N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qyteteve t\u00eb mo\u00e7me shqiptare – Ulqini, qend\u00ebr e madhe iliro-arb\u00ebrore<\/p>\n\n\n\n
Shkruan prof. Dr. Jahja Dran\u00e7olli*<\/p>\n\n\n\n
Vendbanimi i Ulqinit daton nga shekulli XV-XII para er\u00ebs son\u00eb, koh\u00eb e cila ve\u00e7ohet me diferencime etnike dhe me paraqitjen e etnosit ilir n\u00eb histori. K\u00ebt\u00eb qytet-lima e z\u00ebn\u00eb ngoje historian\u00ebt dhe gjeograf\u00ebt e njohur t\u00eb antikitetit, Plini, Tit Livi, Ptolemeu dhe Tabela e Pojtingerit. Nd\u00ebrkaq n\u00eb Mesjet\u00eb historiani bizantin Kostadin Porfirogjeneti n\u00eb vepr\u00ebn \u201cDe administrando imperio\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Lasht\u00ebsia e qytetit
<\/strong>Gjurm\u00ebt e para t\u00eb lokalitetit t\u00eb Ulqinit v\u00ebrehen n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet shek. XV-XII para Krishtit, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga kjo koh\u00eb daton lokaliteti Shk\u00ebmbi i Kuq n\u00eb Zogaj, n\u00eb rrethin e Ulqinit t\u00eb sot\u00ebm. Ulqini n\u00eb periudh\u00ebn paraurbane dhe urbane paraqiste nj\u00eb tip t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb k\u00ebshtjellave ilire. Nga ndonj\u00eb studi-ues serioz, banor\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Ulqinit kan\u00eb qen\u00eb Taulant\u00ebt. Nd\u00ebrkaq, sipas Plinit, Labeatet ilir\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Ulqin edhe gjat\u00eb sundimit romak. Me ardhjen e romak\u00ebve (163 para\/Kr.), qyteti zuri t\u00eb quhet Olcinium. \u00cbsht\u00eb e njohur se romak\u00ebt shum\u00eb her\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb themelojn\u00eb vendbanime p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet\u00eb. Vendbanime t\u00eb tilla, ata i quanin konventa apo oppida. N\u00eb vargun e tyre hynte edhe Olciniumi. Me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr e ndeshim te Plini dhe Tit Livi. Plini, historian i antikitetit, thek-sonte se Olcinium (Ulqini i sot\u00ebm) m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur Colchinium, meq\u00eb e kan\u00eb themeluar Kolkasit (\u201cOlcini, m\u00eb par\u00eb i quajtur Kolkin, sepse u themelua prej kolkasve\u201d, C. Plini Secundi, Naturalis Historiae, lib. III, 22[26]). Lidhur me zhvillimin historik t\u00eb Ulqinit n\u00eb koh\u00ebn e antikitetit ruhen pak t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shkruara. P\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb njoftimet e historianit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb antikitetit, Tit Livit, i cili Ulqinin e z\u00eb ngoje n\u00eb kontekst t\u00eb Luft\u00ebs III iliro-romake (\u201c\u2026 n\u00eb Iliri L. Anici si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, n\u00ebnshtroi mbretin Gent, dhe pasi vendosi nj\u00eb roje n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb ishte kryeqyteti, vuri n\u00eb krye t\u00eb saj Gabinin dhe n\u00eb qytetet e r\u00ebnd\u00ebsishme Rizon dhe Ulcini, K. Licinin\u201d (Titi Livi, Ab Urbe Condita, lib. XLV, 26, 3). Livi b\u00ebn fjal\u00eb edhe p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e ulqinak\u00ebve kund\u00ebr roma-k\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn e Gentit.
Emri i qytetit
<\/strong>Nga fundi i shek. XIX, l\u00ebvizja m\u00eb e madhe b\u00ebhet n\u00eb pjes\u00ebn qendrore dhe t\u00eb dyst\u00eb t\u00eb qytetit dhe n\u00eb kodr\u00ebn juglindore, por Ulqini i vjet\u00ebr i koh\u00ebs romake gjendej n\u00eb veri t\u00eb k\u00ebtij qyteti t\u00eb dyfisht, n\u00eb nj\u00eb vend me g\u00ebrmadha, i cili sot quhet Ulqini i vjet\u00ebr (n\u00eb harta gjeografike Dulcigno Vecchio), madje, po k\u00ebt\u00eb em\u00ebr e mbante edhe gjat\u00eb mesjet\u00ebs (Dulcignum, Olsignum, Licinium, romanisht-Dolchin, sllavisht-Licin). Te gjeografi m\u00eb i madh i antikitetit Ptolemeu (shek. II pas\/Kr.) e gjejm\u00eb si Olkinion. Vicinium, nd\u00ebrkaq, ishte emri i qytetit, q\u00eb paraqitet si stacion me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb shek. III, sipas itinerarit rrugor Tabula Peutingeriana. Po m\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr e nde-shim edhe n\u00eb Kosmogarafin\u00eb (Cosmo-graphia) e Anonimit t\u00eb Raven\u00ebs (Ravennatis Anonymi).
Gjat\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb hershme, Ulqini e ruan emrin e vjet\u00ebr. M\u00eb von\u00eb jan\u00eb gjetur g\u00ebrmadha n\u00eb ishullin e vog\u00ebl af\u00ebr kepit, q\u00eb gjendet n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Ulqinit t\u00eb sot\u00ebm, n\u00eb gjirin t\u00eb Krru\u00e7it, e q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kan\u00eb ubikuar me Ulqinin e vjet\u00ebr (\u201cIn mari Dulcini veteris\u201d). Nd\u00ebrkaq, n\u00eb shek. VIII dhe n\u00eb fillim t\u00eb shek. IX \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kontinuiteti i jet\u00ebs qytetare n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokalitet. Nga kjo koh\u00eb daton edhe nj\u00eb kish\u00eb e stilit pararoman. Themelet e k\u00ebsaj kishe jan\u00eb gjetur me rastin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kishe n\u00eb koh\u00ebn e Balshajve. Ajo q\u00eb t\u00ebrheq\u00eb m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendjen k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb zbulimi i Tabernakullit (lat.-ciborium), q\u00eb ruhet edhe sot dhe fsheh k\u00ebto mbishkrime latine: Ulcinium, Dulcinium, Dulcig-num, Olchinium, Olsignum, Licinium, Lukindum dhe Lecina. Nga k\u00ebto mbishkrime mund t\u00eb konstatohet, se n\u00eb Ulqin ka ekzistuar vijim\u00ebsia e jet\u00ebs qytetare prej koh\u00ebs antike n\u00eb at\u00eb mejetare. K. Porfirogjenet (perandor dhe historian bizantin, shek. X) n\u00eb vepr\u00ebn e tij monumentale \u201cDe Admini-strando Imerio\u201d, theksonte se Lezha, Tivari dhe Ulqini kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura administrativisht dhe n\u00eb apektin strategjik me Them\u00ebn e Durr\u00ebsit, dhe k\u00ebto i konsideronte p\u00ebr fortifikata (ta kastilia). N\u00eb koh\u00ebn e fushat\u00ebs s\u00eb Samu-ilit n\u00eb Dalmaci n\u00eb vitin 980, Ulqini me siguri ka qen\u00eb i fortifikuar, meq\u00eb Samuili, edhe pse e rrethoi gjat\u00eb nuk mundi ta pushtonte.
Qyteti, gjat\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb zhvilluar, kishte nj\u00eb port\u00eb nga ana e detit dhe nj\u00eb nga ana e tok\u00ebs. Shk\u00ebmbi ulet nga ana e detit. K\u00ebtu ishte pika m\u00eb e dob\u00ebt e murit t\u00eb qytetit, e cila ishte forcuar me nj\u00eb pirg shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb (\u201cla torre delle Madona\u201d) dhe me bastionin e sh\u00ebn Dominikut. N\u00eb vitin 1370 Ulqini u b\u00eb qend\u00ebr konsullare venedikase. Qyteti e zgjeroi rrethin e vet n\u00eb kurriz t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit t\u00eb Shasit (1406). Pas shum\u00eb riparimeve venedikase (1429) dhe pas termetit katastrofik (m\u00eb 1444), q\u00eb d\u00ebmtoi r\u00ebnd k\u00ebshtjell\u00ebn, muret e qytetit dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sht\u00ebpive; k\u00ebto mure quhen ende antike (1553, aniche mura, caduchi e vecchie) dhe nuk kishin korridore me frengji n\u00eb vend q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb pjerr\u00ebt (sopra alti grebani), k\u00ebshtu q\u00eb nuk ishte e mundur p\u00ebr tu kapur p\u00ebrqark mureve t\u00eb qytetit.
N\u00eb Ulqinin e sot\u00ebm gjejm\u00eb disa indikacione, t\u00eb cilat mund t\u00eb flasin n\u00eb favor t\u00eb identifikimit me Olcinium-in. K\u00ebtej, studiuesit Prashniker dhe Shober (Praschniker-Schober) theksojn\u00eb se n\u00eb themelet e nj\u00eb kishe t\u00eb stilit roman, kan\u00eb gjetur gur\u00eb t\u00eb gdhendur t\u00eb gelqer\u00ebs n\u00eb p\u00ebrdorim sekundar. Gur\u00eb t\u00eb till\u00eb studiuesit e p\u00ebrmendur kan\u00eb gjetur n\u00eb nj\u00eb mur t\u00eb nd\u00ebrtuar pa lla\u00e7, i cili \u00ebsht\u00eb gjetur af\u00ebr nj\u00eb kishe, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb qytetit t\u00eb sot\u00ebm. N\u00eb murin per\u00ebndimor t\u00eb Ulqinit, para dyerve t\u00eb hyrjes, n\u00eb drejtim t\u00eb varrezave, muri i ri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi t\u00eb vjetrin. Konstruksioni i murit t\u00eb vjet\u00ebr u sh\u00ebmb\u00ebllen mureve \u00e7iklopike, zbulim ky n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n
Qend\u00ebr e princ\u00ebrve Balshaj
<\/strong>N\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Gjergj Strazimir Balsh\u00ebs (1385-1405), Ulqini shpall\u00ebt qend\u00ebr e princ\u00ebrve Balshaj. Raguzan\u00ebt, Gjergj Strazimirin e konsideronin si \u201cPrinc t\u00eb Ulqinit\u201d. Ky qytet, t\u00ebrhoqi v\u00ebmendj\u00ebn e pushtues\u00eb-ve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb mesjet\u00ebs, si t\u00eb nemanjid\u00ebve, mongol\u00ebve, venedika-s\u00ebve dhe turq\u00ebve. Pasi q\u00eb e kishin n\u00ebn-shtruar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb, turqit pushtuan Ulqinin m\u00eb 1571.
Meq\u00eb, Ulqini nj\u00eb koh\u00eb ishte qend\u00ebr e Balshajve, kurse republika e Venedikut kishte aspirata t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr qytetet p\u00ebrqark, n\u00eb vitin 1405 qytetar\u00ebt e Ulqinit, p\u00ebr t’u ikur trazirave, e zgjodh\u00ebn Venedikun p\u00ebr mbrojt\u00ebs t\u00eb tyre. Shtytje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht vdekja e Gjergj Strazimirit dhe sundi-mi i dob\u00ebt i Balsh\u00ebs III. Mir\u00ebpo, n\u00eb vitin 1413 Balsha III b\u00ebn\u00eb kthes\u00eb duke e kthyer Ulqinin, t\u00eb cilin e mbajti deri n\u00eb vdekje (1421).
Pozita e mir\u00eb e Ulqinit, sidomos lidhjet e mira me hinterlandin, i b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb b\u00ebhet qend\u00ebr m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi detare-tregtare. N\u00eb limanin e Ulqinit jan\u00eb par\u00eb detar\u00ebt-tregtar\u00ebt e financier\u00ebt nga qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb evrop\u00ebs, e ve\u00e7an\u00ebrisht venedikasit dhe raguzan\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n
Kuvendi dhe zhvillimi kulturor i qytetit
<\/strong>Ulqini sikur edhe qytetet e p\u00ebrparuara bregdetare n\u00eb Mesjet\u00eb, zot\u00ebronte Kuvendin e Qytetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb lart\u00eb tuboheshin bujar\u00ebt dhe zejtar\u00ebt e k\u00ebtij qyteti. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij Kuvendi n\u00eb tubime t\u00eb veta kan\u00eb pasur t\u00eb drejta t\u00eb barabarta. Ulqini kishte edhe Statutin, i cili daton nga viti 1330.
Ulqini, duke zot\u00ebruar t\u00eb gjitha tipar\u00ebt e qyteteve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb koh\u00ebs, mes tjerash, u shqua edhe si qend\u00ebr e njohur kulturore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet u zhvillua nj\u00eb veprimtari e gj\u00ebr\u00eb artistike K\u00ebtu kan\u00eb ardhur n\u00eb shprehje edhe format e arteve figurative aktuale p\u00ebr koh\u00ebn kur u zhvilluan. K\u00ebtej, qyteti zot\u00ebronte me nj\u00eb pun\u00ebtori t\u00eb njohur skalit\u00ebsve. Pun\u00ebt e tyre datojn\u00eb nga vitet 813-820. N\u00eb puntorin\u00eb e Ulqinit jan\u00eb skalitur vepra t\u00eb m\u00ebdha artistike, q\u00eb zihen ngoje n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Adriatikut, sidomos gjat\u00eb shek. XIV, ku u shquan skalit\u00ebsit, Mikeli, Gjergj dhe Gjoni. Arkitektura n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet duhet t\u00eb ket\u00eb pasur tradit\u00eb t\u00eb mo\u00e7me. Nga shtresa e Ulqinit mesjetar, ruhen disa g\u00ebrmadha t\u00eb godinave, q\u00eb kan\u00eb elemente t\u00eb stilit romanik dhe gotik. N\u00eb vitin 1397, Gjergj Strazimiri b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Ulqinit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ai angazhoi njer\u00ebz edhe nga Raguza dhe Venediku. K\u00ebto projekte t\u00eb nisura nga Gjergj Strazimiri i vazhdoi Balsha III. Duke qen\u00eb se Ulqiqni n\u00eb aspektin e organizimit kishtar ishte nj\u00eb ipeshkvi e njohur, n\u00eb koh\u00ebn e Gjergj Strazimirit u nd\u00ebrtua edhe katedrala e qytetit. N\u00eb nd\u00ebrtimin e saj mor\u00ebn pjes\u00eb mjeshtar\u00ebt e njohur, q\u00eb kan\u00eb punuar, mes tjerash, edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e kishave n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos n\u00eb Pej\u00eb dhe De\u00e7an. Derisa burimet materiale na mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb flasim sadopak p\u00ebr arkitektur\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Ulqinit, sa i p\u00ebrket artit skulpturor (edhe pse jan\u00eb gjetur rast\u00ebsisht eksponate t\u00eb gdhendu-ra n\u00eb gur) dhe piktur\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb mjaft modeste. Prej t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sip\u00ebrme mund t\u00eb konkludojm\u00eb se Ulqini ishte nj\u00eb qend\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb Detit Adriatik dhe se roli i tij v\u00ebrehet q\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb qytet\u00ebrimit, duke mos u nd\u00ebrprer\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n\n\n\n
*Prof. Dr. Jahja Dran\u00e7olli \u00ebsht\u00eb drejtor i Insti-tutit Arkeologjik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shef i Katedr\u00ebs s\u00eb Historis\u00eb t\u00eb Universitetit n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dShkruaj dhe lexo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013 Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2022\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong> P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qyteteve t\u00eb mo\u00e7me shqiptare – Ulqini, qend\u00ebr e madhe iliro-arb\u00ebrore Shkruan prof. Dr. Jahja Dran\u00e7olli* Vendbanimi i Ulqinit daton nga shekulli XV-XII para er\u00ebs son\u00eb, koh\u00eb e cila ve\u00e7ohet me diferencime etnike dhe me paraqitjen e etnosit ilir n\u00eb histori. K\u00ebt\u00eb qytet-lima e z\u00ebn\u00eb ngoje historian\u00ebt dhe gjeograf\u00ebt e njohur t\u00eb antikitetit, […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33972,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[3198,224,3197,3196],"class_list":["post-33968","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-balshaj","tag-kalaja-e-ulqinit","tag-muret-mbrotjese-te-kalase","tag-ulqini-vjeter"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33968"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33968\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33975,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33968\/revisions\/33975"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}