{"id":35358,"date":"2023-07-31T19:05:22","date_gmt":"2023-07-31T17:05:22","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35358"},"modified":"2023-07-31T19:06:18","modified_gmt":"2023-07-31T17:06:18","slug":"flamuri-i-arberit-i-jeronim-de-rades-revista-arbereshe-e-para-ne-gjuhen-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35358","title":{"rendered":"\u00a0\u201cFLAMURI I ARB\u00cbRIT\u201d I JERONIM DE RAD\u00cbS \u2013 REVISTA ARB\u00cbRESHE E PARA N\u00cb GJUH\u00cbN SHQIPE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"498\" height=\"315\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Flamuri-i-arberit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Flamuri-i-arberit.jpg 498w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Flamuri-i-arberit-300x190.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 498px) 100vw, 498px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Pa nd\u00ebrhyrje nga, \u201c<em>kryetar bashkie, pa xhandar\u00eb: aty linda i lir\u00eb e pa frej sundimi<\/em>\u201d,<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Para se t\u00eb marr\u00eb fund muaji Korrik, 2023, desha t\u00eb kujtoj, nj\u00eb p\u00ebrvjetor, shkurtimisht, por historikisht me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb p\u00ebrgjiths\u00ebsi, por sidomos p\u00ebr historin\u00eb e gazetaris\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr gazetarin\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe: 140-vjetorin e botimit t\u00eb s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmes \u2013 revist\u00ebs Arb\u00ebreshe, \u201cFlamuri i Arb\u00ebrit\u201d &#8212; botuar nga i madhi Jeronim De Rada (1814-1903), me 20 Prill t\u00eb vitit 1883 n\u00eb Cosenza t\u00eb Italis\u00eb. \u00a0Por, botimi i revist\u00ebs s\u00eb par\u00eb, t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmes mujore, \u201cFlamuri i Arb\u00ebrit\u201d, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb Prill t\u00eb vitit 1883, nuk ishte i vetmi hap me r\u00ebnd\u00ebsi &#8212; nga pik\u00ebpamja e historis\u00eb s\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare &#8212; i De Rad\u00ebs, ndon\u00ebse nja 30-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1848, ai kishte botuar edhe gazet\u00ebn e par\u00eb shqiptare, \u201cL\u2019Albanese d\u2019Italia\u201d. \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Revist\u00ebn, \u201cFlamuri i Arb\u00ebrit\u201d, t\u00eb Jeronim De Rad\u00ebs, Prof. Dr. Hamit Bori\u00e7i e ka cil\u00ebsuar at\u00eb si organin e par\u00eb t\u00eb shtypi shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, n\u00eb koh\u00ebn e l\u00ebvizjeve komb\u00ebtare n\u00eb trojet shqiptare.&nbsp; Ndon\u00ebse u paraqit dhe nisi t\u00eb botohej si fletore shoq\u00ebrore, kulturore, folklorike, letrare e gjuh\u00ebsore, ajo sipas tij, shpejt i kap\u00ebrceu k\u00ebto caqe. Krahas problemeve t\u0117 gjuh\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqipe, revista \u201cFlamuri i Arb\u00ebrit\u201d, trajtoi gjer\u00ebsisht edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb politik\u00ebs komb\u00ebtare, duke evokuar ngjarjet e Lidhjes s\u0117 Prizrenit. Vet\u00eb De Rada shkroi nj\u0117 varg artikujsh, si at\u00eb me titull \u201c\u00c7\u2019i duhet Shqip\u00ebris\u00eb?\u201d, botuar me vijim n\u00eb disa numra. N\u00eb t\u00eb parashtrohen nj\u0117 varg idesh politike me karakter programor, si domosdoshm\u00ebria dhe legjimiteti i luft\u00ebs p\u00ebr bashkimin administrativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm, ku t\u00eb p\u00ebrfshihej \u201cgeg\u00ebria, tosk\u00ebria dhe viset shqiptare n\u00eb Maqedoni\u201d. &nbsp;De Rada ka shkuar edhe m\u0117 tej, duke propaganduar iden\u0117 e nj\u0117 shteti shqiptar, organizuar mbi parime t\u00eb drejta komb\u00ebtare e demokratike, sipas Profesorit Hamit Bori\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb biografi t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb De Rad\u00ebs, p\u00ebrmbledhur nga Ernest Koliqi dhe botuar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb revist\u00ebs \u201cShejzat\u201d t\u00eb vitit 1964, kushtuar 150-vjetorit t\u00eb lindjes De Rad\u00ebs \u2013 sh\u00ebnohet se n\u00eb vitin 1845, Jeronim de Rada ka takuar n\u00eb Napoli Demetrio Kamard\u00ebn, nj\u00eb \u201cshqiptar i v\u00ebrtet\u00eb me mend e me zem\u00ebr\u201d, me t\u00eb cilin thuhet se takohej shpesh p\u00ebr t\u00eb biseduar, \u201c<em>rreth ringjalljes shqisore e morale t\u00eb kombit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ma i vorfnuemi nd\u00ebr atdhena t\u00eb njer\u00ebzvet\u201d. <\/em>P\u00ebrve\u00e7 veprave t\u00eb shumta, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cMilosaon\u201d dhe botime mbi historin\u00eb shqiptare, De Rada fillon n\u00eb vitin 1848, botimin e \u201cL\u2019Albanese d\u2019Italia\u201d, q\u00eb konsiderohet si fletorja e par\u00eb shqiptare dhe n\u00eb vitin 1883, \u201cFlamurtarin e Arb\u00ebrit\u201d q\u00eb konsiderohet si revista e par\u00eb shqiptare. De Rada pjes\u00eb aktive n\u00eb l\u00ebvizjet p\u00ebr ringjalljen e Italis\u00eb, por me d\u00ebshtimin e tyre, ai kthehet n\u00eb vendlindjen e tij Maki, nj\u00eb fshat prej \u201c<em>600 frym\u00ebsh, pa gjyqtar, pa kryetar bashkie, pa xhandar\u00eb: aty linda i lir\u00eb e pa frej sundimi<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu, \u201cI lir\u00eb e pa frej\u201d nga vendlinja e tij, Jeronim de Rada i kushtohet me gazetarin\u00eb e tij, zbatimit t\u00eb porosis\u00eb s\u00eb Gjergj Kastriotit -Skenderbe, amanet q\u00eb Heroi i Kombit Shqiptar dhe Shp\u00ebtimtari i Evrop\u00ebs, u kishte len\u00eb Arb\u00ebreshve dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo dhe brez pas brezi \u2013 at\u00ebher\u00eb dhe sot \u2013 p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn kultur\u00ebn dhe traditat.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, 140-vjetori i botimit t\u00eb revist\u00ebs mujore, \u201cFlamuri iArb\u00ebrit\u201d nga Jeronim De Rada \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb kujtuar jo vet\u00ebm Jeronim de Rad\u00ebn por edhe t\u00eb gjith\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt brez pas brezi, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 500-vjet, n\u00eb dhe t\u00eb huaj, kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn shqipe, tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn komb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me gazetarin\u00eb e koh\u00ebs, kan\u00eb p\u00ebrhapur iden\u00eb e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trojet e tyre an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. De Rada e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb efektive p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb jetoi ai, por edhe p\u00ebr sot \u2013 me fjal\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe ai, pa nd\u00ebrhyrje nga, \u201c\u2026<em> kryetar bashkie, pa xhandar\u00eb: aty linda i lir\u00eb e pa frej sundimi<\/em>\u201d, duke iu referuar vendlindjes s\u00eb tij n\u00eb Makje Macchia Albanese, lagje e Sh\u00ebn Mitrit, n\u00eb provinc\u00ebn e Cosenz\u00ebs, t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky mesazh i Jeronim De Rad\u00ebs, para pothuaj nj\u00eb shekull e gjys\u00ebm, p\u00ebr ushtrimin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, \u201cpa frej sundimi\u201d, edhe nga gazetaria shqiptare sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb amanet p\u00ebr ne nga Jeronim De Rada, i cili sipas Ernest Koliqit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb porosi edhe sot p\u00ebr ne <em>\u201cShqiptar\u00ebt q\u00eb mor\u00ebm n\u00eb dor\u00ebzim nga De Rada amanetin e lanun Arb\u00ebreshvet prej Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb lir\u00eb\u201d. Si rrjedhim, ka shkruar Koliqi, ne \u201cduhet t\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Poetit t\u00eb Makjit, por edhe t\u00eb nji gjuhe e gjaku, q\u00eb nen qiella t\u00eb huaja, at\u00eb amanet ruajt\u00ebn me besniki t\u00eb patrand\u00ebshme<\/em>\u201d. Nd\u00ebrsa p\u00ebrfundon duke th\u00ebn\u00eb se<em>, \u201cN\u00ebp\u00ebr poezi e apostullat\u00eb t\u00eb Jeronim De Rad\u00ebs, Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, kryen at vep\u00ebr t\u00eb mistershme shp\u00ebrblimi njer\u00ebzor e komb\u00ebtar, q\u00eb i Nalti Per\u00ebndi u p\u00ebrcaktoi atyre, kur n\u00eb nj\u00eb stin\u00eb duhije e tmeri, lan\u00eb brigjet e Atdheut dhe m\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb vis t\u00eb huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn pas vdekjes s\u00eb Skenderbeut, nj\u00eb shumic\u00eb e shqiptar\u00ebve sotgjithnj\u00eb kan\u00eb n\u00eb mend largimin nga Atdheu, m\u00ebrgimin p\u00ebr n\u00eb dhena t\u00eb huaja duke synuar brigje dhe vende t\u00eb huaja. Fatkeq\u00ebsisht, si\u00e7 ka shkruar edhe Eqrem Vlora,&nbsp;<em>\u201c\u00c7do popull duhet t\u00eb paguaj\u00eb tagrin e caktuar nga natyra e vet p\u00ebr t\u00eb kaluar s\u00ebmundjet foshnjore q\u00eb ia turbullojn\u00eb fillimin e nj\u00eb jete t\u00eb re. Edhe ne po e paguajm\u00eb k\u00ebt\u00eb tagrin: Her\u00eb n\u00eb mundime t\u00eb brendshme, her\u00eb me v\u00ebshtirsinat q\u00eb na shkakton moskuptimi i jasht\u00ebm. Nuk kemi kujt t\u2019i ankohemi. P\u00ebr marrit\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, po b\u00ebjm\u00eb edhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb. Lutemi q\u00eb Zoti na dh\u00ebnt\u00eb durim edhe koha harrim\u2026 Mos kuptimet e t\u00eb huajve na kan\u00eb ndaluar ose vonuar zhvillimin e plot\u00eb t\u00eb idealeve komb\u00ebtare. &nbsp;&nbsp;Dikush na ka kujdesur, dikush na ka pasur besim e dikush nuk na ka druajtur. Me dashje ose pa dashje, t\u00eb gjith\u00eb na kan\u00eb d\u00ebmtuar! Duhet t\u00eb flasim haptazi, se k\u00ebshtu sigurisht nuk e kan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar De Rada edhe shok\u00ebt e tij, zhvillimin e kultur\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare<\/em><em>!\u201d,<\/em> ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Arb\u00ebreshit t\u00eb njohur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbnd\u00ebrra e Jeronim De Rad\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ai e ka shprehur si gazetar, si shkrimtar, poet dhe avokat, ka qen\u00eb ideja e themelimit t\u00eb nj\u00eb shteti shqiptar, bazuar n\u00eb parime njer\u00ebzore dhe n\u00eb t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, \u201cI lir\u00eb e pa frej sundimi\u201d, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si popull e si individ\u00eb. 140-vjet pas themelimit t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb par\u00eb mujore shqiptare, \u201cFlamuri i Arb\u00ebrit\u201d nga De Rada, Kombi shqiptar, p\u00ebr fat t\u00eb keq, duket sikur e ka humbur rrug\u00ebn n\u00eb oborr, sa i p\u00ebrket ides\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb lir\u00eb e demokratik, ashtu si\u00e7 e end\u00ebrronte Jeronim De Rada.<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se p\u00ebrmendorja m\u00eb e mir\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr Jeronim De Rad\u00ebn sot do t\u00eb ishte themelimi i nj\u00eb shteti v\u00ebrtet\u00eb i lir\u00eb e demokratik, me standardet e bot\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme. P\u00ebr ndryshe, nuk besoj se shqiptar\u00ebt mund t\u2019ia shlyejn\u00eb borxhet q\u00eb kan\u00eb ndaj tij, nd\u00ebrsa kam droj\u00eb se as ai nuk do ua fali shqiptar\u00ebve \u2013popullit me vendbanimin m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb n\u00eb kontinentin evropian &#8212; mos pasjen e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb qytet\u00ebruar, t\u00eb lir\u00eb e demokratike, krah p\u00ebr krah, me popujt e tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pa nd\u00ebrhyrje nga, \u201ckryetar bashkie, pa xhandar\u00eb: aty linda i lir\u00eb e pa frej sundimi\u201d, Nga Frank Shkreli Para se t\u00eb marr\u00eb fund muaji Korrik, 2023, desha t\u00eb kujtoj, nj\u00eb p\u00ebrvjetor, shkurtimisht, por historikisht me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb p\u00ebrgjiths\u00ebsi, por sidomos p\u00ebr historin\u00eb e gazetaris\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr gazetarin\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35361,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[3335,2093],"class_list":["post-35358","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-flamuri-i-arberit","tag-jeronim-de-rada"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35358"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35362,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35358\/revisions\/35362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35361"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}