{"id":33612,"date":"2022-12-05T22:21:03","date_gmt":"2022-12-05T21:21:03","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33612"},"modified":"2022-12-05T22:21:27","modified_gmt":"2022-12-05T21:21:27","slug":"mos-u-trembni-nga-e-verteta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33612","title":{"rendered":"&#8221;MOS U TREMBNI NGA E V\u00cbRTETA&#8221;"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"560\" height=\"360\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/abraham-linkoln-leter-mesuesit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/abraham-linkoln-leter-mesuesit.jpg 560w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/abraham-linkoln-leter-mesuesit-300x193.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 560px) 100vw, 560px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">XHEVAT KALLAJXHI: ABRAHAM LINKOLNI: MOS U TREMBNI NGA E V\u00cbRTETA<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cArmiq\u00ebsi kund\u00ebr askujt, mir\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00ebve\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Federata Pan-Shqiptare e Amerik\u00ebs VATRA, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, promovuan librin, \u201cLincoln\u201d, t\u00eb ish-Editorit t\u00eb Diellit dhe t\u00eb ish-redaktorit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Xhevat Kallajxhi. Promovimi u b\u00eb m\u00eb 3 Dhjetor 2022, dit\u00ebn e Shtun\u00eb, n\u00eb Selin\u00eb Qendrore t\u00eb Vatr\u00ebs, n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta miq\u00ebve e dashamir\u00ebsve t\u00eb Xhevat Kallajxhiut, ish-redaktorit t\u00eb Gazet\u00ebs Dielli, i cili p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u2013 i vet\u00ebm, pa asnj\u00eb ndihm\u00eb prej askujt \u2013 mbajti gjall\u00eb gazet\u00ebn Dielli.&nbsp; Por u p\u00ebrsh\u00ebndes dhe fal\u00ebnderoj Vatr\u00ebn q\u00eb s\u00eb bashku me Teqen\u00eb Bektashiane Shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, kujtoni sot edhe nj\u00eb ish-bashkpuntor dhe koleg timin me t\u00eb cilin kam punuar n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E quaj me fat njohjen dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kam punuar tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs me Xhevatin. Ai ishte nj\u00eb koleg si t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, por p\u00ebr mua, Xhevati ishte di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr, ishte m\u00ebsuesi dhe k\u00ebshilltari im \u2013 sa i p\u00ebrkiste gjuh\u00ebs shqipe por edhe gazetaris\u00eb. Ndon\u00ebse me nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh moshe, kjo nuk na pengonte q\u00eb t\u00eb komunikonin, por edhe t\u2019i shihnim dhe t\u2019i gjykonim pun\u00ebt me t\u00eb nj\u00ebjtin qendrim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb kam shkruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr Xhevatin duke theksuar respektin dhe mir\u00ebnjohjen q\u00eb kam gjithnj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb Kombit, prandaj po p\u00ebrq\u00ebndrohem pak a shum\u00eb n\u00eb subjektin specifik p\u00ebr t\u00eb cilin jemi mbledhur sot p\u00ebr t\u00eb biseduar \u2013 duke fal\u00ebnderuar nga zemra Vatr\u00ebn &#8212; q\u00eb m\u00eb ftoi t\u2019i bashkohem k\u00ebtij kujtimi t\u00eb mikut tim dhe t\u00eb shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve t\u00eb brezit t\u00eb kaluar por edhe t\u00eb tanish\u00ebm &#8212; pa dallim feje as krahine, t\u00eb ndjerit Xhevat Kallajxhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhevati ishte patriot i madh, njeri i pen\u00ebs dhe adhurues dhe mbrojt\u00ebs i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ai mish\u00ebronte, si rradh\u00eb kush, atdhedashurin\u00eb e tij me gazetarin\u00eb, duke p\u00ebrdorur gazetarin\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Atdheut, t\u00eb interesave dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.&nbsp; Xhevati i p\u00ebrkiste atij brezi antikomunist, si nj\u00eb veteran i v\u00ebrtet\u00eb i luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb kund\u00ebr komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar por edhe t\u00eb atij regjimi komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe krimeve t\u00eb tija an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por sidomos n\u00eb Gjirokastr\u00ebn e tij t\u00eb dashur ku kishte lindur e ku drejtonte para Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore gazet\u00ebn e njohur t\u00eb asaj kohe, \u201cDemokracia\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhevati p\u00ebrve\u00e7se ishte nj\u00eb patriot shqiptar, ishte edhe mir\u00ebnjoh\u00ebs i madh ndaj Amerik\u00ebs, ku ai kishte gjetur strehim dhe liri, si shum\u00eb prej nesh, dekada m\u00eb par\u00eb e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.&nbsp; Dua t\u00eb p\u00ebrmend n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane se ndjenjat e Xhevatit p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb amerikane ishin t\u00eb sinqerta dhe dashuria e tij p\u00ebr Amerik\u00ebn ishte madhe. &nbsp;Vlerat amerikane t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Xhevati i mbronte shpesh dhe kudo, n\u00eb shkrimet e tija dhe n\u00eb biseda private e takime publike. Xhevati mbronte dhe ekspozonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb lidhje me krimet e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb em\u00ebr dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb pun\u00ebn e tij tek Zeri i Amerik\u00ebs dhe n\u00eb faqet e gazet\u00ebs Dielli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;D\u00ebshiroj ta pasqyroj k\u00ebt\u00eb pretendim me k\u00ebt\u00eb fakt, se sa i p\u00ebrkushtuar ishte Xhevat Kallajxhiu ndaj p\u00ebrhapjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u2013 n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe gazet\u00ebn Dielli.&nbsp; Xhevati kishte dalur n\u00eb pension nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb 70-ave, por pasi nuk kishim staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, drejtori i at\u00ebhersh\u00ebm i VOA-s shqip, Jozef Paskali e kishte ftuar Xhevatin t\u00eb k\u00ebthehej e t\u00eb punonte gjys\u00ebm dite p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs pasi nevoja ishte e madhe se mungonte personeli i kualifikuar. K\u00ebshtuq\u00eb Xhevati vinte \u00e7do dit\u00eb, punonte kat\u00ebr or\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat paguhej nga qeveria, por q\u00ebndronte n\u00eb zyr\u00eb 8 or\u00eb sepse detyrohej t\u00eb priste koleg\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr tu k\u00ebthyer n\u00eb sht\u00ebpi, me t\u00eb cil\u00ebt kishte ardhur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb mengjes, se nuk kishte makin\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebthehej vet n\u00eb sht\u00ebpi. Ashtuq\u00eb nga mesdita e deri n\u00eb ora 5 pas dreke, gjysm\u00ebn e dit\u00ebs pra tek Zeri iAmerik\u00ebs, ai e p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur materialin p\u00ebr gazet\u00ebn Dielli, pasi ishte, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe redaktor i Diellit gjat\u00eb asaj periudhe, por si\u00e7 dihet pa asnj\u00eb shp\u00ebrblim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky, pra ishte Xhevat Kallajxhi, nuk pushonte kurr\u00eb, punonte p\u00ebr Amerik\u00ebn e lir\u00eb e demokratike dhe p\u00ebr Kombin e vet t\u00eb rob\u00ebruar nga komunizmi \u2013 me pages\u00eb e pa pages\u00eb \u2013 me nj\u00eb kontribut voluminoz n\u00eb fush\u00ebn e publicistik\u00ebs dhe librave madje edhe poezive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga kjo veprimtari dua t\u00eb ve\u00e7oj tre libra t\u00eb Xhevatit q\u00eb tregojn\u00eb lidhjet e tija t\u00eb ngushta me Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt dhe me Amerik\u00ebn. Libri \u201cSkenderbeu\u201d, libri p\u00ebr Presidentin Xhon Kennedy dhe vepra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi mbledhur sot k\u00ebtu, libri Linkoln. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb Xhevati ka zgjedhur, pik\u00ebrisht, k\u00ebta dy ish-president\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb t\u2019ia paraqsite lexuesit shqiptar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe sot. Si adhurues i liris\u00eb dhe i demokracis\u00eb amerikane, por edhe si nacionalist dhe demorkat i p\u00ebrkushtuar, me k\u00ebto libra, Xhevati tregon edhe respektin e tij p\u00ebr vlerat e k\u00ebtyre dy udh\u00ebheq\u00ebsve historik\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, kampion\u00eb t\u00eb liris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe demokracis\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Amerik\u00ebn \u2013 ku sot e k\u00ebsaj dite konsiderohen nga amerikan\u00ebt si president\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, por t\u00eb admiruar edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ja pra, jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb folur edhe p\u00ebr vepr\u00ebn e prpmovuar sot t\u00eb Xhevatit, libri Linkoln. Presidenti Linkoln.&nbsp; P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrat, Presidenti Linkoln b\u00ebn thirrje, jo vet\u00ebm Amerik\u00ebs, pore dhe mbar\u00eb bot\u00ebs &#8212; q\u00eb t\u00eb ri-dedikohemi pun\u00ebs s\u00eb pakryer q\u00eb mbetet p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb \u2013 duke bashkuar t\u00eb gjitha forcat, p\u00ebr t\u00eb siguruar se \u201cqeveria e popullit, nga populli e p\u00ebr popullin\u201d do t\u00eb vazhdoj\u00eb s\u00eb funksionuari, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Xhevat Kallajxhiut, \u201cLincolni mbrojti gjithnj\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e tij, me vet\u00ebmohim kauz\u00ebn e liris\u00eb. Foli p\u00ebr t\u00eb me vendosm\u00ebri dhe besim t\u00eb thell\u00eb. Ai q\u00eb flet p\u00ebr liri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, flet p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimin. Ai tha n\u00eb nj\u00eb rast k\u00ebto: \u201cP\u00ebrpjekja p\u00ebr liri duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithnj\u00eb. Kauza e liris\u00eb nuk duhet t\u00eb marr\u00eb fund n\u00eb mbarimin e nj\u00eb viti ose n\u00eb mbarimin e nj\u00eb shekulli. N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb lumtur, t\u00eb gjitha racat jan\u00eb t\u00eb barabarta. Zemra njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb me ne&#8230; Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb me ne&#8230; Gjith\u00eb njer\u00ebzimi duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb\u201d. K\u00ebto dhe shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb skalitura t\u00eb Lincolnit drejtuar nd\u00ebrgjegjes s\u00eb njer\u00ebzimit, frym\u00ebzojn\u00eb kurdoher\u00eb shpirtrat e miliona vet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb luftuar me guxim \u00e7do form\u00eb t\u00eb tiranis\u00eb\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera autori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidenti Linkoln udh\u00ebhoqi Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb Luft\u00ebs Civile midis shteteve t\u00eb veriut e shteteve t\u00eb jugut, (Prill 12, 1861 \u2013Maj 26, 1865), e q\u00eb ishte kriza m\u00eb serioze n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs. Presidenti Linkoln i dha fund skllav\u00ebris\u00eb dhe luft\u00ebs civile dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ruajti bashkimin e vendit dhe i tregoi bot\u00ebs se demokracia mund dhe duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb form\u00eb qeverisje t\u00eb p\u00ebrhershme. Me nj\u00eb rast kur foli p\u00ebr demokraci, ai pat th\u00ebn\u00eb se, \u201cUn\u00eb nuk dua t\u00eb jem as skllav e as pronar skllev\u00ebrish\u201d. Kjo deklarat\u00eb pasqyron q\u00ebndrimin e Linkolnit, jo vet\u00ebm karshi skllav\u00ebris\u00eb fizike, por edhe ndaj asaj politike dhe shpirt\u00ebrore. \u201cKjo shpreh iden\u00eb time t\u00eb demokracis\u00eb. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr ndryshe nga kjo, nuk \u00ebsht\u00eb demokraci\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Dhe me nj\u00eb rast tjet\u00ebr, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cDuke u dh\u00ebn\u00eb lirin\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb skllev\u00ebr, ne sigurojm\u00eb edhe lirin\u00eb e atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb inaugurimit t\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb si president, Linkolni ka ri-theksuar q\u00ebndrimin e vet kund\u00ebr skllav\u00ebris\u00eb duke th\u00ebn\u00eb; \u201c<strong>Armiq\u00ebsi kund\u00ebr askujt, mir\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00ebve\u2026\u201d. <\/strong>K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Linkolnit, sipas Xhevat Kallajxhiut, autor i librit mbi jet\u00ebn e Presidentit Linkoln \u2013 \u201cnxor\u00ebn n\u00eb drit\u00eb edhe nj\u00eb njeri t\u00eb zhveshur nga pasionet politike, nj\u00eb njeri t\u00eb lir\u00eb n\u00eb trup e n\u00eb shpirt, v\u00ebllain e t\u00eb gjith\u00ebve, i cili si president, q\u00ebndroi mbi partit\u00eb dhe grupet e interesit dhe q\u00eb foli si nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i v\u00ebrtet\u00eb i gjith\u00eb kombit. Prandaj n\u00eb dit\u00ebt tona\u201d, ka shkruar Xhevati n\u00eb librin e tij kushtuar Linkolnit, \u201cKur urrejtja, smira dhe hakmarrja, duket se jan\u00eb t\u00eb vetmet ndjenja q\u00eb e shtyjn\u00eb njeriun t\u00eb veproj\u00eb, figura dhe jeta e k\u00ebtij amerikani t\u00eb madh sh\u00ebndrit magjish\u00ebm\u201d, ka shkruar autori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrs\u00ebri sipas Xhevatit, \u201cp\u00ebr Linkolnin p\u00ebrdoret gjithnj\u00eb nofka \u201ci ndershmi Abe\u201d (Abraham), t\u00eb cil\u00ebn ai e fitoi prej drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndershm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb librin e tij, Kallajxhiu v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu se Linkolni, \u201ckurr\u00eb nuk p\u00ebrdori mashtrimin si mjet p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e veta dhe nuk tradhtoi kurr\u00eb idealet, n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit politik. N\u00eb librin e tij p\u00ebr jet\u00ebn e Presidentit Linkoln, Xhevati thot\u00eb se Linkolni gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, mbrojti t\u00eb varf\u00ebrit\u00eb e t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmburit dhe me kurajo e vendosm\u00ebri mbrojti dhe vuri kushtet p\u00ebr, \u201crespektimin e dinjitetit njer\u00ebzor, pavar\u00ebsisht nga raca, gjuha apo feja\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr Xhevati ia kishte kushtuar: \u201cTeqes\u00eb Bektashiane Shqiptare n\u00eb Detroit, e para n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr kujtim dhe nderim t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb ndritur komb\u00ebtare q\u00eb zhvilloi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb shquar njer\u00ebzor q\u00eb b\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb, k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr modeste ia kushtoj me admirim\u201d. Xhevat Kallajxhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri \u201cLinkoln\u201d, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kishte b\u00ebr\u00eb buj\u00eb n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare t\u00eb asaj kohe \u2013 jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb por edhe n\u00eb Evrop\u00eb. Revista Shejzat e Ernest Koliqit (Viti 6, nr. 5-6, vitit 1962) ka botuar nj\u00eb artikull vler\u00ebsues t\u00eb shkrimtarit e albanologut t\u00eb njohur t\u00eb asaj kohe dhe sot, Karl Gurakuqit, i cili n\u00eb shkrimin e tij p\u00ebr librin \u201cLinkolni\u201d, Kallajxhiut shkruante: \u201cVe\u00e7an\u00ebrisht, lipset t\u2019ia dijm\u00eb p\u00ebr nder Xhevat Kallajxhiut q\u00eb na l\u00ebshoi n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr nga i cili mund t\u00eb nxjerrim njoftime t\u00eb mjafta mbi nj\u00eb nd\u00ebr fytyrat ma t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb amerikane, por edhe nd\u00ebr ma t\u00eb rrallat e bot\u00ebs, sikurse \u00ebsht\u00eb Abraham Linkolni\u201d.&nbsp; Gurakuqi vazhdon vler\u00ebsimin e tij t\u00eb librit, Linkolni, duke then\u00eb se, \u201cFaqet e librit t\u00eb Kallajxhiu na japin nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb virtyteve q\u00eb e kan\u00eb stolis\u00eb k\u00ebt\u00eb bir t\u00eb Amerik\u00ebs demokrate, virtyte q\u00eb i shohim, sidomos, kur populli e zgjodhi si president t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb hyll\u00ebzueme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb burrin e urt\u00eb t\u00eb shtetit, aty shohim zot\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb qeverisjes. Prekim me dor\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhjekur turmat popullore, pse dijti me u dal\u00eb zot t\u00eb dob\u00ebvet dhe t\u00eb mjeruemve. M\u00ebsojm\u00eb se Linkolni vet kishte besim n\u00eb Perendin\u00eb e n\u00eb provanin\u00eb e Tij, pa dashjen e t\u00eb cilit kurrgja nuk ndodh mbi tok\u00eb. \u201cK\u00e2 nji Perendi\u201d, jan\u00eb fjal\u00ebt e Lincoln-it dhe, \u201cAi e urren&nbsp; padrejt\u00ebsin\u00eb,&nbsp; m\u00ebnin\u00eb e skllav\u00ebnin\u00eb..\u201d ka shkruar Karl Gurakuqi n\u00eb revist\u00ebn \u201cShejzat\u201d t\u00eb vitit 1962 duke vler\u00ebsuar librin e Xhevat Kallajxhiut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata q\u00eb u mohojn\u00eb lirin\u00eb t\u00eb tjervet nuk e meritojn\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr vete dhe drejt\u00ebsija e Zotit nuk do t\u2019i lejoj\u00eb t\u00eb sundojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb koh\u00eb.&nbsp; \u201cPrej faqeve t\u00eb monografis\u00eb s\u00eb Kallajxhiu del n\u00eb drit\u00eb se parimet e Lincolnit n\u00eb qeverisjen e vendit kan\u00eb qen\u00eb liria, drejt\u00ebsia e demokracia, p\u00ebr t\u00eb cilat sot m\u00eb fort se kurr\u00eb k\u00e2 nevoj\u00eb bota p\u00ebr t\u00eb gjet\u00eb peshimin e vet t\u00eb tronditur nga sistemet diktatoriale absolute.&nbsp; Libri i Xhevat Kallajxhiut lexohet me \u00e2ndje si nji roman, si nji histori p\u00e2 pretendime t\u00eb m\u00ebdha, vazhdon Gurakuqi. \u201cGjuha e p\u00ebrdorun \u00e2sht\u00eb ajo shqipja e thjesht\u00eb, e past\u00ebr, e rrjedh\u00ebshme, q\u00eb na tingllon n\u00eb vesh\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh.&nbsp; Kallajxhiu nuk \u00e2sht i panjoftun n\u00eb qarqet intelektuale shqiptare: cilido prej nesh em\u00ebnin e Xhevatit e k\u00e2 ndigjue tash e par\u00eb. Duke lexuar librin e tij na del Xhevati i viteve k\u00fcr ai me shkrimet e veta t\u00eb urta e t\u00eb matuna, zbukuronte faqet e fletores \u201cDemokratija\u201d, t\u00eb Gjinokastr\u00ebs, i s\u00eb cil\u00ebs ishte drejtor.&nbsp; Ndoshta Xhevat Kallajxhiu do t\u00eb na g\u00ebzoj\u00eb&nbsp; me&nbsp; ndonji&nbsp; botim tjet\u00ebr, pse, si po ndigjojm\u00eb, k\u00e2 shum\u00eb sh\u00ebnime mbi ngjarjet e koh\u00ebs q\u00eb i parapr\u00een\u00eb katastrof\u00ebs s\u00eb vjetit 1944\u201d, ka shkruar nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb revist\u00ebn Shejzat e Ernest Koliqit,&nbsp; Karl Gurakuqi n\u00eb vler\u00ebsimin e tij t\u00eb librit \u201cLinkolni\u201d, t\u00eb autorit&nbsp; Xhevat Kallajxhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po i p\u00ebrfundoj k\u00ebto fjal\u00eb modeste p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh \u2013 me vler\u00ebsimet e nj\u00eb personaliteti gjithashtu t\u00eb madh t\u00eb letrave shqipe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Karl Gurakuqi, para pothuaj 65-viteve dhe me fjal\u00ebt e autorit t\u00eb librit Linkoln, Xhevat Kallajxhiu, i cili citon Linkolnin t\u00eb ket\u00eb then\u00eb: \u201cMe besim t\u00eb thell\u00eb ndaj Zotit dhe me nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr ndaj vepr\u00ebs s\u00eb Tij njer\u00ebzore, Linkolni deklaroi nj\u00eb her\u00eb se, \u201cDo ta mbronte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn deri n\u00eb vdekje\u201d. Dhe e mbrojti. Nuk u ndal dhe nuk u tremb kurr\u00eb.&nbsp; Linkolni e kishte theksuar qart\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb lart\u00ebsohen vet\u00ebm duke u njohur t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb drejtat e barabarta.\u201d Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i Linkolnit sot edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo,q\u00eb p\u00ebrcillet nep\u00ebmjet librit \u201cLinkolni\u201d, t\u00eb autorit Xhevat Kallajxhi: Mos u trembni nga e v\u00ebrteta!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Fal\u00ebnderimet e mia t\u00eb gjith\u00eb juve p\u00ebr durimin dhe v\u00ebmendjen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>XHEVAT KALLAJXHI: ABRAHAM LINKOLNI: MOS U TREMBNI NGA E V\u00cbRTETA \u201cArmiq\u00ebsi kund\u00ebr askujt, mir\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00ebve\u2026\u201d \u00a0Nga Frank Shkreli Federata Pan-Shqiptare e Amerik\u00ebs VATRA, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, promovuan librin, \u201cLincoln\u201d, t\u00eb ish-Editorit t\u00eb Diellit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5496,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33612"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33612\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33615,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33612\/revisions\/33615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}