{"id":34348,"date":"2023-02-27T11:07:34","date_gmt":"2023-02-27T10:07:34","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34348"},"modified":"2023-02-27T11:07:56","modified_gmt":"2023-02-27T10:07:56","slug":"lordi-george-robertson-vizitoi-prishtinen-ne-15-vjetorin-e-shpalljes-se-pavaresise-se-republikes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34348","title":{"rendered":"LORDI GEORGE ROBERTSON VIZITOI PRISHTIN\u00cbN N\u00cb 15-VJETORIN E SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>17 Shkurti, 2023 sh\u00ebnoi 15-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Ishte nj\u00eb festim i mrekulluesh\u00ebm, historik, mund t\u00eb thuhet, ku mor\u00ebn pjes\u00eb jo vet\u00ebm qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por edhe shqiptar\u00eb nga mbar\u00eb trojet shqiptare, si dhe nga diaspora, p\u00ebrfshir nj\u00eb delegacion nga Shtetet e Bashskuara t\u00eb Amerik\u00ebs. I pranish\u00ebm ishte edhe Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bajram Begaj.&nbsp; Me siguri q\u00eb 15-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs u festua si nj\u00eb ngjarje e madhe me r\u00ebnd\u00ebsi mbar\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb gjithashtu edhe personalitete t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare, diplomat\u00eb t\u00eb huaj dhe miq e dashamir\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, Kosova priti shum\u00eb miq e dashamir\u00eb t\u00eb saj t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb festuar s\u00eb bashku me qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs 15-vjet pavar\u00ebsi.&nbsp; Dallohej, me k\u00ebt\u00eb rast, ish-Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s, Lordi George Robertson. Ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb krye t\u00eb NATO-s \u2013 Aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake q\u00eb ka njohur historia &#8212; nga viti 1999 deri n\u00eb vitin 2003, pasi kishte sh\u00ebrbyer m\u00eb par\u00eb si Minist\u00ebr i Mbrojtjes n\u00eb qeverin\u00eb e ish-Kryeministrit britanik, Tony Blair.&nbsp; Shpesh\u00ebher\u00eb gjat\u00eb viteve, kam pasqyruar perosnalitete dhe politikan\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 dhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli \u2013 kan\u00eb kontribuar p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe pavarsin\u00eb e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir Kosov\u00ebn \u2013 por nuk&nbsp; guxojm\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb edhe personalitete ushtarake dhe politike jo-amerikane q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe ata kontributin e tyre p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, gjat\u00eb dekadave.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Lordi George Robertson ishte minist\u00ebr i mbrojtj\u00ebs i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. Si i till\u00eb n\u00eb rolin e tij, ai ka marr\u00eb vendime me r\u00ebnd\u00ebsi \u2013 n\u00eb bashkrendim me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, kryesisht, me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 n\u00eb sulmet e forcave ajrore t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s kund\u00ebr forcave terroriste ushtarake dhe policore t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Milloshevi\u00e7it. Nd\u00ebrsa, kur ka udh\u00ebhequr NATO-n si Sekretar i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, Lordi Roberston ka mbikqyrur, p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, gj\u00ebndjen e pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nep\u00ebrmjet misionit KFOR, p\u00ebr ruajtjen e paq\u00ebs dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera aktivitete, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Lordi Robertson mori pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e ve\u00e7ant, solemne q\u00eb u mbajt n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me rastin e 15-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Personaliteti i lart\u00eb britanik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe mik i madh i Kosov\u00ebs si\u00e7 e kan\u00eb cil\u00ebsuar disa udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ishte i pranish\u00ebm s\u00eb bashku me personalitete t\u00eb tjera vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe n\u00eb parad\u00ebn e parakalimit t\u00eb forcave ushtarake t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr me t\u00eb, Lordi Robertson m\u00eb tha se ishte shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb gj\u00ebndej n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb 15-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe se kjo nuk ishte vizita e par\u00eb e tij n\u00eb at\u00eb vend.&nbsp; Ai ka vizituar Kosov\u00ebn edhe m\u00eb heret.&nbsp; Para disa viteve, ish-zyrtari i lart\u00eb britanik kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, i ftuar nga Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2016, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar atij \u201cMedaljen e Liris\u00eb\u201d t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr kontributet e tija n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me at\u00eb rast, Lordi Robertson i cili b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb grupin m\u00eb t\u00eb dalluar dhe m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka ndihmuar n\u00eb mbrojtjen e liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb \u2013 sipas mediave t\u00eb koh\u00ebs \u2013 kishte deklaruar gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi q\u00eb ka mbajtur gjat\u00eb asaj vizite n\u00eb kolegjin Universum t\u00eb Kosov\u00ebs se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb testi t\u00eb ADN-s\u00eb, rezulton se nj\u00eb p\u00ebrqindje e gjeneve, nga ana e babait t\u00eb tij, jan\u00eb shqiptare \u2013 nj\u00eb fakt ky i panjohur deri at\u00ebher\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka njohur meritat dhe kontributet e Lordit Roberston p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Britanin\u00eb e Madhe, n\u00eb Mars 2019, Presidenti i Republik\u00ebs Sh.T.Z Ilir Meta ka vler\u00ebsuar gjithashtu Lordin George Robertson me Dekorat\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu\u201d, me motivacionin: \u201cN\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr angazhimin e \u00e7muar n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, si dhe p\u00ebr kontributin e spikatur n\u00eb integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn Trans-Atlantike\u201d.&nbsp; Me at\u00eb rast, Lordi Robertson, u shpreh se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb krenar q\u00eb kishte patur fatin t\u00eb kontribuonte n\u00eb vendosjen e paq\u00ebs n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, si dhe n\u00ebnvizoi bindjen se p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, Aleanca e NATO-s kishte b\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm gj\u00ebn\u00eb e duhur, por t\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, ka theksuar ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta deklarata e tij, p\u00ebr nj\u00eb prejardhje t\u00eb pjes\u00ebshme shqiptare (kam gjak shqiptari), b\u00ebn q\u00eb vizita e Lordit Roberston n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; me rastin e 15-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; t\u00eb shikohet gjithashtu si nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e interesimit t\u00eb tij serioz n\u00eb zhvillimin e demokracis\u00eb dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Evrop\u00eb dhe t\u00eb integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb organizmat euro-atlantike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Kolegjin Universum t\u00eb Kosov\u00ebs, 5-6 vite m\u00eb par\u00eb, mos u gabofsha, Lordi George Robertson, u ka folur student\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sot, m\u00eb shum\u00eb se aktuale, \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt an\u00ebl e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta, e q\u00eb k\u00ebrkon me urgjenc\u00eb marrjen e masave serioze nga autoritetet shqiptare kudo, p\u00ebr ndalimin e zbrazjes s\u00eb trojeve shqiptare: e q\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb nga trojet e veta st\u00ebrgjyshore! Duke iu drejtuar student\u00ebve t\u00eb kolegjit Universum, vite m\u00eb par\u00eb, u ka then\u00eb se edhe ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe t\u00eb lir\u00eb t\u00eb vendosin fatin e vet dhe t\u00eb vendit t\u00eb tyre: \u201cJu mund t\u00eb ikni dhe t\u00eb varf\u00ebroni vendin tuaj. A po mund t\u00eb q\u00ebndroni k\u00ebtu dhe t\u00eb nd\u00ebrtoni shtetin tuaj t\u00eb ri, citohet t\u2019u<\/p>\n\n\n\n<p>ket\u00eb then\u00eb student\u00ebve t\u00eb kolegjit Universum, ish-udh\u00ebheqsi i NATO-s. Lordi Robertson, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli me deklarat\u00ebn e tij, duke u k\u00ebrkuar student\u00ebve q\u00eb t\u00eb ardhmen ta nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb vendin e vet, n\u00eb Kosov\u00eb. Me at\u00eb rast, ai u b\u00ebri thirrje, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb korrupsionin, ashtuq\u00eb Kosova t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb integrohet sa m\u00eb shpejt n\u00eb organizatat euro-atlantike dhe t\u00eb dekurajohet largimi i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr n\u00eb per\u00ebndim, duke hapur p\u00ebrspektiva t\u00eb reja pune dhe mund\u00ebsish p\u00ebr rinin\u00eb shqiptare t\u00eb pa p\u00ebrspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb mesazh v\u00ebllaz\u00ebror e dashamir\u00ebs nga Lordi Robertson p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti, por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr rinin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjithsi, then\u00eb m\u00eb heret gjat\u00eb vizitave t\u00eb tija, por q\u00eb ting\u00ebllon&nbsp; aktuale edhe sot n\u00eb 15-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb duke parafrazuar me fjal\u00ebt e mia, se:&nbsp; N\u00ebqoftse v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshironi integrimin evropian dhe euro-atlantik, at\u00ebher\u00eb k\u00ebshilla e ish-Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebshm t\u00eb NATO-s Lordit George Roberstson ishte dhe \u00ebsht\u00eb se duhet t\u00eb,&nbsp; kini parasysh se bota e jashtme \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb vendos n\u00ebse Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i bashkohet Bashkimit Evropian ose Natos. Prandaj, do t\u00eb k\u00ebshillonte shqiptar\u00ebt, Lordi Robertson, duhet t\u2019i shikoni zhvillimet e proceseve t\u00eb mbrendshme politike dhe ekonomike me syt\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb jashtme, n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshironi t\u2019i bashkoheni proceseve integruese euroatlantike, \u00ebsht\u00eb shprehur ish-Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebshm i NATO-s, Lordi Robertson disa vite m\u00eb par\u00eb, duke folur para student\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb mesazh ky i disa viteve m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb m\u00eb hershme t\u00eb Lordit Robertson n\u00eb Kosov\u00eb, por nj\u00eb porosi mjaft aktuale edhe p\u00ebr dit\u00ebt e sot\u00ebme &#8212; n\u00eb 15-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavarsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 15-vjet Shtet &#8211; P\u00ebr Jet\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 17 Shkurti, 2023 sh\u00ebnoi 15-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Ishte nj\u00eb festim i mrekulluesh\u00ebm, historik, mund t\u00eb thuhet, ku mor\u00ebn pjes\u00eb jo vet\u00ebm qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por edhe shqiptar\u00eb nga mbar\u00eb trojet shqiptare, si dhe nga diaspora, p\u00ebrfshir nj\u00eb delegacion nga Shtetet e Bashskuara t\u00eb Amerik\u00ebs. I pranish\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-34348","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34348"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34348\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34351,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34348\/revisions\/34351"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}