{"id":35305,"date":"2023-07-21T22:45:44","date_gmt":"2023-07-21T20:45:44","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35305"},"modified":"2023-07-21T22:45:59","modified_gmt":"2023-07-21T20:45:59","slug":"mirenjohje-per-jete-e-mot-per-kongresistin-eliot-engel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35305","title":{"rendered":"MIR\u00cbNJOHJE P\u00cbR JET\u00cb E MOT P\u00cbR KONGRESISTIN ELIOT ENGEL"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebnim: Shkrimi m\u00eb posht\u00eb, botuar me 8 janar, 2021 me rastin e daljes n\u00eb pension t\u00eb ish-kongressistit amerikan, Eliot Engel &#8212;<a href=\"https:\/\/foreignpolicy.com\/2023\/07\/18\/biden-kosovo-policy-serbia-democracy-vucic\/?tpcc=recirc_latest062921\">The Biden Administration Should Rethink Its Kosovo Policy (foreignpolicy.com)<\/a>\u2013 po ribotohet me rastin e botimit t\u00eb artikullit t\u00eb ish-Kongresistit Engel, linku i bashkangjitur k\u00ebtu, n\u00eb revist\u00ebn prestigjoze amerikane, Foreign Policy.\u00a0 N\u00eb artikullin e tij, &#8212; q\u00eb u b\u00eb lajm dit\u00ebt e fundit &#8212; ish-Kongresisti Eliot Engel kritikon Administrat\u00ebn e Presidentit Biden dhe Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb duke u marr\u00eb me \u00e7eshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe me marr\u00ebdh\u00ebniet midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti. \u00a0\u201c\u2026D\u00ebshira e tij (Presidentit Biden), e zjarrt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin n\u00eb Evrop\u00eb ka shtremb\u00ebruar pik\u00ebpamjen e administrat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr konfliktin e gjat\u00eb midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs\u201d, shkruan Eliot Engel..\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Si an\u00ebtar i Partis\u00eb demokrate q\u00eb \u00ebsht\u00eb, ish-kongresisti Engel shprehet n\u00eb artikullin e tij se, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka qen\u00eb i k\u00ebnaqur me m\u00ebnyr\u00ebn se si Shtetet e Bashkuara &#8212; n\u00ebn udh\u00ebheqjen e administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Biden &#8212; kan\u00eb mb\u00ebshtetur demokracin\u00eb, sundimin e ligjit dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor&nbsp; &#8212; Eliot Engel shfaq shqet\u00ebsimet e tija p\u00ebr trajtimin, e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb vazhdueshme nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nga Departamenti Amerikan i Shtetit\u201d, shkruan Eliot Engel n\u00eb artikullin e tij botuar dit\u00ebt e fundit n\u00eb revist\u00ebn prestigjoze amerikane, Foreign Policy.<\/p>\n\n\n\n<p>Artikulli i Z. Engel, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs sot \u2013 me t\u00eb cilin ai shpreh kritika t\u00eb forta ndaj administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Biden, tregon se mb\u00ebshtetja e tij p\u00ebr kauzat e shqiptar\u00ebve ishte e sinqert, jo vet\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb asaj kohe kur ishte nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb n\u00eb Kongresin Amerikan &#8212; p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt &#8212; por q\u00eb edhe tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pension dhe i shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, vazhdon t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb posht\u00eb, mund t\u00eb lexoni nj\u00eb shkrim mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Z. Engel i ka dh\u00ebn\u00eb, historikisht, \u00e7eshtjes shqiptare, p\u00ebrfshir Kosov\u00ebn gjat\u00eb dekadave (botuar me 8 janar, 2021).&nbsp; Ndihma e tij dhe ligjvens\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb, ishte jetike at\u00ebher\u00eb, kur Kosova kishte nevoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ndihm\u00ebn e Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar si entitet dhe si popull me t\u00eb drejta t\u00eb njeriut dhe me identitet shqiptar. Artikulli im modest, i shkruar me rastin e daljes s\u00eb tij n\u00eb pension nga Kongresi, ishte nj\u00eb fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje e sinqert p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Z. Eliot Engel n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kauzave t\u00eb drejta t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 at\u00ebher\u00eb dhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e kan\u00eb lexuar m\u00eb heret po e ribotojm\u00eb n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje t\u00eb vazhdueshme prej nesh p\u00ebr q\u00ebndrimet e tija t\u00eb forta dhe parimore, n\u00eb mb\u00ebshtetjte t\u00eb Kosov\u00ebs, madje edhe n\u00ebqoftse ai detyrohet t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb edhe politikat e Presidentit Biden, n\u00eb lidhje me politik\u00ebn aktuale amerikane ndaj Kosov\u00ebs si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb artikullin e dit\u00ebve t\u00eb fundit, botuar n\u00eb Foreign Policy.&nbsp; Vijon artikulli me disa foto, q\u00eb mbante titullin, \u201cP\u00ebrgjithmon\u00eb vet\u00ebm mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr Kongresmenin Eliot Engel\u201d, botuar n\u00eb Janar, t\u00eb vitit 2021, me rastin e daljes s\u00eb tij n\u00eb pension. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-pergjithmone-vetem-mirnjohes-per-kongresmenin-eliot-engel\/\">Frank Shkreli: P\u00ebrgjithmon\u00eb vet\u00ebm mirnjoh\u00ebs p\u00ebr Kongresmenin Eliot Engel | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u00ebrgjithmon\u00eb vet\u00ebm mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr Kongresmenin Eliot Engel\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Pas 32 viteve n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, i votuar p\u00ebr 16-mandate nga votuesit e zon\u00ebs 16- elektorale n\u00eb New York, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kur ishte n\u00eb mosh\u00ebn 41- vje\u00e7are, Z. Eliot Engel doli n\u00eb pension, Kongresisti dhe miku i madh i shqiptar\u00ebve dhe nj\u00ebri prej mb\u00ebshtet\u00ebsve m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb Kongresin amerikan t\u00eb&nbsp; drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo, Z. Eliot Engel i dha fund karrier\u00ebs s\u00eb tij politike n\u00eb Washington, si an\u00ebtar i Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe si Kryetar i Komisionit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e tij lamtumir\u00ebs q\u00eb mbajti n\u00eb Kongres me 17 dhjetor, 2021, Eliot Engel tha se ishte tep\u00ebr i nderuar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si an\u00ebtar dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, vitet e fundit, edhe si kryetar i Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve Jasht\u00ebme t\u00eb Kongresit amerikan. Ai rrfeu, n\u00eb fjal\u00ebn e tij, se kur kishte filluar karrier\u00ebn e tij n\u00eb Kongresin amerikan n\u00eb vitin 1989, Kryetari i Kongresit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Tom Foley i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jepte tre preferencat e tij se n\u00eb cilin komision t\u00eb Kongresit do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb sh\u00ebrbente. Ai tha se p\u00ebrgjigjja e tij kishte qen\u00eb se vet\u00ebm d\u00ebshironte t\u00eb sh\u00ebrbente si an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kongresit, me shpres\u00ebn se, eventualisht, do t\u00eb em\u00ebrohej si an\u00ebtar i k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ka then\u00eb me at\u00eb rast se qysh n\u00eb rini kishte zhvilluar nj\u00eb interesim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij. Gjysh\u00ebrit dhe gjyshet e tij ishin emigrant\u00eb nga Ukraina, ka then\u00eb ai, t\u00eb cil\u00ebt emigruan n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar k\u00ebshtu jet\u00ebn e tyre dhe t\u00eb familjes.&nbsp; P\u00ebr ndryshe, ka shtuar ai, ata me siguri do t\u2019i kishin zhdukur n\u00eb holokaustin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Amerika, ka vazhduar Z. Engel, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strehim p\u00ebr njer\u00ebzit e vuajtur nga e gjith\u00eb bota. Ai kujtoi vitet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe dit\u00ebt studentore n\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kur m\u00ebsonte p\u00ebr Amerik\u00ebn, si nj\u00eb fener i liris\u00eb dhe i demokracis\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si&nbsp; shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar regjimet e ideologjis\u00eb komuniste shtyp\u00ebse. Por bindjet e tij u formuan gjat\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb nga babai i tij, nj\u00eb anti-komunist i p\u00ebrbindur, ka then\u00eb ai p\u00ebr babin e tij. Z. Engel shtoi se ai vet ka besuar dhe beson, se Amerika mund dhe duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forc\u00eb p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe se beson bindsh\u00ebm n\u00eb vlerat amerikane q\u00eb mb\u00ebshtesin t\u00eb drejtat e njeriut dhe dinjitetin njer\u00ebzor kudo n\u00eb bot\u00eb. Ishin k\u00ebto vlera dhe bindje q\u00eb b\u00ebn\u00eb kongresistin e ardh\u00ebsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb vitin 1989, t\u00eb interesohej p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe vuajtjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta. N\u00eb fjalimin e tij lamtumir\u00ebs n\u00eb Kongres, me rastin e daljes n\u00eb pension, Zoti Engel ka p\u00ebrmendur shum\u00eb nga arritjet dhe sukseset e karier\u00ebs s\u00eb tij politike 32-vje\u00e7are &#8212; n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, duke p\u00ebrfshir interesimin dhe veprimtarin\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, \u00e7\u2019prej fillimit, ka menduar t\u00eb luante, nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u201cp\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjendjen\u201d p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb at\u00eb vend, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai n\u00eb fjalimin e lamtumir\u00ebs n\u00eb Kongresin amerikan, n\u00eb Dhjetor, 2021.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/01-5.jpg\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, Z. Engel p\u00ebrmendi mikun e tij prej dekadash dhe aktivistin e dalluar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Harry Bajraktari, si personin i cili e ka njoftuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr gj\u00ebndjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb ato vite dhe njeriu i cili e njohu Z. Engel me komunitetin shqiptaro-amerikan, komunitet i cili do i rrinte pran\u00eb dhe do e mb\u00ebshteste deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij. Kongresisti Engel ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr ata politikan\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb beson se Shtetet e Bashkuara, duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb, pprfshir Kosov\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb, pore dhe Ballkanin Per\u00ebndimor si rajon, historikisht, plot turbullira e konflikte.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/054.jpg\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb gjithmon\u00eb kam rezervuar nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time p\u00ebr Ballkanin dhe n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, ka n\u00ebnvizuar Z. Engel n\u00eb fjalimin e tij lamtumir\u00ebs, n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara. \u201cN\u00eb vitin 1999, un\u00eb kam mb\u00ebshtetur fuqimisht nd\u00ebrhyrjen e Administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Klinton n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrhyrje, q\u00eb tani e dim\u00eb se ka parandaluar nj\u00eb gjenocid t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, un\u00eb kam vazhduar t\u00eb jem nj\u00eb kampion i sovranitetit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ai vend ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrpara dhe tani Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Franca, Gjermania, Japonia dhe shum\u00eb kombe t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, tha Z. Engel n\u00eb fjalimin e tij lamtumir\u00ebs. Puna e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn i ka then\u00eb Z. Engel gazet\u00ebs the \u2018Washington Post\u2019, ishte nj\u00eb veprimtari, \u201ckund\u00ebr nj\u00eb gjenocidi q\u00eb po ndodhte n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/03-1.jpg\"><\/a><br><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse m\u00eb lejohet nj\u00eb sh\u00ebnim personal me k\u00ebt\u00eb rast, pasi kam pas nderin dhe privilegjin ta njihja nga af\u00ebr, por edhe t\u00eb punoja me Z. Engel dhe stafin e tij, sidomos gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam sh\u00ebrbyer si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar shqiptaro-amerikan. Un\u00eb e kam njohur Z. Engel si nj\u00ebrin prej antar\u00ebve m\u00eb t\u00eb vendosur dhe m\u00eb parimor\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, t\u00eb Kongresit amerikan, kur vinte puna tek Kosova dhe \u00e7\u00ebshtjet shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. E kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb tjera se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se, sidomos, gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb fundit, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur edhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs amerikane, nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore \u2014 republikan\u00eb e demokrat\u00eb \u2014 nga president\u00eb e senator\u00eb e deri tek kongresmen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb gjat\u00eb viteve, kontributin e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, kur shqiptar\u00ebt ishin n\u00eb nj\u00eb prej or\u00ebve m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre, ndihm\u00ebn dhe&nbsp; veprimtarin\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, jemi p\u00ebrpjekur t\u2019a vem\u00eb n\u00eb dukje, nga koha n\u00eb koh\u00eb. Por, mund t\u00eb them me bindje t\u00eb plot\u00eb se, si rrall\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr politikan amerikan \u2014 megjith\u00eb q\u00ebllimet e mira dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb viteve &#8212; nuk ishte si Kongresmeni Eliot<\/p>\n\n\n\n<p>Engel, i cili e ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjen shqiptare me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh: si nj\u00eb kauz\u00eb morale, politike, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb tij\u00ebn, si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e lirive dhe t\u00eb drejtave baz\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor. Ky ishte besimi dhe parimet e tija, si njeri dhe si politikan.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/ggggh.jpg\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Thon\u00eb se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh dik\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtosh me ta. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, (KKSHA\/NAAC) gjat\u00eb mandatit tim, kishte vendosur s\u00eb bashku me zyr\u00ebn e Kongresistit Eliot Engel q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb turne n\u00eb trojet shqiptare, pasi ai donte t\u00eb njihej edhe m\u00eb mir\u00eb me problemet e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta. Vizita, e vetmja e k\u00ebtij lloji, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gazeta \u2018Illyria\u2019 e Nju Jorkut, (shiko foton m\u00eb posht\u00eb) pat botuar nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me foto nga takimet e shumta t\u00eb delegacionit t\u00eb (KKSHA) dhe Kongresistit Eliot Engel me udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb, pat b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb shum\u00eb pozitive n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si rrjedhim i vizit\u00ebs nga data 2 deri 10 Korrik 2005.&nbsp; N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Kongresisti Engel kryesonte grupin e interesave shqiptare n\u00eb Kongres (Albanian Caucus), q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga an\u00ebtar\u00eb demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb. Duke u kthyer nga vizita q\u00eb pat\u00ebm b\u00ebr\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, ndodha q\u00eb n\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vizit\u00ebs, n\u00eb aeroplan p\u00ebr n\u00eb Nju Jork, t\u00eb isha vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm me Zotin Engel, ashtuq\u00eb pata mund\u00ebsi t\u00eb bisedoja gjer\u00eb e gjat\u00eb me \u201ckongresistin e shqiptar\u00ebve\u201d p\u00ebr hallet tona, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb m\u00eb t\u00eb relaksuar dhe jo formale.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohet se me at\u00eb rast m\u00eb ofroi ndihm\u00ebn e tij t\u00eb pa kursyer, sidomos n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA-s) me Kongresin, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se zyra e tij ishte e hapur p\u00ebr mua si drejtor i NAAC-ut dhe se stafi i tij n\u00eb Washington dhe n\u00eb Nju Jork do ishin gjithmon\u00eb n\u00eb dispozicionin tim, kur t\u00eb kisha nevoj\u00ebn e tyre, si organizat\u00eb dhe si komunitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, fatkeq\u00ebsisht, me largimin e kongresistit Eliot Engel nga Kongresi, interesat dhe \u00e7\u00ebshtjet shqiptare n\u00eb Kongresin amerikan mbeten pa p\u00ebrfaq\u00ebsues, t\u00eb nivelit dhe t\u00eb interesimit, si\u00e7 kishte Eliot Engel p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr 32 vjet q\u00eb ai sh\u00ebrbeu n\u00eb kongres. Me largimin e Kongresistit Eliot Engel nga Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka humbur shum\u00eb Kosova, Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pasi jo vet\u00ebm q\u00eb i njihte mir\u00eb pun\u00ebt e Ballkanit, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Z. Engel kishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsi dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb sinqert ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb mohuara t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb dekadave. Mungesa e tij n\u00eb Kongres, nevojit nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb re dhe urgjente nga komuniteti, si dhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, p\u00ebr nj\u00eb rishqyrtim serioz t\u00eb boshll\u00ebkut t\u00eb madh q\u00eb ka len\u00eb largimi i Zotit Engel nga Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara, nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja serioze negative p\u00ebr situat\u00ebn e p\u00ebrgjith\u00ebshme n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet, deri tani t\u00eb ngushta, midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe dy shteteve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Thank You, Congressman Engel, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn dhe kujdesin q\u00eb kini treguar p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb mandative tuaja n\u00eb Kongresin amerikan. Fal\u00ebnderime dhe Mir\u00ebnjohje p\u00ebrgjithmon\u00eb, Z. Engel, p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj historike p\u00ebr t\u00eb drejtat e Kombit shqiptar, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta shekullore. Fal\u00ebnderimet tona t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr Ju!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Sh\u00ebnim: Shkrimi m\u00eb posht\u00eb, botuar me 8 janar, 2021 me rastin e daljes n\u00eb pension t\u00eb ish-kongressistit amerikan, Eliot Engel &#8212;The Biden Administration Should Rethink Its Kosovo Policy (foreignpolicy.com)\u2013 po ribotohet me rastin e botimit t\u00eb artikullit t\u00eb ish-Kongresistit Engel, linku i bashkangjitur k\u00ebtu, n\u00eb revist\u00ebn prestigjoze amerikane, Foreign Policy.\u00a0 N\u00eb artikullin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-35305","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35305"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35305\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35308,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35305\/revisions\/35308"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}