{"id":34720,"date":"2023-04-26T11:45:48","date_gmt":"2023-04-26T09:45:48","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34720"},"modified":"2023-04-26T11:47:33","modified_gmt":"2023-04-26T09:47:33","slug":"lundrimi-ne-liqenin-e-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34720","title":{"rendered":"LUNDRIMI N\u00cb LIQENIN E SHKODR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"679\" height=\"365\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Liqeni-shkodres-kraja.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Liqeni-shkodres-kraja.jpg 679w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Liqeni-shkodres-kraja-300x161.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 679px) 100vw, 679px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Ilustrim: Liqeni Shkodres<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Mbi origjinen e liqenit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mbi origjinen e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs ekzistojn\u00eb mendime t\u00eb ndryshme. Mendohet se ka origjin\u00eb tektonike-karstike dhe b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb liqenet poligjen\u00eb. Disa studiues mendojn\u00eb se liqeni ka qen\u00eb gji i detit Adriatik. M\u00eb von\u00eb me krijimin e malit Rumia gjiri \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga deti dhe shnd\u00ebrruar n\u00eb liqen. N\u00eb krijimin e tij, liqeni ka qen\u00eb i cekt\u00eb dhe e quanin mo\u00e7al apo balt\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb lasht\u00ebsi \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cPalus Labeatis\u201d. Historiani romak Tit Livi po ashtu e quan mo\u00e7al, e duke u bazuar n\u00eb faktin se p\u00ebr rreth liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs jetonte fisi i Labeateve e quan \u201cLabeatide palude\u201d. Emrin \u201cBalta\u201d p\u00ebr liqenin e Shkodr\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrimet e pop Duklaninit e kjo d\u00ebshmon se rreth e rrotull t\u00eb k\u00ebtij liqeni, q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi kan\u00eb jetuar shqiptar\u00ebt. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb kristovulat e mbretit Vladislav shenohet si \u201cBlato\u201d (1234).<\/p>\n\n\n\n<p>Liqeni kufizohet, n\u00eb verilindje me Bjeshk\u00ebt e Nemura, n\u00eb jug e juglindje me malet Tarabash, Rumia dhe Sutorman, nd\u00ebrsa n\u00eb veri shtrihet Rrafshira e Zet\u00ebs. N\u00eb nivel t\u00eb ult\u00ebt&nbsp; t\u00eb ujit sip\u00ebrfaqa e liqenit \u00ebsht\u00eb 369,74 km katror prej t\u00eb cilave Shqiperis\u00eb i takojn\u00eb 2\/5 ose147,72 km, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr (3\/5) i takojn\u00eb Malit t\u00eb Zi. Pjesa m\u00eb e madhe e sip\u00ebrfaq\u00ebs s\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs gjendet 6 m mbi nivelin e detit, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e fundit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebn nivelin e detit, k\u00ebshtu q\u00eb&nbsp; thell\u00ebsia mesatare m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb 7 m. nd\u00ebrsa n\u00eb disa vende t\u00eb ashaquajtura \u201csyena\u201d thell\u00ebsia arrin\u00eb deri n\u00eb 44m. Liqeni \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb 44 km.nd\u00ebrsa gj\u00ebr\u00ebsia rreth 12,5 km. N\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs, kryesisht n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb i takon Malit t\u00eb Zi,&nbsp; ekzistojn\u00eb rreth&nbsp; 50 ujdhesa t\u00eb vogla apo t\u00eb m\u00ebdhe. N\u00eb disa prej tyre, q\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb, jan\u00eb nd\u00ebrtuar objekte t\u00eb ndryshme sakrale dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb dhe kultur\u00ebs ton\u00eb, ndon\u00ebse sot ato jan\u00eb zaptuar nga Kisha Ortodokse Serbe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Fillet e lundrimit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb shekujve liqeni i Shkodr\u00ebs ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ilir\u00ebve, romak\u00ebve, bizantin\u00ebve, serb\u00ebve e malazez\u00ebve, venedikasve, turqve e t\u00eb tjer\u00ebve. Ka d\u00ebshmi t\u00eb shkruara se n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb hershme n\u00ebp\u00ebr liqenin e Shkodr\u00ebs kan\u00eb lundruar mjetet lundruese bizantine dhe venedikase ( galija) apo veloret turke (otomane) kryesisht t\u00eb vogla t\u00eb cilat kan\u00eb mundur t\u00eb hynin n\u00eb liqen nga lumi Buna.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebnimet e para t\u00eb shkruara p\u00ebr lundrimin n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs, datojn\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 167 para er\u00ebs s\u00eb re (sipas Tit Livit), kur mbreti ilir Genci, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sundonte n\u00eb k\u00ebto vise, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb iliro-romake, kishte lundruar n\u00ebp\u00ebr liqenin e Shkodr\u00ebs. Pra, lundrimi n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb po aq i vjet\u00ebr sa edhe vet\u00eb liqeni.<\/p>\n\n\n\n<p>Marijan Bolica, duke e p\u00ebrshkruar Sanxhakun e Shkodr\u00ebs, 1614, shkruan se pirat\u00ebt ulqinak\u00eb, pas okupimit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe rrethin\u00ebs s\u00eb saj nga turqit m\u00eb 1474, hyn\u00eb n\u00eb liqen n\u00ebp\u00ebr mes Bun\u00ebs m\u00eb lundra dhe fregata.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet theksuar se pas r\u00ebnjes s\u00eb Zet\u00ebs (1499) deri n\u00eb vitin 1862 e ve\u00e7an\u00ebrisht deri n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878), af\u00ebr 380 vite, malazez\u00ebt nuk pat\u00ebn mund\u00ebsi t t\u00eb shfryt\u00ebzonin liqenin normalish. Shfryt\u00ebzimi i tij p\u00ebr malazez\u00ebt ka qen\u00eb i rreziksh\u00ebm dhe vend i konflikt\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjakshme me turqit, sepse malazez\u00ebt nuk kan\u00eb luftuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u liruar nga okupuesi, por edhe p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr mes t\u00eb cilit tentonin daljen n\u00eb det. Vlladika (Peshkopi) Danillo Petroviqi, n\u00eb vitin 1717 kishte k\u00ebrkuar nga autoritetet veneciane q\u00eb ta zaptonin liqenin e Shkodr\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb tyre k\u00ebrkoi dy galije me nga gjasht\u00ebmbdhjet\u00eb (16) rrema. Pasi kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk u realizua, vlladika Petar I tentoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr te tyre ta realizoj\u00eb me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb cariste. Ai n\u00eb vitin 1778 d\u00ebrgoi Nikolla Davidoviqin q\u00eb t\u2019i propozonte carit Aleksandri i I q\u00eb t\u00eb zaptohej Shkodra dhe liqeni i Shkodr\u00ebs. Megjithat\u00eb, e gjith\u00eb kjo d\u00ebshir\u00eb dhe aktivitet i malazez\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbizot\u00ebruar me liqenin e Shkodr\u00ebs do t\u00eb mbetet &nbsp;i paarritsh\u00ebm deri n\u00eb Kongresin e Berlinit.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe shqiptar\u00ebt mjetet e lundrimit shpeshher\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe si mjete mbrojt\u00ebse nga okupator\u00ebt e ndrysh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e njohur ndihma e shkodran\u00ebve, ulqinak\u00ebve e kranjan\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt me mjetet lundruese u erdhen n\u00eb ndihm\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Muriqit, Shesttanit apo Oso Kuk\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn e Vranin\u00ebs (1861,1862) duke luftuar kund\u00ebr malazez\u00ebve. Dy vite m\u00eb von\u00eb, malazez\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb sulmuar, grabitur e pla\u00e7kitur p\u00ebrseri Kraj\u00ebn. Rrenojat e kish\u00ebs s\u00eb Marashnikut&nbsp; ishin mbushur me malazez\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pritnin momentin p\u00ebr t\u00eb sulmuar e pla\u00e7kit\u00eb Blac\u00ebn e Boboshtin e fshatrat tjer\u00eb t\u00eb Kraj\u00ebs. Mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb ishte nga uji sepse sikur t\u00eb lejoheshin malazez\u00ebt t\u00eb dilnin n\u00eb tok\u00eb, mbrojtja do t\u00eb ishte m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qellim e sjellin me lund\u00ebr nga Shkodra trimin Adem Boboshti i cili u v\u00ebrsul fuqish\u00ebm ndaj malazez\u00ebve t\u00eb fortifikuar n\u00eb kish\u00eb. Gojdh\u00ebnat thon\u00eb se ai me shpat\u00ebn e tij preu shum\u00eb prej tyre, nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpetuar u hodh\u00ebn n\u00eb liqen nga t\u00eb cil\u00ebt shumica u mbyt\u00ebn. Nd\u00ebrkaq, vet malazez\u00ebt n\u00eb muret e kish\u00ebs kan\u00eb v\u00ebndosur nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore ku jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm 3 persona t\u00eb cil\u00ebt, sipas tyre, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb trim\u00ebrisht n\u00eb mbrojtjen e Marashnikut!<\/p>\n\n\n\n<p>Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, sidomos p\u00ebr banor\u00ebt q\u00eb jetonin n\u00eb brigjet e tij, q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi konsiderohej si burim i jet\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7q\u00eb liqeni sh\u00ebrbente p\u00ebr peshkim, i t\u00ebr\u00eb transporti i mallrave dhe nj\u00ebr\u00ebzve b\u00ebhej mbi uj\u00eb sidomos deri kur filluan t\u00eb nd\u00ebrtohen rrug\u00ebt tok\u00ebsore. P\u00ebr banor\u00ebt e fshatrave t\u00eb Shestanit, Muriqit, Boboshtit, Martiqit, Arbneshit e Skjes mjeti i lundrimit ishte shum\u00eb i domosdosh\u00ebm ashtu si ishte gomari, kali apo qerrje n\u00eb fshatrat e tok\u00ebs &nbsp;. Duhet theksuar se edhe fshatrat e tjera t\u00eb Kraj\u00ebs si Ostrosi, K\u00ebsht\u00ebnja, Ftjani e Ljarja e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar liqenin p\u00ebr transportin e njer\u00ebzve dhe mallrave.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Tipet e ndryshme t\u00eb mjeteve lundruese<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb liqenin e shkodr\u00ebs kan\u00eb qarkulluar tipe t\u00eb ndryshme t\u00eb mjeteve lundruese. Ilir\u00ebt n\u00eb brigjet e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs nd\u00ebrtonin e meremetonin mjetet e tyre t\u00eb lundrimit. P\u00ebrmendet se mbreti ilir Genci, i kishte nd\u00ebrtuar p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb 54 lembe.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht banor\u00ebt lokal p\u00ebr lundrim kan\u00eb p\u00ebrdorur mjete primitive lundrimi. Mendohet se mjeti i par\u00eb lundrues ka qen\u00eb trapi. Ai ishte mjet i thjesht\u00eb lundrimi, i nd\u00ebrtuar zakonisht me trungje t\u00eb leht\u00eb mbi t\u00eb cilat mb\u00ebrthehen d\u00ebrrasa q\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjer\u00eb. Ky mjet lundrues ishte shum\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm sidomos kur b\u00ebnte mot i keq dhe frynte er\u00eb e madhe. Banor\u00ebt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr mjet lundrues m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm sepse kishin nevoj\u00eb p\u00ebr transportin e prodhimeve bujq\u00ebsore, mallrave e sidomos p\u00ebr transportimin e bag\u00ebtive n\u00eb livadhe dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye filloi nd\u00ebrtimi i mjeteve lundruese t\u00eb tipit q\u00eb disa edhe sot lundrojn\u00eb n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Na jan\u00eb t\u00eb njohura k\u00ebto tipe t\u00eb mjeteve lundruese: <strong><em>Lundra, lundrica, takja dhe suli<\/em><\/strong>. Dallojn\u00eb nga nj\u00ebra tjetra p\u00ebr nga gjat\u00ebsia, gj\u00ebr\u00ebsi, lart\u00ebsia dhe fuqia bart\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto mjete lundruese kryesisht nd\u00ebrtoheshin &nbsp;nga d\u00ebrrasat dhe fundi i tyre \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb dhe i rrafsht\u00eb. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e tyre p\u00ebrdor\u00ebshin drunjt\u00eb q\u00eb rriteshin n\u00eb brigjet e liqenit, sidomos g\u00ebsht\u00ebnja, mani, faleta por edhe lisi. Me zhvillimin e tregtis\u00eb dhe hapjes s\u00eb rrug\u00ebve tok\u00ebsore p\u00ebr fundin e mjeteve lundruese p\u00ebrdorej druri i \u00e7amit (bredhit) pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rezistuesh\u00ebm nga uji. T\u00eb gjitha mjetet e p\u00ebrmendura lundruese veh\u00ebshin n\u00eb levizje me ndihmen e rremave nder\u00ebsa m\u00eb von\u00eb u paraqiten edhe lundrat me vela.Velat, ndon\u00ebse m\u00eb rrall\u00eb i p\u00ebrdornin edhe sulet. N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX, sidomos sulet, vehen n\u00eb l\u00ebvizje me motor t\u00eb quajtura \u201cpenta\u201d me 4 KF . Nga tipet e p\u00ebrmendura t\u00eb mjeteve lundruese n\u00eb liqenin e Shkodres, i ka rezistuar koh\u00ebs vet\u00ebm suli, i cili kryesisht sot sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr peshkim.&nbsp; Mjetet tjera i takojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e mjeteve lundruese n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs nuk ka pasur puntori t\u00eb organizuara apo fabrika. Ato nd\u00ebrtoheshin nga mjeshtrat lokal t\u00eb Shirok\u00ebs, Kraj\u00ebs e m\u00eb von\u00eb edhe t\u00eb Ceklinjan\u00ebve. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, k\u00ebto mjete primitive lundruese kan\u00eb luajtur rrol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ekonomike t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebr gjat\u00eb bregut t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs por edhe n\u00eb mbrojtjen e nga sulmet e sundues\u00ebve e zaptues\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm nd\u00ebr shekuj, sidomos nga sulmet, grabitjet dhe pla\u00e7kitjet e malazez\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilustrim: Liqeni Shkodres Nga Hajrullah Hajdari Mbi origjinen e liqenit Mbi origjinen e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs ekzistojn\u00eb mendime t\u00eb ndryshme. Mendohet se ka origjin\u00eb tektonike-karstike dhe b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb liqenet poligjen\u00eb. Disa studiues mendojn\u00eb se liqeni ka qen\u00eb gji i detit Adriatik. M\u00eb von\u00eb me krijimin e malit Rumia gjiri \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga deti dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21021,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[319,741],"class_list":["post-34720","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-kraja","tag-liqeni-i-shkodres"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34720"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34720\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34723,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34720\/revisions\/34723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}