{"id":35292,"date":"2023-07-19T10:03:09","date_gmt":"2023-07-19T08:03:09","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35292"},"modified":"2023-07-19T11:03:37","modified_gmt":"2023-07-19T09:03:37","slug":"karrigia-bosh-e-kosoves-ne-tirane-dhe-muri-shqiptaro-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35292","title":{"rendered":"KARRIGIA BOSH E KOSOV\u00cbS N\u00cb TIRAN\u00cb DHE MURI SHQIPTARO-SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua java e kaluar ishte nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb harrohet n\u00eb rrjedh\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb turpshme t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe asaj dhe nd\u00ebr-shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti. Elita politike nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit i tregoi bot\u00ebs \u2013 por sidomos miq\u00ebve t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 nj\u00eb pasqyr\u00eb, nj\u00eb fotografi t\u00eb tmershme &#8212; q\u00eb vet\u00ebm armiq\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdh\u00ebj historik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve do mund ta vizatonin e t\u2019ia paraqisnin miq\u00ebve dhe armiq\u00ebve t\u00eb kombit, p\u00ebr tu treguar se kush v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt dhe cilat jan\u00eb, sidomos, marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00ebri tjetrin. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr fjalorin e ndyr\u00eb prej rruga\u00e7\u00ebsh, p\u00ebrdorur nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike aktuale q\u00eb sot p\u00ebrfaq\u00ebson Kombin shqiptar &#8212; n\u00eb nivel komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u2014por n\u00eb ve\u00e7anti \u2013 p\u00ebrleshjet dhe p\u00ebrplasjet, shtyrjet fizike n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe sulmet me grushta n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto sjellje banale, n\u00eb hap\u00ebsirat e dy kuvendeve shqiptare, nga disa ligjven\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, i treguan bot\u00ebs se sa konfliktuale \u00ebsht\u00eb sot klasa politike n\u00eb mes vedi dhe midis dy shteteve shqiptare \u2013 nj\u00eb situat\u00eb nd\u00ebr-shqiptare q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb shquiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb, pik\u00ebrisht, aty ku i ka dashur gjithmon\u00eb, historikisht, Beogradi e Moska shqiptar\u00ebt \u2013 t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cNj\u00eb komb i ndar\u00eb e i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb kund\u00ebr vetvetes nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb\u201d, ashtu si nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe nj\u00eb familje kur an\u00ebtar\u00ebt e saj nuk merren vesh\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. &nbsp;<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo th\u00ebnje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Abraham Linkolni, n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs Civile midis jugut dhe veriut n\u00eb Shtetet e Bashkuara, 1861-1865 dhe nga t\u00eb tjer\u00eb pas tij, por q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e ka n\u00eb Bib\u00ebl (Mark 3:25). &nbsp;Kuptimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb komb i ndar\u00eb e i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb kund\u00ebr vetvetes nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, ashtu si nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb as t\u00eb mbijetoj\u00eb edhe nj\u00eb familje, kur an\u00ebtar\u00ebt e saj nuk merren vesh me nj\u00ebri tjetrin. Shikoni fotografit\u00eb ose videot e punimeve t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 por edhe p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe karrigien bosh t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb takimin informal n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian p\u00ebr Zgjerimin dhe Fqinj\u00ebsin\u00eb, Oliv\u00e9r V\u00e1rhelyi. Ku mor\u00ebn pjes\u00eb gjithashtu Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u0107, Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Dimitar Kova\u010devski dhe Kryeministrja e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, Ana Brnabi\u0107. Karrigia e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurtit, ishte bosh.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i shikoj k\u00ebto foto e video m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tu besoj syve &#8212; jo se k\u00ebto fotografi e video tregojn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re, pasi k\u00ebto pasqyrojn\u00eb realitetin fatkeq t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve aktuale shqiptaro-shqiptare p\u00ebr disa vite tani &#8212; por p\u00ebr zhg\u00ebnjimin tim jo vet\u00ebm personal, por besoj se edhe t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb. P\u00ebr vet faktin se ku qendrojn\u00eb sot marr\u00ebdh\u00ebniet politike n\u00eb familjen e p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptare. Karrigia bosh e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, jav\u00ebn e kaluar, v\u00ebrteton, at\u00eb q\u00eb nuk e kisha besuar kurr\u00eb se vet\u00eb shqiptar\u00ebt po nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb \u201cmur t\u00eb ri t\u00eb Berlinit\u201d, jo midis shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs tjet\u00ebr, si\u00e7 b\u00ebnte dikur regjimi i Enver q\u00eb izoloi Kombin p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga bota, por duket sikur\u00eb sot po nd\u00ebrtohet nj\u00eb mur virtual midis shqiptar\u00ebve \u2013 nga vet shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Shikoj k\u00ebto fotografi dhe pyes veten se cila, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb struktura e marr\u00ebdh\u00ebnieve aktuale t\u00eb Kombit shqiptar an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta. Shikoj dhe pyes se cilat jan\u00eb shpresat e p\u00ebrbashk\u00ebta \u2013 n\u00ebqoftse ekzistojn\u00eb fare \u2013 dhe n\u00ebse ekziston besimi i nd\u00ebrsjellt\u00eb se Kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb popull i vet\u00ebm i bashkuar, me lidhje t\u00eb p\u00ebrhershme, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>I shikoj k\u00ebto video e foto t\u00eb sjelljeve t\u00eb turp\u00ebshme t\u00eb parlamentar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb dhe i them vetes&nbsp; se kjo klas\u00eb politike shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klas\u00eb politike e d\u00ebshtuar \u2013 e pa shpres\u00eb se k\u00ebta, v\u00ebrtet\u00eb, po e tregojn\u00eb her\u00eb pas here, se nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e duhur \u2013 n\u00eb nivelin q\u00eb sot \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik &#8212; i nevojiten Kombit dhe interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, un\u00eb jam gjithnj\u00eb optimist se populli shqiptar \u2013 nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit virtual politik \u2013 q\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb p\u00ebrfaqsuesit e tij sot, do t\u00eb dij\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tejkaloj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb absurde t\u00eb krijuar midis v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve dhe mortave t\u00eb nj\u00eb gjaku, nj\u00eb gjuhe e t\u00eb nj\u00eb Kombi \u2013 Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb. Jam i besimit se shqiptar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, dhe jo politikan\u00ebt e tyre, do t\u00eb jen\u00eb forca q\u00eb bashkon dhe jo forca q\u00eb ndan\u00eb e p\u00ebr\u00e7an\u00eb Kombin e lasht\u00eb iliro-arb\u00ebror. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb brez tjet\u00ebr shqiptar\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i vetdijsh\u00ebm i detyrave dhe objektivave t\u00eb pa realizuara gjat\u00eb shekujsh, p\u00ebr t\u2019i arritur k\u00ebto objektiva, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Linkolnit, me \u201cArmiq\u00ebsi kunder askujt, me mir\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00ebve\u2026\u201d, me bindjen se lufta p\u00ebr t\u00eb drejta, p\u00ebr liri dhe demokraci nuk mund t\u00eb shuhet kurr\u00eb dhe se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nuk do t\u00eb ndalen asnj\u00ebher\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, liria dhe demokracia \u2013 megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur &#8212; \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb shpresa m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt dhe fqinjt\u00eb e tyre &#8212; popujt e Ballkanit. Sidomos p\u00ebr popullin shqiptar, megjith\u00ebse udh\u00ebheq\u00ebsit aktual\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr interesa jo komb\u00ebtare \u2013 por p\u00ebr p\u00ebrfitime personale dhe partiake &#8212; n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces e sip\u00ebr flirtimesh t\u00eb rrezikshme e n\u00eb kurriz t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme komb\u00ebtare \u2013 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb, po luajn\u00eb me fatin e Kombit, duke rrezikuar k\u00ebshtu sht\u00ebpin\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptare. At Gjergj Fishta do t\u00eb thoshte se demokracia \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr se, \u201cme vu kapel\u00eb n\u00eb krye e me lidh\u00eb kravat\u00eb n\u00eb fyt\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sjelljet primitive prej rruga\u00e7\u00ebsh t\u00eb parlamentarve shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs \u2013 miq\u00ebve dhe armiq\u00ebve \u2013i nxin\u00eb fytyr\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Me sjelljet tuaja n\u00eb hap\u00ebsirat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit \u2013 n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb \u2013 bot\u00ebrisht, ju keni koritur vet\u00ebn, familjet tuaja dhe emrin e mir\u00eb shqiptar. Duhet t\u00eb nd\u00ebrmirren hetime nga organet kompetente, me rezoluta t\u00eb ve\u00e7anta, tu k\u00ebrkohet falje shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve p\u00ebr sjelljet primitive t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve ligj\u00ebven\u00ebs dhe t\u00eb miratohen ligje q\u00eb sjellje t\u00eb tilla n\u00eb dy parlamentet shqiptare, t\u00eb mos ndodhin kurr\u00eb m\u00eb \u2013 n\u00eb shkelje t\u00eb dhun\u00ebshme t\u00eb vlerave komb\u00ebtare dhe interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli P\u00ebr mua java e kaluar ishte nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb harrohet n\u00eb rrjedh\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb turpshme t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe asaj dhe nd\u00ebr-shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti. Elita politike nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit i tregoi bot\u00ebs \u2013 por sidomos miq\u00ebve t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 nj\u00eb pasqyr\u00eb, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51],"class_list":["post-35292","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35292"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35292\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35295,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35292\/revisions\/35295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}