{"id":34647,"date":"2023-04-08T12:50:30","date_gmt":"2023-04-08T10:50:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34647"},"modified":"2023-04-08T12:51:11","modified_gmt":"2023-04-08T10:51:11","slug":"6-prilli-i-kryengritjes-se-malesise-se-madhe-me-shtate-pushke-e-nje-allti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34647","title":{"rendered":"6 PRILLI I KRYENGRITJES S\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE: \u201cME SHTAT\u00cb PUSHK\u00cb E NJ\u00cb ALLTI\u201d!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"374\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/kryengritja-e-malesise.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/kryengritja-e-malesise.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/kryengritja-e-malesise-281x300.jpg 281w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Sivjet, 6 prilli sh\u00ebnoi 112-vjetorin (6 Prill,1911) e ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar nga Heroi i kombit, Ded\u00eb Gjon Luli, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pothuaj 500-vjet t\u00eb pushtimit turko-osman n\u00eb trojet shqiptare. Ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve i pati paraprir\u00eb kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nj\u00eb kryengritje kjo q\u00eb zgjati nga marsi deri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1911 dhe q\u00eb mund t\u00eb thuhet se nj\u00eb kryengritje e till\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, qysh prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb k\u00ebng\u00ebn e 28-t\u00eb t\u00eb \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\u201d &#8212; epopes\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; i madhi i letrave shqipe, At Gjergj Fishta e p\u00ebrshkruan k\u00ebshtu trim\u00ebrin\u00eb e Ded\u00eb Gjon Lulit dhe mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij: Deda niset me nj\u00eb grusht mal\u00ebsor\u00eb p\u00ebr n\u00eb Rapsh\u00eb t\u00eb Hotit, p\u00ebr t\u2019u takuar me plakun Marash Ucin, t\u00eb cilin e njofton, por t\u00eb merrte gjithashtu edhe p\u00eblqimin e tij p\u00ebr kryengritjen, sepse me djemt\u00eb q\u00eb kishte me vete, kishte vendosur t\u2019i binte Turkut para afatit t\u00eb caktuar nga paria e maleve. Ded\u00eb Gjon Luli ngarkon Marash Ucin me detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb komb\u00ebtare, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtar\u00ebt e tij ishin vet\u00ebm 20 \u2014 \u201cme shtat\u00eb pushk\u00eb e nj\u00eb allti\u201d. &nbsp;Kryengrit\u00ebsit mal\u00ebsor\u00eb marrin n\u00ebn kontroll postet e mbretit dhe z\u00ebn\u00eb rob\u00ebr 60 ushtar\u00eb anadollak\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kryengritsit mal\u00ebsor\u00eb u marrin arm\u00ebt dhe i nisin p\u00ebr Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Luftimet p\u00eblcasin aty k\u00ebtu n\u00eb mbar\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe. Fishta p\u00ebrshkruan me zot\u00ebsin\u00eb e tij prej poeti, se si rojet turke bien e dor\u00ebzohen an\u00eb e mban\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Me t\u00eb marr\u00eb vesh p\u00ebr luft\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve, Sulltani d\u00ebrgon n\u00eb Shkod\u00ebr 70 tabor\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e Turgut Pash\u00ebs kund\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebve, por mal\u00ebsor\u00ebt nuk dor\u00ebzohen. Paria e maleve takohet me Luigj Gurakuqin n\u00eb krye dhe vendosin t\u2019i p\u00ebrgjigjen Pash\u00ebs me barut, sipas Gjergj Fisht\u00ebs: \u201cM\u00ebsyn Turku me furi, e pret Mal\u00ebsia me trim\u00ebri\u201d, k\u00ebndon At Gjergj Fishta n\u00eb vjersh\u00ebn 28-t\u00eb t\u00eb \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendi kallet flak\u00eb: gj\u00ebmojn\u00eb male e kodra, ushtojn\u00eb gryka e humnera, fishk\u00ebllejn\u00eb plumba e gjyle topash. Ethem Pasha m\u00ebsyn Kelmendin nga ana e Gucis\u00eb dhe mal\u00ebsor\u00ebt tashti gjenden mes dy zjarreve, por nuk lig\u00ebshtohen. Forcat d\u00ebrmuese anadollake, p\u00ebr fat t\u00eb keq, fitojn\u00eb, por toka lahet n\u00eb gjak dhe shtrohet p\u00ebll\u00ebmb\u00eb p\u00ebr p\u00ebll\u00ebmb\u00eb me ushtar\u00eb t\u00eb vdekur anadollak\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Evropa habitet nga trim\u00ebria e mal\u00ebsor\u00ebve dhe m\u00eb n\u00eb fund kontinenti i vjet\u00ebr e sheh vendosm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb n\u00eb trojet e veta, pas pushtimit osman prej 500-vjet\u00ebsh, interpreton Fishta.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb 6 prill kujtojm\u00eb pra me fjal\u00ebt e Poetit Komb\u00ebtar, At Gjergj Fisht\u00ebs, kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Ded\u00eb Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 500-vjet t\u00eb pushtimit osman, tregoi guximin &nbsp;dhe trim\u00ebrin\u00eb e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij mal\u00ebsor\u00eb, duke sfiduar perandorin\u00eb osmane, m\u00eb e madhja e asaj kohe, dhe kolonializmin e institucioneve t\u00eb saj n\u00eb trojet shqiptare, duke ndryshuar k\u00ebshtu p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar dhe duke i \u00e7uar shqiptar\u00ebt drejt\u00eb fillimit eventual t\u00eb liris\u00eb shoq\u00ebrore dhe pavar\u00ebsis\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse ngritja e Flamurit Komb\u00ebtar nga Ded\u00eb Gjon Luli dhe mal\u00ebsor\u00ebt ishte hedhur n\u00eb harres\u00eb nga regjimi komunist p\u00ebr arsyet e tija ideologjike, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndryshuar shum\u00eb as k\u00ebto 30 vjet post-komuniz\u00ebm, ngritja e Flamurit n\u00eb De\u00e7iq t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, sot e k\u00ebsaj dite, mbetet nj\u00eb akt i madh historik e patriotik, q\u00eb do t\u00eb kujtohet gjithmon\u00eb me krenari frym\u00ebzuese dhe si simbol i paharruesh\u00ebm i fuqis\u00eb morale t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb Kombit shqiptar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj dhe armiq\u00ebve shekullor\u00eb t\u00eb kombit, at\u00ebher\u00eb dhe sot. Megjithat\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsia e rolit historik t\u00eb Ded\u00eb Gjon Lulit, e Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ngritja e Flamurit komb\u00ebtar n\u00eb De\u00e7iq me 6 prill, 1911 nga Ded\u00eb Gjon Luli me mal\u00ebsor\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr merit\u00ebn se konsolidoi hovin q\u00eb kryengritja i dha ides\u00eb s\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb brenda kufijve t\u00eb saj do t\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten bij\u00eb e bija, nipa, st\u00ebrnipa e mbesa t\u00eb Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebr e k\u00ebtyre burrave, \u00ebsht\u00eb se kryengrit\u00ebsit mal\u00ebsor\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb kombit n\u00eb \u00e7astin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndar\u00eb dhe e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, e harruar nga bota per\u00ebndimore. Nga ajo bot\u00eb ku e kishte vendin dhe q\u00eb, fatkeqsisht, sot e asaj dite mbetet kjo ide mbetet ende nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e pa realizuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ded\u00eb Gjon Luli me mal\u00ebsor\u00ebt e tij i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb tok\u00ebs arb\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb kur dukej se shpresat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi po zhdukeshin dhe kur fqinj\u00ebt, lakmues t\u00eb tokave shqiptare \u2014 n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb e Evrop\u00ebs \u2014 b\u00ebrtisnin duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte komb shqiptar. Mal\u00ebsor\u00ebt e vitit 1911, jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00ebn\u00eb simboli i Rilindjes Komb\u00ebtare, por ata ishin edhe dall\u00ebndyshet q\u00eb paralajm\u00ebruan pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"250\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3396\"\/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Ata ishin lajm\u00ebtar\u00ebt e kombit q\u00eb njoftuan Evrop\u00ebn dhe bot\u00ebn se toka e Gjergj Kastriotit, m\u00eb fund, kishte zot. N\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, Ded Gjon Luli dhe mal\u00ebsor\u00ebt e tij gjet\u00ebn mb\u00ebshtetjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb inkurajuar nga lufta e mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr armikut jan\u00eb takuar me Ded\u00eb Gjonin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar Memorandumin historik q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrmbante k\u00ebrkesat e Mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me administrat\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebr buxhet t\u00eb vetin. Mund t\u00eb ishte ky fillimi i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje, q\u00eb sot do ta quanim \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtarizim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare\u201d, duke pasqyruar d\u00ebshir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr bashkim, p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Ishte pra nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, por edhe p\u00ebr sot se shqiptari d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, zot i fatit t\u00eb vet, pa nd\u00ebrhyrje dhe influenca nga jasht\u00eb, n\u00eb paqe e siguri me fqinj\u00ebt, si pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bot\u00ebn aktuale shqiptare t\u00eb koncesioneve ekonomike, publiko-private, t\u00eb interesave t\u00eb shum\u00ebllojshme personale e partiake, p\u00ebrfshir\u00eb interesat dhe influencat e huaja q\u00eb nuk prajn\u00eb kurr\u00eb duke vepruar kund\u00ebr interesave shqiptare, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kujtohet me k\u00ebt\u00eb rast se kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ngritja e Flamurit n\u00eb De\u00e7iq me 6 prill, 1911, u b\u00eb thjesht p\u00ebr ideale t\u00eb larta komb\u00ebtare. Ato p\u00ebrpjekje nuk ishin nd\u00ebrmarrje p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje, &nbsp;p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe lirin\u00eb e kombit shqiptar &nbsp;dhe si e till\u00eb kishte q\u00ebllime dhe objektiva t\u00eb interesit mbar\u00eb komb\u00ebtar, p\u00ebr ruajtjen e identitetit dhe t\u00eb vlerave e karakteristikave q\u00eb kan\u00eb dalluar gjithmon\u00eb shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb: nderi,&nbsp;besa dhe burr\u00ebria!<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar 6 Prillin, Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe mbar\u00eb Kombit shqiptar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Sivjet, 6 prilli sh\u00ebnoi 112-vjetorin (6 Prill,1911) e ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar nga Heroi i kombit, Ded\u00eb Gjon Luli, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pothuaj 500-vjet t\u00eb pushtimit turko-osman n\u00eb trojet shqiptare. Ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve i pati paraprir\u00eb kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nj\u00eb kryengritje kjo q\u00eb zgjati nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2921,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[3261,3260],"class_list":["post-34647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-ded-gjon-luli","tag-kryngritja-e-malesise"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34647"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34650,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34647\/revisions\/34650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}