{"id":33945,"date":"2022-12-18T18:10:00","date_gmt":"2022-12-18T17:10:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33945"},"modified":"2023-01-14T10:55:27","modified_gmt":"2023-01-14T09:55:27","slug":"muzeu-i-ulqinit-muze-brenda-kullave-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33945","title":{"rendered":"Muzeu i Ulqinit, muze brenda kullave historike"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"750\" height=\"563\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Muzeu-i-ulqinit-1.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Muzeu-i-ulqinit-1.jpg 750w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Muzeu-i-ulqinit-1-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 750px) 100vw, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Kalaja e Ulqinit, kompleks muzeal q\u00eb nga civilizimi pellazgoil<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ulqini, si rrall\u00eb ndonj\u00eb qytet shqiptar, hapsir\u00ebn qendrore t\u00eb kalas\u00eb e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kulturo -historiko, duke ekspozuar brenda asaj hap\u00ebsire, nj\u00eb trash\u00ebgimi me vler\u00eb, filluar nga eksponatet e periudh\u00ebs ilire e deri tek artefaktet dhe veshjet e krahinave t\u00eb ndryshme shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Teksti nga Rexhep Rifati, Prointegra<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb p\u00ebrfshish brenda disa rreshtave t\u00ebr\u00eb at\u00eb begati kulturo- historike q\u00eb ka trash\u00ebgua Ulqini me rrethin\u00eb, si nj\u00ebra nga trevat e lashta me nj\u00eb histori t\u00eb bujshme pellazo -ilire, nuk \u00ebsht\u00eb aspak pun\u00eb e leht\u00eb. Por meq\u00eb puna ime prej kronisti me k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb l\u00ebshohem n\u00eb analiza, por regjistrim i disa vlerave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore q\u00eb ruhet n\u00eb muzet\u00eb e ndryshme n\u00eb trevat shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj edhe me rastin e vizitave t\u00eb mija t\u00eb fundit n\u00eb Ulqin, p\u00ebrzgjodha pik\u00ebrisht kalan\u00eb e Ulqinit, ku brenda nj\u00eb hap\u00ebsire me pesh\u00eb jo vet\u00ebm kulturore e turistike, por edhe etnografike e arkeologjike, jan\u00eb vendose pos dy muzeve edhe galeria e arteve. Edhe at\u00eb je edhe n\u00eb \u00e7far\u00ebdo objektesh, por n\u00eb kulla me pesh\u00eb historike, thuaja se q\u00eb nga periudha e mesjet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kalaja mbi themelet e civilizimit ilir<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb edhe nga historian\u00ebt shqiptar\u00eb, Ulqini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Bregdetin e Adritikut, q\u00eb u themelua nga civilizimi pellazgo-ilir, p\u00ebr \u00e7ka flasin edhe zbulimet arkeologjike me nj\u00eb histori m\u00eb se dymij\u00eb vje\u00e7are, nd\u00ebrtuar mbi themelet e nj\u00eb civilizimi ilir, i cili \u00ebsht\u00eb ende i pranish\u00ebm n\u00eb baz\u00ebn e Kalas\u00eb. Ndaj edhe p\u00ebr vet\u00eb kalan\u00eb mund t\u00eb flitet si p\u00ebr nj\u00eb muz\u00eb n\u00eb vete, sepse edhe muret e saja kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb arkeologjike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qyteti i vjet\u00ebr apo qyteti i Ciklopit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kala, brenda mureve pellazgo-ilire, apo si\u00e7 thuhet t\u00eb Ciklopit, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb gur\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, gjendet Qyteti i Vjet\u00ebr i themeluar qysh n\u00eb shekullin e pest\u00eb p\u00ebrpara er\u00ebs son\u00eb, me emrin Kolkinium (Colchinium), marr\u00eb nga themeluesit e tij, nj\u00eb fis ilir\u00ebsh i quajtur Kolkin Colchini-um.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa u l\u00ebshua m\u00eb tej n\u00eb histori, m\u00ebsojm\u00eb se Muzeu n\u00eb Ulqin \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1975, si institucion i pavarur me interes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm shoq\u00ebror. N\u00eb programin dhe planin e pun\u00ebs s\u00eb Muzeut p\u00ebrfshihen: Evidentimi, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve t\u00eb ndryshme, mbrojtja e specializuar dhe p\u00ebrpunimi i materialit t\u00eb gjetur dhe hapja e ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Brenda kompleksit muzeu e galeria e arteve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs sime pash se pran\u00eb kompleksit t\u00eb Muzeut ka dy reparte, gjegj\u00ebsisht objekte: reparti arkeologjik dhe reparti etnologjik si dhe Galeria e Arteve. N\u00eb platon\u00eb e ep\u00ebrme t\u00eb kalas\u00eb, menj\u00ebher\u00eb mbi port\u00ebn veriore, gjendet kompleksi muzeal i qytetit, ku jan\u00eb edhe monumentet m\u00eb interesante t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ulqinit: kisha-xhamia e shnd\u00ebrruar n\u00eb muze: N\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt jan\u00eb ekspozuar t\u00eb gjitha gjetjet nga Qyteti i Vjet\u00ebr e q\u00eb me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb sidomos postamenti antik me mbishkrimin grek kushtuar per\u00ebndesh\u00ebs Artemid\u00eb, nj\u00eb kame antike q\u00eb paraqet per\u00ebndesh\u00ebn Athin\u00eb me helmet\u00eb, dy s\u00ebpata t\u00eb tipit shkodrano-dalmatin t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb bronzit. N\u00eb lapidarium jan\u00eb t\u00eb ekspozuara kapitele jonike, pjes\u00eb t\u00eb ciboriumit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shekullit IX dhe objekte nga periudha turke.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Muzet\u00eb brenda kullave historike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Muzeu i Ulqinit , i themeluar n\u00eb vitin 1975, muzeu \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb pjes\u00ebn e ep\u00ebrme t\u00eb Kalas\u00eb, pran\u00eb port\u00ebs veriore t\u00eb saj. Pran\u00eb muzeut punon reparti arkeologjik (i vendosur n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e quajtur Kisha-Xhami e Ulqinit) dhe reparti etnologjik (i vendosur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Familjes Uru\u00e7i) si dhe Galeria e Arteve (e vendosur n\u00eb Kull\u00ebn e Ballshajve). N\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtesa por edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn pran\u00eb Kish\u00eb-Xhamis\u00eb, q\u00eb njihet si Pazari i Qytetit (ose Tregu i Skllev\u00ebrve) ku gjenden disa qeli, jan\u00eb t\u00eb vendosur monumentet me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kish\u00eb-Xhami jan\u00eb t\u00eb ekspozuara mbetje arkeologjike t\u00eb qeramik\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb greke dhe romake, qelq, numizmatik\u00eb, si dhe sendet q\u00eb jan\u00eb shfaqur gjat\u00eb sundimit t\u00eb dinastive Vojislavljeviq dhe t\u00eb Balshajve. N\u00eb Kull\u00ebn e Balshajve jane vendosur fotografi nga Ulqini si edhe qytetare te tij. Ka fotografi te figurave te shquara dhe pamja nga \u00e7eljet e shkollave te para. Fotografit\u00eb nuk jan\u00eb ndare ne etapa te caktuara kohore. E ve\u00e7anta tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se dritaret e kull\u00ebs s\u00eb Balshajve kan\u00eb nj\u00eb pamje te mire mbi det dhe qytet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Artefakte fushash t\u00eb ndryshme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb programin dhe planin e pun\u00ebs s\u00eb Muzeut p\u00ebrfshihen: evidentimi, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve t\u00eb ndryshme, mbrojtja e specializuar dhe p\u00ebrpunimi i materialit t\u00eb gjetur, eksponimi i ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike. Aty jan\u00eb t\u00eb ekspozuara artefakte fushash t\u00eb ndryshme nga velat sht\u00ebpiake. Madje edhe nj\u00eb kame antike q\u00eb paraqet per\u00ebndesh\u00ebn Atena me helmet\u00eb dhe vegla t\u00eb tjera nga p\u00ebrudhet e m\u00eb vona.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjetjet n\u00eb Qytetin e Shasit nga periudha ilire<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Muzeu i Ulqinit po b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr ruajtjen dhe restaurimin e materialeve arkeologjike t\u00eb gjetura n\u00eb Qytetin e Lasht\u00eb t\u00eb Shasit. K\u00ebrkimet arkeologjike t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Qytetin e Shasit, q\u00eb ndodhet n\u00eb udh\u00ebkryqin mes Ulqinit dhe Shkodr\u00ebs, nxor\u00ebn zbulime nga kultura e lasht\u00eb shqiptare, me shum\u00eb vler\u00eb. Mjaft t\u00eb pasur jan\u00eb zbulimet e vorb\u00ebsve, edhe pse nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara t\u00eb gjitha epokat. M\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb gjetur en\u00eb sht\u00ebpiake. Cop\u00ebzat e shekullit VI jan\u00eb t\u00eb pakta , por me siguri besohet se ato i takojn\u00eb rrafshit ilir nga koha e Marvikis\u00eb dhe Iraklis\u00eb. Nd\u00ebrsa, q\u00eb si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb zbulimet e stolive nuk jan\u00eb t\u00eb pranishme vet\u00ebm si separat\u00eb n\u00eb varreza, por edhe n\u00eb shtresa.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse i nd\u00ebrpreu k\u00ebrkimet Akademia e Shkencave t\u00eb Serbis\u00eb?!<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb g\u00ebrmimit jan\u00eb gjetur edhe shum\u00eb sende tjera nga hekuri, midis t\u00eb cil\u00ebve pjes\u00eb nga pajime sht\u00ebpiake: (veriga, pyka, \u00e7ivi, brava e t\u00eb ngjashme) pastaj pjes\u00eb t\u00eb arm\u00ebve e t\u00eb tjera. Disa nga k\u00ebto zbulime jan\u00eb ekspozuar n\u00eb repartin e k\u00ebtush\u00ebm t\u00eb Muzeut arkeologjik. Gjithashtu, m\u00ebsojm\u00eb se n\u00eb vitin 1985 Akademia e Shkencave t\u00eb Serbis\u00eb me nguti nd\u00ebrpreu hulumtimet, kur v\u00ebrejt\u00ebn se kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb qytet t\u00eb lasht\u00eb shqiptar. Sipas prof. Aleksander Qilikov n\u00eb muzeun e Ulqinit ruhen 100 objekte nga qyteti i Shasit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Muzeu etnografik dallon me veshjet e Shestanit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb repartin e Muzeut etnografik nga ato eksponate q\u00eb jan\u00eb ekspozuar sheh se sa e pasur \u00ebsht\u00eb veshja e k\u00ebtyre an\u00ebve, sidomos Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe fituar nga xhubleta mij\u00ebvje\u00e7are e deri te veshjet e krahinave t\u00eb ndryshme. Sidomos ve\u00e7ohet veshja e grave t\u00eb Shestanit, prej nga edhe migruan 300 vjet m\u00eb par\u00eb arbnesh\u00ebt e Zar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Po n\u00eb kalan\u00eb e Balshajve ku edhe gjendet edhe nj\u00eb pjes\u00eb e galeris\u00eb s\u00eb arteve mund t\u00eb has\u00ebsh n\u00eb fotografi t\u00eb vjetra t\u00eb familjeve ulqinake, kryesisht grupe kapiten\u00ebsh e marinar\u00ebsh t\u00eb njohur por edhe foto t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit, por edhe nj\u00eb foto e ve\u00e7ant\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Shkoll\u00ebs fillore \u201cSkanderbeg\u201d nga viti 1940, ku shihet se n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb numri i vajzave thaja se ishte i barabart\u00eb me t\u00eb meshkujve, \u00e7ka nuk ishte karakteristike at\u00ebbot\u00eb asp\u00ebr Tiran\u00ebn, Prishtin\u00ebn e Prizrenin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Disa rreshta p\u00ebr vet Ulqinin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pak histori sa i p\u00ebrket vet Ulqinit: \u00ebsht\u00eb themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga ilir\u00ebt. N\u00eb vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Perandoria Romake dhe pas ndarjes s\u00eb perandoris\u00eb i takon Perandoris\u00eb Bizantine. Gjat\u00eb mesjet\u00ebs ishte n\u00ebn udh\u00ebheqjen sllave dhe pastaj n\u00ebn at\u00eb t\u00eb Balshajve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme e pushtuesve t\u00eb rinj. M\u00eb 1405 u morr nga Republika e Venedikut e pastaj m\u00eb 1571 nga Perandoria Osmane. M\u00eb 1880 e pushton Principata e Malit t\u00eb Zi. Gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX, Ulqini do t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb edhe epok\u00ebn e tij t\u00eb art\u00eb, q\u00eb u ngrit nga turizmi i nivelit t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb joshi me dekada edhe shum\u00eb kosovar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot Ulqini \u00ebsht\u00eb qendra e Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe e bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Sipas regjistrimit t\u00eb fundit t\u00eb popullsis\u00eb, Ulqini num\u00ebron 10,707 banor\u00eb, nd\u00ebrsa komuna num\u00ebron rreth 20 mij\u00eb banor\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dShkruaj dhe lexo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013 Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2022\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kalaja e Ulqinit, kompleks muzeal q\u00eb nga civilizimi pellazgoil Ulqini, si rrall\u00eb ndonj\u00eb qytet shqiptar, hapsir\u00ebn qendrore t\u00eb kalas\u00eb e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kulturo -historiko, duke ekspozuar brenda asaj hap\u00ebsire, nj\u00eb trash\u00ebgimi me vler\u00eb, filluar nga eksponatet e periudh\u00ebs ilire e deri tek artefaktet dhe veshjet e krahinave t\u00eb ndryshme shqiptare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33948,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,12],"tags":[1686],"class_list":["post-33945","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-opinione","tag-muzeu-i-ulqinit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33945"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33945\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33952,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33945\/revisions\/33952"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}