{"id":34239,"date":"2023-02-07T20:25:38","date_gmt":"2023-02-07T19:25:38","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34239"},"modified":"2023-02-07T20:28:51","modified_gmt":"2023-02-07T19:28:51","slug":"neqoftese-nuk-di-me-qeshe-mos-hap-dugaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34239","title":{"rendered":"N\u00ebqoft\u00ebse nuk di me qesh\u00eb, mos hap dugaj\u00eb!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"524\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/stefan-capaliku-shkoder.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/stefan-capaliku-shkoder.jpg 524w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/stefan-capaliku-shkoder-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 524px) 100vw, 524px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><em>I vetmi ila\u00e7 p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb e qeshura<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Henri Begson<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Stefan \u00c7apaliku<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Hyrje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb, ajo q\u00eb aq mendjeleht\u00ebsisht e th\u00ebrrasim \u201cBarcalet\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e thjesht\u00eb dhe e vertet\u00eb. M\u00eb tregonte nj\u00ebher\u00eb aktori Bep Shiroka p\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn, q\u00eb i ishte plak\u00eb. Ngrihet nat\u00ebn, m\u00eb thoshte, q\u00ebllon q\u00eb ngrihet disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb banjo dhe pastaj n\u00eb mjes, kur ulemi t\u00eb pim\u00eb kafen, duke pas\u00eb gjithashtu t\u00eb fresk\u00ebt kujtimin e t\u00eb shoqit, m\u00eb pyet me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh: \u201cMos kam gja prostat\u00ebn more Bep?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Her\u00eb t\u00eb tjera barcaleta \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt\u00ebsisht e sajuar, si puna e asaj q\u00eb thot\u00eb se kishin rrah\u00eb dik\u00eb p\u00ebr vdekje n\u00eb Zall t\u00eb Kirit<a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\">[1]<\/a> ngaq\u00eb kishte treguar dy her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn barcalet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Her\u00eb t\u00eb treta \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kuiz me pyetje dhe p\u00ebrgjigje t\u00eb thukta, si p\u00ebrshembull kur polici pyet shefin: Si shkruhet Iran apo Irak?<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrbashk\u00ebta? E qeshura. Dhe pastaj p\u00ebrcjellja te nj\u00eb tjet\u00ebr njeri dhe prodhimi i nj\u00eb infrateksti.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebsisoj barcaleta prezanton nj\u00eb ritual t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kjo ndodh jo vet\u00ebm sepse i jep narratorit fjal\u00ebn, duke imponuar nj\u00eb rol pasiv ose vart\u00ebs p\u00ebr audienc\u00ebn, por edhe sepse, pasi mbaron nj\u00eb barcalet\u00eb, nj\u00eb an\u00ebtar i audienc\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, duke heshtur narratori i par\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e Sigmund Frojdit, Witz<a href=\"#_ftn2\" id=\"_ftnref2\">[2]<\/a> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e pavet\u00ebdijes, nj\u00ebsoj si \u00ebndrrat, gabimet apo simptoma t\u00eb tjera. \u201cWitz-i ka nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb dukshme dhe nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb fsheht\u00eb: e qeshura shkaktohet nga rishfaqja e p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb hequra dhe nga shmangia e frenimit shtyp\u00ebs\u201d<a href=\"#_ftn3\" id=\"_ftnref3\">[3]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>E megjith\u00ebat\u00eb \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb prejardhja e fjal\u00ebs \u201cBarcalet\u00eb\u201d. Dim\u00eb se ajo vjen nga latinishtja mesjetare. Kurse n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka hyr\u00eb direkt e nga italishtja \u201cBarzelletta\u201d. Gjithsesi kudo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret, barcaleta kupton nj\u00eb tregim komik, t\u00eb mpreht\u00eb, me krip\u00eb, t\u00eb yndyrsh\u00ebm, pikant, n\u00eb lidhje me nj\u00eb p\u00ebrson publik ose shum\u00eb familjar me ne. Nd\u00ebr popuj t\u00eb tjer\u00eb jo neolatin ky rr\u00ebfim thirret me emra t\u00eb tjer\u00eb si p.sh \u201cshutka\u201d ose \u201canekdot\u201d te rus\u00ebt, \u201cjoke\u201d te anglez\u00ebt apo \u201cwitz\u201d te gjerman\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta ndash\u00eb barcalet\u00ebn nga rr\u00ebfime t\u00eb tjera komike, humoristike, satirike, ironike, groteske, etj. Por barcaleta duket se ka lindur m\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr t\u2019u treguar me goj\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb qeshura.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej koh\u00ebsh dhe qart\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort. se e qeshura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen social. \u201cNa p\u00eblqen t\u00eb qeshim ndaj edhe preteksti m\u00eb i vog\u00ebl vlen\u201d, shkruan Henry Bergson te libri i tij i famsh\u00ebm \u201cE qeshura\u201d<a href=\"#_ftn4\" id=\"_ftnref4\">[4]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb pakashum\u00eb konfirmon edhe neurologu dhe profesori i Psikologjis\u00eb i Universitetit t\u00eb Merilandit n\u00eb vepr\u00ebn e tij me fam\u00eb bot\u00ebrore \u201cQeshja\u201d<a href=\"#_ftn5\" id=\"_ftnref5\">[5]<\/a>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e pashpjegueshme leht\u00eb nga pikpamja e antropologjis\u00eb kulturore se pse nj\u00eb vend shquhet p\u00ebr humor dhe nj\u00eb tjet\u00ebr jo.<\/p>\n\n\n\n<p>Humori anglez p\u00ebrshembull, i njohur dhe m\u00eb shum\u00eb se i njohur, i mitifikuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, ka nj\u00eb qasje unike ndaj realiteit. Vet\u00ebironia e r\u00ebnd\u00eb dhe sarkazma pothuajse e padukshme n\u00eb t\u00eb, e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb pasigurt\u00eb pozicionin e rr\u00ebfimtarit. \u00c7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar humorin anglez fshihet te aft\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e marr\u00eb veten shum\u00eb seriozisht. Motoja e k\u00ebtij humori kishte me qen\u00eb: \u201cTregoni gabimet tuaja, theksoni d\u00ebshtimet tuaja dhe do dukeni k\u00ebshtu m\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur dhe m\u00eb t\u00eb disponueshme ndaj t\u00eb tjer\u00ebve\u201d. K\u00ebsisoj n\u00eb humorin anglez nuk ka vend p\u00ebr ego. Pra n\u00ebse mund t\u00eb hartohet nj\u00eb formul\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit t\u00eb humorit anglez, dy kushtet e domosdoshme kishin me qen\u00eb: kombino vet\u00ebironin\u00eb me nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb sarkazmi dhe s\u00eb fundmi mos e merr seriozisht at\u00eb q\u00eb thua.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb vend tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb planin global p\u00ebr humorin \u00ebsht\u00eb edhe Rusia. Rusia mbahet si sht\u00ebpia e shakave budallaqe. Barcaletat hyjn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e rus\u00ebve q\u00eb nga vitet e para t\u00eb shkoll\u00ebs dhe, ashtu si elementet e para t\u00eb m\u00ebsuara n\u00eb klas\u00eb, nuk harrohen kurr\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. T\u00eb rriturit, dekada m\u00eb von\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb qeshin me barcaletat e m\u00ebsuara n\u00eb vog\u00ebli. Ka di\u00e7ka irracionale. Si duket irracionaliteti i mban gjall\u00eb. Figura e vjehrr\u00ebs dhe e pijanecit jan\u00eb protagonist\u00ebt m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb. Ndjenja e humorit rus \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, dhe me t\u00eb vertet\u00eb q\u00eb me to mund t\u00eb qesh\u00ebsh me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po k\u00ebshtu dashnor t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb humorit jan\u00eb edhe fqinj\u00ebt tan\u00eb italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb fal\u00eb barcalet\u00ebs nj\u00eb pod n\u00eb mes t\u00eb fshatit p\u00ebr t\u2019a treguar n\u00eb raste festash. Po k\u00ebshtu edhe Spanja dhe Portugalia e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj \u201cestrada\u201d<a href=\"#_ftn6\" id=\"_ftnref6\">[6]<\/a>, sic kan\u00eb bashk\u00eb me italian\u00ebt edhe shprehjen \u201cA e di t\u00eb fundit?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka vende t\u00eb tjera q\u00eb \u201cas q\u00eb u bie nd\u00ebr mend me qesh\u00eb\u201d ose qeshin n\u00eb \u201cm\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar\u201d, duke paguar nj\u00ebher\u00eb n\u00eb muaj nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr estrad\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Humori ballkanik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb barcaletat ballkanike dallohet, ndoshta m\u00eb mir\u00eb se kudo tjet\u00ebr, karakteri oriental i mentalitetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: maskilizmi, dembelll\u00ebku, t\u00eb jetuarit sot p\u00ebr sot, qylll\u00ebku, \u201chaja qenit, pija qenit\u201d, \u201cduke pyet\u00eb gjen Stambollin\u201d etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb kjo saq\u00eb mendoj se te barcaletat ballkanike vertetohet plot\u00ebsisht teza e antropologes bullgare Maria Todorova, e cila n\u00eb librin e vet t\u00eb famsh\u00ebm \u201cBallkani imagjinar\u201d<a href=\"#_ftn7\" id=\"_ftnref7\">[7]<\/a> konkludon se ajo \u00e7far\u00eb na b\u00ebn kulturalisht bashk\u00eb ne popujve ballkanik\u00eb \u00ebsht\u00eb sfondi oriental, turk.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si Shkodra n\u00eb Shqip\u00ebri, pothuajse \u00e7do vend tjet\u00ebr ballkanik e ka nga nj\u00eb \u201ckryeqytet humori\u201d. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull Bullgaria ka qytetin e Gobrovit<a href=\"#_ftn8\" id=\"_ftnref8\">[8]<\/a>, Serbia qytetin e Pirotit, Kroacia qytetin e Splitit, Mali i Zi qytetin e Cetinj\u00ebs, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpesh ngjashm\u00ebrit\u00eb midis barcaletave q\u00eb qarkullojn\u00eb nd\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit jan\u00eb absolute. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull, barcaleta jon\u00eb q\u00eb i jep p\u00ebrgjigje pyetjes: se pse gjirokastrit\u00ebt nuk mbajn\u00eb frigorifer n\u00eb sht\u00ebpi? Sepse kan\u00eb frik\u00eb se i ngelet drita ndez\u00eb edhe mbasi mbyllin der\u00ebn, gjendet n\u00eb form\u00eb identike n\u00eb Gobrov t\u00eb Bullgaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fenomen mund t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb at\u00eb kategori teorike q\u00eb e ka origjin\u00ebn nd\u00ebr legjenda dhe p\u00ebrralla e q\u00eb thirret \u201cShtegtimi i subjekteve\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Karakteristike e humorit ballkanik \u00ebsht\u00eb edhe batuta, e cila vetp\u00ebrjashtohet nga barcaleta p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb narracionit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkodra si kryeqytet i humorit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb humorin p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar momentet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb pak\u00ebndshme, p\u00ebr t\u00eb sulmuar apo p\u00ebr ta marr\u00eb me mendje t\u00eb leht\u00eb. Shkodran\u00ebt posa\u00e7\u00ebrisht e kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb qeshjen si nj\u00eb lloj ila\u00e7i kur jeta b\u00ebhej e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt rreth tyre, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk mund t\u00eb gjeje nj\u00eb ila\u00e7 q\u00eb kushtonte ma lir\u00eb se t\u00eb qeshur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Se \u00e7far\u00eb lidhjesh t\u00eb n\u00ebndheshme mund t\u00eb gjenden midis Shkodr\u00ebs dhe humorit, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebrth. Por ama historit\u00eb e shkodran\u00ebve qysh se mbahen mend jan\u00eb t\u00eb kripura me humor. Fjala e urt\u00eb popullore: \u201cN\u00ebqoft\u00ebse nuk di me qesh\u00eb, mos hap dugaj\u00eb!\u201d gjendet vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr e askund tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe sa her\u00eb q\u00eb bie fjala te humori dhe lidhja e tij e pashmangshme me personin q\u00eb e tregon, m\u00eb shkon mendja te kjo histori: Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb Nandori i vitit 1958, kur provat p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb sken\u00eb t\u00eb operas s\u00eb par\u00eb shqiptare \u201cMrika\u201d kishin arrit\u00eb kulmin e vet. Preng Jakova, heroi i gjith\u00c7kaje: kompozitori, dirigjenti i orkestr\u00ebs, dirigjenti i korit, producenti. Lodhja duhet t\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrmasa mbinjer\u00ebzore te ai burr\u00eb. Dhe ashtu i k\u00ebputun, von\u00eb darkave kur kthehej p\u00ebr nga shpija e bante rrug\u00ebn me fagotistin e orkestr\u00ebs, djaloshin e talentuem t\u00eb humorit, Tano Banushin.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tano! Kam nd\u00ebgjue nj\u00eb barcolet\u00eb q\u00eb kisha dasht\u00eb me ta than\u00eb, p\u00ebr me ma tregue mandej ti.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu pra kompozitori \u00ebsht\u00eb ndoshta i pari q\u00eb na ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim t\u00eb kuptuarit e diferenc\u00ebs midis \u201ct\u00eb thanmes\u201d e \u201ct\u00eb treguemit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse duhen tre vet\u00eb p\u00ebr ta shijuar deri n\u00eb fund nj\u00eb barcalet\u00eb, thon\u00eb anglez\u00ebt. Nj\u00eb q\u00eb e tregon bukur. Nj\u00eb q\u00eb e merr vesh mir\u00eb dhe nj\u00eb q\u00eb s\u2019e merr vesh hi\u00e7. Doza e humorit k\u00ebshtu do rritet vetvetiu nga keqkuptimet e krijuara ashtu \u201cpafaj\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkodra ka qen\u00eb historikisht e dalluar edhe p\u00ebr aktor\u00ebt e vet t\u00eb famsh\u00ebm komik\u00eb, mir\u00ebpo si\u00e7 me t\u00eb drejt\u00eb shkruan Jim Holt: \u00abBarcaletat jan\u00eb produkt i zgjuarsis\u00eb njer\u00ebzore\u2026 q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7liruar njer\u00ebzit nga torturat e komik\u00ebve profesionist\u00eb\u00bb<a href=\"#_ftn9\" id=\"_ftnref9\">[9]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mbi tipologjit\u00eb e tregimit ose narrativat<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Barcaleta dallohet p\u00ebr loj\u00ebn e fort\u00eb dhe t\u00eb pam\u00ebshirshme ndaj receptuesit. Kjo \u201cloj\u00eb\u201d realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet kombinimeve fatlume t\u00eb \u201cdenotacioneve\u201d<a href=\"#_ftn10\" id=\"_ftnref10\">[10]<\/a> dhe \u201ckonotacioneve\u201d<a href=\"#_ftn11\" id=\"_ftnref11\">[11]<\/a> t\u00eb fjal\u00ebve. Dhe p\u00ebr t\u00eb ilustruar sa m\u00eb sip\u00ebr, mund t\u2019ju them me siguri se nuk kam gjet\u00eb nj\u00eb shembull m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa ai i barcalet\u00ebs s\u00eb Tef\u00eb Palushit me \u201cHotel Tirana International\u201d. Dhe p\u00ebr t\u2019i shkuar k\u00ebtij shpjegimi deri n\u00eb fund duhet t\u00eb dim\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit fjal\u00ebt \u201cmbrend\u00eb\u201d dhe \u201cjasht\u00eb\u201d kan\u00eb pas\u00eb konotacione t\u00eb forta politike. \u201cMe hy mbrend\u00eb\u201d ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb burgun, kurse \u201cMe dal\u00eb jasht\u00eb\u201d ka n\u00ebnkuptuar vendet e huaja. K\u00ebshtu q\u00eb komprimimi, ngjeshja kuptimore q\u00eb i jep Tef\u00eb Palushi anekdot\u00ebs s\u00eb vet \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete anekdodike. Ai e ka fjal\u00ebn p\u00ebr vizit\u00ebn q\u00eb b\u00ebn te pes\u00ebmb\u00ebdhjet kat\u00ebshi, Hotel Tirana pra, thot\u00eb se: \u201cKur hyna mbrend\u00eb, si me dal\u00eb jasht\u00eb dhe kur dola jasht\u00eb si me hy mbrend\u00eb\u201d. E nis me denotacion (kur hyna mbrend\u00eb) dhe e vazhdon me konotacion (me dal\u00eb jasht\u00eb) dhe p\u00ebrs\u00ebri denotacion dhe konotacion. Mbaj mendimin se kjo barcalet\u00eb n\u00eb dijen time \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat dhe m\u00eb t\u00eb fortat kund\u00ebr regjimit komunist n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Lindjes.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nga ana tjet\u00ebr ka barcaleta q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura kryek\u00ebput te mjeshtria e atij q\u00eb e rr\u00ebfen.<\/p>\n\n\n\n<p>Ma ka treguar vet\u00eb Tano Banushi. Ka qen\u00eb nj\u00eb dark\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb shpin\u00eb e tij, diku n\u00eb dimrin e vitit 1991. Historia nuk ka kurrfar\u00eb subjekti n\u00eb kuptimin klasik dhe kurrfar\u00eb suspanse. Esht\u00eb e gjitha e mb\u00ebshtetur n\u00eb artin e rr\u00ebfimit. Me dy fjal\u00eb ajo mund t\u00eb riprodhohet k\u00ebsisoj:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo kthehesha n\u00eb shpi. Dim\u00ebr. Erret her\u00ebt. Mendoj se s\u2019kishte qen\u00eb keq me u kthye te klubi n\u00eb Serreq<a href=\"#_ftn12\" id=\"_ftnref12\">[12]<\/a>. Hy mbrenda. Askush n\u00eb klub ve\u00e7 banakierit, Linit<a href=\"#_ftn13\" id=\"_ftnref13\">[13]<\/a>, dhe nj\u00eb tipi atje n\u00eb fund t\u00eb banakut, q\u00eb pinte n\u00eb kamb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nj\u00eb teke Lin!<\/p>\n\n\n\n<p>Marr teken e rakis\u00eb e ashtu n\u00eb kamb\u00eb te banaku p\u00ebrshndes p\u00ebr edukat\u00eb at\u00eb robin, i cili mezi pr\u00eat me hy n\u00eb bised\u00eb me dik\u00eb dhe m\u00eb afrohet. Kaq u desht. Bam\u00eb sikur e njihshim njeni-tjetrin dhe ai porositi dy teke. Lini l\u00ebshon teket mbi banak dhe vazhdon me u marr\u00eb me pun\u00ebt e veta.<\/p>\n\n\n\n<p>E k\u00ebshtu duke pi ashtu af\u00ebr me njeni-tjetrin v\u00eb re se nj\u00eb bisht \u00e7adre e mb\u00ebshtetun mbi banak rrinte nga ana e ime. E shtyj. Mandej porosis edhe un\u00eb dy teke p\u00ebr me ia kthye disi borxhin zotnis\u00eb, e bishti i \u00e7adr\u00ebs prap\u00eb nga ana e ime. Hej more dreq.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb falni. A asht e jueja kjo \u00e7ad\u00ebr?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo &#8211; thot\u00eb i panjohuni. Un\u00eb kujtova se asht e ytja e prandaj e shtyja nga ti.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu?! Lin dikush paska harrue k\u00ebt\u00eb \u00e7ad\u00ebr te banaku. Urdho e merre se me siguri ka me ardh\u00eb e me e k\u00ebrkue.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u2019u hiqni qafe me ato \u00e7adra &#8211; na kthehet me nerva Lini &#8211; Vini k\u00ebtu, pini, harroni \u00e7adrat, e mandej duhet me e mbajt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb un\u00eb. Ban \u00e7ka t\u00eb duesh me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebhere ai zotnia porosit\u00eb edhe dy teke t\u00eb tjera e nd\u00ebrkaq un\u00eb e shtyj\u00eb prap\u00eb \u00e7adr\u00ebn nga ana e tij. N\u00eb fund, kur Lini l\u00ebshon alarmin se po e mbyll\u00eb dyqanin \u00e7adra ka mbet\u00eb nga ana ime.<\/p>\n\n\n\n<p>Po bukuri. Jasht\u00eb po rigonte pak k\u00ebshtuq\u00eb kthehem me \u00e7ad\u00ebr t\u00eb huej n\u00eb shpi.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen sa isha duke dal\u00eb nga shpija, ve\u00e7 kur d\u00ebgjohet zani i grues, Lajdes:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tano! E kujt asht ajo \u00e7ad\u00ebr q\u00eb na ke prue mbram\u00eb n\u00eb shpi? Merre e \u00e7oje aty ku e ke marr\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>E k\u00ebshtu, dal edhe nj\u00eb her\u00eb me \u00e7ad\u00ebr n\u00eb krah. Nis\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e re. Mandej dark\u00eb. Dim\u00ebr. Erret her\u00ebt. Mendoj me vete se s\u2019kishte qen\u00eb keq me u kthye te klubi n\u00eb Serreq p\u00ebr me e lan\u00eb at\u00eb dreq \u00e7adret. Hy mbrenda. Askush n\u00eb klub ve\u00e7 banakierit, Linit dhe nj\u00eb tipi atje n\u00eb fund t\u00eb banakut q\u00eb pi n\u00eb kamb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Deshta me e lan\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ad\u00ebr q\u00eb mora mbram\u00eb Lin.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u2019u hiq qafe me pun\u00eb \u00e7adrash. Vini k\u00ebtu, pini, harroni \u00e7adrat e mandej duhet me e mbajt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi un\u00eb. Ban \u00e7ka t\u00eb duash me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu?! Mir\u00eb pra. Nj\u00eb teke!<\/p>\n\n\n\n<p>Marr teken e rakis\u00eb e ashtu n\u00eb kamb\u00eb te banaku p\u00ebrshendet\u00eb p\u00ebr edukat\u00eb at\u00eb tipin, i cili mezi pr\u00eat me hy n\u00eb bised\u00eb me dik\u00eb dhe afrohet. Kaq duhet dhe ai robi porosit\u00eb dy teke. N\u00eb fund v\u00eb re me d\u00ebshprim se \u00e7adra ka mbet\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga ana ime. E tmerrshme. T\u00eb nes\u00ebrmen:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tano! E kujt asht ajo \u00e7ad\u00ebr q\u00eb na ke prue mbram\u00eb n\u00eb shpi? Merre e \u00e7oje aty ku e ke marr\u00eb!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe historia vazhdon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pashmangshm\u00ebrisht simetrike\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb e mban n\u00eb kamb\u00eb k\u00ebt\u00eb histori kaq t\u00eb thjesht\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrputhshm\u00ebria absolute midis shkakut dhe pasoj\u00ebs apo krijimi i pasoj\u00ebs larg cdo pritshm\u00ebrie q\u00eb propozohet nga shkaku<a href=\"#_ftn14\" id=\"_ftnref14\">[14]<\/a>. Pra n\u00ebs\u00eb pritshm\u00ebria p\u00ebr shkakun se Lini b\u00ebrtet dhe i thot\u00eb t\u2019i hiqeshin qafe, kishte me qen\u00eb se ata t\u00eb dy cohen e dalin, n\u00eb tregimin e Tanos, prodhohet nj\u00eb pasoj\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr: porositen edhe dy teke me raki.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Humori, duke qen\u00eb nj\u00eb produkt bio n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vjet\u00ebrohet shpejt. Dy faktor\u00eb i vijn\u00eb hakut humorit p\u00ebrdorimi i shpesht\u00eb dhe shnd\u00ebrrimet kontekstuale. Kaq \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb kjo sa n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi rr\u00ebfimtari i mir\u00eb i barcalet\u00ebs gjithmon\u00eb pyet p\u00ebrpara, si p.sh: \u201cA e dini at\u00eb barcolet\u00ebn me at\u00eb policing q\u00eb i kishte humb\u00eb kapela?\u201d. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesi e formulon ai pyetjen. Ai pyet pa e nxjerr\u00eb \u201csekretin\u201d e barcalet\u00ebs, derisa njer\u00ebzit thon\u00eb: jo nuk e dim\u00eb ose e dim\u00eb, e dim\u00eb ose ka prej atyre q\u00eb megjith\u00ebse e din\u00eb kan\u00eb qef ta d\u00ebgjojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb prej tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Faktoi i dyt\u00eb ose shnd\u00ebrrimet kontekstuale, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me realitetet e reja q\u00eb sjellin zhvillimet e fushave t\u00eb ndryshme. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 sh\u00ebrbimi i telefonis\u00eb celulare ishte kaq i shtrenjt\u00eb, sa q\u00eb kishte kuptim ajo barcaleta me gjirokastitin, q\u00eb po i digjej sht\u00ebpia, e kur e pyesin se a i ka lajm\u00ebruar zjarrfik\u00ebsit, i thot\u00eb po, se i kam \u00e7uar nj\u00eb zile. Kurse sot mbas m\u00eb pak se dy dekadash kur sh\u00ebrbimi cellular \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse falas kjo barcalet\u00eb nuk ka m\u00eb kuptim.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Humori politik ose nj\u00eb polemik\u00eb me antropologen austrialiane Shannon Woodcock<\/strong><a href=\"#_ftn15\" id=\"_ftnref15\"><strong>[15]<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ka qen\u00eb me t\u00eb vertet\u00eb trondit\u00ebse p\u00ebr mua kur m\u00ebsova se nj\u00eb antropologe mjaft active e koh\u00ebve tona, Shannon Woodcock shkruan se: \u201cThe absence of Albanian jokes about socialism, or Why some dictatorships are not funny\u201d<a href=\"#_ftn16\" id=\"_ftnref16\">[16]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke reflektuar rreth k\u00ebtij konkluzioni t\u00eb saj mendova q\u00eb antropologia australiane Shannon Woodcock t\u00eb mos ket\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb humoristike n\u00eb jet\u00ebn e saj sesa fraz\u00ebn: \u201cMungesa e talljes me socializmin shqiptar ose pse disa diktatura nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qesh\u00ebsh\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb krye t\u00eb studmit t\u00eb saj zonja e nderuar shkruan: \u201cGjat\u00eb dy viteve q\u00eb kam jetuar dhe punuar n\u00eb Shqip\u00ebri, nga viti 2003 deri n\u00eb 2005, shqiptar\u00ebt m\u00eb treguan barcaleta q\u00eb p\u00ebrshkruanin stereotipat rajonal, dallimet midis katundar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve dhe problematikat e bashk\u00ebjetes\u00ebs midis mysliman\u00ebve, katolik\u00ebt dhe ortodoks\u00ebve. Por ajo q\u00eb nuk e d\u00ebgjova n\u00eb Shqip\u00ebri ishin barcaletat p\u00ebr socializmin apo periudh\u00ebn socialiste; Kam d\u00ebgjuar plot barcaleta p\u00ebr politikan\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb, por jo p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, diktatorin e af\u00ebr 40 vjet\u00ebve, apo regjimin e tij t\u00eb izolacionizmit, munges\u00ebn kronike t\u00eb ushqimit dhe pun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb.<a href=\"#_ftn17\" id=\"_ftnref17\">[17]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb seriozitetit t\u00eb saj dhe impenjimit aq serioz p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb diktatoriale, mund t\u2019i them se: ose bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj shqiptar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve ka pretenduar t\u00eb grumbulloj\u00eb informacion kan\u00eb q\u00eblluar ty\u00e7a ose mund\u00ebsia e penetrimit t\u00eb saj n\u00eb kodet dhe kontekstet e rr\u00ebfimeve gazmore ka qen\u00eb e pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb puna, mjafton q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendim, aq sa na e lejon ky doracak, si punonj\u00ebsi operativ i sigurimit t\u00eb shtetit raporton n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1987 se filan fisteku, punonj\u00ebs i uzin\u00ebs elektronike n\u00eb Tiran\u00eb, i kishte treguar k\u00ebt\u00eb barcalet\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur vdiq Enver Hoxha u vendos t\u00eb ngriheshin buste p\u00ebr nder t\u00eb tij. Nj\u00eb bust do t\u00eb ngrihej n\u00eb Korc\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe nj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb skulptor\u00ebt filluan t\u00eb merrnin mendimin e njer\u00ebzve. Kur pyet\u00ebn korcar\u00ebt ata i than\u00eb se Enverin e duam t\u00eb duket i pash\u00ebm dhe i ri. Gjirokastrit\u00ebt e desh\u00ebn t\u00eb zgjuar, t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb qeshur. Vlonjat\u00ebt e donin trim dhe t\u00eb ashp\u00ebr. Kurse kur pyet\u00ebn shkodran\u00ebt ata ju p\u00ebrgjigjen: \u201cB\u00ebjeni si t\u00eb doni, ve\u00e7se t\u00eb gjall\u00eb jo\u201d<a href=\"#_ftn18\" id=\"_ftnref18\">[18]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dokument kemi q\u00ebndrimin e strukturave t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs ndaj k\u00ebtij fenomeni. Mjafton t\u00eb citojm\u00eb k\u00ebtu shkres\u00ebn e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Rrethit Dib\u00ebr, me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, me an\u00eb s\u00eb cil\u00ebs njoftonte se: \u201cKa koh\u00eb q\u00eb qarkullojn\u00eb anekdota e barcaleta, t\u00eb cilat na duket se d\u00ebmtojn\u00eb formimin e opinionit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb revoucionar\u00eb. N\u00eb pamjen e par\u00eb ata t\u00eb japin p\u00ebrshtypjen se b\u00ebhen p\u00ebr humor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kritikuar t\u00eb metat. Sukseset tona n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb pakrahasushme. T\u00eb meta e dob\u00ebsi ka, ndaj t\u00eb cilave Partia ka luftuar e lufton, por ato mendojm\u00eb se nuk meritojn\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb, duke u future si anekdota p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn e lir\u00eb.\u201d<a href=\"#_ftn19\" id=\"_ftnref19\">[19]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb tret\u00eb tregohet p\u00ebr nj\u00eb barcalet\u00eb me nj\u00eb kavajas, i cili kur vdes e shkon n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme, i afrohet ve\u00e7 nj\u00eb alternativ\u00eb: me zgjedh\u00eb midis Xhenemit<a href=\"#_ftn20\" id=\"_ftnref20\">[20]<\/a> kapitalist e atij socialit. Dhe kavajsi zgjedh xhenemin socialist duke ar\u00ebsyetuar se n\u00eb socializ\u00ebm nuk ka dru e nuk kan\u00eb me se ta djegin.<\/p>\n\n\n\n<p>Poeti rus q\u00eb i mbijetoi Gulagut, Lazar Shereshevski, thoshte se: \u201dBarcaletat ishin rruga p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb vertet\u00ebn dhe ju mund ta tregoni t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e komunizmit n\u00ebp\u00ebrmjet barcaletave\u201d<a href=\"#_ftn21\" id=\"_ftnref21\">[21]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrsonazhe barcaletash apo autor\u00eb t\u00eb tyre?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 e cek\u00ebm edhe m\u00eb sip\u00ebr barcaleta ka lind\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar. Ajo nuk shkruhet. Thjesht\u00eb dokumentohet. Ai q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr ta shkruaj\u00eb barcalet\u00ebn gjendet para nj\u00eb sfide, t\u00eb barabart\u00eb me zgjidhjen e nj\u00eb ushtrimi stilistik.<\/p>\n\n\n\n<p>Njer\u00ebzit e thirrur p\u00ebr t\u00eb treguar barcaleta jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, qenie speciale, q\u00eb shoq\u00ebria do t\u2019i jet\u00eb gjithmon\u00eb borxhlije. Ata, q\u00eb ngandonj\u00ebher\u00eb i l\u00ebmonin k\u00ebto histori, duke i kthyer n\u00eb gur\u00eb zalli q\u00eb rrokulliseshin leht\u00ebsisht nga nj\u00eb breg n\u00eb tjetrin dhe q\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera i thyenin duke i krijuar thepa, q\u00eb t\u00eb g\u00ebrvishnin sado t\u00eb trash\u00eb ta kish\u00eb l\u00ebkur\u00ebn, kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb njohur n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata ishin si \u201cbard\u00eb\u201d ose si \u201carlekino\u201d, q\u00eb rrinin kryesisht n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb e mejhanet e veta. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shoq\u00ebria mediokre, e tredhur, meskine dhe erzlije i ka thirr\u00eb \u201cbarcaletaxhinj\u201d dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i ka ndjekur dhe shijuar, aq m\u00eb shum\u00eb i ka p\u00ebrbuzur. P\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb sterile e sojlie k\u00ebto tipa ishin kryesisht disa pijanec\u00eb, familjar\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe q\u00eb merrnin n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb edhe njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm dhe me pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e di s\u2019e \u00e7do ken\u00eb menduar k\u00ebto njer\u00ebz kur Filip Daija i \u00e7on kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, gjeneral Hilmi Saitit, nj\u00eb mushk\u00eb t\u00eb ngarkuar me deg\u00eb t\u00eb thata e t\u00eb drejta lisi dhe porosit\u00eb katundarin t\u2019i thot\u00eb rojes te dera se e i ka per kryetarin nga Filipi?! Ka rrezik q\u00eb ma shum\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndenjur at\u00eb nat\u00eb pa gjum\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar se ai q\u00eb e ka treguar.&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Figura si Kol\u00eb Tivari, Rrok Prenduca, Pjet\u00ebr Gjini, Filip Daija, Tef\u00eb Palushi, Bik Pepa, Mergim Muja etj. ishin t\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin. Po k\u00ebshtu nd\u00ebrmarrjet e ndryshme socialiste kishin \u201ckomik\u00ebt\u201d e vet t\u00eb fsheht\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb gjitha kolektivat e tjer\u00eb punonj\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ishin sajuar edhe personazhe t\u00eb cil\u00ebt edhe pse nuk kishin asnj\u00eb lidhje me humorin, i visheshin barcaleta nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet me theks t\u00eb fort\u00eb politik. Tipik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori ishte dukagjinasi Pal Vata, i ati i nj\u00eb vajze 16 vje\u00e7are, Shkurtes, e cila vdiq aksidentalisht n\u00eb nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Rrogozhin\u00eb-Fier. Pali, viktim\u00eb totale e sistemit, u mediatizua si personi q\u00eb i falte Partis\u00eb gjakun e vajz\u00ebs s\u00eb vet dhe shkonte ai vet\u00eb si vullnetar p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb bij\u00ebn. Kjo figur\u00eb groteske, analfabete, u b\u00eb aq qesharake me entuziazmin e vet t\u00eb parafabrikuar saq\u00eb iu vesh\u00ebn barcaleta t\u00eb dimensioneve surrealiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe humori shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ai shkodran n\u00eb ve\u00e7anti njeh fazat e veta t\u00eb zhvillimit. Sa i takon humorit politik, kulminacioni i vet u arrit n\u00eb periudh\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe 1980-1990. N\u00ebp\u00ebr rradhat e famshme q\u00eb viheshin q\u00eb me nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qum\u00ebshtin apo edhe ndonj\u00eb arsotiment tjet\u00ebr ka pasur nj\u00eb \u201chare\u201d q\u00eb i ngjante nj\u00eb antikorpi kund\u00ebr \u00e7menduris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980 policia shqiptare u pais me radio transmetuese, t\u00eb cilat me gjas\u00eb nuk i hynin kurr\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Nj\u00eb polici t\u00eb till\u00eb t\u00eb paisur dhe q\u00eb patrullonte n\u00eb lagjen Parruc\u00eb i thot\u00eb nj\u00eb qytetar, t\u00eb cilit i mbaroi qum\u00ebshti nd\u00ebr turinj:<\/p>\n\n\n\n<p>-Shoku polic! A mund ta pyes\u00ebsh me radio at\u00eb policin te Dugajt\u00eb e Reja<a href=\"#_ftn22\" id=\"_ftnref22\">[22]<\/a> se mos ka mbarue qum\u00ebshti edhe atje?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu shprehja \u201cA e ke d\u00ebgjue t\u00eb fundit?\u201d u b\u00eb m\u00eb se e zakont\u00eb. Po afrohej k\u00ebsisoj fundi i sistemit dhe ashtu si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb kryeideologu i komunizmit Karl Marks : \u201cFaza finale e \u00e7do sistemi politik \u00ebsht\u00eb komedia\u201d<a href=\"#_ftn23\" id=\"_ftnref23\">[23]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr\u00ebndimi i humorit shqiptar.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Barcaleta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb humori q\u00eb vjen dhe shkon bashk\u00eb me lindjen dhe vdekjen e nj\u00eb civilizimi. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim verbal sintetik, me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment historik dhe me karakteristika t\u00eb qarta.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr\u00ebndimi i humorit shqiptar mendoj se n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ka lidhje me moskujdesin institucional p\u00ebr mbledhjen dhe promovimin e tij. Ky moskujdes ngjan t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb prapavij\u00eb politike. Harresa e s\u00eb djeshmes bashk\u00eb me aksesor\u00ebt e vet dhe me gjith\u00eb anturazhin spiritual, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe rezistenc\u00ebn paq\u00ebsore e t\u00eb heshtur, shprehje e t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb edhe barcaletat, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e recet\u00ebs p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb amnezie t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa mbledhje t\u00eb barcaletave t\u00eb Shkodr\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb sporadike dhe fatkeq\u00ebsisht nuk kan\u00eb pas\u00eb recepsionin e merituesh\u00ebm. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull mbledh\u00ebs si Gjush Sheldija, Angjelin Kumria apo Gjovalin Qyrsaqi edhepse dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb inventarizimin e k\u00ebsaj pasurie, nuk g\u00ebzuan vemendjen e merituar publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Barcaletat shqiptare, fatkeq\u00ebsisht, nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb antologji mbi Europ\u00ebn komuniste. Nj\u00eb nd\u00ebr autor\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb eskluzivisht me rolin e barcaletave n\u00eb rr\u00ebzimin e Murit t\u00eb Berlinit, Ben Lewis<a href=\"#_ftn24\" id=\"_ftnref24\">[24]<\/a>, as q\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe produktin e saj shpirt\u00ebror p\u00ebrgjat\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb dimensioneve m\u00eb shtazore t\u00eb komunizmit. Ai sigurisht q\u00eb nuk ka gjetur asgj\u00eb t\u00eb botuar jo vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por as edhe n\u00eb shqip. E megjith\u00ebat\u00eb vepra e tij vazhdon t\u00eb kryej\u00eb rolin e nj\u00eb guide mbi humorin e zi antikomunist.<a href=\"#_ftn25\" id=\"_ftnref25\">[25]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Numri i barcaletave gjat\u00eb tranzicionit pati nj\u00eb rrudhje. Barcaletat u &nbsp;varf\u00ebruan dhe u mediokritizuan. Sa m\u00eb shum\u00eb rriteshin dimensioned e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb zvog\u00eblohej numri i tyre dhe aq m\u00eb shum\u00eb banalizoheshin dhe humbisnin eleganc\u00ebn e fines\u00ebn, bot\u00ebn e fsheht\u00eb, tunelet e n\u00ebndheshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb pak barcaletat politike p\u00ebrgjat\u00eb tranzicionit. Tregonin p\u00ebrshembull se kur n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb mesin e viteve \u201890 ishte nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb kishte organizuar nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive t\u00eb rajonit, mbas nj\u00eb darke kamarieri i qe afruar tavolin\u00ebs dhe i kishte pyetur se \u00e7\u2019d\u00ebsh\u00ebronin t\u00eb pinin. Dikush kishte porositur \u201cJohnnie Walker\u201d, dikush \u201cChivas Regal\u201d, e dikush tjet\u00ebr \u201cJack Daniels\u201d, e ky i yni (q\u00eb me gjas\u00eb nuk dinte anglisht) kishte shqiptuar, ashtu si n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, emrin e mbiemrin e vet, duke kujtuar se po prezantoheshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu p\u00ebr liderin historik t\u00eb tranzicionit, Sali Berish\u00ebn, ka qarkulluar, jo pa frik\u00eb, nj\u00eb si pun\u00eb barcolete, se kur kishte qen\u00eb duke vozitur i qe p\u00ebrmbysur varka dhe e pat shp\u00ebtuar nj\u00eb fshatar q\u00eb gjendej aty n\u00eb breg. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ty? I kishte th\u00ebn\u00eb Saliu. Asgj\u00eb, qe p\u00ebrgjigjur fshatari ve\u00e7 mos i thuaj njeriu se t\u00eb shp\u00ebtova un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po k\u00ebshtu, mbas viteve dymij\u00eb, kur n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare u shfaq edhe nj\u00eb parti e tret\u00eb, LSI<a href=\"#_ftn26\" id=\"_ftnref26\">[26]<\/a>, me gjith\u00eb arroganc\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes, doli n\u00eb Shkod\u00ebr barcaleta sesi n\u00eb xhamin\u00eb e nj\u00eb katundi ishte em\u00ebruar nj\u00eb hoxh\u00eb i ri q\u00eb e kishte sjell\u00eb LSI.<\/p>\n\n\n\n<p>E tani s\u00eb fundmi nj\u00eb grua e re q\u00eb sapo kishte lind\u00eb hyn n\u00eb farmaci me marr\u00eb ca ila\u00e7e p\u00ebr foshnj\u00ebn q\u00eb e kishte pa qejf. Kur merr t\u00eb paguaj\u00eb, shikon se shifra \u00ebsht\u00eb e tmerrshme p\u00ebr buxhetin e saj dhe i thot\u00eb farmacistes: Ej moj zonj\u00eb, s\u2019qenkan asgja dh\u00ebmbjet e lindjes sa qenkan t\u00eb Rilindjes<a href=\"#_ftn27\" id=\"_ftnref27\">[27]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb edhe barcaletat q\u00eb kan\u00eb zbarkuar bashk\u00eb me emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb dhe b\u00ebmat e tyre atje. Nj\u00eb syresh q\u00eb mua m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kjo:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb emigrant shqiptar n\u00eb Italin\u00eb e Jugut duke punue n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb q\u00eb shet shalqinj me shumic\u00eb. Afrohet nj\u00eb plak, katundar Italian, dhe e pyet\u00eb se sa asht kilja e bastanit. Shqiptari p\u00ebrpiqet me ia shpjegue se nuk shesin me pakic\u00eb dhe me e shmang\u00eb me lezet. Mirepo katundari k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb dhe kulmi arrin kur k\u00ebrkon vet\u00ebm nj\u00eb gjys\u00ebm shaqini se asht i vet\u00ebm e nuk mund ta haj\u00eb t\u00eb gjithin. At\u00ebhere shqiptari niset t\u2019i thot\u00eb kapos, por nuk e v\u00eb re se e ka italianin mbas shpatullave.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ej shef! Ka ardh\u00eb aty jasht\u00eb nj\u00eb idiot q\u00eb k\u00ebrkon me ble nj\u00eb gjys\u00ebm shalqini.<\/p>\n\n\n\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00eb re shefin q\u00eb po i b\u00ebn me shenj\u00eb se e ka mbas shpatullave katundarin. At\u00ebhere shqiptari kthen paksa kok\u00ebn dhe vazhdon gjith\u00eb edukat\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>-Mandej asht edhe ky zotnia q\u00eb do gjysm\u00ebn tjet\u00ebr.\u201d &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E megjithat\u00eb shpresa vdes e fundit. Sot barcaletat n\u00eb Shkod\u00ebr po p\u00ebrpiqen t\u2019i mbajn\u00eb gjall\u00eb figura si Nexho Shabani, Fatmir Bashli, Tonin \u00c7ekliqi, Gjergj Spathari e ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bibliografia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>1.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Bergson, Henri. \u201cE qeshura\u201d, Tiran\u00eb, 2015<\/p>\n\n\n\n<p>2.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Freud, Sigmund. \u201cDer Witz und seine Beziehung zum Unbewussten\u201d. Franz Deuticke, Leipzig \u2013 Wien, 1905. F.24<\/p>\n\n\n\n<p>3.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cGabrovo Humour\u201d. Anecdotes and Jokes about Gabrovians. The collection was compiled by ethnologists Tatyana Tsankova, and Venera Kozareva.<\/p>\n\n\n\n<p>4.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Holt, Jim. \u201cSenti questa. Piccola storia e filosofia della battuta di spirito\u201d. Guidemoizzi , 2009<\/p>\n\n\n\n<p>5.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Lewis, Ben. \u201cHammer And Tickle: A History Of Communism Told Through Communist Jokes\u201d. Weidenfeld &amp; Nicolson (2008)<\/p>\n\n\n\n<p>6.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Marx, Karl. \u201cDeutsch-Franzosische Jahrbucher, 1884\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>7.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Provine, Robert R. \u201cLaughter\u201d, Viking Penguin, 2000<\/p>\n\n\n\n<p>8.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Relacion i nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Arkivi i Ministris s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Br\u00ebndshme, F.145, V.1987, D.1, fleta 8-12<\/p>\n\n\n\n<p>9.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shereshevsky, Lazar. \u201cComedy of terrors\u201d, New York, 2008<\/p>\n\n\n\n<p>10.&nbsp;&nbsp;&nbsp; Todorova, Maria. \u201cImagining the Balkans\u201d. Oxford University Press,2009<\/p>\n\n\n\n<p>11.&nbsp;&nbsp;&nbsp; Woodcock, Shannon. \u201cThe absence of Albanian jokes about socialism, or Why some dictatorships are not funny\u201d in The Politics and Aesthetics of Refusal, edited by Caroline Hamilton, Will Noonan, Michelle Kelly and Elcine Mines Cambridge Scholars Press, Newcastle, 2007<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\">[1]<\/a> Lum n\u00eb Shkod\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\" id=\"_ftn2\">[2]<\/a> Barcaleta n\u00eb gjermanisht.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\" id=\"_ftn3\">[3]<\/a> Freud, Sigmund. Der Witz und seine Beziehung zum Unbewussten. Franz Deuticke, Leipzig &#8211; Wien, 1905. F.24<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\" id=\"_ftn4\">[4]<\/a> Bergson, Henri. E qeshura. Tiran\u00eb, 2015, f.118<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\" id=\"_ftn5\">[5]<\/a> Provine, Robert R. Laughter, Viking Penguin, 2000<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\" id=\"_ftn6\">[6]<\/a> Estrada &#8211; fjal\u00eb q\u00eb vjen nga \u201cstrada\u201d-rrug\u00eb dhe ka kuptimin e nj\u00eb podi q\u00eb vendoset n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shfaqje humoristike.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\" id=\"_ftn7\">[7]<\/a> Shih: Todorova, Maria. Imagining the Balkans. Oxford University Press,2009<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref8\" id=\"_ftn8\">[8]<\/a> Shiko p.sh: GABROVO HUMOUR. Anecdotes and Jokes about Gabrovians. The collection \u00ebas compiled by ethnologists Tatyana Tsankova, Research Associate and Venera Kozareva.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref9\" id=\"_ftn9\">[9]<\/a> Holt, Jim. Senti questa. Piccola storia e filosofia della battuta di spirit. Guidemoizzi , 2009<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref10\" id=\"_ftn10\">[10]<\/a> Denotacion: kuptimi i par\u00eb dhe i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb I fjal\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref11\" id=\"_ftn11\">[11]<\/a> Konotacion: kuptimi figurativ q\u00eb fiton fjala gjat\u00eb p\u00ebrdorimt nd\u00ebr kontekste t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref12\" id=\"_ftn12\">[12]<\/a> Lagje n\u00eb Shkod\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref13\" id=\"_ftn13\">[13]<\/a>Shkurtim i emrit Gjovalin<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref14\" id=\"_ftn14\">[14]<\/a> Bergson, Henri. E qeshura\u201d, Tiran\u00eb, 2015, f.117<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref15\" id=\"_ftn15\">[15]<\/a> Shannon Woodcock \u00ebsht\u00eb specialiste n\u00eb diskursin dhe dhun\u00ebn raciste, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr historit\u00eb e rasteve anti-rome n\u00eb Rumani; p\u00ebr rom\u00ebt rumun\u00eb q\u00eb i rezistuan holokaustit; p\u00ebr ligj\u00ebrimet post-socialiste t\u00eb seksualitetit. Gjithashtu ajo ka kontribuar n\u00eb analiz\u00ebn e identiteteve n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe n\u00eb historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn regjimin e Enver Hoxh\u00ebs (1945-1985). Aktualisht jeton n\u00eb Australi.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref16\" id=\"_ftn16\">[16]<\/a> The Politics and Aesthetics of Refusal, edited by Caroline Hamilton, Will Noonan, Michelle Kelly and Elcine Mines Cambridge Scholars Press, Newcastle, 2007<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref17\" id=\"_ftn17\">[17]<\/a> Po aty<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref18\" id=\"_ftn18\">[18]<\/a> Relacion I nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Arkivi i Ministris s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Br\u00ebndshme, F.145, V.1987, D.1, fleta 8-12<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref19\" id=\"_ftn19\">[19]<\/a> Relacion d\u00ebrguar shokut Gafurr \u00c7u\u00e7i,<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref20\" id=\"_ftn20\">[20]<\/a> Ferrit<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref21\" id=\"_ftn21\">[21]<\/a> Shereshevsky, Lazar. Comedy of terrors, Ne\u00eb York, 2008<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref22\" id=\"_ftn22\">[22]<\/a> Lagje n\u00eb Shkod\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref23\" id=\"_ftn23\">[23]<\/a> Marx, Karl. Deutsch-Franzosische Jahrbucher, 1884<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref24\" id=\"_ftn24\">[24]<\/a> Ben Lewis \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar i famsh\u00ebm i BBC, fitues I mjaft \u00e7mimeve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor I rregullt I \u201cEvening Standard\u201d dhe \u201cSunday telegraph\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref25\" id=\"_ftn25\">[25]<\/a> Lewis, Ben. Hammer And Tickle: A History Of Communism Told Through Communist Jokes. \u00cbeidenfeld &amp; Nicolson, 2008<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref26\" id=\"_ftn26\">[26]<\/a> L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref27\" id=\"_ftn27\">[27]<\/a> Rilindje, projekti politik I Partis\u00eb Socialiste me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I vetmi ila\u00e7 p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb e qeshura Henri Begson Nga Stefan \u00c7apaliku Hyrje Nganj\u00ebher\u00eb, ajo q\u00eb aq mendjeleht\u00ebsisht e th\u00ebrrasim \u201cBarcalet\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e thjesht\u00eb dhe e vertet\u00eb. M\u00eb tregonte nj\u00ebher\u00eb aktori Bep Shiroka p\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn, q\u00eb i ishte plak\u00eb. Ngrihet nat\u00ebn, m\u00eb thoshte, q\u00ebllon q\u00eb ngrihet disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13858,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[682],"class_list":["post-34239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-stefan-capaliku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34239"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34239\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34242,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34239\/revisions\/34242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}