{"id":33785,"date":"2022-12-24T16:05:47","date_gmt":"2022-12-24T15:05:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33785"},"modified":"2022-12-24T16:09:56","modified_gmt":"2022-12-24T15:09:56","slug":"gjergj-kastrioti-skenderbeu-ne-tuz-te-malesise-po-ulqini-cka-pret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33785","title":{"rendered":"GJERGJ KASTRIOTI &#8211; SKENDERBEU N\u00cb TUZ T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb!\u00a0PO ULQINI \u00c7KA PRET!?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"461\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/skenderbeu.jpeg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/skenderbeu.jpeg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/skenderbeu-300x216.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb, Nikos Dendias deklaroi &#8212; gjat\u00eb nj\u00eb vizite zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; se \u201cSk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero komb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb dy vendet tona\u201d, u njoftua se Kuvendi Komunal i Bashkis\u00eb (Komun\u00ebs) Tuzi, miratoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn vendimin p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb Tuz, p\u00ebrmendoren kushtuar Heroit t\u00eb Kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti -Skenderbeut. Natyrisht, se vendimi i dit\u00ebs s\u00eb m\u00ebrkur\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur permendoren e Gjergj Kastriotit &#8212; Skenderbe n\u00eb Tuz ishte i rast\u00ebsish\u00ebm, sa i p\u00ebrket vizit\u00ebs s\u00eb ministrit grek n\u00eb Shqip\u00ebri, por ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje si e porositur nga Perendia p\u00ebr shovinist\u00ebt grek\u00eb \u2013sidomos n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb deklarate zyrtare nga Tirana p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pretendimet greke, madje edhe ndaj Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve. &nbsp;Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe akademik\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb gjitha ngjyrave \u2013sidomos, turq\u00eb, serb\u00eb e grek\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebve, fatkeq\u00ebsisht, nganjiher\u00eb u bashkohen edhe shqiptar\u00eb &#8212; q\u00eb ngrejn\u00eb dyshime mbi identitetin dhe historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Skenderbeut. Hedhin pretendime t\u00eb tilla djall\u00ebzore, nga koha n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb provokuar me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb turbulluar uj\u00ebrat ballkanik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre shekullore p\u00ebr t\u00eb hedhur dyshime me q\u00ebllim zbehjen e historis\u00eb dhe t\u00eb identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona, na ndryshonin emrat duke i sllavizuar\/grekizuar\/turqizuar ato, e ku ta di un\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb emrave shqiptar\u00eb k\u00ebto hiena anti-shqiptare vazhdojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb identitetin shqiptar duke hapur varreza \u201cheronjsh\u201d t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb tyre e duke nd\u00ebrtuar permendore an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe mu n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, \u201cheronjve\u201d t\u00eb huaj, si ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb ndryshuar dhe p\u00ebr t\u00eb pretenduar se edhe ata kan\u00eb hise n\u00eb at\u00eb tok\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend se si dhe pse qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por as Republika e Kosov\u00ebs dhe as akademit\u00eb shkencore t\u00eb dy kryeqyteteve shqiptare nuk reagojn\u00eb ndaj provokimeve t\u00eb tilla greko-turko-serbo-maqedonase, ndaj identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe ndaj t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebmonshmit t\u00eb Shqiptar\u00ebve, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Papa Pali i VI, (m\u00eb rastin e 500-vjetorit t\u00eb Skenderbeut, 1968) Heroin dhe Kryetrimin e shqiptar\u00ebve dhe shp\u00ebtimtarin e Evrop\u00ebs &#8212; Gjergj Kastriotin -Skenderbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush jan\u00eb, ku jan\u00eb dhe pse jan\u00eb \u201ct\u00eb par\u00ebt\u201d e shqiptar\u00ebve sot q\u00eb do duhej t\u00eb reagonin?&nbsp; Detyra num\u00ebr nj\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve duhej t\u00eb ishte mbrojtja e siguris\u00eb terriotirale dhe interesave komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet dhe n\u00ebnkuptimet, p\u00ebrfshir mbrojtjen e identitetit, gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare \u2013 p\u00ebrfshir edhe Heroin Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotin \u2013 Skenderbe. Turko-serbo-grek\u00ebt sikur\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb bashkpunim dhe n\u00eb gar\u00eb me nj\u00ebri tjetrin, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin ose denigrimin e personaliteteve t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe N\u00ebn\u00eb Tereza. Provokojn\u00eb, dinak\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sepse e dijn\u00eb se ndaj sulmeve t\u00eb tyre grabitqare kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, nuk reagon askush n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe identititetit t\u00eb tyre \u2013 as n\u00eb Tiran\u00eb, as n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;P\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, sllav\u00ebt e jugut \u2013 serb\u00ebt dhe maqedonasit \u2013 e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, sepse origjina e saj shqiptare nuk mbrohej nga askush, p\u00ebr arsye q\u00eb dihen. &nbsp;Shyqyr q\u00eb u shemb komunizmi se bota do e \u201cnjihte\u201d at\u00eb gjithnj\u00eb si \u201csllave\u201d ose \u201cmaqedonase\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, fatbardh\u00ebsisht, n\u00eb venat e disa shqiptar\u00ebve, pa dallim, vlon ende ai gjaku identifikues i shqiptarit me heroin e tyre t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebmonsh\u00ebm, Gjergj Kastriotin -Skenderbe.&nbsp; Pardje, arrijti nj\u00eb lajm i mir\u00eb nga Komuna e re e Tuzit, n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe. \u201cN\u00eb Mal\u00ebsi \u00ebsht\u00eb dit\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, dit\u00eb historike. Kem tri pika dhe tri mesazhe n\u00eb agjend\u00ebn e sot\u00ebme. Mesazhi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb miratimi i buxhetit. Mesazhi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kemi miratuar vendosjen e permendores s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe n\u00eb Mal\u00ebsi dhe mesazhi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb se ky institucion, ky pushtet, q\u00eb jemi k\u00ebtu, do ta mbrojm\u00eb tok\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Nik\u00eb GJeloshaj, i pari i Komun\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tuz.<\/p>\n\n\n\n<p>Kuvendi i Bashkis\u00eb Tuz, (n\u00ebn Mal t\u00eb Zi) miratoi vendimin p\u00ebr vendosjen e p\u00ebrmendores s\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Tuz, vitin e ardhsh\u00ebm, \u201csepse pa t\u00eb nuk mund t\u00eb krijojm\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, u shpreh Kryebashkiaku i Mal\u00ebsis\u00eb, Nik\u00eb Gjeloshaj. Eh, vaj medet, sikur t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare t\u00eb mendonin, ose t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb shpreheshin, si Nik\u00eb Gjeloshaj, se pa Gjergj Kastriotin -Skenderbe, Kombi shqiptar nuk ka t\u00eb ardhme, as drejtim.&nbsp; Gjergj Kastrioti-Skenderbe, qoft\u00eb edhe me pranin\u00eb e nj\u00eb permendoreje n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, u tregon shqiptar\u00ebve rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi i Komun\u00ebs Tuzi p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb kryeqytetin e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe \u2013 n\u00eb Tuz &#8212; permendoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, n\u00eb vet-vete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb por i madh q\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohet, pasi dihet se p\u00ebr realizime t\u00eb tilla, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, n\u00eb trojet shqiptare \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe rasti i Ulqinit, ku p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tashti pengohet vendosja e monumentit t\u00eb Skenderbeut edhe n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb lasht\u00eb iliro-arb\u00ebror. &nbsp;Pyetja ime p\u00ebr autoritetet e Bashkis\u00eb s\u00eb Ulqinit \u00ebsht\u00eb: Deri kur me k\u00ebto pengesa dhe pse k\u00ebshtu!? &nbsp;(Lexoni shkrimin e bashkvendasit tim, Xheladin Zeneli) &#8212; <a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33275\">Kujt i pengon nd\u00ebrtimi i monumentit t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbeut n\u00eb Ulqin? (ulqini-online.com)<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, n\u00eb rastin e Tuzit, fjala e dh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala e mbajtur, p\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt. Tashti, pasis \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi p\u00ebr ngritjen e monumentit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ky projekt t\u00eb realizohet sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, pa vonesa e pengesa politike ose burokratike, t\u00eb cilat jam i bindur se jan\u00eb t\u00eb shumta, por t\u00eb shumt\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe personat q\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shohin nj\u00eb monument t\u00eb till\u00eb n\u00eb Tuz.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam i sigurt n\u00ebse ka nj\u00eb marr\u00ebveshje se n\u00eb cilin mjedis t\u00eb qytetit t\u00eb Tuzit do t\u00eb vendoset p\u00ebrmendorja e Heroit dhe e Simbolit t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm t\u00eb identitetit t\u00eb Kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbeut. Por duke marr\u00eb parasysh se larg\u00ebsit\u00eb gjeografike nuk jan\u00eb aq\u00eb t\u00eb prononcuara n\u00eb ato an\u00eb \u2013 nuk besoj t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb larg nga De\u00e7iqi, ku \u00ebsht\u00eb zhvilluar beteja midis forcave t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe atyre osmane \u2013 q\u00eb sipas historian\u00ebve, sh\u00ebnoi nj\u00eb k\u00ebthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb shk\u00ebputjen e shqiptar\u00ebve nga Perandoria Osmane. Pik\u00ebrisht, mal\u00ebsor\u00ebt kishin vendosur q\u00eb ta largonin nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb turkun nga De\u00e7iqi, duke valvitur Flamurin shqiptar t\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe n\u00eb vend t\u00eb flamurit t\u00eb Turkis\u00eb. Pas 5 shekujsh, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Skenderbeut, n\u00eb trojet shqiptare me 6 prill, 1911, u ngrit flamuri kuq e zi &#8212; i pa njolla &#8212; i Gjergjit t\u00eb Madh \u2013 Skenderbeut.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kreshniku-kombetar-dede-gjo-luli-malesori-qe-mujti\/\">Frank Shkreli: Kreshniku komb\u00ebtar Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli \u2013 \u201cMal\u00ebsori q\u00eb mujti\u201d | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrjet\u00ebshme qoft\u00eb trash\u00ebgimia e Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbeut, si dhe kujtimi i Ded Gjo Lulit dhe i kryengrit\u00ebsve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.&nbsp; I Madhi Zot e bekoft\u00eb Kombin Shqiptar, nj\u00eb koh\u00eb e trazuar p\u00ebr fatin e tij sot &#8212; me besimin dhe shpres\u00ebn se drita e agimeve t\u00eb reja do t\u00eb sh\u00ebndrit\u00eb mbi fatin e shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe rrezja e bekimit t\u00eb Madhit Zot. K\u00ebthehu, o Gjergj Kastrioti -Skenderbe!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nj\u00eb dit\u00eb pasi Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb, Nikos Dendias deklaroi &#8212; gjat\u00eb nj\u00eb vizite zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; se \u201cSk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero komb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb dy vendet tona\u201d, u njoftua se Kuvendi Komunal i Bashkis\u00eb (Komun\u00ebs) Tuzi, miratoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn vendimin p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb Tuz, p\u00ebrmendoren kushtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17976,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1685,28],"class_list":["post-33785","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-skenderbeu-ne-tuz","tag-ulqin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33785"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33788,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33785\/revisions\/33788"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}