{"id":34318,"date":"2023-02-18T05:38:00","date_gmt":"2023-02-18T04:38:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34318"},"modified":"2023-02-17T17:40:18","modified_gmt":"2023-02-17T16:40:18","slug":"masakra-e-rugoves-vazhdimesi-e-politikes-gjenocidale-ndaj-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34318","title":{"rendered":"MASAKRA E RUGOV\u00cbS-VAZHDIM\u00cbSI E POLITIK\u00cbS GJENOCIDALE NDAJ SHQIPTAR\u00cbVE*"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><em>N\u00eb aspektin gjeopolitik hap\u00ebsira etnogjeografike shqiptare ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vemendjes s\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nga pjesa e dyt\u00eb e shek.XIX dhe m\u00eb pas.Ishte koha e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb aspektin regjional dhe ate europian, ku shqiptar\u00ebt n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u flijuan p\u00ebr interesat e t\u00eb tjer\u00ebve. Ishin pik\u00ebrisht fqinj\u00ebt tan\u00eb sllav\u00ebt dhe grek\u00ebt q\u00eb u zgjeruan territorialisht n\u00eb dam t\u00eb tokave shqiptare q\u00eb u verifiku n\u00eb Kongresin e Berlinit(1878).Ishte koha kur monarkit\u00eb ballkanike filluan legalizimin e spastrimin etnik duke u bazuar n\u00eb programet shtet\u00ebrore(Na\u00e7ertania e Megalo idea). N\u00eb saj\u00eb t\u00eb aleanc\u00ebs ballkanike t\u00eb shtet\u00ebve ortodokse kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb vit\u00ebt 1912-13 shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan masakra me p\u00ebrmasa t\u00eb&nbsp; gjenocidit, sepse aleanca ballkanike synim par\u00ebsor kishte ndarjen p\u00ebrkat\u00ebsisht aneksimin&nbsp; e territor\u00ebve shqiptare. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb urrejtj\u00ebs patologjike nga masakrat e kryera nga serb\u00ebt e malazez\u00ebt e p\u00ebsuan shqiptar\u00ebt n\u00eb Plav\u00eb-Guci,Pej\u00eb,Gjakov\u00eb,Lum\u00eb, Dib\u00ebr etj. Ngjajsh\u00ebm ndodhi edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Plav\u00eb-Guci dhe Rugov\u00eb(1919), ku u maskruan nj\u00eb num\u00ebr i konsiderues\u00ebm i shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa ata q\u00eb mbet\u00ebn gjall\u00eb emigruan n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk ishte i rastit por n\u00eb saj\u00eb t\u00eb politik\u00ebs gjenocidale p\u00ebr spastrim etnik t\u00eb tyre krahinave shqiptare n\u00eb zon\u00ebn kufitare n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb SKS. K\u00ebto masakra paralajm\u00ebronin s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb veprohej edhe n\u00eb viset tjera n\u00eb Kosov\u00eb e gjetiu ku ka shqiptar\u00eb, sepse territoret e aneksuara sllavet i donin pa shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rugova krahin\u00eb etnografike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Krahina etnografike e Rugov\u00ebs gjindet n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Kosov\u00ebs, me sip\u00ebrfaqe prej 195km2, me 13 vendbanime dhe nj\u00eb popullsi prej&nbsp; 2451 banor\u00eb, sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vitin 1981. Nd\u00ebrsa duke marr\u00eb parasysh s\u00eb n\u00eb vitin 1991, shqiptar\u00ebt kan\u00eb bojkotuar regjistrimin e popullsis\u00eb, regjistrimi zyrtar&nbsp; i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 2011 ku n\u00eb Rugov\u00eb jan\u00eb evidentuar 203 banor\u00eb(ESK,2011). Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb d\u00ebshmon se n\u00eb saj\u00eb t\u00eb luft\u00ebs (1998 -1999) dhe pas saj&nbsp; ky mjedis ka&nbsp; p\u00ebsuar r\u00ebnie t\u00eb popullsis\u00eb rreth 90% e popullsis\u00eb, duke migruar p\u00ebrkat\u00ebsisht vendosur kryesisht n\u00eb Pej\u00eb e gjetiu n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb bot\u00ebn e jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr Rugov\u00ebn jan\u00eb publikuar artikuj, studime dhe botime t\u00eb ve\u00e7anta. Ndon\u00ebse nj\u00eb krahin\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr nga sip\u00ebrfaqja dhe num\u00ebr relativisht t\u00eb vog\u00ebl banor\u00ebsh, ka qen\u00eb i kushtezuar nga morfologjia e relievit malor, ajo ka p\u00ebrjetuar gjenocid t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek.XIX, nga ana e serb\u00ebve dhe malazez\u00ebve, me pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr popullsin\u00eb vendase(1912 dhe 1919). N\u00eb saj\u00eb te t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deri tashme p\u00ebr k\u00ebto masakra del se kan\u00eb ekzistuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb kufizuara sepse n\u00eb pushtetin monist temat e tilla nuk ishin t\u00eb preferuara p\u00ebr hulumtim dhe publikimi i ngjarjeve t\u00eb tilla. Andaj, angazhimi i studiuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb hulumtuar k\u00ebto ngjarje duhet mbeshtetur, sepse opinioni i gjer\u00eb e&nbsp; jo vet\u00ebm ai shkencor duhet t\u00eb njoftohet&nbsp; me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtyre masakrave nga serb\u00ebt e malazez\u00ebt, si dhe politik\u00ebn e tyre gjenocidale kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, duke aplikuar n\u00eb praktik\u00eb spastrimin etnik ndaj nj\u00eb krahine e populluar ekskluzivisht prej shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Politika gjenocidale serbe&nbsp; kund\u00ebr shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb dihet se politika gjenocidale serbe n\u00eb programin e tyre politik t\u00eb <em>Na\u00e7ertanies<\/em>(1844) ishte&nbsp; identike si ajo e grek\u00ebve(<em>Megalo Idea<\/em>),me t\u00eb vetmin qellim p\u00ebr zgjerim territorial duke \u00ebnd\u00ebrruar Serbin\u00eb mesjetare. Dhe n\u00eb praktik\u00eb nj\u00eb ide e till\u00eb filloi t\u00eb realizohej nga viti 1876-1878, duke u legjitimuar n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit(1878). Fjala \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr Sanxhakun e Nishit ku ndaj shqiptar\u00ebve u b\u00eb spastrim etnik, duke d\u00ebbuar rreth 150.000 shqiptar\u00eb, nga gjithsej 614 vendbanime ku nga to 370 ishin t\u00eb banura vet\u00ebm nga popullsia shqiptare, si dhe 244 vendbanime&nbsp; tjera q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrzira(shqiptar, serb e \u00e7\u00ebrkez)&nbsp; (<em>Uka,1991:89-95).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht gjat\u00eb operacion\u00ebve luftarake t\u00eb ushtris\u00eb serbe kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane&nbsp; n\u00eb Sanxhakun e Nishit n\u00eb fund t\u00eb vitit 1877&nbsp; komanda ushtarake shp\u00ebrndau nj\u00eb&nbsp; proklamat\u00eb ku n\u00eb mes tjerash&nbsp; thuhet&nbsp; se<strong> \u201c sa ma tep\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrngulni&nbsp; shqiptar\u00eb, meritat e juaja ndaj atdheut jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d,<\/strong>(Uka, 1991:66)duke<strong>&nbsp; <\/strong>mbetur&nbsp; th\u00ebnia raciste p\u00ebr t\u00ebr\u00eb politik\u00ebn serbe nga shekulli XIX e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, ku d\u00ebshmi \u00ebsht\u00eb edhe&nbsp; lufta e fundit&nbsp; n\u00eb Kosov\u00eb(1998-1999).<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarjet e zhvilluara me von\u00eb&nbsp; dhe harta e zgjerimit territorial t\u00eb Serbis\u00eb e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb fashiste, e cila var\u00ebsisht prej rrethanave t\u00eb koh\u00ebs paraqitej n\u00eb modalitete t\u00eb ndryshme, por objektivi mbet\u00ebj i nj\u00ebjt\u00eb, ekspansion territorial dhe spastrim etnik e&nbsp; demografik, kryesisht kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, por edhe&nbsp; t\u00eb atyre q\u00eb nuk ishin&nbsp; ortodoks, ku pjes\u00ebtar\u00ebt e fes\u00eb islame e kan\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb lekur\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike ka vepruar edhe principata e Malit t\u00eb Zi, gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane(1876-1878), p\u00ebrkat\u00ebsisht&nbsp; kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb ato vise e vendbanime qe iu dhuruan nga Kongresi i Berlinit(Draga,2017: 25-63).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Komiteti Mbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore e sidomos n\u00eb p\u00ebrfundimin e saj, ndodh\u00ebshin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Gjendja ishte aq alarmante sa q\u00eb paraqitej rreziku real p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e shtetit t\u00eb pavarur shqiptar. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha ngadhnjyese t\u00eb luft\u00ebs dhe shtetet shoviniste fqinje, kishin hartuar projekte e kishin n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje, p\u00ebrmes t\u00eb cilave jo vet\u00ebm njoheshin dhe snaksionoheshin traktatet e m\u00ebparshme antishqiptare, por k\u00ebrkohej edhe cop\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb gjysmake. K\u00ebtyre planeve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha&nbsp; dhe shtet\u00ebve fqinje kund\u00ebr shtetit t\u00eb pavarur shqiptar\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb t ia kund\u00ebrveheshin me t\u00eb gjitha mund\u00ebsist\u00eb dhe potencialin q\u00eb kishin (Culaj, 2009:186).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sken\u00eb dol\u00ebn forca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme patriotike dhe demokratike q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb shtetit, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpkjekje dhe sakrifica p\u00ebr ruajtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb toksore, p\u00ebr&nbsp; bashkimin&nbsp; e territoreve shqiptare n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur si dhe p\u00ebr demokratizimin e&nbsp; jet\u00ebs s\u00eb vendit. Gjithsesi k\u00ebtu vlen t\u00eb ve\u00e7ohet&nbsp; <em>Komiteti Mbrojtja Komb\u00ebtaree Kosov\u00ebs<\/em>, i cili luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mbrojtj\u00ebn e interesave t\u00eb kombit dhe shtetit shqiptar, kund\u00ebr pretendimeve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe shteteve fqinje, e posa\u00e7\u00ebrisht kund\u00ebr&nbsp; planeve dhe politik\u00ebs antishqiptare t\u00eb shovinist\u00ebve serbom\u00ebdh\u00ebnj.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Komiteti Mbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs<\/em>, si organizat\u00eb politike me program t\u00eb p\u00ebrcaktuar politik, u themelua n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 1 maj 1918, n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda&nbsp; t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Ky Komitet u formua kryesisht nga patriot\u00ebt kosovar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb caktuara historike, kishin&nbsp; mbetur brenda kufijve&nbsp; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb politike, por q\u00eb p\u00ebrpiqeshin m\u00eb t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn e tyre p\u00ebr \u00e7lirimin e t\u00eb gjitha trojeve shqiptare dhe krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie etnike dhe t\u00eb pavarur. Komiteti&nbsp; Mbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs q\u00ebndroi gjithnj\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur&nbsp; me sukses detyrat e shp\u00ebtimit&nbsp; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr zhvler\u00ebsimin e traktatit t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1915, p\u00ebr sigurimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tokl\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebvendosje, shpresonte n\u00eb bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb e sovran. Se \u00e7far\u00eb qendrimi kishte&nbsp; Komiteti i Kosov\u00ebs ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon programi themeltar i k\u00ebsaj organizate komb\u00ebtare(Culaj,1997:187).<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse&nbsp; mbante emrin e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsie krahinore n\u00eb realitet ishte nj\u00eb organizat\u00eb e fuqishme politike komb\u00ebtare mbar\u00ebshqiptare dhe kishte pamjen e nj\u00eb partie t\u00eb organizuar mjaft mir\u00eb e cila nuk i p\u00ebrfaq\u00ebsonte e nuk i mbronte vet\u00ebm t\u00eb drejtat e interesat e emigrant\u00ebve kosovar\u00eb e t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 veprimtaris\u00eb diplomatike Komiteti i Kosov\u00ebs, me qend\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr&nbsp; b\u00ebnte edhe organizimin e l\u00ebvizjes nacional\u00e7lirimtare, do t\u00eb thot rezistenc\u00ebn e armatosur t\u00eb popullit(Skendi,1992: 42).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vazhdim\u00ebsia e politik\u00ebs gjenocidale kund\u00ebr shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Masakra e Rugov\u00ebs nuk duhet trajtuar si vep\u00ebr kriminale e izoluar, por vazhdim\u00ebsi e politik\u00ebs gjenocidale t\u00eb serb\u00ebve e malazez\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve, e cila ishte kund\u00ebr eliminimit fizik t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj krahine. Kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast masakrat e malazez\u00ebve n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs e Gucis\u00eb(1912-1913), sidomos ate t\u00eb dat\u00ebs 4 mars 1913 n\u00eb vendin e quajtur Previ, si dhe konvertimin e shqiptar\u00ebve e boshnjak\u00ebve nga feja islame n\u00eb ate ortodokse, dukuri e panjohur deri at\u00ebher\u00eb(Plava:2002,119-123, Harapi:2004,45-65,Cana:1996,94-139). Realizimi i dy masakrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb (1912, 1919) brenda shtat\u00eb vit\u00ebve d\u00ebshmon nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimiit t\u00eb LPB,&nbsp; pik\u00ebrisht n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1918 ndodhi riokupimi serb i Kosov\u00ebs dhe viseve tjera shqiptare, tash n\u00eb kuadrin e Mbret\u00ebris\u00eb SKS.Ishte kjo koha ku n\u00eb viset shqiptare si Plava, Gucia dhe Rugova filloi rezistenca e popullit shqiptar t\u00eb tyre krahinave, duke marr\u00eb p\u00ebrmasa n\u00eb vitin 1919. Qellimi i pushtuesve ishte q\u00eb kjo popullsi t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb arm\u00ebt, q\u00eb ta kishte me leht\u00eb okupimin dhe vendosjen e pushtetit \u00eb tyre. Por, popullsia e Rugov\u00ebs nuk ishte e k\u00ebtij mendimi, sepse p\u00ebrvoja nga vitet e kaluara 1912-15 ishte ende e fresk\u00ebt dhe plag\u00ebt ende t\u00eb pa sh\u00ebruara nga dhuna dhe masakrat e kryera prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me situat\u00ebn n\u00eb Rugov\u00eb,&nbsp; burimet serbe cekin se <em>\u201cRaporte jo t\u00eb k\u00ebndshme po arrijn\u00eb nga fronti shqiptar.Me lajm\u00ebruan mbi l\u00ebvizj\u00ebn e 1000 shqiptar\u00ebve nga Rugova drejt Pej\u00ebs.L\u00ebvizja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur edhe n\u00eb Plav\u00eb e Guci, ku gjenden rreth 5000 shqiptar\u00eb t\u00eb armatosur\u201d<\/em>.(Monografia Rugova, f.28).<\/p>\n\n\n\n<p>Nga raportet ushtarake serbe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fillimin e shkurtit 1919, del se p\u00ebrcillej gjendja n\u00eb Rugov\u00eb e rrethin\u00eb dhe l\u00ebvizja e popullsis\u00eb vendase p\u00ebr&nbsp; t&#8217;iu kund\u00ebrven\u00eb forcave okupuese&nbsp; serbe. Madje cek\u00ebt se <em>\u201cn\u00eb rrethin e Pej\u00ebs dhe t\u00eb Gjakov\u00ebs situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kritike, se shqiptar\u00ebt kan\u00eb filluar kryengritjen&nbsp; e organizuar n\u00eb baza shum\u00eb t\u00eb gj\u00ebra\u201d.(<\/em>po aty, f.28).<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se ky ishte alarm i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebrgimin e forcave ushtarake&nbsp; p\u00ebr masa reperesive kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta shtypur kryengritjen n\u00eb Rugov\u00eb, Plav\u00eb e Guci, ushtria serbe d\u00ebrgoi forca t\u00eb m\u00ebdha nga Peja, kurse malazez\u00ebt sulmuan nga veriper\u00ebndimi. U zhvilluan luftime n\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe ushtris\u00eb serbe. Gjat\u00eb dep\u00ebrtimit t\u00eb tyre&nbsp; n\u00eb k\u00ebto vise ushtria serbe b\u00ebri masakra duke vrar\u00eb njer\u00ebz e djegur fshatra. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr 864 persona t\u00eb masakruar dhe 410 sht\u00ebpi t\u00eb djegura. M\u00eb s\u00eb shumti e p\u00ebsoj fshati Shtupeqi i Madh.(Monografija Rugova,f.29).<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb saj\u00eb t\u00eb raport\u00ebve q\u00eb i d\u00ebrgoheshin&nbsp; Komitetit Mbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr prej dat\u00ebs 17-25 shkurt 1919, bilanci i t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb masakruarve n\u00eb Plav\u00eb e Guci e jepnin n\u00eb 844 veta. Pastaj raportohej se serb\u00ebt e malazez\u00ebt kishin djegur&nbsp; Plav\u00ebn e Rugov\u00ebn dhe s\u00eb rreth 15000 shqiptar\u00eb kishin ikur n\u00eb bjeshk\u00eb. Ata q\u00eb nuk kishin mundur t\u00eb iknin, nga pleq\u00ebria apo s\u00ebmundjet , t\u00eb gjith\u00eb ishin masakruar.(H.Muja,N\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, f.258).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga Komitetin i Kosov\u00ebs n\u00eb Plav\u00eb e Guci vrasja e shqiptar\u00ebve vazhdoi edhe n\u00eb vitin vijues 1920, ku jepen t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr 537 t\u00eb vrar\u00eb.(Po aty, 259.). Nd\u00ebrsa sipas nj\u00eb burimi tjet\u00ebr gjat\u00eb periudh\u00ebs janar-shkurt 1919 n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb 12.373 shqiptar\u00eb dhe mbi 8000 shqiptar\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Turqi(F.Bu\u00e7inca-F.Dibrani,Mizorit\u00eb serbe n\u00eb Vushtrri dhe rrethin\u00eb 1919-1956,f.87).<\/p>\n\n\n\n<p>Me shp\u00ebrthimin e kryengritjes n\u00eb Rugov\u00eb janar-shkurt t\u00eb vitit 1919, filloi nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrgatitja e kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme, e cila duhet t\u00eb shp\u00ebrthente n\u00eb pranver\u00eb, meqen\u00ebse situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare konsiderohej e favorshme, dhe kishte gjasa q\u00eb t\u00eb korigjoheshin padrejt\u00ebsit\u00eb e vitit 1913, kur u p\u00ebrcaktua kufiri i Shqip\u00ebris\u00eb. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, ku u p\u00ebrcaktuan kufinjt\u00eb politik n\u00eb Europ\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb LPB.Por, si\u00e7 dihet k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kufinj\u00ebve nuk u moren parasysh sepse \u00e7do gj\u00eb u vendos sipas interesave gjeopolitike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, q\u00eb ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr bashkim me shtetin komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb tyre masakrave krahina e Rugov\u00ebs u shpopullua t\u00ebr\u00ebsisht, sepse &nbsp;ata q\u00eb pat\u00ebn fat t\u00eb mbesin gjall\u00eb u larguan nga Rugova, duke u vendosur kryesisht&nbsp; n\u00eb Shqip\u00ebri e gjetiu, p\u00ebr tu rikthyer vet\u00ebm pas vitit 1924, dhe rifilluar jet\u00ebn n\u00eb vendlindjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqet numri i sakt\u00eb i t\u00eb masakruarve dhe atyre t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb emigruar si nga Plava, Gucia e Rugova, si dhe rikthimi i tyre i m\u00ebvonsh\u00ebm n\u00eb vendlindjet e tyre. Kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr u themeluan vendbanimet e reja me emrin&nbsp; <em>Gucia e Re, Gruda e Re, Hoti i Ri<\/em>&nbsp; duke d\u00ebshmuar origjin\u00ebn e popullsis\u00eb nga krahinat qe kan\u00eb p\u00ebrjetuar masakra nga serbet e malazezet, nga viti 1912 e m\u00eb pas. Ndon\u00ebse nuk u themelu vendbanimi i ri me emrin <em>Rugova e Re<\/em>, nuk do t\u00eb thot se popullsia e Rugov\u00ebs nuk u vendos n\u00eb vendbanime e krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por ata kishin nj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb territoriale, por me bindje p\u00ebr&nbsp; rikthim si t\u00eb krijohen kushtet&nbsp; duke i mbetur besnik&nbsp; vendlindj\u00ebs s\u00eb&nbsp; tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se qellimi gjeostrategjik i pushtues\u00ebve serb dhe malazez&nbsp; ishte spastrimi etnik i k\u00ebtij territori t\u00eb okupuar dhe shp\u00ebrngulja e popullsis\u00eb s\u00eb Rugov\u00ebs si element i rreziksh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mikroregjion, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb lidhjen unike t\u00eb arealit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kufitare. Ngjarjet e m\u00ebvonshme n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn e&nbsp; d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb, ku ekzistojn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb shumta t\u00eb dokumentura, se politika e spastrimit etnik ishte mision&nbsp; shtet\u00ebror&nbsp; e&nbsp; pushtuesve serb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim dhe propozime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Masakrat e&nbsp; serb\u00ebve dhe malazez\u00ebve n\u00eb Rugov\u00eb nuk duhet t\u00eb trajtohen si krim i izoluar por si nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e politik\u00ebs gjenocidale e programuar n\u00eb qarqet shtet\u00ebrore nga shekulli i kaluar.&nbsp; Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hulumtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb strategjia e politik\u00ebs serbe e malazeze n\u00eb regjionet kufitare sikurse jan\u00eb Rugova, Plava e Gucia t\u00eb cilat nga viti 1912 e deri n\u00eb 1919, kan\u00eb p\u00ebrjetuar dy her\u00eb&nbsp; gjenocid vet\u00ebm pse ishin shqiptar\u00eb. Dhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb tilla t\u00eb popullsia vendore ndodhi procesi i&nbsp; emigrimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb vendase. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt e dh\u00ebna se nga masakrat serbe n\u00eb&nbsp; vitin 1919 ku jan\u00eb evidentuar 844 viktima e&nbsp; deri n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Rugov\u00eb nuk kishte nj\u00ebri t\u00eb gjall\u00eb, d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente&nbsp; politik\u00ebn e tok\u00ebs s\u00eb djegur dhe t\u00eb&nbsp; spastrimit etnik, q\u00eb paraqet rast unik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare. Por, m\u00eb pas ata q\u00eb kishin emigruar n\u00eb vise t\u00eb ndryshme shqiptare u kthyen n\u00eb vendlindje duke rifilluar jet\u00ebn n\u00eb Rugov\u00eb, e cila&nbsp; n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethaneve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore mbijetuan deri n\u00eb dit\u00ebt tona, duke d\u00ebshmuar vitalitetin etnik e antropologjik si rrall\u00eb kaush n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe n\u00eb fund dy propozime<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>1.Vendet e qytet\u00ebruara q\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe sakrificat e mbijetes\u00ebs, nd\u00ebrojn\u00eb individet, ngjarjet dhe ata p\u00ebrjet\u00ebsohen n\u00eb monumente t\u00eb ndryshme. Pik\u00ebrisht, n\u00eb rrethana t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00ebn e pavarur, n\u00eb vendin e Masakr\u00ebs n\u00eb Rugov\u00eb duhet t\u00eb vendoset nj\u00eb monument me rastin e 100-vjetorit t\u00eb saj, t\u00eb gdh\u00ebndur aty emrat e viktimave. Dhe nj\u00eb monument i till\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr koh\u00ebn e kaluar dhe koh\u00ebn ton\u00eb&nbsp; p\u00ebr masakrat&nbsp; nga pushtuesit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb borxh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u flijuan p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>2.Duke marr\u00eb parasysh se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrjetuar masakra t\u00eb ndryshme n\u00eb nivel t\u00eb gjenocidit, propozoj q\u00eb t\u00eb inicohet p\u00ebr botimin e nj\u00eb v\u00ebllimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ku do t\u00eb p\u00ebrmbledhen t\u00eb gjitha masakrat e kryera nga serbet e malazez\u00ebt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Botimi i till\u00eb p\u00ebrve\u00e7 s\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera si anglisht, gjermanisht, spanjisht, arabisht, turqisht, rusisht, serbisht etj. Vet\u00ebm nj\u00eb botim i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmi&nbsp; n\u00eb demaskimin e politik\u00ebs gjenocidale t\u00eb serbeve e malazez\u00ebve&nbsp; ndaj shqiptar\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb spastrimit etnik&nbsp; t\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>(Kumtesa \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Simpoziumin&nbsp; shkencor<em>\u201c100-vjetori i Masakr\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb n\u00eb Shtupeq dhe katunde t\u00eb tjera t\u00eb Rugov\u00ebs, m\u00eb 1919\u201d<\/em><strong>, <\/strong>Pej\u00eb, 15-15 shkurt 2019)<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bibliografia kryesore:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>1.Elmaz Plava, <em>Plava e Gucia n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare<\/em>, Tiran\u00eb, 2002<\/p>\n\n\n\n<p>2.<em>Rugova<\/em>(monografi etnografike), ASHAK, Prishtin\u00eb, 1987<\/p>\n\n\n\n<p>3.Limon Rushiti, <em>L\u00ebvizja ka\u00e7ake n\u00eb Kosov\u00eb 1918-1928<\/em>, Prishtin\u00eb, 1981<\/p>\n\n\n\n<p>4.Hakif Bajrami, <em>Rrethanat shoq\u00ebrore e politike n\u00eb Kosov\u00eb 1918-1941<\/em>, Prishtin\u00eb, 1981<\/p>\n\n\n\n<p>5.Zekeria Cana, <em>Gjenocidi i Malit t\u00eb Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913<\/em>,Dokumente, Prishtin\u00eb, 1996<\/p>\n\n\n\n<p>6.Hajrudin Muja, <em>N\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve<\/em>, LOGOS-A, Shkup-Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb, 2013<\/p>\n\n\n\n<p>7.Hasan I.Gjonbalaj, <em>Paria e Krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs dhe e Gucis\u00eb(1878-1945),<\/em> Drenusha, Prishtin\u00eb, 2009<\/p>\n\n\n\n<p>8.<em>Komiteti \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs\u201d,<\/em>ASHSH,Tiran\u00eb, 2004<\/p>\n\n\n\n<p>9.Raymond&nbsp; Poincare, <em>Lufta e Par\u00eb dhe e Dyt\u00eb Ballkanike si dhe Konferenca e Londr\u00ebs 1912-1913<\/em>, LOGOS-A, Shkup-Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb, 2009<\/p>\n\n\n\n<p>10.Lush Culaj, <em>Komiteti Mbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs 1918-1924<\/em>,IA,Prishtin\u00eb, 1997<\/p>\n\n\n\n<p>11.Lush Culaj, <em>\u00c7\u00ebshtja Shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit 1919-1920<\/em>, IA,Prishtin\u00eb, 2010<\/p>\n\n\n\n<p>12.\u017d.Andrija\u0161evi\u0107-Z.Stanojevi\u0107, Pokr\u0161tavanje Muslimana 1913, Podrgorica, 2003<\/p>\n\n\n\n<p>13.Vakat Zuluma, Plav-Gusinje 1912\/1913, Almanah br.55-56, Podgorica,2013<\/p>\n\n\n\n<p>14.Sabit Ukaj, Shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve nga Serbia Jugore 1877-78 dhe vendosja e tyre n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs,Botoi:\u201cZ\u00ebri\u201c,Prishtin\u00eb,1991<\/p>\n\n\n\n<p>15.Nail&nbsp; Draga, Etnia dhe hap\u00ebsira, Art Club, Ulqin, 2017<\/p>\n\n\n\n<p>16. Zef Mark Harapi, Ditt e trishtimit&nbsp; n&#8217; Pej\u00eb e nder rrethe 1912-1913, Dukagjini, Pej\u00eb, 2004<\/p>\n\n\n\n<p>17. Eqber Skendi,Hoxh\u00eb Kadri Prishtina,Prishtin\u00eb, 1992<\/p>\n\n\n\n<p>18.F.Bu\u00e7inca-F.Dibrani,Mizorit\u00eb serbe n\u00eb Vushtrri dhe rrethin\u00eb 1919-1956,Prishtin\u00eb,2009<\/p>\n\n\n\n<p>19.Rexhep Dedushaj,Krahina e Plav\u00ebs e Gucis\u00eb nep\u00ebr shekuj,Nju Jork, 1993<\/p>\n\n\n\n<p>20.Enti Statistikor i Kosov\u00ebs, 2011<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb aspektin gjeopolitik hap\u00ebsira etnogjeografike shqiptare ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vemendjes s\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nga pjesa e dyt\u00eb e shek.XIX dhe m\u00eb pas.Ishte koha e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb aspektin regjional dhe ate europian, ku shqiptar\u00ebt n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u flijuan p\u00ebr interesat e t\u00eb tjer\u00ebve. Ishin pik\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3236],"class_list":["post-34318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-masakra-e-rugoves"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34318"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34322,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34318\/revisions\/34322"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}