{"id":34105,"date":"2022-12-27T12:26:00","date_gmt":"2022-12-27T11:26:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34105"},"modified":"2023-01-22T12:41:11","modified_gmt":"2023-01-22T11:41:11","slug":"shqiptari-nga-tivari-dhe-titaniku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34105","title":{"rendered":"Shqiptari nga Tivari dhe Titaniku"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"404\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Shestanasi-dhe-titaniku.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Shestanasi-dhe-titaniku.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Shestanasi-dhe-titaniku-300x189.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga p\u00ebrmbytja e \u201cTitanikut\u201d mbijetuan edhe 4 shqiptar\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb mija kam arrit t\u00eb siguroj sh\u00ebnimet se ishin edhe 4 udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb shp\u00ebtuan, 3 prej tyre v\u00ebllez\u00ebrit nga Kor\u00e7a: Vangjel, Kristaq dhe Thanas Tullga (sipas gazet\u00ebn \u201cPasqyra\u201d) dhe shestanasi Pre\u00e7 Gjok\u00eb Vuks-Gjuraj, prej Gjura\u00e7it Shestani Posht, rrethi i Tivarit nga Mal\u00ebsia e Madhe, n\u00eb t\u00eb cilin katund edhe ndodhet varri i tij, nd\u00ebrsa ngjarja figuron edhe n\u00eb librin e doktor Sim\u00eb Gjon Dobrecit<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgatiti: Rexhep Rifati, Prointegra<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTitaniku\u201d, vapori gjigant supermodern i koh\u00ebs, niset n\u00eb udh\u00ebtimin e par\u00eb prej Anglis\u00eb p\u00ebr Nju-Jork m\u00eb 12 prill 1912, kurse m\u00eb 15 prill p\u00ebrplaset p\u00ebr ajsberg (breg t\u00eb akullt) dhe mbytet p\u00ebr 2 or\u00eb 40 min. Prej 2200 udh\u00ebtar\u00ebve, shp\u00ebtojn\u00eb vet\u00ebm 705 vet\u00eb, n\u00eb mesin e tyre, si\u00e7 arrijm\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe 4 shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tragjedi q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb nga pavdek\u00ebsia<\/p>\n\n\n\n<p>Kaloi mbi nj\u00eb shekull nga gj\u00ebma mbinjer\u00ebzore, q\u00eb 107 vjet p\u00ebrpara, mori 1517 jet\u00eb njer\u00ebzish e sot po merr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmasa legjende. Fundosja e Titanikut q\u00eb konstruktor\u00ebt e WIHTE STAR LINE e quajt\u00ebn t\u00eb pafundossh\u00ebm, u fundos, u p\u00ebrmbyt i pap\u00ebrmbytshmi, por legjenda e tij rri pezull e nuk p\u00ebrmbytet.<\/p>\n\n\n\n<p>Enigma e mbytjes n\u00eb at\u00eb mesnate t\u00eb err\u00ebsirt\u00eb, mes 14 -15 prillit 1912, s\u2019do t\u00eb \u201cflas\u00eb\u201d kurr\u00eb. Ajo do t\u00eb rrij\u00eb pezull e do t\u00eb st\u00ebrmundoj\u00eb kokat e shum\u00eb studiuesve, shkenc\u00ebtar\u00ebve, shkrimtar\u00ebve, gazetar\u00ebve, regjisor\u00ebve e do t\u00eb v\u00ebrtitet n\u00ebp\u00ebr fundoqeanin, duke u ngurosur. Enigma do t\u00eb mbetet nj\u00eb mister e do t\u00eb jetoj\u00eb nga pavdek\u00ebsia. Ora e vdekjes e \u201cTitanikut\u201d u b\u00eb dhe ora e lindjes s\u00eb historis\u00eb tragjike t\u00eb tij, legjenda e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00eb cop\u00eb \u201cTitaniku\u201d, as i gjithi sikur t\u00eb nxirret mbi tok\u00eb nga fundoqeani, s\u2019do t\u00eb \u201cflas\u00eb\u201d kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019kan\u00eb folur t\u00eb 700 t\u00eb mbijetuarit. M\u00eb s\u00eb shumti ai do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muze psher\u00ebtimash, dhimbjesh e kureshtjesh turist\u00ebsh e vizitor\u00ebsh. N\u00eb at\u00eb mesnat\u00eb tragjike u d\u00ebgjuan edhe z\u00ebra shqiptar\u00ebsh. Por askush, asnj\u00eb qeveri shqiptare nuk pyeti p\u00ebr 100 e sa vjet me radh\u00eb: Kishte a nuk kishte shqiptar\u00eb n\u00eb\u201cTitanik\u201d. Interesim i ngrir\u00eb si lot\u00ebt e \u201cL\u00ebndin\u00ebs s\u00eb Lot\u00ebve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Karvanar\u00ebt Tullga<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb nj\u00ebrit prej regjistrave t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Gjendjes Civile t\u00eb qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs gjendet trungu i familjes Tullga, mes t\u00eb tjer\u00ebve edhe emrat e tre v\u00ebllez\u00ebrve: Vangjelit, Kristaqit dhe Thanasit. T\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb dh\u00ebnat e holl\u00ebsishme p\u00ebr secilin, gjuh\u00ebt q\u00eb flisnin, profesioni \u2013 karvanar\u00eb dhe s\u00eb fundi: Larguar n\u00eb kurbet n\u00eb Amerik\u00eb, m\u00eb 1912. Si\u00e7 m\u00eb tregon Vangjoja, i cili i ka hyr\u00eb studimit me holl\u00ebsi t\u00eb trungut familjar, e ve\u00e7an\u00ebrisht ngjarjes s\u00eb Titanikut e cila p\u00ebr dhjet\u00eb dekada me radh\u00eb ka qen\u00eb prezente n\u00eb familjen e fisin e tij, mbiemri Tullga u kishte mbetur nga nofka \u201ctull\u00eb\u201d, (\u201ctullk\u00eb\u201d n\u00eb dialektin kor\u00e7ar, (tullg\u00eb), sepse burrat e k\u00ebtij fisi ishin tullac\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata banonin n\u00eb Malavecin e Sip\u00ebrm, mbi Dishnic\u00eb, fshat q\u00eb nuk ekziston m\u00eb, ve\u00e7 murishteve, q\u00eb koha i ka rrafshuar e fshehur n\u00ebntok\u00eb. Burrat e k\u00ebtij fisi ushtronin profesionin e karvanarit, u sh\u00ebrbenin njer\u00ebzve me llandon\u00eb e karroca me kuaj p\u00ebr t\u2019i transportuar nga nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, por edhe n\u00eb Maqedoni, Greqi e Bullgari. Ishte koha kur Amerika kishte ngjallur interes p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn, por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Edhe familja Tullga vendosi t\u00eb p\u00ebrcillte n\u00eb Amerik\u00eb tre djemt\u00eb, Vangjelin (Gelan) 30 vje\u00e7, Kristaqin (Kicen) 27 vje\u00e7 dhe Thanasin (Nask\u00ebn) 25 vje\u00e7. T\u00eb tre t\u00eb martuar, t\u00eb tre t\u00eb fuqish\u00ebm, t\u00eb m\u00ebsuar me v\u00ebshtir\u00ebsi e q\u00eb u hanin duart p\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi nxor\u00ebn \u201cnavllot\u201d \u2013 (vizat), u nis\u00ebn nga Kor\u00e7a, nga \u201cL\u00ebndina e Lot\u00ebve\u201d, p\u00ebr n\u00eb Greqi. Udh\u00ebrr\u00ebfyes u b\u00eb Visari ose Viska, si\u00e7 i thoshin me p\u00ebrk\u00ebdheli, i cili ishte fis i Tullgave e jetonte n\u00eb Athin\u00eb dhe merrej me udh\u00ebrr\u00ebfime p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00eb. Pasi kishin ndenjur disa dit\u00eb n\u00eb Pire, i kishte p\u00ebrcjell\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit Tullga me nj\u00eb vapor grek p\u00ebr n\u00eb Ingliter\u00eb. Fjal\u00ebt kishin marr\u00eb dhen\u00eb, se do t\u00eb nisej nga Anglia p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, nj\u00eb \u201cpamporr\u201d shum\u00eb i madh, shum\u00eb luksoz, i papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, i ri fringo dhe shum\u00eb i sigurt. Krenaria e deteve, i thoshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Tre v\u00ebllez\u00ebrit Tullga nuk mund ta humbitnin shansin p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar me k\u00ebt\u00eb gjigand. Familja, kur mori vesh se djemt\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtonin me t\u00eb, u g\u00ebzua pamas\u00eb se u sigurua q\u00eb ata do t\u00eb arrinin sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, sepse anija ishte e pambytshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaluan jav\u00eb e muaj\u2026 Familja Tullga priste me ankth lajm p\u00ebr mb\u00ebrritjen e djemve n\u00eb Amerik\u00eb. Pritja u thye n\u00eb makth, pasi lajmi i zi p\u00ebr mbytjen e Titanikut kishte pushtuar edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Tullgave v\u00ebrtitej nj\u00eb si kob shqet\u00ebsimi: \u201cKan\u00eb shp\u00ebtuar djemt\u00eb, vall\u00eb\u201d?! Pas shum\u00eb koh\u00ebsh mb\u00ebrriti nj\u00eb let\u00ebr nga Bostoni. Zarfi nuk ishte rrethuar me shirita t\u00eb zinj anash \u00e7ka do t\u00eb thoshte se nuk sillte kob. E shkruante v\u00ebllai i madh, Gela. Pak a shum\u00eb, thoshte: Jemi gjall\u00eb. Shp\u00ebtuam me ndihm\u00ebn e t\u00eb madhit Zot. Kemi par\u00eb vdekjen me sy. Kemi z\u00ebn\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb dhe Kicja n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb emaljoje, Naska ka hyr\u00eb berber n\u00eb Boston. Mos u b\u00ebni merak p\u00ebr ne.<\/p>\n\n\n\n<p>Thanasi kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gruan, Sofin\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. I d\u00ebrgojn\u00eb haber se vajza nuk ishte mir\u00eb\u2026 Ai di\u00e7ka parandjeu dhe kthehet. Me mb\u00ebrritjen e tij n\u00eb sht\u00ebpi rinisi kuja. I kishin vdekur edhe \u00e7upa edhe gruaja, Sofia. Sofia ishte nga Fisi i Be\u00e7kave, motra e Nasi Be\u00e7k\u00ebs nga \u00c7ifligu. Dhembje mbi dhembje! Plag\u00eb mbi plag\u00eb. Kishte vdekur edhe nusja e v\u00ebllait t\u00eb mes\u00ebm, Kristaqit q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb djal\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Rr\u00ebfimi i Thanasit: \u201cSi hip\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mal prej hekuri\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Rr\u00ebfimet e Thanasit, p\u00ebr mesnat\u00ebn e 14-15 prillit 1912, u b\u00ebn\u00eb ngjarje t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Tullgave. Kushdo q\u00eb vinte ta takonte p\u00ebr kryesh\u00ebndosh\u00eb apo t\u2019i uruar mir\u00ebseardhjen do ta pyeste patjet\u00ebr edhe p\u00ebr tragjedin\u00eb e Titanikut Ato rr\u00ebfime kaluan goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb e brezpasbrezi dhe kan\u00eb arritur deri n\u00eb dit\u00ebt tona, q\u00eb Vangjoja m\u2019i tregon me aq emocion e korrekt\u00ebsi sikur ta kishte p\u00ebrjetuar vet\u00eb at\u00eb ngjarje, ndon\u00ebse gjyshi i vdiq kur ai ishte maturant n\u00eb gjimnaz, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Im gjysh, Thanas Tullga, tregon Vangjoja, kishte nj\u00eb kujtes\u00eb fenomenale dhe ishte kureshtar i madh.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai mbante mend me holl\u00ebsi \u00e7do detaj t\u00eb udh\u00ebtimit. Ishte 10 prill 1912, dit\u00eb e m\u00ebrkur\u00eb kur hip\u00ebn n\u00eb Titanik n\u00eb portin i Southamptonit dhe kishin mbetur goj\u00ebhapur kur e kishin par\u00eb. Nuk ishin p\u00ebrhapur kot llafet se, gjer at\u00ebher\u00eb, asnj\u00eb vapor i till\u00eb madh\u00ebshtor nuk kishte \u00e7ar\u00eb detet e oqeanet. Ishte i pambytsh\u00ebm. Ishte si nj\u00eb \u201cmal pe hekuri, sa Morava, nj\u00eb qytet m\u00eb vete q\u00eb voziste n\u00eb det e deti llamburiste nga dritat e luksi, sa t\u00eb erreshin syt\u00eb e t\u00eb merreshin ment\u00eb\u201d, \u2013 tregonte Naska.<\/p>\n\n\n\n<p>Biletat Viska ua kishte prer\u00eb t\u00eb lira, n\u00eb Klasin III, ku t\u00eb t\u00ebr\u00eb ishin m\u00ebrgimtar\u00eb, t\u00eb varf\u00ebr q\u00eb shkonin n\u00eb bot\u00ebn e re p\u00ebr pun\u00eb. Gjat\u00eb udh\u00ebtimit kishin z\u00ebn\u00eb muhabet me ca grek\u00eb, se merreshim vesh, pasi dinin greqisht, kurse ca grek\u00eb dinin anglisht se kishin qen\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb e b\u00ebnin p\u00ebr ta edhe p\u00ebrkthyesin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIshte si n\u00eb nj\u00eb \u00e7mendin\u00eb ku njer\u00ebzit nuk ishin t\u00eb \u00e7mendur, por ua kalonin atyre\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>E diel, 14 prill 1912. Ora sh\u00ebnoi 23.40 minuta. Duheshin edhe 20 minuta q\u00eb t\u00eb vinte mesnata. Nd\u00ebrsa udh\u00ebtonte n\u00eb uj\u00ebrat e ftohta t\u00eb veriut t\u00eb Atllantikut, Titaniku u drodh sikur t\u00eb goditej nga nj\u00eb mal. Ajzbergu\u2026 Mali i n\u00ebndhesh\u00ebm prej akulli sulmoi pabesisht malin prej hekuri nga posht\u00eb. Sip\u00ebr, n\u00eb Klasin I kishte filluar tmerri. \u201cNe t\u00eb Klasit III, nuk dinim se \u00e7\u2019b\u00ebhej lart, \u2013 tregonte Naska. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i ekuipazhit u kishte dh\u00ebn\u00eb lajmin fatal q\u00eb ua kishin perkthyen grek\u00ebt. Anija p\u00ebr rreth 2 or\u00eb e gjys\u00ebm fundoset\u2026 Kapideni Eduard Smith urdhron braktisejen e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb kush t\u00eb mund\u00eb\u2026 Tashm\u00eb kapiteni i madh Smith komandonte mbytjen. Ishin ngjitur t\u00eb tre n\u00eb kuvert\u00eb. Lemerin\u00eb q\u00eb kishin par\u00eb nuk ka goj\u00eb ta tregoj\u00eb as pen\u00eb ta shkruaj. Skena t\u00eb \u00e7uditshme plot tmerr e rr\u00ebqethje. \u201cIshte si n\u00eb nj\u00eb \u00e7mendin\u00eb ku njer\u00ebzit nuk ishin t\u00eb \u00e7mendur, por ua kalonin atyre\u201d- kishte th\u00ebn\u00eb Naska\u2026 Vet\u00ebm muzikant\u00ebt u binin veglave m\u00eb t\u00eb qar\u00eb. Qanin veglat muzikore, qanin dhe muzikant\u00ebt tek p\u00ebrcillnin njer\u00ebzit dhe veten e tyre me muzik\u00eb n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr! Nj\u00eb tmerr!<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa kishte ikur z\u00ebri nga tmerri. Se \u00ebsht\u00eb e bukur jeta sidomos kur vdekja t\u00eb sheh n\u00eb sy e ti nuk e afron, thoshte Naska. Na duhej t\u00eb merrnim nj\u00eb vendim. Dhe e mor\u00ebm. T\u00eb hidheshim t\u00eb tre n\u00eb uj\u00eb. Si t\u00eb ishte shkruar nga Zoti. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb puna duhet t\u00eb ishim bashk\u00eb, pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, qoft\u00eb edhe n\u00eb fund t\u00eb oqeanit. Duhet t\u00eb shp\u00ebtonim. Vendimi na jepte forc\u00eb e shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar. Po si? Pa nj\u00eb mjet lundrimi n\u00eb mes t\u00eb oqeanit! Pam\u00eb rretheqark. Tavolina t\u00eb boshatisura q\u00eb dridheshin, karrike q\u00eb rr\u00ebshqisnin\u2026 Kush mund t\u00eb b\u00ebhej mjeti i shp\u00ebtimit?! E vendos\u00ebn\u2026 Hodh\u00ebn tavolin\u00ebn, pastaj mor\u00ebn nga nj\u00eb karrike\u2026 dhe u hodh\u00ebm \u201cfiu\u201d me to drejt n\u00eb uj\u00eb\u2026 Ul\u00ebrimat e lemerit\u00eb sikur dilnin nga uji e ngjiteshin n\u00eb qiell si nj\u00eb lutje e mallkim. Duke notuar me karrike iu afruan tavolin\u00ebs, q\u00eb kishin hedhur e rrinte mbi uj\u00eb. Vum\u00eb duart te ajo. Luftonim me vdekjen. Duhet t\u2019i shp\u00ebtonim vdekjes. Por vdekja na ndiqte pas. Duhej guxim tim\u00ebri e fat\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata e p\u00ebrzun\u00eb vdekjen me guximin e mosh\u00ebs edhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pap\u00ebrkulsh\u00ebm. Befas u z\u00eb syri nj\u00eb vark\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur q\u00eb plluskonte mbi uj\u00eb. Sikur pan\u00eb nj\u00eb fije drit\u00eb shp\u00ebtimi t\u00eb vog\u00ebl. Iu vun\u00eb asaj, bashk\u00eb me disa t\u00eb tjer\u00eb dhe e kthyen s\u00eb mbari. Nj\u00eb vark\u00eb e p\u00ebrmbysur p\u00ebrmbysi p\u00ebrs\u00ebri fatin dhe e ktheu drejt jet\u00ebs. Ajo vark\u00eb u b\u00eb shp\u00ebtimtarja e mbijetes\u00ebs. E ngisnin me duar. Iknin q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin thithjes s\u00eb vorbull\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte anija kur t\u00eb fundosej plot\u00ebsisht. Iknin tutje n\u00ebp\u00ebr oqean, pa drejtim, iknin dhe e ftohta e madhe para vdekjes s\u00eb akullt, nuk ndihej. Pas 2 or\u00eb e 40 minutash mali i pabes\u00eb prej akulli e mundi malin prej hekuri\u2026 Kaq koh\u00eb iu desh oqeanit ta g\u00eblltiste at\u00eb mal hekuri. Dhe, me q\u00eb s\u2019e g\u00eblltiste dot menj\u00ebher\u00eb e \u00e7au m\u00eb dysh, pastaj, si l\u00ebshoi nj\u00eb hung\u00ebrim\u00eb llahtari sa u drodh oqeani, e p\u00ebrpiu dhe e \u00e7oi 2787 m thell\u00eb. Titaniku kishte \u201cpir\u00eb\u201d brenda mushk\u00ebrive t\u00eb tij 25 milion litra uj\u00eb. Dhe mbi t\u00eb gjitha aq nj\u00ebr\u00ebz sa nuk ishin mbytur kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja pse thoshte Tanas Tuglla se \u201cTitanikun\u201d e mbyti qibra<\/p>\n\n\n\n<p>Thanas Tullga si sistemoi familjen edhe djalin e Kristaqit, pasi edhe atij i kishte vdekur e shoqja, mori p\u00ebrs\u00ebri udh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. M\u00eb 1920 u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, u martua me Vangjelin\u00eb dhe nuk iku m\u00eb. Vdiq n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitet \u201860 duke l\u00ebn\u00eb pas f\u00ebmij\u00eb, nip\u00ebr e mbesa dhe historin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb mbijetes\u00ebs. Shum\u00eb e kishin pyetur: p\u00ebrse u mbyt Titaniku?<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ai me logjik\u00ebn e njeriut t\u00eb thjesht\u00eb e ironin\u00eb e kor\u00e7arit kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cE mbyti qibra e fodull\u00ebku dhe humbja e toruas\u2026 Mund t\u00eb mos kishte vdekur asnj\u00eb, po t\u2019i kishin d\u00ebgjuar sinjalet e koleg\u00ebve t\u00eb anijeve t\u00eb tjera q\u00eb i lajm\u00ebruan me shqet\u00ebsim t\u00eb devijonin rrug\u00ebn se kishte male me akuj. Mund t\u00eb kishin vdekur shum\u00eb pak njer\u00ebz, s\u2019kishte varka dhe ato q\u00eb ishin ik\u00ebn pa u mbushur plot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk ka t\u00eb pavdeksh\u00ebm e t\u00eb pambytsh\u00ebm\u201d. Sot n\u00eb Amerik\u00eb jetojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e nip\u00ebrit e mbesat e Kristaqit, nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve Tullga.<\/p>\n\n\n\n<p>Ilo Deti, i konfirmuar hersh\u00ebm si \u201cnj\u00eb shqiptar n\u00eb Titanik\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>20 vjet m\u00eb par\u00eb, te shihnim n\u00eb TVSH, n\u00eb familjen time n\u00eb Tiran\u00eb filmin \u201cTitaniku\u201d (t\u00eb vjetrin), n\u00ebna vithkuqare Olimbi Stoja, nd\u00ebrsa s\u2019ia ndante syt\u00eb ekranit me nj\u00eb ngulm e kureshtje t\u00eb patreguar, p\u00ebrs\u00ebriste vazhdimisht me dhembje: I shkreti Ilua i Kovit paska par\u00eb vdekjen me sy\u201d! \u201cI gjori Lui \u00e7\u2019ka hequr\u201d! (I thoshin shkurt amerikan\u00ebt \u201cLui\u201d).<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo m\u00eb habiti kur m\u00eb tregoi, se n\u00eb at\u00eb \u201cpamporr t\u00eb madh q\u00eb u mbyt\u201d ishte kush\u00ebriri i saj Ilo Deti nga Vithkuqi. P\u00ebrmes habis\u00eb, kureshtjes e mosbesimit, p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, shfryt\u00ebzova shtypin e koh\u00ebs n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, shfletova libra, aq sa munda, por nuk munda ta gjej askund emrin e Ilo Detit, shqiptarit t\u00eb mbijetuar n\u00eb tragjedin\u00eb e Titanikut.<\/p>\n\n\n\n<p>Por n\u00eb kontaktet q\u00eb mora me familjar\u00ebt e Ilo Detit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, u binda p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe botova n\u00eb vitin 1992, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPasqyra\u201d ku isha kryeredaktor, shkrimin \u201cNj\u00eb shqiptar n\u00eb \u201cTitanik\u201d. Pas meje, shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje edhe t\u00eb tjer\u00eb, thjesht duke u rrotulluar pas fakteve q\u00eb sillte shkrimi \u201cNj\u00eb shqiptar n\u00eb Titanik\u201d, por i vetmi q\u00eb tregoi interes profesional, q\u00eb ndoqi me k\u00ebmb\u00ebngulje e kureshtje gazetari k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe solli edhe fakte t\u00eb reja, q\u00eb un\u00eb i lash\u00eb n\u00eb mes, ishte gazetari Ferdinand Murati. Por habia vazhdon.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm yjet e qiellit mund ta tregojn\u00eb at\u00eb nat\u00eb tmerri<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe tri or\u00eb t\u00eb tjera tmerr e lemeri duke u v\u00ebrtitur mbi oqean me at\u00eb vark\u00eb. H\u00ebn\u00eb nuk kishte. Yjet l\u00ebviznin t\u00eb tmerruar e keqardh\u00ebs mbi oqean e shkonin ato skena q\u00eb s\u2019i kishin par\u00eb kurr\u00eb. Kalonin kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb e puthnin duke qar\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekurit e gjys\u00ebmt\u00ebvdekurit, por dhe t\u00eb gjall\u00ebt q\u00eb dridheshin e mbanin kok\u00ebn drejt qiellit\u2026 Vet\u00ebm yjet mund t\u2019i tregojn\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb ndodh\u00ebn at\u00eb nat\u00eb. Por ata yje sikur d\u00ebrguan nj\u00eb mrekulli, nj\u00eb sihariq, se vdekja po mbaronte.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb anije\u2026 anija greke Carpathia\u2026 pas pes\u00eb-gjasht\u00eb or\u00ebsh t\u00eb sinjalit \u201cSOS\u201d erdhi n\u00eb fush\u00ebp\u00ebrmbytjen e fush\u00ebvdekjen p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar. Kishte dh\u00ebn\u00eb e para sinjalin \u201cSOS\u201d p\u00ebr zon\u00ebn me akullnaja, p\u00ebr aisbergun, por nuk ja kishin varur. U ndan\u00eb marinar\u00ebt trima si rrufe mbi det e i mblodh\u00ebn t\u00eb vdekurit (ata q\u00eb mund\u00ebn), gjysm\u00eb t\u00eb vdekurit e t\u00eb gjall\u00ebt bashk\u00eb. Vet\u00ebm 700 kishin mbijetuar. Vinin v\u00ebrdall\u00eb ca varka t\u00eb vogla e th\u00ebrrisnin me nj\u00eb si buri: A ka t\u00eb gjall\u00eb\u2026 A ka njeri t\u00eb gjall\u00eb?!!\u2026 Ato thirrje dhimbjeje e lutjeje i p\u00ebrpinte Oqeani\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj qe nisur n\u00eb heshtje drejt Amerik\u00ebs, New Yorkut, me ngarkes\u00ebn q\u00eb nuk do ta d\u00ebshironte askush dhe me dashurin\u00eb e atyre q\u00eb Carpathia u b\u00eb \u201cPer\u00ebndia e shp\u00ebtimit\u201d. Kishin ardhur pastaj edhe anije t\u00eb tjera. Vapori Carpathia, pas tre-kat\u00ebr dit\u00ebsh, m\u00eb 18 prill, na shpuri n\u00eb Ne\u00eb York, tregonte Naska. Si na rregulluan na d\u00ebrguan n\u00eb Boston, se atje k\u00ebrkuam vet\u00eb. Zum\u00eb pun\u00eb. Qeveria Amerikane na p\u00ebrkrahu, na dha ndihma edhe shp\u00ebrblim, t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb mbijetuarve se humb\u00ebm gjith\u00e7ka, por rifituam, jet\u00ebn dhe nj\u00eb histori q\u00eb nuk ishte thjesht histori, ishte edhe tragjedi, q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebfehet si legjend\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk ka t\u00eb pavdeksh\u00ebm e t\u00eb pambytsh\u00ebm<\/p>\n\n\n\n<p>Pas 2 or\u00eb e 40 minutash mali i pabes\u00eb prej akulli e mundi malin prej hekuri. Kaq koh\u00eb iu desh oqeanit ta g\u00eblltiste at\u00eb mal hekuri. Dhe, me q\u00eb s\u2019e g\u00eblltiste dot menj\u00ebher\u00eb e \u00e7au m\u00eb dysh, pastaj, si l\u00ebshoi nj\u00eb hung\u00ebrim\u00eb llahtari sa u drodh oqeani, e p\u00ebrpiu dhe e \u00e7oi 2787 m thell\u00eb. Titaniku kishte \u201cpir\u00eb\u201d brenda mushk\u00ebrive t\u00eb tij 25 milion\u00eb litra uj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe tre or\u00eb t\u00eb tjera tmerr e lemeri duke u v\u00ebrtitur mbi oqean me at\u00eb vark\u00eb. Nj\u00eb anije\u2026 anija greke Carpathia\u2026 pas pes\u00eb-gjasht\u00eb or\u00ebsh erdhi n\u00eb fush\u00ebp\u00ebrmbytjen e fush\u00ebvdekjen p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar. Kishte dh\u00ebn\u00eb e para sinjalin \u201cSOS\u201d p\u00ebr zon\u00ebn me akullnaja, p\u00ebr ajsbergun, por nuk ja kishin varur. U ndan\u00eb marinar\u00ebt e shkret\u00eb si rrufe mbi det e i mblodh\u00ebn t\u00eb vdekurit (ata q\u00eb mund\u00ebn), gjysm\u00eb t\u00eb vdekurit e t\u00eb gjall\u00ebt bashk\u00eb. Vet\u00ebm 700 kishin mbijetuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj anija qe nisur n\u00eb heshtje drejt Amerik\u00ebs, New Yorkut, me ngarkes\u00ebn q\u00eb nuk do ta d\u00ebshironte askush dhe me dashurin\u00eb e atyre q\u00eb Carpathia u b\u00eb \u201cPer\u00ebndia e shp\u00ebtimit\u201d. Kishin ardhur pastaj edhe anije t\u00eb tjera. Vapori Carpathia, pas tre-kat\u00ebr dit\u00ebsh, m\u00eb 18 prill, na shpuri n\u00eb New York, tregonte Naska. Si na rregulluan na d\u00ebrguan n\u00eb Boston, se atje k\u00ebrkuam vet\u00eb. Zume pun\u00eb. Qeveria Amerikane na p\u00ebrkrahu, na dha ndihma edhe shp\u00ebrblim, t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb mbijetuarve se humb\u00ebm gjith\u00e7ka, por rifituam, jet\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shestanasi n\u00eb \u201cTitanik\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Gati gjithkush ka digjua p\u00ebr mbytjen e \u201cTitanikut\u201d, por rrall\u00ebkush e di q\u00eb nj\u00eb shqiptar prej Shestanit e ka p\u00ebrjetua k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb. Ky ishte Pre\u00e7\u2019i Gjoks Nils Vuks-Gjuraj, prej Gjura\u00e7it, Shestani Posht, rrethi i Tivarit (faqja veriore e bjeshk\u00ebs Rumi, nd\u00ebrmjet Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Detit Adriatik).<\/p>\n\n\n\n<p>Pre\u00e7i 16 vje\u00e7ar, si shum\u00eb shestanas tjer\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shkon n\u00eb Stamboll, Turqi. E merr n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb zengjin anglez, ku punonte si kopshtar. Mir\u00ebpo, si i zgjuat dhe i zoti pun\u00ebs q\u00eb ishte, ai ma tep\u00ebr i b\u00ebnte shoq\u00ebri djalit t\u00eb zot\u00ebris\u00eb, i cili ishte n\u00eb mosh\u00ebn e Pre\u00e7it.<br>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Angli u punua nj\u00eb vapor shum\u00eb i madh. P\u00ebrve\u00e7 odave p\u00ebr fjetje, vapori kishte restorante, salla p\u00ebr lojna, kinema, pishina p\u00ebr larje Ky vapor, qi u quajt \u2018Titanik\u2019, do ta shpejtonte rrug\u00ebn prej Evrop\u00ebs p\u00ebr Amerik\u00eb.<br>M\u00eb 1912, u caktua dita kur\u00eb ky vapor do t\u00eb niset prej Londre p\u00ebr Amerik\u00eb. Shum\u00eb t\u00eb pasur miliarder\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb vapor. Nj\u00ebri prej tyre ishte edhe zot\u00ebria i Pre\u00e7it, i cili shkon p\u00ebr Lond\u00ebr bashk\u00eb me t\u00eb shoqen, me djalin dhe vajz\u00ebn e vog\u00ebl. Zot\u00ebria me veti merr edhe Pre\u00e7in, t\u00eb cilin e donte shum\u00eb.<br>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb thuhej se k\u00ebtij vapori kaq t\u00eb madh s\u2019kan\u00eb \u00e7\u2019i b\u00ebjn\u00eb as m\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb tallaze t\u00eb detit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kapedani i vaporit, tuke e dit\u00eb ket\u00eb gj\u00eb, nuk shkon rrug\u00ebs s\u00eb caktuar, por do t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebr shkurt. P\u00ebr fat t\u00eb keq, vapori nj\u00eb nat\u00eb i bije nj\u00eb grumbullit t\u00eb akullit dhe i ngulet turini n\u00eb akull. Vapori ndahet dysh\u00eb. Mbasi barka shp\u00ebtimi nuk kishte mjaft, s\u00eb pari shp\u00ebtojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb deri 20 vje\u00e7, si dhe pleqt\u00eb. Pre\u00e7i kishte 21 vjet, por zot\u00ebria thot\u00eb q\u00eb edhe Pre\u00e7i ishte i biri tij dhe q\u00eb ka 20 vjet, k\u00ebshtu q\u00eb edhe ai hyp n\u00eb bark\u00ebn e shp\u00ebtimit bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e zot\u00ebriut dhe me t\u00eb rinjt\u00eb. \u201cTitaniku\u201d mbytet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb. Zot\u00ebria dhe zonja e Pre\u00e7it gjeten vdekjen bashk\u00eb me shumic\u00ebn e udh\u00ebtar\u00ebve.<br>Mbas nj\u00eb kohe, Pre\u00e7i kthehet n\u00eb Gjura\u00e7, por dhe n\u00eb Amerik\u00eb shkon disa her\u00eb. Shumic\u00ebn e jet\u00ebs e kalon aty ku ka le, n\u00eb Gjura\u00e7. Ka qen\u00eb i martuar, por nuk ka pas f\u00ebmij\u00eb. Ka vdekur m\u00eb 1983, 92 vje\u00e7. Varrin e ka n\u00eb varrezat e Gjura\u00e7it.<br>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndodhje, Pre\u00e7i na ka bisedu mbr\u00ebmjeve, sidomos net\u00ebve t\u00eb dimrit.(N\u00eb voto varri i Pre\u00e7it, nd\u00ebrsa q\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim e regjistroi Gjergji Leks Macit Kols, Shestanas, Fusha e Tivarit, m\u00eb 29.9.2006, nd\u00ebrsa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u botua edhe te \u201cBUZUKU\u201d m\u00eb 11,2003:17, si dhe m\u00eb 2017 edhe n\u00eb librin e Sim\u00eb Dobrecit : \u201cKrijime popullore shestanase\u201d)<\/p>\n\n\n\n<p>Shestanasi n\u00eb &#8216;Titanik&#8217;*<\/p>\n\n\n\n<p>Gati gjikush ka nije p\u00ebr mytjen e &#8216;Titanikut&#8217;, por rrall\u00ebkush e di qi nji shqyptar pej Shestanit e ka p\u00ebrjetuo ket katastrof\u00eb. Kyj ishte Pre\u00e7&#8217;i Gjoks Nils Vuks-Gjuraj, pej Gjura\u00e7it, Shestani Posht, rrethi i Tivarit (faqja veriore e bjeshk\u00ebs Rumi, nd\u00ebrmjet Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Detit Adriatik). Pre\u00e7i 16 vje\u00e7ar, si shum shestanas tjer\u00eb, n&#8217;at\u00eb koh\u00eb shkon n&#8217;Stamoll, Turki. E merr n\u00eb pun\u00eb nji zenjin higliz, ku punonte si ba\u00e7evan. Mirpo, si i zgjuot dhe i zoti puns qi ishte, aj ma tep\u00ebr i bante shoqni djalit t&#8217;zotnis\u00eb, i cilli ishte n&#8217;mosh\u00ebn e Pre\u00e7it.<br>N&#8217;at\u00eb koh\u00eb n&#8217;Higliter\u00eb u punuo nji vapor shum i madh. P\u00ebrve\u00e7 odave p\u00ebr fjetje, vapori kishte restoranta, salla p\u00ebr lojna, kinema, bazena me u la. Kyj vapor, qi u quojt &#8216;Titanik&#8217;, do ta shpej-tonte rrug\u00ebn pej Evropet p\u00ebr Amerik\u00eb.<br>M\u00eb 1912, u caktuo dita kur\u00eb kyj vapor do t&#8217;niset pej Londret p\u00ebr Amerik\u00eb. Shum zenjina miliardera kan\u00eb kjen\u00eb t\u00eb interesuom me udhtuo me ket vapor. Njani pej ktyne ishte edhe zotnia&#8217;j Pre\u00e7it, i cilli shkon p\u00ebr Lond\u00ebr bashk\u00eb me t&#8217;shoqen, me djalin dhe vajz\u00ebn e vog\u00ebl. Zotnia me veti merr edhe Pre\u00e7in, t&#8217;cillin e donte shum.<br>N&#8217;at\u00eb koh\u00eb thuhej se kti vaporit kaq t&#8217;madh s&#8217;kan\u00eb \u00e7&#8217;i bajn\u00eb as ma t&#8217;mdhonjt tallaze t\u00eb detit. Kapidani i vaporit, tuj dit\u00eb ket gja, nuk shkon rrugs caktuom, por do me&#8217;j ra p\u00ebr shkurt. P\u00ebr fat t&#8217;keq, vapori nji nat\u00eb i bije nji grumbullit t&#8217;akullit dhe i ngulet turini n&#8217;akull. Vapori dahet dysh\u00eb. Masi barka pshtimi nuk kishte mjatht, s&#8217;parit pshtojn\u00eb thmit\u00eb e t&#8217;rit\u00eb deri 20 vje\u00e7, si dhe pleqt. Pre\u00e7i kishte 21 vjet\u00eb. Zotnia thot\u00eb qi edhe Pre\u00e7i isht i biri tij dhe qi ka 20 vjet\u00eb, ashtu qi edhe aj hypen n&#8217;bark\u00ebn e pshtimit bashk\u00eb me thmit\u00eb e zotnis\u00eb dhe me t&#8217;rit\u00eb tjer\u00eb. &#8216;Titaniku&#8217; mytet p\u00ebr nji koh\u00eb t&#8217;shkurt\u00eb. Zotnia dhe zonja e Pre\u00e7it gjeten dek\u00ebn bashk\u00eb me shumi-c\u00ebn e udhtarve.<br>Mas nji kohe, Pre\u00e7i kthehet n&#8217;Gjura\u00e7, por dhe n&#8217;Amerik\u00eb shkon disa her\u00eb. Shumic\u00ebn e jet\u00ebs e kalon aty ka le, n&#8217;Gjura\u00e7. Ka kjen\u00eb i martuon, por nuk ka pas\u00eb thmi. Ka dek\u00eb m\u00eb 1983, 92 vje\u00e7. Vorrin e ka n&#8217;vorret e Gjura\u00e7it.<br>P\u00ebr ket nodhje, Pre\u00e7i na ka bjeseduo mramjeve, sidomos netve t&#8217;dimnit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebnoi Gjergji Leks Macit Kols, Shestanas, Fusha e Tivarit, m\u00eb 29.9.2006.<\/p>\n\n\n\n<p>*&#8217;Titaniku&#8217;, vapor gjigant supermodern i koh\u00ebs, niset n\u00eb udh\u00ebtimin e par\u00eb prej Anglis\u00eb p\u00ebr Nju-Jork m\u00eb 12 prill 1912, kurse m\u00eb 15 prill p\u00ebrplaset p\u00ebr ajsberg (breg t\u00eb akullt) dhe mbytet p\u00ebr 2 or\u00eb 40 min. Prej 2200 udh\u00ebtar\u00ebve, shp\u00ebtojn\u00eb vet\u00ebm 705 vet\u00eb.<br>**Ky artikull i botuar n\u00eb BUZUKU 11,2003:17, ribotohet me t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb precize.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dShkruaj dhe lexo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013 Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2022\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga p\u00ebrmbytja e \u201cTitanikut\u201d mbijetuan edhe 4 shqiptar\u00eb Gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb mija kam arrit t\u00eb siguroj sh\u00ebnimet se ishin edhe 4 udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb shp\u00ebtuan, 3 prej tyre v\u00ebllez\u00ebrit nga Kor\u00e7a: Vangjel, Kristaq dhe Thanas Tullga (sipas gazet\u00ebn \u201cPasqyra\u201d) dhe shestanasi Pre\u00e7 Gjok\u00eb Vuks-Gjuraj, prej Gjura\u00e7it Shestani Posht, rrethi i Tivarit nga Mal\u00ebsia e Madhe, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34108,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[3215],"class_list":["post-34105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-shqiptari-nga-tivari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34105"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34109,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34105\/revisions\/34109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}