{"id":35158,"date":"2023-07-01T12:01:42","date_gmt":"2023-07-01T10:01:42","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35158"},"modified":"2023-07-01T12:02:17","modified_gmt":"2023-07-01T10:02:17","slug":"deshmite-kunder-don-nikolle-tushes-te-dhena-nen-presionin-dhe-dhunen-e-ozn-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35158","title":{"rendered":"D\u00cbSHMIT\u00cb KUND\u00cbR DON NIKOLL\u00cb TUSH\u00cbS T\u00cb DH\u00cbNA N\u00cbN PRESIONIN DHE DHUN\u00cbN E OZN-\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nikoll\u00eb Tusha, u arrestua m\u00eb 2 janar 1946, n\u00eb vendin e quajtur Ranc. Ai m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj u torturua pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e burgut t\u00eb Cetin\u00ebs, por nuk e pranonte akuz\u00ebn q\u00eb po e r\u00ebndonte p\u00ebr veprimtari kund\u00ebr popullit. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb pranimit t\u00eb akuz\u00ebs, OZN- \u00ebs i duheshin d\u00ebshmi nga persona me ndikim apo qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb&nbsp; 2 mars 1946 n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebs\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn e OZN-\u00ebs n\u00eb Ulqin, , u paraqit\u00eb Marije Prel\u00eb Nuculloviq, amvise nga Zogajt e Ulqinit, analfabete, p\u00ebrndryshe motra e Mark Nuculloviqit, p\u00ebr t\u00eb cilin Nikoll\u00eb Tusha akuzohet se ka dor\u00eb n\u00eb pushkatimin e tij,&nbsp; n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim nd\u00ebr t\u00eb tjerat deklaroi: \u201cMe \u00ebsht\u00eb e njohur se ai ka qen\u00eb armiku m\u00eb i madh e L\u00ebvizjes Popullore&#8230; E di se me ndikimin e tij t\u00eb pushteti italian si kusht p \u00ebr me i lirue disa persona ka marr\u00eb para. E di rastin e Bimo Bajraktaroviqit, t\u00eb cilit p\u00ebr t\u00eb liruar djalin Muha i ka marr\u00eb 30-40 napulana&#8230; E di se kur v\u00ebllau i im Marku \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe \u00ebsht\u00eb burgosur kam shkuar me e lut\u00eb p\u00ebr v\u00ebllaun, me ka sulmuar ashp\u00ebr me fjal\u00eb duke m\u00eb th\u00ebne se sikur ai t\u00eb ishte katolik\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb ishte me partizan\u00ebt dhe si t\u00eb till\u00eb nuk do ta marr\u00eb n\u00eb mbrojtje&#8230;. V\u00ebllau i im u pushkatua\u201d. Po m\u00eb 2 mars 1946, nj\u00eb deklarat\u00eb m\u00eb shkrim n\u00eb zyrat e Prokur\u00ebs s\u00eb OZN-\u00ebs p\u00ebr rrethin e Ulqinit e dha edhe Hakush Nura Abazoviqi, berber nga Ulqini. \u201cM\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se Tusha n\u00eb koh\u00ebn e okupimit ka qen\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb okupatorit.Tusha ka qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb i Komitetit Komb\u00ebtar s\u00eb bashku me Cafo Alibegoviqin t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ato koh\u00ebra e kan\u00eb pasur t\u00eb gjith\u00eb pushtetin n\u00eb duar t\u00eb tyre&#8230;. Personalisht e kam par\u00eb duke biseduar me oficerin italian me rastin e pushkatimit t\u00eb Marko Nuculloviqit&#8230;\u201d kishte deklaruar Hakushi. Se si dhe kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb dhe e dyshimt\u00eb. N\u00eb vul\u00ebn e OZN-\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar data 2 mars 1946 nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb data 10 mars 1946, madje me dor\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar edhe 15 qershor, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb deklarat\u00ebs sh\u00ebnohet: u muar n\u00eb pyetje padit\u00ebsi Akush Nuro Abazoviqi, pra cil\u00ebsohet si padit\u00ebs gj\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb procesverbalit nuk ceket por nga ai k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, \u00e7ka t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se deklarata \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebn presion ose \u00ebsht\u00eb e dhunuar!<\/p>\n\n\n\n<p>Me 13 mars 1946, n\u00eb zyrat e OZN-\u00ebs ishte thirur Kosta Stojanoviqi, arkivist n\u00eb Kriporen e Ulqinit, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera deklaroi:\u201dTusha, prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb hyrjes s\u00eb italian\u00ebve n\u00eb Ulqin \u00ebsht\u00eb vu n\u00eb dispozicion t\u00eb komand\u00ebs italiane. Ka mbajtur fjalime para masave popullore myslimane dhe katolike dhe ka deklaruar se pas rob\u00ebris\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are n\u00ebn sudnimn malazez dhe serb ka ardhur koha q\u00eb n\u00eb liri t\u00eb zhvillohemi. Ulqini i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb malazez\u00ebt duhet me i p\u00ebrzan\u00eb dhe vra. K\u00ebto i m\u00ebsova nga ulqinak\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8230;.Para pushtetit t\u00eb okupatorit ka deklaruar se n\u00eb Ulqin jetojn\u00eb 99% shqiptar\u00eb dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hapen shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb t\u00eb gjitha puntorit\u00eb dhe institucionet firmat t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe n\u00eb krye t\u00eb komun\u00ebs t\u00eb vij\u00eb Cafo Alibegoviqi, i cili \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Deklaratat apo d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme nuk u mjaftonin OZN-\u00ebs p\u00ebr ngritjen e akuz\u00ebs p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale kund\u00ebr popullit, sepse ato \u00e7ka kishte k\u00ebrkuar Nikolla, gjithnj\u00eb sipas deklaratve apo d\u00ebshmive, nuk ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me principet p\u00ebr t\u00eb cilat s\u00eb bashku kishin luftuar kund\u00ebr okupatorit fashist malazez\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt, p\u00ebrkundrazi k\u00ebrkesat promovonin vlerat apo iden\u00eb komuniste p\u00ebr bashkim e v\u00ebllaz\u00ebrim, apo p\u00ebr barazi nacionale q\u00eb po proklamonin pushtet e reja q\u00eb po instaloheshin n\u00eb Jugosllavi dhe Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pas m\u00eb shum\u00eb se tre muaj thiret t\u00eb &nbsp;&nbsp;d\u00ebshmoj\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb jet\u00ebs fetare n\u00eb rrethin e Ulqinit dhe kund\u00ebrshtar i Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs, Don Ivan Bushiqi, famullitar\u00eb n\u00eb Shnjergj, af\u00ebr Ulqinit, me komb\u00ebsi kroate. Ai, n\u00eb zyr\u00ebn e OZN-\u00ebs n\u00eb Ulqin, m\u00eb 22 qershor 1946, (Peocesverbal i Prokur\u00ebs s\u00eb OZN-\u00ebs p\u00ebr rrethin e Ulqinit, pa num\u00ebr, 22 qershor 1946) nd\u00ebr t\u00eb tjera deklaroi: \u201cNga dita e par\u00eb e hyrjes s\u00eb italian\u00ebve n\u00eb Ulqin Nikoll\u00eb Tusha ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me udh\u00ebheq\u00ebsit dhe komandantet e at\u00ebhersh\u00ebm&#8230;. M\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se n\u00eb bankete me vete ka marr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpuntor\u00ebt m\u00eb ta af\u00ebrt t\u00eb tij, hoxh\u00eb Llunjin, prej t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb\u201d. Ai e p\u00ebrshkruen Tush\u00ebn si nj\u00eb nd\u00ebr inspirator\u00ebt e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb mes mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe popullit ortodoks malazez. \u201cP\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1942 Tusha \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb delegacionit, s\u00eb bashku me Gjon Zef Ivanoviqin dhe Pjeter Ded\u00eb Elezoviqin, q\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb&nbsp; nj\u00eb konferenc\u00eb ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krer\u00ebt e fiseve mal\u00ebsore. Kjo konferenc\u00eb kryesisht ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre territoreve n\u00ebse eventualisht vijn\u00eb partizan\u00ebt. Nj\u00ebz\u00ebrit \u00ebsht\u00eb aprovuar rezuluta q\u00eb kishte karakter negativ dhe armiq\u00ebsor ndaj LN\u00c7-s\u00eb&#8230;..N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ka fol\u00eb edhe Nikoll\u00eb Tusha dhe e ka n\u00ebnshkruar at\u00eb\u201d&nbsp; Ai d\u00ebshmon se Nikoll\u00eb Tusha ka bashk\u00ebpunuar me trathtar\u00ebt e vendit Dushan Kopitoviqin, Ivo Kallugjeroviqin, Vu\u00e7koviqin dhe hoxh\u00eb Llunjin. Duhet theksuar se para dh\u00ebnjes s\u00eb k\u00ebsaj d\u00ebshmie, Prokurori Publik i Qarkut t\u00eb Cetin\u00ebs, m\u00eb 3 qershor 1946, i kishte paraqit Gjyqit Popullor t\u00eb Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb Akuz\u00ebn kund\u00ebr Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs \u2013 Noga, (I.nr.190\/46 (E 82\/46), nga babai Anto dhe n\u00ebna Age, e lindur Shllaku, klerik katolik, 49 vje\u00e7, i komb\u00ebsis\u00eb Albaneze, n\u00ebnshtetas jugosllav nga viti 1940, nga gjuh\u00ebt e huaja flet italisht, frengjisht, anglisht, latinisht, serbisht dhe shqip e cila \u00ebsht\u00eb gjuha am\u00ebtare e tij, i gjendjes s\u00eb dob\u00ebt ekonomike, tani n\u00eb burgun hetues n\u00eb Cetin\u00eb. Kjo tregon se, edhe pse akuza ishte ngritur, &nbsp;OZN-a vazhdonte terrorin psiqik ndaj ulqinak\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Deklarata e 136 qytetar\u00ebve t\u00eb Ulqinit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte deklarata e malazez\u00ebve kund\u00ebr Nikoll\u00eb Tush\u00ebs sepse vet\u00ebm 11 n\u00ebnshkrues ishin shqiptar\u00eb<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb bindura akuzat ndaj Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs, OZN-a organizon mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve kund\u00ebr k\u00ebtij personi, apo th\u00ebn\u00eb ndryshe i detyron qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Tusha paraqitet si armik dhe tradh\u00ebtar i madh i popullit! K\u00ebshtu, me nj\u00eb shkres\u00eb pa num\u00ebr dhe pa dat\u00eb, 136 qytetar\u00eb t\u00eb Ulqinit i drejtohen Prokur\u00ebs s\u00eb Qarkut t\u00eb OZN-\u00ebs n\u00eb Ulqin, me nj\u00eb let\u00ebr-k\u00ebrkes\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201eNe qytetar\u00ebt e posht\u00ebn\u00ebnshkruar t\u00eb Ulqinit, pasi kemi m\u00ebsuar se kleriku katolik, Don Nikoll\u00eb Tusha, nga Ulqini, nj\u00ebri nd\u00ebr armiqt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdh\u00ebnj t\u00eb popullit dhe tradh\u00ebtar, gjendet n\u00eb duart e Gjyqit Popullor n\u00eb Cetin\u00eb, e me q\u00ebllim q\u00eb mos t&#8217;i shp\u00ebtoj\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb merituar, e konsiderojm\u00eb si detyr\u00eb q\u00eb p\u00ebr armikun e p\u00ebrmendur popullor t\u00eb japim k\u00ebto shenime<strong> r<\/strong>eale, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb pakontestueshme\u201c. Sh\u00ebnimet p\u00ebr krimet e Nikoll\u00eb Tush\u00ebs u rendit\u00ebn n\u00eb 8 pika, nga t\u00eb cilat nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb&nbsp; kat\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm, si\u00e7 jan\u00eb: bashk\u00ebpunimi me italian\u00ebt, k\u00ebrkesa p\u00ebr bashk\u00ebngjitjen e Ulqinit Shqip\u00ebris\u00eb, hapja e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, shkruarja e firmave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ngritja e flamurit komb\u00ebtar shqiptar, bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i Cafo beg Alibegoviqit, Hodo Alibashiqit dhe Hasn Isufit! N\u00eb fund n\u00ebnshkruasit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb me rastin e prurjes s\u00eb aktgjykimit \u201ek\u00ebtij bariu popullor, i cili n\u00eb vend t\u00eb dashuris\u00eb dhe harmonis\u00eb parhapi lig\u00ebsi, keqdashje dhe urrejtje dhe ka derdhur gjak, t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim sh\u00ebnimet e paraqitura dhe Gjyqi Kompetent Popullor t\u00eb sjell\u00eb aktgjykimin q\u00eb e ka merituar e ai \u00ebsht\u00eb vdekja e tij dhe fashizmit \u2013 Liria e Popullit\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb dokumentin origjinal, konstatojm\u00eb se &nbsp;nga 136 n\u00ebnshkrues vet\u00ebm 11 sish ishin shqiptar\u00eb dhe ata: A.B, (hoxh\u00eb),S.F,S.A, I.H, R.K, I.T, M.B, O.Z,Xh.R, A.Q, M.L. Kjo d\u00ebshmon se akuza ndaj Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs nuk ishte d\u00ebshir\u00eb e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Ulqin p\u00ebrb\u00ebnin s\u00eb paku 75% t\u00eb popullsis\u00eb, por kryek\u00ebput e pakic\u00ebs malazeze, t\u00eb cil\u00ebt shpresonin se me d\u00ebnimin e Tush\u00ebs &nbsp;ndjenja apo qenia shqiptare n\u00eb Ulqin do t\u00eb tkur\u00ebt e m\u00eb kalimin e koh\u00ebs edhe do t\u00eb shuhej! &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse akuza ishte ngritur, qytatar\u00ebt n\u00ebnshkrues \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i drejtohen Prokuroris\u00eb ose Gjykat\u00ebs Popullore e jo Prokur\u00ebs s\u00eb Rrethit t\u00eb OZN-\u00ebs n\u00eb Ulqin. Mbledhja e n\u00ebnshkrim\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se OZN-a nuk zgjidhte mjete p\u00ebr t\u00eb &nbsp;nxjerr\u00eb nga individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm deklarata apo d\u00ebshmi n\u00ebn presion apo edhe me dhun\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb ndihen t\u00eb pasigurt\u00eb, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr ushtrimi i frik\u00ebs dhe dhun\u00eb ndaj qytetar\u00ebve shqiptar t\u00eb Ulqinit, tregon se OZN-a ishte ngritur mbi ligjin e k\u00ebshtu edhe mbi popullin dhe interesat e tij, Ajo ishte kthyer n\u00eb tmerr p\u00ebr shqiptar\u00ebt ulqinak\u00eb, t\u00eb pambrojtur e t\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb pushtet!<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi Prokurori Publik i rrethit t\u00eb Cetin\u00ebs, Kosto Zllokoviqi, m\u00eb dat\u00ebn 1 qershor 1946 kishte ngritur akuz\u00ebn I.nr.146, ndaj Don Nikoll\u00eb Tush\u00ebs, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit, me urdh\u00ebres\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Popullore t\u00eb Qarkut n\u00eb Cetin\u00eb, dat\u00eb 11 qershor 1946, u caktua q\u00eb shqyrtimi gjyq\u00ebsor publik t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb 22 qershor 1946. Shqyrtimi kryesor u mbajt m\u00eb 22, 23 dhe 24 qershor 1946.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Nikoll\u00eb Tusha, u arrestua m\u00eb 2 janar 1946, n\u00eb vendin e quajtur Ranc. Ai m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj u torturua pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e burgut t\u00eb Cetin\u00ebs, por nuk e pranonte akuz\u00ebn q\u00eb po e r\u00ebndonte p\u00ebr veprimtari kund\u00ebr popullit. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb pranimit t\u00eb akuz\u00ebs, OZN- \u00ebs i duheshin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[3313],"class_list":["post-35158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-don-nikolle-tusha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35158"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35161,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35158\/revisions\/35161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}