{"id":33699,"date":"2022-12-13T18:56:02","date_gmt":"2022-12-13T17:56:02","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33699"},"modified":"2022-12-13T19:00:27","modified_gmt":"2022-12-13T18:00:27","slug":"vediha-gjoni-ne-kerkim-te-nje-itake-te-re-novelat-e-martin-camajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33699","title":{"rendered":"Vediha Gjoni: N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb Itake t\u00eb re (Novelat e Martin Camajt)"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"370\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/vediha-gjoni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/vediha-gjoni.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/vediha-gjoni-300x173.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Martin Camaj, ashtu si e konsideron edhe Ismail Kadare, \u00ebsht\u00eb shkrimtari i lart\u00ebsive, \u00ebsht\u00eb shkrimtari i majave t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb letrare me nj\u00eb individualitet krijues t\u00eb rrall\u00eb, \u00ebsht\u00eb autor q\u00eb e ka sprovuar veten n\u00eb t\u00eb gjitha llojet e shprehjeve letrare si n\u00eb poezi, novela, romane, proza poetike, tregime e drama dhe n\u00eb secil\u00ebn ka arritur q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb pen\u00ebn e tij t\u00eb spikas\u00eb.<\/h4>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Vediha Gjoni<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Camaj nuk \u00ebsht\u00eb autori tipik q\u00eb lexohet me nj\u00eb frym\u00eb, p\u00ebrkundrazi, veprat e tij k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb lexues t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj detajeve, sepse aty q\u00ebndron magjia e tij. \u00cbsht\u00eb autor q\u00eb lexuesin e transferon n\u00eb dimensione t\u00eb pashkelura t\u00eb mendimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb tilla jan\u00eb edhe kat\u00ebr novelat \u201cPishtar\u00ebt e nat\u00ebs\u201d, \u201cShkundullima\u201d, \u201cRrungaja n\u00eb mars\u201d dhe \u201cKatundi me gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr objekt studimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim i cili synon q\u00eb t\u00eb shpalos\u00eb disa karakteristika t\u00eb k\u00ebtyre novelave dhe \u00e7ka i b\u00ebn ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb vetmuarit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Personazhet e novelave n\u00eb p\u00ebrmbledhjen \u201cShkundullima\u201d jan\u00eb unik\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb. Duket sikur autori i ka nd\u00ebrtuar me nj\u00eb arkitektur\u00eb letrare t\u00eb mir\u00ebmenduar deri n\u00eb secilin detaj. Jan\u00eb personazhe melankolike, largpam\u00ebs, e mbi t\u00eb gjitha t\u00eb vetmuar. Fryma vetmitare \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka i p\u00ebrshkon k\u00ebto novela nga fillimi e deri n\u00eb fund, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu motiv kryesor i vepr\u00ebs letrare t\u00eb Martin Camaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protagonist\u00ebt e k\u00ebtyre novelave (Nika, Vito, Ntonia, Jera, I Huaji) jan\u00eb bart\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb konceptit t\u00eb personazhit vetmitar. Vetmia te k\u00ebto personazhe manifestohet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme dhe \u00ebsht\u00eb shkak-pasoj\u00eb e rrethanave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashp\u00ebrsia e ambientit n\u00eb t\u00eb cilin jeton Nika, protagonisti i novel\u00ebs \u201cPishtaret e nat\u00ebs\u201d, reflekton edhe n\u00eb karakterin e personalitetin e tij. N\u00eb fillim t\u00eb novel\u00ebs takohemi me Nik\u00ebn agresiv e madje edhe t\u00eb dhunsh\u00ebm. Nika vendos t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb vetmi, larg \u00e7do gj\u00ebje. Pyetja m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb se vetmia i troket Nik\u00ebs n\u00eb shpirt si zgjedhje e njeriut largpam\u00ebs i cili nuk p\u00ebrshtatej dot me mediokritetin q\u00eb e rrethonte apo si nj\u00eb d\u00ebnim hamartian n\u00eb sken\u00ebn e absurdit t\u00eb tij? N\u00eb t\u00eb dyja rastet, vetmia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me peripeci emocionale p\u00ebr protagonistin. Duket sikur ai t\u00ebrheqjen n\u00eb vetmi e b\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb arsye, nj\u00ebra nd\u00ebr to edhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb edhe pesh\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrm, e shk\u00ebputja nga to duket sikur e zhyt at\u00eb n\u00eb val\u00eb trishtimi:&nbsp;<em>\u201cNika q\u00eb e kishte lyp\u00eb aq fort vetmin\u00eb, tash vuente ngase grue e f\u00ebmij\u00eb e kishin lan\u00eb fare mbasdore. Shkretnim<\/em>!\u201d. E duket sikur vetmia ishte b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebruesja m\u00eb besnike e Nik\u00ebs dhe ishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shpirt i vet\u00ebm, e shoq\u00ebruese e keqe qoft\u00eb ajo t\u00eb pakt\u00ebn nuk e la vet\u00ebm<em>:\u201dI m\u00ebsuem n\u00eb vetmi, edhe kur mblidhej me familje fliste shum\u00eb pak\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjendja e tij psiko-emocionale ndryshon mbasi q\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb vetmi t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebr Gurra. Distancimi nga \u00e7dokush dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ndihet keq e inferior \u00ebsht\u00eb ndoshta terapia m\u00eb e mir\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve me vetveten. Kjo gj\u00eb reflektohet tek personazhi i Nik\u00ebs, i cili ndryshon si temperament. Ai arrin t\u00eb pajtohet me vetveten e kjo pasqyrohet edhe me ndryshimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo ve\u00e7an\u00ebrisht dallohet me ndryshimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Nik\u00ebs me Len\u00ebn, distancimi nga nj\u00ebri-tjetri b\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e vetvetes dashurin\u00eb e harruar p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin<em>:\u201d Ndon\u00ebse nuk ua shp\u00ebrblente goja, p\u00ebrjetonin dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs, tue ndie edhe ngroh\u00ebsin\u00eb e pranver\u00ebs q\u00eb vinte, dicka t\u00eb fshehun me shekuj n\u00eb zemra t\u00eb forta e t\u00eb ndezuna si vullkan pa flak\u00eb n\u00eb gjirin e dheut\u201d<\/em>.&nbsp; Nika arrin t\u00eb avancoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e veta duke m\u00ebsuar mjesht\u00ebri q\u00eb vet\u00ebm ai i posedonte n\u00eb Fundin\u00eb. T\u00ebrheqja e tij n\u00eb vetmi dhe strehimi n\u00eb gjirin e natyr\u00ebs ka pasur edhe dobin\u00eb produktive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fataliteti i personazhit \u00ebsht\u00eb q\u00eb vdes i vet\u00ebm, mir\u00ebpo vetmia p\u00ebr personazhin \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se vdekja dhe kjo e fundit \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim p\u00ebr \u201carnyellin e vetmuar<em>\u201c:\u201d..Nik\u00ebn e pushtoi vetmia, di\u00e7ka m\u00eb e tmerrshme se vet\u00eb vdekja..\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vetmia nuk i kursen as personazhet e novel\u00ebs&nbsp;<em>\u201cShkundullima<\/em>\u201c, Vitoin dhe Ntonian. Vitoi, inxhinieri me nj\u00eb jet\u00eb dinamike n\u00eb qytet, kthehet n\u00eb vendlindje p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur e nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb kishte n\u00eb mendje. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ntonia jeton n\u00eb pallatin e vjet\u00ebr, n\u00eb kull\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tij, e vendosur q\u00eb mos ta l\u00eb kurr\u00eb at\u00eb, sikur ai pallat ishte streha e saj e siguris\u00eb. Vitoi e Ntonia kishin vendosur q\u00eb ta ndajn\u00eb s\u00eb bashku vetmin\u00eb e tyre, derisa ndodh t\u00ebrmeti, i cili ndryshon rrjedh\u00ebn e pritshm\u00ebrive t\u00eb protagonist\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vetmia te Jera, protagonistja e novel\u00ebs&nbsp;<em>\u201cRrungaja n\u00eb mars\u201d,<\/em>&nbsp;manifestohet si nj\u00eb vendim i saj, si nj\u00eb produkt i fatalitetit q\u00eb i ndodh Dakut e q\u00eb e prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte edhe at\u00eb. Jera jep prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj t\u00eb dashurit t\u00eb vdekur. Mbas vdekjes s\u00eb Dakut ajo vendos q\u00eb nga dhimbja mos t\u2019ia marr\u00eb jet\u00ebn vetes, por t\u00eb jetoj\u00eb si nj\u00eb e vdekur mes t\u00eb gjall\u00ebve, duke pritur q\u00eb vdekja t\u2019i vij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale, t\u00eb vij\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb e ta bashkoj\u00eb me t\u00eb dashurin e saj<em>:\u201d..sepse Jera kishte vdek\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb shum\u00eb mote mapar\u00eb<\/em>\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vetmia na shfaqet edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb izolimit kolektiv. T\u00eb gjitha krahinat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat udh\u00ebtojm\u00eb gjat\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebtyre novelave, shfaqen si krahina t\u00eb izoluara nga pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs dhe indiferente ndaj zhvillimeve t\u00eb teknologjis\u00eb dhe urbanistik\u00ebs bashk\u00ebkohore. Rasti m\u00eb ekstrem i k\u00ebsaj dukurie na shfaqet tek novela \u201cPishtar\u00ebt e nat\u00ebs\u201d e vjen duke u zbehur n\u00eb novelat e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb huajt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasoja e vetmis\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi n\u00eb t\u00eb huaj, i huaj p\u00ebr njer\u00ebzit e af\u00ebrt e i huaj edhe p\u00ebr veten e vet. P\u00ebrpara kemi personazhe t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb absurdit, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrshtaten dot me ambientin n\u00eb t\u00eb cilin jetojn\u00eb. Jan\u00eb personazhe t\u00eb ve\u00e7uara p\u00ebr nga intelekti dhe m\u00ebnyra e t\u00eb menduarit mbi ndodhi t\u00eb caktuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bart\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb konceptit t\u00eb t\u00eb huajit dhe absurdit jan\u00eb personazhet e novel\u00ebs \u201cKatundi me gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d. Jan\u00eb personazhe q\u00eb spikasin q\u00eb nga em\u00ebrtimi e deri tek nd\u00ebrtimi i karaktereve t\u00eb tyre psikologjike. Kemi dy vend\u00ebsit q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb quhen Sand\u00ebr dhe Stratiko, T\u00eb Huajin dhe Flor\u00ebn. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb k\u00ebta persona jan\u00eb t\u00eb paem\u00ebr, t\u00eb paidentitet. I huaji n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb merr edhe pseudonimin Shtrigani, e p\u00ebr Flor\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb nuk e marrim vesh emrin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse Flora ishte emri q\u00eb I huaji e quan. Kjo zgjedhje e emrave dhe m\u00ebnyra e nxjerrjes s\u00eb tyre n\u00eb drit\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb jo i paq\u00ebllimsh\u00ebm, p\u00ebrkundrazi, nxjerr n\u00eb pah absurdin e fiksionin q\u00eb karakterizon pjes\u00ebn e par\u00eb dhe realen e t\u00eb logjikshmen q\u00eb pasqyrohet n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Prandaj, edhe novela apo m\u00eb mir\u00eb protagonisti i saj, si nj\u00eb personazh q\u00eb kishte humbur mes irracionales dhe racionales dhe kufirin e holl\u00eb mes tyre. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb novel\u00ebs kuptojm\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb person i cili po kalon nj\u00eb post traum\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb nxitur nga nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi reale q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb t\u2019i humb\u00eb lidhjet me realitetin dhe t\u00eb endet n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb imagjinuar, i shoq\u00ebruar nga halucinacione e d\u00e9j\u00e0 vu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo ndjesi, ajo e t\u00eb ndjerit i huaj, e shoq\u00ebron edhe Nik\u00ebn. Duket sikur ai lind e vdes i till\u00eb. Ndjesia e t\u00eb qenurit i pakuptuari, t\u00eb cilit i b\u00ebhen padrejtsi, figurativisht Camaj e paraqet si di\u00e7ka q\u00eb ka lindur e zhvilluar s\u00eb bashku me t\u00eb<em>:\u201dE ama kishte than\u00eb p\u00ebr Nik\u00ebn,se ky e kishte fillue grindjen me t\u00eb v\u00eblleznit qysh n\u00eb djep, at\u00ebher\u00eb kur kishte kujtue se ajo po ia pret gjijt\u00eb p\u00ebr t\u00eb nis\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb kuente t\u00eb parin djal\u00eb, Kol\u00ebn. Edhe aty e mrapa ngushtohej drita e diellit mbi krye sepse t\u00eb v\u00eblleznit ashtu si kishin fillue prej gjijve t\u00eb s\u2019am\u00ebs, lypnin pjes\u00ebn e vet n\u00eb cdo gja. Andaj i mbeti n\u00eb tru se atij e padrejta i bahej gjithkund prej t\u00eb v\u00ebllezn\u00ebve ose p\u00ebr shkak t\u00eb tyne\u201d<\/em>. Nika rritet dhe plaket me iden\u00eb q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit nuk e duan, e madje duan t\u2019i b\u00ebjn\u00eb keq. Kjo dukuri \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht me teorin\u00eb e personalitetit t\u00eb njeriut, gjegj\u00ebsisht me fazat e formimit t\u00eb personalitetit t\u00eb njeriut. Sipas k\u00ebsaj teorie, personaliteti i njeriut fillon t\u00eb formohet q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e hershme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Xhelozia ndaj v\u00ebllez\u00ebrve fillimisht p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e m\u00eb von\u00eb edhe p\u00ebr tjera gj\u00ebra, duket si nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Nika e ka ujitur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, e \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ujitet, rritet. Pra, n\u00eb aspektin psikoanalitik, raporti i Nik\u00ebs me t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit \u00ebsht\u00eb fryt i nj\u00eb traume t\u00eb kultivuar q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria. N\u00eb k\u00ebt\u00eb traum\u00eb t\u00eb personazhit, rol ky\u00e7 luan n\u00ebna, e cila do duhej t\u00eb ishte munduar q\u00eb t\u2019ia largoj\u00eb Nik\u00ebs k\u00ebt\u00eb mendim q\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo ndjesi mos t\u00eb rritej e t\u00eb merrte p\u00ebrmasat q\u00eb do shohim se do marr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e protagonistit t\u00eb novel\u00ebs. Kjo prap\u00eb na lidh me teorin\u00eb psikologjike mbi formimin e personalitetit, e cila n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ambientit familjar n\u00eb formimin e nj\u00eb personaliteti t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Lidhur me ndikimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve kontradiktore familjare n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb personi, mund ta shohim edhe n\u00eb analogji t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Kafk\u00ebs me t\u00eb atin, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb kontradiktore, \u00e7ka ndikon edhe te vet\u00eb Kafka n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrceptimit t\u00eb bot\u00ebs, por edhe t\u00eb vetvetes, gj\u00eb q\u00eb absolutisht reflektohet edhe n\u00eb vepr\u00ebn e tij letrare dhe m\u00ebnyr\u00ebn si ai i nd\u00ebrton personazhet e veta, me nuanca mbizot\u00ebruese t\u00eb autobiografikes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kulmin e k\u00ebsaj dukurie e shohim n\u00eb momentin e vdekjes s\u00eb Nik\u00ebs dhe si ajo p\u00ebrjetohet te rrethi i tij i ngusht\u00eb. Kjo v\u00ebrehet q\u00eb vdekjen e tij, f\u00ebmij\u00ebt nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb si\u00e7 do ishte normale t\u00eb p\u00ebrjetohet vdekja e babait: \u201c<em>Kur t\u00eb bijt\u00eb e shtrin\u00eb Nik\u00ebn n\u00eb ballin e votr\u00ebs, nuk ndien pik\u00ebllim:u dukej si mos me qen\u00eb i jati. Si me pas\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh q\u00eb dheu i vet e kishte qit\u00eb p\u00ebrjashta p\u00ebr t\u00eb mos u kalb\u00eb dhe, jo, n\u00eb shej mospranimi, por p\u00ebr t\u00eb mos e damtue. Ndaj tij ndienin vet\u00ebm tmerr e nderim t\u00eb pamas\u00eb\u201d.<\/em>&nbsp;Sa do ta kishte l\u00ebnduar Nik\u00ebn fakti q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij ndiheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. E sa u p\u00ebrket t\u00eb tjer\u00ebve, as q\u00eb kishin pasur iden\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl mbi Nik\u00ebn, as q\u00eb e njihnin, e madje e kishin menduar t\u00eb vdekur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb:&nbsp;<em>\u201cS\u2019e kam dit\u00eb q\u00eb asht\u00eb ende gjall\u00eb\u201d.<\/em>&nbsp; E megjithat\u00eb, autori na tregon q\u00eb&nbsp;<em>:\u201dNuk pati njeri at\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk u ngi me buk\u00eb,<\/em>&nbsp;<em>mish e djath\u00eb\u201d<\/em>, \u00ebsht\u00eb kjo poetika e absurdit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vdekja e Nik\u00ebs dhe ceremonia e tij mortore u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb gosti p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb as nuk e kishin njohur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201c\u2026dhe ju lutem t\u00eb mos m\u00eb mbani si t\u00eb huaj. Jam nj\u00eb jush\u201d<\/em>. Jan\u00eb k\u00ebto pjes\u00eb nga dialogu i Vitoit me disa nga vendasit n\u00eb fillim t\u00eb kthimit t\u00eb tij n\u00eb vendlindje, \u00e7ka na tregon se si ai nuk donte t\u00eb ndihej, ose edhe si n\u00eb fakt ndjehej. Duket se Vitoi ishte kthyer n\u00eb vendlindje p\u00ebr t\u00eb rigjetur paqen shpirt\u00ebrore q\u00eb i mungonte, n\u00eb vendin e tij, me njer\u00ebzit e tij. Ndoshta n\u00eb metropolet q\u00eb kishte jetuar, nuk kishte mundur ta shmangte dot ndjesin\u00eb e t\u00eb huajit, e prandaj ishte kthyer n\u00eb vendin ku i kishte rr\u00ebnj\u00ebt e veta. Vitoi \u00ebsht\u00eb personazhi tipik q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb m\u00ebrguarin (ndoshta edhe vet\u00eb Camajn), i cili n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb ndjehet se i p\u00ebrket vendit ku kishte m\u00ebrguar, e as vendit t\u00eb lindjes, sepse distancimi fizik nga ai dhe distancimi i intelektit t\u00eb tij me vendasit ishte ajo q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb personi i cili ishte para se t\u00eb largohej. Kjo b\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb gjendet mes nj\u00eb purgatori, sikur n\u00eb fakt nuk i p\u00ebrket asnj\u00eb vendi, sikur e ka humbur Itak\u00ebn e tij p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb dukuri e shohim edhe te personazhi i Jer\u00ebs, e cila ishte ndryshe nga vajzat e tjera, me vizion tjet\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn, e kjo e b\u00ebn q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e huaj dhe e pakuptuar nga njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb gjinis\u00eb fem\u00ebrore si n\u00ebna dhe motrat, me t\u00eb cilat shohim se ka nj\u00eb raport mjaft t\u00eb tendosur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Te novela \u201cKatundi me gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d, shohim t\u00eb pasqyruar edhe frik\u00ebn ndaj t\u00eb huaj\u00ebs, e manifestuar si frik\u00eb ndaj vdekjes:&nbsp;<em>\u201cBanor\u00ebt e k\u00ebtyne viseve n\u00eb shmang jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekun nga mosbesimi kundrejt t\u00eb huajve, andaj mos pritni, q\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb t\u00eb hyni ndopak n\u00eb kuvend me ta\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndjesia e t\u00eb qenurit i huaj dhe i pakuptuar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse merr p\u00ebrmasat e absolutes. \u00cbsht\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur e vetme. Karakteret e m\u00ebsip\u00ebrme duket sikur e kan\u00eb gjetur at\u00eb, nj\u00eb person q\u00eb i kupton dhe beson n\u00eb ta, dhe kjo mjafton p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lumtur. K\u00ebt\u00eb paqe shpirt\u00ebrore e kan\u00eb gjetur te partner\u00ebt e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb frym\u00ebn e popullores<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Let\u00ebrsia popullore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i pashtersh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb lar\u00eb muzat e shum\u00eb autor\u00ebve t\u00eb epokave e vendeve t\u00eb ndryshme. Kjo let\u00ebrsi ka qen\u00eb themel i fuqish\u00ebm edhe p\u00ebr shum\u00eb autor\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb mahnitur nga pasuria popullore e let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare, dhe e kan\u00eb marr\u00eb si model krijimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb t\u00eb shkruarit kan\u00eb spikatur autor\u00ebt tan\u00eb romantik\u00eb. Mir\u00ebpo, kjo let\u00ebrsi ka vazhduar e vazhdon t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb edhe autor\u00ebt modern\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt inkuadrojn\u00eb pjes\u00eb nga kjo let\u00ebrsi n\u00eb veprat e tyre autoriale. Martin Camaj, mund t\u00eb themi q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb autori i cili nd\u00ebr autor\u00ebt modern\u00eb, ka risjell\u00eb elemente m\u00eb t\u00eb shumta nga kjo let\u00ebrsi n\u00eb veprat e tij. Rikonfigurimi i orales n\u00eb veprat e tij b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale dhe simbolike. Prandaj, do mundohemi t\u00eb hetojm\u00eb disa elemente t\u00eb orales n\u00eb novelat e p\u00ebrmbledhjes \u201cShkundullima\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambienti n\u00eb t\u00eb cilin zhvillohen novelat \u00ebsht\u00eb ambienti tipik baritor e idilik. Ngjarjet zhvillohen n\u00ebp\u00ebr bjeshk\u00eb e v\u00ebrri, toponime tipike ku jan\u00eb zhvilluar edhe k\u00ebng\u00ebt e legjendat popullore. Edhe emri i toponimeve si: \u201cP\u00ebrtejqaf\u00eb\u201d, \u201cFundin\u00eb\u201d, \u201cGurra\u201d, \u201cMaja e Cilkokut\u201d, \u201cVorri i Murtaj\u00ebs\u201d etj, duket sikur jan\u00eb toponime q\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb si ato q\u00eb kemi hasur te let\u00ebrsia popullore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Personazhi i Nik\u00ebs n\u00eb momente na duket sikur \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga antikja e eposit t\u00eb kreshnik\u00ebve, si nj\u00eb v\u00eblla i tret\u00eb i Mujit dhe Halilit. Marr\u00ebdh\u00ebnia e tij e supozuar me Zanat e Or\u00ebt, e nxitur nga thashethemet e fshatar\u00ebve ngaq\u00eb nuk dinin asgj\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb vetmuar t\u00eb Nik\u00ebs e prandaj sajonin, b\u00ebn q\u00eb protagonisti t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb heroi legjendar. Supozohej se Nika kishte rr\u00ebmbyer nj\u00eb Zan\u00eb e prandaj edhe ai n\u00eb fund t\u00eb vepr\u00ebs fillon edhe vet\u00eb t\u00eb besoj\u00eb q\u00eb ishte i pushtuar nga Zanat, t\u00eb cilat donin q\u00eb t\u2019i hakmerreshin. Edhe fiziku i Nik\u00ebs paraqitet i ndrysh\u00ebm nga ai i t\u00eb tjer\u00ebve, si i gjat\u00eb dy metra. Kjo \u00ebsht\u00eb po ashtu karakteristik\u00eb e p\u00ebrshkrimit t\u00eb heronjve kreshnik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00eb emri i personazhit Nik\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo i paq\u00ebllimsh\u00ebm dhe mund t\u00eb lidhet me emrin e t\u00eb parit t\u00eb fisit t\u00eb Nikaj Mertur\u00ebve mbi t\u00eb cil\u00ebt ka shum\u00eb legjenda e jan\u00eb zhvilluar hulumtime t\u00eb shumta historike e arkeologjike, sipas t\u00eb cilave katundi i Nikajve del i formuar q\u00eb n\u00eb vitin 1330. Polemikat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta rreth k\u00ebtij fisi dhe origjin\u00ebs s\u00eb tij, por duket se ekspert\u00ebt e fushave kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb pohimi m\u00eb i besuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se i pari, nga i cili u formua fisi i Nikajt, ka qen\u00eb Nik\u00eb Mekshi. Ky, pasi u nda nga v\u00ebllai Kol\u00eb Mekshi, u largua nga Krasniqja&nbsp; dhe u vendos diku n\u00eb&nbsp;territorin e Nikajt t\u00eb sot\u00ebm. Pra, emri i Nik\u00ebs dhe Kol\u00ebs mendoj q\u00eb i sh\u00ebrben k\u00ebtij q\u00ebllimi duke e lidhur me historin\u00eb e formimit t\u00eb fiseve Nikaj dhe Krasniqe. K\u00ebt\u00eb argument e p\u00ebrforcon edhe informacioni q\u00eb na jep vet\u00eb autori q\u00eb novela \u201cPishtar\u00ebt e nat\u00ebs\u201d tregon ngjarje q\u00eb zhvillohen n\u00eb veri, dhe kjo p\u00ebputhet edhe me vendodhjen e fisit t\u00eb Nikajve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, madje edhe d\u00ebshira e Nik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e p\u00ebr t\u2019iu siguruar tok\u00eb shfaq intenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shtuar fisin. Edhe vet\u00eb koha e ngjarjeve duket sikur i p\u00ebrket koh\u00ebs s\u00eb daljes nga paganizmi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nika t\u00eb huajve u dukej si nj\u00eb personazh homerian, me dallim t\u00eb madh mes atij dhe atyre, \u00e7ka na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb novela n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunikim i dy epokave. \u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb vijn\u00eb shum\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb hulumtuar zakonet e folklorin e k\u00ebtyre viseve, mir\u00ebpo ktheheshin t\u00eb zhg\u00ebnjyer mbi faktin q\u00eb vendasit nuk dinin t\u2019u tregonin asgj\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb. Ky pasazh \u00ebsht\u00eb ironi e qart\u00eb, jo ironi ther\u00ebse, por ironi e dhimbshme, mbi faktin e l\u00ebnies pas dore t\u00eb folklorit nga vend\u00ebsit dhe duhet t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb i huaj t\u2019u kujtoj\u00eb vler\u00ebn e tij:\u201d<em>Nd\u00ebr k\u00ebta kalimtar\u00eb ka pas\u00eb edhe asish t\u00eb cil\u00ebt e kishin caktue me ndej\u00eb disa vjet n\u00eb k\u00ebto vise.Kishin pas\u00eb nd\u00ebrmend me mbledh\u00eb kang\u00eb trimnish, doke t\u00eb vjetra dhe me u vllaznue me burrat e mal\u00ebsis\u00eb, tue pi gjakun e gishtit. Por ata, po n\u00eb hymjen e maleve humb\u00ebn rrug\u00ebve. Ju e dini se un\u00eb nuk di t\u00eb k\u00ebndoj, as t\u2019i bie fyellit as lahut\u00ebs. P\u00ebr nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb u ka dal\u00eb p\u00ebr hund\u00ebsh mal\u00ebsia\u201d.<\/em>&nbsp;E nj\u00ebjta ide na paraqitet edhe n\u00eb novel\u00ebn \u201cKatundi me gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d n\u00eb pjes\u00ebn<em>:\u201dFajin e keni vet\u00eb q\u00eb nuk e keni zbulue deri tash vendin tuej. Keni prit\u00eb t\u00eb vij nj\u00eb nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shty t\u00eb njihesh me katundin ma karakteristik t\u00eb atdheut ton\u00eb t\u00eb bukur\u201d<\/em>. Ky interesim i hulumtuesve p\u00ebr folklorin shqiptar shfaqet pak a shum\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr novelat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fryma popullore shfaqet n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre novelave, n\u00eb frazeologji si psh: \u201cJo vet\u00ebm njeriut, por gurit e drunit qenka me iu dhimb\u00eb Nika\u201d, \u201cSi ai q\u00eb hjedh gurin e fsheh dor\u00ebn\u201d, \u201cMali p\u00ebr mal nuk piqet, por njer\u00ebzit po\u201d, \u201ctrima me flet\u00eb e sypatrembun\u201d, n\u00eb doke, n\u00eb mentalitet e bes\u00ebtytni t\u00eb shumta q\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e novelave. K\u00ebng\u00ebt popullore jan\u00eb po ashtu nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb i hasim disa her\u00eb, si n\u00eb k\u00ebng\u00ebt q\u00eb k\u00ebndonte Ntonia apo k\u00ebng\u00ebt hyr\u00ebse n\u00eb novelat \u201cShkundullima\u201d e \u201cRrungaja n\u00eb mars\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E autori shpalos frik\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb kishte (q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb edhe ideja q\u00eb i bashkon t\u00eb kat\u00ebr novelat), harrimin, zhdukjen e asimilimin e tyre. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrejm\u00eb fillimisht n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb Vitoit me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij q\u00eb nuk ishin larguar nga fshati t\u00eb cil\u00ebt e pyesin<em>:\u201dA t\u00eb kujtohen k\u00ebto k\u00ebng\u00ebt tona,Vito?\u201d,<\/em>&nbsp;e kjo frik\u00eb pik\u00ebn e vet kulminante e prek n\u00eb fundin e novel\u00ebs \u201cKatundi me gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d n\u00eb pasazhin q\u00eb nj\u00eb vend\u00ebs tregon i trishtuar se si kishte humbur gjith\u00e7ka nga folklori dhe identiteti i vendit t\u00eb vet<em>: \u201cKa pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb!-Nd\u00ebrhyni vetja nga grumbulli i vendasve.-V\u00ebrte, ka pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb: merrnje me mend se cfar\u00eb pasunije shpirtnore jan\u00eb tu na humb\u00eb, k\u00ebtu para sysh!Merrnje me mend! Un\u00eb nuk kam ma vendlindje pse fshati ku kam lind\u00eb nuk figuron ma n\u00eb kart\u00ebn gjeografike. Askush nuk banon sot atje. Kang\u00ebt popullore, vallet e bukura, t\u00eb folmet e posa\u00e7me\u2026. Atij q\u00eb fliste gati sa nuk i dol\u00ebn lot\u00ebt.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj edhe k\u00ebto novela mund t\u00eb cil\u00ebsohen si intenc\u00eb e autorit p\u00ebr t\u00eb ruajtur e shpalosur grimca nga folklori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Simbolet kryesore:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Lumi<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb simbol e hasim dendur n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha novelat e k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhjeje. Lumi \u00ebsht\u00eb simbol i nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit mes dy realiteteve, mes dy bot\u00ebrave q\u00eb shfaqen vazhdimisht n\u00eb novela. K\u00ebt\u00eb rol e luan deri diku edhe personazhi i Nik\u00ebs, i cili priste e niste t\u00eb huaj vizitor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ura<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs mbi gremin\u00ebn (\u201cShkundullima\u201d), \u00ebsht\u00eb simbol p\u00ebrve\u00e7 si nj\u00eb siguri p\u00ebr popullat\u00ebn q\u00eb mos t\u00eb mbes\u00eb e izoluar nga pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs, por \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ura \u00ebsht\u00eb simbol i kalueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb fshatit n\u00eb avancim, q\u00eb ta p\u00ebrqafoj\u00eb bashk\u00ebkohoren.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Mali<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mali n\u00eb k\u00ebto novela simbolizon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb simbolizon lumi, pra ndarjen qoft\u00eb n\u00eb aspektin e fizikes, qoft\u00eb n\u00eb t\u00eb asaj emocionale. K\u00ebt\u00eb figur\u00eb me fuqin\u00eb e vet m\u00eb t\u00eb madhe simbolike e shohim t\u00eb shfaqet te novela \u201cRrungaja n\u00eb mars\u201d.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" start=\"4\">\n<li><strong>Ujku<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ujku n\u00eb novel\u00ebn \u201cRrungaja n\u00eb mars\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb qendrore. Daku fundoset bashk\u00eb me tuf\u00ebn e ujqve n\u00eb ortekun e bor\u00ebs, kjo na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr afrin\u00eb mes ujkut dhe njeriut, luft\u00ebn mes tyre, madje edhe nj\u00eb g\u00ebrsh\u00ebtim t\u00eb t\u00eb dyja qenieve, pra iden\u00eb e njeriut ujk. Kulti i ujkut nd\u00ebr ilir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kultet m\u00eb t\u00eb lashta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 5 .Shungullima (T\u00ebrmeti)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb novel\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, simbolizon \u201ct\u00ebrmetin\u201d, \u201cshkundjen\u201d mendore dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb fshatit. Shohim q\u00eb njer\u00ebzit mbas atij \u201ct\u00ebrmeti\u201d shfaqen shum\u00eb m\u00eb ndryshe se n\u00eb fillimet e novel\u00ebs, me m\u00eb tep\u00ebr energji, ide e vullnet. K\u00ebt\u00eb na e argumenton edhe pjesa:\u201dshkolla ishte e vetmja q\u00eb nuk kishte p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb shkundullim\u00ebs\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00ebrmeti\u201d m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ndodh n\u00eb zemr\u00ebn e Ntonias<em>:\u201dMbas nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebsh, erdhi Vitoi te ajo dhe kur e mori n\u00eb gryk\u00eb, ndjeu si ajo forcohej e bahej gur\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e tij\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" start=\"5\">\n<li><strong>Dimri&nbsp;<\/strong>simbolizon shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vetmis\u00eb n\u00eb zemrat e protagonist\u00ebve dhe ardhjen e di\u00e7kaje t\u00eb keqe. Nik\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb stin\u00eb e kaplojn\u00eb mendime t\u00eb \u00e7 Qet\u00ebsia e natyr\u00ebs e b\u00ebnte t\u00eb mendonte m\u00eb tep\u00ebr e t\u00eb ndihej m\u00eb tep\u00ebr se asnj\u00ebher\u00eb i vetmuar.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Maja<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb figur\u00eb simbol e shohim n\u00eb disa raste. Tek novela \u201cKatundi me gjith\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d katundi misterioz tregohet se gjendet n\u00eb maje t\u00eb malit. Vendodhja n\u00eb maje b\u00ebhet simbol p\u00ebr rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb udh\u00ebtari p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur atje. B\u00ebhet simboli i luft\u00ebs me vdekjen, e ndoshta simbol edhe p\u00ebr vet\u00eb vdekjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tek novela \u201cRrungaja n\u00eb mars\u201d ngjitja e Jer\u00ebs n\u00eb maj\u00ebn e malit n\u00eb t\u00eb cilin kundron fshatin e Dakut, nj\u00eb ngjitje e ndaluar p\u00ebr vajzat e fshatit t\u00eb saj, b\u00ebhet simbol p\u00ebr ngjitjen e njeriut n\u00eb majat e kapaciteteve t\u00eb veta. Prekja e majave \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb \u00ebndrrat e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb novel\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante fjalia:\u201dN\u00eb shkoll\u00eb po jua m\u00ebsuakan rrug\u00ebn se si kap\u00ebrcehen majat\u201d, \u00e7ka simbolizon realizimin e q\u00ebllimeve dhe \u00ebndrrave nga rruga e dijes dhe edukimit.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" start=\"7\">\n<li><strong>Yjet<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Yjet n\u00eb novel\u00ebn \u201cPishtar\u00ebt e nat\u00ebs\u201d simbolizojn\u00eb mendimet metafizike t\u00eb protagonistit, i cili tek yjet shikonte at\u00eb q\u00eb i mungonte atij vet\u00eb, harmonin\u00eb, v\u00ebllaz\u00ebrimin e dashurin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb yjet me larg\u00ebsin\u00eb e tyre simbolizojn\u00eb d\u00ebshirat m\u00eb t\u00eb thella e m\u00eb t\u00eb paarrira p\u00ebr njeriun dhe udh\u00ebtimi e vrojtimi i yjeve simbolizojn\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e madhe p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre d\u00ebshirave.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" start=\"8\">\n<li><strong>Qet\u00ebsia shurdhuese<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Novela \u201cShkundullima\u201d hapet duke treguar nj\u00eb gjendje e cila do eksplikoj\u00eb edhe vazhdimin e ngjarjes. Qet\u00ebsia q\u00eb sundonte vendin ishte nj\u00eb qet\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme, shenj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb do ndodhte<em>: \u201cNd\u00ebr shpirt\u00ebn dhe n\u00eb bot\u00ebn e jashtme t\u00eb katundit mbretnonte nj\u00eb paqe me t\u00eb p\u00ebrqeth\u00eb shtatin. Para k\u00ebsaj heshtje e gjum\u00ebsie ndiente shtangim e frik\u00eb vet\u00ebm ai q\u00eb vinte nga jasht\u00eb.\u201d<\/em>&nbsp;Kjo qet\u00ebsi n\u00ebnkupton pamotivimin dhe kot\u00ebsin\u00eb q\u00eb e kishte kapluar fshatin, q\u00eb do i prish\u00eb ardhja e Vitoit. Pra, \u00ebsht\u00eb simbol i absurdit dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr zgjim e dinamik\u00eb. \u00cbsht\u00eb qet\u00ebsi q\u00eb nuk i b\u00ebn mir\u00eb shpirtit, por p\u00ebrkundrazi, e trazon at\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se tingujt m\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" start=\"9\">\n<li><strong>Kali<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb fuqish\u00ebm, Vitoin e shp\u00ebton nj\u00eb qenie mistike, n\u00eb nivelin e mitikes, nj\u00eb kal\u00eb. Ai e ul protagonistin n\u00eb tok\u00eb sh\u00ebndosh e mir\u00eb dhe ik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb misterioze. Figura e kalit na vjen nga mitologjia greke e ajo ilire. Nd\u00ebr ilir\u00eb, prania e figur\u00ebs s\u00eb kalit konsiderohej fatsjell\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitoit i ngel mendja te ky kal\u00eb dhe mbasi i ndihmon vend\u00ebsit mbi d\u00ebmet e t\u00ebrmetit, vazhdon rrug\u00ebn nga ka vazhduar ky kal\u00eb, cka mund t\u00eb simbolizoj\u00eb q\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e Vitoit \u00ebsht\u00eb ngjallur dashuria p\u00ebr zbulimin e pasuris\u00eb folklorike e vazhdon t\u00eb ndjek\u00eb gjurm\u00ebt e k\u00ebsaj historie p\u00ebr t\u00eb zbuluar misteret e saj. Gjithashtu, ndjekja e kalit simbolizon edhe ndjekjen e \u00ebndrrave, q\u00eb edhe si kali kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb panjohura.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" start=\"10\">\n<li><strong>Toka (Dheu)<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund, po paraqesim simbolin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre novelave, simbolin e tok\u00ebs. Lidhja e personazheve me tok\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje e fuqishme dhe e ve\u00e7ant\u00eb. Personazhi i Nik\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb lidhje, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta punuar e shtuar tok\u00ebn dhe me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar aty e p\u00ebr t\u00eb mos u larguar nga ajo. P\u00ebr Nik\u00ebn \u00e7do sakrific\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn ishte nj\u00eb sakrific\u00eb q\u00eb ia vlente: \u201cEdhe jeta do dhan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, thoshte ky me vete\u201d.&nbsp; Sipas Nik\u00ebs cdo gj\u00eb vinte nga dheu dhe ai ishte zanafilla e \u00e7do gj\u00ebje<em>:\u201dE p\u00ebrs\u00ebriti edhe para t\u00eb shoqes bindjen se s\u00ebmundja zhvillohej ma s\u00eb pari n\u00eb dhe, dheu ia ngjiste bim\u00ebs t\u00eb lig\u00ebn e bima, tue dal\u00eb p\u00ebrjashta,p\u00ebrlyente shtaz\u00eb e njer\u00ebz. Gjith<\/em>\u00e7<em>ka delte nga zemra e dheut,e mira dhe e keqja\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ntonia paraqitet si nj\u00eb personazh e cila&nbsp;<em>\u201cpa vdek\u00eb nuk e l\u00ebshonte pragun e t\u00eb par\u00ebve\u201d.<\/em>&nbsp;Lidhja e saj e fort\u00eb me t\u00eb par\u00ebt e saj q\u00ebndronte n\u00eb pallatin ku jetonte dhe me shembjen e tij, Ntonia ndihet sikur ka humbur edhe veten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dheu b\u00ebhet simbol i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb: \u201cDashnor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, mendonte ajo, nuk i qesin n\u00eb treg ndjesit\u00eb e veta, si ata t\u00eb dy. Malli i madh, p\u00ebr s\u00eb gjalli, mbulohet thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr e mandej n\u00eb dhe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dheu po ashtu di t\u00eb zem\u00ebrohet e t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb fajtor\u00ebt, t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb ata q\u00eb e l\u00ebn\u00eb pas dore<em>: \u201c..dhe e shihte si dheu p\u00ebrbind\u00ebsh q\u00eb g\u00eblltit\u00eb pa dhimb\u00eb pjell\u00ebn e vet, p\u00ebrpinte n\u00eb hepe gjith\u00e7ka, gur e frymor\u00eb, gjith\u00e7ka i binte n\u00eb ful\u00e7ij\u201d<\/em>. Dheu merr edhe trajt\u00ebn e njohur simbolike si krijues i njeriut e si destinacion i fundit i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Pra, si simbol i fillimit dhe fundit t\u00eb gjith\u00e7kaje. \u00c7do gj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb zhduket, por jo dheu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dykuptim\u00ebsia e fatalitetetit dhe kronologjia harmonike e novelave mes nj\u00ebra-tjetr\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Novelat jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fundi i tyre mund t\u00eb ket\u00eb dy shtigje interpretimi. Interpretimi i par\u00eb mund t\u00eb na lidh\u00eb me folklorin dhe ruajtjen e traditave t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, ky mund t\u00eb quhet edhe nj\u00eb interpretim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kolektives, dhe interpretimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb fatalitetin e lidh me fatin e individit, me individualen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb par\u00eb interpretative, Nika e p\u00ebson sepse prish v\u00ebllaz\u00ebrimin me kafsh\u00ebt (si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb vep\u00ebr), i tradhton e i vret ata e prandaj e p\u00ebson sepse ngjall\u00eb zem\u00ebrimin e qenieve mitike. \u00cbsht\u00eb pak a shum\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr nj\u00eb gjueti t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Daku vendos q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e kalit, t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb misteret e folklorit, kurse Ntonia me sh\u00ebmbjen e monumentit q\u00eb e kishte si gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, q\u00eb e lidhte at\u00eb me t\u00eb shkuar\u00ebn e saj e jo vet\u00ebm t\u00eb saj, vendos t\u00eb largohet. Daku dhe Jera e p\u00ebsojn\u00eb, sepse duket sikur ishin b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas komplet t\u00eb shkuar\u00ebn folklorike dhe t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb bashk\u00ebkohoren. Familja e Dakut, n\u00eb fakt, mbas dimrit mendojn\u00eb edhe t\u00eb shp\u00ebrngulen nga P\u00ebrtejqafa, mir\u00ebpo rrungaja dhe vdekja e Dakut nuk e b\u00ebn t\u00eb mundur. As Jera mbas vdekjes s\u00eb Dakut nuk largohet dot, sepse nuk ikte dot nga kujtimet q\u00eb kishte me Dakun, sikur ai vend ia kujtonte at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje interpretative, mund t\u00eb interpretohet edhe takimi i t\u00eb huajit me vdekjen dhe d\u00ebshira p\u00ebr ta k\u00ebrkuar katundin misterioz, si d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nj\u00eb krahin\u00eb nga asimilimi e humbja e autoktones s\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb planin tjet\u00ebr, novelat mund t\u00eb shihen n\u00eb kuadrin e individuales. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Nika vdes sepse jetonte n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb eg\u00ebr dhe rreziku nga eg\u00ebrsirat ishte shum\u00eb i madh. Daku vendos t\u00eb ik\u00eb nga fshati e t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vendet e zhvilluara ku ishte m\u00ebsuar ose edhe ndoshta pas Ntonias, p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrs\u00ebri zemr\u00ebn e saj. Ntonia e zhg\u00ebnjyer nga raporti me Dakun ndoshta, vendos t\u00eb ik\u00eb. \u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb Ntonia vendos t\u00eb ik\u00eb te fisi i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, e cila po ashtu kishte shkuar atje e s\u00ebmur\u00eb p\u00ebr t\u2019i kaluar dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Sikur edhe Ntonia kishte shkuar atje p\u00ebr t\u00eb pritur vdekjen, e zhytur n\u00eb nihiliz\u00ebm p\u00ebr jet\u00eb. Daku vdes duke ndjekur aventurat e veta t\u00eb rrezikshme, duke l\u00ebn\u00eb Jer\u00ebn n\u00eb vuajtje t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr t\u00eb huajin mund t\u00eb konkludojm\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb person i cili po kalon nj\u00eb post traum\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb nxitur nga nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi reale q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb t\u2019i humb\u00eb lidhjet me realitetin dhe t\u00eb endet n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb imagjinuar, i shoq\u00ebruar nga halucinacione e d\u00e9j\u00e0 vu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Autori i l\u00eb pezull q\u00ebllimisht k\u00ebto pyetje q\u00eb u krijohen lexuesve dhe p\u00ebr t\u2019ju l\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre n\u00eb dor\u00eb se cili mendim do t\u2019u duket m\u00eb i p\u00ebrshtatshmi. Mir\u00ebpo, arsyeja tjet\u00ebr q\u00eb autori e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb zgjidhje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer natyr\u00ebs s\u00eb novelave, t\u00eb cilat sikur g\u00ebrshetojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb tashmen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Par\u00eb n\u00eb raport me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duket sikur novelat kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb koherence. Kat\u00ebr novelat, n\u00eb fakt, tregojn\u00eb p\u00ebr faza t\u00eb ndryshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga paganizmi e deri te shekulli i kaluar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Novelat e m\u00ebsip\u00ebrme na tregojn\u00eb p\u00ebr pozicionimin e njeriut mes mitikes e modernes, mes vet\u00ebdijes e nd\u00ebrdijes, mes rrezikut dhe zon\u00ebs s\u00eb komfortit. Jan\u00eb novela q\u00eb shtrojn\u00eb pyetje t\u00eb thella t\u00eb filozofis\u00eb ekzistencialiste, nj\u00eb dep\u00ebrtim i thell\u00eb n\u00eb psikanalitik\u00ebn individuale e at\u00eb kolektive. Personazhet e novelave jan\u00eb Odise t\u00eb d\u00ebbuar nga Itaka q\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm me vizionin e saj, me vizionin e Itak\u00ebs s\u00eb mohuar. Prandaj jan\u00eb edhe t\u00eb huaj n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb vetmuar mes secil\u00ebs turm\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebrkimtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb Itakeje t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn nuk e gjejn\u00eb kurr\u00eb, vet\u00ebm ndonj\u00eb grimc\u00eb nga ajo. Kjo i b\u00ebn t\u00eb jen\u00eb personazhe melankolike, por ngulmues n\u00eb k\u00ebrkimin e vet, n\u00eb gjetjen e nje vendi t\u00eb ri q\u00eb do i b\u00ebj\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb grimca nga Itaka e mohuar.<strong>&nbsp;\/FolDrejt\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Martin Camaj, ashtu si e konsideron edhe Ismail Kadare, \u00ebsht\u00eb shkrimtari i lart\u00ebsive, \u00ebsht\u00eb shkrimtari i majave t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb letrare me nj\u00eb individualitet krijues t\u00eb rrall\u00eb, \u00ebsht\u00eb autor q\u00eb e ka sprovuar veten n\u00eb t\u00eb gjitha llojet e shprehjeve letrare si n\u00eb poezi, novela, romane, proza poetike, tregime e drama dhe n\u00eb secil\u00ebn ka arritur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33702,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3124],"class_list":["post-33699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-vediha-gjoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33699"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33703,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33699\/revisions\/33703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}