{"id":3395,"date":"2015-05-15T21:08:08","date_gmt":"2015-05-15T19:08:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3395"},"modified":"2015-05-15T21:08:08","modified_gmt":"2015-05-15T19:08:08","slug":"disa-kujtime-nga-aktivitetet-e-fondacionit-dede-gjoluli-ne-new-york","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3395","title":{"rendered":"DISA KUJTIME NGA AKTIVITETET E  FONDACIONIT DED\u00cb GJO\u2019LULI N\u00cb NEW YORK"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-3396 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli-300x250.jpg\" alt=\"Dede-gjon-luli\" width=\"300\" height=\"250\" \/><\/a>DISA KUJTIME NGA AKTIVITETET E\u00a0 FONDACIONIT DED\u00cb GJO\u2019LULI N\u00cb NEW YORK<br \/>\n(Me rastin e 20-vjetorit t\u00eb themelimit dhe tani t\u00eb shuarjes)<\/p>\n<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n<p>Dekada e fundit e shekullit t\u00eb kaluar ishte nj\u00ebra nd\u00ebr periudhat m\u00eb t\u00eb\u00a0 stuhishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar. Ishte\u00a0 dekada e r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e luft\u00ebs p\u00ebr liri\u00a0 n\u00eb Kosov\u00eb. Shqiptar\u00ebt atdhetar\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs dhan\u00eb kontibut t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnjen e diktatur\u00ebs shqiptare dhe p\u00ebr lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe nga Mali i Zi ishin aktiv\u00eb n\u00eb shum\u00eb veprimtari shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare.Ata merrnin pjes\u00eb n\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha aktivitetet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Pjes\u00ebmarrja e tyre ishte individuale dhe organizatat e m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb her\u00eb nuk i p\u00ebrfillnin k\u00ebrkesat e tyre.Shumica e mal\u00ebsor\u00ebve aktiv\u00eb e pan\u00eb si t\u00eb domosdoshme themelimin e nj\u00eb shoqate ose organizate e cila mund t\u00eb perfaq\u00ebsonte shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre trojeve.<\/p>\n<p>U bisedua shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ceshtje dhe m\u00eb n\u00eb fund arrit\u00ebn marr\u00ebveshjen e nj\u00eb takimi shoq\u00ebror. Kjo mbledhje u mbajt\u00eb n\u00eb Eastwood Manor n\u00eb Bronx. Aty u ftuan dhe mor\u00ebn pjes\u00eb dhjet\u00ebra mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb fiseve dhe familjeve shume t\u00eb njohura t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Mbledhjen e kishte thirr\u00eb aktivisti dhe biznismeni i njohur Palok\u00eb Gjergj Uci-Vulaj. Zoti Vulaj foli gj\u00ebrsisht p\u00ebr q\u00ebllimin e kesaj mbledhje dhe n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb pranishmit diskutuan dhe b\u00ebn\u00eb debate n\u00eb lidhje me q\u00ebllimet e k\u00ebsaj organizate. Natyrisht se kishte edhe kund\u00ebrshtime t\u00eb ndrshyme. Shumica votoi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb themelimit. Gjat\u00eb diskutimeve u njoftua publikisht se kjo organizat\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb aktivitete politike, komb\u00ebtare dhe kulturore. Shumica e pranoi propozimin e k\u00ebtyre aktiviteteve. M\u00eb ne fund u bisedua p\u00ebr em\u00ebrin dhe statutin e k\u00ebsaj shoqate. T\u00eb gjith\u00eb ran\u00eb dakord q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb organizat\u00eb jo fitimprur\u00ebse.Shoq\u00ebrisht vendos\u00ebn q\u00eb k\u00ebtij\u00a0 Fondacioni t\u00eb i jepet em\u00ebri i heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Ded\u00eb Gjo\u2019Luli.Pas Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut,Ded\u00eb Gjo\u2019Luli \u00ebshte em\u00ebri m\u00eb i dashur dhe i nderuar n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe.<br \/>\nDed\u00eb Gjo\u2019Luli \u00ebsht\u00eb mal\u00ebsori m\u00eb i p\u00ebrmendur p\u00ebr atdhedashuri,p\u00ebr bes\u00eb e trim\u00ebri . Em\u00ebrin e Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit e soll\u00ebm ne Amerik\u00eb nga vendlindja,q\u00eb mbetet sot e k\u00ebsaj dite nje pasuri e madhe morale,sepse \u00ebsht\u00eb hero komb\u00ebtar nga vendlindja jon\u00eb. N\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr Ded\u00eb Gjo\u2019Lulin\u00a0 flitej e k\u00ebndohej m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr asnj\u00eb hero tjet\u00ebr. Ai\u00a0 ishte simbol i lirise, i pavar\u00ebsis\u00eb dhe i bashkimit kombetar. \u00cbsht\u00eb dhe mbetet figura q\u00ebndrore n\u00eb historin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Radi-stacionet shqiptare,sidomos Radio-Tirana transmetonin vazhdimisht k\u00ebng\u00eb e melodi p\u00ebr trimin ton\u00eb legjendar Ded\u00eb Gjo\u2019Lulin.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb \u00ebmer t\u00eb nderuar e gjet\u00ebm edhe tek shqiptar\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Amerikes sidomos tek ata q\u00eb kishin m\u00ebrguar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ata kishin m\u00ebsuar nga historia p\u00ebr kontributin e Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebrise.<br \/>\nPjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebto mbledhje ishin shume t\u00eb lumtur q\u00eb midis tyre kishte edhe burra t\u00eb vellaz\u00ebris\u00eb s\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit.N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes shquhej\u00a0 Vat\u00eb Marash Doka-Dedvukaj, i cili n\u00eb vitin 1972 kishte financuar ngritjen e Memorialit t\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit n\u00eb Kod\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb Traboin t\u00eb Hotit. N\u00eb at\u00eb ceremoni madheshtore kishin marr\u00eb pjes\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb. N\u00eb at\u00eb p\u00ebrurim ishin mbajtur fjalime me p\u00ebrmbajtje patriotike si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrkujtimi i 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skenderbeut n\u00eb vitin 1968, dhe p\u00ebrurimi i Memorialit t\u00eb\u00a0 Ded\u00eb Gjo Lulit n\u00eb Hot kishin q\u00ebn\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr nj\u00eb ringjallje komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.\u00a0 Politika jugosllave nuk e p\u00eblqente shume nderimin e mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr Ded\u00eb Gjo\u2019Lulin,por shqiptar\u00ebt atdhetar\u00eb nuk \u00e7anin kok\u00ebn p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre.<br \/>\nN\u00eb\u00a0 mbledhjen\u00a0 e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Bronx, New York kryetar i Fondacionit Ded\u00eb Gjo\u2019Luli u zgjodh\u00eb zot\u00ebri Palok\u00eb Vulaj,dhe m\u00eb von\u00eb ai \u00ebmeroi bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb. N\u00eb at\u00eb mbledhje u propozua q\u00eb me rastin e 85-vjetorit te Kryngritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1996, n\u00eb Universitetin Fordham t\u00eb New Yorkut t\u00eb mbahej nj\u00eb simpozium shkencor kushtuar k\u00ebtij p\u00ebrvjetori. Ky propozim e pranua pa asnj\u00eb kund\u00ebrshtim. N\u00eb mbledhjet e m\u00ebvonshme u caktua data dhe ftesa p\u00ebr\u00a0 personalitetet e shquara t\u00eb historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare,bile midis tyre ishte edhe nj\u00eb dijetare amerikane. Grupin e profesor\u00ebve dhe t\u00eb dijetar\u00ebve shqiptar\u00eb e drejtonte Profesor Shaban Demiraj,kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga Kosova mor\u00ebn pjes\u00eb Profesor Rexhep Qosja dhe Profesor Engjell Sedaj. Ismail Kadare kishte p\u00ebrgatitur kumtes\u00ebn e tij dhe kishte d\u00ebrguar urimet e rastit me z\u00ebrin e tij t\u00eb regjistuar n\u00eb manjetofon. Nga Mal\u00ebsia mori pjes\u00eb Drejtori i Gjimnazit t\u00eb Tuzit Profesor Gjergj Berishaj.Nga Shtetet e Bashkuara mor\u00eb pjes\u00eb Drejtori i Seksionit Shqiptar t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Dr. Elez Biberaj,Profesoresha amerikane e Universitetit Brown Marjerie Senechal dhe Profesor Anton Fistani.Konferenc\u00ebn e hapi Palok\u00eb Vulaj dhe pastaj\u00a0 e drejtoi aktivisti i dallur zoti Gjon Lulgjuaraj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion mor\u00ebn pjes\u00eb qindra shqiptaro-amerikan. Ishte i pranish\u00ebm edhe ambasadori i Shqiperis\u00eb n\u00eb OKB zoti\u00a0 Pellumb Kulla. Aty mor\u00ebn pjes\u00eb edhe klerik\u00ebt e tri besimeve fetare. N\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb Universitetit ishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb\u00a0 drek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nN\u00eb lokalin e njohur Eastwood Manor u shtrua nj\u00eb dark\u00eb e madhe ku mor\u00ebn pjes\u00eb qindra shqiptar\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebr nder t\u00eb profesor\u00ebve dhe dijetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb Familja e Kol\u00eb Mirit \u2013Dedvukaj shtroi nj\u00eb dark\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre ku p\u00ebrve\u00e7\u00eb\u00a0 personaliteteve t\u00eb lart\u00ebpermendura mor\u00ebn pjes\u00eb edhe shum\u00eb aktivist\u00eb te komunitetit. Ata u largua me p\u00ebrshtypje t\u00eb jashtzakonshme p\u00ebr pritjen madh\u00ebshtore t\u00eb k\u00ebsaj familje bujare t\u00eb vellaz\u00ebris\u00eb s\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit.<br \/>\nPalok\u00eb Vulaj ato dit\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion restaurantin e tij \u201cFINO\u201d n\u00eb Manhattan. Ai kishte marr\u00eb p\u00ebsip\u00ebr udhetimin e profesor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Washington dhe n\u00eb Boston. N\u00eb Washington ata u prit\u00ebn n\u00eb Akademine Kombetare t\u00eb Shkencave. Pritjen e organzoi Sekretari i kesaj Akademie Mr. John Boright i cili ishte takuar\u00a0 m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Europ\u00eb me Profesor Shaban Demiraj. Kjo ishte vizita e par\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb kete Akademi prestigjioze. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ata\u00a0 u prit\u00ebn me nderime n\u00eb Kishen e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Bsoton nga At.Arhtur Liolin dhe Anthony Athanas. Ata vizituan varrin e Nolit dhe t\u00eb Konic\u00ebs dhe pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb u kthyen n\u00eb atdhe.T\u00eb gjith\u00eb u larguan nga ky vend me p\u00ebrshtypje t\u00eb mira. Shum\u00eb mal\u00ebsor\u00eb kontrbuan dhe punuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Por merita m\u00eb e madhe per suksesin e atij p\u00ebrvjetori historik i takon aktivistit bujar zot\u00ebri Palok\u00eb Vulaj.<br \/>\nFondacioni \u201cDed\u00eb Gjo\u2019Luli\u201d ne vitin 1996 organzioi nj\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb madhe para Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb New York kund\u00ebr sundimit t\u00eb Millosheviqit n\u00eb Kosove. Organizoi demonstrat\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur disa organizata gjoja patriotike kund\u00ebrshtonin organizimin e protestave t\u00eb tilla.\u00a0 N\u00eb demostrat\u00ebn e Fondacionit Ded\u00eb Gjo\u2019Luli\u00a0 para OKB-s\u00a0 u b\u00eb publike p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Naim Balidemaj njoftimi per themelimin e Ushtrise \u00c7lirimtare te Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000 Fondacioni \u201cDed\u00eb Gjo\u2019Luli kishte organizuar nj\u00eb seminar kushtuar Mehmet Shpendit t\u00eb Shal\u00ebs me rastin e 70-vjetorit t\u00eb r\u00ebnjes s\u00eb tij tragjike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar mor\u00ebn pjes\u00eb disa personalitete t\u00eb shquara t\u00eb New Yorkut dhe dy\u00a0 profesor\u00eb nga atdheu kishin d\u00ebrguar kumtesat e tyre p\u00ebr ket\u00eb hero t\u00eb popullit shqiptar.<br \/>\nMe rastin e 30-vjetorit te Bes\u00eblidhjes s\u00eb Mal\u00ebsise n\u00eb vitin 2000 \u201cFondacioni Ded\u00eb Gjo\u2019Luli\u201dorganizoi p\u00ebrs\u00ebri simpozium shkencor ku ishin ftuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara Dom.Lush Gjergji dhe Kastriot Bajraktari\u00a0 i Der\u00ebs bujare t\u00eb \u00c7un Mul\u00ebs s\u00eb Hotit. Ky p\u00ebrvjetor ishte historik dhe u nderua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs. N\u00eb dark\u00ebn solemne t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori mori pjes\u00eb edhe Lulzim Jashari,djali i Adem Jasharit. U nderua me lot e dhimbje nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor historik mal\u00ebsor\u00ebt nderuan edhe mjekun e tyre shume t\u00eb dashur Dr.Luk\u00eb Gjokaj.<br \/>\nFondacioni \u201cDed\u00eb Gjo\u2019Luli\u201di dha mb\u00ebshtetje morale dhe materiale \u201cUshtris\u00eb \u00c7lirimatre t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Ata ishin pran\u00eb fondacionit \u201cVendlindja Thrret\u201d qysh n\u00eb fillim t\u00eb themelimit t\u00eb saj. An\u00ebtar\u00ebt e ketij Fondacioni ishin shume aktiv n\u00eb fushata dhe demonstrate p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb t\u00eb gjitha solemnitetet e k\u00ebtij Fondacioni b\u00ebhej thirrje p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb U\u00c7K-\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga aktivitetet e k\u00ebtij Fondacioni q\u00eb p\u00ebr pothuajse dy dekada mbajti em\u00ebrin e trimit legjendar Ded\u00eb Gjo\u2019Luli i cili per lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e atdheut sakrifikoi familjen e n\u00eb fund edhe jet\u00ebn e tij. Rrug\u00ebn e lavdishme t\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit ndoqi trimi legjendar i Kosov\u00ebs, Adem Jashari. P\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb em\u00ebri Ded\u00eb Gjo\u2019Luli \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb let\u00ebr-njoftim. Identifikimi me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr tregon shum\u00eb. Shkrirja ose shuarja institucionale e k\u00ebtij em\u00ebri n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebshte humbje e madhe.Historine e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit e jo malet. Historia nuk \u00ebsht\u00eb gjeografi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DISA KUJTIME NGA AKTIVITETET E\u00a0 FONDACIONIT DED\u00cb GJO\u2019LULI N\u00cb NEW YORK (Me rastin e 20-vjetorit t\u00eb themelimit dhe tani t\u00eb shuarjes) Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Dekada e fundit e shekullit t\u00eb kaluar ishte nj\u00ebra nd\u00ebr periudhat m\u00eb t\u00eb\u00a0 stuhishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar. Ishte\u00a0 dekada e r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e luft\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3395"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3397,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3395\/revisions\/3397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}