{"id":35309,"date":"2023-07-21T22:48:43","date_gmt":"2023-07-21T20:48:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35309"},"modified":"2023-07-21T22:57:33","modified_gmt":"2023-07-21T20:57:33","slug":"u-denuan-me-qellim-te-shtypjes-se-ndjenjes-shqiptare-ne-shestan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35309","title":{"rendered":"U D\u00cbNUAN ME Q\u00cbLLIM T\u00cb SHTYPJES S\u00cb NDJENJ\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SHESTAN"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Arrestimet e shqiptar\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn e Kraj\u00ebs dhe Shestanit kishin filluar q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 1945. Sipas shkres\u00ebs s\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Vendit n\u00eb Ostros, drejtuar Zon\u00ebs s\u00eb VI komanduese, m\u00eb 8 qershor 1945 n\u00eb Shestan dhe Kraj\u00eb ishin burgosur 6 veta:Nikoll\u00eb Pekiq dhe Mujo Mustafiq nga Brisku Nalt\u00eb, Gjon Vu\u00e7etiq,\u00a0 Stevo Vu\u00e7etiq dhe Zef Marstjepoviq nga Shestani dhe Nezir Canoviq nga Martiqi-Kraj\u00eb me arsyetim se nuk kishin bashk\u00ebpunuar me pushtetin. Autoritetet ushtarako-politike dhe shtet\u00ebrore u kishin b\u00ebr\u00eb thirje popullsis\u00eb p\u00ebr mobilizim nd\u00ebrsa p\u00ebr gjat\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb ishte vendosur ushtria jugosllave. Kjo nuk u prit\u00eb mir\u00eb nga popullsia e fshatrave kufitare dhe u p\u00ebrjetua si \u201cdob\u00ebsi dhe terror ndaj popullsis\u00eb shqiptare\u201d.\u00a0 \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi u arrestuan, Leka Perkoliqi, Gjon Maleviqi, Kol\u00eb Nrekoviqi dhe Vuk Maleviqi u mbajt\u00ebn n\u00eb qeli dhe u torturuan plot\u00eb kat\u00ebr muaj, pa lajm\u00ebruar Prokurorin\u00eb duke u munduar t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pranonin se kan\u00eb punuar p\u00ebr shk\u00ebputjen e Shestanit nga Jugosllavija dhe bashkimin e tij\u00a0 me Shqip\u00ebrin\u00eb. <strong>P\u00ebrkund\u00ebr vuajtjes t\u00eb torturave ato nuk pranuan akuzat e montuara.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Aktakuza pa asnj\u00eb fakt apo d\u00ebshmi provuese<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, Prokurori Publik i Qarkut t\u00eb Cetin\u00ebs, m\u00eb dat\u00ebm 9 prill 1946 (E nr.21\/46), pra pas dhjet\u00eb muajve, pran\u00eb Gjykat\u00ebs Popullore t\u00eb Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb ngriti aktakuz\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb akuzuar\u00ebve: Lek\u00eb Perkoliqit, 56 vje\u00e7 dhe Gjon\u00eb Maleviqit, 38 vje\u00e7, p\u00ebr arsye se n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1942, duke pasur bashk\u00ebpunim politik me pushtuesit italian dhe pushtetin fashist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shk\u00ebputjes s\u00eb territorit t\u00eb Shestanit nga Jugosllavia kan\u00eb formuar \u201cKomitetin e Zones Neutral t\u00eb Shestanit\u201d, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb propogand\u00eb n\u00eb popull p\u00ebr bashkangjitjen e Shestanit Shqip\u00ebris\u00eb fashiste t\u00eb at\u00ebhershme\u00a0 dhe p\u00ebr arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi nga pushteti fashist i Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb marr\u00eb 200 pushk\u00eb dhe m\u00eb ato arm\u00eb kan\u00eb armatosur popullsin\u00eb vendase duke kryer vepr\u00ebn e rrezikimit t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb territorit t\u00eb Jugosllavis\u00eb t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb neni 3 pika 2 n\u00eb lidhje me nenin 3 pika 1 t\u00eb Ligjit mbi veprat penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit t\u00eb d\u00ebnueshme sipas nenit 4 t\u00eb nj\u00ebjtit ligj; kun\u00ebr Vuk Maleviqit, 50 vje\u00e7, Kol\u00eb Nrekoviqit, 47 vje\u00e7, Gjon Vu\u00e7etiqit, 22 vje\u00e7, Pavle Margjonoviqit, 32 vje\u00e7, Petar Gjokgjuriqit, 33 vje\u00e7, sepse n\u00eb janar t\u00eb vitit 1943, kan\u00eb\u00a0 kryer vepren e vrasjes s\u00eb partizan\u00ebve Millovan Orllandiq dhe Danica Lekiq, t\u00eb parapar\u00eb dhe t\u00eb denueshme sipas t\u00eb njejtit ligj. P\u00ebr vrasjen e dy partizaneve u akuzuan edhe\u00a0\u00a0 Lek\u00eb Perkoliqi dhe Gjon Maleviqi. Gjykata Popullore e Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb pasi formoi l\u00ebnd\u00ebn nr. K.16\/46, m\u00eb dat\u00ebn 11 maj 1946 filloi seanc\u00ebn kryesore\u00a0 gjegj\u00ebsisht shqyrtimin publik t\u00eb aktakuz\u00ebs kund\u00ebr Lek\u00eb Perkoliqit dhe t\u00eb akuzuar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs nga neni 3 pika 3 e Ligjit kundra popullit dhe shtetit.Gjykat\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ishin Golub Gjukanoviq, kryetar dhe\u00a0 Aleksa Markush dhe Anto Gjuroviq, porot\u00eb. N\u00eb s\u00e9anc\u00eb merrnin pjes\u00eb edhe Prokurori publik Ratomir Popoviq dhe n\u00eb rolin e mbrojt\u00ebsit avokati Gjuroviq Vukan.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb akuzuarit nuk pranuan asnj\u00eb pike t\u00eb aktakz\u00ebs ndaj tyre. Ata theksuan se \u201cKomiteti Neutral i Zones s\u00eb Shestanit\u201d nuk \u00ebsht\u00eb formacion i armatosur ushtarak kund\u00ebr Luft\u00ebs Nacional-\u00e7lirimtare dhe nuk ka zhvilluar luft\u00eb ndaj tyre, p\u00ebrkundrazi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb provuara n\u00eb s\u00e9anc\u00eb ky Komitet i ka ndihmuar\u00a0 jo vet\u00ebm partizan\u00ebt por edhe popullin e k\u00ebsaj ane. Sipas fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara n\u00eb seanc\u00ebn kryesore partizan\u00ebt deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1943 dhe pjes\u00ebrisht edhe n\u00eb vitin 1944 kan\u00eb levizur lirsh\u00ebm n\u00eb malet e Shestanit. Aktivisti i LN\u00c7-s\u00eb Vasilije Llukiqi deklaroi n\u00eb seanc\u00ebn kryesore se Lek\u00eb Perkoliqi, kryetar i Komitetit n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb nj\u00eb takim me komand\u00ebn partizane n\u00eb Mikuliq, n\u00eb vitin 1943, ka pranuar q\u00eb n\u00eb Shestan munden me ardh\u00eb grupe t\u00eb vogla partizan\u00ebsh. Profesor Danillo Lekiqi nga Tivari po ashtu v\u00ebrteton se ai s\u00eb bashku me Dushan Gjuroviqin, m\u00ebnj\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb Crmnic\u00ebs kan\u00eb shkuar t\u00eb Lek\u00eb Perkoliqi me \u00e7\u2019rast Leka ka pranuar t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me LN\u00c7-n\u00eb. Ai po ashtu deklaroi se kur ai dhe familja e tij ishin rrezikuar nga \u00e7etnik\u00ebt, Lek\u00eb Perkoliqi ia kishte dh\u00ebn\u00eb flet\u00ebkalimin p\u00ebr vehte dhe gruan e tij p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Shkod\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, Bozho Polloviqi po ashtu n\u00eb seanc\u00ebn kryesore deklaroi se \u201c m\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se Perkoliqi n\u00ebp\u00ebrmes zon\u00ebs neutrale ka penguar p\u00ebrhapjen e levizjes \u00e7etnike n\u00eb k\u00ebto an\u00eb dhe nga ata \u00ebsht\u00eb akuzuar se po lejon kalimin e partizan\u00ebve n\u00ebp\u00ebr zon\u00ebn neutrale\u201d, nd\u00ebrsa d\u00ebshmitari Popoviq Stanko deklaroi se \u201c nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se Lek\u00eb Perkoliqi dhe Gjon Maleviqi kan\u00eb folur ndonj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr partizan\u00ebve\u201d. N\u00ebse k\u00ebtyre fakteve t\u00eb provuara n\u00eb seanc\u00ebn kryesore u shtohen edhe deklaratat e t\u00eb akuzuar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt si n\u00eb procesin e hetimit ashtu edhe n\u00eb seanc\u00ebn kryesore\u00a0 nuk pranuan se Komiteti \u00a0ka kryer veprime kund\u00ebr LN\u00c7-s\u00eb apo individ\u00ebve t\u00eb caktuar duke dh\u00ebn\u00eb shembuj konkret, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: \u00c7far\u00eb vepre penale kishin kryer kryetari\u00a0 Komitetit\u00a0 n\u00eb fjal\u00eb Lek\u00eb Perkoliqi dhe an\u00ebtari ingarkuar p\u00ebr organizimin e ushqimit Gjon Maleviqi?! N\u00ebse aktgjykimi bazohet n\u00eb deklarat\u00ebn e Vasilije Llukiqit i cili t\u00eb akuzuarit i akuzon se \u201ckan\u00eb bashk\u00ebpunuar me pushtetin fashist shqiptar\u201d pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fakt apo d\u00ebshmi at\u00ebher\u00eb lirisht mund t\u00eb thuhet se faji i vet\u00ebm i tyre ishte se ishin vet\u00eborganizuar p\u00ebr mbrojtjen e njer\u00ebzve dhe pasuris\u00eb s\u00eb tyre nga \u00e7etnik\u00ebt pla\u00e7kit\u00ebs, nd\u00ebrsa faji tjet\u00ebr ishte pse ishin shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rrethanat e r\u00ebnduara politike t\u00eb koh\u00ebs k\u00ebrkuan q\u00eb t\u2019i bashk\u00ebngjiteshin shtetit am\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket akuz\u00ebs n\u00ebn pik\u00ebn II e q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vrasjen e Millovan Orllandiqit dhe Danica Lekiqit t\u00eb cil\u00ebsuar nga prokuroria si partizan\u00eb, po ashtu gjat\u00eb procedur\u00ebs provuese nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se t\u00eb akuzuarit kan\u00eb sjell\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb likuiduar partizan\u00ebt, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se t\u00eb akuzuarit nuk kan\u00eb pasur njohuri se n\u00eb shpell\u00ebn n\u00eb vendin e quajtur \u201cKrsh Novi\u201d n\u00eb malin Golik, gjenden partizan\u00ebt por se jan\u00eb par\u00eb dy njer\u00ebz t\u00eb dyshimt\u00eb q\u00eb sillen rreth k\u00ebsaj shpelle dhe k\u00ebshtu pothuaj i gjith\u00eb fshati u v\u00ebrsul atje duke m\u00ebnduar se jan\u00eb komita ose hajnat e bag\u00ebtive p\u00ebr hupjen e t\u00eb cil\u00ebve \u00a0Kol\u00eb Nrekoviqi dhe Gjon Stankoviqi, pasi disa dit\u00eb me radh\u00eb kishin k\u00ebrkuar bag\u00ebtit\u00eb e humbura, e kishin lajm\u00ebruar komand\u00ebn italiane. Lajm\u00ebrimin e par\u00eb p\u00ebr dy njer\u00ebz t\u00eb dyshimt\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb shpell\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb Kol\u00eb Martinoviqi, d\u00ebshmia e t\u00eb cilit m\u00eb von\u00eb do t\u00eb merret si baz\u00eb. Shestani ishte shpallur zon\u00eb neutrale dhe partizan\u00ebve kalimi n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb zone u ishte lejuar vet\u00ebm me paralajm\u00ebrim, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishte ndodhur. Askush nuk mendonte se n\u00eb shpell\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb partizan\u00eb, pasi Shestani ishte zone neutrale. Gjon\u00eb Vu\u00e7etiqi, Pjet\u00ebr Gjokgjuriqi dhe Gjon Maleviqi kishin deklaruar se kur jan\u00eb njoftuar se do t\u00eb shkohet n\u00eb Golik, p\u00ebr t\u00eb rrethuar shpell\u00ebn kan\u00eb menduar se n\u00eb shpell\u00eb gjenden komita ose hajnat.Kur \u00ebsht\u00eb rrethuar shpella, Lek\u00eb Perkoliqi ishte me Kol\u00eb Martinoviqin, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb t\u00eb cilit do t\u00eb bazohet aktgjykimi, ka thirr\u00eb me z\u00eb:\u201ddor\u00ebzohuni se nuk do t\u2019ju gjej\u00eb asgj\u00eb\u201d , pra Leka ka dashur t\u2019ju shp\u00ebtoj jet\u00ebn. Orllandiqi ka sht\u00ebn\u00eb disa her\u00eb me pushk\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb gryk\u00ebs s\u00eb shpell\u00ebs e pastaj ka filluar gjuajtja drejt shpell\u00ebs nga njer\u00ebzit q\u00eb e kishin rrethuar shpell\u00ebn. Pavle Margjonoviqi kishte deklaruar se nuk di se kush ka gjuajtur bomb\u00eb n\u00eb shpell\u00eb por atij kjo gj\u00eb i ishte k\u00ebrkuar nga Don Jakov Vreska. Deklaroi se nuk mendon se bombat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb br\u00ebnda n\u00eb shpell\u00eb. Pas bresh\u00ebrive t\u00eb l\u00ebshuara drejt\u00eb shpell\u00ebs u nd\u00ebgjuan 3-4 t\u00eb sht\u00ebna br\u00ebnda n\u00eb shpell\u00eb. Pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb zjarrit, gryk\u00ebs s\u00eb shpell\u00ebs iu ofrua Pavle Stankoviqi i cili pasi vrejti trupat e vdekur t\u00eb dy partizan\u00ebve\u00a0?? s\u00eb bashku me Meto Hoxhiqin nga Muriqi, u l\u00ebshuan n\u00eb shpell\u00eb dhe vrejt\u00ebn dy trupat e vdekur t\u00eb nj\u00eb mashkulli dhe nj\u00eb femre. Pran\u00eb trupave t\u00eb tyre gjeten nj\u00eb revolver t\u00eb markes \u00ab\u00a0shtaner\u00a0\u00bb dhe disa copa mishi t\u00eb njom\u00eb dhe pak patate.Trupat ishin t\u00eb padamtuar p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb ball\u00eb kishin nga dy vrima q\u00eb t\u00eb len\u00eb t\u00eb kuptosh se kishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje. Trupat u nxor\u00ebn jasht\u00eb shpell\u00ebs, e u lan\u00eb aty sepse nuk erdhi askush t\u2019i marr\u00eb. Kjo tregon se shestansit nuk kan\u00eb gjuajtur bobma n\u00eb shpell\u00eb sepse sikur t\u00eb kishin gjuajtur trupat e tyre do t\u00eb ishin t\u00eb sakatuar e gjymtuar. Vet\u00ebm nga fataliteti dhe konfuzioni aksidental i Orlandiqit, duke menduar se \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga \u00e7etniket e Crmnic\u00ebs, \u00e7uan n\u00eb vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb veten dhe Danica Lekiqin! Nga ana tjet\u00ebr nga nxjerrja e provave \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se shestansit kishin menduar se n\u00eb shpell\u00eb gjenden hajnat t\u00eb cil\u00ebt vidhnin pothuaj \u00e7do dit\u00eb bag\u00ebtin\u00eb e tyre. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb provuara asnj\u00ebri nga\u00a0 t\u00eb akuzuarit nuk ishin urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs e aq m\u00eb pak ekzekutor t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebsuar si partizan\u00eb, p\u00ebrkundrazi d\u00ebshmia e Martinoviqit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilit bazohet aktgjykimi, se Lek\u00eb Perkoliqi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shestanin nga rreziku i \u00e7etnik\u00ebve dhe ballistave ka th\u00ebn\u00eb se partizan\u00ebve u garantohet jeta, duhet t\u00eb ishte prov\u00eb leht\u00ebsuese.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Aktgjykimi pa d\u00ebshmi faj\u00ebsie<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre fakteve e provave Gjykata Popullore e Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb, m\u00eb 26 maj 1946 shpalli aktgjykimin sipas t\u00eb cilit Lek\u00eb Perkoliqi, Gjon dhe Vuk Maleviqi u d\u00ebnuam me vdekje-pushkatim, Kol\u00eb Nrekoviqi me 20 vjet, Pavle Margjonoviqi me nj\u00eb vit , Pjet\u00ebr Gjokgjuriqi me 18 muaj burg, nd\u00ebrsa Gjon Vu\u00e7etiqi u lirua nga aktakuza.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi p\u00ebr d\u00ebnimin e kryetarit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb \u00ab\u00a0Komitetit t\u00eb Zon\u00ebs Neutrale t\u00eb Shestanit\u00a0\u00bb populli i k\u00ebsaj ane e priti me indinjat\u00eb t\u00eb thell\u00eb. N\u00ebse Millovani e Danica v\u00ebrtet\u00eb ishin partizan\u00eb, \u00e7ka donin aty kur partizan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb s\u2019kishte, lajm\u00ebruar nuk ishin dhe asnj\u00eb veprim nuk kishin kryer! Pra, edhe pas nxjerrjes s\u00eb provave nuk u v\u00ebrtetua se ata ishin v\u00ebrtet\u00eb partizan\u00eb\u00a0? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye menj\u00ebher\u00eb filloi mbledhja e n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr pafajsin\u00eb dhe t\u00eb mirat q\u00eb Lek\u00eb Perkoliqit dhe t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Shestanit. Banor\u00ebt e Shestanit, Ljarjes e Muriqit mblodh\u00ebn 280 n\u00ebnshkrime (n\u00eb dosje figurojn\u00eb 85), por nj\u00eb dit\u00eb para se djali i Lek\u00ebs, Zefi, kishte nd\u00ebrmend t\u2019i \u00e7oje n\u00ebnshkrimet n\u00eb Cetin\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin e tij u paraqiten disa njer\u00ebz nga komiteti dhe OZN-\u00ebs s\u00eb Tivarit dhe e marrin me vete. E k\u00ebrc\u00ebnuan dhe ia mor\u00ebn n\u00ebnshkrimet. OZN-a organizoi mbledhjen e kund\u00ebrn\u00ebnshkrimeve por edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe torturave arriti t\u00eb grumbulloj\u00eb vet\u00ebm 20 n\u00ebnshkrime. T\u00eb n\u00ebnshkruarit duhet t\u00eb k\u00ebrkonin d\u00ebnimin e Lek\u00ebs me vdekje, por populli i Shestanit tregoi nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb duke mos harruar t\u00eb mirat q\u00eb Leka ia kishte b\u00ebr\u00eb atij populli.<\/p>\n\n\n\n<p>Avokati mbrojt\u00ebs iu drejtue me ankes\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Malit t\u00eb Zi e cila m\u00eb 16 korrik 1946 solli vendimin nr.124\/46 me t\u00eb cilin refuzohet ankesa duke e len\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Gjykata nuk mori parasysh provat e faktet q\u00eb d\u00ebshmonin pafaj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb akuzuar\u00ebve. Gjykata po ashtu nuk ka marr\u00eb parasysh vetit\u00eb etnike t\u00eb Shestanit, p\u00ebrkundrazi ato i ka marr\u00eb si r\u00ebnduese n\u00eb procesin e gjykimit duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu gjykimit krejt\u00ebsisht ngjyr\u00eb politike dhe vetin\u00eb e procesit t\u00eb montuar politik. Fakti se Martinoviqi ishte lajm\u00ebruesi i par\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e paindetnifikuar t\u00eb cil\u00ebt gjendeshin n\u00eb shpell\u00eb dhe d\u00ebshmia e tij u muar si baz\u00eb p\u00ebr d\u00ebnim nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr mosmarrja parasysh e deklaratave t\u00eb akuzuar\u00ebve dhe\u00a0 propozimit t\u00eb mbrojtjes q\u00eb Don Jakov Vreska, q\u00eb at\u00ebher\u00eb gjendej jo shum\u00eb larg n\u00eb Kroaci, t\u00eb sillet si d\u00ebshmitar\u00eb sepse ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr gjith\u00e7ka ka ndoshur gjat\u00eb okupimit\u00a0n\u00eb Shestan,v\u00ebrteton p\u00ebrfundimisht se q\u00ebllimi i d\u00ebnimit ishte shtypja e ndjenj\u00ebs shqiptare n\u00eb zon\u00ebn e Shestanit.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 16 shtator 1946 n\u00eb Bjellashka Papretina u b\u00eb ekzekutimi i aktgjykimit. Lek\u00eb Perkuliqi,Gjon Maleviqi dhe Vuk maleviqi u pushkatuan!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Arrestimet e shqiptar\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn e Kraj\u00ebs dhe Shestanit kishin filluar q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 1945. Sipas shkres\u00ebs s\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Vendit n\u00eb Ostros, drejtuar Zon\u00ebs s\u00eb VI komanduese, m\u00eb 8 qershor 1945 n\u00eb Shestan dhe Kraj\u00eb ishin burgosur 6 veta:Nikoll\u00eb Pekiq dhe Mujo Mustafiq nga Brisku Nalt\u00eb, Gjon Vu\u00e7etiq,\u00a0 Stevo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[512,587,762],"class_list":["post-35309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-hajrullah-hajdari","tag-kraje","tag-shestani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35312,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35309\/revisions\/35312"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}