{"id":35279,"date":"2023-07-17T08:39:30","date_gmt":"2023-07-17T06:39:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35279"},"modified":"2023-07-17T08:39:46","modified_gmt":"2023-07-17T06:39:46","slug":"zbrazja-e-trojeve-shqiptare-sot-dhe-rreziku-i-brendshem-aktual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35279","title":{"rendered":"ZBRAZJA E TROJEVE SHQIPTARE SOT DHE RREZIKU I BRENDSH\u00cbM AKTUAL"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Me rastin e promovimit t\u00eb librit t\u00eb Z. Rrustem R. Berisha &#8212; \u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999\u201d, mbajtur n\u00eb sall\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork)\u00a0<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia autorit t\u00eb Rrustem R. Berisha p\u00ebr vepr\u00ebn, \u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999\u201d dhe Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, \u201cSkenderbej\u201d p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij tubimi, pik\u00ebrisht, k\u00ebtu n\u00eb sall\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs \u2013 Pres me k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb t\u00eb lexoj librin \u2013 them librin, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr tre v\u00ebllimesh \u2013 mbi k\u00ebt\u00eb subjekt jashtzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb e Kombit shqiptar \u2013 jo vet\u00ebm nga p\u00ebrspektiva historike \u2013 sado e hidh\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo. Por edhe p\u00ebr nga gj\u00ebndja aktuale n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Trajtimi i zbrazjes s\u00eb trojeve \u2013 me forc\u00eb ose vullnetarisht, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb subjekt aktual q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me largimin n\u00eb mas\u00eb sot nga trojet shqiptare, nj\u00eb gj\u00ebndje reale dhe e rrezikshme q\u00eb kjo zbrazje, aktualisht, p\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Titulli i vepr\u00ebs s\u00eb Rrustem Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb, <strong>\u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999\u201d.<\/strong>&nbsp; Nj\u00eb periudh\u00eb kjo q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull ka sjellur n\u00eb trojet shqiptare tragjedi dhe gjenocid \u2013 me pasoja t\u00eb tmershme p\u00ebr rac\u00ebn shqiptare &#8212; jo vet\u00ebm sa i p\u00ebrket d\u00ebbimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e veta, por edhe p\u00ebr efektet q\u00eb politikat serbo-malazeze kan\u00eb patur dhe kan\u00eb n\u00eb zhdukjen eventuale t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve nga ai rajon i Evrop\u00ebs \u2013 t\u00eb cilit sot i referohemi si Ballkani P\u00ebrendimor.&nbsp; N\u00eb munges\u00eb t\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebsaj vepre, paraprakisht, un\u00eb do kufizohem vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij fenomeni fatkeq historik p\u00ebr Kombin shqiptar edhe n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.&nbsp; P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, kan\u00eb vazhduar shp\u00ebrnguljet me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e veta &#8212; q\u00eb autori me t\u00eb drejt\u00eb e cil\u00ebson si gjenocid serbo-malazez, shpesh n\u00eb bashkpunim dhe marr\u00ebveshje edhe me Turqin\u00eb e asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por sot, largimin n\u00eb mas\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova e cil\u00ebsojm\u00eb si \u201czbrazje\u201d t\u00eb tokave shqiptare.&nbsp; Nj\u00eb term pak m\u00eb i \u201cbut\u00eb\u201d ndoshta se fjala \u201cgjenocid\u201d \u2013 p\u00ebr koh\u00ebn e sot\u00ebme \u201cmoderne\u201d t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, se sa d\u00ebbimi me forc\u00eb i shqiptar\u00ebve nga regjimet serbo-malazeze, gjat\u00eb dekadave. Ta quajm\u00eb si t\u00eb duam: p\u00ebrfundimi, fatkeqsisht, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti: trojet shqiptare, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb boshatisur, detyrimisht, dhe me forc\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnime, si pjes\u00eb e politikave t\u00eb regjimeve nacionaliste-fashiste-komuniste, gjenocidale serbo-malazeze, por edhe greke.&nbsp; Mos t\u00eb harrojm\u00eb kurr; \u00c7am\u00ebrin\u00eb martire!<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, shqiptar\u00ebt me dy shtete t\u00eb tyre, nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe nuk kan\u00eb g\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se sa g\u00ebzojn\u00eb sot, an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. At\u00ebher\u00eb \u00e7ka po ndodh\u00eb dhe pse po zbrazen sot trojet shqiptare?!&nbsp; Fakti \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Shqip\u00ebria prin\u00eb me largime masive shqiptar\u00ebsh drejt\u00eb Evrop\u00ebs P\u00ebrendimore dhe Amerik\u00ebs, e ndjekur nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Preshev\u00eb e tjera.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb m\u00eb ka shqet\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. P\u00ebr pothuaj nj\u00eb dekad\u00eb, jam munduar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time, me disa shkrime modeste, t\u00eb shprehi shqet\u00ebsimet e mia p\u00ebr largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet shqiptare, sidomos nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova, por jo vet\u00ebm.&nbsp; Kam shprehur shqet\u00ebsim, jo vet\u00ebm p\u00ebr numrin e madh t\u00eb largimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, nj\u00eb fakt i provuar edhe nga anketat e botuara vitet e fundit nga agjenci nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona &#8212; shprehen se po t\u00eb kishin mund\u00ebsi do t\u00eb largoheshin aty p\u00ebr aty, me nj\u00eb p\u00ebrqindje marramend\u00ebse nga vendlindja.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm si nj\u00eb pasqyrim, p\u00ebr t\u00eb treguar se sa serioz dhe i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky fenomen sot \u2013 zbrazja, pra e tokave shqiptare n\u00eb Evrop\u00ebn jug-lindore. Sipas raporteve t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb botohen nga koha n\u00eb koh\u00eb, Shqip\u00ebria z\u00eb vendin e tret\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb duke p\u00ebrmendur nj\u00eb shif\u00ebr marramendse mbi 56% e popullsis\u00eb shqiptare, po t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb largohej.&nbsp; Sot, kjo shif\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, (bazuar n\u00eb lajmet e fundit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb subjekt. Mjafton t\u00eb lexoni kryeartikujt e koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb median shqiptare: \u201cShifrat e Eurostat p\u00ebr largimin e 700 mij\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb dekad\u00ebn e fundit\u2026\u201d, \u201cShqip\u00ebria e kat\u00ebrta n\u00eb bot\u00eb, rekord p\u00ebr largimin e t\u00eb arsimuarve\u2026\u201d, \u201cShqet\u00ebsim largimi i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb\u201d, e tjera si k\u00ebto.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, nuk besoj q\u00eb as Kosova t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje m\u00eb t\u00eb favorshme sa i p\u00ebrket emigrimit, nd\u00ebrsa ente t\u00eb nj\u00ebjta nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb cituar shifra nga 35% e m\u00eb lart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb do d\u00ebshironin t\u00eb iknin nga vendi, po tu jepej rasti. Pak a shum\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtat shifra shqet\u00ebsuese sh\u00ebnohen edhe sa i p\u00ebrket largimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Presh\u00ebv\u00eb, e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball k\u00ebsaj situate t\u00eb krijuar sot, mund t\u00eb thuhet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare n\u00eb rritje, t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb pa para ndonj\u00ebher\u00eb: zbrazjen e trojeve shqiptare n\u00eb koh\u00eb paqeje \u2013 hi\u00e7 m\u00eb pak e rrezikshme se \u00e7\u2019ishte gjenocidi serbo-malazez gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar q\u00eb p\u00ebrshkruet n\u00eb vepr\u00ebn e Z. Rrustem Berisha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, si\u00e7 duket, askush nga autoritetet e larta n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb, nuk e \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi komb\u00ebtare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Emigrimi masiv i shqiptar\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyrim i pak\u00ebnaqsive masive t\u00eb shqiptar\u00ebve me qeverit\u00eb e tyre dhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim serioz p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare, n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare, e cila ka d\u00ebshtuar mizorisht t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb problem mbar\u00ebkomb\u00ebtar, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.&nbsp; N\u00eb asnj\u00eb rast, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim aty k\u00ebtu, nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar seriozisht ky fenomen i tmersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb Kombit. Jo vet\u00ebm politikan\u00ebt e karrier\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shkaku kryesor i k\u00ebtij fenomeni dhe i k\u00ebsaj gj\u00ebndjeje tragjike, por as media vizive as ajo e shkruar &#8212; pjes\u00ebtar\u00eb aleancash t\u00eb ndryshme politike n\u00eb pushtet &#8212; nuk e gjejn\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb, nga koha n\u00eb koh\u00eb, t\u00eb programojn\u00eb debate serioze publik n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia e emigrimit t\u00eb detyruar t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan autori Rrustem Berisha, n\u00eb vepr\u00ebn e tij, <strong>\u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999\u201d.<\/strong> njeh, fatkeqsisht, shum\u00eb shp\u00ebrngulje tragjike t\u00eb detyruara me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova dhe Maqedonia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marrveshjeve midis Serbis\u00eb e Turqis\u00eb, por edhe nga trojet e tjera, pa harruar, natyrisht, as shp\u00ebrnguljen me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga \u00c7am\u00ebria, si pjes\u00eb e politik\u00ebs gjenocidale greke p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve nga \u00c7am\u00ebria e zona t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, sot duket sikur planet e kaluara gjenocidale anti-shqiptare serbo-malazeze t\u00eb \u00c7ubrilloviqit dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb Milloshevi\u00e7it p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga trojet e veta, me dashje ose pa dashje, po i zbatojn\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt me politikat e tyre anti-komb\u00ebtare.&nbsp; Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen tep\u00ebr shqetsues p\u00ebr Kombin, shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb komunizmin, as serbo-malazez\u00ebt, as grekun, e as turkun, por vet\u00ebm politikat e tyre \u00e7komb\u00ebtarizuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Po t\u2019i detyronte dikush tjet\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb largoheshin sot nga trojet e veta, si\u00e7 b\u00ebnin serbo-malazez\u00ebt m\u00eb heret, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs do ishim rrug\u00ebve t\u00eb qyteteve amerikane dhe t\u00eb Evrop\u00ebs, por dhe korridoreve t\u00eb kancelarive per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb stop shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre, me forc\u00eb ose me detyrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb paq\u00eb, n\u00eb dy shtete q\u00eb e quajn\u00eb veten demokratike dhe kontrollojn\u00eb fatin e tyre si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebria, an\u00ebtare e NATO-s me shpres\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian dhe Republika e Kosov\u00ebs, gjithashtu me ambicje p\u00ebr t\u2019iu bashkuar nj\u00eb dit\u00eb integrimeve euro-atlantike.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb ku tjet\u00ebr dhe si t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb drejt\u00ebsi dhe zgjidhje p\u00ebr ndalimin e zbrazjes s\u00eb trojeve shqiptare p\u00ebrve\u00e7 \u2013 n\u00eb Tiran\u00ebn e Prishtin\u00ebn zyrtare. Pik\u00ebrisht, sot atje duhet t\u00eb k\u00ebrkohet drejt\u00ebsia dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaqsi t\u00eb theksuar t\u00eb nj\u00eb numri kaq t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve me jet\u00ebn e tyre n\u00eb vendlindje \u2013 e t\u00eb cil\u00ebt si t\u00eb vetmen zgjidhje p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten dhe familjen, konsiderojn\u00eb marrjen e rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgim. &nbsp;Trojet shqiptare, sot p\u00ebr sot, nuk p\u00ebrballen me konflikte e trazira si n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, ku lufta, uria, tragjedit\u00eb natyrore, shp\u00ebrnguljet e detyruara dhe s\u00ebmundjet, e b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e njerz\u00ebve tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 n\u00ebqoftse ndonj\u00ebri prej tyre ndjen\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sado pak t\u00eb vog\u00ebl politike, morale e komb\u00ebtare &#8212; duhet t\u00eb pyesi veten se \u00e7ka i shtyn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb largohen nga trojet e veta n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq\u00eb t\u00eb madh, n\u00eb rritje e sip\u00ebr dhe nj\u00ebherazi t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje politike mbar\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr ngadal\u00ebsimin e shp\u00ebrngulj\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrmasa komb\u00ebtare q\u00eb rrall\u00eb her\u00eb jan\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Zbrazja e trojeve shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem mbar\u00eb komb\u00ebtar dhe si i till\u00eb, nevojit\u00eb zgjidhje mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, shqiptar\u00ebt kudo, jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer me klas\u00ebn politike t\u00eb tre dekadave t\u00eb tranzicionit \u201cpost-komunist\u201d \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim, po largohen masivisht nga trojet e veta p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira jetese p\u00ebr veten e familjet, n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. &nbsp;Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb me at\u00eb q\u00eb duan p\u00ebr veten dhe p\u00ebr familjet e tyre. Ata duan t\u00eb jetojn\u00eb e t\u00eb rrisin familjet e tyre n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e demokratike t\u00eb llojit per\u00ebndimor \u2013 larg trash\u00ebgimis\u00eb sllavo-komuniste majtiste gjys\u00ebm shekullore, fryma e t\u00eb cil\u00ebs dallohet kudo n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb zhvillimet politike shqiptare &#8212; si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00ebqoftse lider\u00ebt aktual\u00eb shqiptar\u00eb nuk do t\u00eb sigurojn\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut &#8212; lirin\u00eb e demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trojeve do t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb diku tjet\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta dhe mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb edhe me largimin e p\u00ebrhersh\u00ebm nga trojet st\u00ebrgjyshore.<\/p>\n\n\n\n<p>Interesat personale dhe partiake t\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare \u2013 \u201cnj\u00eb pjes\u00eb e dob\u00ebt e Kombit q\u00eb kemb\u00ebngul n\u00eb pushtet\u201d, si\u00e7 e cil\u00ebsoi at\u00eb kolegu i im Astrit Lulushi, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit,&nbsp; por edhe konfliktet politike sot po shkat\u00ebrrojn\u00eb harmonin\u00eb e brendshme shoq\u00ebrore t\u00eb bot\u00ebs shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe po nxisin armiqt\u00eb e Kombit q\u00eb t\u00eb peshkojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e turbullta shqiptare kurdoher\u00eb q\u00eb shohin nj\u00eb rast t\u00eb volitsh\u00ebm dhe der\u00ebn e hapur pej vet shqiptar\u00ebve, p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre djall\u00ebzore kund\u00ebr interesave mbar\u00eb-shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRreziku i p\u00ebrmbrendsh\u00ebm\u201d, do ta quante At Gjergj Fishta. Gj\u00ebndja aktuale politike, mosmarrveshjet dhe konfliktet n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezikun m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb i kanoset sot Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, pasoj\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe zbrazja masive e trojeve shqiptare t\u00eb viteve t\u00eb fundit.&nbsp; Rrezik m\u00eb t\u00eb madh afatgjat\u00eb\u2013 t\u00eb brendsh\u00ebm ose t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr Kombin, sot p\u00ebr sot &#8212; nuk ka se zbrazja e trojeve shqiptare \u2013 shkaktuar nga vet politika shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dallimet e theksuara shoq\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn politike dhe ekonomike, ku nj\u00eb segment i vog\u00ebl i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb kontrollon politik\u00ebn dhe ekonomin\u00eb, favorizohet mbi t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 sidomos n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bota shqiptare \u2013 p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm brenda trojeve shqiptare, por dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb tjer\u00ebt. Nd\u00ebrsa me nj\u00eb harmoni t\u00eb brendshme politike dhe ekonomike, k\u00ebrc\u00ebnimet e brendshme dhe t\u00eb jashtme ndaj interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, sado serioze qofshin ato, do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballen m\u00eb leht\u00eb me bashkimin e shqiptar\u00ebve rreth nj\u00eb platforme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt interesash komb\u00ebtare, q\u00eb do duhej t\u00eb q\u00ebndronin mbi t\u00eb gjitha interesat e tjera politike, partiake dhe ekonomike. Ky \u00ebsht\u00eb edhe hapi i par\u00eb drejt\u00eb kufizimit dhe kontrollimit t\u00eb zbrazjes s\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n\n\n\n<p>Problemet e m\u00ebdha politike, sidomos grindjet dhe mosmarrveshjet n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike \u201cpost-komuniste\u201d shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,&nbsp; korrupsioni n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta qeveritare q\u00eb po lul\u00ebzon an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, sfidat e m\u00ebdha ekonomike dhe shoq\u00ebrore \u2013 politikat \u00e7komb\u00ebtarizuese si nj\u00eb trash\u00ebgimi e doktrin\u00ebs kriminale komuniste sllavo-enveriste prej gjys\u00ebm shekulli, t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku paralajm\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb brendsh\u00ebm, me pasoja aq t\u00eb k\u00ebqia p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kombit shqiptar \u2013 p\u00ebrfshir zbrazjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet st\u00ebrgjyshore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt, t\u00eb <em>ndrydhun n\u00ebn nji zgjedh\u00eb robnie pes\u00ebqindvje\u00e7e, t\u00eb rrejtun prej t\u00eb huajve, t\u00eb tradhtuem prej t\u00eb m\u00ebdhenjve, deri shpres\u00ebn e kishin bjerr\u00eb shqyptar\u00ebt, se shofin kurr\u00eb atdheun e vet t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pamverme\u201d, do t\u00eb shkruante At Gjergj Fishta 100-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp; Sot, ndon\u00ebse t\u00eb lir\u00eb me dy shtete t\u00eb pavarura, shqiptar\u00ebt p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kan\u00eb humbur shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb lir\u00eb e demokratike n\u00eb trojet e veta dhe jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer, thell\u00ebsisht, nga klasa aktuale politike shqiptare, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kureshtar e pyet se \u00e7\u2019do t\u00eb thonte Fishta me \u201crrezik t\u00eb p\u00ebrmbrendsh\u00ebm\u201d, q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs e shqiptar\u00ebve, shikoni zhvillimet e dit\u00ebs s\u00eb enjt\u00eb n\u00eb parlamentet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb shp\u00ebrthim grushtat e shtyrjesh nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sikur dikush t\u00eb jepte urdh\u00ebr: tani!, si dhe (mos)-komunikimet midis dy kryeministrave shqiptar\u00eb m\u00eb heret. Aty e gjeni p\u00ebrgjigjen. Politika shqiptare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr-shqiptare jan\u00eb, pik\u00ebrisht, aty ku i do armiku, ka th\u00ebn\u00eb At Gjergj Fishta: t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. \u00c7oroditjet nd\u00ebr-shqiptare, si ato t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, midis dy shteteve shqiptare, vet\u00ebm k\u00ebnaqin&nbsp; Beogradin e Mosk\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb arsye shtes\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt po largohen, masivisht, nga trojet e veta. Nevojitet, pra, nj\u00eb reflektim serioz mbar\u00eb-komb\u00ebtar mbi k\u00ebt\u00eb urgjenc\u00eb komb\u00ebtare, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb!<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Zhvillimet politike deshtake, konfliktet dhe mosmarrveshjet nd\u00ebrshqiptare t\u00eb tre-dakadave t\u00eb ashtuquajturit \u201ctranzicion politik, post-komunist\u201d, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, e kan\u00eb tronditur aq thell\u00eb nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare, sa q\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve \u2013 t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga politikat aktuale anti-komb\u00ebtare t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm&nbsp; shqiptar\u00eb&nbsp; &#8212; me dh\u00ebmbje n\u00eb zem\u00ebr dhe me lot\u00eb n\u00eb sy &#8212; kan\u00eb vendosur, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb marrin rrug\u00ebt e bot\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb normale. &nbsp;Duke refuzuar t\u2019i n\u00ebnshtrohen pushtetit \u2013 t\u00eb<\/em> nj\u00eb pjes\u00eb e dob\u00ebt e Kombit q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb pushtet\u201d, <em>e q\u00eb po shkat\u00ebrron trojet shqiptare me korrupcion dhe me politika \u00e7kombtarizuese<\/em> \u2013<em> shqiptar\u00ebt t\u00eb lodhur nga politikat shkat\u00ebrruese komb\u00ebtare, sot po braktisin trojet e t\u00eb par\u00ebve, drejt\u00eb Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs. <\/em>P\u00ebr fat t\u00eb keq, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i vjet\u00ebr p\u00ebr Kombin shqiptar \u2013 si\u00e7 sugjeron edhe titulli i vepr\u00ebs s\u00eb Z. Rrustem R. Berish\u00ebs, \u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare, 1800-1999\u201d \u2013 por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem aktual q\u00eb k\u00ebrkon dhe q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt sot n\u00eb nivel mbar\u00eb-komb\u00ebtar, me vetdije identiteti komb\u00ebtar, p\u00ebr hir t\u00eb mbijetes\u00ebs n\u00eb trojet e veta historike t\u00eb k\u00ebtij kombi t\u00eb lasht\u00eb e krenar \u2013 iliro-arb\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Zoti qoft\u00eb me Kombin shqiptar n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira!<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p> e vepr\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb Sall\u00ebn \u201cNen\u00eb Tereza\u201d t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, Nju Jork, 15 Korrik, 2023<em>.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli (Me rastin e promovimit t\u00eb librit t\u00eb Z. Rrustem R. Berisha &#8212; \u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999\u201d, mbajtur n\u00eb sall\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork)\u00a0 P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia autorit t\u00eb Rrustem R. Berisha p\u00ebr vepr\u00ebn, \u201cGjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35282,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35279\/revisions\/35282"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}