{"id":33991,"date":"2022-12-21T10:46:00","date_gmt":"2022-12-21T09:46:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33991"},"modified":"2023-05-06T11:44:53","modified_gmt":"2023-05-06T09:44:53","slug":"haxhi-ali-ulqinaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33991","title":{"rendered":"Haxhi Ali Ulqinaku"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"493\" height=\"540\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/haxhi-aliu.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/haxhi-aliu.jpg 493w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/haxhi-aliu-274x300.jpg 274w\" sizes=\"auto, (max-width: 493px) 100vw, 493px\" \/><\/figure>\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Historia e tij si zot brigjeve detare shqiptare, madje edhe gjith\u00eb Mesdheut p\u00ebr shum\u00eb vite, \u00ebsht\u00eb e dokumentuar nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, venetikasit, n\u00eb raportet q\u00eb jepeshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/h4>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb shqiptare, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb letrave, ai u p\u00ebrjet\u00ebsua n\u00eb tregimet, legjendat dhe k\u00ebng\u00ebt e folklorit popullor. Edhe sot, pas 4 shekujsh, detar\u00ebt shqiptar\u00eb apo t\u00eb huaj kur kalojn\u00eb af\u00ebr shpell\u00ebs me emrin e tij n\u00eb Karaburun iu bien sirenave t\u00eb anijeve, hedhin n\u00eb det buk\u00eb, shishe me vaj apo me ver\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb Haxhi Aliut.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kush ishte Haxhi Aliu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Haxhi Ali Ulqinaku ishte nj\u00eb nga kapedan\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb detit Mesdhe. Ai u lind n\u00eb Ulqin rreth vitit 1569, por origjin\u00ebn e kishte nga shqiptar\u00ebt e Kalabris\u00eb, n\u00eb vitet 1587-1593, kreu sh\u00ebrbimin ushtarak n\u00eb Forcat Detare osmane. Gjat\u00eb viteve 1594-1597, vazhdoi studimet n\u00eb shkoll\u00ebn ushtarake t\u00eb Detaris\u00eb n\u00eb Stamboll. Disa vite sh\u00ebrbeu n\u00eb Flot\u00ebn Detare Ushtarake t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Mesdhe. N\u00eb ato koh\u00eb Mesdheu rrihej kryq e t\u00ebrthor nga pirat\u00ebt e huaj: italian\u00eb, grek\u00eb,portugez\u00eb, spanjoll\u00eb e francez\u00eb q\u00eb populli i njihte me emrin \u201cfr\u00ebngj\u201d. Pik\u00ebrisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb rr\u00ebfen edhe misionari italian De Camilis, udh\u00ebtues n\u00eb brigjet tona e gati n\u00eb gjith\u00eb Mesdheun.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjat\u00eb udh\u00ebtimit tim n\u00eb k\u00ebto vise nuk hasa pengesa, megjith\u00ebse Deti Mesdhe gjat\u00eb asaj kohe ishte plot me pirat\u00eb\u201d, do t\u00eb shkruante ai, p\u00ebr udh\u00ebtimin e tij n\u00eb brigjet tona. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1668, kur De Camilis udh\u00ebtoi nga Italia p\u00ebr n\u00eb Dh\u00ebrmi e Himar\u00eb, ku edhe sh\u00ebrbeu si misionar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pasha i deteve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Trim\u00ebrit\u00eb dhe b\u00ebmat e Haxhi Aliut ishin t\u00eb njohura nga shum\u00eb detar\u00eb t\u00eb huaj. Kapedan\u00ebt e deteve e kishin si nj\u00eb kryekapedan. Nj\u00eb nd\u00ebr legjendat e shumta tregon se nj\u00eb pirat osman me orgjin\u00eb algjeriane nga Afrika i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr Haxhi Aliut, ku e k\u00ebrc\u00ebnonte se po e ndeshi n\u00eb ndonj\u00eb nga udh\u00ebt e detit do t\u2019ia rripte l\u00ebkur\u00ebn dhe do ta shtronte mbi syret e kuranit. Haxhi Aliu n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i jepte piratit algjerian shkruante: \u201cKafk\u00ebn t\u00ebnde un\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb kok\u00eb p\u00ebr \u00e7ibukun dhe do t\u00eb pi duhan me t\u00eb\u201d. P\u00ebr merita t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb i atribuoheshin k\u00ebtij kapedani n\u00eb zhdukjen e pirateris\u00eb venedikase, greke e malteze, Sulltan Selimi e gradon pasha (admiral) q\u00eb \u00ebsht\u00eb grada m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e detaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mes t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe legjend\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Thuhet se varri i tij dhe i t\u00eb birit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Sazan, nd\u00ebrsa goj\u00ebdh\u00ebna t\u00eb tjera thon\u00eb se varri i tyre ndodhet n\u00eb det t\u00eb hapur, aty ku nxin fundi i detit midis Kepit t\u00eb Karaburunit dhe Ishullit t\u00eb Sazanit. N\u00eb tok\u00eb, barinjt\u00eb e Karaburunit deri von\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit, n\u00eb shenj\u00eb kujtimi dhe respekti t\u00eb kapedanit t\u00eb shquar, u hiqnin zilet dhe k\u00ebmbor\u00ebt bag\u00ebtive, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebnin rrall\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Rapsod\u00ebt vlonjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e tyre kan\u00eb ruajtur kujtimet lidhur me veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij kryepirati. \u201cKush e njeh Haxhi Alin\u00eb\/ Ky n\u00eb det kishte kufin\u00eb\/ Haxhi Alia, ka\u00e7ak i detit\/ I doli zot t\u00ebr\u00eb miletit\/ Midis detit t\u00eb Sezanit\/ Luftoi e vdiq kapidani. N\u00eb shpell\u00eb xhind u ba Limani\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cHaxhi Aliu me t\u00eb birin\/porsi mbreti me vezirin\u201d, thot\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb tjet\u00ebr e vjet\u00ebr p\u00ebr at\u00eb pirat madh\u00ebshtor. I frym\u00ebzuar nga legjenda e Haxhi Aliut dhe Shpella e tij, shkrimtari i njohur i Bregut, Petro Marko b\u00ebri romanin \u201cShpella e Pirat\u00ebve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr vite me radh\u00eb zot i vet\u00ebm i Otrantos<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet 1609-1624, n\u00eb Kepin e Karaburunit, Haxhi Ali Ulqinaku u vendos s\u00eb bashku me te birin dhe dy testana (anije me vela), q\u00eb p\u00ebrdoreshin nga detar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb shekujt XVI-XVIII. Ai luftoi kund\u00ebr Ushtris\u00eb franceze e veneciane q\u00eb k\u00ebrkonin zot\u00ebrimin e brigjeve t\u00eb Adriatikut e Jonit. N\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Karaburunit, Haxhi Aliu bashk\u00ebpunoi me kapedan\u00ebt himariot\u00eb t\u00eb detit dhe me barinjt\u00eb vendas kund\u00ebr pirat\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb sulmonin k\u00ebto brigje. Pylli i Karaburunit ishte furnizuesi i Haxhi Aliut me l\u00ebnd\u00eb druri p\u00ebr nd\u00ebrtimin e anijeve luftarake, anije, t\u00eb cilat me veprimtarin\u00eb e tyre ishin p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb mezokanal. Sipas goj\u00ebdh\u00ebnave, Haxhi Aliu me anijet e tij t\u00eb shpejta rrihte brigjet veriore t\u00eb Afrik\u00ebs deri n\u00eb Misir e Spanj\u00eb. Vendi ku ai strehohej n\u00eb Karaburun ishte nj\u00eb shpell\u00eb karstike, prej tij ajo mori edhe emrin Shpella e Haxhi Aliut. Rreth viteve 1623-1624, n\u00eb brigjet e Otrantos u ndesh me anijet e Venedikut dhe t\u00eb Anglis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb ekspedit\u00eb ushtarake t\u00eb pabarabart\u00eb, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim eleminimin e t\u00eb gjitha mjeteve lundruese rebele nga brigjet e Mesdheut. Megjith\u00ebse ata ishin t\u00eb shumt\u00eb e t\u00eb pajisur me mjete t\u00eb fuqishme lundrimi, Haxhi Aliu u rezistoi dhe ata nuk arrit\u00ebn ta thyenin apo ta zinin rob.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fundi i Haxhi Aliut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Beteja e fundit ka qen\u00eb ajo e vitit 1625 n\u00eb Kanal t\u00eb Otrantos, ku kund\u00ebrshtari ishte superior n\u00eb mjete dhe forca. N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb v\u00ebshtira Haxhi Alia me anijen e tij t\u00eb shpejt\u00eb mundi ta \u00e7aj\u00eb rrethimin dhe t\u2019i afrohet kepit t\u00eb Gjuhz\u00ebs, i ndjekur hapa pas hapi nga kund\u00ebrshtar\u00ebt, deri tek vendi i quajtur \u201cMaja e Frengut\u201d, mbi shpell\u00eb n\u00eb Karaburun, ku edhe u vra s\u00eb bashku me t\u00eb birin duke luftuar me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb. N\u00eb tetor 1962 detar\u00ebt shqiptar\u00eb (pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb marin\u00ebs luftarake) i ngrit\u00ebn nj\u00eb bust brenda repartit, p\u00ebrball\u00eb hyrjes n\u00eb portin e Ishullit t\u00eb Sazanit, duke e konsideruar k\u00ebshtu si nj\u00eb sh\u00ebmbulltyr\u00eb t\u00eb detaris\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr shqiptare. Busti u hoq pa asnj\u00eb arsye n\u00eb vitin 1974-\u201975. \/KohaNet\/<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dShkruaj dhe lexo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013 Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2022\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e tij si zot brigjeve detare shqiptare, madje edhe gjith\u00eb Mesdheut p\u00ebr shum\u00eb vite, \u00ebsht\u00eb e dokumentuar nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, venetikasit, n\u00eb raportet q\u00eb jepeshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb shqiptare, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb letrave, ai u p\u00ebrjet\u00ebsua n\u00eb tregimet, legjendat dhe k\u00ebng\u00ebt e folklorit popullor. Edhe sot, pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11514,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-33991","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33991"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33991\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34779,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33991\/revisions\/34779"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11514"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}