{"id":34666,"date":"2023-04-16T18:30:47","date_gmt":"2023-04-16T16:30:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34666"},"modified":"2023-04-16T18:31:31","modified_gmt":"2023-04-16T16:31:31","slug":"qytetaret-votuan-per-ndryshimin-e-skenes-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34666","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt votuan p\u00ebr ndryshimin e sken\u00ebs politike"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Diskursi politik<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pritur qytetar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre me 2 prill n\u00eb balotazh &nbsp;t\u00eb zgjedhjeve presidenciale &nbsp;votuan bindsh\u00ebm p\u00ebr ndryshim, duke zgjedhur &nbsp;presidentin e ri n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nga subjekti jasht\u00ebparlamentar duke paralajm\u00ebruar ndryshime n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb cilat do t\u00eb pasojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen me 11 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale me 19 mars d\u00ebshmoi se dy ma t\u00eb votuarit&nbsp; presidenti aktual M.Gjukanoviqi me 35.37% apo 119.685 vota dhe J.Milatoviqi me 28.92% apo 97.867 vota &nbsp;do t\u00eb ballafaqohen n\u00eb balotazh&nbsp; &nbsp;me 2 prill, duke paraqitur dilema n\u00eb opinion dhe t\u00eb elektorati votues.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb u eliminu m\u00ebnj\u00ebher\u00eb, sepse partit\u00eb politike t\u00eb cilat ishin pjes\u00ebmarr\u00ebse me kandidat\u00ebt e tyre u deklaruan publikisht se do t\u00eb mbeshtesin J.Milatoviqin, qe ishte sinjal i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr te kuptuar se ai ka p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb madhe ndaj presidentit aktual, i cili u mbeshtet nga parti t\u00eb vogla pa ndonj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb elektorati votues.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Presidenti n\u00eb pension politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga KZSH, n\u00eb balotazh &nbsp;t\u00eb mbajtur me 2 prill 2023, J.Milatoviqi ka fituar&nbsp; 58,88 % apo&nbsp; 221.592 vota,&nbsp; nd\u00ebrsa M.Gjukanoviqi &nbsp;41,12 % apo 154.769 vota. Nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb&nbsp; vote prej 524.154&nbsp; n\u00eb zgjedhje kan\u00eb votuar 380.281 qytetar\u00eb(70.14%) nd\u00ebrsa t\u00eb vlefshme kan\u00eb qen\u00eb 376.361flet\u00eb votime, qe ishin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr&nbsp; 37980&nbsp; votues &nbsp;apo 10% n\u00eb krahasim me dyjav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rastin e par\u00eb deri m\u00eb tash n\u00eb Mal t\u00eb Zi por edhe m\u00eb gjer\u00eb kur presidenti zgjidhet nga partia jasht\u00ebparlamentare, duke d\u00ebshmuar se qytetar\u00ebt votuan kandidatin m\u00eb t\u00eb preferuar duke e d\u00ebrguar presidentin aktual n\u00eb pensionin politik.Nj\u00eb vendim i till\u00eb i qytetar\u00ebve d\u00ebshmon se ata votuan lirsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tolerante pa diktate q\u00eb \u00ebsht\u00eb&nbsp; d\u00ebshmi se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me evoluimin n\u00eb kultur\u00ebn politike t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si votuan shqiptar\u00ebt e boshnjak\u00ebt ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb krahasim me ruandin e par\u00eb me 19 mars, me 2 prill shqiptar\u00ebt e boshnjak\u00ebt n\u00eb zgjedhje kan\u00eb dalur m\u00eb tep\u00ebr duke e rritur ndjeshem numrin e votave kryesisht p\u00ebr M.Gjukanoviqin, por nj\u00eb p\u00ebrqindje e konsiderueshme ka qen\u00eb edhe p\u00ebr J.Milatoviqin.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb dy komunat me shumic\u00eb shqiptare, n\u00eb Ulqin 6515 vota ishin p\u00ebr&nbsp; M.Gjukanoviqin, nd\u00ebrsa 2995 p\u00ebr J.Milatoviqin, n\u00eb Mal\u00ebsi 5855 vota ka fituar M.Gjukanoviqi nd\u00ebrsa 1.284 J.Milatoviqi. Nd\u00ebrsa n\u00eb komunat me shumic\u00eb boshnjake n\u00eb Rozhaj\u00eb 11.004 vota ishin p\u00ebr M.Gjukanoviqin nd\u00ebrsa 2.213 p\u00ebr J.Milatoviqin, n\u00eb Plav\u00eb 3.275 M.Gjukanoviqi nd\u00ebrsa 1.432 J.Milatoviqi etj.Por, kjo mbeshtetje nuk ka ndikuar n\u00eb humbjen e M.Gjukanoviqit, sepse si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar n\u00eb zgjedhjet lokale(23 tetor 2023) q\u00eb u v\u00ebrifiku bindsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se &nbsp;shkaku i&nbsp; humbj\u00ebs&nbsp; se presidentit aktual M.Gjukanoviq, nuk duhet k\u00ebrkuar t\u00eb elektorati votues t\u00eb popujt pakic\u00eb(shqiptar\u00eb e boshnjak\u00eb), por&nbsp; t\u00eb elektorati me p\u00ebrkat\u00ebsi malazeze p\u00ebrkat\u00ebsisht ortodokse t\u00eb cil\u00ebt mbeshtet\u00ebn J.Milatoviqin, i cili paraqet moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb 17 komuna ka fituar J.Milatoviqi nd\u00ebrsa M.Gjukanoviqi n\u00eb 8, d\u00ebshmi se qytetar\u00ebt kan\u00eb votuar p\u00ebr ndryshim, duke d\u00ebshmuar se pushtetit t\u00eb DPS-it i ka ardhur fundi sepse \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr figura t\u00eb reja udh\u00ebheq\u00ebse &nbsp;&nbsp;pa hipoteka nga biografia e tyre. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fundi i nj\u00eb pushteti autokratik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga zgjedhjet parlamentare(30 gusht 2020) DPS-i \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrjetur r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb parti politike e cila \u00ebsht\u00eb konsumuar, &nbsp;nd\u00ebrsa aferat korruptive dhe kriminaliteti&nbsp; kan\u00eb ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e mbeshtetj\u00ebs te qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se &nbsp;pushteti i gjat\u00eb tridhjet\u00ebvje\u00e7ar(1990-2020) &nbsp;pa ndryshime dhe reforma partiake &nbsp;ka ndikuar qe kjo parti e ka legjitimuar vet\u00ebn me pushtetin, p\u00ebrkat\u00ebsisht shtetin duke u bazuar ne liderin karizmatik, qe ka ndikuar p\u00ebr t\u00eb&nbsp; humbur&nbsp; baz\u00ebn e legjitimitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se DPS-i p\u00ebsoi humbje n\u00eb zgjedhjet parlamentare me 30 gusht 2020 dhe ato lokale me 23 tetor 2022, humbja n\u00eb zgjedhjet presidenciale ishte e paralajmeruar por \u00e7\u00ebshtja qendronte t\u00eb p\u00ebrqindja num\u00ebrike e humbjes. Edhe pse n\u00eb ruandin e par\u00eb presidenti aktual M.Gjukanoviqi fitoi 35.6% ishte sinjal i mjaftuesh\u00ebm se ai n\u00eb balotazh do t\u00eb jet\u00eb humb\u00ebs dhe ate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse. Sepse, si n\u00eb zgjedhjet parlamentare e ato lokale askush nuk d\u00ebshiron koalicion me DPS-in, ku edhe k\u00ebsaj here situata ishte identike. Animoziteti ndaj M.Gjukanoviqit u d\u00ebshmu nga t\u00eb gjitha subjekt\u00ebt politike t\u00eb shumic\u00ebs aktuale parlamentare, t\u00eb cilat kan\u00eb mbeshtetur J.Milatoviqin, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr M.Gjukanoviqi, &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb raund pati&nbsp; mbeshtetje nga SDP dhe t\u00eb &nbsp;disa partive t\u00eb popujve pakic\u00eb qe ishte num\u00ebr i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rezultatin. Ndon\u00ebse nga DPS-i kan\u00eb pritur mbeshtetje maksimale&nbsp; nga popujt pakic\u00eb dhe diaspora, nj\u00eb mbeshteje e till\u00eb nuk ishte sipas parashikimeve, dhe pa ndikim n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Presidenti i ri pa hipoteka<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fitorja e presidentit t\u00eb ri bazohet n\u00eb faktin se ai nuk ka hipoteka nga&nbsp; e kaluara, duke qen\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb, me p\u00ebrgatitje profesionale n\u00eb qendrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke qen\u00eb personi i duhur n\u00eb momentin e duhur.Nd\u00ebrsa &nbsp;duke marr\u00eb parasysh edhe animozitetin &nbsp;ndaj presidentit aktual te opinioni i gjer\u00eb, mbeshtetja masive&nbsp; nuk ishte befasuese. Por, duhet th\u00ebn\u00eb se pik\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta fitoi ne saj\u00eb t\u00eb &nbsp;duelit televiziv tre dit\u00eb para zgjedhjeve, duke d\u00ebshmuar p\u00ebrgatitje profesionale, qasje konstruktive dhe guxim intelektual n\u00eb prezantimin e \u00e7\u00ebshtje aktuale n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundoi epoka e kultit t\u00eb individit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb pluraliz\u00ebm n\u00eb vendet e ish kampit socialist, kulti i individit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pandryshuar e konceptit t\u00eb qeverisj\u00ebs, rasti i Malit t\u00eb Zi ishte i ve\u00e7ant\u00eb, sepse k\u00ebtu kulti i individit qendroi ma gjat\u00eb duke p\u00ebrfunduar me 2 prill me zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkaku i humbjes s\u00eb M.Gjukanoviqit \u00ebsht\u00eb vet ai, sepse i ka munguar vler\u00ebsimi real i situat\u00ebs n\u00eb vend sepse ka mbivler\u00ebsuar vet\u00ebn e n\u00ebn\u00e7muar t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht kund\u00ebrshtar\u00ebt politik.Nga ana tjet\u00ebr ai si duket nuk ka qen\u00eb i vetdijsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb konsumuar politikisht, sepse ka qen\u00eb n\u00eb pushtet 34 vite. Madje nuk thuhet kot se pushteti t\u00eb prish, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb zhvler\u00ebson n\u00eb \u00e7do aspekt, sepse nuk ke s\u00eb \u00e7ka&nbsp; ofron, andaj b\u00ebhesh monoton p\u00ebr qytetar\u00ebt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nga raportet e&nbsp; tilla &nbsp;ka qen\u00eb e udh\u00ebs qe preisdenti i cili mban edhe pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb partis\u00eb politike(DPS) t\u00eb mbeshtes\u00eb nj\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb ri &nbsp;nga partia e tij e pse jo edhe nga shoq\u00ebria civile, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qe t\u00eb largohet pa humbje.&nbsp; Por, ne k\u00ebt\u00eb aspekt ai nuk ka treguar ndonj\u00eb interesim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur ndonj\u00eb&nbsp;&nbsp; bashk\u00ebpun\u00ebtor si trash\u00ebgimtar\u00eb &nbsp;q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e tipave autokrat andaj edhe p\u00ebrfundimi nuk mund t\u00eb ishte ndryshe por disfatist. N\u00eb d\u00ebshtimin e tij n\u00eb k\u00ebto zgjedhje nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen edhe korupcioni dhe aferat e r\u00ebnda koruptive n\u00eb qarqet e ish qeverisjes s\u00eb DPS-it dhe &nbsp;t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore opinioni i gjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi kishte mund\u00ebsi t\u00eb degjoj\u00eb nga&nbsp; presidenti M.Gjukanoviq se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit dhe t\u00eb ardhm\u00ebs euroatlantike, por nj\u00eb qasje e till\u00eb nuk ka pasur jehon\u00ebn e duhur t\u00eb elektorati votues sepse qytetar\u00ebt jan\u00eb ngopur me retorik\u00eb t\u00eb till\u00eb e cila me shum\u00eb ngjante n\u00eb demagogji se sa n\u00eb mesazhe parazgjedhore t\u00eb votuesit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dekompozimi i sken\u00ebs politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht suksesi i L\u00ebvizj\u00ebs <em>Evropa tani<\/em>, duhet trajtuar si nj\u00eb evoluim i vetdij\u00ebs politike t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb liderin i cili ka qeverisur p\u00ebr 34 vite, andaj lirsh\u00ebm kan\u00eb shprehur qendrimin e tyre, duke votuar p\u00ebr ndryshim, i cili fillon me presidentin e ri t\u00eb vendit. Nga ana tjet\u00ebr kjo l\u00ebvizje do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb dekompozimin e sken\u00ebs politike n\u00eb vend, ku do t\u00eb d\u00ebshmohet n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb cilat jan\u00eb parapa t\u00eb mbah\u00ebn me 11 qershor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb subjekt politik t\u00eb ri qe \u00ebsht\u00eb formuar vitin e kaluar, duke arritur rezultate spektakulare n\u00eb zgjedhjet lokale me 23 tetor, arriti kulmin ne k\u00ebto zgjedhje presidenciale, ku pa dilem\u00eb&nbsp; do t\u00eb jet\u00eb surpriz\u00eb&nbsp; edhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare me 11 qershor, sepse qasja e tyre p\u00ebr statusin socioekonomik p\u00ebr qytetar\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb motiv i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mbeshtetje nga elektorati votues.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Prill 2023)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pritur qytetar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre me 2 prill n\u00eb balotazh &nbsp;t\u00eb zgjedhjeve presidenciale &nbsp;votuan bindsh\u00ebm p\u00ebr ndryshim, duke zgjedhur &nbsp;presidentin e ri n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nga subjekti jasht\u00ebparlamentar duke paralajm\u00ebruar ndryshime n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb cilat do t\u00eb pasojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384,3264],"class_list":["post-34666","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga","tag-zgjedhjet-ne-mal-te-zi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34669,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34666\/revisions\/34669"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}