{"id":34611,"date":"2023-04-04T16:25:18","date_gmt":"2023-04-04T14:25:18","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34611"},"modified":"2023-04-04T17:25:51","modified_gmt":"2023-04-04T15:25:51","slug":"me-prillin-1996-nisi-kalimi-i-kufirit-nga-kosova-ne-shqiperi-pa-viza-dalese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34611","title":{"rendered":"Me Prillin 1996 nisi kalimi i kufirit nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri pa viza dal\u00ebse"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Vermice-vendkalimi-autostrada-ibrahim-rugova.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Autostrada Ibrahim Rugova\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Vermice-vendkalimi-autostrada-ibrahim-rugova.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Vermice-vendkalimi-autostrada-ibrahim-rugova-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>-Pas botimit t\u00eb reportazhit tim t\u00eb&nbsp;Marsit 1996 \u201cMuri nd\u00ebrshqiptar si \u2018fundi i bot\u00ebs\u2019\u201d, q\u00eb edhe u p\u00ebrkthye dhe arriti edhe te diplomat\u00eb m\u00eb erdhi edhe mesazhi se kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb ashtu ai kufi\u2026\/<\/p>\n\n\n\n<p>Shkruan: Behlul Jashari<\/p>\n\n\n\n<p>PRISHTIN\u00cb, Prill\u00a0 2023\/ <br>Para 27 viteve, n\u00eb 1 Prill 1996 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kalova kufirin Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebr vendkalim kufitar, n\u00eb V\u00ebrmic\u00eb-Morin\u00eb, ishte dita e par\u00eb e heqjes s\u00eb vizave dal\u00ebse. Viteve m\u00eb par\u00eb udh\u00ebtoja drejt Shqip\u00ebris\u00eb duke kaluar n\u00ebp\u00ebr Mal t\u00eb Zi, e ilegalisht n\u00eb nj\u00eb rast i nisur nga Ulqini duke ecur k\u00ebmb\u00eb drejt Shkodr\u00ebs, e n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr duke ecur k\u00ebmb\u00eb nga Kumanova n\u00eb Maqedoni drejt Preshev\u00ebs &#8211; Kosov\u00ebs Lindore\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLajmi i fundit\u201d n\u00eb gazet\u00ebn e Kosov\u00ebs \u201cBujku\u201d &nbsp;n\u00eb ballin\u00eb, i shkruar n\u00eb 1 Prill 1996 &nbsp;nga Prizreni e Kuk\u00ebsi,&nbsp;&nbsp; kishte titullin \u201cKufiri Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri kalohet pa viza dal\u00ebse\u201d&nbsp; dhe n\u00eb fund paralajm\u00ebronte: \u201cRaport m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit nd\u00ebrshqiptar japim n\u00eb numrin e nes\u00ebrm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pasdit\u00ebn e 1 Prillit 1996 shkova deri n\u00eb Kuk\u00ebs dhe u ktheva n\u00eb Prizren e nat\u00ebn von\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar raportin nga ai udh\u00ebtim. Nj\u00eb fragment t\u00eb atij raportimi e kam ribotuar me titull \u201cKronik\u00eb kufiri\u201d para m\u00eb shum\u00eb se \u00e7erek shekulli kur kam shkruar reportazhin e ardhm\u00ebris\u00eb &#8211; futuristik&nbsp;\u201cUdh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Prizren\u201d&nbsp;botuar n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb n\u00eb 31 Dhjetor 1996. K\u00ebt\u00eb reportazh futuristik q\u00eb paralajm\u00ebronte bashkimin komb\u00ebtar &#8211; heqjen e kufirit Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb e lidhjen edhe me autostrad\u00eb e gjej\u00eb n\u00eb Arkivin Shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb botuar n\u00eb Prishtin\u00eb&nbsp;n\u00eb gazet\u00ebn e rezistenc\u00ebs e pjes\u00eb e l\u00ebvizjes e luft\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi \u201cBujku\u201d, kryeredaktor i par\u00eb-themelues i s\u00eb cil\u00ebs isha, dhe n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn tradicionale t\u00eb Kosov\u00ebs Rilindja q\u00eb dilte n\u00eb Tiran\u00eb pasi n\u00eb Prishtin\u00eb u ndalua me dhun\u00eb nga Serbia okupatore. Brenda reportazhit \u00ebsht\u00eb edhe sh\u00ebnimi \u201cKronik\u00eb kufiri\u201d &#8211; pjes\u00eb nga shkrimi q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb 1 Prill 1996 nga kufiri Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri,&nbsp; t\u00eb cilin&nbsp;vet\u00ebm zogjt\u00eb e kalonin pa pengesa\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUdh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Prizren\u201d ishte reportazhi i dyt\u00eb i ardhm\u00ebris\u00eb q\u00eb kam shkruar. I&nbsp;pari ishte \u201cKOSOV\u00cb: REPORTAZHI I ARDHM\u00cbRIS\u00cb &#8211; Nj\u00eb dit\u00eb e nj\u00eb viti q\u00eb vjen\u201d, i shkruar dhe&nbsp;&nbsp;d\u00ebrguar nga Prishtina drejt Tiran\u00ebs n\u00eb 27 Dhjetor 1995 dhe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb at\u00eb fundvit n\u00eb t\u00eb dy kryeqytetet shqiptare, nd\u00ebrsa i treti ishte&nbsp;&nbsp;\u201cKufiri i \u00ebndrr\u00ebs\u201d&nbsp; q\u00eb e kam shkruar n\u00eb fundvitin 1997, botuar n\u00eb 3 Janar 1998\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Reportazhet e ardhm\u00ebris\u00eb i botoja edhe n\u00eb Kosov\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip edhe me shum\u00eb raportime q\u00eb b\u00ebja si korrespondent n\u00eb Prishtin\u00eb i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore-Zyrtare t\u00eb Lajmeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga 24 Maji i vitit 1992 i zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste presidenciale e parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, kur lideri historik i l\u00ebvizjes p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb nga ato q\u00eb shkruaja n\u00eb reportazhet e ardhm\u00ebris\u00eb &#8211; futuristike at\u00ebher\u00eb e q\u00eb dukeshin si \u00ebnd\u00ebrra,&nbsp;&nbsp;q\u00eb ishin ngjarje t\u00eb fantazuara-parashikuara, tashm\u00eb jan\u00eb realizuar n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb nga Qershori 1999 dhe t\u00eb pavarur nga 17 Shkurti 2008&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Reportazhi i ardhm\u00ebris\u00eb II \u201cUdh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Prizren\u201d i para m\u00eb shum\u00eb se \u00e7erek shekulli ishte ky:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;UDH\u00cbTIMI P\u00cbR N\u00cb PRIZREN<\/p>\n\n\n\n<p>(Reportazhi i ardhm\u00ebris\u00eb II)<\/p>\n\n\n\n<p>Behlul JASHARI<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk kishte arritur as t\u2019i shfletoj\u00eb mir\u00eb botimet e&nbsp; m\u00ebngjesit, t\u00eb gazetave q\u00eb i kishte marr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e as ta pij\u00eb deri n\u00eb fund kafen\u00eb. Udh\u00ebtimi me aeroplan nga Rinasi deri n\u00eb Sllatin\u00eb kishte zgjatur vet\u00ebm nj\u00ebzet e tre minuta. Kishte fluturuar mbi brerimat e bardha t\u00eb reve, e nga dritarja nuk kishte mundur as p\u00ebraf\u00ebrsisht t\u00eb shoh\u00eb a t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se ku mund t\u00eb jet\u00eb vija e kufirit, prej nga vinte lajmi i dit\u00ebs, q\u00eb e kishin botuar t\u00eb gjitha gazetat: \u201cHiqen gur\u00ebt e kufirit\u2026\u201d&nbsp; Njoftohej se lumjan\u00ebt me daulle, si n\u00eb dasma, kishin dal\u00eb t\u2019i hiqnin gur\u00ebt, q\u00eb para shum\u00eb e shum\u00eb viteve kishin ven\u00eb kufi midis tokave t\u00eb tyre. Nuk ishte ky kurr\u00ebfar\u00eb incidenti kufitar, por edhe paralajm\u00ebrim i nj\u00eb ngjarjeje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn reporteri nga Tirana ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Prizren.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kishte ardhur m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfletuar kronikat e viteve t\u00eb bujshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Donte t\u00eb b\u00ebnte edhe nj\u00eb kronik\u00eb ngjarjesh q\u00eb i paraprin\u00eb nj\u00eb Kuvendi t\u00eb madh komb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb mbahej pas nj\u00eb kohe n\u00eb Prizren, n\u00eb kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare. N\u00eb Prizren pritej edhe&nbsp; manifestimi qendror i p\u00ebrurimit t\u00eb autostrad\u00ebs Lezh\u00eb-Prizren-Prishtin\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00ebp\u00ebr shtigjet e rrug\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr&nbsp; Lis-Dardani\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pik\u00ebrisht udh\u00ebtimet Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebr vite ishin nj\u00eb nga interesimet gjat\u00eb shpalimit t\u00eb kronikave n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare e Universitare&nbsp; n\u00eb Prishtin\u00eb. Viti 1996 iu duk se ishte nj\u00eb vit kthes\u00eb. M\u00eb 1 prill t\u00eb k\u00ebtij viti,&nbsp; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb viteve,&nbsp; shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs s\u00eb pushtuar filluan t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri pa viza dal\u00ebse, q\u00eb i kishte aplikuar regjimi i Beogradit p\u00ebr t\u00eb penguar komunikimet nd\u00ebrshqiptare. Rexhimi i vizave ishte tep\u00ebr rigjid. Vet\u00ebm brenda nj\u00eb viti mbi nj\u00eb mij\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs iu kishin konfiskuar pasaportat e u ishin shqiptuar d\u00ebnime nga policia e nga gjyqet serbe vet\u00ebm e vet\u00ebm pse kishin udh\u00ebtuar n\u00eb Shqip\u00ebri pa viza dal\u00ebve. Po, udh\u00ebtimet nuk ndaleshin me gjith\u00eb vrasjet n\u00eb kufirin e ndodhur n\u00ebn kontrollin e hekurt t\u00eb forcave serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pasi ishte hequr regjimi i vizave dal\u00ebse, sipas kronikave t\u00eb koh\u00ebs, Prizreni priste t\u00eb b\u00ebhet qend\u00ebr shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e komunikimeve nd\u00ebrshqiptare n\u00ebp\u00ebr magjistralin Prishtin\u00eb-Lezh\u00eb. Magjistrali \u00ebsht\u00eb quajtur rrug\u00eb e ardhm\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb shkrime gazetash&nbsp; t\u00eb vitit 1996, kur nga Prishtina p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb udh\u00ebtohej m\u00eb shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr Podgoric\u00eb apo Shkup dhe udh\u00ebtimi zgjaste deri shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb. Ishte llogaritur se magjistrali Lezh\u00eb-Prizren do t\u00eb shkurtonte p\u00ebr tre her\u00eb rrug\u00ebn nga Kosova p\u00ebr n\u00eb bregdetin shqiptar. Midis k\u00ebtyre dy qyteteve shqiptare&nbsp; ai magjistral i shtrir\u00eb n\u00ebp\u00ebr luginat e lumenjeve Fani i Vog\u00ebl e&nbsp; Drini i Bardh\u00eb do t\u00eb kishte maksimum 130 kilometra\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tek shfletonte kronikat e vitit 1996 n\u00eb Kosov\u00eb, gazetarit nga Tirana p\u00ebrshtypje t\u00eb&nbsp;ve\u00e7ant\u00eb&nbsp;i b\u00ebri edhe nj\u00eb titull i madh n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs: \u201cJemi zotuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen&nbsp; e lirin\u00eb tuaj\u201d. Ishin k\u00ebto fjal\u00ebt e ndihm\u00ebssekretarit amerikan t\u00eb Shtetit Xhon Kornbllum n\u00eb hapjen e Zyr\u00ebs Amerikane n\u00eb Kryeqytetin e Kosov\u00ebs, m\u00eb 5 qershor. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb historike p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, deklaronte me k\u00ebt\u00eb rast presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dr. Ibrahim Rugova.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shfletimi i kronikave p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb hapur n\u00eb Kosov\u00eb ia p\u00ebrkujtoi se duhet t\u00eb shkoj\u00eb brenda dit\u00ebs n\u00eb ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb kuadrin e ambasadave n\u00eb kryeqytet\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Derisa po kthehej, kishte r\u00ebn\u00eb nata, rrug\u00ebt dhe sheshet e kryeqytetit t\u00eb ndri\u00e7uara me neon ishin t\u00eb mbushura plot njer\u00ebz.&nbsp; Masa e njer\u00ebzve q\u00eb sh\u00ebtitinin n\u00eb at\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb k\u00ebndshme ia kujtoi t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn se numri i banor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs kishte arritur n\u00eb mbi tre milion\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; U ndal m\u00eb gjat\u00eb para reklamave t\u00eb kinemave e teatrove t\u00eb kryeqytetit. E shihte se do ta kishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohej ku t\u00eb shkoj\u00eb, por as nuk kishte koh\u00eb. E priste takimi me koleg\u00ebt gazetar\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb hotelin \u201cBozhur\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d, ku ishte vendosur. I pihej edhe nj\u00eb raki rrushi e Rahovecit\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po, kishte pir\u00eb edhe ca m\u00eb shum\u00eb, dhe derisa po lexonte teletekstin shqiptar dhe gazetat e mbr\u00ebmjes, e kishte z\u00ebn\u00eb gjumi. E kishte zgjuar her\u00ebt cing\u00ebrrima e telefonit. Ishte nj\u00eb telefonat\u00eb nga Tirana, q\u00eb e paralajm\u00ebronte se pas nj\u00eb ore duhej t\u00eb paraqitej drejtp\u00ebrdrejt me raport p\u00ebr lajmet e m\u00ebngjesit n\u00eb Televizion.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Raportin e kishte n\u00eb mendje, po, megjithat\u00eb, po e shkruante edhe n\u00eb let\u00ebr: \u201cN\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn pritet me interesim shum\u00eb t\u00eb madh&nbsp; Kuvendi gjith\u00ebkomb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Prizren. Pritet edhe p\u00ebrurimi i magjistralit\u2026Heqja e gur\u00ebve q\u00eb sh\u00ebnonin kufirin \u00ebsht\u00eb manifestim i entuziazmit e g\u00ebzimit t\u00eb popullit p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar q\u00eb paralajm\u00ebrohet\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas fest\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb paralajm\u00ebrohej me mbajtjen e Kuvendit komb\u00ebtar n\u00eb Prizren po e priste edhe nj\u00eb fest\u00eb e bukur: Dita e Ver\u00ebzes &#8211; Dita e Luleve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb fest\u00eb e lasht\u00eb iliro-pagane, q\u00eb, pos n\u00eb Prizren e rrethin\u00eb, nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare festohet vet\u00ebm edhe n\u00eb Elbasan, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 14 mars,&nbsp; po me em\u00ebr ca ndryshe: Dit\u00eb e Ver\u00ebs &#8211; Dit\u00eb e Luleve. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb n\u00eb Prizren udh\u00ebton edhe nj\u00eb delegacion nga qyteti i Elbasanit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebshtu, si nj\u00eb surpriz\u00eb hyn edhe Festa e Luleve n\u00eb reportazhin e ardhm\u00ebris\u00eb t\u00eb reporterit n\u00eb udh\u00eb p\u00ebr n\u00eb Prizren, prej nga do t\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebp\u00ebr magjistralin e sapoperuruar, vet\u00ebm p\u00ebr af\u00ebr dy or\u00eb. E, n\u00eb Vermic\u00eb s\u2019do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pika kufitare, s\u2019do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kufiri\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>KRONIK\u00cb KUFIRI<\/p>\n\n\n\n<p>Kufiri Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb si fundi i bot\u00ebs. Pas shum\u00eb vitesh kalohet sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pa viza dal\u00ebse n\u00ebp\u00ebr pik\u00ebn kufitare t\u00eb Vermic\u00ebs. Po, megjithat\u00eb, aty ende ndalojn\u00eb forcat serbe dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontroll i hekurt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb &#8211; bunker\u00ebt e betonit, q\u00eb kan\u00eb mbetur si t\u00eb harruar e jan\u00eb mbuluar nga ferrat e bari.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr &#8211; \u201cpiramidat e betonit\u201d, kaher\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb zon\u00ebn kufitare si \u201cpengesa antitanke\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>E, mbi t\u00eb gjitha pejzazhet shqiptare, midis t\u00eb cilave sikur mbytet vija e mallkuar e kufirit t\u00eb aq shum\u00eb ndarjeve. Mbi malet e ashpra me bor\u00eb t\u00eb Sharrit, Pashtrikut e Koretnikut fluturon nj\u00eb Shqiponj\u00eb, n\u00ebp\u00ebr qiellin e p\u00ebrflakur nga dielli n\u00eb pranver\u00eb si n\u00eb sfondin e flamurit.<\/p>\n\n\n\n<p>E, jo vet\u00ebm stin\u00ebn, por edhe koh\u00ebn q\u00eb vjen, sikur e paralajm\u00ebrojn\u00eb dall\u00ebndyshet e lejlek\u00ebt q\u00eb fluturojn\u00eb mbi syprinat e kaltra t\u00eb lumit t\u00eb Drinit.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, vet\u00ebm zogjt\u00eb kalojn\u00eb kufirin pa pengesa\u2026(Vermic\u00eb, 1 prill 1996)<\/p>\n\n\n\n<p>NGA REPORTAZHI IM I&nbsp;MARSIT 1996 \u201cMURI ND\u00cbRSHQIPTAR SI \u2018FUNDI I BOT\u00cbS\u2019\u201d:<\/p>\n\n\n\n<p>E m\u00eb pak se dy jav\u00eb para 1 Prillit 1996, jo rrug\u00ebs po n\u00ebp\u00ebr male fshehtas n\u00ebp\u00ebr shtetrrethimin e forcave serbe shkova deri af\u00ebr kufirit Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri dhe nga nj\u00eb kodrin\u00eb shihja si dukej e \u00e7ka ndodhte n\u00eb vendkalimin kufitar n\u00eb Vermic\u00eb-Morin\u00eb, prej nga shkrujta reportazhin \u201cMuri nd\u00ebrshqiptar si \u2018fundi i bot\u00ebs\u2019\u201d, t\u00eb cilin e botova n\u00eb gazet\u00ebn e rezistenc\u00ebs \u201cBujku\u201d m\u00eb Prishtin\u00eb&nbsp;para 27 viteve, n\u00eb 18 Mars 1996.<\/p>\n\n\n\n<p>Reportazhin e d\u00ebrgova edhe n\u00eb Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore-Zyrtare t\u00eb Lajmeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb \u201cParaqitje e shkurt\u00ebr e regjistrimeve t\u00eb gjetura\u201d t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e gjej\u00eb se reportazhi \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb 19 Mars 1996 edhe n\u00eb gazet\u00ebn Rilindja q\u00eb dilte n\u00eb Tiran\u00eb pas ndalimit nga regjimi okupues n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb at\u00eb reportazh mes tjerash, kam shkruar:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb grup i t\u00eb rinj\u00ebve dhe t\u00eb rejave nga rrethi i Prizrenit, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin penguar t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, meq\u00eb nuk iu ishin dh\u00ebn\u00eb vizat dal\u00ebse nga administrata e instaluar policore serbe n\u00eb Prizren.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebllimi i udh\u00ebtimit t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri ishte t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e njohur t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit-t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Ver\u00ebs, Dit\u00ebs s\u00eb Luleve, t\u00eb 14 Marsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Donin t\u00eb shihnin se si kremtohet n\u00eb Elbasan e nj\u00ebjta fest\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Prizren e rrethin\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>***<\/p>\n\n\n\n<p>Pas botimit t\u00eb reportazhit \u201cMuri nd\u00ebrshqiptar si \u2018fundi i bot\u00ebs\u2019\u201d, q\u00eb edhe u p\u00ebrkthye dhe arriti edhe te diplomat\u00eb m\u00eb erdhi edhe mesazhi se kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb ashtu ai kufi\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gazet\u00ebn \u201cBujku\u201d reportazhi ka n\u00ebnshkrimin edhe t\u00eb korrespondentit t\u00eb saj n\u00eb Prizren, Fatmir Pireci, bashk\u00eb me t\u00eb cilin shkuam drejt kufirit\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Pas botimit t\u00eb reportazhit tim t\u00eb&nbsp;Marsit 1996 \u201cMuri nd\u00ebrshqiptar si \u2018fundi i bot\u00ebs\u2019\u201d, q\u00eb edhe u p\u00ebrkthye dhe arriti edhe te diplomat\u00eb m\u00eb erdhi edhe mesazhi se kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb ashtu ai kufi\u2026\/ Shkruan: Behlul Jashari PRISHTIN\u00cb, Prill\u00a0 2023\/ Para 27 viteve, n\u00eb 1 Prill 1996 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kalova kufirin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3254],"class_list":["post-34611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-autostrada-ibrahim-rugova"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34615,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34611\/revisions\/34615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}