{"id":35173,"date":"2023-07-02T08:58:37","date_gmt":"2023-07-02T06:58:37","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35173"},"modified":"2023-07-02T09:02:23","modified_gmt":"2023-07-02T07:02:23","slug":"zeri-i-botes-rame-lahaj-jehoi-ne-ulqin-per-feste-e-mesazhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35173","title":{"rendered":"Z\u00ebri i bot\u00ebs Ram\u00eb Lahaj jehoi n\u00eb Ulqin p\u00ebr fest\u00eb e mesazhe"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"743\" height=\"418\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Rame-lahaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Rame-lahaj.jpg 743w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Rame-lahaj-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 743px) 100vw, 743px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Shaban Maxharraj*<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Zyrtarisht, me koncertin e maestros Ram\u00eb Lahaj me shok\u00eb, Ulqini ka hapur sezonin turistik. Por z\u00ebri i tenorit bot\u00ebror nuk ka jehuar vet\u00ebm me kryevepra bot\u00ebrore e perla t\u00eb muzik\u00ebs shqipe. Ka l\u00ebn\u00eb mesazhe dhe vet\u00eb ai koncertin e ka cil\u00ebsuar si obligim a mision. Nj\u00eb ngjarje si kjo ka bashkuar edhe politikan\u00ebt. N\u00eb rendin e par\u00eb, kryeministrit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, i jan\u00eb bashkuar edhe presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, e kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama. Por kapitulli kryesor \u00ebsht\u00eb muzika. Harmonia e saj. E, ajo e l\u00eb n\u00eb hije politik\u00ebn. S\u00eb paku p\u00ebr aq sa zgjat koncerti, q\u00eb ka kulmuar me \u201cVendi im\u201d. Dhe k\u00ebnga ka nj\u00eb mesazh<\/h3>\n\n\n\n<p>Ulqini merr hov n\u00eb fundpranver\u00eb e fillim t\u00eb ver\u00ebs. Se qyteti po ngjallet, fillimisht merret vesh te pjesa e vjet\u00ebr, Kalaja. Por sivjet hapja e sezonit turistik ka pasur krejt tjet\u00ebr atmosfer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Mol\u00ebn e Madhe rr\u00ebz\u00eb Kalas\u00eb \u2013 monument q\u00eb identifikon qytetin bregdetar \u2013 ka dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb akomoduar nj\u00eb koncert jo t\u00eb zakonsh\u00ebm. Skena e ngritur aty, ve\u00e7 si pamje, ka d\u00ebshmuar se qyteti q\u00eb besohet se i ka b\u00ebr\u00eb konak edhe Miguel de Servantesit, do t\u00eb jet\u00eb edhe nikoqir i arieve operistike, midis t\u00eb cilave edhe asaj me autor bashk\u00ebkomb\u00ebsin e Servantesit, Pablo Sorozabal, \u201cLa tabernera del puerto\u201d nga opera \u201cNo puede ser\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Qysh pasditen e s\u00eb premtes, kur orkestra simfonike \u201cRam\u00eb Lahaj\u201d \u00ebsht\u00eb ngjitur p\u00ebr prova n\u00eb sken\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se mbr\u00ebmja do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tjera ngjyra: ato t\u00eb muzik\u00ebs. Ram\u00eb Lahaj, tenori i skenave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore prej Sydneyt, n\u00eb Los Angeles e gjithandej ka testuar veten dhe Orkestr\u00ebn p\u00ebr gati nj\u00eb or\u00eb. Bashk\u00eb me dirigjentin orkestruesin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb programit, Gridi Kraja, jan\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr koncert, pasi jan\u00eb siguruar se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb gati.<\/p>\n\n\n\n<p>Por si\u00e7 ndodh n\u00eb Ballkan, aty ku pritet politika, gjithnj\u00eb ka \u00e7alime. Me pjes\u00ebn e publikut plot, Orkestra bashk\u00eb me kryefjal\u00ebn e mbr\u00ebmjes Ram\u00eb Lahaj e interpretuesit e tjer\u00eb, kan\u00eb pritur gati nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u2019ia nisur mbr\u00ebmjes. Fiks n\u00eb 20:41 \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar edhe radha e par\u00eb e karrigeve me kryeministrin e Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, presidenten e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, bashk\u00eb me kryetarin e Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama e at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, Benet Beci. Ka pasur edhe t\u00eb tjer\u00eb politikan\u00eb e zyrtar\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Genc Nimanbegu, deputet shqiptar n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Hyrja n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bot\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por muzika klasike bashk\u00eb me perlat shqiptare e kan\u00eb nj\u00eb veti: kur nis mbr\u00ebmja b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb harrohet ajo \u00e7far\u00eb ka ndodhur paraprakisht. Kur jan\u00eb ndezur dritat e qytetit bashk\u00eb me ato t\u00eb sken\u00ebs dhe Gridi Kraja i ka dh\u00ebn\u00eb sinjal Orkestr\u00ebs q\u00eb t\u00eb nis\u00eb interpretimi i \u201cCavalleria Rusticana\u201d t\u00eb Mascagnit, pjesa e vjet\u00ebr e qytetit bashk\u00eb me publikun kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr bot\u00eb. At\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs, q\u00eb shoq\u00ebrohet me dallg\u00ebt e lehta t\u00eb Adriatikut t\u00eb qet\u00eb. E ngjitja n\u00eb sken\u00eb e Ram\u00eb Lahajt i ka dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr rit\u00ebm krejt mbr\u00ebmjes. Virtuoziteti i tij \u00ebsht\u00eb i njohur gjithandej bot\u00ebs. Madje edhe nga legjenda e skenave operistike, Placido Domingo. Arien \u201cTosca\u201d t\u00eb Puccinit e ka interpretuar si nj\u00eb intro duke paralajm\u00ebruar publikun se tashm\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dimension.<\/p>\n\n\n\n<p>Ulqini ka pritur mbr\u00ebmje t\u00eb muzik\u00ebs klasike disa her\u00eb. Midis tjerash n\u00eb shtatorin e vitit 2018 edhe sopranon me nam Inva Mula. Por koncerti i s\u00eb premtes mbr\u00ebma ka qen\u00eb tjet\u00ebr rr\u00ebfim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lundrimi me perlat shqipe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sopranoja malaziase, Olivera Ti\u00e7eviq, \u00ebsht\u00eb kombinuar me Lahajn duke sjell\u00eb arie e k\u00ebng\u00eb tradicionale malazeze. Por p\u00ebr publikun, q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb qe shqiptar, koncerti ka marr\u00eb tjet\u00ebr rit\u00ebm kur orkestra ka nisur t\u00eb interpretoj\u00eb melodit\u00eb e k\u00ebng\u00ebve shqiptare. \u201cPranvera filloj me ardh\u00eb\u201d n\u00ebn interpretimin e Egzona Salajt ka hapur nj\u00eb tjet\u00ebr kapitull. Nd\u00ebrsa k\u00ebng\u00ebt si \u201cKroi i fshatit ton\u00eb\u201d, \u201cPo ti \u00e7ka i ke than\u00eb dikuj\u201d e \u201cM\u2019ka shku menia\u201d me u fejue\u201d t\u00eb interpretuara nga Ram\u00eb Lahaj kan\u00eb \u00e7uar atmosfer\u00ebn n\u00eb tjet\u00ebr nivel. Sidomos t\u00eb e fundit, ku storia e k\u00ebng\u00ebs flet p\u00ebr vajzat nga Ulqini, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb pranishmit pos t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb ovacione edhe ta shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebng\u00ebn me duartrokitje e edhe me vall\u00ebzim t\u00eb leht\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e publikut ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Lahaj, si mjesht\u00ebr i interpretimit, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah edhe bukurin\u00eb e k\u00ebng\u00ebve shqipe. Me Gidi Kraj\u00ebn n\u00eb krah, orkestrues e dirigjent i d\u00ebshmuar, ai ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ngjyrat e Kalas\u00eb s\u00eb mo\u00e7me t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb me fort. Dhe k\u00ebt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebve t\u00eb vjetra shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Maestroja i oper\u00ebs n\u00eb mision<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Lahajn, interpretimi n\u00eb Ulqin shkon p\u00ebrtej nj\u00eb performance. Viteve t\u00eb fundit i ka v\u00ebn\u00eb vetes synim q\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb sken\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ta shfaq\u00eb edhe n\u00eb skenat e popullit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr mua performancat para audienc\u00ebs shqiptare jan\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta. Kam pasur fatin q\u00eb t\u00eb interpretoj n\u00eb teatrot m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe e kam ndier p\u00ebr obligim q\u00eb edhe n\u00eb zon\u00ebn ton\u00eb shqipfol\u00ebse duhet filluar nj\u00eb rrug\u00eb e re solide e aktiviteteve serioze artistike. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7antia dhe ky \u00ebsht\u00eb synimi ose d\u00ebshira ime e radh\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. P\u00ebr Lahajn \u00ebsht\u00eb audienca ajo q\u00eb e obligon. Ka th\u00ebn\u00eb se ambienti ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr rreth nj\u00eb mij\u00eb veta e n\u00eb audienc\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb se dy mij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb forma q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem i obliguar. Q\u00ebllimi im tash e tutje \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shtrohet kjo lloj rrug\u00eb e infrastruktur\u00ebs, fillimisht duke improvizuar, por duhet shtruar kjo rrug\u00eb pasi jam i vullnetit p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebrpara\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kapitull i ri i kultur\u00ebs dhe artit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ram\u00eb Lahaj paraprakisht \u00ebsht\u00eb pritur edhe nga kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari. Ai ka th\u00ebn\u00eb se qyteti bregdetar \u00ebsht\u00eb vend i g\u00ebrshetimit t\u00eb kulturave e i lidhjes me bot\u00ebn. Sipas Bajraktarit, gjith\u00e7ka n\u00eb Ulqin pulson si Mesdheu.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrgjat\u00eb shekujve kemi d\u00ebgjuar k\u00ebtu tingujt dhe ritmet m\u00eb t\u00eb bukura, sepse muzika lart\u00ebson zemr\u00ebn e njeriut e \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e gjendjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb krijuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Ka p\u00ebrmendur se Ulqini \u00ebsht\u00eb vend ku jan\u00eb punuar violinat e ku ka jetuar e punuar Prenk\u00eb Jakova, autori i oper\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqiptare, \u201cMrika\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTa shijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb dhe ta p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim t\u00eb ri t\u00eb kultur\u00ebs dhe artit n\u00eb Komun\u00ebn e Ulqinit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hapje t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n\n\n\n<p>Komuna n\u00eb bashk\u00ebpunim me Qendr\u00ebn p\u00ebr Kultur\u00eb t\u00eb Ulqinit, Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe me Organizat\u00ebn Turistike t\u00eb Ulqinit, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga drejtori Qazim Hoxhiq, kan\u00eb pasur p\u00ebr synim q\u00eb sivjet hapja e sezonit t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb flasim p\u00ebr Ram\u00eb Lahajn, mund t\u00eb flasim nj\u00eb or\u00eb. Nj\u00eb shqiptar nga Kosova i njohur n\u00eb bot\u00eb, interpreton n\u00eb Ulqin. Kjo ishte nj\u00eb dhurat\u00eb e tij p\u00ebr ne dhe e jona p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Ulqinit dhe pushuesit tan\u00eb k\u00ebtu\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoxhiq. Koncertin e ka p\u00ebrshkruar jo ve\u00e7 emocionues, por edhe historik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kontrapunkti i politik\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E historia n\u00eb k\u00ebto an\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe bash p\u00ebr k\u00ebng\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. Ka muaj q\u00eb p\u00ebrplasjet politike, edhe midis politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb aq t\u00eb vogla. Tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs midis autoriteteve shtet\u00ebrore dhe serb\u00ebve lokal\u00eb bashk\u00eb me ata t\u00eb sjell\u00eb nga Serbia nuk jan\u00eb t\u00eb vogla. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me ndikime jo t\u00eb vogla nga presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar, muajin e kaluar nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur as mbledhja e p\u00ebrbashk\u00ebt midis Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Qe anuluar nga kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Madje ka nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Rama e udh\u00ebheq\u00ebsit shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs i \u00e7ojn\u00eb porosi nj\u00ebri-tjetrit n\u00ebp\u00ebrmjet mediave dhe nuk takohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Ram\u00eb Lahaj n\u00eb koncert ka bashkuar presidenten e Kosov\u00ebs, kryeministrin e Malit t\u00eb Zi e at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Madje vet\u00eb Lahaj n\u00eb sken\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se uron dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u201cSidomos p\u00ebr ne matan\u00eb kufirit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai midis interpretimeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cVendi im\u201d si porosi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMoj e bukura Arb\u00ebri\u201d interpretuar nga Adhurim Grezda, sikur ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh midis shqiptar\u00ebve. Kurse qytetit t\u00eb kapedan\u00ebve, Grezda ia ka k\u00ebnduar edhe k\u00ebng\u00ebn \u201cKapedan o djal i ri\u201d. Pavar\u00ebsisht q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr koncert t\u00eb muzik\u00ebs klasike, atmosfera i ka kaluar kufijt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBishtalecat pal\u00eb, pal\u00eb\u201d, interpretuar nga Ram\u00eb Lahaj, e ka efektin e nj\u00eb feste. Bash ashtu si\u00e7 e p\u00ebrjeton Ulqini sezonin turistik. Virtuoziteti i Lahajt jep tjet\u00ebr efekt energjie p\u00ebr publikun. Shpesh t\u00eb pranishmit i jan\u00eb bashkuar si kor, p\u00ebrderisa duartrokitjet qen\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrjetimeve nga t\u00eb pranishmit. Lahaj ka vendosur q\u00eb bashk\u00eb me Grezd\u00ebn koncertin ta mbyllin me k\u00ebng\u00ebn \u201cMall\u00ebngjimi\u201d e njohur edhe si \u201cVendi im\u201d, k\u00ebnduar dikur nga Muharrem Qena. Dyshja k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb nuk e ka interpretuar thjesht p\u00ebr efekt arti. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme edhe u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb pranishm\u00ebve \u2013 midis t\u00eb cil\u00ebve shumica e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti \u2013 q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb seriozisht p\u00ebr vendet e tyre. K\u00ebt\u00eb thirrje e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej nj\u00eb vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e tradit\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Prej Kalas\u00eb s\u00eb Ulqinit, hap\u00ebsir\u00eb ku historia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur fort. Por gjithnj\u00eb ka mbledhur e u ka dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr ngjarjeve a nismave t\u00eb m\u00ebdha, sikurse u d\u00ebshmua n\u00ebp\u00ebrmjet koncertit t\u00eb s\u00eb premtes mbr\u00ebma. <br>\/Koha Net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shaban Maxharraj* Zyrtarisht, me koncertin e maestros Ram\u00eb Lahaj me shok\u00eb, Ulqini ka hapur sezonin turistik. Por z\u00ebri i tenorit bot\u00ebror nuk ka jehuar vet\u00ebm me kryevepra bot\u00ebrore e perla t\u00eb muzik\u00ebs shqipe. Ka l\u00ebn\u00eb mesazhe dhe vet\u00eb ai koncertin e ka cil\u00ebsuar si obligim a mision. Nj\u00eb ngjarje si kjo ka bashkuar edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,12],"tags":[3314,28],"class_list":["post-35173","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-opinione","tag-rame-lahaj","tag-ulqin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35173"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35173\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35176,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35173\/revisions\/35176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}