{"id":34075,"date":"2023-01-22T09:32:40","date_gmt":"2023-01-22T08:32:40","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34075"},"modified":"2023-01-22T09:34:32","modified_gmt":"2023-01-22T08:34:32","slug":"ne-diten-e-sotme-para-78-viteve-nga-pushteti-komunist-u-vra-aqif-blyta-kolosi-i-sanxhakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34075","title":{"rendered":"N\u00eb dit\u00ebn e sotme para 78 viteve nga pushteti komunist u vra Aqif Blyta, kolosi i Sanxhakut"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"500\" height=\"707\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Aqif-Blyta.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Aqif Blyta\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Aqif-Blyta.jpg 500w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Aqif-Blyta-212x300.jpg 212w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>&nbsp;\u201cNuk do t\u00eb m\u00eb harrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Pazarit\u201d ishin fjal\u00ebt q\u00eb Aqif Blyta q\u00eb ua tha pushtuesve, duke mos u ndier fajtor.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Ismet Azizi<\/p>\n\n\n\n<p>Pas mbrojtjes s\u00eb suksesshme&nbsp; t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri dhe Sjenic\u00ebs nga&nbsp; sulmet e shumta t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve dhe partizan\u00ebve &nbsp;t\u00eb vitit 1941, u konsolidua formacioni ushtarak &nbsp;\u201cMilicia Vullnetare Popullore Myslimane\u201d. Formimi i \u201cMilicis\u00eb myslimane\u201d filloi n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 1941, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj masakrave \u00e7etnike t\u00eb popullsis\u00eb jo serbe, n\u00eb fund t\u00eb 1941, e n\u00eb fillim t\u00eb 1942, dhe kishin p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e fshatrave t\u00eb banuar me shqiptar\u00eb dhe boshnjak\u00eb nga nj\u00ebsit\u00eb \u00e7etnike, por edhe nga ato partizane. Harun Crnovrshanin thekson: \u201cMund t\u00eb thuhet me siguri t\u00eb madhe se ata ishin garantues i mbijetes\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb myslimane (shqiptare e boshnjake). M\u00eb von\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 formimit t\u00eb Milicis\u00eb Myslimane, e cila p\u00ebrb\u00ebhej nga vullnetar\u00ebt, shqiptar\u00eb e boshnjak\u00eb, n\u00eb vitin 1943, gjerman\u00ebt formuan t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn shuq-policin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e komandonte Biko Dresheviq\u201c. Ajo ishte shum\u00eb mobile dhe, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb mbrojti Pazarin e Ri nga sulmet \u00e7etnike, arriti t\u00eb ruaj\u00eb edhe popullat\u00ebn e Peshterit nga tendencat e \u00e7etnik\u00ebve p\u00ebr t\u2019i shfarosur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb koh\u00ebn kur po afrohej p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe ushtria gjermane po p\u00ebsonte humbje n\u00eb t\u00eb gjitha frontet, \u201cMilicia Myslimane\u201d n\u00eb Sanxhak, e pa p\u00ebrkrahur nga&nbsp; forcat e Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit p\u00ebrjetoi fundin e saj. Megjithat\u00eb, ajo vazhdoi t\u00eb rezistoj\u00eb. Kah fundi i viti 1944, jan\u00eb zhvilluar luftime t\u00eb ashpra me partizan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin nisur p\u00ebr ta mposhtur \u201cMilicin\u00eb Myslimane\u201d dhe okupuar Sanxhakun. Divizionet partizane kah fundi i viti 1944, u futen thell\u00eb n\u00eb Sanxhak dhe i shkaktuan humbje pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Milicis\u00eb Myslimane n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet kryesore. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb gushtit t\u00eb viti 1944, partizan\u00ebt e Peko Dap\u00e7eviqit, hyn\u00eb n\u00eb Sanxhak, nga Mali i Zi, dhe n\u00eb malet e Rogozn\u00ebs dhe n\u00eb Llukar\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri, arrit\u00ebn t\u2019i vrasin 200 ushtar\u00eb shqiptar\u00eb (pjes\u00ebtare t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb shqiptare ). P\u00ebr shkak t\u00eb kon centrimit t\u00eb madh t\u00eb gjerman\u00ebve n\u00eb Pazar t\u00eb Ri, forcat aleate bombarduan qytetin tre her\u00eb, ku u vran\u00eb 600 gjerman\u00eb dhe mbi 2000 mysliman\u00eb (shqiptare e boshnjak). N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb partizan\u00ebve iu bashkuan \u00e7etnik\u00ebt e rrethin\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kishin rrethuar qytetin, nd\u00ebrsa gjerman\u00ebt dhe Milicia Myslimane u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Senic\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb grup i luft\u00ebtar\u00ebve, n\u00eb mesin e tyre edhe Aqif Blyta, Hasan Zvizdiqi, v\u00ebllez\u00ebrit Dreshaj, u larguan n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs, Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Pas konsolidimit t\u00eb pushtetit komunist, partizan\u00ebt ekzekutuan elit\u00ebn e Pazarit dhe viseve tjera t\u00eb Sanxhakut. \u201cTrupat e varur dhe t\u00eb ekzekutuar partizan\u00ebt i kan\u00eb hedhur n\u00eb gropat t\u00eb krijuara nga bombardimet e forcave aleate. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb qytet publikonin listat e t\u00eb zhdukurve t\u00eb cil\u00ebt pushteti i cil\u00ebsonte si \u201carmiq t\u00eb popullit\u201d. P\u00ebr t\u2019i humb\u00eb gjurm\u00ebt k\u00ebt\u00eb lagje e shnd\u00ebrruan n\u00eb lagje banimi. \u201cPrej tetorit te vitit 1944 komunistet mbajt\u00ebn nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb atyre q\u00eb mor\u00ebn d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebnimin me vdekje. Emrat e martir\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb mund t\u00eb gjenden n\u00eb listat e regjistruara n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat gjyqet e popullit. D\u00ebnimet e tilla me vdekje n\u00eb fakt diktoheshin nga Partia Komuniste, teksti i kalohet OZNA-\u00ebs dhe lexohej n\u00eb gjykat\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb gjykimi t\u00eb drejt\u00eb demokratik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Funksionari i regjimit komunist, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb SKOJ-ist (LRKJ-s\u00eb, an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb), Ramiz Crnishanin, n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201ePri\u010de iz Tijesne \u010dar\u0161ije\u201d (\u201cTregime nga \u00e7arshia e ngusht\u00eb\u201d), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn arsyeton shum\u00eb veprime t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb regjimit komunist, lidhur me krimet n\u00eb Haxhet, lagje e Pazarit t\u00eb Ri, sot e banuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, thot\u00eb: \u201cP\u00ebr deri sa isha i shtrir\u00eb n\u00eb shtrat nga s\u00ebmundja, gjat\u00eb nat\u00ebs kam d\u00ebgjuar krisma, t\u00eb cilat vinin nga Haxheti. Ishin krisma nga ekzekutimi i armiqve t\u00eb popullit\u2026 vendimet p\u00ebr jet\u00eb dhe vdekje i nd\u00ebrmerrnin individ\u00ebt. Posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb z\u00eb t\u00eb keq ishte Gjorgje Ostojiq (Perunin\u00e7iq), major i OZN-\u00ebs\u2026, por si duket nuk e kishte nd\u00ebrgjegjeje e past\u00ebr as Voja Lekoviq, sepse disa her\u00eb m\u00eb ka pyetur se mos ata at\u00ebher\u00eb e kan\u00eb tepruar me ato ekzekutime?!\u201c<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse ishte lufta ishte n\u00eb p\u00ebrfundim dhe pritej q\u00eb trupat partizane t\u00eb futen n\u00eb Pazarin e Ri, Aqif Blyta, megjithat\u00eb, si\u00e7 tregojn\u00eb dokumentet e koh\u00ebs, nuk hoqi dor\u00eb nga rezistenca e armatosur kund\u00ebr partizano-\u00e7etnik\u00ebve serb\u00eb. Sipas Emin Fazlis\u00eb, Blyta merr pjes\u00eb aktive n\u00eb Mbledhjen e Komitetit Qendror t\u00eb LNDSH, t\u00eb mbajtur n\u00eb ilegalitet t\u00eb thell\u00eb n\u00eb Prizren, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn kur trupat partizane e \u00e7etnike futen n\u00eb Pazarin e Ri. Ky tubim i KQ t\u00eb LNDSH-s\u00eb, mori k\u00ebto vendime programore instruktive, politike dhe ushtarake. \u201dTani ngadal\u00eb, por sigurt, Drenica po b\u00ebhej qend\u00ebr e luft\u00ebs p\u00ebr liri. Mandej, L\u00ebvizja NDSH do te shtrihet edhe ne rajonin e Maqedonis\u00eb, ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb ne trojet e veta, dhe do t\u00eb drejtohet nga Komiteti i Shkupit. Q\u00eb t\u00eb dy Komitetet edhe ai i Kosov\u00ebs me qend\u00ebr n\u00eb Prizren, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb betimin dhe do t\u00eb pajtojn\u00eb programin politiko-ushtarak\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne realizimin e Programit t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, ne Shal\u00eb t\u00eb Bajgor\u00ebs kishte filluar te rekrutoheshin an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb LNDSH-s\u00eb, sikurse edhe ne territorin e Zve\u00e7anit. Ne Shal\u00eb t\u00eb Bajgor\u00ebs vepronte nj\u00eb N\u00ebnkomitet i LNDSH-s\u00eb, i cili drejtohej nga Bislim Bajgora dhe Haradin Fazliu \u2013 Vidishiqi. N\u00eb krye t\u00eb Komitetit p\u00ebr rrethin e Mitrovic\u00ebs ishte ende Ibrahim Lutfiu, mik i ngusht\u00eb i Aqif Blyt\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr b\u00ebmat e partizan\u00ebve pas marrjes s\u00eb pushtetit n\u00eb Sanxhak shkruan H \u00c7engiq: \u201cKur \u00e7etnik\u00ebt nd\u00ebrpren\u00eb therjen e popullit, filluan partizan\u00ebt t\u00eb q\u00ebrojn\u00eb hesapet me popullin mysliman t\u00eb Sanxhakut. Ata vran\u00eb t\u00eb arsimuarit, elit\u00ebn komb\u00ebtare, ata t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtoheshin me ideologjin\u00eb komuniste,\u2026i merrnin zakonisht gjat\u00eb nat\u00ebs, i \u201cgjykonin\u201d, i d\u00ebnonin dhe ekzekutonin,\u2026 u d\u00ebnuan vet\u00ebm s kishin luftuar kund\u00ebr hordhive \u00e7etnike,\u2026. \u00c7etnik\u00ebve iu fal\u00ebn t\u00eb gjitha m\u00ebkatet, sepse n\u00eb vitin 1944 i amnistuan por jo edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, krahas arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve, komunist\u00ebt jugosllav\u00eb po zhvillonin edhe nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr gjuh\u00ebs shqipe, sipas raportit t\u00eb CIA-s. \u201cPushtuesit e rinj pretendonin se gjuh\u00ebs shqipe i mungonin termat adekuate dhe, si rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb rrethana t\u00eb reja\u201d. Si rezultat serb\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i bindin shqiptar\u00ebt se ekzistenca e shqipes n\u00eb vendet ku p\u00ebrdorej serbishtja, ishte e pa vler\u00eb, pasi q\u00eb shqiptar\u00ebt kuptonin serbisht. Pse mos t\u00eb konstatojm\u00eb se sukses m\u00eb t\u00eb madh, apo edhe t\u00eb plot\u00eb pati tek popullata shqiptare e Sanxhakut, sidomos ajo e Peshterit dhe krahin\u00ebs s\u00eb Rozhaj\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Hatixhe (\u00c7arovac) Nikshiq, (e intervistuar nga autori n\u00eb virin 1992)\u201cGjat\u00eb rrug\u00ebs, duke u larguar n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, Aqif Blyta, n\u00eb momentet e fundit, nd\u00ebrron mendjen dhe vendos t\u00eb kthehet n\u00eb Pazar. Ai u drejtohet Dreshajve, \u201cUn\u00eb do t\u00eb kthehem n\u00eb Pazarin e Ri, le t\u00eb b\u00ebhet si t\u00eb b\u00ebhet!\u201d \u201cMos Aqif, do t\u00eb vrasin komunist\u00ebt!\u201d \u2013 i kishte th\u00ebn\u00eb Biko; \u201cN\u00ebse jam fajtor, le t\u00eb m\u00eb vrasin, un\u00eb nuk ndihem fajtor, as para Zotit, as para popullit!\u201d Ishin fjal\u00ebt e fundit q\u00eb i kishin shk\u00ebmbyer Aqif Blyta dhe Bik Dreshaj me rastin e ndarjes nga bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt. Ata ishin larguar n\u00eb drejtim t\u00eb Greqis\u00eb. Para se t\u00eb kapet nga&nbsp; komunist\u00ebt, Aqifi u strehua tek t\u00eb af\u00ebrmit e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, n\u00eb familjen e Kumani, ku, pasi ishte zbuluar, kishte ardhur personalisht Ali Shukriu p\u00ebr ta arrestuar. Ishte i armatosur. N\u00eb dor\u00eb mbante granat\u00ebn, por, p\u00ebr shkak se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku ndodhej, ishin edhe&nbsp; motra e tij, Azizja, me pes\u00eb djemt\u00eb e saj dhe t\u00eb bij\u00ebn, Veziren, nuk nd\u00ebrmori asgj\u00eb, pra nuk rezistoi. N\u00eb shenj\u00eb keqardhjeje, Ali Shukriu i drejtohet Aqifit me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cPo edhe ty duhet t\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u201d? Aqifi nuk ndihej fajtor, \u201cNuk do t\u00eb m\u00eb harrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Pazarit\u201d ishin nd\u00ebr fjal\u00ebt e tij fundit!\u201cPasi ishte mbajtur n\u00eb arrest 21 dit\u00eb bashk\u00eb me Ahmet Dacin, Peruni\u00e7iq merr vendim p\u00ebr ta ekzekutuar. Ky kriminel m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar si informbyroist dhe n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb Goli Otok ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje duke k\u00ebrcyer nga treni. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb burg, kriminel\u00ebt komunist\u00eb i kan\u00eb munduar shum\u00eb Aqif Blyt\u00ebn e Ahmet Dacin. Jo vet\u00ebm q\u00eb i kan\u00eb rrahur, por edhe ua kan\u00eb shkulur thonjt\u00eb e gishtave t\u00eb duarve e k\u00ebmb\u00ebve. Kur n\u00ebna ime ia ka nd\u00ebrruar teshat dhe \u00e7ar\u00e7af\u00ebt, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka mundurt\u2019i pastroj\u00eb si duhet, prandaj nuk ua ka d\u00ebrguar m\u00eb. Gjithher\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur \u00e7ar\u00e7af\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pra t\u00eb reja. N\u00eb burg me ta kan\u00eb qen\u00eb edhe Nazim Kovraiq, i cili ka shp\u00ebtua, Huzeir Ljaiq, gjithashtu, mandej Sulejman Beg Rasovac, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz me nam. Para se ta ekzekutojn\u00eb, Aqifit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb injeksion, prandaj nuk ka mundur ta thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. Kur djaloshi, i cili ka sh\u00ebrbyer te ne, i ka sjell\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00ebt dhe batanijet nga burgu, me at rast n\u00ebna ime&nbsp; kur ka v\u00ebrejturnjollat e gjakut dhe t\u00eb plag\u00ebve, ka tentuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebvrasje, por t\u00eb af\u00ebrmit e kan\u00eb evituar. T\u00eb nes\u00ebrmen, Haitxhja, motra e Aqifit mbledh fuqin\u00eb dhe, me hafiz Muharrem Ka\u00e7aporin, kan\u00eb shkuar n\u00eb Haxhet p\u00ebr ta vizituar vendin ku i kishin hedhur kufomat n\u00eb grop\u00eb. E gjet\u00ebn kufom\u00ebn e Aqifit, pothuajse krejt\u00ebsisht t\u00eb zhveshur, sepse paraprakisht, para se ta ekzekutonin, nuk i kishin l\u00ebn\u00eb pothuajse asgj\u00eb n\u00eb trup. Ia kishin pla\u00e7kitur or\u00ebn e dor\u00ebs, rrobat madje edhe k\u00ebpuc\u00ebt ia kishin zbathur. E mbuluan kufom\u00ebn, e kryen ritualin e varrosjes sipas rregullave fetare, nd\u00ebrsa me t\u00eb shpejt u detyruan t\u00eb largohen, p\u00ebr shkak se pushtetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb penguar ritualin fetar, i kishin provokuar duke i gjuajtur me arm\u00eb nga nd\u00ebrtesa e burgut. Pushteti komunist, jo vet\u00ebm q\u00eb e vrau Aqif Blyt\u00ebn, por edhe ia konfiskoi t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb,e keqtrajtoi fizikisht e psikikisht bashk\u00ebshorten e tij, e cila dikur ishte zonja e par\u00eb e qytetit. Ajo p\u00ebrfundoi si rast social dhe vdiq n\u00eb vitin 1982!\u201d \u2013 thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera Hatixhe -Hatka (\u00c7arovac) Nikshiq.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas dep\u00ebrtimit t\u00eb forcave partizane jugosllave n\u00eb ato treva, Aqif Blyta iu dor\u00ebzua organeve t\u00eb pushtetit partizan n\u00eb Gjakov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e \u00e7uan n\u00eb Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, q\u00eb i b\u00ebn OZN-a jugosllave bashk\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, Ahmet Dacin, publikisht para mas\u00ebs popullore t\u00eb sjell\u00eb gjithashtu me dhun\u00eb, i ekzekutojn\u00eb n\u00eb Haxhet (lagje e sotme e Pazarit t\u00eb Ri) me 21 janar 1945. Aqif Blyta, nd\u00ebr t\u00eb tjera, sipas vendimit t\u00eb Komisionit shtet\u00ebror p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e krimeve t\u00eb okupatorit dhe ndihm\u00ebsve t\u00eb tyre gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim me pushtuesit gjerman\u00eb, p\u00ebr lidhje me Komitetin Komb\u00ebtar Shqiptar nga Kosova dhe Dukagjini, me ndihm\u00ebn e t\u00eb cilit veproi n\u00eb drejtim t\u00eb bashkimit t\u00eb qarkut t\u00eb Dezhev\u00ebs (Pazar t\u00eb Ri), Shtavic\u00ebs (Tutin) dhe at\u00eb t\u00eb Senic\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, mandej p\u00ebr vrasje masive, d\u00ebbimin dhe pla\u00e7kitje t\u00eb popullsis\u00eb ortodokse, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe organizim t\u00eb policis\u00eb myslimane dhe n\u00eb trupat SS n\u00eb trev\u00ebn e Pazarit t\u00eb Ri, si dhe p\u00ebr ri-futjen e (nametit) feudale p\u00ebr serb\u00ebt. N\u00eb aktakuz\u00eb gjithashtu shkruan sa Blyta udh\u00ebhoqi me nj\u00eb trup\u00eb t\u00eb caktuar, e cila quhej Shtab p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e Serb\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Me aktvendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb divizionit ushtarak t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Sanxhak, nr. 6 e 19 janar 1945, Blyta u d\u00ebnua me vdekje. Autoritetet ushtarake fillimisht k\u00ebrkuan varje publike, por ai vendimi ishte revokuar dhe Blyta ekzekutohet. Insistohej q\u00eb ekzekutimi t\u00eb jet\u00eb publik dhe ai \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb 21 janar 1945, n\u00eb ora 11,00, n\u00eb Pazar t\u00eb Ri.<\/p>\n\n\n\n<p>Shumica e njer\u00ebzve n\u00eb Sanxhak e din\u00eb se Acif Effendiu u pushkatua nga partizan\u00ebt n\u00eb kodr\u00ebn e Haxhit n\u00eb Novi Pazar m\u00eb 21 janar 1945, ku edhe&nbsp; ishin ekzakutuar edhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Trupat e tyre u hodh\u00ebn n\u00eb gropat e m\u00ebdha t\u00eb krijuara nga bombat e avion\u00ebve aleat\u00eb gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb Novi Pazarit n\u00eb n\u00ebntor 1944. P\u00ebr t\u00eb fshehur krimin e tyre, komunist\u00ebt pas luft\u00ebs nd\u00ebrtuan nj\u00eb vendbanim mbi k\u00ebto gropa! Nga t\u00eb gjith\u00eb, vet\u00ebm Aqif Effendiu dhe Ahmet Daca u q\u00eblluan publikisht p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar popullat\u00ebn e tregut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim nuk lejohej t\u00eb flitej e aq m\u00eb pak t\u00eb shkruhej. Ekzekutuesit komunist\u00eb i vendos\u00ebn eshtrat e Acif Effendiut dhe t\u00eb viktimave t\u00eb tjera thell\u00eb n\u00ebn themelet e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb kuqe \u201cMusala\u201d dhe sht\u00ebpive private q\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb spitalit t\u00eb qytetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Populli i Sanxhakut, mblodhi fuqin\u00eb dhe rehabilitoi Aqif Blyt\u00ebn, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00ebrin nd\u00ebr personalitet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb Sanxhakut. Populli e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb hap n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb vet n\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Mysliman t\u00eb Sanxhakut, n\u00eb krye me Dr. Sulejman Uglanin m\u00eb 11 maj t\u00eb viti 1991. Por, pushteti aktual ende, edhe pse i rehabilitoi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, tashm\u00eb edhe D Mihailoviqin, l\u00ebnda e Aqif Blyt\u00ebs ende ndodhet e pazgjidhur nga organet gjyq\u00ebsore. Prokurori i lart\u00eb publik n\u00eb Novi Pazar qysh n\u00eb fillim t\u00eb viti 2015, ka sugjeruar q\u00eb procesi rehabilitimit t\u00eb Aqif Blyt\u00ebs, paraprakisht ligj\u00ebrisht duhet t\u00eb konstatohet vdekja. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Boshnjak ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb propozim, sepse, si\u00e7 thon\u00eb, vdekja e Aqif-efendi Blyt\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i mir\u00ebnjohur. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Boshnjak, n\u00eb vitin 2012, ngriti pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore p\u00ebr ta nderuar Aqif Blyt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mendohet se ishte sht\u00ebpia e tij, q\u00eb sado pak t\u2019i dal\u00eb hakut k\u00ebtij vigani popullor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;\u201cNuk do t\u00eb m\u00eb harrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Pazarit\u201d ishin fjal\u00ebt q\u00eb Aqif Blyta q\u00eb ua tha pushtuesve, duke mos u ndier fajtor. Nga Ismet Azizi Pas mbrojtjes s\u00eb suksesshme&nbsp; t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri dhe Sjenic\u00ebs nga&nbsp; sulmet e shumta t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve dhe partizan\u00ebve &nbsp;t\u00eb vitit 1941, u konsolidua formacioni ushtarak &nbsp;\u201cMilicia Vullnetare Popullore Myslimane\u201d. Formimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34078,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[3211,3212],"class_list":["post-34075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione","tag-aqif-blyta","tag-ismet-hazizi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34079,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34075\/revisions\/34079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}