{"id":33630,"date":"2022-12-07T14:09:17","date_gmt":"2022-12-07T13:09:17","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33630"},"modified":"2022-12-07T14:09:46","modified_gmt":"2022-12-07T13:09:46","slug":"e-vertetakujtime-nga-ekrem-bardha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33630","title":{"rendered":"E V\u00cbRTETA\u2026Kujtime nga Ekrem Bardha"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Titulli i plot\u00eb i librit \u00ebsht\u00eb: \u201cE V\u00cbRTETA: PAVAR\u00cbSIA E KOSOV\u00cbS, AMERIKA DHE DIASPORA\u201d, e autorit Ekrem Bardha, nj\u00ebrit prej eksponent\u00ebve dhe aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb 60-vitet e kaluara &#8212; emigracionit t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re \u2013 gjithnj\u00eb aktiv n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7eshtjes komb\u00ebtare k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bot\u00ebn shqiptare, poredhe ata\u00eb amerikane, Ekrem Bardha njihet si biznismen i suksessh\u00ebm, filantrop, aktivist i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikan. Mbi t\u00eb gjitha, gjat\u00eb dekadave, ai e ka dalluar veten si promovues dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i palodhur i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Por, njihet, sidomos, dedikimi i tij ndaj \u201c\u00e7eshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, si\u00e7 i referoheshim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dram\u00ebs njer\u00ebzore nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po kalonte Kosova, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb 1980-1990-ave, por jo vet\u00ebm Kosova. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb e president\u00ebve, senator\u00ebve, e kongresmen\u00ebve amerikan\u00eb dhe Sekretar\u00ebve Amerikan\u00eb t\u00eb Shtetit, me t\u00eb cil\u00ebt ka bashkpunuar Z. Bardha n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; p\u00ebrfshir edhe disa udh\u00ebheq\u00ebs evropian\u00eb dhe personalitete t\u00eb tjera amerikane dhe bot\u00ebrore, nj\u00eb list\u00eb q\u00eb autori Bardha e boton n\u00eb librin e tij. Ai i fal\u00ebnderon t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-amerikan (NAAC) \u2013 p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XXI.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit, \u201cE V\u00ebrteta: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Amerika dhe Diaspora\u201d, Ekrem Bardha thekson se ai e botoi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr pasi \u201cMe keqardhje ka konstatuar se roli i diaspor\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, ose \u00ebsht\u00eb len\u00eb n\u00eb hije ose \u00ebsht\u00eb harruar\u201d, shkruan ai. \u201cPrandaj, e shoh detyrim ndaj \u00e7do p\u00ebrfaqsuesi t\u00eb Diaspor\u00ebs t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtetat e k\u00ebtij kontributi, sipas rolit q\u00eb ka luajtur, p\u00ebr ta ber\u00eb t\u00eb plot\u00eb, sa m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fitoren dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, n\u00ebnvijon autori Ekrem Bardha.<\/p>\n\n\n\n<p>Rolin q\u00eb ka luajtuar dhe influenc\u00ebn q\u00eb ka ushtruar komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe \u00e7eshtjes komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Zoti Bardha e krahason me periudh\u00ebn e art\u00eb t\u00eb Skenderbeut kur Kryetrimi i shqiptar\u00ebve Gjergj Kastrioti-Skenderbe ka bashkuar principatat shqiptare p\u00ebr t\u00eb mundur hordhit\u00eb otomane n\u00eb tok\u00ebn shqiptare \u2013 dhe b\u00ebn nj\u00eb krahasim edhe me koh\u00ebn e Nolit e t\u00eb Konic\u00ebs, n\u00eb fillim shekullin e kaluar, kur t\u00eb bashkuar n\u00eb Vatr\u00ebn shqiptare, diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb ndihmoi n\u00eb shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga coptimi i saj.<\/p>\n\n\n\n<p>I kishte ardhur radha brezit t\u00eb shqiptar\u00ebve si Ekrem Bardha me shok\u00eb \u2013 burri i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb bindur \u201cAleatin e madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, se gjysma e Kombit shqiptar ishte n\u00eb rrezik t\u00eb zhdkukjes \u2013 spastrimit etnik nga Serbia terroriste. Se \u201cshqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhej t\u00eb shp\u00ebtonin nga gjencoidi i eg\u00ebr serb\u201d, nj\u00eb objektiv q\u00eb \u201ckomuniteti ia arrijti k\u00ebtij q\u00ebllimi\u201d, me ndihm\u00ebn e madhe t\u00eb aleat\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve, Amerik\u00ebs, shkruan Bardha. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ven n\u00eb dukje se rreth em\u00ebrave n\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb &#8212; nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore politike t\u00eb Amerik\u00ebs, republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb \u2013 aktivist\u00ebt e komunitetit shqitaro-amerikan ishin t\u00eb bashkuar me nj\u00eb mendim e me nj\u00eb q\u00ebllim, dhe me shumic\u00eb d\u00ebrmuese, pa dallim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb mbar\u00eb komb\u00ebtare, me miq\u00ebt dhe mb\u00ebshtetsit tana\u00eb tan\u00eb amerikan\u00eb. K\u00ebsaj kauze, thekson Bardha, iu bashkuan shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet arb\u00ebroro-shqiptare. \u201cMund t\u00eb ishim kolonjar\u00eb apo \u00e7am\u00eb, rugovas, shkodran\u00eb apo mal\u00ebsor\u00eb\u2026Mund t\u00eb kishim kund\u00ebrshti p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, por e ndjenim veten shqiptar\u00eb-kosovar\u00eb\u201d, shkruan Bardha n\u00eb librin e tij m\u00eb t\u00eb ri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ashtu si\u00e7 jam shprehur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, q\u00eb Z. Bardha m\u00eb ka nderuar duke e botuar pjes\u00ebrisht n\u00eb librin e tij, komuniteti shqiptaro-amerikan, sado i vog\u00ebl dhe pa ndonj\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb jet\u00ebn politike amerikane deri at\u00ebher\u00eb, ishte p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb armiku t\u00eb fort\u00eb. Ish-Jugosllavia e asaj kohe g\u00ebzonte nj\u00eb status t\u00eb ve\u00e7ant n\u00eb Washington dhe ndon\u00ebse kishte nj\u00eb regjim komunist, konsideorhej si nj\u00eb \u201ckomuniz\u00ebm me fytyr\u00eb njer\u00ebzore\u201d, nga nj\u00eb pjes\u00eb e amdhe e bot\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb asaj kohe. &nbsp;Por k\u00ebtij vler\u00ebsimi i doli boja shum\u00eb shpejt dhe ishte pik\u00ebrisht komuniteti shqiptaro- amerikan ai i cili, eventualisht, bindi Washingtonin se t\u00eb drejtat e njeriut, e sidomos t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve po shkeleshin pa asnj\u00eb nd\u00ebshkim nga regjimi jugosllav, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do marrveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe dokumentash p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga ish-Jugosllavia komuniste. Ndoshta shembulli m\u00eb flagrant i shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb u \u201chapi syt\u00eb\u201d amerikan\u00ebve, t\u00eb pak\u00ebn fillimisht, ishte \u201crasti i Pjet\u00ebr Ivezaj\u201d, nj\u00eb mal\u00ebsor nga Mal\u00ebsia e Madhe n\u00ebn Mal t\u00eb Zi i cili, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb vendlindje, qe d\u00ebnuar me shtat\u00eb vjet\u00eb burg nga ish-Jugosllavia komuniste, i akuzuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb demonstrata anti-jugosllave n\u00eb Detroit, por i cili u lirua pastaj me nd\u00ebrhyrjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRasti Ivezaj\u201d u soll n\u00eb v\u00ebmendjen e autoriteteve qeveritare t\u00eb Washington nga Z. Ekrem Bardha nep\u00ebrmjet mikut t\u00eb tij, nj\u00ebrit prej p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb shtetit Michigan n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Z. William Broomfield. Kongresisti Broomfield kishte organizuar me koleg\u00ebt e tij sesion-d\u00ebgjimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohet si t\u00eb kishte ndodhur dje, pasi isha duke raportua p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zhvillimet e pun\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Kongresit, ku komuniteti shqiptar i Detroitit me n\u00eb krye Z. Ekrem Bardha, i kishte k\u00ebrkuar Kongresistit William Broomfield nga zona e tij elektorale q\u00eb Kongresi amerikan t\u00eb shqyrtonte rastin e arrestimit t\u00eb Pjet\u00ebr Ivezajt. Besoj se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Washington u pa fillimi i rolit dhe influenc\u00ebs s\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb ekspozimin e shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn ish-Jugosllavi.&nbsp; Ishte gjat\u00eb atij sesioni-d\u00ebshmi t\u00eb Kongresit q\u00eb miku i Z. Bardha, kongresisti William Broomfield u ngrit nga karriga dhe vajti p\u00ebr t\u2019i telefonuar \u201clive\u201d nga salla e Kongresit, ambasadorit amerikan n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar atij shpjegime nga autoritetet jugosllave p\u00ebr burgosjen dhe lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Pjet\u00ebr Ivezajt, shqiptaro-amerikanit me shtet\u00ebsi amerikane.&nbsp;&nbsp; Ashtu edhe ndodhi. Ai u lirua pothuaj menj\u00ebher\u00eb nga burgjet jugosllave dhe \u201crasti Ivezaj\u201d sh\u00ebnoi fillimin e venitjes s\u00eb statusit t\u00eb Jugosllavis\u00eb si shtet i favorizuar n\u00eb Washington, fal komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb Detroit dhe mikut t\u00eb Z. Ekrem Bardha, kongresistit William Broomfield. Si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, arrestimi i Pjet\u00ebr Ivezajt nga jugosllav\u00ebt dhe nd\u00ebrhyrja e kongresistit Broomfield p\u00ebr lirimin e tij, b\u00ebri q\u00eb Kongresi amerikan t\u00eb k\u00ebthente syt\u00eb dhe t\u00eb fokusohej, m\u00eb seriozisht se kurrr\u00eb m\u00eb par\u00eb, drejt \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky rast, ndoshta, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rolit dhe fillimit t\u00eb influenc\u00ebs q\u00eb do t\u00eb ushtronte, p\u00ebr dekada m\u00eb von\u00eb, komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb qarqet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb favor t\u00eb \u00e7eshtjes komb\u00ebtare dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta shekullore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 sugjeron edhe titulli i librit t\u00eb Zotit Bardha, \u201cE V\u00ebrteta: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Amerika dhe Diaspora\u201d, nj\u00eb vep\u00ebr prej 525 faqesh, i kushtohet kryesisht Kosov\u00ebs, por edhe periudh\u00ebs s\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane n\u00eb Mars, 1991 &#8212; shum\u00eb kujtimeve personale t\u00eb tija me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb veprimtarive t\u00eb shumta q\u00eb Z. Bardha ka nd\u00ebrmarr\u00eb &#8212; n\u00eb bashkrendim dhe bashkpunim me shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontribuar gjithashtu masivisht, duke e ber\u00eb lobimin shqiptar nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmit n\u00eb at\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Washington.<\/p>\n\n\n\n<p>Libr i Z. Bardha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb dokumenton me burime dhe dokumenta t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb fotografi, rrug\u00ebtimin e v\u00ebshtir\u00eb drejt\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Dokumenton t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn, si\u00e7 sugjeron edhe titulli i librit, rolin personal t\u00eb autorit me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb dhe bashkpunimin e tij p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, me protagonist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb. Z. Bardha i ofron lexuesit fakte dhe raste q\u00eb publiku i gjer\u00eb nuk besoj se i di, nd\u00ebrsa ai paraqet dokumentacion, fotografi, komunikime, let\u00ebr shk\u00ebmbime, p\u00ebrshkruan takime, lobime dhe qasje t\u00eb guximshme sfiduese p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt, qoft\u00eb edhe n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit, po edhe me bashkbisedues t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb interesuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb Ballkan.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra e Z. Bardha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i pasur me kujtime, q\u00eb d\u00ebshmon rrug\u00ebtimin e v\u00ebshtir\u00eb drejt pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe rolin e protagonist\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb Diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Z. Bardha. Libri \u00ebsht\u00eb i pasur me fakte q\u00eb shum\u00eb nuk i din\u00eb, p\u00ebrfshir takime, lobime, qasje shpesh\u00ebher\u00eb t\u00eb guximshme dhe sfiduese, tensione t\u00eb lloj-llojshme, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe emocione intensive \u2013 shpesh edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb vendim-marrjes qevritare amerikane, qoft\u00eb nga dega legjislative, qoft\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e medias, qoft\u00eb nga diplomacia amerikane q\u00eb besonte n\u00eb stabilitetin e Ballkanit \u2013 shpesh n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8212; dhe nuk d\u00ebshironte t\u2019i turbullonte mo\u00e7alet politike t\u00eb Ballkanit. Nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb teksa rr\u00ebfen lirisht, e zhvendos lexuesin emocionalisht dhe shpirt\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrjetimin e nj\u00eb prej ngjarjeve tragjike por m\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e fund shekullit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb ri, jo vet\u00ebm t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Evrop\u00ebs n\u00eb ter\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs \u2013 liria dhe pavar\u00ebsia e saj si shtet \u2013 shembja e Murit t\u00eb Berlinit dhe tranzicioni post-komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ishin kauza historike komb\u00ebtare q\u00eb kumbonin vazhdimisht, nat\u00eb e dit\u00eb, n\u00eb vesh\u00ebt ton\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan z. Bardha n\u00eb librin e tij: \u201cE V\u00ebrteta: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Amerika dhe Diaspora\u201d. &nbsp;Liria dhe demokracia e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn ishin kauza dhe ide q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb ton\u00eb, na entuziazmonin t\u00eb gjith\u00ebve sepse kishin t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim dhe rend\u00ebsi p\u00ebr mbijetes\u00ebn e Kombit shqiptar n\u00eb pavar\u00ebsi, liri e demokraci, p\u00ebr nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb pak\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr rolibn e t\u00eb cilit shkruan autori Bardha.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i Z. Bardha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb tregon se komuniteti shqiptaro-amerikan luajti rolin dhe kreu misionin q\u00eb u kishte ngarkuar historia shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij komuniteti n\u00eb SHBA \u2013 n\u00eb fillim dhe n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Libri, \u201cE V\u00ebrteta: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Amerika dhe Diaspora\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ashtu si mund t\u2019a pasqyroj\u00eb nj\u00eb protagonist kryesor i komunitetit shqiptaro-amerikan, si Z. Ekrem Bardha, nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs patriot shqiptaro-amerikan me nd\u00ebrgjegje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb njer\u00ebzore dhe me dashuri t\u00eb sinqert p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.&nbsp; Por edhe me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 k\u00ebtij vendi t\u00eb bekuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebr ndihm\u00ebn e pakursyer t\u00eb Amerik\u00ebs gjat\u00eb historis\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb rac\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebrfshir historin\u00eb moderne t\u00eb angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn lexojm\u00eb n\u00eb kujtimet e bashkatdhetarit Ekrem Bardha, t\u00eb cilin e p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr pun\u00ebn e vlefshme dhe p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen bujare p\u00ebr t\u00eb qitur n\u00eb drit\u00eb t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn, si\u00e7 e ka p\u00ebrjetuar ai vet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh\u00eb situat\u00ebn politike aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 por edhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis tyre \u2013 uroj q\u00eb p\u00ebrpjekjet, mundi dhe investimet e komunitetit shqiptaro-amerikan gjat\u00eb gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb mos ken\u00eb shkuar m\u00eb kot. T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb se gj\u00ebndja \u00ebsht\u00eb serioze, sidomos, largimi n\u00eb mas\u00eb i shqiptar\u00ebve t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar sidomos nga Shqip\u00ebria, por edhe nga Kosova, drejt Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e pa dallim \u2013 kauza k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb cilat luftoi komuniteti shqiptaro-amerikan p\u00ebr dekada, p\u00ebr t\u2019ua siguruar bashkv\u00ebll\u00ebz\u00ebrve tan\u00eb n\u00eb trojet shqiptare. Le t\u00eb shpresojm\u00eb se ndon\u00ebse situata aktuale politike dhe ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr serioze &#8212; lutemi q\u00eb mos jet\u00eb e pa shpres\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Titulli i plot\u00eb i librit \u00ebsht\u00eb: \u201cE V\u00cbRTETA: PAVAR\u00cbSIA E KOSOV\u00cbS, AMERIKA DHE DIASPORA\u201d, e autorit Ekrem Bardha, nj\u00ebrit prej eksponent\u00ebve dhe aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb 60-vitet e kaluara &#8212; emigracionit t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re \u2013 gjithnj\u00eb aktiv n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7eshtjes komb\u00ebtare k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33630","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33630"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33630\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33633,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33630\/revisions\/33633"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}