{"id":35105,"date":"2023-06-18T09:54:40","date_gmt":"2023-06-18T07:54:40","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35105"},"modified":"2023-06-18T09:57:31","modified_gmt":"2023-06-18T07:57:31","slug":"si-u-arratisa-nga-tivari-per-te-takuar-enver-hoxhen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35105","title":{"rendered":"Si u arratisa nga Tivari p\u00ebr t\u00eb takuar Enver Hoxh\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"193\" height=\"245\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/gjoke-dabaj-durres.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>N\u00eb emisionin \u201cShqip\u201d nga Rudina Xhunga n\u00eb DritareTv, vjen me nj\u00eb rr\u00ebfim Gjok\u00eb Dabaj, veprimtar i Kombit. Dabaj, nj\u00eb ish-m\u00ebsues lindi n\u00eb Stamboll, u rrit n\u00eb Tivar, u arratis nga Prizreni, u internua n\u00eb Tepelen\u00eb dhe tani jeton n\u00eb Shijak. Ai ndan me gazetaren Xhunga historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb kur pa masakr\u00ebn e Tivarit kur ishte 7 vje\u00e7, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb momentet e para t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb Nikshiq, arratisjen nga Prizreni n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb takuar Enver Hoxh\u00ebn. Zoti Dabaj tregon se si e internuan n\u00eb Tepelen\u00eb, aty ku do t\u00eb takonte edhe gruan e jet\u00ebs. Dabaj rr\u00ebfen se si pas &#8217;90-\u00ebs hoqi dor\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnia, pasi pa q\u00eb ia shkat\u00ebrruan shkoll\u00ebn e bibliotek\u00ebn dhe nuk mundi t\u2019u dilte p\u00ebr zot, por pavar\u00ebsisht nuk hoqi kurr\u00eb dor\u00eb nga shkrimi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-rich is-provider-embed-handler wp-block-embed-embed-handler wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<iframe loading=\"lazy\" title=\"Si u arratisa nga Jugosllavia p\u00ebr t\u00eb takuar Enver Hoxh\u00ebn! | Jeta ime, 13.06.2023\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/KwxK6eyLubQ?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe>\n<\/div><\/figure>\n\n\n\n<p><br><em>\u201cUn\u00eb kam nj\u00eb histori jete ndoshta ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Un\u00eb kam lindur n\u00eb Stamboll nga prind\u00ebr me prejardhje nga Tivari dhe Ulqini. N\u00ebna ime kur un\u00eb isha vet\u00ebm 9 muajsh erdh\u00ebm nga Stamolli n\u00eb Shestan, n\u00eb Ulqin. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb n\u00eb \u201939-t\u00ebn nisi Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Babai nga Stambolli na d\u00ebrgoi lajm duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb det kishte trazira, k\u00ebshtu un\u00eb dhe n\u00ebna ime q\u00ebndruam te gjyshi im deri n\u00eb vitin 1948. Pas luft\u00ebs erdhi babai im nga Stambolli dhe ai m\u00eb takoi dhe pyeti: A \u00ebsht\u00eb ky djali im? Un\u00eb isha 9 vje\u00e7 dhe ai pyeti: Pse nuk e keni \u00e7uar djalin n\u00eb shkoll\u00eb? Nj\u00eb daja im q\u00eb ishte veteran lufte i tha se djali nuk di, madje as vijat e drejta nuk di t\u2019i b\u00ebj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb mori dhe m\u00eb \u00e7oi babai n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, k\u00ebshtu nisi shkollimi im. N\u00eb shkoll\u00eb flitej sllavisht, nd\u00ebrsa n\u00eb sht\u00ebpi flitej shqip. M\u00ebsuesi q\u00eb kisha i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb quhej Bozho. Babai m\u00eb bleu n\u00eb pazar nj\u00eb Abetare p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb botuar n\u00eb Prizren, ma solli n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb tha: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebtu n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa atje me Bozhon n\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebso \u00e7far\u00eb t\u00eb duash.\u201d Babai m\u00eb m\u00ebsoi alfabetin shqip dhe t\u00eb lexoja. Pasi mbarova klas\u00ebn e 8-t\u00eb u shk\u00ebputa nga shkolla, pasi atje ku ndodheshim ne n\u00eb Tivar kishte shum\u00eb presion ndaj shqiptar\u00ebve. Ishim t\u00eb stigmatizuar dhe nuk ndiheshim mir\u00eb. Un\u00eb kam shkruar p\u00ebr masakr\u00ebn e Tivarit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha rreth 7 vje\u00e7 dhe ne b\u00ebnim rrug\u00ebn Ulqin-Shestan n\u00eb pranver\u00eb me bag\u00ebti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kur kalonim me bag\u00ebti n\u00ebna m\u00eb mbante p\u00ebr dore. Duke kaluar rrug\u00ebs un\u00eb n\u00eb krah t\u00eb spitalit q\u00eb ndodhej atje pas disa njer\u00ebz t\u00eb nxir\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb dhe gjysm\u00eb lakuriq q\u00eb q\u00ebndronin atje t\u00eb mb\u00ebshtetur. Un\u00eb u largova i frik\u00ebsuar, nd\u00ebrsa n\u00ebna m\u00eb tha:\u201dBir, mos u tremb. Jan\u00eb kosovar\u00ebt.\u201d Aty e d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb dhe kjo ishte masakra e Tivarit q\u00eb un\u00eb e pash me syt\u00eb e mi kur isha i vog\u00ebl.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7 m\u00eb doli bursa p\u00ebr m\u00ebsuesi dhe m\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkoll\u00ebn Normale t\u00eb Nikshiqit me nj\u00eb grup shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb m\u00ebsuesish. Ne ishim rreth 30 shqiptar\u00eb q\u00eb donim t\u00eb b\u00ebheshim m\u00ebsues t\u00eb gjuh\u00ebs sllave p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb. M\u00eb pas k\u00ebt\u00eb e m\u00ebsuam dhe nuk doja m\u00eb t\u00eb jepja m\u00ebsim sllavisht p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb. Un\u00eb vendosa t\u00eb largohem dhe u largova n\u00eb Prishtin\u00eb, ku p\u00ebr fat ekzistonte shkolla Normale e Gjuh\u00ebs Shqipe. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb pat\u00ebm ndihm\u00eb q\u00eb t\u00eb shkonim n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb mos na pengohej marrja e shp\u00ebrnguljes. N\u00eb Prishtin\u00eb nisa shkoll\u00ebn shqip, q\u00eb pasi u sistemova atje.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ora e par\u00eb e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe ishte me profesor Dremush Shal\u00ebn, i cili ishte duke shpjeguar Ndre Mjed\u00ebn. Ai po recitonte vargjet e Mjed\u00ebs \u201cPo shkrin d\u00ebbora, dimri po shkon..\u201d dhe un\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, i ulur n\u00eb bank\u00ebn e fundit pasi isha m\u00eb i madh n\u00eb mosh\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, po qaja n\u00eb lot. E nd\u00ebrkoh\u00eb dhe profesori, k\u00ebtej shkruante n\u00eb d\u00ebrras\u00eb e nga ana tjet\u00ebr fshinte edhe ai lot\u00ebt. Ky ishte kujtimi im i par\u00eb nga m\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb Prishtin\u00eb gjeta p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe nga student\u00ebt q\u00eb ishin atje. Kam takuar Azem Shkrelin, por dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shkolla e Normales ishte n\u00eb pozita patriotike vlimi. Sapo shkova ata m\u00eb njoh\u00ebn me revist\u00ebn \u201cJeta e re\u201d, organi letrar q\u00eb botohej n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Adem Dema\u00e7i dhe kapllan Kallushi apo Resuli m\u00eb von\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00eb burgun e jugosllav\u00ebve, ishin idhujt tan\u00eb dhe novelat e tyre lexoheshin pafund. M\u00eb von\u00eb ndodhi q\u00eb nj\u00ebri nga k\u00ebta q\u00eb ne kishim idhuj nuk vijoi m\u00eb n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb. Kur u hap\u00ebn rrug\u00ebt ai kishte ardhur k\u00ebtu, u njoh\u00ebm e m\u00eb pas pat\u00ebm dhe kontradikta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ai botoi nj\u00eb lib\u00ebr me titull \u201cTradhtia\u201d, ku rr\u00ebfente nj\u00eb histori tradhtie t\u00eb jugosllav\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb roman q\u00eb u vler\u00ebsua shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shkak t\u00eb atij romani ai u shoq\u00ebrua p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebtitur gjithandej n\u00ebp\u00ebr kooperativa dhe fshatra p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr luft\u00ebn e kosovar\u00ebve. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe q\u00eb ai l\u00ebvizte un\u00eb isha i internuar n\u00eb Tepelen\u00eb. Nga Prishtina p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave u detyrova t\u00eb l\u00ebviz n\u00eb Gjakov\u00eb, dhe m\u00eb pas nga Gjakova n\u00eb Prizren, sepse rrezikohesha nga UDBA. Un\u00eb kisha organizuar nj\u00eb grev\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e Normales n\u00eb Gjakov\u00eb. Ne ishim kund\u00ebr pushtetit Jugosllav, ato ishin tokat tona dhe kishin mbetur n\u00ebn pushtetin Jugosllav, madje k\u00ebrkonim dhe bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb Prizren krijuam nj\u00eb grup patriotik ilegal dhe krijuam edhe nj\u00eb program. Ne donim t\u00eb punonim p\u00ebr bashkimin e kombit n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm. Lindi ideja q\u00eb dikush nga ne duhet t\u00eb kalonte kufirin p\u00ebr t\u00eb njoftuar edhe qeverin\u00eb k\u00ebtu. M\u00eb von\u00eb mor\u00ebm vesh se Bedrushi ishte lidhur me Adem Dema\u00e7in, i cili n\u00eb \u00e7do qytet kishte nga nj\u00eb grup.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>U vendos q\u00eb un\u00eb t\u00eb kaloja kufirin dhe t\u00eb vija k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb prezantuar programin ton\u00eb. M\u00eb dha nj\u00eb arsye se un\u00eb mund t\u00eb kaloja nga Taraboshi m\u00eb kollaj dhe me k\u00ebt\u00eb ma mbushi mendjen. Bedrushi m\u00eb jepte udh\u00ebzime se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb thosha kur t\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne e dinim se n\u00eb Shqip\u00ebri ishin t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me Fadil Cukajn iu afruam kufirin dhe ai m\u00eb pas do njoftonte grupin p\u00ebr kalimin tim. Aty ishte nj\u00eb bari dhe m\u00eb thirri. I la dhent\u00eb dhe m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb doja aty. M\u00eb pas thirri ushtar\u00ebt e kufirit dhe ju tha se doja t\u00eb dor\u00ebzohesha. Ushtar\u00ebt m\u00eb dol\u00ebn nj\u00ebri p\u00ebrpara e tjetri mbrapa q\u00eb m\u00eb lidhi. Ai dridhej m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb q\u00eb isha i lidhur. M\u00eb pas m\u00eb \u00e7oi n\u00eb Tarabosh dhe atje takova komandantin e grupit t\u00eb tyre. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb aty takova partizan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb ju thash\u00eb se nuk do t\u00eb jepja asnj\u00eb deklarat\u00eb por doja t\u00eb lidhesha vet\u00ebm me qendr\u00ebn. Me nj\u00eb roje m\u00eb \u00e7uan n\u00eb Zogaj, ku m\u00eb pas atje erdhi nj\u00eb funksionar q\u00eb m\u00eb \u00e7uan n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ish-pronar\u00ebve me nj\u00eb roje. M\u00eb lan\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur e m\u00eb soll\u00ebn ushqim deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb ka ardhur zv.ministri i rendit i asaj kohe, Mihallaq Gjici, ai foli me mua dhe m\u00eb tha se do t\u00eb vinim n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb gjat\u00eb udh\u00ebtimit isha kurioz t\u00eb shihja Shqip\u00ebrin\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb moment zv.ministri kthehet dhe m\u00eb thot\u00eb: \u201cShiko,, ne k\u00ebtu kemi po aq armiq sa keni edhe ju atje, prandaj mos e hap at\u00eb dritare. Ti ke k\u00ebrkuar t\u00eb shkosh fshehtas.\u201d N\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb te Kinostudio pran\u00eb nj\u00eb lavanderie. Un\u00eb ju thash\u00eb se duhet t\u00eb rrija vet\u00ebm 7 dit\u00eb, se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt sekreti do t\u00eb dilte. Ishte viti 1962 dhe Shqip\u00ebria nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie me Jugosllavin\u00eb. Ata donin t\u00eb dinin programin ton\u00eb dhe objektet e pushtetit ku ishin. K\u00ebta q\u00eb m\u00eb pyesnin ishin hetues nga ministria e Brendshme. M\u00eb pyet\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra me holl\u00ebsi dhe p\u00ebr kazermat ushtarake n\u00eb Tivar. Un\u00eb kisha ardhur te shteti im dhe nuk rezervova asgj\u00eb p\u00ebr shtetin tim.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kur periudha prej 7 dit\u00ebsh po kalonte, un\u00eb ju thash ushtar\u00ebve se un\u00eb nuk kthehesha dot m\u00eb pas, pasi e kisha humbur ilegalitetin. N\u00eb nj\u00eb moment erdhi nj\u00eb njeri q\u00eb dukej si njeri i madh, me arroganc\u00eb m\u00eb tha: \u201dV\u00ebrtet kaq trim je ti, sa dukesh. Po ju buz\u00ebqum\u00ebsht do ta \u00e7lironi Kosov\u00ebn?\u201d. P\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb von\u00eb e mora vesh se ishte Asim Aliko. T\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb Shijak, q\u00eb ishte nj\u00eb qend\u00ebr emigracioni ku mblidheshin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kalonin kufirin. N\u00eb Shijak q\u00ebndrova p\u00ebr rreth 4 muaj dhe hetues atje kisha nj\u00eb person q\u00eb p\u00ebrpara disa vitesh kishte kaluar kufirin po nj\u00ebsoj si dhe un\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb pas m\u00eb than\u00eb se do m\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb kisha mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00eb dhe p\u00ebr shkollim dhe do k\u00ebrkosh strehim politik. Un\u00eb k\u00ebrkova strehim politik. Me nj\u00eb makin\u00eb m\u00eb \u00e7uan n\u00eb Tepelen\u00eb dhe m\u00eb dor\u00ebzuan n\u00eb deg\u00ebn e Brendshme. Aty m\u00eb pajis\u00ebn me leje q\u00ebndrimi dhe punoja n\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb. Nga profesor\u00ebt e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb Tepelen\u00ebs un\u00eb mbahesha mir\u00eb. Me familjen jam lidhur vet\u00ebm p\u00ebrmes Stambollit me letra n\u00eb larg\u00ebsi e n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb Tepelen\u00eb Kadri Hasbiu vinte p\u00ebr gjah n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb aty af\u00ebr ku un\u00eb isha. Ata t\u00eb ferm\u00ebs i kishin k\u00ebrkuar Kadri Hasbiut se kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb normist n\u00eb ferm\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb q\u00eb u ndodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbledhur kreu i Bashkimit Profesional u shpreh dhe tha: \u201cNe n\u00eb mesin ton\u00eb kemi nj\u00eb jugosllav, t\u00eb cilin e kemi mbajtur si djalin ton\u00eb, por n\u00eb fakt kemi mbajtur gjarprin n\u00eb gji\u201d. Madje n\u00eb at\u00eb rreth ishte edhe gruaja q\u00eb kam sot, pasi ishte nga P\u00ebrmeti. Dhe k\u00ebtu nis\u00ebn akuzat ndaj meje sikur kisha folur kund\u00ebr partis\u00eb dhe po p\u00ebrhapja ide t\u00eb kund\u00ebrta. M\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb mbledhje ata dol\u00ebn n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb shteti t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr se ata nuk pranonin m\u00eb t\u00eb m\u00eb mbanin n\u00eb rrethin e tyre. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte dal\u00eb e drejta e flet\u00ebrrufeve dhe shkruaja aty se; \u201carmiq t\u00eb k\u00ebtij vendi jan\u00eb kreu i bashkimit Profesional dhe Sekretari i Partis\u00eb, q\u00eb duan t\u00eb m\u00eb shpallin mua armik.\u201d Flet\u00ebrrufeja ishte grisur.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Opinioni n\u00eb fakt aty ishte n\u00eb krahun tim dhe un\u00eb ashtu ndenja deri sa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb thirr\u00ebn e m\u00eb than\u00eb se m\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb deg\u00eb. Shkova te kryetari dhe qava shum\u00eb, isha i mbaruar. M\u00eb pas m\u00eb than\u00eb se partia nuk ka gj\u00eb me ty dhe ata shok\u00ebt kan\u00eb gabuar. M\u00eb von\u00eb ndodhi q\u00eb ky q\u00eb kishte shpifur kund\u00ebr meje shpifi dhe kund\u00ebr Qazim Shehut. Ky njeri shpifi p\u00ebr ta sikur ata kishin nj\u00eb histori dashurie dhe ata persona vran\u00eb veten n\u00eb zyrat e Partis\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky njeri quhej Pelivan, edhe pas kaq vitesh q\u00eb un\u00eb shkova e k\u00ebrkova ai atje n\u00eb sht\u00ebpi ishte.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb ra rasti q\u00eb un\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr studim dhe nga t\u00eb gjitha un\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb studioja p\u00ebr gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi shqipe. Aty ndryshoi jeta ime. Kur isha n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb Fakultetit shkova n\u00eb Tepelen\u00eb pasi mora vesh se gruaja kishte mbaruar 2-vje\u00e7aren n\u00eb Shkod\u00ebr dhe ishte kthyer m\u00ebsuese n\u00eb Tepelen\u00eb. Ajo ishte vajza q\u00eb m\u00eb kishte mbetur n\u00eb mendje. K\u00ebshtu shkova n\u00eb Tepelen\u00eb dhe e pyeta p\u00ebr Fotinin\u00eb. Por, familja e saj kishte kund\u00ebrshti nuk donte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Propaganda na kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyshonim te nj\u00ebri-tjetrit. Fotinia ishte mbesa e Apostol Barko Malishov\u00ebs. K\u00ebshtu vendos\u00ebm t\u00eb martohemi pa lejen e prind\u00ebrve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pas \u201990 un\u00eb e pash t\u00eb arsyeshme t\u00eb mos isha m\u00eb m\u00ebsues, sepse u thyen t\u00eb gjitha xhamat e shkollave, un\u00eb kisha nj\u00eb bibliotek\u00eb q\u00eb u shkat\u00ebrrua me 12000 libra n\u00eb shkoll\u00eb, krijuar nd\u00ebr vite q\u00eb ishte nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr gjith\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb aty. Dhe nuk isha m\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i dilja m\u00eb zot asaj shkolle p\u00ebr t\u00eb vazhduar. Ishte nj\u00eb rregull q\u00eb dilje n\u00eb pension parakohe dhe k\u00ebrkova t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kam qen\u00eb 5 vite i internuar n\u00eb Tepelen, por un\u00eb nuk i shikoj gj\u00ebrat si \u2018mushka q\u00eb gjuan me shkelma\u2019. Por un\u00eb mendoj se Enver Hoxha dhe koha e Enver Hoxh\u00ebs duhet t\u00eb vler\u00ebsohet. Enver Hoxha \u00e7liroi bujkrob\u00ebrit e koh\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb dhe un\u00eb mendoj q\u00eb ai ka vendin e vet\u00eb. Duhej n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb kishte monument t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, si Xhorxh Washingtoni q\u00eb ndodhet n\u00eb SHBA dhe nuk mundet askush t\u00eb thot\u00eb pse e mbani k\u00ebt\u00eb. Gabime ka b\u00ebr\u00eb, por thelb\u00ebsorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk na lejohet ne si komb t\u00eb sillemi aq t\u00eb cek\u00ebt.\u201d<\/em>, rr\u00ebfen zoti Dabaj n\u00eb DritareTv.\/K.C\/dritare.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb emisionin \u201cShqip\u201d nga Rudina Xhunga n\u00eb DritareTv, vjen me nj\u00eb rr\u00ebfim Gjok\u00eb Dabaj, veprimtar i Kombit. Dabaj, nj\u00eb ish-m\u00ebsues lindi n\u00eb Stamboll, u rrit n\u00eb Tivar, u arratis nga Prizreni, u internua n\u00eb Tepelen\u00eb dhe tani jeton n\u00eb Shijak. Ai ndan me gazetaren Xhunga historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb kur pa masakr\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16618,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[1420,196],"class_list":["post-35105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike","tag-gjoke-dabaj","tag-tivar"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35105"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35109,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35105\/revisions\/35109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}