{"id":34979,"date":"2023-06-01T12:18:56","date_gmt":"2023-06-01T10:18:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34979"},"modified":"2023-06-02T12:19:40","modified_gmt":"2023-06-02T10:19:40","slug":"frank-shkreli-nderi-i-malesise-se-madhe-koplik-bashkia-malesi-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34979","title":{"rendered":"FRANK SHKRELI NDERI I MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE &#8211; KOPLIK, BASHKIA MAL\u00cbSI E MADHE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"339\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/frank-shkreli-qytetar-nderi-i-malesise-se-madhe.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Frank Shkreli\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/frank-shkreli-qytetar-nderi-i-malesise-se-madhe.png 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/frank-shkreli-qytetar-nderi-i-malesise-se-madhe-300x159.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fjala e Frank Shkrelit me rastin e pranimit t\u00eb Dekorat\u00ebs, \u201cQytetar Nderi\u201d i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maj, 2023<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code><\/code><\/pre>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zot\u00ebni Tonin Marinaj, Kryetar i Bashkis\u00eb Mal\u00ebsi e Madhe, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, miq, dashamir\u00ebs e koleg\u00eb, zonja e zot\u00ebrinj \u2013 mir\u00eb se u kam gjet\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe. Jam thell\u00ebsisht i k\u00ebnaqur q\u00eb jam n\u00eb mesin tuaj. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Plot emocione sa her\u00eb q\u00eb vizitoj Shqip\u00ebrin\u00eb! Sot jam k\u00ebtu n\u00eb kryeqendr\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe me p\u00ebrvujt\u00ebni dhe me nj\u00eb p\u00ebrkushtim mir\u00ebnjohjeje, p\u00ebr vendimin tuaj v\u00ebllaz\u00ebror, fisnik e bujar p\u00ebr t\u00eb m\u00eb nderuar me titullin prestigjoz, \u201cQytetar Nderi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndon\u00ebse m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sot e ndjej\u00eb vet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur me nj\u00eb rast edhe poeti e shkrimtari i madh i k\u00ebtyre an\u00ebve, Martin Camaj, se: \u201cUn\u00eb jam i juaji, e ju jeni t\u00eb mijt.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Baba e Gjysh nga Shkreli, N\u00ebn\u00ebn nga Vermoshi! Megjithse larg jush, atje p\u00ebrtej oqeanit n\u00eb Amerik\u00ebn e madhe e t\u00eb bekuar: P\u00cbR MUA, MAL\u00cbSIA E MADHE &#8212; ME T\u00cb GJITHA T\u00cb MIRAT DHE VLERAT E SAJA SHEKULLORE &#8212; KA QEN\u00cb GJITHMON\u00cb DHE VAZHDON T\u00cb JET\u00cb QENDRA E UNIVERSIT TIM \u2013 E EKZISTENC\u00cbS DHE IDENTITETIT TIM PREJ MAL\u00cbSORI! Si i till\u00eb, me sinqeritetin m\u00eb t\u00eb madh dhe me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb e pranoj k\u00ebt\u00eb nderim prej jush &#8212; n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe &#8212; trollit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi ky titull me jepet, pjes\u00ebrisht, p\u00ebr pun\u00ebn time 30-vje\u00e7are n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, e pranoj dekorat\u00ebn edhe n\u00eb shenj\u00eb kujtimi p\u00ebr ish-koleg\u00ebt e mi, me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr dekada. Sidomos, n\u00eb kujtim t\u00eb atyre koleg\u00ebve q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebt nuk pat\u00ebn fatin t\u00eb shihnin shembjen e komunizmit barbar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, as lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb, q\u00eb g\u00ebzon sot Dardania.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se sot. Jemi k\u00ebtu n\u00eb Kryeqendr\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Koplik &#8212; si dikur\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, \u201cn\u00eb log t\u00eb Kuvendit\u201d \u2013 shok\u00eb e miq\u00eb &#8212; ndoshta edhe kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, por jo armiq. An\u00ebtar\u00eb partish\u00eb t\u00eb ndryshme ndoshta, por edhe si mal\u00ebsor\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb e ndiejm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb lumtur p\u00ebr k\u00ebto troje kreshnike, plot vlera e atdhedashuri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me mendime t\u00eb ndryshme, por me q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta! Sepse objektivat e p\u00ebrbashk\u00ebta jet\u00ebsore, n\u00eb interes madhor t\u00eb Kombit, nuk duhet t\u00eb njohin parti as armiq\u00ebsi \u2013 se mbi \u00e7do interes partiak e personal, duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb interesi komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb, i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe i mbar\u00eb Kombit shqiptar. K\u00ebshtu mendonin t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb mal\u00ebsor\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria, Mal\u00ebsia e Madhe dhe mbar\u00eb Kombi shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave fatmjera shekullore. Por \u00ebsht\u00eb ndihma e t\u00eb Madhit Zot, vlerat morale e komb\u00ebtare q\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar gjithmon\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe Kombin shqiptar. Un\u00eb besoj me At Gjergj Fisht\u00ebn se, m\u00eb n\u00eb fund, dhe p\u00ebrball t\u00eb gjitha sfidave, \u201cPun\u00ebn e Shqipnis\u00eb e ka Zoti n\u00eb dor\u00eb, prandaj doemosdo Shqypnija do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb\u2026Zoti ka me e mbajt\u00eb Shqypnin\u00eb m\u00eb kamb\u00eb, me nder\u00eb e me lumni.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb bart\u00ebs t\u00eb denj\u00eb t\u00eb vuajtjeve, sakrificave dhe luft\u00ebrave t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb historis\u00eb, duke jetuar sipas trinomit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilit jetonin dhe vepronin t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb mal\u00ebsor\u00eb: besa, nderi e burr\u00ebnia, t\u00eb bindur se k\u00ebto vlera baz\u00eb jan\u00eb edhe udh\u00ebzimi drejt\u00eb nj\u00eb jetese t\u00eb ndershme, t\u00eb k\u00ebnaqshme t\u00eb drej\u00ebt e t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kombin. Bazuar n\u00eb k\u00ebto vlera, duhet t\u00eb jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebthes\u00eb t\u00eb re historike!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpresoj dhe lutem gjithashtu q\u00eb liria q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb sot shqiptar\u00ebt, an\u00eb e<br>mban\u00eb trojeve tona, t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb gjithan\u00ebsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs politike dhe ekonomike. Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb diskurs m\u00eb i denj\u00eb politik dhe shoq\u00ebror p\u00ebr zgjidhjen e sfidave p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb lumtur dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb udhtim t\u00eb shenjt\u00eb, drejt\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim ju uroj s\u00eb bashku me Fan Nolin: \u201cPa\u00e7i urat\u00ebn e Perendis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fal\u00ebnderimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, Kryetar Tonin Marinaj dhe K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Mal\u00ebsi e Madhe p\u00ebr dekorat\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qofshi gjithmon\u00eb me faqe t\u00eb bardh\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">*N\u00eb fund, desha t\u00eb them dy tre fjal\u00eb p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb, Zotin Marinaj dhe p\u00ebr fushat\u00ebn mbres\u00ebl\u00ebnse q\u00eb zhvilloi. Nj\u00eb frym\u00eb e re n\u00eb politik\u00ebn shqiptare se si duhet t\u00eb zhvillohet nj\u00eb fushat\u00eb, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet elektorati dhe n\u00eb zgjidhjen e tyre. Dihet se politika shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sport i kategoris\u00eb s\u00eb rend\u00eb. Por m\u00eb ka lan\u00eb p\u00ebshtypje fushata e Zotit Marinaj, nj\u00eb fushat\u00eb pa ofendime e sharje ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes Zotni Kryetar dhe uroj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull i zhvillimit t\u00eb fushatave t\u00eb ardhshme k\u00ebtu n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe p\u00ebrtej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, m\u00eb lejoni t\u00eb fal\u00ebnderoj poetin dhe shkrimtarin ton\u00eb t\u00eb njohur e t\u00eb dashur n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, Profesor Gjek\u00eb Marinaj, i cili ka marr\u00eb inciativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00eb propozuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dekorat\u00eb dhe universitetin ku ai punon. Nuk di se sa e ndjekni ju pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, por Gjeka na ban krenar\u00eb ne k\u00ebtu q\u00eb e njohim, por edhe Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe mbar\u00eb shqiptarizm\u00ebn. E p\u00ebrsh\u00ebndes dhe i uroj sh\u00ebndet dhe bekimet e Zotit, n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb pun\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ME MOTIVACIONIN: FRANK SHKRELI \u2013 \u201cP\u00ebr vlerat e larta n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb, sidomos tek media m\u00eb e njohur e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, VOA. Publicist, q\u00eb me shkrimet e tij i ka b\u00ebr\u00eb dhe i b\u00ebn jehon\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare duke qen\u00eb faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb. Si dhe p\u00ebr rolin n\u00eb lidhjet nd\u00ebrkulturore mes shqiptar\u00ebve dhe popullit t\u00eb vet kudo nep\u00ebr bot\u00eb duke forcuar vazhdimisht kontributin e tij atdhetar n\u00eb lart\u00ebsimin e trev\u00ebs ton\u00eb &#8212; Mal\u00ebsi e Madhe dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                               FRANK SHKRELI \u2013 BIOGRAFI E SHKURT\u00cbR <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli, fillimisht, ka qen\u00eb gazetar dhe redaktor n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, seksioni shqip nga viti 1974 deri n\u00eb vitin 1984. M\u00eb pas po tek \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, Shkreli ka qen\u00eb shef i seksionit shqip (1984-1986). Nga viti 1985 deri n\u00eb vitin 1990 ka sh\u00ebrbyer k\u00ebshilltar i lart\u00eb programacioni n\u00eb Divizionin Europian t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. Ju kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, duhej punuar n\u00eb kushtet e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Nga viti 1990 deri n\u00eb vitin 1994 ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebs drejtor i Euroazis\u00eb n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, ent ku p\u00ebrfshihej edhe Bashkimi Sovjetik q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb u shp\u00ebrb\u00eb. Nga viti 1994 deri n\u00eb vitin 2003, zoti Shkreli ka qen\u00eb drejtor i Divizionit Europian t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, nj\u00eb ent nga i cili, p\u00ebrve\u00e7 pothuaj 20-gjuh\u00ebve t\u00eb ndryshme evropiane, varej, ve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe seksioni shqip i k\u00ebsaj radioje t\u00eb financuar nga qeveria federale e Shteteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli ka qen\u00eb an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb par\u00eb diplomatik amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Mars\/Prill t\u00eb vitit 1991, me \u00e7&#8217;rast u hap ambasada amerikane nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u hodh\u00ebn hapat e par\u00eb t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare pas pothuaj 50-vjet\u00ebsh dhe mori pjes\u00eb si v\u00ebzhgues n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste t\u00eb atij viti, n\u00eb at\u00eb vend. Ai ka vizituar shpesh Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn si pjes\u00eb e delegacioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00ebllimi i t\u00eb cilave ishte p\u00ebrforcimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta dhe miq\u00ebsore midis popullit amerikan dhe Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas daljes n\u00eb pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjet\u00ebsh, z. Frank Shkreli ka sh\u00ebrbyer si drejtor i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan nj\u00eb organizat\u00eb jo-qeveritare q\u00eb punonte p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs si dhe p\u00ebr promovimin e paq\u00ebs dhe zhvillimit ekonomik n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Ballkan, e vetmja organizat\u00eb shqiptare lobiste me prezenc\u00eb n\u00eb Uashington DC, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Vazhdon t\u00eb merret me publicistik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkrimet, komentet dhe analizat e tija botohen dhe lexohen n\u00eb dyzina gazeta dhe portale interneti, n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij, Shkreli \u00ebsht\u00eb dekoruar, her\u00eb pas here, p\u00ebr pun\u00ebn e tij 30-vje\u00e7are n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani i ka akorduar titullin: \u201cKalor\u00ebs i Urdh\u00ebrit t\u00eb Skenderbeut\u201d, me motivacionin \u201cN\u00eb vlersim t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb shquar atdhetare\u201d. Komuna Shkrel i ka dh\u00ebn\u00eb titullin, \u201cQytetar Nderi\u201d, \u201cP\u00ebr p\u00ebrkushtimin dhe atdhetarizmin me t\u00eb cilin punoi p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb, p\u00ebr lart\u00ebsimin e traditave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Kombit Shqiptar dhe p\u00ebr frym\u00ebn e p\u00ebr\u00e7uar nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs duke frym\u00ebzuar bashk\u00ebkombsit n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr shembjen e komunizmit dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb Denokracis\u00eb\u201d. Nd\u00ebr t\u00eb tjera dekorata, qyteti i Nju Jorkut i ka akorduar dekorat\u00ebn me motivacionin, \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbimet shembullore ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, nep\u00ebrmjet arritjeve unike personale dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij profesionale\u2026\u201d. Nd\u00ebrsa Shoqata Shqiptaro-Amerikane, Skenderbej Inc ka shprehur mir\u00ebnjohjen e saj p\u00ebr Shkrelin me dekorat\u00ebn p\u00ebr pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij shum\u00eb vje\u00e7are n\u00eb, \u201cpromovimin me atdhedashuri t\u00eb vlerave t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Frank Shkrelit me rastin e pranimit t\u00eb Dekorat\u00ebs, \u201cQytetar Nderi\u201d i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe Maj, 2023 Zot\u00ebni Tonin Marinaj, Kryetar i Bashkis\u00eb Mal\u00ebsi e Madhe, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, miq, dashamir\u00ebs e koleg\u00eb, zonja e zot\u00ebrinj \u2013 mir\u00eb se u kam gjet\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe. Jam thell\u00ebsisht i k\u00ebnaqur q\u00eb jam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34958,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[51,3304,3305],"class_list":["post-34979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-koplik","tag-malesia-e-madhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34982,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34979\/revisions\/34982"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}