{"id":35240,"date":"2023-07-11T12:12:43","date_gmt":"2023-07-11T10:12:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35240"},"modified":"2023-07-11T12:13:07","modified_gmt":"2023-07-11T10:13:07","slug":"po-me-oso-kuken-e-me-malesoret-cka-kini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35240","title":{"rendered":"PO ME OSO KUK\u00cbN E ME MAL\u00cbSOR\u00cbT \u00c7KA KINI?!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Diskursi i pagdhendur politik nd\u00ebr-shqiptar i jav\u00ebs q\u00eb kaloi ishte i pa-precedent\u00eb n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje dhe i sh\u00ebmtuar gjithashtu p\u00ebr vet faktin se si mund t\u00eb kishte nj\u00eb komunikim t\u00eb till\u00eb midis shqiptar\u00ebsh. Tallje me heroizmin e Oso Kuk\u00ebs dhe ofendim i mal\u00ebsor\u00ebve.\u00a0 Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u tall\u00eb me heroizmin e Oso Kuk\u00ebs dhe nga Prishtina, Deputeti i Kosov\u00ebs, Xhavit Haliti duke komentuar&#8211; n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive &#8212; n\u00eb lidhje me mos-takimin e Kryemistrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti me Kryeminisitrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama \u2013 u shpreh pak a shum\u00eb se vendimi i\u00a0 Kurtit p\u00ebr t\u00eb mos u takuar me Kryeministrin Rama \u2013 ishte nj\u00eb reagim prej \u201cmal\u00ebsori\u201d, sipas parlamentarit t\u00eb njohur t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb kishte nd\u00ebr mend Haliti me \u201creagim prej mal\u00ebsori\u201d, por dua t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb parlamentarit t\u00eb Kosov\u00ebs se n\u00eb fillim t\u00eb 1980-ave, ishin pik\u00ebrisht k\u00ebta \u201cmal\u00ebsor\u00eb\u201d me reagimin e tyre prej \u201cmal\u00ebsori\u201d, q\u00eb ishin n\u00eb krye t\u00eb demonstratave anti-serbo-jugosllave nep\u00ebr rrug\u00ebt e Washingtonit, para Kongresit e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar politikat gjenocidale anti-shqiptare sllave n\u00eb Kosov\u00eb. \u00a0K\u00ebt\u00eb fakt e v\u00ebrtetoi edhe patrioti i madh shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema n\u00eb nj\u00eb fjalim shkurtin q\u00eb kaloi n\u00eb Prishtin\u00eb, me rastin e 15-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 parlamentar i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb sot Haliti me shok\u00eb. Mal\u00ebsor\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb nuk duan as nuk presin ndonj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse ua kan\u00eb len\u00eb amanet t\u00eb par\u00ebt si detyrim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet. Por, shqiptaro-amerikan\u00ebt, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti nuk presin ofendime p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tyre patriotiko-historike n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, sidomos k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb. Jo vet\u00ebm nep\u00ebr rrug\u00ebt e qyteteve amerikane, por edhe nep\u00ebr korridoret e diplomacis\u00eb dhe n\u00eb zyrat e niveleve m\u00eb t\u00eb larta qeveritare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, ishin shqiptar\u00ebt nga trojet shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, ata q\u00eb u prinin demonstratave anti-jugosllave n\u00eb Washington. \u00a0Mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ishte nj\u00eb reagim normal \u201cprej mal\u00ebsori\u201d, e k\u00ebtij komuniteti, sidomos n\u00eb Nju Jork dhe n\u00eb Detroit. Prej mal\u00ebsor\u00ebve, sidomos atyre n\u00eb Amerik\u00eb, vet\u00ebm t\u00eb mira ka par\u00eb Kosova k\u00ebto 50-vitet e fundit, I nderuar Haliti.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb duhet t\u2019i kujtoj Z. Haliti dhe brezit t\u00eb tij se kur mal\u00ebsor\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan \u2013 n\u00eb krye me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, si patrioti Xhim Xhema, demonstronin p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u00e7eshtjen e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, brezi i tij n\u00eb Kosov\u00eb, i kishte kthyer syt\u00eb dhe t\u00eb gjitha shpresat p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7eshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, tek regjimi i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb polemizoj me ask\u00ebnd, e sidomos jo me personalitete t\u00eb larta shqiptare, pasi fatbardh\u00ebsisht, p\u00ebrpiqem t\u00eb mos jetoj n\u00eb bot\u00ebn e tyre t\u00eb mendimit politik. Por, k\u00ebto dy raste t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi, tregojn\u00eb se sa e pa informuar (ose Zot ruajna sa e djall\u00ebzuar) \u00ebsht\u00eb bota shqiptare sot p\u00ebrball historis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptar\u00ebve, &nbsp;pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye t\u00eb historiografis\u00eb sllavo-komuniste t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb gjithnj\u00eb, zyrtarisht dominon dhe q\u00eb refuzohet t\u00eb korrektohet, m\u00eb shum\u00eb se tre dekada pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse dikush d\u00ebshiron t\u00eb dij se kush ishte Oso Kuka dhe cili ishte heroizmi i tij, por edhe p\u00ebr rolin e mal\u00ebsorve dhe reagimet e tyre \u201cprej mal\u00ebsori\u201d, si\u00e7 u shpreh deputeti Haliti \u2013 u ftoj t\u00eb lexoni Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb t\u00eb Poetit Komb\u00ebtar, At Gjergj Fisht\u00ebs, vep\u00ebr homerike e Kombit Shqiptar.&nbsp; Aty Gjergj Fishta i ka kushtuar 5 vjershat e para t\u00eb Lahut\u00ebs, pik\u00ebrisht Oso Kuk\u00ebs dhe Vranin\u00ebs, por edhe rolit dhe luft\u00ebrave t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve gjat\u00eb historis\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. gjat\u00eb shekujve.<\/p>\n\n\n\n<p>Dihet se nj\u00eb shumic\u00eb e politikan\u00ebve aktual\u00eb shqiptar\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, jan\u00eb edukuar n\u00eb frym\u00ebn ideologjike enveriste, sllavo-aziatiko-komuniste \u2013 nj\u00eb frym\u00eb kjo q\u00eb mbizot\u00ebron, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, edhe sot politik\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare, p\u00ebr fat t\u00eb keq. N\u00eb trojet tona n\u00ebn komuniz\u00ebm pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore,&nbsp;Gjergj Fishta dhe Lahuta e Mal\u00ebcis\u00eb ishin t\u00eb ndaluar rrept\u00ebsisht. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po t\u2019p\u00ebrmendesh Fishta n\u00eb komuniz\u00ebm, njerzit e p\u00ebsonin keq, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptar.&nbsp;Si\u00e7 tregojn\u00eb edhe komentet plot mllef, inate e tallje t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi, antagonizmat ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs jan\u00eb aq\u00eb t\u00eb theksuara ende n\u00eb bot\u00ebn shqiptare, sa q\u00eb t\u00eb bindin se sa e efektshme paska qen\u00eb propaganda sllavo-komuniste gjys\u00ebm shekullore kund\u00ebr tij, e q\u00eb ende vazhdon sot, ndon\u00ebse me m\u00ebnyra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb sofistikuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Si lexues i rregullt i Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, bashkohem sinqerisht me At Danjel Gje\u00e7ajn \u2013 botuesin e Lahut\u00ebs s\u00eb Ma\u00ebsis\u00ebs n\u00eb vitin 1958, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje bashkatdhetarve kudo, e sidomos politikan\u00ebve aktual\u00eb: &nbsp;\u201c<strong>Lexoje<\/strong>&nbsp;me dashni Lahut\u00ebn\u2026<strong>Shfletoje<\/strong>&nbsp;me kujdes Lahut\u00ebn e Homerit t\u00eb kombit tand\u2026<strong>Ndigjoje&nbsp;<\/strong>me vemendje Fisht\u00ebn dhe flet\u00ebt e Lahut\u00ebs\u2026<strong>Studjoje<\/strong>&nbsp;me peshim Lahut\u00ebn dhe m\u00eb n\u00eb fund,&nbsp;<strong>Ruaje<\/strong>&nbsp;Lahut\u00ebn sepse \u00ebsht\u00eb ma fort e jotja se e Fisht\u00ebs\u201d, ka k\u00ebshilluar At Daniel Gje\u00e7aj. &nbsp;Sepse<strong>, \u201cB\u00ebrthama dhe thelbi i nji kombi\u201d nuk shuhen&nbsp;p\u00ebr derisa nga shqiptar\u00ebt t\u00eb k\u00ebndohet Lahuta, p\u00ebr derisa nga ata t\u00eb ndiqet heroizmi i Oso Kuk\u00ebs dhe urtija e Marash Ucit, vendosm\u00ebnia e Ali Pash\u00ebs, bashkimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit, trim\u00ebnia e Drangojve legjendar\u00eb n\u00eb Big\u00eb t\u00eb Shal\u00ebs, fytyrat historike n\u00eb Rrzhanic\u00eb\u2026dashunija e vetmohimi i Pater Gjonit, guximi e burrnia e Ded Gjo Lulit, fisnikia e virtyti burr\u00ebnor i Tring\u00ebs\u2026\u201d<\/strong>, ka porositur ai.&nbsp; Vet At Gjergj Fishta ishte i bindur se n\u00eb vepr\u00ebn e tij, ai i kishte l\u00ebn\u00eb Kombit t\u00eb vet nj\u00eb \u201cPomendore\u201d:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVe\u00e7 se po moj Zan\u00eb Shqyptare<\/p>\n\n\n\n<p>Krah m\u2019krah bashk na tue k\u00ebndue<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrtue kemi \u2018i pomendore<\/p>\n\n\n\n<p>Rrfe as mot mos m\u2019e d\u00ebrmue\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrfeja as moti, ndoshta jo nuk e d\u00ebrmojn\u00eb Lahut\u00ebn e Gjergj Fisht\u00ebs as protagonist\u00ebt e saj t\u00eb Kombit, por shqiptar\u00ebt vet po e \u201cd\u00ebrmojn\u00eb\u201d, duke mos e p\u00ebrfillur, duke e tallur e duke e injoruar.&nbsp; Po \u201cd\u00ebrmohet\u201d nga ata q\u00eb nuk din\u00eb se n\u00eb Lahut\u00eb, gj\u00ebnden fatet e kombit se Lahuta Mal\u00ebsis\u00eb pasqyron historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb shkruhet as historia e kombit. &nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Lahuta \u00ebsht\u00eb shtylla e traditave komb\u00ebtare pa t\u00eb cilat, eskpert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb shprehur se nuk se mund t\u00eb realizohet nj\u00eb qytet\u00ebrim i p\u00ebrparuar shqiptar, as nj\u00eb zhvillim dhe shtet-nd\u00ebrtim modern &#8212; n\u00eb p\u00ebrpjekjet shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Traditat e trash\u00ebguara st\u00ebrgjyshore, aq mjesht\u00ebrisht t\u00eb g\u00ebrshetuara n\u00eb Lahut\u00eb, si nderi, besa, burr\u00ebnia dhe mikpritja, jo vet\u00ebm q\u00eb nderojn\u00eb emrin shqiptar nd\u00ebr shekuj, por ato radhisin shqiptar\u00ebt n\u00eb rendin e kombeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb bot\u00ebs. &nbsp;N\u00eb Lahut\u00ebn e Mal\u00ebcis\u00eb, At Gjergj Fishta, nep\u00ebrmjet protagonist\u00ebve t\u00eb Lahut\u00ebs, i k\u00ebndon popullit shqiptar, nderit dhe liris\u00eb s\u00eb fisit e t\u00eb Kombit.&nbsp; Vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim i pashterrsh\u00ebm atdhedashurie, trim\u00ebrie dhe vlerash komb\u00ebtare \u2013 q\u00eb aq shum\u00eb mungojn\u00eb sot nd\u00ebr shqiptar\u00ebt &#8212; por edhe nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb sipas At Danjel Gje\u00e7ajt &#8212; redaktorit t\u00eb Botimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb vitin 1958 \u2013 \u201cP\u00ebrt\u00ebrin\u00eb fuqit\u00eb e ligshtueme t\u2019ushtar\u00ebve t\u00eb lodhun, nalt\u00ebson moralin e ram\u00eb, shton uzdaj\u00ebn n\u00eb fitoren vendimtare, p\u00ebrforcon dashunin\u00eb p\u00ebr Atdhe, ngjall heroizmin dhe trim\u00ebnon zemrat e molisuna\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Lahuta e Mal\u00eb\u00ebcis\u00eb \u00ebsht\u00eb epopeja komb\u00ebtare, \u201cpomendarja\u201d, nga e cila mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb politikan\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb \u2013 sidomos sa i p\u00ebrket atdhedashuris\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb&nbsp;p\u00ebrmendore e p\u00ebrjetshme q\u00eb do t\u00eb kujtohet brez pas brezi, sepse ajo ka dal\u00eb nga vet populli, pa marr\u00eb parasysh trajtimin anti-komb\u00ebtar t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs, por edhe p\u00ebrball talljeve t\u00eb koh\u00ebve tona me protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe rolit t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb talljet me protagonist\u00eb t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb rolit t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dit\u00ebt e fundit nga politikan\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs e Tiran\u00ebs, &nbsp;Gjergj Fishta, at\u00ebher\u00eb dhe sot, prapseprap, u b\u00ebn thirrje shqiptar\u00ebve e sidomos lider\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb ndjekin shembull\u00ebn e heroizmit t\u00eb kreshnikut shqiptar Oso Kuka e t\u00eb vdesin si ai, para se t\u00eb lejojn\u00eb cop\u00ebtimin e vendit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do komb tjet\u00ebr do t\u00eb krenohej me At Gjergj Fisht\u00ebn, dhe protagonist\u00ebt e vepr\u00ebs s\u00eb tij si Oso Kuka dhe mal\u00ebsor\u00ebt, por jo klasa e sot\u00ebme politike shqiptare n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar. &nbsp;Megjithk\u00ebt\u00eb, Lahuta e Fisht\u00ebs mbetet si gurr\u00eb vlerash komb\u00ebtare q\u00eb dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, nj\u00eb burim q\u00eb nuk shterret kurr\u00eb, nj\u00eb burim i pashterrsh\u00ebm vlerash q\u00eb mbeten p\u00ebr tu zbukuruar nga brezat, megjith p\u00ebrpjekjet mizore p\u00ebr t\u00eb minimizuar vlerat e vepr\u00ebs s\u00eb tij\u2014 p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjet zyrtare aktive \u00e7orodit\u00ebse p\u00ebr t\u2019a zhdukur vepr\u00ebn dhe influenc\u00ebn e Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Atdhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00e7mim, nj\u00eb tallje dhe dhunim ndaj historis\u00eb s\u00eb Kombit. \u00c7onju t\u00eb Vdekur. &nbsp;Zgjohu Gjergj Fishta. Megjithk\u00ebt\u00eb, mos vajto ma Lahut\u00eb, por kendo:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cMerr Ka\u00e7el njiher\u00eb lahut\u00ebn<\/p>\n\n\n\n<p>E na e thuej nji kang\u00eb shqyptare<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019mbajm\u00eb na zi pa na qit\u00eb fare!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria, Kosova dhe Kombi shqiptar duhet t\u00eb shp\u00ebtohen, patjet\u00ebr, megjith\u00ebse sot ushtar\u00ebt e At Gjergj Fisht\u00ebs dhe protagonist\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Diskursi i pagdhendur politik nd\u00ebr-shqiptar i jav\u00ebs q\u00eb kaloi ishte i pa-precedent\u00eb n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje dhe i sh\u00ebmtuar gjithashtu p\u00ebr vet faktin se si mund t\u00eb kishte nj\u00eb komunikim t\u00eb till\u00eb midis shqiptar\u00ebsh. Tallje me heroizmin e Oso Kuk\u00ebs dhe ofendim i mal\u00ebsor\u00ebve.\u00a0 Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Kryeministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35243,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35240\/revisions\/35243"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}