{"id":34001,"date":"2022-12-22T15:49:00","date_gmt":"2022-12-22T14:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34001"},"modified":"2023-01-17T16:00:13","modified_gmt":"2023-01-17T15:00:13","slug":"sabatai-zev-i-dhe-ulqini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=34001","title":{"rendered":"Sabatai Zev-i dhe Ulqini"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"376\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Moikom-Zqeo-TEUTA-2017.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Moikom-Zqeo-TEUTA-2017.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Moikom-Zqeo-TEUTA-2017-279x300.jpg 279w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>HISTORIA E \u04aaUDITSHME E SABATAI ZEV\u2019it<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Moikom Zeqo<br>Kam 20 vjet q\u00eb hulumtoj dhe torturohem nga historia e \u00e7uditshme e Sabatai Zevit. Ka shkruar disa shkrime p\u00ebr t\u00eb dhe e kam p\u00ebrmendur n\u00eb librat e mi. Kam shkuar n\u00eb qytetin e Ulqinit dhe kam par\u00eb me syt\u00eb e mi tyrben q\u00eb sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i p\u00ebrket eshtrave t\u00eb Sabatai Zevit. Tri jan\u00eb tezat kryesore ku mund t\u00eb jet\u00eb varrosur ky njeri me jet\u00eb fantazmagorike dhe me fat paradoksal. Historian\u00ebt kan\u00eb shkruar q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb varrosur n\u00eb Ulqin, t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb nj\u00eb teqe q\u00eb ka qen\u00eb pran\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Mbretit n\u00eb Berat dhe, nj\u00eb tez\u00eb tjet\u00ebr pa baza historike, se gjoja \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb fshatin Fter\u00eb t\u00eb bregdetit t\u00eb Jonit. Teza se \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb Ulqin ka mund\u00ebsi se i afrohet m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Tyrbja n\u00eb Ulqin \u00ebsht\u00eb akoma dhe k\u00ebsaj dite. Nj\u00eb analiz\u00eb me karbonin radioaktiv C14 mund t\u00eb v\u00ebrtetonte se struktura prej druri e varrit i takon shekullit XVII, kurse kafka e t\u00eb vdekurit me an\u00eb t\u00eb metodave t\u00eb sotme antropologjike dhe me ndihm\u00ebn e kompjuterit mund t\u00eb rikonstruktonte fytyr\u00ebn e t\u00eb vdekurit si\u00e7 ka qen\u00eb i gjall\u00eb dhe kjo pamje mund t\u00eb ballafaqohej n\u00ebse do t\u00eb kishte ngjashm\u00ebri apo jo me gravurat e shumta t\u00eb Zevit q\u00eb e ruajn\u00eb qart\u00eb identitetin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga sa di un\u00eb tyrbja n\u00eb Berat nuk ekziston, sepse u prish n\u00eb furin\u00eb e vitit 1967.<\/p>\n\n\n\n<p>Por \u00e7\u2019dihet m\u00eb sakt\u00ebsisht p\u00ebr Sabatai Zevin?<\/p>\n\n\n\n<p>Emri Sabatai lidhet me hebraishten Sabat, emri i dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb, ose i s\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, nj\u00eb nga tabut\u00eb dhe ritet kryesore t\u00eb hebrenjve deri m\u00eb sot. Ky njeri \u00ebsht\u00eb quajtur k\u00ebshtu me emrin e nj\u00eb dite t\u00eb shenjt\u00eb. Prind\u00ebrit e tij kan\u00eb qen\u00eb hebrenj q\u00eb nuk e tradh\u00ebtuan kurr\u00eb doktrin\u00ebn e Talmudit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sabatai ka lindur n\u00eb qytetin e Izmirit n\u00eb vitin 1626. Izmiri ka pasur nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fuqishme hebrejsh.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/sabatai-zev-hebre.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"598\" height=\"353\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/sabatai-zev-hebre.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-34004\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/sabatai-zev-hebre.jpg 598w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/sabatai-zev-hebre-300x177.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 598px) 100vw, 598px\" \/><\/a><figcaption class=\"wp-element-caption\"><strong>Sabatai Zev\u2019i (1626 \u2013 1676)<\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Zevi manifestoi dhunti t\u00eb fuqishme intelektuale. Ai fitoi dituri t\u00eb thella dhe t\u00eb shumanshme. U edukua me filozofin\u00eb mistike t\u00eb Kabal\u00ebs. Ai ka mbetur n\u00eb histori si nj\u00eb nga kabalist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Nj\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs i tij, po hebre, Nathani i Gaz\u00ebs, e njohu nga af\u00ebr Zevin dhe pa di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme tek ai. Nathani qe gjithashtu kabalist i madh. Sipas nj\u00eb profecie t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb trash\u00ebguar n\u00eb shekuj t\u00eb kabalist\u00ebve, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1666 do t\u00eb shfaqej n\u00eb bot\u00eb Mesia. Ky Mesi nuk do t\u00eb ishte Krishti i ardhur p\u00ebr s\u00eb dyti n\u00eb Tok\u00eb, sepse kabalist\u00ebt nuk e pranonin krishtin dhe ungjijt\u00eb, por do t\u00eb ishte nj\u00eb hebre q\u00eb do t\u00eb respektronte vet\u00ebm Talmudin. Shum\u00eb shpejt dhe Zevi u bind se fati i historis\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb ai do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht Mesia. Kjo bindje u b\u00eb e plotfuqishme dhe e patjet\u00ebrsueshme. Zevi krijoi nj\u00eb shoq\u00ebri sekrete dhe me ndihm\u00ebn e shkrimeve apokaliptike t\u00eb Nathanit t\u00eb Gaz\u00ebs, por dhe t\u00eb shkrimeve t\u00eb veta arriti t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb popullin e Izmirit iden\u00eb se Mesia q\u00eb prisnin hebrenjt\u00eb n\u00eb shekuj ishte pik\u00ebrisht Sabatai Zevi. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 1666 mes nj\u00eb ceremonie t\u00eb bujshme n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb ekstaze t\u00eb pap\u00ebrmbajtur popullore Sabatai Zevi u shpall Mesia dhe u vesh si profet dhe nisi t\u00eb sillet n\u00eb publik si nj\u00eb qenie e admiruar dhe e p\u00ebrcaktuar nga Zoti. Popullariteti qe i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe Zevi krijoi nj\u00eb fe t\u00eb re q\u00eb lidhej me mesianizmin e tij. Kjo fe, e quajtur si Sabataiz\u00ebm, qe nj\u00eb l\u00ebvizje mesianike dhe antinomiste brenda shtratit t\u00eb hebraizmit talmudist. Kjo fe e shekullit XVII u zgjerua dhe n\u00eb shekullin XVIII deri n\u00eb shekullin XX n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb diaspor\u00ebn hebraike. Zevi ka udh\u00ebtuar edhe n\u00eb Egjipt, Palestin\u00eb, Greqi dhe sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kulmin e lavdis\u00eb s\u00eb vet, Zevi shkoi n\u00eb Stamboll dhe i shkroi n\u00eb let\u00ebr sulltanit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga feja muslimane dhe t\u00eb pranonte Sabataizmin. L\u00ebvizja e Zevit k\u00ebrkonte liri shoq\u00ebrore p\u00ebr hebrenjt\u00eb dhe krijoi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr perandorin\u00eb. Veprimi i sulltanit qe i tmerrsh\u00ebm, Veziri i tij shqiptar, Qyprilliu e kapi Zevin dhe e vuri p\u00ebrpara xhelatit p\u00ebr t\u2019i prer\u00eb kok\u00ebn ose mund t\u2019ia falte jet\u00ebn po t\u00eb konvertohej n\u00eb muslimaniz\u00ebm. Zevit iu dhimbs jeta, hoqi dor\u00eb bot\u00ebrisht nga roli i tij si Mesi, u b\u00eb musliman dhe e ndryshoi emrin n\u00eb Mehmet Efendi. Sulltani e internoi Zevin n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Ulqinit ku ai jetoi shum\u00eb vjet si dizdar i k\u00ebshtjell\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e idhtar\u00ebve t\u00eb Zevit u zhg\u00ebnjyen me Mesian e tyre, por nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr mendoi se ky gjest i tij qe pjes\u00eb e martirizimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Mesias. Pas vdekjes s\u00eb Zevit feja e tij p\u00ebrjetoi nj\u00eb zhvillim t\u00eb madh. Nga Sabateizmi lind\u00ebn tre sekte t\u00eb tjera fetare:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Sekti i quajtur Dynme, q\u00eb u formua n\u00eb vitin 1683 n\u00eb Selanik, idhtar\u00ebt e t\u00eb cilit zyrtarisht kaluan n\u00eb fen\u00eb islame, por fshhurazi praktikonin fen\u00eb \u00e7ifute, pra ky sekt qe tipik i kripto-hebraizmit.<\/li>\n\n\n\n<li>Sekti i frankist\u00ebve q\u00eb u krijua n\u00eb vitin 1756 n\u00eb Poloni dhe n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit ishte Jakop Frank (1726 \u2013 1791). Frankist\u00ebt ishin \u00e7ifut\u00eb t\u00eb dikursh\u00ebm por q\u00eb kishin p\u00ebrqafuar fen\u00eb katolike romane, pra gjithashtu kripto-hebraike.<\/li>\n\n\n\n<li>L\u00ebvizja hasidiste, l\u00ebvizja pijetiste \u00e7ifute. Hasidizmi vjen nga fjala hebraike \u201chasid\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb bvesimi n\u00eb Zotin. Krijues i saj qe \u00e7ifuti polak Izrael Ben Eliezer (1700 \u2013 1760), t\u00eb cilin idhtar\u00ebt e tij e quanin Baal Shen Tov (akronimi \u2013 Besht \u2013 i) q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cMjeshtri i Emrave t\u00eb Mir\u00eb\u201d. Hasidizmi i p\u00ebrhap me shpejt\u00ebsi n\u00eb Rusi, Bjellorusi, Ukrain\u00eb, Hungari, Rumani etj.<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>N\u00eb shekullin XIX ekzistoni 100 bashk\u00ebsi hasidiste. K\u00ebt\u00eb rrym\u00eb mistike e p\u00ebrqafuan shtresat e ulta dhe t\u00eb varf\u00ebra, kund\u00ebr hasidizmit u ngrit\u00ebn tradicionalist\u00ebt e Ttalmudit. Fushat\u00ebn kund\u00ebr tyre e kryesoi Elia Ben Salomon (1720 \u2013 1797) nga Vilna e Lituanis\u00eb. Konflikti qe shum\u00eb i ashp\u00ebr. Por me kalimin e koh\u00ebs hasidizmi e humbi vrullin e tij revolucionar. Prandaj Mir\u00e7ea Eliade n\u00eb librin e tij \u201cFet\u00eb Bot\u00ebrore\u201d thot\u00eb se \u201chasidizmi humbi nga udh\u00ebheq\u00ebsit e sektit q\u00eb u degjeneruan dhe rr\u00ebnuan shembullin e dlir\u00ebsis\u00eb morale\u201d. Sot ekzistojn\u00eb disa grupe t\u00eb hasidist\u00ebve edhe n\u00eb Nju Jork t\u00eb SHBA. Ata kan\u00eb shkruar shum\u00eb libra prej t\u00eb cil\u00ebve m\u00ebsojm\u00eb disa parime baz\u00eb t\u00eb artikuluara dikur nga Zevi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne nuk i dim\u00eb mir\u00eb pik\u00ebpamjet mesianike t\u00eb Zevit. Por hasidist\u00ebt kan\u00eb trash\u00ebguar ide kryesore prej tij. Sipas tyre Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i gjith\u00ebpranish\u00ebm, ndodhet tek \u00e7do send dhe te \u00e7do njeri. Njeriu duhet ta zbuloj\u00eb Zotin brenda vetes s\u00eb tij. Nderimi i Zotit duhet t\u00eb b\u00ebhet jo vet\u00ebm n\u00eb tempuj por kudo, madje edhe gjat\u00eb ngr\u00ebnies, pirjes, t\u00eb fjeturit si dhe gjat\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnieve seksuale. Zoti \u00ebsht\u00eb burimi i g\u00ebzimit, ndaj hasidist\u00ebt k\u00ebndon\u00eb dhe vall\u00ebzojn\u00eb dhe vallet e tyre ngjajn\u00eb me vallen \u201cSema\u201d, t\u00eb sektit t\u00eb Xhelaludin Rumiut t\u00eb Iranit, t\u00eb grupit t\u00eb \u201cDervish\u00ebve q\u00eb vall\u00ebzojn\u00eb\u201d. Kjo m\u00ebnyr\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e panteizmit e afron doktrin\u00ebn e Zevit me bektashizmin shqiptar. Ka mund\u00ebsi q\u00eb bektashinjt\u00eb t\u00eb ken\u00eb konvertuar Zevin n\u00eb fen\u00eb e tyre. Intelektuali m\u00eb i madh dhe mendimtari m\u00eb i njohur hebraik i shekullit XX Martin Buber (1878 \u2013 1965) ka dashur ta ringjall\u00eb hasidizmin. Un\u00eb kam lexuar disa libra t\u00eb tij q\u00eb bazohen n\u00eb filozofin\u00eb dialogjike, t\u00eb dialogut Un\u00eb \u2013 Ti, ose Njeriu \u2013 Zoti.<\/p>\n\n\n\n<p>Historian\u00ebt e sekteve tregojn\u00eb se Sabataizmi si doktrin\u00eb fetare jo vet\u00ebm ka lindur hasidizmin por \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrym\u00eb asketike fetare n\u00eb trevat e banuara me hebrenj q\u00eb n\u00eb shekullin II p.e.s. K\u00ebta jan\u00eb quajtur nj\u00eb sekt i kuietist\u00ebve hebraik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ndryshim me hasidist\u00ebt e sheklullit XVIII praktikonin nj\u00eb hasidi\u00ebm ekstrem, k\u00ebta ishin njer\u00ebzit q\u00eb kund\u00ebrshtuan pushtimin helen dhe romak dhe u shquan n\u00eb kryengritjen e famshme t\u00eb Juda Makabeut q\u00eb pasqyrhet n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Bibl\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ky substrat fetar u mb\u00ebshtet dhe nj\u00eb rrym\u00eb tjet\u00ebr mistike q\u00eb u shfaq n\u00eb Gjermani n\u00eb shekullin XV q\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje doktrinare mb\u00ebshtetej n\u00eb Kabal\u00ebn dhe sidomos n\u00eb shkoll\u00ebn kabaliste t\u00eb themeluar nga rabini Elezar Vorms. Idet\u00eb dhe pik\u00ebpamjet kryesore t\u00eb hasidist\u00ebve, t\u00eb kabalist\u00ebve dhe vet\u00ebkuptohet idet\u00eb kryesore t\u00eb Sabatai Zevit duhet gjurmuar dhe studiuar n\u00eb vepr\u00ebn \u201cSefar ha hasidim\u201d \u2013 (Libri i t\u00eb devotshm\u00ebve).<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb Zevi ka shkruar shum\u00eb por librat e tij kan\u00eb arritur t\u00eb fragmentuar n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Biografi m\u00eb i madhe i Zevit dijetari i quajtur Gershon Sholem thot\u00eb se nga Zevi kan\u00eb mbetur fragmente q\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dikurshme shum\u00eb intensive.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam parasysh librin e G. Sholemit t\u00eb botuar n\u00eb 1873, ku gjej nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tep\u00ebr interesante q\u00eb thot\u00eb se pelegrin\u00ebt hebrenj t\u00eb Selanikut vinin dhe nderonin n\u00eb Ulqin varrin e Sabatati Zevit deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX. Pasuesit e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb jemen dhe n\u00eb Lond\u00ebr. Por qendrat m\u00eb virtuale t\u00eb kultit t\u00eb Zevit kan\u00eb qen\u00eb Venediku dhe Selaniku. K\u00ebto qendra jan\u00eb t\u00eb njohura si komunitetet e kripto-hebrenjve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gushtin e vitit 1676 \u00ebsht\u00eb e njohur se komuniteti i hebrenjve t\u00eb Beratit n\u00eb Shqip\u00ebri i ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr Zevit q\u00eb i p\u00ebrgjigjet p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb Lib\u00ebr lutjesh hebraik. Letra e shkruar nga Zevi si p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e k\u00ebtij viti dhe mund t\u00eb datohet af\u00ebrsisht para dat\u00ebs 17 shtator 1676 kur ai vdes. Jan\u00eb pik\u00ebrisht hebrenjt\u00eb e Beratit q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar teqen dedikuar Zevit n\u00eb oborrin e Xhamis\u00eb s\u00eb Mbretit n\u00eb Berat.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam parasysh disa libra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr Zevin, librat e S.Ash, botuar n\u00eb 1874, t\u00eb S.Shvarc, botuar n\u00eb 1994, t\u00eb H.Norris, botuar n\u00eb 1993 dhe t\u00eb F. Redd botuar n\u00eb 1996. K\u00ebto libra kan\u00eb ringjallur interesin historik p\u00ebr Zevin. P\u00ebrgjith\u00ebsisht pranojn\u00eb tez\u00ebn se Zevi ka vdekur dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb Ulqin. K\u00ebt\u00eb tez\u00eb e mb\u00ebshtes dhe un\u00eb duke kund\u00ebrshtuar hamendjen e pasakt\u00eb t\u00eb arkeologut Myzafer Korkuti i cili pa asnj\u00eb baz\u00eb historike duke u nisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar nga nj\u00eb ose dy toponime gjoja me origjin\u00eb hebraike n\u00eb Fter\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me gjith\u00eb tradit\u00ebn e pranuar historikisht, ka b\u00ebr\u00eb g\u00ebrmime p\u00ebr t\u00eb gjetur varrin apokrif t\u00eb Zevit pik\u00ebrisht n\u00eb Fter\u00eb. Prishja e teqes n\u00eb Berat n\u00eb 1967 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe sepse jan\u00eb zhdukur disa d\u00ebshmi q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb pasur kjo teqe q\u00eb mund t\u00eb hidhnin drit\u00eb p\u00ebr kultin e Zevit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr vet\u00eb Beratin si nj\u00eb qend\u00ebr shqiptare virtuale t\u00eb sabateizmit, fakt ky me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb hebraizmit. P\u00ebr fatin e mir\u00eb tyrbja n\u00eb Ulqin ruhet e paprekur.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kam shkruar p\u00ebr Zevin jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr opinionin publik. Dua t\u00eb shtoj disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shkrimtar me origjin\u00eb shqiptare i quajtur Zyhdi Berisha i lindur n\u00eb 1944 n\u00eb Guci t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe q\u00eb jeton sot n\u00eb Podgoric\u00eb, ka botuar romanin \u201cYlli i Davidit\u201d, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb buj\u00eb t\u00eb madhe dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Ky roman ka si personazh edhe Sabatati Zevin. Aty tregohet se si veziri i madh shqiptar Qyprilliu e zuri Zevin dhe e burgosi n\u00eb burgun e Dardaneleve. Idhtar\u00ebt e Zevit besonin se Mesia i tyre ishte i pavdeksh\u00ebm se ai mund t\u00eb zhdukej n\u00ebnt\u00eb muaj dhe do t\u00eb kthehej kaluar mbi nj\u00eb luanesh\u00eb, duke mbajtur n\u00eb duar frer\u00ebt e gjarprit me shtat\u00eb krere, i shoq\u00ebruar nga v\u00ebllez\u00ebrit hebraik\u00eb matan\u00eb lumit Sabation. Por ndodhi krejt ndryshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Takimi i Zevit me sulltanin e madh ruhet i p\u00ebrshkruar n\u00eb nj\u00eb kronk\u00eb osmane q\u00eb quhet \u201cKronika e Abdiut\u201d. Sulltani urdh\u00ebroi ta zhvishnin Zevin krejt lakuriq me hallatet jasht\u00eb. Vuri para tij shigjetar\u00ebt dhe i tha se n\u00eb ishte profet duhej t\u00eb mos vritej nga shigjetat.<\/p>\n\n\n\n<p>Me zhveshjen e rrobave Zevit iu zhvesh dhe besimi mesianik dhe pranoi duke u dridhur se nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb rabin i thjesht\u00eb. Ai kishte n\u00eb gjoks nj\u00eb tatuazh me yllin e Davidit. Ky yll u shenja e shigjetave.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn pranoi q\u00eb t\u00eb konvertohej n\u00eb musliman. Sulltani e internoi n\u00eb Ulqin. Jetoi tek kulla e Balshajve ku gjendet dhe sot nj\u00eb kamare me yllin e Davidit t\u00eb gdhendur n\u00eb gur. Gjat\u00eb jet\u00ebs si dizdar i k\u00ebshtjell\u00ebs n\u00eb Ulqin ai u vetmua si askush. Por diturit\u00eb e tij fantastike e b\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb tregonte interes p\u00ebr Ulqinin shqiptar. Ai vizitoi manastirin benediktin t\u00eb Rotacit af\u00ebr Tivarit dhe pa qytetin e Shasit me shum\u00eb kisha t\u00eb rr\u00ebnuara nga mongol\u00ebt n\u00eb shekullin XIII. Ai shkruante letra. Kishte mall sidomos p\u00ebr nj\u00eb nga tre grat\u00eb e veta q\u00eb la n\u00eb Izmir p\u00ebr Sara Elahun q\u00eb thuhet se qe nj\u00eb bukuroshe e madhe. Ai adhuronte vargjet e poetit hebre Juda Halebia:<\/p>\n\n\n\n<p>Ku t\u2019i gjej krah\u00ebt e shqiponj\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Ta shpie zemr\u00ebn time t\u00eb d\u00ebrmuar<\/p>\n\n\n\n<p>Larg, larg<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kodrat e shkreta t\u00eb mallit tim<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe duke u zvarritur ta puth tok\u00ebn e shenjt\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe zhveshur e zbathur dit\u00eb e nat\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb bredh g\u00ebrmadhave t\u00eb dashuris\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Ruhen disa letra t\u00eb Zevit drejtuar miqve t\u00eb tij q\u00eb u botuan n\u00eb revist\u00ebn \u201cGideon\u201d t\u00eb Zagrebit n\u00eb vitin 1924. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb tij m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00ebrmet t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb rr\u00ebnoi Ulqinin. Ai shkruan p\u00ebr 400 pirat\u00ebt algjerian\u00eb dhe p\u00ebr 400 pirat\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr 300 pirat\u00ebt zezak\u00eb q\u00eb luftonin shpesh me nj\u00ebri \u2013 tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai flet dhe p\u00ebr legjend\u00ebn e 30 murgeshave shqiptare q\u00eb u hodh\u00ebn nga k\u00ebshtjella e Ulqinit n\u00eb humner\u00eb q\u00eb t\u00eb mos binin n\u00eb duart e turqve. Shkruan p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Ulqinit q\u00eb nuk e fshehnin fytyr\u00ebn, as nuk i prisnin flok\u00ebt, p\u00ebr kostumet e tyre t\u00eb stolisura me monedha romake, maqedonase, bizantine, venedikase, madje dhe me florinj t\u00eb shteteve gjermanike. Zevi fliste gjasht\u00eb gjuh\u00eb ve\u00e7 asaj am\u00ebtare. Thuhet se gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb kishat e Shasit d\u00ebgjoheshin z\u00ebra t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm n\u00eb ilirisht, greqisht, latinisht, sllavisht, mongolisht dhe turqisht. Zevi sh\u00ebnon: \u201ct\u00eb gjith\u00eb flisnin nj\u00ebsoj\u201d. N\u00ebn mbikqyrjen e tij n\u00eb Ulqin kisha e sh\u00ebn Maris\u00eb e shekullit XV u shnd\u00ebrrua n\u00eb xhami. Megjith\u00ebse u b\u00eb mysliman Zevi fshehurazi agj\u00ebronte n\u00eb fest\u00ebn e Yon Kipurit dhe festonte t\u00eb Shtun\u00ebn e Shenjt\u00eb. Ka disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb m\u00ebvonshme q\u00eb thuhet se kufom\u00ebn e Zevit pas vdekjes e kan\u00eb ballcamosur. Pas vdekjes s\u00eb tij n\u00eb kull\u00ebn e Balshajve u gjet\u00ebn edhe librat e Halevis\u00eb, Jozef Ben Efraimit, Isak Ben Salomit, Majmonit si dhe botimi i par\u00eb i vepr\u00ebs kabalistike \u201cZohar \u201c t\u00eb vitit 1559. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb librin \u201cYlli i Davidit\u201d nuk duhen besuar plot\u00ebsisht se mund t\u00eb jen\u00eb edhe pjes\u00eb e fantazis\u00eb s\u00eb shkrimtarit. N\u00eb Muzeun e Tel Avivit n\u00eb Izrael ruhet letra e vetme origjinale e Zevit drejtuar bashk\u00ebkombasve t\u00eb tij n\u00eb Berat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit XX ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Bernshtajn, u interesua p\u00ebr lidhjet e Zevit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe na ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt. Ai ndalet sidomos n\u00eb nderimin q\u00eb kishin dervish\u00ebt e teqes s\u00eb Beratit p\u00ebr figur\u00ebn e Zevit.<\/p>\n\n\n\n<p>Prozatori i shquar nga Kosova Mehmet Kraja, miku im, ka shkruar nj\u00eb tregim t\u00eb bukur dhe kuptimplot\u00eb p\u00ebr Sabatati Zevin. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mua m\u00eb interesojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat historike.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p>Historia e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb studiuar shum\u00eb, por koh\u00ebt e fundit ka k\u00ebrkesa n\u00eb rritje nga disa dijetar\u00eb hebrenj p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb histori enciklopedike p\u00ebr hebraizmin n\u00eb Shqip\u00ebri. Botimi i librit t\u00eb Harvey Sarner p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hulli e hapur. D\u00ebshmia m\u00eb e hershme flet p\u00ebr nj\u00eb anije romake me skllev\u00ebr hebrenj nga Palestina n\u00eb shekullin I pas Krishtit q\u00eb e detyruar nga shtr\u00ebngata detare u p\u00ebrplas n\u00eb brigjet e Iliris\u00eb n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs. Skllev\u00ebrit hebrenj zbrit\u00ebn n\u00eb tok\u00eb dhe mbijetuan n\u00eb Shqip\u00ebri. Romak\u00ebt nuk u p\u00ebrpoq\u00ebn m\u00eb q\u00eb t\u2019i kapin. Iliria \u00ebsht\u00eb emri i vjet\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Emrin e Iliris\u00eb e p\u00ebrmend Shekspiri n\u00eb dy vepra t\u00eb tij si vendin e anijeve t\u00eb mbytyra.<\/p>\n\n\n\n<p>Enciklopedia Hebraike kur flet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, val\u00ebn e par\u00eb t\u00eb hebrenjve e lidh me Rom\u00ebn dhe i quan k\u00ebta hebrenj \u201cromaniot\u00eb\u201d. Historiani hebre Flav Jozefi flet p\u00ebr disa fshatra n\u00eb Shqip\u00ebri me popullsi hebreje madje me emra hebrenj si fjala vjen Palasa \u2013 Palestina, ose Orikum \u2013 Jeriko. Arkeolog\u00ebt kan\u00eb gjetur nj\u00eb sinagog\u00eb n\u00eb Dardani q\u00eb i p\u00ebrket shekullit II pas Krishtit. Nj\u00eb sinagog\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb Sarand\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb mozaik me figur\u00ebn e shandanit hebraik me shtat\u00eb qirinj. Vala e dyt\u00eb e hebrenjve vjen nga Selaniku n\u00eb shekullin XV, pasuar nga nj\u00eb grup tjet\u00ebr nga Hungaria. Historiani Jozef Jakoel, flet p\u00ebr hebrenjt\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri nga Greqia Veriore. N\u00eb mesjet\u00eb hebrenjt\u00eb ishin n\u00eb Vlor\u00eb, Elbasan, Berat dhe n\u00eb Durr\u00ebs. Disa dokumente q\u00eb mbajn\u00eb dat\u00ebn 24 mars 1281 flasin p\u00ebr tregtarin Venedikas Nikolla Martini, q\u00eb b\u00ebnte tregti me dy hebrenj nga Durr\u00ebsi t\u00eb quajtur Leon dhe Karotalis. N\u00eb 1366 nj\u00eb hebre nga Durr\u00ebsi i shiste krip\u00eb nj\u00eb treg\u00ebtari n\u00eb Raguz\u00eb. Milan Shuflai p\u00ebrmend q\u00eb n\u00eb noteratin e Durr\u00ebsit kishte dhe noter\u00eb hebrenj, madje i shkruanin dokumentat dhe n\u00eb hebraisht. N\u00eb shekullin XV shum\u00eb hebrenj emigrojn\u00eb nga Spanja n\u00eb Europ\u00eb. Gjat\u00eb inkuizicionit t\u00eb eg\u00ebr spanjoll sulltani i ftoi hebrenjt\u00eb t\u00eb jetonin n\u00eb perandorin\u00eb e tij, duke i quajtur hebrenjt\u00eb viktima t\u00eb persekutimit katolik si\u00e7 kishin qen\u00eb dhe mysliman\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Hebrenjt\u00eb nga Spanja njihen si \u201csefardik\u00eb\u201d dhe soll\u00ebn me vete gjuh\u00ebn ladino, nj\u00eb form\u00eb e alternuar q\u00eb flitet dhe sot tek hebrenjt\u00eb e Turqis\u00eb. Hebrenjt\u00eb spanjoll\u00eb n\u00eb fillim u vendos\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb ku nd\u00ebrtuan nj\u00eb sinagog\u00eb dhe varrezat e tyre. N\u00eb fund t\u00eb shekullit XVI hebrenjt\u00eb u larguan nga Vlora p\u00ebr arsye t\u00eb panjohura p\u00ebr t\u2019u kthyer p\u00ebrs\u00ebri \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb mesin e shekullit XIX. Hebrenjt\u00eb sefardik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjet\u00ebn koloni hebrenjsh m\u00eb t\u00eb hershme q\u00eb shkonin pas gjurm\u00ebve t\u00eb origjin\u00ebs deri n\u00eb shkollat antike t\u00eb Palesitin\u00ebs. Midis tyre pati asimilime por dhe p\u00ebr\u00e7arje p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve t\u00eb sefardik\u00ebve p\u00ebr superioritet kulturor ndaj hebrenjve m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm. K\u00ebshtu n\u00eb Selanik sefardik\u00ebt i asimiluan hebrenjt\u00eb e m\u00ebparsh\u00ebm. Por n\u00eb Janin\u00eb ose dhe n\u00eb disa qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndodhi q\u00eb hebrenjt\u00eb m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm t\u2019i asimilonin dhe sefardik\u00ebt. K\u00ebshtu ndodhi q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dalngadal\u00eb sefardik\u00ebt t\u00eb zhdukeshin. Historiani Jakoel thot\u00eb se \u201cne nuk dim\u00eb se ku shkuan sefardik\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, dim\u00eb q\u00eb ik\u00ebn por se ku nuk ka t\u00eb dh\u00ebna. Ata ishin n\u00eb Shqip\u00ebri. Tradita e tyre ruhet n\u00eb disa fshatra myslimane shqiptare ku vendasit thon\u00eb se dikur kishin qen\u00eb hebrenj, madje trash\u00ebgojn\u00eb deri m\u00eb sot emra hebrenjsh. Gjat\u00eb luft\u00ebs turko \u2013 veneciane 1675 shum\u00eb hebrenj u larguan nga Vlora dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb Berat. N\u00eb planin krahasimtar mund t\u00eb themi se hebrenjt\u00eb e Beratit i p\u00ebrkisnin grupit sefardik. Gjat\u00eb viteve 1778 deri 1822 hebrenjt\u00eb u persekutuan jo vet\u00ebm nga sulltani por edhe nga Ali Pash\u00eb Tepelena. Gjat\u00eb Revolucionit Grek hebrenjt\u00eb u barazuan me musliman\u00ebt dhe u akuzuan si besnik\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p>Vala e tret\u00eb e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi n\u00eb 1850. Ata erdh\u00ebn nga Janina, Preveza, qytete shqiptare dhe u vendos\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb. I pari i bashk\u00ebsis\u00eb hebreje n\u00eb Vlor\u00eb qe doktori Solomon Menahem Jamtov. Hebrenjt\u00eb e persekutuar nga grek\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri s\u00eb bashku me familjet e tyre. Por kolonit\u00eb hebreje p\u00ebrmenden n\u00eb vijim\u00ebsi shekujsh. N\u00eb vitin 58 pas Krishtit n\u00eb Durr\u00ebs ka pasur nj\u00eb koloni hebrenjsh t\u00eb krishter\u00eb dhe apostulli Pal u ka predikuar atyre. Nj\u00eb tjet\u00ebr apostull i njohur me emrin Apolon q\u00eb gjithashtu hebre i krishter\u00eb dhe konkurent me Palin. Pali ka predikuar dhe n\u00eb Korint dhe n\u00eb Selanik, ku b\u00ebrthamat e krishtera qen\u00eb hebrenjt\u00eb. Historian\u00ebt d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb se apostulli Pal ka dim\u00ebruar n\u00eb Nikopoj\u00eb, pra n\u00eb Prevez\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, fakt q\u00eb ai e p\u00ebrmend edhe n\u00eb letrat e tij. K\u00ebshtu shpjegohet pse disa sinagoga n\u00eb Shqip\u00ebri ishin m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb krishtera se sa talmudiste. Un\u00eb kam zbuluar se mozaiku i Antigones\u00eb me portretin e nj\u00eb burri dhe mbishkrimin Aparkeas i takon nj\u00eb sekti gnostik t\u00eb hebrenjve t\u00eb themeluar nga Bazilidi n\u00eb shekujt e par\u00eb pas Krishtit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shekullin XVII, misionar\u00ebt e Vatikanit d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb viset mbi Zadrim\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs ruheshin disa rite t\u00eb ve\u00e7anta hebraike t\u00eb shkrimit mbi buk\u00eb katrore t\u00eb ndara n\u00eb viza disa formula ritualistike dhe magjike q\u00eb lidhen me hebrenjt\u00eb. Pjet\u00ebr Bogdani ndon\u00ebse i citon dijetar\u00ebt hebrenj t\u00eb Kabal\u00ebs prap\u00ebseprap\u00eb e stigmatizon hebraizmin, duke e p\u00ebraf\u00ebrsuar me islamizmin. Akoma m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb rasti i Frang Bardhit i cili n\u00eb nj\u00eb relacion t\u00eb tij tregon nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb q\u00eb buron nga Libri i Danielit n\u00eb Bibl\u00ebn e Shenjt\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e tre djemve hebrenj q\u00eb mbreti i Babilonis\u00eb i futi n\u00eb nj\u00eb furr\u00eb prej bronzi por ata nuk u dogj\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb devotshm\u00ebris\u00eb hyjnore. Bardhi thot\u00eb se trupat e k\u00ebtyre tre hebrenjve gjenden t\u00eb ballsamosur dhe t\u00eb fshehur n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Podgoric\u00ebs, po n\u00eb troje t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb kup\u00eb e vizatuar me skena biblike ku \u00ebsht\u00eb edhe skena e tre hebrenjve n\u00eb furr\u00ebn e zjarrit por edhe tre profet\u00ebt hebrenj, Moisiu, Abrahami dhe Jona. N\u00eb mat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkopetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr me varre q\u00eb akoma dhe sot quhet \u201cvarret e xhullenjve\u201d. Xhullenj quheshin hebrenjt\u00eb, ose judejt\u00eb me origjin\u00eb nga Juda. K\u00ebrkimet e sotme shkencore tregojn\u00eb se n\u00eb shekullin XIII para Krishtit populli i filistin\u00ebve ka shtegtuar nga Iliria e Jugut p\u00ebr n\u00eb Palestin\u00eb dhe emri i Palestin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb toponim i filistin\u00ebve. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk jan\u00eb harmonizuar n\u00eb nj\u00eb studim sinkretik. Por at\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb disa rrethana t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb lidhjes mjedisore t\u00eb Sabatai Zevit me shqiptar\u00ebt. N\u00eb Kull\u00ebn e balshajve n\u00eb Ulqin ku jetoi dhe vdiq Zevi \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb altar me dy yje t\u00eb Davidit, ku Zevi lutej. K\u00ebto simbole ruhen akoma dhe sot. N\u00eb nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb monumentale n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Ulqinit \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb gur emblem\u00eb me figura heraldike q\u00eb jan\u00eb dy luan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe dy t\u00eb vegj\u00ebl me brir\u00eb kaprolli ku \u00ebsht\u00eb shkruar dhe mbishkrimi latin \u201cnemo profeta aceptus est in patria sua\u201d. Ky mbishkrim q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201casnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb profet n\u00eb atdheun e vet\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim nga ungjijt\u00eb. Por ky citim lidhet m\u00eb tep\u00ebr me Krishtin si nj\u00eb hebre q\u00eb iu kund\u00ebrvu talmudizmit hebraik. Besaoj q\u00eb ky citim latin i marr\u00eb nga Bibla e quajtur \u201cVulgata\u201d e atit kishtar me origjin\u00eb ilire Euseb Jeronimit nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ulqinin venedikas para pushtimit t\u00eb tij nga turqit. Besoj q\u00eb Zevi e ka par\u00eb me syt\u00eb e vet emblem\u00ebn heraldike dhe mbishkrimin ungjillor.<\/p>\n\n\n\n<p>Veprimtaria e Zevit n\u00eb Ulqin vlen t\u00eb gjurmohet. Ai nuk do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i pa shoq\u00ebruar. Identifikimi i varrit t\u00eb tij k\u00ebrkon detyrimisht dhe ngritjen e nj\u00eb p\u00ebrmendoreje ose memoriali p\u00ebr t\u00eb, duke t\u00ebrhequr vemendjen e t\u00ebr\u00eb turizmit bot\u00ebror. Lidhja e Zevit me Ulqinin dhe Beratin flet p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e intimitetit t\u00eb Zevit me shqiptar\u00ebt si dhe me hebrenjt\u00eb e trevave shqiptare. Ulqini dhe Berati kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb simbole p\u00ebrkujtimore p\u00ebr Zevin. K\u00ebto simbole pasurojn\u00eb historin\u00eb shqiptare dhe at\u00eb ballkanike.<\/p>\n\n\n\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb binomi Zevi \u2013 Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse shqiptar\u00ebt e shekullit XVII e mir\u00ebprit\u00ebn kaq shum\u00eb dhe kaq ngroht\u00eb Zevin?<\/p>\n\n\n\n<p>Arsyet jan\u00eb dy: s\u00eb pari sabateizmi qe nj\u00eb rrym\u00eb mistike opozitare kund\u00ebr pushtetit otoman. Kjo p\u00ebrkonte me vet\u00eb rebelizmin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Mos harrojm\u00eb se n\u00eb shekullin XVII shqiptar\u00ebt rebelohen fuqish\u00ebm kund\u00ebr sundimit otoman. \u00cbsht\u00eb e famshme kryengritja e udh\u00ebhequr nga Pjet\u00ebr Bogdani. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante q\u00eb n\u00eb kryevepr\u00ebn e Bogdanit \u201c\u00c7eta e profet\u00ebve\u201d ka njohuri t\u00eb shumta p\u00ebr Kabal\u00ebn p\u00ebr librat mistik\u00eb t\u00eb hebrenjve dhe citohen disa nga dijetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj hebrenj.<\/p>\n\n\n\n<p>A thua t\u00eb jet\u00eb e rast\u00ebsishme kjo gj\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo jehon\u00eb e fuqis\u00eb historike t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sabateimizmit edhe si nj\u00eb rebeliz\u00ebm kund\u00ebr osman\u00ebve?<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti shqiptar\u00ebt kishin p\u00ebrqafuar dhe p\u00ebrhapur n\u00eb shekullin XVII bektashizmin q\u00eb qe nj\u00eb devijim dhe nj\u00eb sekt heretik ndaj synive dhe myslimanizmit ortodoks. Kaq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo sa q\u00eb fare leht\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrehet se shum\u00eb ide qendrore t\u00eb panteizmit dhe t\u00eb Zotit teozofik jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta si te sabateist\u00ebt ashtu dhe te bektashian\u00ebt. Zevi i p\u00ebrket hebrenjve sefirot\u00eb. K\u00ebta em\u00ebrtohen k\u00ebshtu nga hebraishtja \u201csefirot q\u00eb shpreh Kabal\u00ebn sipas nj\u00eb doktrine t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo doktrin\u00eb thot\u00eb se Zoti \u00ebsht\u00eb i gjithpranish\u00ebm i fshehur dhe i paduksh\u00ebm. Veprimet e p\u00ebrditshme t\u00eb jet\u00ebs b\u00ebjn\u00eb q\u00eb manifestimet e Zotit t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb dukshme sipas dhjet\u00eb shkall\u00ebve: 1. Keter \u2013 kurora e Zotit, 2. Hokma \u2013 urt\u00ebsia e Zotit, 3. Binar \u2013 inteligjenca e Zotit, 4. Heseh \u2013 dashuria e Zotit, 5. Gebura \u2013 fuqia e Zotit, 6. Tiferet \u2013 m\u00ebshira e zotit, 7. Necah \u2013 gjith\u00ebkoh\u00ebsia e Zotit, 8. Hod- hiri i Zotit, 9. Jezot \u2013 baza e t\u00eb gjith\u00eb fuqive t\u00eb zotit, 10. Malku \u2013 esenca e Zotit. T\u00eb gjitha k\u00ebto ide p\u00ebrkojn\u00eb me teorin\u00eb e bektashinjve p\u00ebr shkrirjen tek Zoti. Shum\u00eb ide t\u00eb Naim Frash\u00ebrit p\u00ebr bektashizmin kan\u00eb af\u00ebrsi me panteizmin hebraik apo dhe me doktrin\u00ebn e filozofit t\u00eb madhe hebre Buruh Spinoza. K\u00ebto pik\u00eblidhje jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb plleshme dhe t\u00eb duksh\u00ebm midis qytet\u00ebrimeve dhe feve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p>Sabatati Zevi \u00ebsht\u00eb nga rastet e pakta n\u00eb histori q\u00eb realizon programin numerologjik t\u00eb profecis\u00eb s\u00eb shfaqjes s\u00eb Mesis\u00eb. Shpallja Mesi e Zevit n\u00eb 1666 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie e numrit fatal dhe t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm 666 q\u00eb ndodhet n\u00eb ballin e bish\u00ebs s\u00eb Apokalipsit. Dihet q\u00eb libri i Apokalipsit u shkrua nga sh\u00ebn Gjoni kur ai ishte i internuar n\u00eb ishullin e Patmosit dhe mbahet si nj\u00eb nga librat m\u00eb enigmatike t\u00eb Bibl\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Meqen\u00ebse jeta e Zevit pati nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb pariparueshme morale dhe besimi n\u00eb shekujt e m\u00ebvonsh\u00ebm ai u quajt Mesia e Rrem\u00eb. K\u00ebshtu cil\u00ebsohet Zevi n\u00eb t\u00eb gjitha enciklopedit\u00eb hebraike t\u00eb botuara deri m\u00eb sot. Zevi si Napoleoni donte t\u00eb pushtonte gjith\u00eb bot\u00ebn me idet\u00eb e tij dhe vdiq i vetmuar dhe i internuar si Napoleoni n\u00eb nj\u00eb mjedis detar jo n\u00eb sh\u00ebn Helen\u00eb\u2026 por n\u00eb Ulqin. P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat q\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb edhe personaliteti i \u00e7uditsh\u00ebm dhe gati i pabesuesh\u00ebm i Sabatati Zevit. Kjo merr m\u00eb tep\u00ebr kuptim nga fakti unikal q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb i vetmi popull n\u00eb Evrop\u00eb por dhe n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb antisemit\u00eb, kur dihet q\u00eb antisemitizmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjall\u00eb dhe shum\u00eb i eg\u00ebr edhe sot n\u00eb fillimin e shekullit XXI. Ia vlen t\u00eb shkruhet nj\u00eb lib\u00ebr i t\u00ebr\u00eb p\u00ebr Sabatati Zevin dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb s\u2019do t\u00eb ishte pa interes jo vet\u00ebm historik por dhe kulturologjik dhe religjioz. Amen!<\/p>\n\n\n\n<p>Post Scriptum<\/p>\n\n\n\n<p>Studiuesi amerikan Harvey Sarner n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ka shkruar p\u00ebr historin\u00eb e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmend nj\u00eb personalitet hebre, ambasadorin amerikan n\u00eb vitet 30 n\u00eb Shqip\u00ebri, Herman Bernshtajn. Ky ambasador studioi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rrethanat historike t\u00eb komuniteteve t\u00eb vogla hebraike gjat\u00eb shekujve n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht Bershtajn i cili \u00ebsht\u00eb interesuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr figur\u00ebn e madhe t\u00eb Sabatai Zevit. Bershtajni mendon se Zevi ka vdekur n\u00eb qytetin e Beratit n\u00eb 1676 dhe se varri i tij ka qen\u00eb n\u00eb bregun e lumit Osum dhe tek ky varr u nd\u00ebrtua nj\u00eb teqe bektashiane ku b\u00ebheshin pelegrinazhe nga njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha feve. Pas vitit 1967 kjo teqe u prish duke humbur k\u00ebshtu nj\u00eb gjurm\u00eb identifikimi. Po e sh\u00ebnoj k\u00ebtu d\u00ebshmin\u00eb e Bershtajnit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i hapur me diskutimin dhe tezat e shkrimit tim. Gjithsesi t\u00eb t\u00ebra t\u00eb dh\u00ebnat e nd\u00ebrthurura me llogjik\u00ebn historike t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb identifikimin e varrit t\u00eb Sabatai Zevit n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dShkruaj dhe lexo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013 Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2022\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HISTORIA E \u04aaUDITSHME E SABATAI ZEV\u2019it Nga Moikom ZeqoKam 20 vjet q\u00eb hulumtoj dhe torturohem nga historia e \u00e7uditshme e Sabatai Zevit. Ka shkruar disa shkrime p\u00ebr t\u00eb dhe e kam p\u00ebrmendur n\u00eb librat e mi. Kam shkuar n\u00eb qytetin e Ulqinit dhe kam par\u00eb me syt\u00eb e mi tyrben q\u00eb sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i p\u00ebrket [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14728,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,1],"tags":[3201,120],"class_list":["post-34001","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-uncategorized","tag-sabatai-zev","tag-ulqini"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34001"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34005,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34001\/revisions\/34005"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}