Ishte viti 1703 \u2013 m\u00eb sakt\u00ebsisht \u2013 13, 14, e 15 Janari i atij viti q\u00eb n\u00eb M\u00ebr\u00e7i t\u00eb Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb organizuar Kuvendi Kishtar i Arbrit \u2013 ose ndryshe Koncili i Kish\u00ebs Katolike n\u00eb trojet Shqiptare, i thirrur nga Papa Klementi i XI \u2013 Fran\u00e7esk Albani, me origjin\u00eb shqiptare. Organizimin e k\u00ebtij Kuvendi me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe komb\u00ebtare, Papa Klementi ia besoi Kryeipeshkvit t\u00eb Tivarit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Imzot, Vin\u00e7enc Zmajeviqit.
Me at\u00eb rast, ipeshkvijt katolik\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Arbrit \u2013 shqyrtuan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gj\u00ebndjen e p\u00ebrgjith\u00ebshme, kryesisht, t\u00eb mjerueshme t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb ato an\u00eb n\u00ebn sundimin ottoman. P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve kishtare, Kuvendi i Arbrit ka analizuar edhe \u00e7eshtje t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir rrezikun q\u00eb i kanosej jo vet\u00ebm fes\u00eb katolike, por edhe gjuh\u00ebs shqipe dhe me t\u00eb edhe identitetit komb\u00ebtar n\u00ebn administrat\u00ebn e eg\u00ebr pushtuese otomane, n\u00eb nj\u00eb situate tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe sfiduese p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb ngjarje me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ruajtjen e historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, Dioqeza e Lezh\u00ebs dhe Bashkia Lezh\u00eb, organizuan fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, pik\u00ebrisht n\u00eb ambijentet e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit (n\u00eb rinovim e sip\u00ebr)ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kuvendi i Arbrit 320-vite m\u00eb par\u00eb, Kish\u00eb kjo q\u00eb n\u00ebn drejtimin dhe udh\u00ebheqjen e t\u00eb palodhurit Dom Nik\u00eb Ukgjini dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij, po rinovohet \u2013 ashtu si\u00e7 jan\u00eb rind\u00ebrtuar nj\u00eb num\u00ebr objektesh t\u00eb tjera kishtare historike n\u00eb ato an\u00eb, fal\u00eb vullnetit, dedikimit dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij personale, fetare e komb\u00ebtare t\u00eb tij dhe ndihm\u00ebs s\u00eb shum\u00eb prej bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt \u2013 n\u00eb munges\u00eb arrogante t\u00eb ndihm\u00ebs qeveritare p\u00ebr objektet kulturore \u2013 shum\u00eb prej k\u00ebtyre patrirot\u00ebve nuk kursejn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e k\u00ebtyre objekteve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare historike dhe fetare. Frank Shkreli: Kan\u00eb filluar punimet p\u00ebr rehabilitimin e Kish\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit af\u00ebr Lezh\u00ebs | Gazeta Telegraf<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb frym\u00ebn e bashkpunimit dhe mir\u00ebkuptimit mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit, Janarin e vitit 1703,ku e kur u mblodh\u00ebn burrat e dheut p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr fatet e Kombit — M\u00cbRQIA- KISHA E KUVENDIT T\u00cb ARBRIT, N\u00cb T\u00cb KALUAR\u00cbN DHE SOT \u2013 Dielli | The Sun (gazetadielli.com) –fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi Dioqeza e Lezh\u00ebs dhe Bashkia Lezh\u00eb organizuan nj\u00eb tubim p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor duke shpallur vitin 2023, si Vitin jubilar t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit, me rastin e 320-vjetorit.<\/p>\n\n\n\n
Shihet se p\u00ebr nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim e studiuesve dhe personaliteteve akademike nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, organizator\u00ebt duket se jan\u00eb munduar, me t\u00eb drejt\u00eb, t\u2019i japin k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nj\u00eb pamje t\u00eb karakterit mbar\u00ebkomb\u00ebtar. N\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjonit ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kuvendi i Arbrit m\u00eb 1720 \u2013 ndoshta m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, pas Bes\u00eblidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs n\u00ebn drejtimin e Kryetrimit t\u00eb Kombit, Gjergj Kastriotit -Skenderbe \u2013 ishin mbledhur klerik\u00ebt nga diqoezat e Lezh\u00ebs, Shkodr\u00ebs e Tivarit. Mor\u00ebn pjes\u00eb gjithashtu edhe studiues, akademik\u00eb dhe mysafir\u00eb t\u00eb ftuar nga mbar\u00eb trojet shqiptare, t\u00eb ardhur nga Shkupi, Prishtina, Ulqini, Tivari, Tirana e Shkodra, n\u00eb shenj\u00eb nderimi dhe respekti p\u00ebr Kuvendin historik t\u00eb Arbrit, por edhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka edhe sot –jo vet\u00ebm fetare, por edhe atdhetare e kulturore, p\u00ebr mbar\u00eb Kombin shqiptar \u2013 edhe si shembull i ruajtjes s\u00eb gjuh\u00ebs dhe identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta. Organizuesit e k\u00ebsaj ngjarjeje me r\u00ebnd\u00ebsi historike, fetaro-kulturore, fal\u00ebnderuan edhe kontribuesit nga vendi dhe jasht\u00eb vendit — pa ndihm\u00ebn financiare t\u00eb cil\u00ebve \u2013 do ishte pothuaj i pamundur rind\u00ebrtimi dhe meremetimi i Kish\u00ebs s\u00eb Arbrit dhe ambienteve p\u00ebr rreth. \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e tyre dhe udh\u00ebheqsit t\u00eb punimeve t\u00eb meremetimit, Dom Nik\u00eb Ukgjinit, q\u00eb sipas fotografive q\u00eb kam par\u00eb, ky objekt historik, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, po merr shk\u00eblqimin e vet t\u00eb merituar e t\u00eb munguar p\u00ebr shum\u00eb dekada me radh\u00eb. U lumt\u00eb k\u00ebtyre burrave t\u00eb dheut, t\u00eb koh\u00ebrave tona, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ruajtjen dhe meremetimin e objekteve komb\u00ebtare, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet normal, jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb shtetit.
Me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrkujtimor, t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi, t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit n\u00eb M\u00ebr\u00e7i t\u00eb Lezh\u00ebs u promovua edhe relacioni i autorit t\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit, delegatit t\u00eb Papa Albanit, Imzot Vincenc Zmajeviq, i botuar n\u00eb gjuhen shqipe, nga AIlbanisches (Albanishes) Institut, St. Gallen dhe sht\u00ebpia botuese, Faik Konica Prishtin\u00eb. Tubimi i jav\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Lezh\u00eb, sh\u00ebnoi gjithashtu edhe fillimin e Vitit Jubilar t\u00eb 320-vjetorit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit, me premtimin p\u00ebr tu takuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr ngjarje t\u00eb tjera, n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori jubilar.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb tubimin, me rastin e 320-vjetorit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit, fol\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr studiuesish e historian\u00ebsh, disa prej t\u00eb cil\u00ebve mund ti ndjekni n\u00eb k\u00ebt\u00eb link m\u00eb posht\u00eb. PERKUJTOHET NE LEZHE 320 VJETORI I KUVENDIT TE ARBERIT. Bashkia dhe Dioqeza e Lezhes kane perkujtuar 320 vjetorin e Kuvendit te Arberit, nje nga\u2026 | By Rrok | Facebook — Por, si pasqyrim t\u00eb punimeve t\u00eb tubimit, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, foli edhe Dom Nik\u00eb Ukgjini, drejtuesi dhe udh\u00ebheqsi i projektit t\u00eb madh t\u00eb rinovimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Arbrit, ku 320-vite (14, 15 e 16 Janar, 1703) m\u00eb par\u00eb u mbajt\u00eb Kuvendi i Arbrit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Dom Nik Ukgjini tha se kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb themel i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit shqiptar., duke dhen\u00eb nj\u00eb historik t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Arbrit, ku 320-viet m\u00eb par\u00eb u mbajt Kuvendi i Arbrit.<\/p>\n\n\n\n
Fjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebs dom Nika
Shpallja e vitit Jubilar, 320 vjetori i Kuvendit t\u00eb Arbrit
T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,
Kuvendi apo Koncili kishtar i Arb\u00ebrit q\u00eb u mbajt n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjonit t\u00eb Mer\u00e7is\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Imzot Vin\u00e7enc Zmajevi\u00e7it, kur ai kishte vet\u00ebm 31 vje\u00e7, ishte me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr fatet e Kish\u00ebs katolike n\u00eb trojet shqiptare, t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe e t\u00eb identitetin etnik t\u00eb kombit shqiptar. Ishte data 14 janar e Kuvendi do t\u00eb vijonte edhe m\u00eb 15 e 16 janar 1703, kur n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb punimeve, barit\u00eb e t\u00eb gjitha trojeve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, si dhe delegat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00ebnshkruan dekretet e Koncilit t\u00eb Arbnit, te cilat u botuan n\u00eb latinisht e shqip ne vitin 1706, nga Imzot Zmajevi\u00e7i e ku p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shihet qart\u00eb se kleri katolik shqiptar, p\u00ebrkundrejt torturave nga pushtuesit, i q\u00ebndroi pran\u00eb n\u00eb gaz e n\u00eb vaj, popullit t\u00eb vet dhe i parapriu rilindjes s\u00eb tij komb\u00ebtare.
Imzot Zmajevi\u00e7i i nxitur nga Papa Francesk Albani, u kujtoi t\u00eb gjith\u00eb ipeshkvijve pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb kujdes\u00ebn me t\u00eb gjitha forcat p\u00ebr ringjalljen e jet\u00ebs fetare t\u00eb popullit, e t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrt\u00ebritjen dhe rritjen e klerit si dhe p\u00ebr lirin\u00eb fetare t\u00eb kultit e t\u00eb popullit.
Nisur nga ajo se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr Kuvendin e Arbrit, mund te themi se n\u00eb ket\u00eb ambientin ku gjendemi, u vendos nj\u00eb gur i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm themeli p\u00ebr mbrojt\u00ebn dhe ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar dhe fetar t\u00eb arb\u00ebrve p\u00ebrball\u00eb zgjedh\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb rob\u00ebris\u00eb n\u00ebn turqit osman\u00eb dhe dep\u00ebrtimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb islamizmit, i cili kishte arritur faz\u00ebn e tij kulmore n\u00eb fund t\u00eb shek. XVII e fillim t\u00eb shek. XVIII.
Sulltanati i Stambollit duke reflektuar thell\u00eb, kuptoi se Kuvendi i Arbrit isht\u00eb nj\u00eb veprimtari sa komb\u00ebtare aq nd\u00ebrkombetare, nj\u00eb nga ngjarjet me t\u00eb m\u00ebdha ballkanike, ishte konkretisht nj\u00eb reagim strategjik i Evropes Per\u00ebndimore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, prandaj n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, ky objekt legjendar\u00eb, do p\u00ebsonte d\u00ebmtime, rr\u00ebnime t\u00eb shumta si dhe ringritje. Do p\u00ebrmendim k\u00ebtu d\u00ebmtimet godit\u00ebse e t\u00eb parat q\u00eb kishin ndodhur gjat\u00eb rivalitetit n\u00eb mes Karamahmud Pash\u00eb Bushatliut dhe Mehmet Pash\u00eb \u00c7aushollit besnikut t\u00eb sulltanit, gat\u00eb viteve 1785-1796, e ky ipeshkvi Mikel Kryziu n\u00eb vitin 1789, thot\u00eb se Kisha \u00ebsht\u00eb aq e prishur sa duket se do t\u00eb rr\u00ebnohet n\u00eb mos sot o nes\u00ebr dhe mezi q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Po k\u00ebshtu d\u00ebmtime te k\u00ebsaj natyre sh\u00ebnohet sa ka pasur edhe n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Ajo e fundit ka ndodhur nga esadist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitin 1915 dhe me pas gjat\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr komuniste, e cila e dominoj p\u00ebr 45 vite tok\u00ebn e Arbrit.
Me ardhjen e demokracis\u00eb n\u00eb mars t\u00eb viti 1991, Kisha Katolike si pjes\u00eb e k\u00ebtyre vuajtjeve t\u00eb k\u00ebtij populli, me k\u00ebt\u00eb rast filloi edhe ajo ringjalljen e saj. Meshtar\u00ebt, p\u00ebrpos pun\u00ebs intensive baritore, ju desh t\u00eb merreshin edhe m\u00eb ringritjen e mureve t\u00eb rr\u00ebnuara t\u00eb disa objekteve t\u00eb kultit. K\u00ebshtu ndodhi edhe me Kish\u00ebn legjendare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit, e cila gjat\u00eb koh\u00ebs se komunizmit kishte degraduar tep\u00ebr, prandaj u pa e nevojshme nd\u00ebrhyrja restauruese e cila ndodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze por dhe modeste vitin 1996.
Duke qen\u00eb t\u00eb bindur se \u00e7do aset t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb ton\u00eb Kulturore Komb\u00ebtare, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vertebrat e shtyll\u00ebs kurrizore t\u00eb identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar, dhe q\u00eb kjo pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb t\u00eb marr\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr jet\u00eb, nj\u00eb grup vullnetmir\u00ebsh me ide e financime arrit\u00ebm gjat\u00eb vitit 2022, t\u00eb ia shtojm\u00eb dinjitetin k\u00ebtij objekti duke rind\u00ebrtuar e meremetuar, por dhe duke shtuar gjerat t\u00eb nevojshme, n\u00eb Kish\u00eb dhe ambientin p\u00ebr rreth e qark.
Duke fal\u00ebnderuar te gjith\u00eb kontribuuesit financiar\u00eb nga brenda dhe diaspora deri tani kemi arritur p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtimit, me shpres\u00eb se do i gjejm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbyllur deri n\u00eb fund projektin e hartuar.
Me ket\u00ebr rast t\u00eb 320 vjetorit te Kuvendit t\u00eb Arbrit, gjej rastin ti fal\u00ebnderoj edhe atyre q\u00eb na shtuan madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebsaj feste duke na mund\u00ebsuar promovimin e relacionit t\u00eb Imzot Zmajeviqit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e i cili si vend takimi historik e kishte pik\u00ebrisht n\u00eb Kish\u00ebn e Merqis\u00eb ku sot jemi bashkuar.\u201d Fjala e Dom Nik\u00eb Ukgjinit n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 320-t\u00eb Kuvendit t\u00eb Arbrit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Ishte viti 1703 \u2013 m\u00eb sakt\u00ebsisht \u2013 13, 14, e 15 Janari i atij viti q\u00eb n\u00eb M\u00ebr\u00e7i t\u00eb Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb organizuar Kuvendi Kishtar i Arbrit \u2013 ose ndryshe Koncili i Kish\u00ebs Katolike n\u00eb trojet Shqiptare, i thirrur nga Papa Klementi i XI \u2013 Fran\u00e7esk Albani, me origjin\u00eb shqiptare. Organizimin e k\u00ebtij Kuvendi me r\u00ebnd\u00ebsi […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51],"class_list":["post-34054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34054"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34054\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34057,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34054\/revisions\/34057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}