{"id":34992,"date":"2023-06-07T14:27:37","date_gmt":"2023-06-07T12:27:37","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34992"},"modified":"2023-06-07T14:31:36","modified_gmt":"2023-06-07T12:31:36","slug":"shkreli-ana-e-malit-sipas-nje-trieshani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34992","title":{"rendered":"Shkreli: ANA E MALIT SIPAS NJ\u00cb TRIESHANI"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"624\" height=\"607\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/harta-ana-e-malit.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Harta e Anes se Malit\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/harta-ana-e-malit.png 624w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/harta-ana-e-malit-300x292.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 624px) 100vw, 624px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb gjeografike dhe etnografike e ndar\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ashtu si shum\u00eb territore t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb dy pjes\u00eb, mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. \u00a0Ana e Malit n\u00eb Shqip\u00ebri i p\u00ebrket Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa Ana e Malit n\u00eb Mal t\u00eb Zi i p\u00ebrket Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit. Kjo ndarje fatzez\u00eb e trevave shqiptare u imponua nga Fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe, n\u00eb vitin 1913. \u00a0Popullsia e k\u00ebsaj krahine p\u00ebrb\u00ebhet pothuaj me 100% shqiptar\u00eb. Shumica e banor\u00ebve i p\u00ebrkasin fes\u00eb myslimane, me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl katolike.\u00a0 Shqiptar\u00ebt e dy an\u00ebve t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb An\u00ebs Malit p\u00ebsuan nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr familjare e shoq\u00ebrore, pore dhe ekonomike, kur n\u00eb vitin 1948 u mbyll kufiri midis Shqip\u00ebris\u00eb komuniste dhe ish-Jugosllavis\u00eb, gjithashtu komuniste, si pasoj\u00eb e prishjes s\u00eb dy miq\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr Enver Hoxh\u00ebs dhe Titos \u2013 megjithse Tito me agjent\u00ebt e tij ishte instrumental n\u00eb themelimin e Partis\u00eb Komuniste shqiptare t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, ra Muri i Berlinit, u shemb komunizmi zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar sllavo-aziatik n\u00eb Evrop\u00eb dhe familjet shqiptare t\u00eb An\u00ebs Malit rivendos\u00ebn, m\u00eb n\u00eb fund, lidhjet familjare e shoq\u00ebrore midis tyre nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit. \u00a0\u00cbsht\u00eb kjo Ana e Malit q\u00eb sot, fatkqesisht, dita dit\u00ebs po zbrazet nga popullsia shqiptare shekullore e atyre trojeve, p\u00ebr arsye ekonomike, por pa p\u00ebrjashtuar gjithashtu as arsyet politike, duke emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb vendet evropiano-per\u00ebndimore.\u00a0 \u00cbsht\u00eb, pik\u00ebrisht, kjo krahin\u00eb, \u201cAna e Malit Sipas nj\u00eb Trieshani\u201d \u2013 nj\u00eb kronik\u00eb historike e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb asaj treve &#8212; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan n\u00eb librin e 10-t\u00eb t\u00eb tij, autori i palodh\u00ebsh\u00ebm nga Trieshi, Gjek\u00eb Gjonaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e lexova me shum\u00eb interesim dhe dashuri k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr pasi (un\u00eb kam lindur e rritur n\u00eb Amull, n\u00eb ato troje ku edhe kam mbaruar shkoll\u00ebn fillore Bedri Elezaga p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan autori duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cTempull t\u00eb dituris\u00eb q\u00eb ruajti gjuh\u00ebn shqipe, kultur\u00ebn dhe gradit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb lavdishme), m\u00eb solli shum\u00eb kujtime dhe emocione nd\u00ebrsa lexoja p\u00ebr jet\u00ebn, tradit\u00ebn dhe p\u00ebr personalitetet, disa prej t\u00eb cil\u00ebve i kam njohur, megjithse ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli q\u00eb jetoj n\u00eb Amerik\u00eb. &nbsp;\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrshkruaj p\u00ebrmallimin, ndjenjat dhe kujtesat nga f\u00ebmij\u00ebria duke lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.&nbsp; Ngjarjet, personalitetet, g\u00ebzimet dhe hidh\u00ebrimet, si dhe rrethanat q\u00eb shoq\u00ebronin ato, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb, b\u00ebhen reale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjith\u00e7ka shkrova n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cilin solla nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb identitetit nacional t\u00eb popullat\u00ebs vendore t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit &#8212; me q\u00ebllim q\u00eb t\u2018i p\u00ebrcjell ato n\u00eb trevat mbar\u00ebshqiptare &#8212; jan\u00eb fjal\u00eb zemre t\u00eb motivuara nga vullneti i mir\u00eb. Nuk mund t\u00eb ishte ndryshe kur bashk\u00ebbiseduesit\/et e mi\/a, p\u00ebrve\u00e7se m\u00eb hap\u00ebn dyert e sht\u00ebpive, m\u00eb shtruan sofr\u00ebn bujare dhe m\u00eb hap\u00ebn zemrat dhe shpirtin e tyre t\u00eb past\u00ebr\u201d, shprehet autori p\u00ebr librin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas vet autorit, kjo vep\u00ebr publicistike mbi trev\u00ebn e An\u00ebs Malit, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monografi as dokument faktik, por vet\u00ebm pjes\u00eb e nj\u00eb let\u00ebrnjoftimi t\u00eb vog\u00ebl, me fjal\u00eb shum\u00eb, t\u00eb k\u00ebsaj treve. &nbsp;Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik prozaik me cop\u00ebza ve\u00e7antie nga jeta e zakonshme e pabuj\u00eb e anamalasve, realiteti i tyre jet\u00ebsor, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb sotmes s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokalitet, ashtu si\u00e7 i njoha un\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mozaik kryesisht pasqyrohen lasht\u00ebsia, tradita, trash\u00ebgimia e pasur kulturore materiale dhe ajo shpirt\u00ebrore (jomateriale) e k\u00ebsaj treve, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e vlerave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare\u201d, shkruan autori Gjonaj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vyera q\u00eb ofron libri mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe kulturore t\u00eb An\u00ebs Malit, n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj vepre, autori jep edhe informacione biografike p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr personalitetesh t\u00eb dalluara t\u00eb k\u00ebsaj treve \u2013 personalitete t\u00eb dalluara n\u00eb fusha dhe veprimtari t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, si klerik\u00eb, personalitete t\u00eb njohura t\u00eb arsimit e kultur\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi figura t\u00eb shquara t\u00eb asaj an\u00eb, me kontribute t\u00eb pamohueshme, jo vet\u00ebm, &nbsp;p\u00ebr krahin\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAutori si nj\u00eb gazetar me p\u00ebrvoj\u00eb, duke u bazuar edhe n\u00eb literatur\u00ebn e shkruar p\u00ebr An\u00ebn e Malit, ka arritur t\u00eb trajtoj\u00eb mjaft mir\u00eb n\u00eb disa dimensione k\u00ebt\u00eb trev\u00eb. &nbsp;Autori me holl\u00ebsi dhe me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb kuptueshme p\u00ebr lexuesin, ka trajtuar natyr\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb kulturore e materiale, zhvillimet sociale e demografike, arsimin, folklorin, personalitete dhe jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit\u201d, vler\u00ebson librin, Dr. Nexhat Avdiu, nj\u00ebri prej recensuesve t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Gjek\u00eb Gjonajt. Nd\u00ebrsa recensuesja tjet\u00ebr e librit Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se, \u201cGjeka i ka ndenjur besnik stilit t\u00eb profesionit t\u00eb gazetaris\u00eb dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i kapsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do lexues. Libri n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb i larmish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbajtje, her\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>ngjan\u00eb me udh\u00ebpershkrim, her\u00eb si nj\u00eb rr\u00ebfim historik. Teksa lexoni librin, n\u00eb \u00e7do fjali mund t\u00eb ndjeni tonin dashamir\u00ebs p\u00ebr njer\u00ebzit e k\u00ebsaj zon\u00eb dhe nj\u00eb lloj afrimiteti krejt\u00ebsisht t\u00eb natyrsh\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebbiseduesit e tij, Gjeka i vler\u00ebson si bashkautor\u00eb nga q\u00eb pa rr\u00ebfimet e tyre unike nuk do t\u00eb ishte e mundur t\u00eb shkruhej ky lib\u00ebr\u201d, ka then\u00eb n\u00eb recensionin e saj, Dr. Sabina Osmanoviq.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga promovimi i librit Librit, \u201cAna e Malit sipas nj\u00eb trieshiani\u201d i autorit Gjek\u00eb Gjonaj dit\u00ebn e shtun\u00eb (27 maj 2023) n\u00eb Muzeun Etnografik n\u00eb Dragin\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb manifestimit \u201cPranvera n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb organizuar nga Shoqata \u201cOra\u201d.<em>&nbsp; <\/em>N\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, kryetarja e k\u00ebsaj shoqate, Arjeta Kurti, ka fal\u00ebnderuar autorin p\u00ebr kontributin e tij p\u00ebr An\u00ebn e Malit, p\u00ebr vlerat dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb k\u00ebsaj treve. Ajo ka thek\u00ebsuar se, \u201cKy lib\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar e An\u00ebs s\u00eb Malit, i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr projekte t\u00eb tjera lidhur me An\u00ebn e Malit\u201d, ka shtuar nd\u00ebr t\u00eb tjera Arjeta Kurti, me rastin e promovimit t\u00eb k\u00ebtij libri dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 sugjeron edhe autori Gjek\u00eb Gjonaj, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr-dokumentar i shkruar, p\u00ebr t\u2019ua len\u00eb jo vet\u00ebm brezit t\u00eb ri sot dhe brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb asaj krahine \u2013 ndoshta shpesh t\u00eb harruar &#8212; por dhe brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb mbar\u00eb Kombit shqiptar \u2013 t\u00eb cil\u00ebt ndoshta dine pak ose aspak mbi k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb shqiptare iliro-arb\u00ebrore &#8212; ashtuq\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb mos harrojn\u00eb p\u00ebrpjekjet, nd\u00ebr shekuj, p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe sakrificat e popullat\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj krahine t\u00eb lasht\u00eb shqiptare p\u00ebr ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit komb\u00ebtar, gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare, gjat\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim i madh q\u00eb Gjek\u00eb Gjonaj i b\u00ebn historiografis\u00eb s\u00eb An\u00ebs Malit por edhe asj shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke e pasuruar literatur\u00ebn shqiptare me nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Shihet qart\u00eb se n\u00eb librin e tij, \u201cAna e Malit Sipas nj\u00eb Trieshani\u201d, autori Gjek\u00eb Gjonaj shpreh dashurin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr An\u00ebn e Malit dhe p\u00ebr popullat\u00ebn e asaj krahine historike, por t\u00eb vuajtur. Libri lexohet me andje dhe \u00ebsht\u00eb shkruar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr lexuesin kudo \u2013 q\u00eb ndoshta nuk ka shum\u00eb njohuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, t\u00eb quajtur Ana e Malit.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb gjeografike dhe etnografike e ndar\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ashtu si shum\u00eb territore t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb dy pjes\u00eb, mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. \u00a0Ana e Malit n\u00eb Shqip\u00ebri i p\u00ebrket Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa Ana e Malit n\u00eb Mal t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34995,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[230,51,180],"class_list":["post-34992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ana-e-malit","tag-frank-shkreli","tag-gjeke-gjonaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34992"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34992\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34996,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34992\/revisions\/34996"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}