{"id":33827,"date":"2022-12-31T01:19:31","date_gmt":"2022-12-31T00:19:31","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33827"},"modified":"2022-12-30T16:20:08","modified_gmt":"2022-12-30T15:20:08","slug":"paqe-e-pajtim-per-shqiptaret-kudo-qe-jane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33827","title":{"rendered":"PAQ\u00cb E PAJTIM P\u00cbR SHQIPTAR\u00cbT KUDO Q\u00cb JAN\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>PAQ\u00cb TANI, M\u00cb SHUM\u00cb SE KURDOHER\u00cb TJET\u00cbR \u2013 2023!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), Antonio Guterres n\u00eb mesazhin e tij drejtuar bot\u00ebs n\u00eb vigjiljen e fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, 2023. &nbsp;\u201cPas nj\u00eb viti luft\u00ebrash brutale nga Afganistani e deri n\u00eb Ukrain\u00eb, duke detyruar nj\u00eb num\u00ebr rekord njer\u00ebzish t\u00eb largohen nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr paqe n\u00eb vitin 2023, \u201cM\u00eb shum\u00eb se kurrr\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur udh\u00ebheqsi i OKB-s\u00eb, n\u00eb mesazhin e tij drejtuar mbar\u00eb bot\u00ebs, me rastin e Vitit t\u00eb Ri, 2023. <a href=\"https:\/\/news.un.org\/en\/story\/2022\/12\/1132062?utm_source=UN+News+-+Newsletter&amp;utm_campaign=afaf99f5b4-EMAIL_CAMPAIGN_2022_12_29_01_00&amp;utm_medium=email&amp;utm_term=0_fdbf1af606-afaf99f5b4-%5BLIST_EMAIL_ID%5D\">Peace needed now, \u2018more than ever\u2019: Guterres | UN News<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLe t\u2019a b\u00ebjm\u00eb Vitin 2023 nj\u00eb vit kur rivendoset paqeja n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona dhe n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb vitin 2023, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr paq\u00eb, tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Paqe me nj\u00ebri tjetrin, nep\u00ebrmjet dialogut, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund konflikteve\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb me dinjitet, paqeja \u00ebsht\u00eb gjithashtu e nevojshme brenda familjeve, ashtuq\u00eb grat\u00eb dhe vajzat t\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb dinjitet dhe siguri\u201d, ka theksuar Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB_s\u00eb, Antonio Guterres.&nbsp; \u201cPor, paqe edhe p\u00ebr protestuesit paq\u00ebsor\u00eb nep\u00ebr rrug\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shpesh\u00ebher\u00eb jan\u00eb subjekt hakmarrjesh dhe dhune nga forcat e siguris\u00eb\u201d, ka shtuar ai.&nbsp; Demonstruesit dhe komunitete t\u00eb t\u00ebra kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb njeriut t\u00eb mbrohen plot\u00ebsisht dhe duhet t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00eb hap\u00ebsirat fetare dhe toleranc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ndaj feve t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb shprehur udh\u00ebheqsi bot\u00ebror. &nbsp;Antonio Guterres k\u00ebrkoi gjithashtu paqe n\u00eb internet &#8212; \u201conline\u201d &#8212; \u201cashtuq\u00eb t\u00eb gjitha komunitetet t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorin Internetin \u201ct\u00eb lir\u00eb nga fjal\u00ebt plot urrejtje dhe abuzime\u201d.&nbsp; Me k\u00ebt\u00eb rast, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres i b\u00ebri thirrje bot\u00ebs q\u00eb, \u201cN\u00eb vitin 2023 t\u00eb vendosim paq\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebve dhe t\u00eb veprave tona\u201d, ashtuq\u00eb t\u2019a bejm\u00eb Vitin e Ri, 2023 nj\u00eb vit kur t\u00eb rivendoset paqeja n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona dhe n\u00eb bot\u00ebn mbar\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Paqe e Pajtim edhe p\u00ebr Shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfshir edhe bot\u00ebn shqiptare! Temat e mesazhit t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Vitin e Ri 2023, si \u201cPaqa e siguria\u201d, \u201cT\u00eb Jetuarit me dinjitet\u201d, \u201cliri nga urrejtjet dhe abuzimet\u201d dhe \u201cfund konflikteve\u201d &#8212; p\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb fenomene dhe dukuri dominuese negative q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb paq\u00ebn dhe sigurin\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb cilat foli Antonio Guterres n\u00eb mesazhin e tij &#8212; edhe n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e sidomos n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Viti i Ri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ndryshim datash e vitesh, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr ndryshim drejtimesh, qellimesh e objektivash t\u00eb reja me nj\u00eb angazhim serioz p\u00ebr realizimin e tyre.&nbsp; N\u00eb 30-vitet e fundit \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d dhe pas luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, shpresohej se do merrnin fund urrejtjet, antagonizmat, p\u00ebr\u00e7arjet, grindjet dhe ndasit\u00eb politike midis shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre shekullore &#8212; kryesisht si rrjedhim i regjimit komunist n\u00ebn t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt jetuan p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Sh\u00ebmbja e Murit t\u00eb Berlinit &nbsp;shpresohej t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb rend t\u00eb ri shoq\u00ebror e politik p\u00ebr Europ\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb ve\u00e7anti. &nbsp;Madje, fillimi i shekullit XXI \u00ebsht\u00eb shikuar me aq optimiz\u00ebm sa q\u00eb &nbsp;mendonim se, m\u00eb n\u00eb fund, ky do t\u00eb ishte \u201cshekulli i shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, jo! Asgj\u00eb nuk ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave q\u00eb t\u00eb na bej\u00eb t\u00eb besojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrkundrazi! Sulmi dhe shkat\u00ebrimi i varrit dhe bustit t\u00eb Midhat Frasherit, dit\u00eb e fundit, mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, tregoi qart\u00eb se p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin shqiptar, gjoja \u201cdemokratik\u201d dhe an\u00ebtar t\u00eb NATO-s,&nbsp; Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nuk ka marr\u00eb fund ende. Nj\u00eb prov\u00eb kjo e gjall\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendonin se gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshonin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb paq\u00eb e siguri, pa urrejtje dhe dinjitet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallime politike, &nbsp;ashtu si\u00e7 b\u00ebri thirrje Antonio Guterres n\u00eb mesazhin e tij drejtuar bot\u00ebs, p\u00ebr Vitin e Ri, 2023. &nbsp;Lista e urrejtjes zyrtare ndaj ish-kund\u00ebrshtarve t\u00eb komunizmit barbar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb ndaj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve t\u00eb Kombit Shqiptar, si At Gjergj Fishta dhe Midhat Frasheri, e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve as varret nuk u dihen se ku i kan\u00eb, n\u00ebse i kan\u00eb. &nbsp;Heshtja zyrtare ndaj k\u00ebtyre akteve t\u00eb sh\u00ebmtuara kriminale inkurajon akte t\u00eb tjera si kjo e dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb. Duke p\u00ebrjet\u00ebsuar k\u00ebshtu urrejtjen nga nj\u00eb brez n\u00eb brezin tjet\u00ebr midis shqiptar\u00ebve. E pa-fal\u00ebshme!<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt, ndonse t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb shtete, jan\u00eb nj\u00eb komb, kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb dhe nj\u00eb histori, jan\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e motra t\u00eb nj\u00eb gjaku. &nbsp;Megjithk\u00ebt\u00eb, fatkeqsisht, historia dhe shpresat e fillim shekullit 21 kan\u00eb ndesh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr trysnish\u00eb, kryesisht politike si rrjedhim i antagonizmave dhe p\u00ebr\u00e7arjeve midis partive t\u00eb ndryshme, sa q\u00eb edhe p\u00ebr optimistin m\u00eb t\u00eb madh, vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe gatishm\u00ebria dhe vullneti i klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb paqe, harmoni dhe n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim komb\u00ebtar me nj\u00ebri tjetrin. &nbsp;Ishin k\u00ebto 30-vjet\u00eb \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d q\u00eb, fatkeqsisht, u dalluan nga mungesa e toleranc\u00ebs politike, munges\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs politike dhe shoq\u00ebrore ndaj nj\u00ebri tjetri, pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebris\u00eb, e sidomos n\u00eb radh\u00ebt e partive politike dhe t\u00eb qeverive t\u00eb drejtuara prej tyre. Askush nuk flet p\u00ebr pajtim midis shqiptar\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p>Rezultatet e k\u00ebsaj politike shkat\u00ebrruese komb\u00ebtare, besoj se sot shihen nga t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;Prandaj, si rrjedhim, 30- vjet\u00eb pas r\u00ebnjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe me Kosov\u00ebn e pavarur, ka ardhur koha q\u00eb vullnet mir\u00ebt dhe atdhetar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb konsiderojn\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri politik dhe shoq\u00ebror, t\u00eb vendosin p\u00ebr nj\u00eb angazhim serioz, p\u00ebr nj\u00eb harmoni me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore atdhetarizmi me nj\u00ebri tjetrin, me gjith\u00eb ndryshimet &nbsp;dhe pikpamjet politike q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb midis tyre. Rrug\u00eb tjet\u00ebr nuk ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke shkruar k\u00ebto mendime modeste, mu kujtua nj\u00eb shkrim i Ernest Koliqit, t\u00eb cilin po e parafrazoj pasi nuk m\u00eb kujtohet burimi i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ta cituar tekstualisht, por duke folur p\u00ebr pajtim midis shqiptar\u00ebve, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se paqeja e njer\u00ebs pal\u00eb e siguruar nga gjaku dhe vuajtjet e gjysm\u00ebs s\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr nuk zgjat\u00eb shum\u00eb edhe n\u00ebqoftse mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb. Q\u00eb Kombi shqiptar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e paq\u00ebs dhe pajtimit bot\u00ebror dhe t\u00eb nj\u00eb bashkjetese t\u00eb harmonizuar bot\u00ebrore, logjika e k\u00ebrkon se duhet m\u00eb s\u00eb pari q\u00eb t\u00eb pajtohemi ne, si shqiptar\u00eb, me nj\u00ebri tjetrin. Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar me mend e zem\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, si shqiptar\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e duan SHQIPTARE.&nbsp; \u00cbsht\u00eb pra, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebse ata zgjedhin paq\u00ebn, harmonin\u00eb, bashkjetes\u00ebn dhe pajtimin p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim \u2013 pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb proceset demokratike \u2013 apo do t\u00eb zgjedhin grindjet, konfliktet dhe mos pajtimin midis tyre q\u00eb \u00e7on drejt\u00eb nj\u00eb humnere t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb pafund, komb\u00ebtarisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Urojm\u00eb pra, q\u00eb Viti i Ri, 2023, t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb fillim i ri, si nj\u00eb rast q\u00eb n\u00eb Vitin e Ri, shqiptari t\u00eb mos e p\u00ebrjashtoj\u00eb dhe t\u00eb&nbsp; mos e urrej\u00eb shqiptarin, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se tjetri ka pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme politike. &nbsp;Por t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shoqi-shoqit si dhe p\u00ebr hir t\u00eb p\u00ebrparimit ekonomik dhe politik t\u00eb mbar\u00eb Kombit shqiptar. &nbsp;K\u00ebshtu do t\u00eb ishte e mbara.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ky pra \u00ebsht\u00eb urimi p\u00ebr Vitin e Ri &#8211; por besoj se edhe i shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo \u2013q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe klasa politike shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e arsyes dhe tu tregojn\u00eb, \u201cMiq\u00ebve dhe armiqve, anemban\u00eb bot\u00ebs, se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt ta b\u00ebjn\u00eb dhe ta mbajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb bashkuar, t\u00eb fort\u00eb, madh\u00ebshtore dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Kastriotin, p\u00ebr st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb, p\u00ebr burr\u00ebrin\u00eb dhe fisnik\u00ebrin\u00eb shqiptare.\u201d (At Anton Harapi).<\/p>\n\n\n\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb shqiptari sot pajtohet, b\u00ebhet mik dhe quan v\u00eblla turkun, grekun e serbin \u2013 por nuk pajtohet me v\u00ebllain e vet? Ne duhet ti kemi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta miq, por v\u00ebllez\u00ebr e motra jan\u00eb ata t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb nj\u00eb gjuhe e t\u00eb nj\u00eb kulture, t\u00eb nj\u00eb historie e identiteti! T\u00eb huajve u nd\u00ebrtohen buste e monumente n\u00eb trojet shqiptare, nd\u00ebrsa personaliteteve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar u shkat\u00ebrrohen ato nat\u00ebn p\u00ebr terr. Di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn deri tani ende e quajm\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Historikisht, armiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve i kan\u00eb dashur ata t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00eb\u00e7ar\u00eb, politikisht dhe gjeografikisht, nga trojet e veta. Por fati i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb dor\u00eb t\u00eb vet shqiptar\u00ebve. Mos t\u00eb humbet rasti historik q\u00eb shqiptar\u00ebve tu jepet arsye dhe mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb trojet e veta st\u00ebrgjyshore dhe q\u00eb t\u00eb ken\u00eb besim n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb demokratike ku t\u00eb gjith\u00eb ta ndjejn\u00eb veten t\u00eb barabart\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb proceset demorkatike dhe t\u00eb mos&nbsp;marrin rrug\u00ebt e bot\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm se klasa aktuale politike me ndasit\u00eb dhe me p\u00ebr\u00e7arjet midis veti, po bjerr\u00eb aspiratat e<\/p>\n\n\n\n<p>shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb paqe e siguri, pa urrejtje dhe me dinjitet n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00eb Atdheun e t\u00eb par\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Urojm\u00eb Paq\u00eb e Pajtim midis Shqiptar\u00ebve n\u00eb Vitin e Ri, 2023!<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PAQ\u00cb TANI, M\u00cb SHUM\u00cb SE KURDOHER\u00cb TJET\u00cbR \u2013 2023! Nga Frank Shkreli Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), Antonio Guterres n\u00eb mesazhin e tij drejtuar bot\u00ebs n\u00eb vigjiljen e fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, 2023. &nbsp;\u201cPas nj\u00eb viti luft\u00ebrash brutale nga Afganistani e deri n\u00eb Ukrain\u00eb, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33827"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33830,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33827\/revisions\/33830"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}