{"id":34759,"date":"2023-05-03T13:10:30","date_gmt":"2023-05-03T11:10:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34759"},"modified":"2023-05-03T13:11:07","modified_gmt":"2023-05-03T11:11:07","slug":"me-origjine-nga-vukli-i-kelmendit-te-malesise-se-madhe-ne-karrigen-e-gjykatsit-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34759","title":{"rendered":"ME ORIGJIN\u00cb NGA VUKLI I KELM\u00cbNDIT T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE N\u00cb KARRIG\u00cbN E GJYKATSIT N\u00cb AMERIK\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"372\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/John-Gjon-Vukli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"John Gjon Vukli\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/John-Gjon-Vukli.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/John-Gjon-Vukli-282x300.jpg 282w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Gjykatsi shqiptaro-amerikan John (Gjon) Vukli me origjin\u00eb nga Kelmendi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-left\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shkrimet e mia modeste n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u2013 duke sh\u00ebnuar raste suksesi n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb pasqyroj individ\u00eb me preardhje shqiptare q\u00eb e kan\u00eb dalluar vet\u00ebn n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme si n\u00eb politik\u00eb, ekonomi, financa, arsim, kultur\u00eb e tregti, e t\u00eb tjera. Vazhdimisht, kam b\u00ebr\u00eb thirrje dhe vazhdoj t\u00eb inkurajoj &#8212; n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn t\u00ebme \u2013 sa m\u00eb shum\u00eb rinin\u00eb shqiptaro-amerikane, t\u00eb shkolluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb t\u00eb angazhohen sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs amerikane, sidomos n\u00eb ekonomi, politik\u00eb e drejt\u00ebsi. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, komuniteti shqiptaro-amerikan ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm histori suksesi n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, p\u00ebrfshir edhe avoket\u00ebn t\u00eb diplomuar, n\u00eb rritje e sip\u00ebr, n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb njohura amerikane dhe t\u00eb angazhuar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Disa her\u00eb kam pasqyruar edhe fillimet sado t\u00eb rralla \u2013 disa t\u00eb suksesshme e disa jo aq t\u00eb suksesshme \u2013 t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb proceset e politik\u00ebs amerikane, n\u00eb nivel vendor, shtet\u00ebror dhe federal. Un\u00eb jam i bindur se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim q\u00eb premton, kur t\u00eb merret parasysh numri i madh i shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar strehim k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara pas shembjes s\u00eb komunizmit dhe \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, diaspora e tre dekadave t\u00eb fundit, p\u00ebrb\u00ebhet nga Shqip\u00ebria, nga Kosova dhe nga mbar\u00eb trojet shqiptare, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq dhe si rrjedhoj\u00eb e politikave d\u00ebshtuese n\u00eb dy shtetet shqiptare, numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb po largohen nga vendlindja p\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, po rritet gjithnj\u00eb, edhe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt. Shum\u00eb prej tyre, kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb pun\u00eb t\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira dhe po konkurojn\u00eb me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dhen\u00eb kontributin e tyre p\u00ebr zhvillimin e komunitetit ton\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku jetojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb nj\u00eb komunitetet t\u00eb madh, pra dhe shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur shqiptaro-amerikan &#8212; nga pik\u00ebpamja e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe zot\u00ebrimit t\u00eb gjuh\u00ebs anglisht &#8212; gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, nuk kisha dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb rast q\u00eb nj\u00eb shqiptaro-amerikan t\u00eb jet\u00eb zgjedhur n\u00eb detyr\u00ebn e gjykatsit, t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajonin veri-lindor t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ku jeton shumica e shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur t\u00eb njoftoj lexuesit se, m\u00eb n\u00eb fund, mund t\u00eb themi me krenari se kemi nj\u00eb gjykat\u00ebs shqiptaro-amerikan i zgjedhur me vota d\u00ebrmuese, nga zgjedh\u00ebsit e zon\u00ebs Pleasantville t\u00eb rajonit Westchester t\u00eb shtetit Nju Jork.&nbsp; Me 3 Prill, 2023 b\u00ebri betimin John (Gjon) Vukeli, i zgjedhur nga votuesit e Westchesterit n\u00eb Nju Jork me 21 Mars, 2023, si gjykat\u00ebs n\u00eb Pleasantville \u2013 me sa dim\u00eb, i pari shqiptaro-amerikan n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb k\u00ebto an\u00eb.&nbsp; Zgjedhja e tij n\u00eb detyr\u00ebn e gjykatsit k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, besoj se sh\u00ebnon vet\u00ebm fillimin e shqiptaro-amerikan\u00ebve, q\u00eb zgjedhin k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre \u2013 si gjykat\u00ebs n\u00eb sistemin amerikan t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb ndryshme rajonale.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykatsi i ri i posa zgjedhur shqiptaro-amerikan, John (Gjon) Vukelj rrjedh nga nj\u00eb familje e njohur anti-komuniste nga Vukli i Kelmendit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe \u2013 asaj diaspor\u00ebs anti-komuniste shqiptare t\u00eb arratisur nga regjimi komunist enverist.&nbsp; Familja e Sokol Ded\u00ebs, babait t\u00eb gjykatsit t\u00eb ri shqiptaro-amerikan, nuk qe pajtuar me regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe si pasoj\u00eb familja e tij e p\u00ebsoi shum\u00eb keq sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrua t\u00eb arratisej nga vendlindja p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e vet dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familja e Sokol Ded\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut, si shum\u00eb bashkathdetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb refugjat\u00eb politik\u00eb nga malet tona &#8212; m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e tij me rastin e betimit n\u00eb detyr\u00ebn e re, Gjykatsi shqiptaro-amerikan me origjin\u00eb nga Vukli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, duke pasur parasysh historin\u00eb dhe vuajtjet e familjes n\u00ebn komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, shprehu krenarin\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn e tij nga Kelmendi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe mir\u00ebnjohje&nbsp; p\u00ebr strehimin q\u00eb Amerika i kishte ofruar&nbsp; familjes s\u00eb tij dhe dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ky vend i ka ofruar atij p\u00ebr t\u00eb arritur karrier\u00eb q\u00eb g\u00ebzon sot si gjkat\u00ebs I zgjedhur. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, gjykatsi shqiptaro-amerikan, John (Gjon) Vukli <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=bX3VG2hRtIY\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=bX3VG2hRtIY<\/a> \u2013 foli, shkurtimisht, p\u00ebr jet\u00ebn, karrier\u00ebn dhe p\u00ebr familjen e tij t\u00eb vuajtur dhe t\u00eb p\u00ebrsekutuar nga komunizmi: &nbsp;\u201cM\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mund t\u00eb nxjerr nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb e fushat\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb se ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Ne, si individ\u00eb, nuk jemi dakort p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, por mendoj se t\u00eb gjith\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, t\u00eb drejta dhe mund\u00ebsi t\u00eb barabarta n\u00eb jet\u00eb.&nbsp; Fushata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, m\u00eb ndihmoi t\u00eb kuptoj se n\u00ebqoftse i trajton njer\u00ebzit me respekt edhe ata do t\u00eb respektojn\u00eb ty. E gjith\u00eb kjo p\u00ebrvoj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e vlefshme p\u00ebr mua nd\u00ebrsa filloj dtyr\u00ebn e re si gjykat\u00ebs\u201d, theksoi John Vukelj gjat\u00eb fjalimit, pasi b\u00ebri betimin n\u00eb detyr\u00ebn e re. Ai u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se kishte edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me ta dhe me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb jasht komunitetit, ku ai do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si gjykat\u00ebs. \u201cKam edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me ju\u201d, vazhdoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Krenar se \u00ebsht\u00eb shqiptar<\/strong> &#8212; \u201cE kam fjal\u00ebn p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan. Nuk e di n\u00ebse ka pasur gjykat\u00ebs shqiptar\u00eb amerikan\u00eb m\u00eb par\u00eb, qoft\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork, qoft\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ndoshta, po, ndoshta jo. Por, un\u00eb jam shum\u00eb i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb kam marr\u00eb nga komuniteti shqiptaro-amerikan \u00e7\u2019prej koh\u00ebs q\u00eb kam njoftuar vendimin p\u00ebr t\u00eb shpallur kandidatur\u00ebn time p\u00ebr gjykat\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj zone adminstrative. Komuniteti shqiptaro-amerikan ishte plot krenari p\u00ebr kandidatur\u00ebn time dhe un\u00eb gjithashtu, si pjestar i k\u00ebtij komuniteti, jam krenar q\u00eb jam shqiptar\u201d, theksoi ai n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndetse pas betimit. Gjykatsi i ri ndau me t\u00eb pranishmit disa t\u00eb dh\u00ebna mbi origjin\u00ebn dhe historin\u00eb e familjes s\u00eb tij: \u201cPrind\u00ebrit e mi kan\u00eb emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara. V\u00ebll\u00ebzrit e mi dhe un\u00eb kemi lindur k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. N\u00eb familjen ton\u00eb kemi folur shqip, kemi d\u00ebgjuar muzik\u00eb shqiptare dhe kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup k\u00ebrcimtar\u00ebsh pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike shqiptare n\u00eb Nju Jork. Duke u rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, m\u00ebsuam p\u00ebr persekutimet ndaj p\u00ebrind\u00ebrve t\u00eb mi, familjes dhe popullit ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00ebsuam p\u00ebr v\u00ebshtirsit\u00eb me t\u00eb cilat prind\u00ebrit e mi dhe paraadh\u00ebsit tan\u00eb ishin p\u00ebrballur, gj\u00eb q\u00eb I detyroi t\u00eb arratiseshin nga vendi i t\u00eb par\u00ebve p\u00ebr tu vendosur n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&nbsp; Kjo histori padrejt\u00ebsish, vuajtjesh dhe persekutimesh t\u00eb prind\u00ebrve dhe t\u00eb para-ardh\u00ebsve tan\u00eb, m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj nj\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb ka nxitur p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet n\u00eb deg\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Un\u00eb dhe v\u00ebll\u00ebzrit e mi jemi p\u00ebrballur me sfidat, me t\u00eb cilat p\u00ebrballen t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb brezit t\u00eb par\u00eb emigrant\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrfshir sfid\u00ebn se si t\u00eb, \u201cnderosh Atdheun e t\u00eb par\u00ebve, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb b\u00ebhesh pjes\u00eb e k\u00ebtij vendi t\u00eb adaptuar? P\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebsaj pyetjeje m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim nga prind\u00ebrit e mi shum\u00eb t\u00eb men\u00e7ur\u201d, u tha Z. Vukelji pjestar\u00ebve n\u00eb ceremonin\u00eb e betimit t\u00eb tij. \u201cAta dep\u00ebrtuan at\u00eb mjegull\u00ebn q\u00eb i rrethonte, duke na dhen\u00eb ne f\u00ebmijve t\u00eb tyre, k\u00ebshillat dhe vlerat m\u00eb t\u00eb mira amerikane: studjo shum\u00eb, pastaj edhe pak m\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb e ashtu me radh\u00eb\u2026 Sot mendoj p\u00ebr babain tim, Sokol Deda Vukli. Jam i sigurt se ai \u00ebsht\u00eb duke shikuar nga lart\u00eb dhe jam i bindur se e ndjen\u00eb veten shum\u00eb krenar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dit\u00eb\u2026\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, gjykatsi i ri shqiptaro-amerikan John (Gjon) Vukli, bir i Sokol Ded\u00ebs &#8212; i nj\u00eb familjeje fisnkie e bujare, por edhe trime e patriotike nga Vukli i Kelmendit kreshnik t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, q\u00eb nuk u p\u00ebrkul kurr\u00eb para padrejt\u00ebsive, fal\u00ebnderoi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb votuan p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrsa shprehu krenarin\u00eb e tij me rezultatet e votimeve n\u00eb favor t\u00eb tij. &nbsp;Me k\u00ebt\u00eb rast, ai shprehu gjithashtu mir\u00ebnjohjen e tij t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e familjes, miq\u00ebve, komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrfshir dhe personelin e gjykat\u00ebs ku do punoj\u00eb ai p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, nd\u00ebrsa u zotua se do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb me p\u00ebrkushtim komunitetit Pleasantville t\u00eb rajonit administrativo-juridik Westchester t\u00eb shtetit Nju Jork. Si nj\u00eb hap i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ai ka vendosur q\u00eb angazhimet dhe premtimet q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb votuesve gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb postuara n\u00eb portalin e tij, si nj\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr votuesit se cilat ishin premtimet e tija dhe n\u00ebse dhe si do t\u2019i zbatoj\u00eb ato premtime gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00ebn e re. P\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj votuesve dhe respekt p\u00ebr mb\u00ebshtjen e tyre, bazuar n\u00eb premtimet e b\u00ebra!<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb hap i par\u00eb por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr gjykatsin e ri shqiptaro-amerikan drejt nj\u00eb karriere t\u00eb frutshme e t\u00eb suksesshme. Urime shqiptaro-amerikanit John (Gjon) Vuklit dhe p\u00ebrparime t\u00eb shpejta atij n\u00eb nivele edhe m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb gjykatave shtet\u00ebrore e federale n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Lart\u00eb e m\u00eb lart\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykatsi shqiptaro-amerikan John (Gjon) Vukli me origjin\u00eb nga Kelmendi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe Nga Frank Shkreli N\u00eb shkrimet e mia modeste n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u2013 duke sh\u00ebnuar raste suksesi n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb pasqyroj individ\u00eb me preardhje shqiptare q\u00eb e kan\u00eb dalluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34762,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[3280,3279],"class_list":["post-34759","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-gjon","tag-john-vukli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34759"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34759\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34763,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34759\/revisions\/34763"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34762"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}