{"id":34975,"date":"2023-06-02T11:13:35","date_gmt":"2023-06-02T09:13:35","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34975"},"modified":"2023-06-02T12:14:15","modified_gmt":"2023-06-02T10:14:15","slug":"partite-politike-shqiptare-me-lideruca-te-percara-e-pa-sens-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34975","title":{"rendered":"Partit\u00eb politike shqiptare me lideruca \u2013 t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara e pa sens politik"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>ZGJEDHJET PARLAMENTARE N\u00cb Mal t\u00eb Zi \u2013 11 qershor 2023<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, zgjedhjet e radh\u00ebs politike q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 11 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, po i gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitura e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb zgjedhje do t\u00eb marrin pjes\u00eb \u201cvet\u00ebm\u201d dy lista zgjedhore me atribut shqiptar: Aleanca Shqiptare me t\u00eb p\u00ebrjetshmin Genci Nimanbegu n\u00eb krye dhe Forumi Shqiptar me t\u00eb paz\u00ebv\u00ebnd\u00ebsueshmin shum\u00ebvje\u00e7ar Nik Gjeloshaj. T\u00eb dyja listat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet, pretendojn\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb shqiptr\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebrderisa Aleanca Shqiptare pretendon se \u00ebsht\u00eb lista zgjedhore m\u00eb e madhe dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha trevat e Malit t\u00eb Zi, Forumi Shqiptar pretendon se \u00ebsht\u00eb e vetmja list\u00eb autentike q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha tokat ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt! O Zot, sa bukur ting\u00ebllon, ose o Zot, na ndihmo q\u00eb t\u2019u besojm\u00eb, n\u00ebse ka kush q\u00eb akoma u beson! Na ndihmo o Zot t\u00eb dallojm\u00eb se cila list\u00eb zgjedhore v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb autentike apo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse?! Nuk do t\u00eb k\u00ebrkoja ndihm\u00eb kurr\u00eb, sepse do e kuptoja vet, n\u00ebse shqiptar\u00ebt do t\u00eb dilnin n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm m\u00eb nj\u00eb list\u00eb zgjedhore dhe ajo do t\u00eb ishte autentike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. K\u00ebshtu votuesi shqiptar \u00ebsht\u00eb i hutuar, i \u00e7uditur dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pyet:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Pse shqiptar\u00ebt nuk dol\u00ebn me nj\u00eb list\u00eb zgjedhore?! &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pyetje por edhe p\u00ebrgjigje t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme! \u00c7udia e par\u00eb \u00ebsht\u00eb Unioni Demokratik i Shqiptar\u00ebve q\u00eb pa prit\u00eb e kujtuar apo pa sens t\u00eb mjaftuesh\u00ebm politik nuk iu bashkangjit asnj\u00eb liste zgjedhore shqiptare, por u fut n\u00eb strofullin e vjet\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Socialiste, tani m\u00eb n\u00eb opzit\u00eb dhe r\u00ebnje t\u00eb dukshme t\u00eb populizmit apo popullaritetit t\u00eb saj. Ndoshta Unioni s\u2019ka pasur rrug\u00eb tjet\u00ebr, sepse fuqia e saj me dal me list\u00eb n\u00eb vehte \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, nd\u00ebrkaq partit\u00eb tjera politike nuk kan\u00eb treguar interesim p\u00ebr inkorporimin e Unionit n\u00eb listat e tyre zgjedhore?! \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se FORCA i ka k\u00ebrkuar Unionit takim p\u00ebr bisedime t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb Union Demokrati e pranoj (shkresa e Unionit d\u00ebrguar Forc\u00ebs nr.39\/23, dat\u00eb 02.05.2023) dhe k\u00ebrkuan konfirmimin e k\u00ebrkes\u00ebs. P\u00ebr m\u00ebtej s\u2019ka p\u00ebrgjigje k\u00ebshtu q\u00eb listave shqiptare u mungon nj\u00eb krah, ndoshta munges\u00eb vendimtare, sigurisht p\u00ebr t\u00eb keq. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i shqiptar\u00ebve, sidomos n\u00eb Ulqin e An\u00eb t\u00eb Malit, haptas p\u00ebrkrahin partin\u00eb qytetare URA! At\u00ebher\u00eb, cila ishte llogoria e dy listave zgjedhore shqiptare? T\u00eb fitoj\u00eb lista ime (cila do qoft\u00eb) se p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb spo ma ndien do t\u00eb thoshte tjetri! Kjo \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr qenjen shqiptare k\u00ebtu n\u00eb Mal t\u00eb Zi sepse matematika apo llogoritja e mandateve sipas Ligjit zgjedhor, n\u00eb fuqi q\u00eb n\u00eb vitin 2011e diskriminues p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk na jep m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat p\u00ebr legjislacionin e ardhsh\u00ebm parlamentar! Kjo do t\u00eb ishte katastrof\u00eb zgjedhore p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe at\u00ebher\u00eb s\u2019na ka faj m\u00eb as PDP, as URA apo ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr qytetare, por kryek\u00ebput partit\u00eb politike shqiptare. Qofsha i gabuar o Zot!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse i vrejm\u00eb me kujdes dy listat shqiptare zgjedhore do t\u00eb na brengos fakti se ato jan\u00eb lista territoriale apo krahinore, ndon\u00ebse secila e ka nga nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl apo parti t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb krahin\u00ebs tjet\u00ebr. Ky fakt i pak\u00ebndsh\u00ebm edhe mund t\u00eb amortizohet n\u00ebse secila list\u00eb e fiton nga nj\u00eb deputet, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndarje p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb prij\u00ebsit e listave zgjedhore! Po,po ata sepse nuk b\u00ebn\u00eb mund p\u00ebr bashkimin e trupit zgjedhor shqiptar por u munduan t\u00eb sigurojn\u00eb pozit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vet\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb list\u00ebn zgjedhore e kjo do t\u00eb thot\u00eb \u201cun\u00eb do t\u00eb b\u00ebh\u00ebm deputet\u201d , si nj\u00eb si dy \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj, vet\u00ebm t\u00eb fitoj un\u00eb! Po vjen koha q\u00eb ne shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb realitet th\u00ebnjen e f\u00ebmshme t\u00eb nj\u00eb deputeti shqiptar \u201cm\u00eb mir\u00eb dy mercedesa se 4 golfa\u201d edhe at\u00ebher\u00eb duke menduar vet\u00ebm p\u00ebr veten e vet! Fatkeq\u00ebsisht ashtu doli e ashtu ishte, her\u00eb nj e her\u00eb dy deputet kurr m\u00eb kat\u00ebr!<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>N\u00ebse kalon vet\u00ebm nj\u00eb deputet t\u00eb dy bart\u00ebsit e listave duhet t\u00eb japin dor\u00ebheqje<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partit\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb ken\u00eb arsye t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb me nj\u00eb list\u00eb zgjedhore shqiptare?! N\u00ebse dikush thot\u00eb se Nika nuk ka mund t\u00eb shkonte &nbsp;n\u00eb koalicion me Gencin sepse ky i fundit i paska trathtuar sepse nuk e paska l\u00ebshuar gjysm\u00ebn e mandatit t\u00eb deputetit, at\u00ebher\u00eb Nika e ka shum\u00eb gabim sepse ai trathtoi i pari kur nuk ia l\u00ebshoi gjysm\u00ebn e mandatit LDn\u00eb Mz-s\u00eb! Po me Unionin? &nbsp;Me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt edhe me Unionin dy deputet do t\u00eb ishin t\u00eb padiskutuesh\u00ebm e k\u00ebshtu pik\u00eb pyetje e madhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dy bart\u00ebsit e listave n\u00eb konvent\u00ebn me qytetar\u00ebt duhet t\u00eb zotohen se n\u00ebse kalon vet\u00ebm nj\u00eb deputet, i cilit do koalicion qoft\u00eb, at\u00ebher\u00eb t\u00eb dy duhet t\u00eb konsiderojn\u00eb veten fajtor&nbsp; dhe duhet t\u00eb japin dor\u00ebheqje.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Cilat jan\u00eb t\u00eb arriturat e partive politike shqiptare n\u00eb mandatin e kaluar<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore partit\u00eb politike t\u00eb shpalosin programet e veta, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb llogorit\u00eb e arritjeve e p\u00ebrmbushjes s\u00eb premtimeve dhe bazuar n\u00eb ato t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edh nj\u00eb her\u00eb vot\u00ebn e tyre. Po cilat jan\u00eb arritjet e partive shqiptare n\u00eb aspektin ekonomoko-social e kulturor nga nj\u00ebra an\u00eb dhe politike nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb aspektin e zhvillimit ekonomik vendet e banuara me shqiptar edhe sot e 145 vite m\u00eb par\u00eb ishin dhe mbeten vendet m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrkund\u00ebr resurseve shum\u00eb t\u00eb volitshme natyrore. N\u00eb Ulqin, An\u00eb t\u00eb Malit, Kraj\u00eb, Dacaj, Plav\u00eb e Guci vite e vite me radh\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr premtimeve t\u00eb m\u00ebdha sidomos n\u00eb koh\u00ebn e zgjedhjeve, nuk ka investime kapitale as n\u00eb turiz\u00ebm,&nbsp; as n\u00eb industri e as n\u00eb infrastruktur\u00eb! Nuk ka vende t\u00eb reja pune, rinia shqiptare shp\u00ebtimin e shikon dhe e k\u00ebrkon n\u00eb emigrim, vendbanimet po boshatisen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb! K\u00ebtu b\u00ebn\u00eb p\u00ebrjashtim komuna e Tuzit e cila pas m\u00ebvet\u00ebsimit si komun\u00eb n\u00eb vete p\u00ebrve\u00e7 investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb ka arritur t\u00eb thith\u00eb investime n\u00eb objekte industriale dhe rrjedhimisht edhe hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb aspektin politik asgj\u00eb t\u00eb re, zhytemi thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb! P\u00ebrdorimi i dygjuh\u00ebsis\u00eb n\u00eb administrat\u00eb, gjyq\u00ebsi por edhe n\u00eb ekonomin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb sektorit privat apo shtet\u00ebror mbetet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. P\u00ebr \u00e7udi t\u00eb madhe edhe komunikimi mes organeve t\u00eb pushtetit vendor &nbsp;n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve b\u00ebh\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze e mos t\u00eb flasim ne komunikim me organet shtet\u00ebrore. Sot e k\u00ebsaj dite, edhe pse p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ka baza ligjore, vendimet gjyq\u00ebsore sillen vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze. Qytetari nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto anomali, p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb njer\u00ebzit e politik\u00ebs. Do t\u00eb thon\u00eb ata: kemi k\u00ebrkuar por nuk po shkon nd\u00ebrsa un\u00eb po i pyes? Cil\u00ebt mjete demokratike deri t\u00eb mosnd\u00ebgjimi qytetar i keni p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb realizuar s\u00eb paku ato t\u00eb drejta q\u00eb ligjet pozitive na i sigurojn\u00eb?! Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb servisin publik \u00ebsht\u00eb n\u00ebn \u00e7do nivel- p\u00ebrqindje edhe pse me Kushtetut\u00eb dhe ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcktuar maksimumi i mundsh\u00ebm. Pyetja \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Simbolet komb\u00ebtare po ashtu nuk p\u00ebrdoren sipas ligjit n\u00eb fuqi, pra \u00e7far\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtimet ligjv\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb (p\u00ebrfaq\u00ebsuesit n\u00eb Parlament), pse n\u00eb komunat me shumic\u00eb shqiptare organet shtet\u00ebrore nuk e ngrisin flamurin komb\u00ebtar shqiptar?! Kufiri i t\u00eb \u201cMirave Detare\u201d aq i kontestuesh\u00ebm nga shqiptar\u00ebt, sa q\u00eb lidershipi shqiptar q\u00eb n\u00eb themilim i quante \u201ct\u00eb k\u00ebqijat detare\u201d, &nbsp;mbeti i pandryshuar edhe pse m\u00eb diskriminuesi&nbsp; n\u00eb krahasim me komunat tjera bregdetare! Parit\u00eb shqiptare e kishin edhe kryetarin e k\u00ebshillit drejtues, premtuan, u besuam dhe i votuam, por kufiri nuk ndryshoj! Pyetja \u00ebsht\u00eb si m\u00eb lart, arsyetim s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po t\u00eb drejtat e arritura&nbsp; dhe Ligji zgjedhor diskriminues p\u00ebr shqiptar\u00ebt,&nbsp; po decentralizimi i pushtetit p\u00ebr t\u00eb cilin sa her\u00eb q\u00eb vin\u00eb zgjedhjet politike premtohet se do t\u00eb b\u00ebh\u00ebt? Pra, votuesi shqiptar me t\u00eb drejt\u00eb pyet? \u00c7far\u00eb na premtoni k\u00ebsaj rradhe?!<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Fushat\u00eb zgjedhore apo propogand\u00eb ?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb paku deri n\u00eb k\u00ebto zgjedhje politike, partit\u00eb politike shqiptare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore relativisht t\u00eb paqt\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pa sulmuar e degredar, pa ndonj\u00eb shije t\u00eb keq\u00eb sepse kritikat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejtuara me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pushteti qendror. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb fillimin e fushat\u00ebs t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rradh\u00ebs, m\u00eb 11 qershor, shigjeta e kritikave dhe degradimeve e ka nd\u00ebrruar kahjen. Tani partit\u00eb politike shqiptare thumbojn\u00eb e degradojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb rezultatev\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat votuesi t\u00eb voton ose jo, si duket dy listat shqiptare kan\u00eb zgjedhur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb propogand\u00eb kundra nj\u00ebra-tjetr\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb nga thumbimet, degradimet apo n\u00ebnvler\u00ebsimet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndonj\u00eb votues t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr sepse si\u00e7 cek\u00ebm m\u00eb lart q\u00ebllimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u201ct\u00eb fitoj un\u00eb\u201d qoft\u00eb edhe \u201cgolf\u201d e jo \u201cmercedes\u201d. Si duhet t\u00eb mendoj votuesi shqiptar\u00eb kur nj\u00eb lider i nj\u00eb partie tjet\u00ebr quhet \u201clideruc\u201d apo tjetri fatkeq\u00ebsi \u201cala Fatmir Gjeka\u201d ani pse deri dje ishin n\u00eb koalicion. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb ideve sulmi \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin. Pra, k\u00ebsaj rradhe do t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb propogande se sa fushat\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr gabimeve n\u00eb t\u00eb shkuar, p\u00ebrkund\u00ebr paraqitjes n\u00eb dy kolana e m\u00eb shum\u00eb se kaq (Unioni, DPS, URA&#8230;.), listat shqiptare zgjedhore duhet t\u00eb fukosohen n\u00eb fushat\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb duke redukuar premtimet marramend\u00ebse e t\u00eb parealizueshme, sepse nuk b\u00ebson kush m\u00eb n\u00eb premtime boshe, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar mend. Duhet t\u00eb premtohet m\u00eb mir\u00eb pak e t\u00eb realizueshme e ajo kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb par\u00ebt e listave t\u00eb marrin zotimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mosrealizimin e premtimeve vetiake sepse e dim\u00eb se na mungon Platforma e p\u00ebrbashk\u00ebt politike e cila mund t\u2019i vente para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ato persona q\u00eb nuk u p\u00ebrmbahen apo nuk i realizojn\u00eb parimet politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsesi \u00ebsht\u00eb bukur t\u00eb votojm\u00eb shqip edhe k\u00ebsaj here!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZGJEDHJET PARLAMENTARE N\u00cb Mal t\u00eb Zi \u2013 11 qershor 2023 Nga Hajrullah Hajdari Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, zgjedhjet e radh\u00ebs politike q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 11 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, po i gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitura e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb zgjedhje do t\u00eb marrin pjes\u00eb \u201cvet\u00ebm\u201d dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2404],"class_list":["post-34975","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-hajro-hajdari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34975"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34975\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34978,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34975\/revisions\/34978"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}