{"id":35203,"date":"2023-07-07T21:09:59","date_gmt":"2023-07-07T19:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35203"},"modified":"2023-07-07T21:18:03","modified_gmt":"2023-07-07T19:18:03","slug":"don-nikolle-tusha-u-pushkatua-vetem-se-ishte-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35203","title":{"rendered":"DON NIKOLL\u00cb TUSHA U PUSHKATUA VET\u00cbM SE ISHTE SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata Popullore e Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb si gjykat\u00eb penale, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje nga kryetari i trup\u00ebs gjykuese Nikolla V.Krivokapiq dhe porot\u00ebve Shime Masllovar, pun\u00ebtor nga Kotorri dhe Andrija Maxhar, kryetar i K\u00ebshillit Popullor Vendor n\u00eb Spi\u00e7, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues dhe Mihailo Ulama, zyrtar i Gjykat\u00ebs Popullore t\u00eb Rrethit t\u00eb Tivarit, si procesmbajt\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs, famullitarit katolik nga Ulqini, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb akuz\u00ebs I.nr.196\/46 t\u00eb dates 1 qershor 1946, m\u00eb dat\u00ebn 22 qershor 1946, nisi shqyrtimin publik kund\u00ebr t\u00eb akuzuarit p\u00ebr shkak t\u00eb vepres penale t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb nenin 3, pika 3,4 dhe 9 t\u00eb Ligjit mbi veprat penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse Prokurori Publik n\u00eb akuz\u00ebn, num\u00ebr dhe dat\u00eb sim \u00eb lart, kishte propozuar q\u00eb si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb thir\u00ebn Marije Nuculloviq, Hakush Abazoviq,&nbsp; Krsto Stojanoviq, Ilija Vu\u00e7koviq dhe Boshko Razhnatoviq, trupi gjykues si d\u00ebshmitar\u00eb kishin thirur edhe Savo Gjurishiq, Stevo Gjakonoviq, Idriz Tuliq, Pjet\u00ebr Ded\u00eb Elezoviq, Gjon Zef Ivanoviq, Abdyl Buzuku, Hasan Mavriqi, Nikolla Briskoviq, Mark Luca Elezoviq dhe Don Kosanoviq, famullitar n\u00eb Klez\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur ftes\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre. Prokurori po ashtu kishte propozuar q\u00eb n\u00eb shqyrtimin kryesor publik t\u00eb lexohen edhe deklaratat e 136 ulqinak\u00ebve dh\u00ebn\u00eb po ashu para OZN-\u00ebs. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs avokat mbrojt\u00ebs i tij u caktua Dr. Stjepo Vukasoviq, avokat nga Kotorri.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshmitar\u00ebt e propozuar nga Prokuroria deklarouan se mbesin p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb ate \u00e7ka kan\u00eb deklaruar n\u00eb procesverbalin e OZN-\u00ebs. Nd\u00ebrkaq &nbsp;Savo Gjurishiqi deklaroi se nuk i kujtohet se kuj ia ka dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb akuzuarit apo Vuk\u00e7eviqit, p\u00ebr \u00e7ka reagon i akuzuari i cili deklaron se d\u00ebshmitari nuk ka ardhur t\u00eb ai por v\u00ebllau i tij Nikolla, d\u00ebshmi e rrejshme e sajuar apo e imponuar, nd\u00ebrsa Stevo Gjakonoviqi, 33 vje\u00e7ar, partizan q\u00eb nga viti 1941, deklaroi se Tusha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr organizator\u00ebt kryesor t\u00eb formimit t\u00eb milicis\u00eb shqiptare dhe nxit\u00ebs i popullsis\u00eb katolike p\u00ebr rrokjen e arm\u00ebve dhe futjen n\u00eb milici kund\u00ebr partizan\u00ebve. D\u00ebshmin\u00eb e tij e bazon n\u00eb ato \u00e7ka i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb popullata katolike sepse vet nuk kishte qen\u00eb prezent\u00eb. P\u00ebrseri sajim apo imponim! Idriz Tuliqi, 20 vje\u00e7, deklaroi se i akuzuari n\u00eb gusht t\u00eb viti 1943 kishte mbajtur nj\u00eb fjalim n\u00eb kish\u00ebn katolike dhe kishte th\u00ebn\u00eb se v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit ton\u00eb italian\u00eb po ikin e po vijn\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit gjerman\u00eb, n\u00eb \u00e7ka reagon i akuzuari duke th\u00ebn\u00eb se kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sepsa s\u2019ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb di se Italia do t\u00eb kapitulloi dhe shtoi se ai gjithnj\u00eb ka pasur urrejtje ndaj gjerman\u00ebve. D\u00ebshmitari Pjet\u00ebr Ded\u00eb Elezoviqi deklaroi se ai nuk din asgj\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e t\u00eb akuzuarit gjat\u00eb okupimit, nd\u00ebrkaq d\u00ebshmitari Gjon Zef Ivanoviqi, 62 vje\u00e7ar, deklaroi se i akuzuari asnj\u00ebher\u00eb nuk i ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb dhe puna e tij nuk i \u00ebsht\u00eb e njohur. Abdyl Buzuku, hoxh\u00eb n\u00eb Ulqin, 57 vje\u00e7ar, deklaroi se me rastin e formimit t\u00eb Komitet t\u00eb Ulqinit edhe ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhje ku \u00ebsht\u00eb diskutua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ekonomike. Ai shtoi se \u00ebsht\u00eb larguar nga komiteti n\u00eb fjal\u00eb dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb takuar m\u00eb me t\u00eb akuzuarin. Ai shtoi se i akuzuari \u00ebsht\u00eb par\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb pushtetar\u00ebve italian dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb konsideruar armik. Konsideron se ribashkimi i Ulqinit me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i n\u00ebvojsh\u00ebm, nd\u00ebrsa Hasan Mavriqi, hoxh\u00eb, 62 vje\u00e7ar\u00eb, deklaroi se ka qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb i komitetit dhe \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye si edhe Buzuku dhe shtoi se populli pas okupimit nuk ka jetuar n\u00eb dashuri dhe harmoni si m\u00eb par\u00eb e sidomos pas ngritjes s\u00eb flamurit shqiptar! Nikoll\u00eb Briskoviqi nga Bratica, 41 vje\u00e7, deklaroi shkurt se aspak nuk i \u00ebsht\u00eb e njohur puna e t\u00eb akuzuarit, nd\u00ebrsa Mark Luc\u00eb Elezoviqi, 53 vje\u00e7, deklaroi se ka qen\u00eb prezent kur \u00ebsht\u00eb ngritur flamuri shqiptar por nuk i \u00ebsht\u00eb e njohur &nbsp;se \u00e7ka ka folur i akuzuari. Po ashtu ai deklaroi se nuk ka d\u00ebgjuar se i akuzuari ka th\u00ebn\u00eb se duhet me i mbyt\u00eb malazez\u00ebt. Don Ivo Bushiqi, i cili n\u00eb deklarat\u00ebn e tij dh\u00ebn\u00eb para OZN-\u00ebs e kishte r\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb akuzuarin edhe pse ishte thirur nuk ishte paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ajo mori vendim q\u00eb ai t\u00eb mos sillet n\u00eb gjykat\u00eb pasi rrethanat p\u00ebr t\u00eb cilat ka d\u00ebshmuar jan\u00eb qart\u00ebsuar t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>I akuzuari, Don Nikoll\u00eb Tusha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij mbrojt\u00ebse deklaroi se nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb fare me politik\u00eb dhe ka menduar se puna e tij dhe e \u00e7do an\u00ebtari n\u00eb Komitetin e formar nga italian\u00ebt, kryesisht p\u00ebr trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike t\u00eb Ulqinit, n\u00eb koh\u00ebn kur Ulqini ka vuajtur p\u00ebr furnizimin me artikuj &nbsp;ushqimor\u00eb dhe populli ka qen\u00eb i uritur, nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb por pun\u00eb e dobishme. Pohon se e njeh Gjon Zefin dhe Pjet\u00ebr Ded\u00ebn por asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb ata nuk ka folur p\u00ebr politik\u00eb. Ai pranoi se nga data kur Stevo Gjurashkoviqi e kishte ngritur n\u00eb mjedis t\u00eb Ulqinit flamurin malazez nuk kishte shkuar m\u00eb n\u00eb mbledhjet e Komitetit. Sa i p\u00ebrket ngritjes s\u00eb flamurit shqiptar, ai theksoi se at\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb sepse populli e kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Po ashtu deklaroi se ribashkimin e Ulqinit me Shqip\u00ebrin\u00eb e ka dashur vet\u00eb populli pasi shkollimi&nbsp; n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ishte i ndaluar nd\u00ebrsa furnizimi i v\u00ebshtir\u00ebsuar. Ai deklaroi, sikur edhe disa nga d\u00ebshmitar\u00ebt, se kurr nuk ka b\u00ebr\u00eb thirje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb milicin fashiste e aq m\u00eb pak q\u00eb populli malazez duhet t\u00eb debohet nga Ulqini! K\u00ebt\u00eb se kishin d\u00ebgjuar asnj\u00eb d\u00ebshmitar i komb\u00ebsis\u00eb shqiptare! Deklaroi se meqen\u00ebse ishte njoh\u00ebs i mir\u00eb i gjuh\u00ebs italiane, ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb komand\u00ebn italiane p\u00ebr p\u00ebrkthime, por kjo nuk mund t\u00eb konsiderohet bashk\u00ebpunim ose tradh\u00ebti,&nbsp; nd\u00ebrsa gjerman\u00ebt, tha ai, i ka urryer gjithmon\u00eb dhe nuk ka shkuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb komanden e tyre (I akuzuari nuk e ka folur gjuh\u00ebn gjermane). Deklaroi se rojen personale t\u00eb cilen ia ka siguruar Hasan Isufi e ka pas\u00eb p\u00ebr arsye personale pasi me ka ardhur nj\u00eb let\u00ebr k\u00ebrcenuese nga Komiteti Malazez i Cetin\u00ebs dhe ekzistonte frika e likuidimit fizik. Ai theksoi se me intervenimin e tij, duke shkruajtur lutje t\u00eb ndryshme p\u00ebr lirim nga burgu si \u00ebsht\u00eb rasti i v\u00ebllaut t\u00eb Nikoll\u00eb Gjurishiqit nga Mozhura e t\u00eb tjer\u00ebve, ka shp\u00ebtuar shum\u00eb ulqinak\u00eb nga arrestimi apo internimi.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>D\u00ebshmitar\u00ebt shqiptar\u00eb deklaruan se nuk kan\u00eb njohuri p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Don Nikoll\u00ebs<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve shqiptar\u00eb se nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr akuzat me t\u00eb cilat ngarkohet i akuzuari dhe mos pranimit t\u00eb akuz\u00ebs nga i akuzuari, ndihm\u00ebs prokurori public n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare Nikoll\u00eb Tush\u00ebn e cil\u00ebsoi si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb okupatorit dhe ideolog politik, sepse ai ishte udheheq\u00ebs intelektual dhe inspirues shpirt\u00ebror i tentimit t\u00eb fashisizimit t\u00eb popullsis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ka jetuar. Ai theksoi se tentimi i ribashkimit t\u00eb Ulqinit me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria po luftone p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga fashizmi do t\u00eb ishte krim i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb! Theksoi se p\u00ebr t\u00eb akuzuarin nuk ka asnj\u00eb rrethan\u00eb leht\u00ebsuese dhe k\u00ebrkoi nga gjykata q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>N\u00eb procedur\u00ebn provuese nuk u gjet asnj\u00eb prove e kryerjes s\u00eb krimit ndaj popullit<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Avokati mbrojt\u00ebs n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare theksoi se nuk mund t\u00eb thuhet se i akuzuari ka qen\u00eb ideolog i fashizmit duke theksuar se komitete t\u00eb tilla jan\u00eb krijuar n\u00eb \u00e7do qytet dhe nuk ka qen\u00eb ekzekutues i asnj\u00eb vepre q\u00eb do e ngarkonte me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sa i p\u00ebrket pun\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr ribashkimin e Ulqinit me Shqip\u00ebrin\u00eb, ai theksoi se ai nuk ishte veprim politik pasi kishte t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekonomike dhe k\u00ebshtu ai mendonte se nuk i b\u00ebnt\u00eb asnj\u00eb krim k\u00ebtij populli. Nikoll\u00eb Tusha, theksoi avokati mbrojt\u00ebs, si njoh\u00ebs i mir\u00eb i gjuh\u00ebs italiane ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkthime dhe lutje n\u00eb favor t\u00eb shum\u00eb ulqinakve e sidomos malazez\u00ebve dhe ka shp\u00ebtuar nga burgosja apo internimi shum\u00eb malazez\u00eb ulqinak\u00eb.&nbsp; N\u00eb fund ai konstatoi se gjat\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs provuese nuk u gjet asnj\u00eb prov\u00eb direkte p\u00ebr kryerjen e vepres penale nga ana e t\u00eb akuzuarit dhe \u00e7do gj\u00eb bazohet n\u00eb parandjenja apo iluzione t\u00eb caktuara. K\u00ebrkoi nga gjykata q\u00eb si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese t\u00eb marr\u00eb faktin se ai ishte n\u00eb lajthitje pasi shkollimin p\u00ebr klerik katolik e ka mbaruar n\u00eb Itali dhe ndjehet shqiptar pasi \u00ebsht\u00eb komb\u00ebsia e tij. I akuzuari pajtohet me q\u00ebndrimin e avokatit t\u00eb tij. Shqyrtimi publik p\u00ebrfundoi m\u00eb dat\u00ebn 23 qershor n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb mbr\u00ebmjes, nd\u00ebrsa aktgjykimi publikisht u shqiptua me 24 qershor n\u00eb ora 6,45 paradite.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Don Nikoll\u00eb Tusha u shpall fajtor pa argumente t\u00eb mjaftueshme dhe u d\u00ebnua me vdekje vet\u00ebm se ishte shqiptar<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Aktgjykimit nr. 40\/46, dat\u00eb 24 qershor 1946, i akuzuari Don Nikoll\u00eb Tusha shpallet fajtor dhe d\u00ebnohet me d\u00ebnim me vdekje me pushkatim. Kund\u00ebr aktgjykimit n\u00eb fjal\u00eb avokati mbrojt\u00ebs b\u00ebri ankes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha instancat gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat pam\u00ebdyshje u refuzuan. Presidiumi i Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Malit t\u00eb Zi, m\u00eb 25 tetor 1946, refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Nikoll\u00eb Tush\u00ebs p\u00ebr falje t\u00eb d\u00ebnimit me vdekje. Sipas procesverbalit pa num\u00ebr ( dok.SPO 36\/1946), m\u00eb dat\u00ebn 14 n\u00ebntor 1946, her\u00ebt n\u00eb mengjes n\u00eb ora 5,30, n\u00eb poligonin e qitjes n\u00eb Cetin\u00eb b\u00ebhet ekzekutimi i aktgjykimit. Don Nikoll\u00eb Tusha pushkatohet dhe vorroset n\u00eb vendin e pushkatimit meqen\u00ebse askush nga t\u00eb af\u00ebrmit nuk kishte paraqitur interes p\u00ebr marrjen e trupit t\u00eb tij!<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebkati m\u00eb i madh i Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs &nbsp;ishte &nbsp;se e kishte konsideruar veten shqiptar dhe kishte k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e mohuara t\u00eb popullit t\u00eb vet e ve\u00e7an\u00ebrisht hapjen e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe ngritjen e flamurit komb\u00ebtar shqiptar. N\u00eb procedur\u00ebn provuese nuk u v\u00ebrtetua se ai kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb veprim konkret kund\u00ebr interesave t\u00eb popullit malazez n\u00eb Ulqin, p\u00ebrkundrazi u v\u00ebrtetuan disa raste q\u00eb Nikolla kishte shp\u00ebtuar nga arrestimi apo internimi disa ulqinak\u00eb n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb s\u00eb shumti ishin me komb\u00ebsi malazeze. As d\u00ebshmit\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb procedur\u00ebn provuese se nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr veprimin e tij kund\u00ebr popullit dhe shtetit, nuk u mor\u00ebn parasysh. Gjykata Popullore e Qarkut t\u00eb Cetin\u00ebs shpalljen fajtor t\u00eb Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs e bazon n\u00eb bindjen e vet dhe d\u00ebshmit\u00eb e deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve malazez dhe k\u00ebrkes\u00ebn e 136 ulqinak\u00ebve nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm 11 sish ishin t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare!<\/p>\n\n\n\n<p>Don Nikoll\u00eb Tusha u d\u00ebnua me vdekje dhe u pushkatua vet\u00ebm se ishte shqiptar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Gjykata Popullore e Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb si gjykat\u00eb penale, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje nga kryetari i trup\u00ebs gjykuese Nikolla V.Krivokapiq dhe porot\u00ebve Shime Masllovar, pun\u00ebtor nga Kotorri dhe Andrija Maxhar, kryetar i K\u00ebshillit Popullor Vendor n\u00eb Spi\u00e7, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues dhe Mihailo Ulama, zyrtar i Gjykat\u00ebs Popullore t\u00eb Rrethit t\u00eb Tivarit, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[3313],"class_list":["post-35203","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione","tag-don-nikolle-tusha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35203"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35203\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35207,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35203\/revisions\/35207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}