em\u00ebron ipeshkvin e saj t\u00eb par\u00eb, Shk\u00eblqesin\u00eb e Tij, Imzot Dod\u00eb Gjergjin.<br>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt formal \u2013 juridik, edhe pse i nevojsh\u00ebm. Un\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb procedur\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo Bul\u00eb na p\u00ebrkujton lidhjen e thell\u00eb mes k\u00ebsaj Kishe vendore dhe Pap\u00ebs\u2026Ky dokument tregon konkretisht q\u00eb Papa Fran\u00e7esku ka n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e \u00e7do nj\u00ebrit prej jush si dhe rritjen tuaj shpirt\u00ebrore. Tregon gjithashtu edhe kujdesin e Bariut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, si dhe af\u00ebrsin\u00eb e tij me g\u00ebzimet dhe vuajtjet tuaja\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Delegati Apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn, Imzot Jean-Marie Speich, nd\u00ebrsa ka njoftuar, zyrtarisht, dekretin p\u00ebr Dioqez\u00ebn e re Prizren-Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKy akt i Kish\u00ebs Universale, n\u00eb krye me Papa Fran\u00e7eskun, ndaj Kish\u00ebs son\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me dije me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit t\u00eb Vatikanit, m\u00eb 5 shtator 2018 dhe lexuar n\u00eb Katedralen e Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb nga ish-Delegati Apostolik p\u00ebr Kosov\u00eb, Mons. Juliusz Janusz, \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi n\u00eb pes\u00eb shekujt e fundit p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Kosov\u00eb, prandaj edhe historik, i cili do t\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb analet e historis\u00eb s\u00eb krisht\u00ebrimit nd\u00ebr ne\u201d, ka shkruar Don Fatmir Koliqi, n\u00eb revist\u00ebn Drita.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code><\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Njoftohet se Sekretari i Shtetit t\u00eb Vatikanit, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 takimeve q\u00eb do ket\u00eb me komunitetin katolik t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb zhvilloj\u00eb edhe takime t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb vizit\u00eb historike p\u00ebr shtetin e ri t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike atje, pasi \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Vatikanit, n\u00eb nivel t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit, viziton Prishtin\u00ebn. Revista katolike \u201cDrita\u201d e cil\u00ebson vizit\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb Vatikanit, Kardinalit Parolin si, \u201cNj\u00eb akt historik i k\u00ebtyre viteve dhe muajve q\u00eb kan\u00eb karakterizuar realitetin e raporteve t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Vendit ton\u00eb me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa dyshim se vizita e Sekretarit t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, Kardinalit Pietro Parolin n\u00eb Kosov\u00eb, paraqet nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant p\u00ebr komunitetin katolik t\u00eb vendit, q\u00eb sipas revist\u00ebs \u201cDrita\u201d, do t\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe \u201cnj\u00eb inkurajim p\u00ebr Kish\u00ebn lokale \u2018t\u00eb vog\u00ebl\u2019, p\u00ebr t\u00eb ecur gjithmon\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e besimit e t\u00eb dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore\u201d, duke \u201ckontribuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb vendit si dhe p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve af\u00ebrsin\u00eb, dashurin\u00eb dhe bekimin e Papa Fran\u00e7eskut.\u201d Prandaj, komuniteti katolik i Kosov\u00ebs e pret me g\u00ebzim e dashuri shtegtimin e Sekretarit t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, kardinalit Pietro Parolin, nd\u00ebrsa vendi e pret me nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant. S\u2019ka dy dyshim se vizita e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Vatikanit po t\u00ebrheq nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant, jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e besimtar\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb mbar\u00eb vendin.<br>Sekretari i Shtetit t\u00eb Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin do t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb 9-10 qershor, 2019<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Ilir Meta b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb papritur n\u00eb selin\u00eb e dioqez\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb me rastin e ngritjes s\u00eb Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Kosov\u00ebs nga Administratur\u00eb Apostolike n\u00eb nivel dioqeze dhe t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb ipeshkvit dioqezian, imzot Dod\u00eb Gjergjit. Radio Vatikani njoftoi se gjat\u00eb takimit me udh\u00ebheq\u00ebsit e Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Kosov\u00eb, Presidenti Meta p\u00ebrsh\u00ebndeti vendimin e Pap\u00ebs dhe t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi p\u00ebrkujdesin e tij at\u00ebror p\u00ebr Kombin shqiptar. K\u00ebshilltari i Presidentit Meta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e rajonit dhe diaspor\u00ebn, Ambasadori Flamur Gashi u shpreh p\u00ebr Radio Vatikanin se q\u00ebllimi i vizit\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Ilir Meta n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ishte p\u00ebr t\u00eb, \u201cUruar p\u00ebrzem\u00ebrsisht k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Papa Fran\u00e7eskut, si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb tregon Selia e Shenjt\u00eb dhe si nj\u00eb p\u00ebrkujdesje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe ndaj popullit ton\u00eb. Presidenti Meta vler\u00ebsoi lart\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkujdesjen, q\u00eb sidomos n\u00ebn drejtimin e Papa Fran\u00e7eskut, Selia e Shenjt\u00eb, p\u00ebr Shqiptar\u00ebt: t\u00eb paharruara jan\u00eb momentet e shenjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, em\u00ebrimi i kardinalit shqiptar Ernest Troshanit, vizita e par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb b\u00ebri Papa Fran\u00e7esku ishte n\u00eb Shqip\u00ebri, lumturimi i martir\u00ebve shqiptar\u00eb, vizita n\u00eb vendlindjen e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Shkup para disa koh\u00ebsh e Papa Fran\u00e7eskut dhe s\u00eb fundmi lajmi i g\u00ebzuar i krijimit t\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe em\u00ebrimi me kompetenca t\u00eb plota i ipeshkvit por edhe vizita n\u00eb qershor e Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolini. Pra, Presidenti Meta ishte i entuziazmuar dhe tep\u00ebr i g\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb po ndodhin n\u00eb raportet e shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00ebn drejtimin e Papa Fran\u00e7eskut\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr Radio Vatikanin n\u00eb gjuh\u00ebn shqip, K\u00ebshilltari i Presidentit Ilir Meta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e rajonit dhe p\u00ebr diaspor\u00ebn, Ambasadori Flamur Gashi.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi i Papa Fran\u00e7eskut p\u00ebr t\u00eb themeluar Dioqez\u00ebn Prizren \u2013 Prishtin\u00eb, em\u00ebrimi i Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij Imzot Dod\u00eb Gjergjin, si Ipeshkvin e saj t\u00eb par\u00eb dhe vizita, muajin q\u00eb vjen, me 9-10 qershor, 2019 n\u00eb Kosov\u00eb e Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb Vatikanit, Pietro Parolin, jan\u00eb n\u00eb vetvete ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Prishtin\u00ebs dhe Vatikanit, n\u00eb ve\u00e7anti, dhe midis Vatikanit dhe Kombit Shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Hapi i natyrsh\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm tani, p\u00ebr \u00e7imentimin e k\u00ebtyre lidhjeve shekullore, \u00ebsht\u00eb pa dyshim ngjarja madhore p\u00ebrfundimtare q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo presim me pa durim, pa dallim feje a krahine, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy shteteve \u2013 njohja pra zyrtare diplomatike e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Vatikanit, si shtet i pavarur dhe sovran dhe shk\u00ebmbimi i ambasador\u00ebve midis dy pal\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb grup shqiptaro-amerikan\u00ebsh &#8212; me n\u00eb krye patriotin e madh t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan Xhim Xhem &#8212; me udh\u00ebheqsit e Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ipeshkvin Imzot Dod\u00eb Gjergji dhe Monsinjor Lush Gjergji para Katedral\u00ebs Sh\u00ebn Nen\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb, me rastin e 15-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (Shkurt, 2023)<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code><\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Dekreti Papnor i Pap\u00ebs Aleksandri VII d\u00ebrguar arkipeshkvit Andria Bogdanit me t\u00eb cilin transferohet prej Ohrit n\u00eb Shkup, n\u00eb vitin 1656 \u2014 (Marr\u00eb nga libri i autorit Dom Gasp\u00ebr Gjini, \u201cIpeshkvia Shkup-Prizren N\u00ebp\u00ebr Shekuj\u201d, botuar n\u00eb vitin 1986)<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb lart, n\u00eb latinisht jan\u00eb emrat e ipeshkvijve dardan\u00eb nga letra d\u00ebrguar Pap\u00ebs Golazit n\u00eb vitin 494 &#8212; (Marr\u00eb nga libri i autorit Dom Gasp\u00ebr Gjini, \u201cIpeshkvia Shkup-Prizren N\u00ebp\u00ebr Shekuj\u201d, botuar n\u00eb vitin 1986)<\/p>\n\n\n\n<p>(Ribotim i p\u00ebrpunuar)<\/p>\n\n\n\n<p>Sent from Mail for Windows<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me revist\u00ebn spanjolle, \u201cVida Nueva\u201d, me rastin e 65-vjetorit t\u00eb saj, Papa Fran\u00e7esku foli p\u00ebr vizitat e tija t\u00eb planifikuara n; vende t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrmendur udh\u00ebtimet e ardh\u00ebshme q\u00eb ka n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Argjentin\u00eb dhe Uruguaj, si vizita n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr. Pyetjes: \u201cKeni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35413,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35410\/revisions\/35413"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}