{"id":35221,"date":"2023-07-09T08:07:31","date_gmt":"2023-07-09T06:07:31","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35221"},"modified":"2023-07-09T08:08:44","modified_gmt":"2023-07-09T06:08:44","slug":"veriu-i-kosoves-ne-mes-sovranitetit-dhe-presionit-te-nderkombetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35221","title":{"rendered":"VERIU I KOSOV\u00cbS NE MES SOVRANITETIT DHE PRESIONIT T\u00cb ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Diksursi politik<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>\u00c7\u00ebshta e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejtat e munguara t\u00eb serb\u00ebve, por me aspiratat territoriale t\u00eb politik\u00ebs serbe ndaj Kosov\u00ebs, e cila lufton me t\u00eb gjitha mjetet kund\u00ebr sovranitetit dhe \u00a0shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ku p\u00ebrmes t\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb se mediator\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb presion ndaj Kosov\u00ebs \u00a0p\u00ebr t\u00eb pranuar kushte qe jan\u00eb ne kund\u00ebrshtim me sovranitetin dhe kushtetut\u00ebn e vendit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail &nbsp;Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga 12 qershori i vitit 1999 Kosova&nbsp; mbrohej nga KFOR dhe administrohej nga UNMIK, por ne k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs ndodhi spastrimi etnik ku u shp\u00ebrngulen me dhun\u00eb rreth&nbsp;&nbsp; 25000 shqiptar\u00eb. Ne t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb ndodhi kolonizimi me popullsi serbe proces i cili vazhdon edhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush me par\u00eb nuk e trajtoj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje qe n\u00eb rrethana te reja shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebh\u00ebn refugjat n\u00eb vend t\u00eb vet, ku nj\u00eb proces i till\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e veriut u b\u00eb me miratimin e heshtur t\u00eb KFOR-it&nbsp; dhe UNMIK-ut, \u00e7\u00ebshtje e cila te supozon se nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb koordinim perfid kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Madje diplomacia nd\u00ebrkomb\u00ebtare as qe \u00ebsht\u00eb ndier p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, qe jep p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk ishte rast\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ndarja e &nbsp;Mitrovic\u00ebs-kurthi nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndarja e Mitrovic\u00ebs nga 12 qershori 1999, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa pelqimin e shqiptar\u00ebve dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pergjigje, se kush e ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb dhe pse forcat franceze n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb KFOR-it&nbsp; qe i kan\u00eb marr\u00eb urdh\u00ebrat nga komanda e&nbsp; NATO-s por edhe nga autoritet ushtarake n\u00eb Paris, ishin ata t\u00eb cilat pengun l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve duke e ndar\u00eb qytetin ne dy pjes\u00eb, jug e veri. Ishte ky nj\u00eb veprim i cili paralajm\u00ebronte autonomin serbe n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. Dhe nuk ka si t\u00eb kuptohet ndryshe, pengesa e ushtarak\u00ebve gjerman nga ushtar\u00ebt francez qe t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje guvernatori nderkomb\u00ebtr i Kosov\u00ebs Kushner ka theksuar se gjat\u00eb misionit t\u00eb tij, \u201cqyteti i Mitrovic\u00ebs mbeti nj\u00eb plag\u00eb e dhimshme n\u00eb trupin e Kosov\u00ebs, nj\u00eb problem human i pazgjidhur dhe i pa dalje politike, nj\u00eb kok\u00eb\u00e7arje teknike, nj\u00eb kurth\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ajo koh\u00eb e deri me tash Mitrovica veriore si dhe t\u00ebr\u00eb veriu i Kosov\u00ebs u b\u00eb streh\u00eb e serbeve lokal dhe t\u00eb tjer\u00ebve qe ishin bandat, kriminelet si roja t\u00eb ur\u00ebs dhe paramilitar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00ebn komanden e Millosheviqit duke e trajtuar ket\u00eb territor me status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr serbet lokal me direktiva t\u00eb politik\u00ebs neofashiste t\u00eb Beogradit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Serbet e previligjuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga qershori i vitit 1999 serbet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb entiteti me i previligjuar, jo vet\u00ebm ne regjion por edhe n\u00eb Evrop\u00eb. Jo vet\u00ebm se nuk kan\u00eb paguar rrym\u00ebn elektrike &nbsp;e komunaliet por ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbeshtetur financiarisht dhe &nbsp;t\u00eb dirigjinuar nga Beogradi. Ata kan\u00eb injoruar programin shkollor t\u00eb Kosov\u00ebs por kan\u00eb punuar me ate serb, sikurse edhe tekstet shkollore, n\u00eb 131 shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Ndon\u00ebse ata jan\u00eb rreth 4% n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kosov\u00ebs, gjuha serbe \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn! N\u00eb Mitrovic\u00eb \u00ebsht\u00eb Universiteti serb i Beogradit q\u00eb quhet Universiteti i Prishtin\u00ebs. Serbet&nbsp; rrug\u00ebt e sheshet i em\u00ebrtojn\u00eb&nbsp; me emrat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime kund\u00ebr shqiptar\u00ebve&nbsp; n\u00eb&nbsp; Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Serb\u00ebt kan\u00eb dhjet\u00eb komuna t\u00eb vetat n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb punojn\u00eb pa respektuar simbole t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs e me para t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb 10 deputet\u00eb(Lista Serbe) me mandat t\u00eb garantuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn dirigjimin e Beogradit, q\u00eb u d\u00ebshmu me largimin e tyre nga Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia i zgjedh dhe i em\u00ebron gjithnj\u00eb kryetar\u00ebt e t\u00eb gjitha komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb me vula e stema t\u00eb Serbis\u00eb, si dhe em\u00ebron &nbsp;\u201cna\u00e7ellnik\u00ebt\u201d e vet p\u00ebr rajone t\u00eb Kosov\u00ebs. Enklava serbe n\u00eb Kosov\u00eb vepron\u00eb me ligjet ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa dinari serb p\u00ebrdoret i pandaluar n\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebrsa shtypi i Serbis\u00eb me shkrimet kund\u00ebr Kosov\u00ebs e sidomos kund\u00ebr shqiptar\u00ebve shp\u00ebrndahet lirsh\u00ebm dhe pa asnj\u00eb penges\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb. RTK ka program gjith\u00ebditor n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe aty shpesh p\u00ebrkrahet politika hegjemoniste e Beogradit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga lumi Ib\u00ebr e lart\u00eb ka funksionuar vazhdimisht ekonomia informale me grupe kriminale&nbsp; e paramilitare serbe duke qen\u00eb zon\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm tregtare p\u00ebr oligark\u00ebt serb dhe t\u00eb tjer\u00eb, duke injoruar shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb g\u00ebzuar k\u00ebto privilegje, &nbsp;si askund n\u00eb Evrop\u00eb, ata k\u00ebrkojn\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr, sikurse \u00ebsht\u00eb Bashk\u00ebsia e Komunave Serbe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parap\u00ebrgatitje p\u00ebr Republik\u00ebn serbe, identike sikurse n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi te b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb destabilizuese dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, ku n\u00eb ket\u00eb drejtim kryeministri i Kosov\u00ebs A.Kurti k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e refuzuar me argumente.N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike \u00ebsht\u00eb duke vepruar edhe presidentja V.Osmani dhe shumica parlamentare, nd\u00ebrsa p\u00ebrjashtim b\u00ebn opozita e cila \u00ebsht\u00eb ma e interesuar p\u00ebr pushtet se sa p\u00ebr sovranitetin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00ebanshm\u00ebria e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb&nbsp; t\u00eb previligjuar&nbsp; nj\u00eb status i till\u00eb nuk iu b\u00ebn p\u00ebrshtypje nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb dialogun n\u00eb mes dy vend\u00ebve, por jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb presion ndaj kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs A.Kurti, nd\u00ebrsa e jan\u00eb duke e joshur &nbsp;presidentin e Serbis\u00eb A.Vu\u00e7iq, duke&nbsp; harruar se ai ndjek politik\u00eb t\u00eb agresionit ndaj Kosov\u00ebs, qe u d\u00ebshmu edhe me rrembimin e tre polic\u00ebve kosovar&nbsp; brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ndon\u00ebse joshja e till\u00eb ka p\u00ebrmasa gjeopolitike n\u00eb saj\u00eb t\u00eb agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, p\u00ebr ta afruar me politik\u00ebn evropiane, por politika serbe nuk ka dilem\u00eb s\u00eb \u00ebsht\u00eb peng i Rusis\u00eb si me par\u00eb edhe tash.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebanshm\u00ebria e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar(Borell, Laj\u00e7ak) nuk paraqet befasi sepse ata vijn\u00eb nga vendet(Spanj\u00eb, Sllovaki) t\u00eb cil\u00ebt nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Jo vet\u00ebm kaq por ata jan\u00eb pro politik\u00ebs serbe e cila&nbsp; i ka instrumentalizuar serbet ne veriun&nbsp; Kosov\u00ebs, p\u00ebr qellime destabilizuese ndaj sovranitetit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs.Mosgadishm\u00ebria e tyre p\u00ebr t\u00eb&nbsp; gjykuar serbet t\u00eb cil\u00ebt sulmuan ushtar\u00ebt e KFOR-it por duke akuzuar kryeministrin e Kosov\u00ebs A.Kurtin se ka tensionuar situat\u00ebn sepse ka mbrojtur ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe sovranitetin e vendit, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi transparente se ata si nd\u00ebrmjet\u00ebs nuk kan\u00eb pasur qendrim neutral, por t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, duke mbeshtetur politik\u00ebn serbe e cila \u00ebsht\u00eb destabilizuese si me par\u00eb edhe tash n\u00eb regjion. Ndon\u00ebse jan\u00eb mediator nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi si t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm ata kan\u00eb humbur rolin e tyre p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb em\u00ebruar t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr arritjen e p\u00ebrfundimit t\u00eb negociatave n\u00eb mes tyre vend\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zgjedhjet lokale si shkak p\u00ebr protesta<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar SHBA dhe BE ka shtyr\u00eb vitin e kaluar mbajtj\u00ebn e zgjedhjeve lokale n\u00eb kat\u00ebr komuna n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ato megjithate u mbajt\u00ebn me 23 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, por u bojkotuan nga serbet te dirigjuar nga Beogradi. Ndon\u00ebse pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje ishte minimale, ata ishin legale dhe t\u00eb pranueshme ku i mbetej qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb inauguroj kryetaret e zgjedhur n\u00eb zyrat e tyre n\u00eb komunat p\u00ebrkat\u00ebse(Leposaviq, Zubin Potok, Zve\u00e7an, Mitrovic\u00eb e Veriut). Por, inaugurimi i kryetar\u00ebve t\u00eb tyre komunave me 26 maj ishte shkas p\u00ebr protestat e serb\u00ebve qe eskaluan me 29 maj, n\u00eb Zve\u00e7an duke sulmuar forcat e KFOR-it duke pasur 30 t\u00eb&nbsp; plagosur si dhe 52 t\u00eb l\u00ebnduar. Pamjet e tilla ne media d\u00ebshmuan se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me organizim t\u00eb grupeve kriminale dhe bandave serbe &nbsp;p\u00ebr t\u00eb destabilizuar vendin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nderkoh\u00eb policia e Kosov\u00ebs ka arritur t\u00eb burgos\u00eb disa individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protesta t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sulmuar dhe l\u00ebnduar pjes\u00ebtar\u00ebt e KFOR-it dhe i kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb paraburgim ku do t\u00eb zhvillohet procedura gjyq\u00ebsore. Si kund\u00ebrveprim policia serbe ka hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe me 14 qershor ka rr\u00ebmbyer tre polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ishin me sh\u00ebrbim n\u00eb brezin kufitar Kosov\u00eb-Serbi. Nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte demonstrim i agresionit kund\u00ebr Kosov\u00ebs, n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb ku ruhet nga pjes\u00ebtaret e KFOR-it. Pas presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar polic\u00ebt e Kosov\u00ebs pas&nbsp; dy jav\u00ebve n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor u lirun me kusht, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se politika e Beogradit k\u00ebrkon incidente p\u00ebr te destabilizuar Kosov\u00ebn. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, vazhdon nj\u00ebanshm\u00ebria e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar duke k\u00ebrkuar kryesisht nga Kosova p\u00ebr shtensionim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri, athu se jan\u00eb ata faktor i k\u00ebsaj krize, duke heshtur rolin kryesor t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb eskalim&nbsp; t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Masa p\u00ebr shtenisonimin e veriut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje mbi shtensionimin e situat\u00ebs n\u00eb veri nga BE k\u00ebrkojn\u00eb&nbsp; terheqjen e nj\u00ebsive speciale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs&nbsp; nga af\u00ebrsia e nd\u00ebrtesave komunale n\u00eb veri, paralelisht me t\u00ebrheqjen e prtestuesve serb. Po ashtu, blloku evropian po k\u00ebrkon t\u00ebrheqjen e kryetr\u00ebve t\u00eb rinj nga nd\u00ebrtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve n\u00eb veri dhe zotimin publik t\u00eb serb\u00ebve se do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votime. K\u00ebto k\u00ebrkesa jan\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, por duhet gadishm\u00ebri edhe nga Serbia, qe var\u00ebt nga presioni i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes&nbsp; s\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebkesave,BE-ja ka nisur s\u00eb zbatuari disa masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs. Por, n\u00eb BE kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cmbetemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrmarrim masa edhe ndaj Serbis\u00eb n\u00ebse vler\u00ebsojm\u00eb se nuk po vepron sipas pritjeve\u201d. Kujtojm\u00eb se zyrtar\u00ebt n\u00eb BE kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se masat nd\u00ebshkuese ia kan\u00eb komunikuar Kosov\u00ebs m\u00eb 28 qershor. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb suspendimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb trupave t\u00eb krijuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb MSA, mosftes\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe suspendimin e vizave bilaterale, p\u00ebrve\u00e7&nbsp; atyre q\u00eb fokusohen&nbsp; n\u00eb adresimin e kriz\u00ebs n\u00eb veri&nbsp; t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb dialogut&nbsp; t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu duhet cekur se masat tjera p\u00ebrfshijn\u00eb&nbsp; edhe ndaljen e programimit t\u00eb fond\u00ebve p\u00ebr Kosov\u00ebn nga IPA 2024.Propozimet e Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Korniz\u00ebs s\u00eb Investimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor po ashtu nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebr shqyrtim nga bordi m\u00eb 29 dhe 30 qershor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebto masa kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti ka cekur se \u201cmasat e BE-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb padrejta, dhe s\u00b4ka kompromis me kushtetushm\u00ebrin\u00eb e vendit\u201d,&nbsp; nga del se sovraniteti i Kosov\u00ebs mbetet \u00e7\u00ebshtje par\u00ebsore shtet\u00ebrore&nbsp; ku&nbsp; nuk mund t\u00eb b\u00ebh\u00ebn pazare politike.<\/p>\n\n\n\n<p>(3 korrik&nbsp; 2023)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diksursi politik \u00c7\u00ebshta e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejtat e munguara t\u00eb serb\u00ebve, por me aspiratat territoriale t\u00eb politik\u00ebs serbe ndaj Kosov\u00ebs, e cila lufton me t\u00eb gjitha mjetet kund\u00ebr sovranitetit dhe \u00a0shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ku p\u00ebrmes t\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb se mediator\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb presion ndaj Kosov\u00ebs \u00a0p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-35221","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35221"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35224,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35221\/revisions\/35224"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}