{"id":35152,"date":"2023-07-01T11:52:44","date_gmt":"2023-07-01T09:52:44","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35152"},"modified":"2023-07-01T11:59:48","modified_gmt":"2023-07-01T09:59:48","slug":"gjuha-e-urrejtjes-dukuri-shqetesuese-e-shoqerise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35152","title":{"rendered":"Gjuha e urrejtjes \u2013 dukuri shqet\u00ebsuese e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"312\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Edhe pse e drejta p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes p\u00ebrjashton \u00e7do form\u00eb t\u00eb shprehjes&nbsp; q\u00eb nxit urrejtje apo konflikt dhe mohon t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve, kjo shpesh nuk ndodh n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike.&nbsp;&nbsp; Shoq\u00ebria shqiptare&nbsp; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e rritjes s\u00eb narrativit &nbsp;t\u00eb ndarjes dhe polarizimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes, bazuar n\u00eb baza t\u00eb ndryshme politike, etnike, racore, fetare, nacionaliste,&nbsp; gjinore, madje edhe sharje e ofendime. P\u00ebr fat t\u00eb keq ky lloj komunikimi k\u00ebrc\u00ebnues i cili nxit dhun\u00eb&nbsp;&nbsp; \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb&nbsp;&nbsp; pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb son\u00eb n\u00eb dy shtetet shqiptare-Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb. Gjuha e urrejtjes&nbsp; p\u00ebrdoret kudo, m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb media sociale, shkolla, universitete dhe vende t\u00eb pun\u00ebs, ambiente arg\u00ebtimi e&nbsp; sportive, nd\u00ebrsa viteve t\u00eb fundit edhe on-line.&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kjo lloj retorike&nbsp;&nbsp; e cila d\u00ebmton \u00e7do shoq\u00ebri demokratike, pra edhe&nbsp; shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb&nbsp; ka koh\u00eb q\u00eb i ka tejkaluar kufijt\u00eb&nbsp; e hap\u00ebsirat private dhe ka filluar t\u00eb&nbsp; shkaktoj\u00eb d\u00ebm&nbsp; t\u00eb konsideruesh\u00ebm&nbsp; jo vet\u00ebm ndaj individ\u00ebve q\u00eb preken drejtp\u00ebrdrejt nga ato, p<\/strong>or edhe &nbsp;ndaj t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Disa t\u00eb dh\u00ebna shqet\u00ebsuese&nbsp; p\u00ebr mbizot\u00ebrimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas nj\u00eb\u00a0studimi\u00a0t\u00eb kryer nga Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi mb\u00ebshtetur nga Bashkimi Evropian dhe K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs\u00a0 i publikuar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021,\u00a0\u00a0 afro 60%\u00a0 e t\u00eb anketuarve\u00a0 mendojn\u00eb se gjuha e urrejtjes mbizot\u00ebron n\u00eb vend. Studimi bazohet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e mbi 1.800 personave q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e anket\u00ebs duke sjell\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, perceptime, opinione, fakte dhe p\u00ebrvoja individuale n\u00eb nivel komb\u00ebtar, lidhur me diskriminimin dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes.<strong> <\/strong>Bazuar n\u00eb studim, t\u00eb pakt\u00ebn 60% e t\u00eb anketuarve, duke cituar k\u00ebtu se n\u00ebnt\u00eb nga dhjet\u00eb t\u00eb anketuarit kan\u00eb pohuar se gjuha e urrejtjes \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur masivisht n\u00eb vend. Nd\u00ebrsa rreth 70% e t\u00eb anketuarve pohojn\u00eb se debatet politike jan\u00eb shfaqjet televizive q\u00eb nxisin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb publik. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e njer\u00ebzve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb studim, i bashkohen mendimit se motivet q\u00eb zgjojn\u00eb n\u00eb vet\u00ebdije gjuh\u00ebn e urrejtjes jan\u00eb varf\u00ebria, statusi social, opinioni politik dhe paraqitja fizike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ndasi gjinore, nga nj\u00ebri krah kemi meshkujt q\u00eb mendojn\u00eb se gjuh\u00ebn e urrejtjes e nxisin opinionet dhe q\u00ebndrimet e ndryshme politike dhe nga krahu tjet\u00ebr jan\u00eb&nbsp;&nbsp; femrat t\u00eb cilat&nbsp; mendojn\u00eb se nj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb nxitet nga paraqitja fizike. Nga studimi rezultoi se \u201cdiskriminimi\u201d q\u00eb i b\u00ebhet komunitetit LGTBIQ, vjen nga fobia q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb ndaj tyre. Sharjet etnike, nxitja e urrejtjes dhe shakat\u00eb p\u00ebr pakicat etnike p\u00ebrceptohen masivisht afro 70 % si forma t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes. Bazuar nga p\u00ebrgjigjet, rezulton se t\u00eb pakt\u00ebn 20% e qytetar\u00ebve nuk e kan\u00eb provuar ose nuk kan\u00eb pasur asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb personale me diskriminim dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes, 30% e tyre e kan\u00eb p\u00ebrjetuar disa her\u00eb, nd\u00ebrsa 32% jan\u00eb ekspozuar shpesh ndaj gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Platforma Komb\u00ebtare \u201c Raporto gjuh\u00ebn dhe krimet e urrejtjes\u201d<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga viti 2018-2022 , rreth 61 % e incidenteve on-line i p\u00ebrkasin gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes. Kjo &nbsp;shif\u00ebr shum\u00eb e lart\u00eb&nbsp; tregon se ky fenomen shqet\u00ebsues &nbsp;\u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur kudo. Sipas k\u00ebtij studimi t\u00eb publikuar vitin e kaluar&nbsp; n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb&nbsp; kuad\u00ebr t\u00eb&nbsp; Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Hemofobis\u00eb,&nbsp;&nbsp; platforma sociale e cila e shfaq m\u00eb shum\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes &nbsp;\u00ebsht\u00eb Instagrami me 52% t\u00eb rasteve, ndjekur nga Facebook, Youtube dhe Tik Tok.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas studimit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, rastet e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mas\u00ebn 97 % nuk raportohen. Nga ana tjet\u00ebr, personat m\u00eb t\u00eb rrezikuar ndaj gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, LGBTIQ, duket se preferojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb raportojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen. Sipas studimit, pothuajse 4 % &nbsp;e t\u00eb anketuarve viktima t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, pretendojn\u00eb se i jan\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur personit q\u00eb i ka sulmuar, rreth 3 % &nbsp;kishin zgjedhur ta fshijn\u00eb mesazhin e urrejtjes, dhe vet\u00ebm 10 % e t\u00eb anketuarve zgjodh\u00ebn t\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb institucione publike si policia, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, gjykata, etj.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Studimi \u201cP\u00ebrtej Kufizimeve: Thirrje kund\u00ebr gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes\u201d, i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera evidentoi se: \u2013 58% e&nbsp; t\u00eb anketuarve mendonin se gjuha e urrejtjes ishte e p\u00ebrhapur n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ose shum\u00eb t\u00eb madhe \u2013 72% e personave LGBTIQ t\u00eb intervistuar raportuan se kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs, sulmeve me arm\u00eb apo me objekte t\u00eb forta. Nj\u00eb raport i Komisionit Evropian Kund\u00ebr Racizmit dhe Toleranc\u00ebs v\u00ebren p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb se n\u00eb 10 vitet e fundit jan\u00eb gjykuar e denoncuar shum\u00eb pak raste t\u00eb krimeve dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrhapja dhe dominimi i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb diskursin publik&nbsp; n\u00eb Kosov\u00eb <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt e k\u00ebsaj fush\u00eb&nbsp; pohojn\u00eb&nbsp; se trendi i p\u00ebrhapjes&nbsp; dhe dominimi i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb diskursin publik n\u00eb Kosov\u00eb ekziston tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb &nbsp;se nj\u00eb dekad\u00eb , q\u00eb kur n\u00eb vend filloi hapja masive e portaleve dhe&nbsp; r\u00ebnies s\u00eb standardit profesional dhe raportimit gjithnj\u00eb m\u00eb joprofesional. P\u00ebr publikun e&nbsp; atjesh\u00ebm&nbsp; pothuaj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme shprehjet&nbsp; fyese, p\u00ebrul\u00ebse e n\u00ebn\u00e7muese&nbsp; nga individ\u00eb apo grupe t\u00eb caktuara. Kjo ndodh, si\u00e7 vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e k\u00ebsaj fush\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kryesisht n\u00eb munges\u00eb&nbsp; t\u00eb argumenteve&nbsp; n\u00eb debate e opinione politike&nbsp; lidhur me ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar. Ky lloj komunikimi vulgar, i pacivilizuar&nbsp;&nbsp; gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb&nbsp; po p\u00eblqehet dhe po p\u00ebrdoret&nbsp; edhe nga t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs rreth aktualitetit politik, cenon lirin\u00eb mendimit t\u00eb pavarur, zvog\u00eblon p\u00ebrdorimin e mendimit kritik&nbsp; apo ndryshe&nbsp; dhe shkel barazin\u00eb shoq\u00ebrore.&nbsp; <strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb studimin e kryer&nbsp; t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Trajnimeve dhe Burimeve p\u00ebr Avokim gjat\u00eb periudh\u00ebs &nbsp;janar \u2013 qershor t\u00eb vitit 2019 dhe t\u00eb vitit 2020, jan\u00eb analizuar 2.512 materiale tekstuale dhe 201 materiale audiovizive &nbsp;n\u00eb dhjet\u00eb media elektronike t\u00eb Kosov\u00ebs, prej t\u00eb cilave shtat\u00eb me frekuenc\u00eb komb\u00ebtare dhe tri lokale. <em>\u201cN\u00eb materialet tekstuale&nbsp; t\u00eb portaleve t\u00eb cilat jan\u00eb analizuar nga 2. 512 artikuj t\u00eb analizuar, 453 kan\u00eb gjuh\u00eb problematike dhe nga 453 artikuj 314 kan\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes. Nd\u00ebrsa nga materialet audio-vizive apo emisionet e analizuara emisione me gjuh\u00eb problematike kan\u00eb qen\u00eb 12, nd\u00ebrsa me gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes kan\u00eb qen\u00eb 8\u201d,<\/em>&nbsp;ka th\u00ebn\u00eb&nbsp; autori i studimit, Valon Junuzi. N\u00eb hulumtim \u00ebsht\u00eb analizuar gjuha e urrejtjes ndaj komuniteti serb, komunitetit LGBTIQ, komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas dhe imigrant\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga Lindja e Mesme. <em>\u201cKomuniteti rom, ashkali dhe egjiptas paraqiten si t\u00eb pakujdessh\u00ebm, t\u00eb prapambetur dhe t\u00eb prir\u00eb drejt dhun\u00ebs n\u00eb familje. Komuniteti serb dhe imigrant\u00ebt paraqiten si t\u00eb dhunsh\u00ebm ndaj t\u00eb cil\u00ebve duhet pasur frik\u00eb nd\u00ebrsa komuniteti LGBTIQ prezantohet si devijues, t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb dhe shp\u00ebrndahen thirrje homofobike q\u00eb nxisin urrejtjen dhe vrasjen e tyre\u201d,<\/em>&nbsp;\u00ebsht\u00eb shprehur&nbsp;&nbsp; Junuzi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0Edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb t\u00eb helmuar\u00a0nga gjuha e urrejtjes <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Situata n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk dallon shum\u00eb nga ajo n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e shtete tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst\u00a0 edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet jan\u00eb t\u00eb helmuar nga\u00a0 gjuha e urrejtjes, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr\u00a0\u00a0 gjuh\u00ebn e urrejtjes n\u00eb internet \u00a0dhe n\u00eb media. Ky fenomen\u00a0 negativ \u00a0\u00a0\u00a0u v\u00ebrejt\u00a0\u00a0 sidomos \u00a0gjat\u00eb\u00a0 fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare , ku rival\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb\u00a0 p\u00ebrdor\u00ebn ndaj nj\u00ebri-tjetrit fjal\u00ebt \u00a0\u201clideruc, \u201cdeputet i rrejsh\u00ebm\u201d, \u201cmashtrues\u201d dhe \u201cpla\u00e7kit\u00ebs\u201d e t\u00eb tjera . \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nxitja e besimit, dialogut dhe kompromisit <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare mendojm\u00eb se ka&nbsp; nevoj\u00eb&nbsp; t\u00eb refuzoj\u00eb retorik\u00ebn e urrejtjes dhe p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs si mjet politik dhe t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me debate konstruktive, konkurrenc\u00ebn institucionale si dhe dialogun e mir\u00ebkuptimin. Ajo p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb saj shtet\u00ebrore dhe gjith\u00eb akter\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs, organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shoq\u00ebris\u00eb civile, individ\u00ebve&nbsp; etj, do t\u00eb ishte mir\u00eb dhe me shum\u00eb interes&nbsp; t\u00eb shtoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj&nbsp; jo vet\u00ebm t\u00eb njoh nevoj\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me diskriminimin, ksenofobin\u00eb dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes, por p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb fenomen, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin &nbsp;nd\u00ebrkomb\u00ebtar &nbsp;p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebrmes &nbsp;promovimit t\u00eb &nbsp;&nbsp;dialogut nd\u00ebrfetar dhe nd\u00ebrkulturor dhe toleranc\u00ebs. Ne t\u00eb gjith\u00eb kemi nj\u00eb &nbsp;detyr\u00eb morale, politike dhe ligjore t\u00eb flasim me vendosm\u00ebri kund\u00ebr t\u00eb gjitha formave t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe t\u00eb nxisim besimin, pajtimin, dialogun, kompromisin dhe &nbsp;solidaritetin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj Edhe pse e drejta p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes p\u00ebrjashton \u00e7do form\u00eb t\u00eb shprehjes&nbsp; q\u00eb nxit urrejtje apo konflikt dhe mohon t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve, kjo shpesh nuk ndodh n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike.&nbsp;&nbsp; Shoq\u00ebria shqiptare&nbsp; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e rritjes s\u00eb narrativit &nbsp;t\u00eb ndarjes dhe polarizimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[180],"class_list":["post-35152","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-gjeke-gjonaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35152"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35152\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35157,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35152\/revisions\/35157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}