{"id":35011,"date":"2023-06-09T15:38:41","date_gmt":"2023-06-09T13:38:41","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35011"},"modified":"2023-06-09T15:41:05","modified_gmt":"2023-06-09T13:41:05","slug":"bushati-nuk-ka-nevoje-albini-per-kosoven-por-shqiptaret-per-kurtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35011","title":{"rendered":"Bushati: Nuk ka nevoj\u00eb Albini p\u00ebr Kosov\u00ebn, por shqiptar\u00ebt p\u00ebr Kurtin&#8221;"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"692\" height=\"375\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Andi-Bushati.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Andi-Bushati.png 692w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Andi-Bushati-300x163.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 692px) 100vw, 692px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Andi Bushati<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prej dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb debat i p\u00ebrs\u00ebritur, ai se kokfort\u00ebsia, dinjiteti i tepruar apo marr\u00ebzia e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Albin Kurtit po e prish Kosov\u00ebn me per\u00ebndimin. Dikush p\u00ebrmend gj\u00ebm\u00ebn e af\u00ebrt t\u00eb sanksoneve, t\u00eb tjer\u00eb burime t\u00eb panjohura q\u00eb flasin p\u00ebr \u201cnon grata\u201d, nd\u00ebrsa ndonj\u00eb i tret\u00eb flet p\u00ebr ndeshkime te tjera si anulimi i liberalizimit t\u00eb vizave.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto goditje, q\u00eb pretendohen se do ti vijn\u00eb Kosov\u00ebs nga aleat\u00ebt e saj, justifikohen me ngjarje t\u00eb vogla, q\u00eb s\u2019t\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb shohesh kurr\u00eb piktur\u00ebn e madhe.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>A duhet ta t\u00ebrheq\u00eb qeveria policin\u00eb nga zonat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri? A duhet q\u00eb kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb kat\u00ebr komunave ti drejtojn\u00eb pun\u00ebt nga sht\u00ebpia me zoom, pa guxuar t\u00eb dalin n\u00eb zyr\u00eb? A duhen rip\u00ebrs\u00ebritur zgjedhjet e rip\u00ebrs\u00ebrituara n\u00eb Zvecan, Liposevaq, Zubin Potok, Mitrovic\u00ebn e Veriut? A duhet t\u00eb publikoj\u00eb Albin Kurti me urgjenc\u00eb nj\u00eb draft q\u00eb krijon asocacionin e komunave serbe?<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, si nga analist\u00ebt dhe mediat pro qeveritare n\u00eb Tiran\u00eb, po ashtu dhe nga kritik\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Prishtin\u00eb, lupa fokusohet mbi detaje, pa mund\u00ebsuar kurr\u00eb rokjen e gjith\u00eb problemit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme q\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb me nj\u00eb denduri ul\u00ebrit\u00ebse, t\u00eb gjitha ekzistojn\u00eb. Ato i ngrejn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe i p\u00ebrjetojn\u00eb me alarm shqiptar\u00ebt. Ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat, madje dhe t\u00eb duhurat. Por, ama, ato e humbasin krejt kuptimn e tyre, po nuk u shtruan n\u00eb sfondin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm, at\u00eb se si zgjidhet n\u00eb thelb t\u00eb saj kriza mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb shkurt, t\u00eb dy vendet pranuan nj\u00eb mar\u00ebveshje q\u00eb shtronte rrug\u00ebn e normalizimit. Detaje e saj u p\u00ebrcaktuan n\u00eb paktin e dyt\u00eb, n\u00eb Oh\u00ebr. Po \u00e7\u2019 ndodhi m\u00eb pas, n\u00eb tre muajt q\u00eb vijuan.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht u tha se marr\u00ebveshja s\u2019ka pika prioritaire, ku nj\u00ebra t\u00eb ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se tjetra, por rrug\u00ebs kjo u ndryshua dhe krijimi i asocacionit u b\u00eb objektivi emergjent.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht u tha se ngecja n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn \u00e7\u00ebshtje nuk do b\u00ebhej penges\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e t\u00eb tjerave, por tashm\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar vet\u00ebm tek krijimi i shoqat\u00ebs s\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tekstin e mar\u00ebveshjes termi q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cvetmenaxhim i komunitetit serb\u201d por, kur konkretisht, emisar\u00ebt e Beogradit dor\u00ebzuan nj\u00eb draft, ai n\u00ebnkuptonte autonomi p\u00ebr serb\u00ebt. Aty nocionit t\u00eb komunitetit i ishte mbivendosur ai i kontrollit t\u00eb territorit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shkurt dhe fillim marsi u deklarua se pal\u00ebt e kishin pranuar mar\u00ebveshjen, por sapo u kthye n\u00eb Beograd presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 e mohoi k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt b\u00ebn\u00eb sikur nuk e vun\u00eb re, se shefi i shtetit serb kishte refuzuar t\u00eb n\u00ebnshkruante planin e normalizimit, ndon\u00ebse Albin Kurti u vet\u00ebofrua ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, kur gjith\u00e7ka dukej n\u00eb harmoni sip\u00ebrfaq\u00ebsore, Brukseli dhe Uashingtoni nuk nguronin ti p\u00ebrsh\u00ebndesnin dy \u201clider\u00ebt konstruktiv\u00eb\u201d. Por ama kur nj\u00ebri prej tyre vendosi t\u00eb b\u00ebhej dekonstruktiv, ata p\u00ebr hir t\u00eb \u201cpaqes\u201d e ftuan dhe tjetrin t\u2019i bashk\u00ebngjitej k\u00ebsaj loje.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo filloi kur, me urdh\u00ebr nga Beogradi, Lista sebska bojkotoi institucionet duke u t\u00ebrhequr nga parlamenti, bashkit\u00eb, gjykatat dhe policia. Vakumi duhej mbushur dhe shteti i Kosov\u00ebs shpalli zgjedhje t\u00eb pjesme t\u00eb parakoh\u00ebshme. N\u00eb vijim t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb destruktivitetit serb\u00ebt refuzuan t\u00eb merrin pjes\u00eb. Prishtina l\u00ebshoi s\u00ebrish. I shty prap\u00eb zgjedhjet, nga dhjetori n\u00eb prill, deri sa komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i dha viston: mbajini ato edhe pa serb\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo kur kryetar\u00ebt e zgjedhur donin t\u00eb hynin n\u00eb zyr\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7i k\u00ebrc\u00ebnoi me dhun\u00eb dhe aleat\u00ebt u zbyth\u00ebn. Ata e nd\u00ebrruan pllak\u00ebn: \u201ct\u00eb zgjedhurti nuk duhet t\u00eb paraqiten n\u00eb seli\u201d, qe vendimi i ri.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke humbur n\u00ebp\u00ebr detajet e k\u00ebsaj kronike harrohet se qeveria e Kosov\u00ebs thjesht\u00eb shoq\u00ebroi me polici disa t\u00eb zgjedhur legjitim\u00eb q\u00eb t\u00eb mos goditeshin me gur\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb q\u00eblluan eg\u00ebrsisht mbi forcat e siguris\u00eb dhe t\u00eb KFOR-it qen\u00eb idhtar\u00ebt e Vu\u00e7i\u00e7it. Pra provokimi nuk nisi nga Prishtina, si\u00e7 thuhet r\u00ebndom, por u fry Beogradi. Q\u00eb kur mori fill kjo histori, q\u00eb kur u larguan nga sistemi, q\u00eb kur bojkotuan zgjedhjet e deri tek planifikimi i dhun\u00ebs s\u00eb milic\u00ebve fashist\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7i ka qen\u00eb i qart\u00eb n\u00eb strategjin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb tensioni. Ai e ka dizenjuar k\u00ebt\u00eb hart\u00eb rruge me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrcaktuar mir\u00eb: ai do t\u00eb gris\u00eb t\u00eb gjitha pikat e mar\u00ebveshjeve t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE, disa tejet t\u00eb favorshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe do t\u00eb mbaj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, themelimin e asocacionit, madje n\u00eb formatin maksimal q\u00eb e do ai. Fati i keq \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr hir t\u00eb situat\u00ebs gjeopolitike, si pasoj\u00eb e strategjis\u00eb p\u00ebr ta shk\u00ebputur Beogradin nga Moska, nj\u00eb pjes\u00eb d\u00ebrrmuese e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve i\u2019a kan\u00eb miratuar presidentit serb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb prioriteteve. Ata po i k\u00ebrkojn\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb adaptohet me prtetendimet e reja t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: \u00e7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Por, kjo dilem\u00eb, nuk ka vler\u00eb p\u00ebr detajet e vogla: n\u00ebse t\u00ebrhiqen trupat speciale n\u00eb Prishtin\u00eb apo vazhdojn\u00eb t\u00eb ruaj\u00ebn institucionet n\u00eb veri, a duhet t\u00eb drejtojn\u00eb kryetar\u00ebt pun\u00ebn nga zyra apo nga sht\u00ebpia, a u konsultua kryeministri me ambasador\u00ebt etj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast thelbi \u00ebsht\u00eb: a i duhet shkuar pas strategjis\u00eb s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it edhe n\u00ebse, p\u00ebr interesa t\u00eb momentit, k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt? A duhet pranuar kjo p\u00ebrmbysje e prioriteteve qoft\u00eb edhe duke riskuar f\u00ebrkimet me ta ? A \u00ebsht\u00eb e domosdoshme ti n\u00ebnshtrohemi planit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb funksion t\u00eb krijimit t\u00eb asocacionit, si\u00e7 e duan serb\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p>Albin Kurti e ka zgjidhur k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb. Ai ka vendosur t\u00eb p\u00ebrgjigjet me jo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai mund t\u00eb b\u00ebnte dhe t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ti miratonte k\u00ebrkesat e Vu\u00e7i\u00e7it q\u00eb i p\u00ebrcjellin Laj\u00e7aku dhe Escobari. K\u00ebshtu e kishte t\u00eb sigurt\u00eb se do t\u00eb ishte nj\u00eb \u2018Gud boy\u201d, q\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndeste p\u00ebrzem\u00ebrsisht trek\u00ebndshi i rakorduar, Vu\u00e7i\u00e7-Rama-Hill, q\u00eb do e ftonin n\u00eb darka ambasador\u00ebt, q\u00eb do pozonte me uniforme n\u00eb st\u00ebrvitjet e NATO-s\u00eb dhe do e lavd\u00ebronin se nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tolerant dhe bashkpunues. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb element\u00ebt e nj\u00eb recete perfekte p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar sa m\u00eb gjat\u00eb kolltukun e pushtetit dhe p\u00ebr t\u00eb shijuar p\u00ebrfitimet q\u00eb ai sjell.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, Albin Kurti \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar t\u00eb sillet ndryshe. Ai s\u2019mund ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb post p\u00ebr interesin e vet. At\u00eb as nuk e kan\u00eb votuar, as nuk po e paguajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tregtuar t\u00eb drejtat e Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve personale. Ai ka detyrimin t\u00eb mos e l\u00ebshoj\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet ta mbroj\u00eb. Ai s\u2019ka tag\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhiqet, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit t\u00eb vendit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri m\u00eb tani Albin Kurti e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ai ka v\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn para vetes, sepse kjo \u00ebsht\u00eb detyra q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb e q\u00eb duhet ta kryente \u00e7\u2019do i zgjedhur n\u00eb at\u00eb funksion. Prandaj, sa her\u00eb kapemi pas detajeve, sa her\u00eb e komentojm\u00eb p\u00ebrplasjet ditore me nd\u00ebrmjet\u00ebsues, apo ambasador\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen n\u00ebse Albini po na prish me amerikan\u00ebt, duhet t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr: A po p\u00ebrkulet ai p\u00ebrball\u00eb loj\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it? Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb gjykohet puna e nj\u00eb kryeministri pavar\u00ebsisht se kush e l\u00eb zarfin me k\u00ebrkesat e Serbis\u00eb, mbi tryez\u00ebn e tij.\u00a0\/<strong>Lapsi.al\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Prej dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb debat i p\u00ebrs\u00ebritur, ai se kokfort\u00ebsia, dinjiteti i tepruar apo marr\u00ebzia e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Albin Kurtit po e prish Kosov\u00ebn me per\u00ebndimin. Dikush p\u00ebrmend gj\u00ebm\u00ebn e af\u00ebrt t\u00eb sanksoneve, t\u00eb tjer\u00eb burime t\u00eb panjohura q\u00eb flasin p\u00ebr \u201cnon grata\u201d, nd\u00ebrsa ndonj\u00eb i tret\u00eb flet p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35014,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1249,3306],"class_list":["post-35011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-albin-kurti","tag-andi-bushati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35011"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35016,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35011\/revisions\/35016"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}