{"id":34021,"date":"2022-12-23T16:29:00","date_gmt":"2022-12-23T15:29:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34021"},"modified":"2023-05-06T12:28:33","modified_gmt":"2023-05-06T10:28:33","slug":"sheshi-i-roberve-ne-kalane-e-ulqinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34021","title":{"rendered":"Sheshi i rob\u00ebrve n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"700\" height=\"394\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Sheshi-roberve-kalaja-e-ulqinit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Sheshi-roberve-kalaja-e-ulqinit.jpg 700w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Sheshi-roberve-kalaja-e-ulqinit-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Dr. Maksut Xh. Haxhibrahimi<\/p>\n\n\n\n<p>Para hyrjes jugore t\u00eb Kalas\u00eb \u00ebsht\u00eb barutana turke nga shekulli XVIII e mbuluar me kalote. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ket\u00eb periudh\u00eb i p\u00ebrkasin udh\u00ebtarit turk t\u00eb njohur me pseudonimin Evlia \u00c7elebia, i cili ne \u00e7erekun e trete te shek. XVII ka vizituar Ulqinin. T\u00eb dh\u00ebnat e \u00c7elebiut, tregojn\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Ulqinit t\u00eb koh\u00ebs, i cili kishte zgjidhur problemet themelore urbanistike. N\u00eb \u201cUdh\u00ebp\u00ebrshkrimin\u201d (Putopis, fq.337), E. \u00c7elebiu p\u00ebrmend xhamin\u00eb e Sulltan Mehmed-hanit, n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit. Dyqanet ku prodhohej dhe shitej prodhimi zejtar, fillojn\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohen edhe me dyqane p\u00ebr shitje. Rrjeti i p\u00ebraf\u00ebrt i dyqaneve prej vitit 1830-1840, n\u00eb Ulqin kishte 150 dyqane. Krahas dyqaneve p\u00ebrdhese, n\u00eb shekullin XVIII dhe XIX, fillojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen dyqane dykat\u00ebshe. Pazari i qytetit t\u00eb Ulqinit ndien nevoj\u00ebn e nd\u00ebrtimit te sahat-kull\u00ebs p\u00ebr disiplinimin e koh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs. Kulla e larte e sahatit me kambana shfaqet n\u00eb Pazarin e Ulqinit n\u00eb vitin 1754. Rritja e m\u00ebtejm\u00eb demografike e popullsis\u00eb s\u00eb Ulqinit n\u00eb vitet e para t\u00eb pushtimit osman, na jep k\u00ebto te dh\u00ebna: Ulqini n\u00eb vitin 1614 kishte 300 sht\u00ebpi dhe 800 familje ushtarake. N\u00eb mes ushtar\u00ebve ishin 300 ullafexhi. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit venedikas n\u00eb Ulqin, n\u00eb vitin 1669, vet\u00ebm na Varosh jetonin 1000 banor\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVIII, sipas konsullit venedikas t\u00eb Durr\u00ebsit P. Roza, Ulqini ishte nj\u00eb qytet me 10000 banor\u00eb. Po ashtu, sipas konsullit, Ulqini kishte nj\u00eb ekuipazh prej 4000-5000 vetash, do me th\u00ebn\u00eb detare. N\u00eb fund t\u00eb shekullit XVIII, Felix de Bozhur, tregonte se Ulqini kishte 6000 banor\u00eb, aq sa kishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb qytetet Shkodra dhe Durr\u00ebsi Autor\u00ebt H. Thesprotu dhe A. Psalidha n\u00eb vepr\u00ebn: \u201cGeographia Alvanias kai Epeiru ex anekdotu\u201d, Janin, 1964, fq 33, shkruajn\u00eb: \u201cEdhe Ulqini ka nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb gryk\u00ebn e portit, t\u00eb armatosur me topa dhe me komandant\u00eb garnizoni\u201d. Historiani turk i shekullit XIX, A. Lytvi, shkruan: \u201cK\u00ebshtjellat (n\u00eb Shqip\u00ebri) u nd\u00ebrtuan q\u00ebmoti p\u00ebr sigurimin e vendit. Mir\u00ebpo, n\u00eb disa vise si n\u00eb Oh\u00ebr, Elbasan, Dukagjin, Prizren e Shkup, ato e kan\u00eb humbur q\u00ebllimin dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb b\u00ebr\u00eb fole q\u00ebndrese kund\u00ebr qeverise\u2026..Prandaj qeveria vendosi (nga viti 1832) shembjen e tyre, duke l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm disa nga ato q\u00eb jan\u00eb brigjeve t\u00eb detit si n\u00eb Shkod\u00ebr, Ulqin e Tivar. Sht\u00ebpia fortese, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo e tipit kulla, ku dallohej kalaja me sarajet, kullat e larta prej guri dhe banesa dytrekat\u00ebshe, t\u00eb pajisura me kopshte dhe oborre t\u00eb shtresave t\u00eb pasura t\u00eb borgjezis\u00eb qytetare dhe t\u00eb aristokracis\u00eb feudale \u00e7ifligare, ushtarake dhe klerikale. Deri n\u00eb fund t\u00eb shekullit XV, r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb pati Kalaja e fortifikuar, pran\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kishte edhe lagje t\u00eb jashtme. Prandaj n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVII, kryesisht me investimet e feudal\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj u nd\u00ebrtuan xhamit\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto nd\u00ebrtime, do t\u00eb luajn\u00eb m\u00eb von\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb krijimin e lagjeve t\u00eb reja banimi dhe n\u00eb tiparet urbanistike t\u00eb qytetit t\u00eb hapur, i cili kishte tani nj\u00eb perspektive t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrpara. Rritja e fuqis\u00eb ekonomike t\u00eb Ulqinit dhe theksimi i funksionit t\u00eb tij, b\u00ebn\u00eb q\u00eb pazari, si qendra ku realizohej prodhimi dhe shitja e prodhimit zejtar, t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb. K\u00ebshtu sheshet i merrnin em\u00ebrtimet nga m\u00eb t\u00eb ndryshimet, si: Pazari i bag\u00ebtive, i peshkut, etj. Shekulli XVII, sh\u00ebnon nj\u00eb etap\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb zhvillimin e qytetit t\u00eb Ulqinit t\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb von\u00eb, i cili fuqizon duksh\u00ebm rolin e qendr\u00ebs s\u00eb prodhimit dhe k\u00ebmbimit. Rritja e m\u00ebtejshme demografike, rritja e veprimtaris\u00eb nd\u00ebrtimore, zgjerimi i qytetit t\u00eb hapur me lagje t\u00eb reja banimi. S\u00eb bashku me nd\u00ebrtesat e kultit, xhamit\u00eb, kishat, medreset\u00eb, banjat publike dhe kullat etj., k\u00ebto dalloheshin nga t\u00eb parat dhe binin n\u00eb sy p\u00ebr bukurin\u00eb, madh\u00ebshtin\u00eb dhe vendosjen e tyre n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb dukshme. Sht\u00ebpi fortese e tipit kulle, \u00ebsht\u00eb Kulla e Balshajve, Pallati i Beqirbegut, Pallati i Bajazidit, Kulla Qylidel Zades, ajo e Rronj\u00ebs turkut, Kulla e Elezit Elezages Banushages, Kulla Ymer-Begut etj. \u00c7ezmat (krojet) dhe puset publike zakonisht nd\u00ebrtoheshin n\u00eb sheshet e pazareve dhe pran\u00eb xhamive, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur edhe nevojat funksionale t\u00eb riteve fetare. N\u00eb kalan\u00eb e Ulqinit dallohen k\u00ebto kroje: kroi turk i vitit 1749, q\u00eb e nd\u00ebrtoi Halilag Skura dhe kroi i Rophan\u00ebs, kalas\u00eb. Sferat e ujit paraqesin nd\u00ebrtime t\u00eb lashta, aq t\u00eb p\u00ebrhapura, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit ku sigurimi i ujit me m\u00ebnyra t\u00eb tjera, m\u00eb pak t\u00eb kushtueshme, ishte i v\u00ebshtir\u00eb. Sferat si rezervuare q\u00eb grumbullonin uj\u00ebrat e reshjeve, n\u00ebp\u00ebrmjet ulluqeve nga \u00e7atit\u00eb e nd\u00ebrtimeve t\u00eb ndryshme jan\u00eb nj\u00eb dukuri e zakonshme p\u00ebr Kalan\u00eb e Ulqinit t\u00eb fortifikuar. P\u00ebr arsye strategjike, kalaja q\u00eb ngrihet mbi lart\u00ebsi shk\u00ebmbore, b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sigurimin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, prandaj n\u00eb shum\u00eb nga qytetet e fortifikuara, si\u00e7 ishte Kalaja (e Ulqinit), nd\u00ebrtimi i sferave kolektive, ka qen\u00eb nj\u00eb dukuri e zakonshme. Po ashtu ndeshim gjer\u00ebsisht nd\u00ebrtimin e sferave individuale n\u00eb trupin e sht\u00ebpis\u00eb dhe rrall\u00eb jasht\u00eb saj. Ve\u00e7an\u00ebrisht i p\u00ebrhapur ka qen\u00eb nd\u00ebrtimi i k\u00ebtyre rezervuar\u00ebve uj\u00ebmbledh\u00ebse n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit. Aty dallohen stere t\u00eb ujit: Taphanet e Shkallas (dy rezervuare me uj\u00eb) dhe Saranxhi Jaho-Begut. Uj\u00ebsjell\u00ebsit, si vepra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb periudh\u00ebn e mesjet\u00ebs s\u00eb von\u00eb n\u00eb qytetin e Ulqinit, pik\u00ebrisht n\u00eb Kala. Nd\u00ebr ta mund t\u00eb p\u00ebrmendim: Pusin e \u00c7inarit dhe Pusin e Latinit n\u00eb Lima (n\u00eb t\u00eb Met\u00ebn), q\u00eb furnizonte kalan\u00eb e Ulqinit. Gjurm\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi jan\u00eb gjetur gjat\u00eb k\u00ebrkimeve arkeologjike. Ky uj\u00ebsjell\u00ebs ka pasur gjat\u00ebsin\u00eb 3,5 km. Sundimi i gjat\u00eb osman q\u00eb ndikoi n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e kulturore t\u00eb vendit, la gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb struktur\u00ebn urbanistike dhe arkitektonike t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Ulqinit. Ulqini, i mbyllur brenda mureve t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, kishte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar sht\u00ebpish, t\u00eb vendosura mbi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb banuar n\u00eb form\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi, t\u00eb ndara me mure t\u00eb larta n\u00eb mes tyre dhe t\u00eb nd\u00ebrprera nga rrug\u00ebt e ngushta q\u00eb p\u00ebrfundonin tek portat e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj qyteze me histori t\u00eb lasht\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are. Nga arkitektura dhe objektet e tjera publike n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit, p\u00ebrmendim k\u00ebto: Tabja (ku ndodhet sot Pallati i Venedikut); Kishllahi Turkut (k\u00ebtu ka banuar ushtria turke); Xhebehanet e Turkut; Gubati (qyp shk\u00ebmbor i thelluar n\u00eb ponten e Saranxhit; gjendet te sht\u00ebpia e dikurshme e Hilmi Nimanbegut dikur sht\u00ebpia e Musa Nag Resulages; Sallatashi (gjendet te Kroni i Kalas\u00eb); Buma si Kishllah (me kat\u00ebr gur\u00eb e Zejnelag Caces); Pazari i Gjytetit: Shkallani; Tophanet e Shkallas (dy rezervuare me uj\u00eb); Vendi i Topit t\u00eb Ramazanit (ndodhet af\u00ebr murit \u201cJohani Bolani\u201d- Shkallaja e Sip\u00ebrme); Uj\u00ebsjell\u00ebsi; Karvani i Beqiragve (nj\u00ebsi sht\u00ebpish t\u00eb bashkuara me nj\u00ebra tjetr\u00ebn); Taphana Ahmet-agve (Duli Sutes Ahmetages); Shkalla e virgjineshave Ilire; Guri Kalit Beqir- Begut (t\u00eb Pallati i Venedikut); Tabja e Rukijes Resulages; Saranxhi Jaho Begut; Bedeni i Kanun\u00ebs (ku ndodhet restoranti \u201cTeuta\u201d i Jakup Nimanbegut; Themeli i sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Taphane; Viranet e Hava Xhur\u00ebs (oborri pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Ali Peshkut); Sht\u00ebpia Hanko Zonja; Fusha \u00c7aban Begut; Kroni Halil Skures; Mejtepi; Kisha dhe Xhamia e Kalas\u00eb; Kroni i Kalas\u00eb (af\u00ebr port\u00ebs veriore, q\u00eb e nd\u00ebrtoi Halilag Skura); Rruga Beqiragve; Rruga e Fush\u00ebs Topit (ndodhet n\u00ebn sht\u00ebpin e Maksut Bushatit); Fusha Qehajes (ndodhet n\u00eb fund t\u00eb Taphanes s\u00eb Kalas\u00eb); Kisha e Ilir\u00ebve; Kroni i Taphanes Kalas\u00eb etj. \/KohaJavore\/<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dShkruaj dhe lexo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013 Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2022\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Maksut Xh. Haxhibrahimi Para hyrjes jugore t\u00eb Kalas\u00eb \u00ebsht\u00eb barutana turke nga shekulli XVIII e mbuluar me kalote. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ket\u00eb periudh\u00eb i p\u00ebrkasin udh\u00ebtarit turk t\u00eb njohur me pseudonimin Evlia \u00c7elebia, i cili ne \u00e7erekun e trete te shek. XVII ka vizituar Ulqinin. T\u00eb dh\u00ebnat e \u00c7elebiut, tregojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34024,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[224,3204],"class_list":["post-34021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-kalaja-e-ulqinit","tag-sheshi-i-roberve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34021"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34785,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34021\/revisions\/34785"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}