{"id":34857,"date":"2023-05-19T11:10:48","date_gmt":"2023-05-19T09:10:48","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34857"},"modified":"2023-05-19T11:21:23","modified_gmt":"2023-05-19T09:21:23","slug":"ulqini-ne-kohen-e-hafiz-ali-ulqinakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34857","title":{"rendered":"ULQINI N\u00cb KOH\u00cbN E HAFIZ ALI ULQINAKUT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"720\" height=\"960\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/HAFIZ-ALI-ULQINAKU.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/HAFIZ-ALI-ULQINAKU.jpg 720w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/HAFIZ-ALI-ULQINAKU-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong><em>Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>(aspekte socio-gjeografike)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Nail&nbsp;&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Ulqini p\u00ebrjetoj zhvillimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomiko-shoq\u00ebror gjat\u00eb shekujve XVIII-XIX. T\u00eb dh\u00ebnat demografike dhe ekonomike t\u00eb koh\u00ebs d\u00ebshmojn\u00eb e Ulqini ishte qyteti kryesor i Shkodr\u00ebs n\u00eb bregdetin e Adriatikut. Por, pik\u00ebrisht &nbsp;n\u00eb shek. XIX, ky qytet p\u00ebrjetoj nj\u00eb dekompozim &nbsp;si n\u00eb aspektin ekonomik dhe ate demografik sidomos gjat\u00eb vit\u00ebve 1878-1880. Jan\u00eb pik\u00ebrisht ngjarjet e zhvilluara gjat\u00eb k\u00ebtyre&nbsp; vit\u00ebve,me p\u00ebrmasa regjionale e gjeostrategjike &nbsp;qe ishin &nbsp;dramatike p\u00ebr qytetin e Ulqinit, sepse &nbsp;&nbsp;dol\u00ebn n\u00eb pah interesat&nbsp;&nbsp; e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. &nbsp;K\u00ebshtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb presioni t\u00eb vazhduesh\u00ebm ndaj Perandoris\u00eb Osmane e detyruan ate &nbsp;qe t ia dor\u00ebzoj\u00eb Ulqinin Malit t\u00eb Zi(n\u00ebntor 1880). Edhe pse shqiptar\u00ebt rezistuan, madje duke luftuar m\u00eb arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ishin rrethanat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb sakrifikuan Ulqinin p\u00ebr qellimet e tyre gjeostrategjike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Ulqin lindi, u shkollua dhe jetoj &nbsp;deri n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are hafiz Ali Riza Ulqinaku(1855-1913), personaliteti m\u00eb i njohur nga Ulqini gjat\u00eb Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare Shqiptare. Ai ishte d\u00ebshmitar okular i ngjarjeve t\u00eb koh\u00ebs, madje si shum\u00eb ulqinak\u00eb &nbsp;t\u00eb tjer\u00eb edhe ai me zem\u00ebr t\u00eb thyer emigroj nga Ulqini duke u vendosur n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Por, m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ne nuk do t\u00eb trajtojm\u00eb veprimtarin\u00eb e tij krijuese e arsimore, por disa aspekte socio-gjeografike t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb cilat padyshim kan\u00eb ndikuar n\u00eb formimin e tij personal dhe intelektual, sepse deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit&nbsp;&nbsp; 1880 ishte d\u00ebshmitar\u00eb okular i ngjarjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb Ulqin dhe rrethin\u00ebn e tij. Ai ishte i informuar me paraskenat e prapaskenat qe po i p\u00ebrgatit\u00ebshin Ulqinit, ku ishte pjes\u00eb e nj\u00ebsiteve luftarake p\u00ebr mbrojtjen e qytetit t\u00eb Ulqinit, por si\u00e7 dihet se e &nbsp;p\u00ebsoj\u00eb nga interesat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>1.Fizionomia urbane e qytetit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas pushtimit nga ana e Venedikasve prej nj\u00eb shekulli e gjys\u00ebm(1421-1571) n\u00eb&nbsp; kuadrin e Perandoris\u00eb Osmane&nbsp; qyteti i Ulqinit ishte nj\u00eb periudh\u00eb&nbsp; m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore prej&nbsp; me tep\u00ebr se tre shekuj(1571-1880). Ishte kjo periudha kohore e cila&nbsp; ndryshoj duksh\u00ebm fizionomin\u00eb&nbsp; e qytetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur me emrin stili oriental. Po ashtu gjat\u00eb k\u00ebs periudhe kemi&nbsp;&nbsp; edhe zgjerimin&nbsp;&nbsp;&nbsp; territorial t\u00eb qytetit, nga Kalaja n\u00eb per\u00ebndim&nbsp; n\u00eb drejtim t\u00eb &nbsp;m\u00ebhalla e Meras\u00eb, n\u00eb lindje.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Esht\u00eb dokumentuar&nbsp; se gjat\u00eb shekullit XIX, qyteti i Ulqinit arriti lul\u00ebzimin e vet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekonomik duke&nbsp; qen\u00eb qyteti m\u00eb&nbsp; i zhvillua n\u00eb pjes\u00ebn bregdetare&nbsp; t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ndryshimi i fizionomis\u00eb urbane filloj me nd\u00ebrtimin&nbsp;&nbsp; e objekteve t\u00eb kultit(xhamia, kisha), hamameve,mejtepeve,&nbsp; mederes, kull\u00ebs s\u00eb sahatit, objekteve t\u00eb banimit&nbsp; etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb disponuara nga shekulli XVII e m\u00eb pas n\u00eb kategorin\u00eb e objekteve t\u00eb kultit&nbsp; jan\u00eb nd\u00ebrtuar 9 xhami dhe 2 kisha. Sipas vit\u00ebve&nbsp; t\u00eb nd\u00ebrtimit jan\u00eb nd\u00ebrtuar: Xhamia e Lamit(1689) Xhamia e Pash\u00ebs(1719), Xhamia e Mazgjahit(1728), Xhamia&nbsp; n\u00eb Krye t\u00eb Pazarit(1749), Xhamia n\u00eb Mera(1779), Xhamia e Bregut(1783). K\u00ebtyre duhet shtuar edhe Xhamin\u00eb e Marinar\u00ebve, xhamin\u00eb n\u00eb Kala (nga kish\u00eb n\u00eb vitin 1510, e shnd\u00ebrruar n\u00eb xhami n\u00eb vitin 1693) si xhamin\u00eb&nbsp; e Meterizit( e cila pas vitit 1880 pushteti malazez e transformon n\u00eb kish\u00eb ortodokse). N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tyre objekteve t\u00eb kultit jan\u00eb edhe&nbsp; kisha ortodokse n\u00eb Mal t\u00eb Bardh\u00eb(1869) dhe kisha katolike po aty(1875).<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht ne nj\u00eb ambient t\u00eb till\u00eb tipik oriental, me popullsi pothuaj absolute shqiptare t\u00eb konfesionit islam 160 vjet m\u00eb par\u00eb lindi Ali Riza Ulqinaku, persnalitetit m\u00eb i madh i Ulqinit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare&nbsp; Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. Veprimtaria&nbsp; ekonomike e popullsis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb vet gjeografike popullsia e Ulqinit m\u00eb shekuj si veprimtari par\u00ebsore ekonomike ka pasur detarin\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht tregtin\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb zhvilluar jo vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb detit Adriatik por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Po ashtu popullsia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me bujq\u00ebsi dhe ullishtari, sepse prodhimi i vajit t\u00eb ullirit ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb cil\u00ebsoret n\u00eb regjion. Nuk ka dilem\u00eb se popullsia e qytetit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me zejtari sepse ajo ishte veprimtaria e cila ka &nbsp;plot\u00ebsuar nevojat e popullsis\u00eb vendore dhe t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb vet gravituese. P\u00ebrve\u00e7 popullsis\u00eb vendore, n\u00eb detari kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar edhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ulqinak\u00ebt i kan\u00eb paguar si pun\u00ebtor\u00eb apo ishin t\u00eb rr\u00ebmbyer si rob n\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb kusaris\u00eb e cila ka qen\u00eb e njohur p\u00ebr koh\u00ebn. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb d\u00ebshmohet me faktin se t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr koh\u00ebn flasin se Ulqini kishte disa mij\u00ebra veta n\u00eb ekuipazh t\u00eb anijeve t\u00eb tyre tregtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb shek.XIX Ulqini ka luajtur rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e jashtme shqiptare. Madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb si Ulqini, Tivari, Oboti she Sh\u00ebngjini, kan\u00eb paraqitur baz\u00ebn e tregtis\u00eb n\u00eb Veriun shqiptar. :adje studiuesi francez A.Vickenel Ulqinin dhe Tivarin i fusten\u00ebdr portet m\u00eb t\u00eb shquara shqiptare. Ulqini kishte rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sistemin e lundrimit detar me shkodr\u00ebn. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb koh\u00ebs aty jetonin 6000-8000 banor\u00eb, q\u00eb kryesisht merreshin me lundrimtari dhe me tregti. Ulqinak\u00ebt me anijet e tyre vizitonin jo vet\u00ebm portet shqiptare, por t\u00eb gjitha portet e Detit adriatik, t\u00eb Detit Jona e t\u00eb Mesdjheut. Tregtar\u00ebt e Ulqinit ndiqnin&nbsp; panairet italiane t\u00eb Rekanatit, ankon\u00ebs, sinigalias dhe t\u00eb Lajpcigut n\u00eb Gjermani, ku merreshin&nbsp; me shitblerjen e gj\u00ebrave t\u00eb \u00e7mueshme. Por, p\u00eb tregtar\u00ebt e bregdetit shqiptar ankona ishte m\u00eb e preferuara, pasi ajo i port i hapur, ishte m\u00eb&nbsp; e lir\u00eb dhe papengesa. Numri nj\u00ebsive lundruese n\u00eb Ulqin ka ndryshuar nga nj\u00eb shekull n\u00eb tjetrin. K\u00ebshtu sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave del se n\u00eb shek.XVII Ulqini kishte 500 velanije, duke qen\u00eb qyteti kryesor i Perandoris\u00eb osmane n\u00eb bregdetin e Adriatikut.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa &nbsp;n\u00eb fillim t\u00eb shek.XVIII flota ulqinake kishte r\u00ebnie n\u00eb numrin e nj\u00ebsive lundruese ku n\u00eb gjirin e saj ishin gjithsej 250-300 barka t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla, q\u00eb drejtoheshin nga nj\u00eb ekuipazh shqiptar prej 5-6000 vetash. Por, me rritjen e tregtis\u00eb s\u00eb jashtme n\u00eb Shkod\u00ebr, flota ulqinake n\u00eb vitin1848 kishte 400 nj\u00ebsi t\u00eb ndryshme lundruese, num\u00ebr i cili pothuaj mbeti konstant deri n\u00eb vitin 1880, kur Ulqini kalon n\u00ebn administrimin e Malit t\u00eb Zi..<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte&nbsp; pik\u00ebrisht &nbsp;ky vit fatal qe ndikoj n\u00eb zvoglimin e numrit t\u00eb nj\u00ebsive lundruese, &nbsp;sepse n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb emigruar n\u00eb Shkod\u00ebr e Durr\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i tyre ishin pronar t\u00eb anijeve.Nga ajo koh\u00eb Ulqini humbi imazhin e qytetit kryesor bregdetar n\u00eb Vilajetin e Shkodr\u00ebs, me pasoja t\u00eb m\u00ebdha ekonomike e demografike&nbsp; p\u00ebr popullsin\u00eb vendore shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. Dominimi i&nbsp; popullsis\u00eb&nbsp; shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e para n\u00eb shek. XIX, n\u00eb lidhje me popullsin\u00eb e qytetit t\u00eb Ulqinit i p\u00ebrkasin viteve t\u00eb 30-ta, ku ceket se ky qytet kishte 6000-7000 banor\u00eb. Nga kjo koh\u00eb e m\u00eb von\u00eb ekziston nj\u00eb vakum n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, deri n\u00eb vitin 1863-64, ku theksohet se Ulqini kishte 453 sht\u00ebpi, e nga ato 451 ishin-sht\u00ebpi myslimane dhe 2 ortodokse, nd\u00ebrsa p\u00ebr lagjen <em>Mera<\/em> thuhet se ishin 7 sht\u00ebpi, prej tyre 6 katolike dhe 1 ortodokse. T\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ekzistojn\u00eb edhe p\u00ebr Shtojin, i cili kishte 21 sht\u00ebpi, t\u00eb gjitha katolike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pes\u00eb fshatra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb aferta thuhet se kishin 86 sht\u00ebpi myslimane, 87 katolike, apo gjithsej 173 sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Pazari-i-ulqinit-ne-shekullin-XIX.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"900\" height=\"504\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Pazari-i-ulqinit-ne-shekullin-XIX.jpg\" alt=\"Pazari i Ulqinit ne shekullin XIX\" class=\"wp-image-34861\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Pazari-i-ulqinit-ne-shekullin-XIX.jpg 900w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Pazari-i-ulqinit-ne-shekullin-XIX-300x168.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Pazari-i-ulqinit-ne-shekullin-XIX-768x430.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em><strong>Foto: Pazari i\u00a0 Ulqinit n\u00eb shek. XIX<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pas nj\u00eb rezistence t\u00eb lavdishme gati dymujore (14.11.1877-10.1.1878), Tivari u b\u00eb shkrumb e hi dhe u pushtua nga forcat malazeze, por ato nuk ishin t\u00eb ngopur me kaq, andaj t\u00eb p\u00ebrgatitur&nbsp; p\u00ebr aspiratat pushtuese u nis\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb jugut dhe lindjes. K\u00ebshtu nga 17-18janari i vitit 1878, Ulqini pushtohet nga forcat malazeze, t\u00eb cilat djegin qytetin si dhe vet\u00eb \u00e7arshin\u00eb. Ato k\u00ebtu q\u00ebndrojn\u00eb deri m\u00eb 8. 2. 1879, sepse sipas vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, neni 29, Ulqini mbetet n\u00ebn sovranitetin e Perandoris\u010d Osmane.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re kemi emigrimin e par\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb nga qyteti i Tivarit, Kraj\u00ebs dhe Ulqinit. Popullsia e shp\u00ebrngulur \u00ebsht\u00eb shqiptare kryesisht e konfesionit islam, por ka pasur edhe mysliman\u00eb sllavofol\u00ebs, sidomos nga qyteti i Tivarit. Popullsia e emigruar \u00ebsht\u00eb vendosur kryesisht n\u00eb Shkod\u00ebr. K\u00ebshtu, n\u00eb saje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, nga Ulqini, pas r\u00ebnies s\u00eb tij n\u00ebn Mal t\u00eb Zi n\u00eb janar t\u00eb vitit 1878, jan\u00eb larguar 143 familje dhe jan\u00eb vendosur n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat lidhur me numrin e banor\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb Ulqinit duke filluar nga kjo koh\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta, sepse ai n\u00eb saje t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb veprimit t\u00eb diplomacive nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse. Francezi Bozhur thekson se Ulqini n\u00eb shek. XIX kishte 6000 banor\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb 1878 Gop\u00e7eviqi jep shifr\u00ebn 8000 banor\u00eb. P\u00ebr vitin 1880, na jepet e dh\u00ebna prej 5000 banor\u00ebv\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr nahia e M\u00ebrkotit kishte 315 sht\u00ebpi, t\u00eb gjitha myslimane.Po k\u00ebt\u00eb vit nahia e Kraj\u00ebs kishte 1100 sht\u00ebpi, m\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje konfesionale: 700 myslimane, 150 katolike dhe 250 ortodokse.Por, si\u00e7 do te shohim m\u00eb von\u00eb ne saje te rrethanave te reja shoq\u00ebrore k\u00ebto raporte te struktur\u00ebs komb\u00ebtare te popullsis\u00eb do t\u00eb ndryshojn\u00eb ne disfavor te popullsis\u00eb shqiptare e ne ve\u00e7anti ka t\u00eb b\u00ebj me qytetin e Tivarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Struktura etnike e popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis sidomos ne viset shqiptare filloi t\u00eb ndryshoj\u00eb pas vendim\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit 1878, pas vitit 1880, e po ashtu&nbsp; edhe m\u00eb von\u00eb pas vit\u00ebve 1912-1913, sepse k\u00ebto vise kaluan n\u00ebn administrimin e Malit t\u00eb Zi. Nga nj\u00eb gjendje&nbsp;&nbsp; e re e krijuar me pushtetar\u00ebt e rinj, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e popullsis\u00eb emigroi n\u00eb Shkod\u00ebr e gjetiu. Emigrimi i popullsis\u00eb pati p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha sidomos ne qytetin e Ulqinit ku pas vitit 1880, u shperngulen nga qyteti 413 familje me rreth 3000 banor\u00eb, duke u vendosur kryesisht ne Shkod\u00ebr por edhe n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4.Ndryshimi\u00a0 i struktures nacionale t\u00eb popullsis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me aneksimin e territor\u00ebve t\u00eb reja pas vit\u00ebve 1878 dhe 1880, politika shtet\u00ebrore malazeze kishte vendosur objektiva t\u00eb qarta ne lidhje m\u00eb k\u00ebto territore.\u00c7\u00ebshtje par\u00ebsore ishte ndryshimi i struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. K\u00ebshtu m\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb Simo Popoviqit i cili ishte ne funksionin e guvernatorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Ulqinit, organet e pushtetit malazez ia filluan pun\u00ebs p\u00ebr regjistrimin dhe matjen e sip\u00ebrfaq\u00ebs tok\u00ebsore q\u00eb&nbsp; duhej t\u00eb kolonizohej.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne lidhje m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ne m\u00ebnyr\u00eb mjaft transparente na d\u00ebshmon letra e vojvod\u00eb S.Popoviqit qe ia d\u00ebrgonte ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme, ku thuhet:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201d<em>Rrethi i Ulqinit p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb i huaj.T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb<\/em> <em>turq(shqiptar\u00eb t\u00eb konfesionit islam-N.D.) dhe mal\u00ebsor\u00eb.Kujdesi yn\u00eb i par\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb shum\u00eb shkaqeve, duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb banor\u00ebt vend\u00ebs ti asimilojm\u00eb dhe at\u00eb sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb dy m\u00ebnyra: me an\u00eb t\u00eb kolonizimit, duke vendosur k\u00ebtu 4-5 mij\u00eb familje malazeze dhe me an\u00eb t\u00eb hapj\u00ebs s\u00eb shkollave.Kolonizimi do t\u00eb arrihet kur t\u00eb shp\u00ebrngul\u00ebn mal\u00ebsoret nga ky vend.Kur t\u00eb realizohet ky projekt, at\u00ebher ky rajon i bukur dhe i pasur do t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb i Malit t\u00eb Zi.Deri sa t\u00eb mos realizohet<\/em> <em>ky q\u00ebllim, nuk kemi s\u00eb \u00e7ka t\u00eb g\u00ebzohemi\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrmbajtje e till\u00eb nuk meriton t\u00eb analizohet, sepse \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb transparente, por i mbetej&nbsp; pushtetit t\u00eb ri te realizoj ne praktik\u00eb kolonizimin e k\u00ebtyre territor\u00ebve me popullsi sllave.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave qe disponojm\u00eb ne Ulqin e rrethin\u00eb nga viti 1881&nbsp; e deri m\u00eb 1893,jan\u00eb vendosur 400 familje kolonist\u00ebsh sllav\u00eb, t\u00eb cilave iu jan\u00eb ndar\u00eb 5000 rrall\u00eb tok\u00eb.&nbsp; Nga kjo del se nj\u00eb ekonomi sht\u00ebpiake ka fituar nga 12,5 rrall\u00eb tok\u00eb. Ne forma t\u00eb ndryshme plane&nbsp; kolonizim\u00ebsh kan\u00eb vazhduar t\u00eb realizohen deri n\u00eb luft\u00ebrat ballkanike, sepse deviza shtet\u00ebrore ishte t\u00eb ndryshohet struktura etnike e k\u00ebtyre mjedis\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Asipratat ekspansioniste ndaj k\u00ebtij mjedisi i ka shprehur edhe vet\u00eb princ Nikolla i Malit t\u010d Zi, &nbsp;i cili theksonte&nbsp; <em>\u201d&#8230; me vendosjen e malazezeve prej Mozhurit e deri&nbsp; t\u00eb Buna, t\u00ebr\u00eb&nbsp; qarkun e Ulqinit e malazezojm\u00eb\u201d<\/em>, duke vazhduar se <em>\u201c&#8230;t\u00ebr\u00eb qyteti dhe rrethina \u00ebsht\u00eb e banuar m\u00eb banor\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe n\u00eb ket\u00eb an\u00eb t\u00eb Mozhurit nuk \u00ebsht\u00eb ndier. Me vendosjen e malazez\u00ebve zhduket tipi shqiptar i k\u00ebsaj ane\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj nj\u00eb citimi t\u00eb till\u00eb \u00e7do koment \u00ebsht\u00eb i tepert sepse politika ekspansioniste ishte platform\u00eb politike e Malit t\u00eb Zi,&nbsp; e cila ishte pothuaj identike sikurse \u201cNa\u00e7ertania\u201d e Serbis\u00eb nga viti 1844, ku par\u00ebsore ishin asimilimi dhe kolonizimi i territoreve te reja t\u00eb administruara prej tyre n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>5.Tivari &#8211; humbja e identitetit etnik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Ulqini pati mund\u00ebsi t\u00eb ruaj identitetin e vet etnik edhe pas vitit 1880, ku ne rrethin\u00eb fillimisht e m\u00eb pas n\u00eb qytet u vendos\u00ebn kolonist\u00ebt malazez, di\u00e7ka e till\u00eb nuk ngjau me Tivarin. Ky qytet&nbsp; ne saje t\u00eb vendim\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit n\u00eb vitin 1878, kur i jepet Malit t\u00eb Zi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike e ndryshoi struktur\u00ebn e popullsis\u00eb ne favor t\u00eb asaj sllave, nd\u00ebrsa elementi shqiptar\u00eb mbeti ne pakic\u00eb, ku me kalimin e koh\u00ebs u asimilua pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht, nd\u00ebrsa p\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm vendbanimet shqiptare n\u00eb&nbsp; pjes\u00ebn verip\u00ebrendimore e Kraj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne lidhje mbi struktur\u00ebn komb\u00ebtare te popullsis\u00eb ne qytetin e Tivarit pasi ai kalon nen administrimin e Malit t\u00eb Zi, te dh\u00ebna m\u00eb interes kemi nga regjistrimi i popullsis\u00eb ne vitin 1879.Te dh\u00ebnat e publikuara kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me struktur\u00ebn konfesionale te popullsis\u00eb sepse ajo komb\u00ebtare vazhdimisht \u00ebsht\u00eb eliminuar p\u00ebr qellime te caktuara.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb qytetin e Tivarit nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna del se ne vitin 1879 kishte&nbsp; 445 familje me gjithsej 1823 banor\u00eb.Me t\u00eb num\u00ebrt kan\u00eb qen\u00eb mysliman\u00ebt&nbsp; me 804 banor\u00eb apo 192 familje, pastaj ortodokset&nbsp; me 489 banor\u00eb apo 192 familje, katolik\u00ebt 448 banor\u00eb,108 familje dhe rom\u00ebt me 82 banor\u00eb dhe 16 familje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>6. P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb shek.XIX, n\u00eb territorin e Ulqinit n\u00eb aspektin e ngusht\u00eb por edhe si regjion kan\u00eb ndodhur ndryshime t\u00eb m\u00ebdha socio-demografike, si rezultat i luft\u00ebrave t\u00eb zhvilluara, por edhe veprimit &nbsp;t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ne k\u00ebt\u00eb aspekt pas Tivarit, &nbsp;Ulqini \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbull tipik i viktimizimit p\u00ebr interesat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pik\u00ebrisht, n\u00eb saje t\u00eb tyre veprimeve subjektive p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb territoreve &nbsp;pasoj n\u00eb vep\u00ebr&nbsp; ndryshimi mekanik i struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullsis\u00eb, me shperngulje t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe me procesin&nbsp; e kolonizimit, me popullsi sllave, &nbsp;duke ndryshuar demografin\u00eb e k\u00ebtij mjedisi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me raporte t\u00eb reja gjeostrategjike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb aleanc\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb k\u00ebto rrethana shqiptar\u00ebt ndon\u00ebse p\u00ebrmes LSHP u angazhuan maksimalisht p\u00ebr ruajtj\u00ebn e hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare, ishin faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar qe p\u00ebrcaktuan interesat e tyre gjeopolitike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ne kujtim dhe nderim t\u00eb figur\u00ebs&nbsp; s\u00eb hafiz Ali Ulqinakut me vendim t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit nga data 7 maj 2002&nbsp; nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb qytetin e Ulqinit mban\u00eb emrin e hafiz Ali Ulqinakut. Mendoj se &nbsp;\u00ebsht\u00eb e&nbsp; udh\u00ebs t\u00eb inicohet, ngritja e nj\u00eb busti&nbsp; n\u00eb qytetin e Ulqinit, ku me nj\u00eb veprim t\u00eb&nbsp; till\u00eb, ne nderojm\u00eb vet\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Iniciativa&nbsp; e till\u00eb besoj se do t\u00eb p\u00ebrkrahet nga pushteti lokal, duke d\u00ebshmuar se veprojm\u00eb si bota e qytet\u00ebruar, duke vler\u00ebsuar personalitetet e nderuara komb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Literatura e konsultuar:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>1.Xhevat Repishti, Isuf Sokoli dhe lufta p\u00ebr mbrojtj\u00ebn e Ulqinit, Tiran\u00eb 1979<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>2.Riza Rexha, Ulqini n\u00eb vit\u00ebt e Lidhjes shqiptare t\u00eb Prizzrenit(1878-1881), Art Club, Ulqin, 1998<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>3.Riza Rexha. Ulqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi(1881-1916), Art Club, Ulqin ,2005<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>4. Faik Luli-Islam Dizdari, hafiz Ali Ulqinaku-jeta dhe vepra, LOGOS, Shkup, 2005<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>5.Nail&nbsp; Draga, Popullsia e Ulqinit n\u00eb shek.XIX-XX, Simpoziumi shkencor, <em>Ulqini n\u00eb rrjedhat&nbsp; e koh\u00ebs<\/em>, Art Club, Ulqin, 2000<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>6.Spiridon Gop<\/strong><strong>\u010d<\/strong><strong>evi\u0107, Crnogorski-turski rat(1876-1878), Vojno delo, Beograd, 1963<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>7.Bernard Stulli, Albansko pitanje, JAZU,knj.318, Zagreb 1959.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>8.Hajredin Muja, Ulqini dhe Tivari nd\u00ebrmjet Krisht\u00ebrimit dhe Islamit, Logos, Shkup, 2009<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>9.Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjat\u00eb Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare, Tiran\u00eb, 1984.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>10. Jusuf Shpuza, V\u00ebzhgim p\u00ebr emrat familjar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, Shkod\u00ebr, 1998<\/strong><\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Xhamia-e-Pashes-ne-Ulqin-1719-gravure-nga-Edith-Durham-1908.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"800\" height=\"568\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Xhamia-e-Pashes-ne-Ulqin-1719-gravure-nga-Edith-Durham-1908.jpg\" alt=\"Xhamia e Pashes ne Ulqin ne vitin 1719\" class=\"wp-image-34862\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Xhamia-e-Pashes-ne-Ulqin-1719-gravure-nga-Edith-Durham-1908.jpg 800w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Xhamia-e-Pashes-ne-Ulqin-1719-gravure-nga-Edith-Durham-1908-300x213.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Xhamia-e-Pashes-ne-Ulqin-1719-gravure-nga-Edith-Durham-1908-768x545.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong><em>Foto: Xhamia e Pash\u00ebs n\u00eb Ulqin (1719), gravur\u00eb\u00a0 nga Edith Durham (1908)<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ali Riza Ulqinaku (1855-1913) (aspekte socio-gjeografike) Nga Nail&nbsp;&nbsp; Draga N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Ulqini p\u00ebrjetoj zhvillimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomiko-shoq\u00ebror gjat\u00eb shekujve XVIII-XIX. T\u00eb dh\u00ebnat demografike dhe ekonomike t\u00eb koh\u00ebs d\u00ebshmojn\u00eb e Ulqini ishte qyteti kryesor i Shkodr\u00ebs n\u00eb bregdetin e Adriatikut. Por, pik\u00ebrisht &nbsp;n\u00eb shek. XIX, ky qytet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34860,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[3297,3296,384,418,891],"class_list":["post-34857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-edit-durham","tag-hafiz-ali-ulqinaku","tag-nail-draga","tag-riza-rexha","tag-xhamia-e-pashes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34857"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34866,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34857\/revisions\/34866"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}