{"id":33575,"date":"2022-11-25T16:27:26","date_gmt":"2022-11-25T15:27:26","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33575"},"modified":"2022-11-25T16:32:01","modified_gmt":"2022-11-25T15:32:01","slug":"shqiptaret-ne-mal-te-zi-ne-kohen-e-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33575","title":{"rendered":"Draga: SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb MAL T\u00cb ZI N\u00cb KOH\u00cbN E SHPALLJ\u00cbS S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"953\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/harta-shqiperise-burim-foreign-office-britanike-kufijt.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"harta e shqiperise nga burimet britanike\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/harta-shqiperise-burim-foreign-office-britanike-kufijt.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/harta-shqiperise-burim-foreign-office-britanike-kufijt-201x300.jpg 201w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><em>(Me rastin e 110-vjetorit)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr. Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ne aspektin gjeopolitik p\u00ebr&nbsp; opinionin e gj\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur s\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit(1878) harta politike e Siujdhes\u00ebs Ballkanike p\u00ebsoi ndryshime, sepse nga principatat e dikurshme autonome u krijuan shtetet e pavarura ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Mali i Zi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb vend q\u00eb&nbsp; Fuqit\u00eb e&nbsp;&nbsp;&nbsp; M\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb insistonin q\u00eb Malit t\u00eb Zi si shtet i ri i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht ti takonin vise dhe popullsi sllave nga ana per\u00ebndimore e tij duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb kriterin etnik, u vendos e kund\u00ebrta duke i dhuruar k\u00ebti shteti edhe vise me popullsi shqiptare. Andaj nga kjo koh\u00eb me&nbsp; fillimin e&nbsp; rrudhosjes&nbsp; s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare n\u00eb favor t\u00eb fqinj\u00ebve \u201c\u00e7\u00ebshtja shqiptare\u201d u cil\u00ebsua si dimension i ve\u00e7ant\u00eb, sepse ne rastin konkret&nbsp; raportet shqiptaro-malazeze&nbsp; moren nj\u00eb kahje tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>1.Viset shqiptare n\u00ebn administrimin e Malit t\u00eb Zi pas vitit 1878<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ishin vendimet e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Kongresin e Berlinit t\u00eb cilat legjitimuan fillimin e coptimit t\u00eb trojeve shqiptare, fillimisht me pranimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shteteve fqinje si\u00e7 ishin Mali i Zi dhe Serbia. Edhe pse aspiratat p\u00ebr zgjerim territorial t\u00eb Malit t\u00eb Zi gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebrave kund\u00ebr Turqis\u00eb(1876-1878) ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebn administrimin e tij kaluan krahina e Trieshit, Koja, Podgorica, Zhabjaku, Tivari dhe pjesa VP e Kraj\u00ebs. Edhe pse n\u00eb Kongres u vendos q\u00eb edhe krahina e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb ti jepet Malit t\u00eb Zi, nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb nuk u realizua n\u00eb saj\u00eb t\u00eb angazhimit ushtarak t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb organizim t\u00eb LSHP ku u zhvillu edhe beteja e njohur e Nokshiqit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1879. Si kompenzim p\u00ebr t\u00eb u b\u00ebn\u00eb pazarlleqe nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha q\u00eb ti jepet krahina e Grud\u00ebs por ishte LSHP q\u00eb organizoj mbrojtjen ushtarake n\u00eb prill t\u00eb vitit 1880, duke mos lejuar aneksimin e territoreve shqiptare nga ana e Malit t\u00eb Zi. Por, t\u00eb ndodhur n\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha arrijn\u00eb kompromisin e fundit p\u00ebr kompensimin e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb e ky \u00ebsht\u00eb qyteti i Ulqinit me rrethin\u00ebn e tij t\u00eb ngusht\u00eb, ku edhe pas rezistenc\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb vendore, ky territor iu dor\u00ebzua Malit t\u00eb Zi nga ana e Perandoris\u00eb Osmane&nbsp; ne prani t\u00eb forcave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1880.<\/p>\n\n\n\n<p>Viset shqiptare t\u00eb cilat kaluan n\u00ebn administrimin e Malit t\u00eb Zi edhe n\u00eb rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore dhe politike arrit\u00ebn t\u00eb&nbsp; mbajn\u00eb &nbsp;komunikimin e vet nd\u00ebrkrahinor me kryeqendr\u00ebn e veriut shqiptar q\u00eb ishte&nbsp; qyteti i &nbsp;Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse kufiri i ri n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb e cila ishte n\u00ebn administrimin e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb k\u00ebto pozicione qendroj 32-34 vite var\u00ebsisht prej krahin\u00ebs, pushteti i Malit t\u00eb Zi kishte plane p\u00ebr pushtimin e territoreve t\u00eb banuara me popullsi shqiptare. Me nj\u00eb fjal\u00eb territoret e p\u00ebrfituara nga ana e Kongresit t\u00eb Berlinit ishin fillimi i nj\u00eb politike ekspansioniste n\u00eb d\u00ebm t\u00eb trojeve dhe popullsis\u00eb shqiptare. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb u hetua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb praktike me rastin e Kryengritj\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe n\u00eb vitin 1911. Ishte kjo nj\u00eb situat\u00eb e pavolitshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt por dhe nj\u00eb sinjal s\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgatitur kund\u00ebr tyre, e dh\u00ebn\u00eb kjo e cila do t\u00eb jet\u00eb transparente n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1912 dhe m\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2.Ofanziva pushtuese e Malit t\u00eb Zi ndaj tokave shqiptare dhe rrethimi i Shkodr\u00ebs(tetor 1912-prill 1913)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shtetet ballkanike duke par\u00eb sukseset luftarake t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr ushtris\u00eb s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, ve\u00e7an\u00ebrisht kryengritjet e vitit 1910-1912, shpejtuan p\u00ebr formimin e Aleanc\u00ebs Ballkanike, p\u00ebr fillimin e luft\u00ebs kund\u00ebr Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. K\u00ebshtu aleanc\u00eb ne mes veti lidhen Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Bisedat e fshehta ne mes shteteve ballkanike ishin inicuar nga Rusia n\u00eb vitin 1911, duke p\u00ebrfunduar n\u00eb shtator 1912, me realizimin e aleanc\u00ebs n\u00eb mes tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa aleanca e arritur\u00a0 n\u00eb mes\u00a0 Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb n\u00eb\u00a0 Lucern\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs (27.IX.1912), me nenshkrimin e marr\u00ebveshjes politike dhe ushtarake ku e nenvizuar \u00ebsht\u00eb s\u00eb <em>\u201cate q\u00eb s\u00eb cili vend e \u00e7liron nga turqit ajo edhe i takon\u201c<\/em>, d\u00ebshmon qart\u00eb p\u00ebr objektivat e tyre shteteve. Nj\u00eb konstatim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb transparent dhe nuk meriton koment, nga del se shqiptar\u00ebt ishin para sfidave t\u00eb m\u00ebdha, ndaj pushtuesve t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Perandoris\u00eb, si orientim final kishin okupimin e territor\u00ebve t\u00eb reja. Rasti i rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe lufta e zhvilluar(tetor 1912-prill 1913) \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb ku edhe pse kishte filluar Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr ku\u00a0 informatat ishin se ky qytet do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kuadrin e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rrethimi i saj dhe lufta e zhvilluar n\u00eb mes ushtris\u00eb turko-shqiptare dhe asaj malazeze vazhdonte gjithnj\u00eb. Nj\u00eb veprim i till\u00eb shpjegohet me faktin se Shkodra p\u00ebr Malin e Zi paraqiste nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb filozofin\u00eb dhe aspiratat \u00a0e tyre ushtarke e politike\u00a0 cila ishte e bazuar n\u00eb mitet mesjetare e jo n\u00eb realitetin gjeografik dhe historik. Madje mbreti Nikolla ka \u00ebnd\u00ebrruar s\u00eb po ti realizohej projekti i zgjerimit territorial ne lindje madje deri t\u00eb lumi Drin, Shkodra do t\u00eb ishte kryeqyteti i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Ai shprehej se \u201c<em>nuk do t<\/em><em>\u2019<\/em><em>i ul arm\u00ebt para se lumi Drin t\u00eb b\u00ebh\u00ebt kufiri jugor i Malit t\u00eb Zi<\/em>\u201d.Nd\u00ebrsa gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb I Ballkanike(1912-1913) n\u00eb bisedimet q\u00eb u zhvilluan fshehurazi n\u00eb mes Serbis\u00eb edhe Malit t\u00eb Zi(n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit 1912) mbreti Nikoll\u00eb k\u00ebrkoi ndarjen e territoreve \u00a0n\u00eb Shqip\u00ebri. Mali i Zi k\u00ebrkonte t\u00eb merrte rajonet deri n\u00eb lumin Mat, nd\u00ebrsa S\u00ebrbia prej Matit deri te Shkumbini.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve&nbsp; n\u00eb Lond\u00ebr (dhjetor 1912-korrik 1913), delegacioni serbo-malazez k\u00ebrkonte q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ngushtohej sa m\u00eb tep\u00ebr, sepse ne ket\u00eb form\u00eb do i mund\u00ebsohej Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar endrr\u00ebn e tyre p\u00ebr dalje n\u00eb bregdetin e Adriatikut. Nga ana tjet\u00ebr delegacioni malazez k\u00ebrkonte me k\u00ebmb\u00ebngulje Shkodr\u00ebn. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb thuhej se po qe se&nbsp; nuk do t\u00eb merrej nj\u00eb vendim i till\u00eb, Mali i Zi p\u00ebr qytetin e Shkodr\u00ebs do t\u00eb jepte edhe njeriun e fundit, q\u00eb d\u00ebshmohet edhe me parull\u00ebn e mbretit Nikoll\u00eb \u201c<em>ose Shkodr\u00ebn, ose vdekjen<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb luft\u00ebn diplomatike p\u00ebr caktimin e kufirit shqiptaro-serb dhe shqiptaro-malazez, me 22 mars 1913 u vendos q\u00eb Shkodra me rrethin\u00eb t\u2019i mbetet Shqip\u00ebris\u00eb. Por malazezet kishin aspiratat e tyre mitomane dhe vazhdonin gjithnj\u00eb ta mbanin te rrethuar Shkodr\u00ebn duke&nbsp; vazhduar&nbsp; operacionet luftarake t\u00eb bindur s\u00eb \u00e7ka fitohet me luft\u00eb edhe do t\u2018iu takoj\u00eb. Por, pasi Mali i Zi hezitonte t\u00eb respektonte vendimin e Londr\u00ebs, me nism\u00ebn e Austro-Hungaris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, kund\u00ebr tij&nbsp; filloj demonstrimi detar, i cili me 5 prill 1913 arriti para Tivarit dhe pas disa dit\u00ebsh bllokoi bregdetin prej atij qyteti deri n\u00eb gryk\u00ebn e Drinit. Megjithate forcat malazeze pushtuan Shkodr\u00ebn me 24 prill 1913 pasi ate iu dor\u00ebzoi Esat Pash\u00eb Toptani. Por veprimi energjik dhe presioni&nbsp; i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ku duhet ve\u00e7uar sidomos Austro-Hungarin\u00eb&nbsp; pas qendrimit tri jav\u00ebsh forcat malazeze me 14 maj 1913 pasi e pla\u00e7kiten u larguan nga Shkodra ku menjih\u00ebr u vendosen forcat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Por edhe pse humbi Shkodr\u00ebn pas luft\u00ebrave ballkanike Mali i Zi u zgj\u00ebru territorialisht duke p\u00ebrfituar nj\u00eb territor me sip\u00ebrfaqe prej&nbsp; 4958km2, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 48% t\u00eb territorit pas Kongresit t\u00eb Berlinit(9.475km2). Nga nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb del se Mali i Zi pas \u00e7do lufte \u00ebsht\u00eb zgj\u00ebruar vazhdimisht ku nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre territoreve \u00ebsht\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3.Rrethanat e luft\u00ebs dhe emigrimi i popullsis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla t\u00eb luft\u00ebs nuk ka dilem\u00eb se popullsia shqiptare u gjend n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pavolitshme, andaj ajo u detyrua t\u00eb shp\u00ebrngulet nga vendbanimet e tyre. K\u00ebshtu nj\u00eb dukuri e till\u00eb ndodhi fillimisht nga viti 1878 e m\u00eb pas, ku si sh\u00ebmbull tipik sh\u00ebrben rasti i Ulqinit, ku me kalimin e k\u00ebti qyteti n\u00ebn administrimin e Malit t\u00eb Zi(n\u00ebntor 1880) pothuaj 1\/3 e popullsis\u00eb s\u00eb qytetit emigroj duke u vendosur kryesisht n\u00eb Shkod\u00ebr por edhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika shtet\u00ebrore e Malit t\u00eb Zi n\u00eb territoret e aneksuara kishte vendosur objektiva t\u00eb qarta n\u00eb lidhje me territoret e reja, ku \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e ishte&nbsp;&nbsp; ndryshimi i struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullsis\u00eb. Me&nbsp; urdh\u00ebr t\u00eb&nbsp; Simo Popoviqit&nbsp; i cili ishte n\u00eb funksionin e guvernatorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Ulqinit, organet e pushtetit malazez ia filluan pun\u00ebs p\u00ebr regjistrimin&nbsp; dhe matjen e sip\u00ebrfaqes tok\u00ebsore q\u00eb duhej t\u00eb kolonizohej.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje,&nbsp; po ashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente d\u00ebshmon deklarata e tij q\u00eb ia d\u00ebrgonte ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme, ku thuhet se <em>\u201cRrethi i Ulqinit p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb i huaj. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb turq(shqiptar\u00eb t\u00eb konfesionit islam-N.D.) dhe mal\u00ebsor\u00eb. Kujdesi yn\u00eb i par\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb shum\u00eb shkaqeve, duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb banor\u00ebt vend\u00ebs t<\/em><em>\u2019<\/em><em> i asimilojm\u00eb dhe at\u00eb sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb dy m\u00ebnyra: me an\u00eb t\u00eb kolonizimit, duke vendosur k\u00ebtu 4-5 mij\u00eb familje malazeze dhe me an\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb shkollave. Kolonizimi do t\u00eb arrihet kur shp\u00ebrngulen mal\u00ebsor\u00ebt nga ky vend. Kur t\u00eb realizohet ky projekt, at\u00ebher\u00eb ky rajon i bukur dhe i pasur do t\u00eb jet\u00eb&nbsp; krejt\u00ebsisht dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb i Malit t\u00eb Zi.Deri sa t\u00eb mos realizohet ky qellim, nuk kemi se \u00e7ka t\u00eb g\u00ebzohemi\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrmbajtje e till\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb analizohet, sepse \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb transparente, por mbetet t\u00eb realizohet &nbsp;ne praktik\u00eb, ku si qellim final ishte ndryshimi i struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullsis\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu kolonizimi n\u00eb Fush\u00ebn e Ulqinit ka zgjatur&nbsp; deri n\u00eb mesin e vitit 1893, me \u00e7\u2019rast &nbsp;gjithsej jan\u00eb vendosur 400 familje kolonist\u00ebsh, t\u00eb cilave iu jan\u00eb ndar\u00eb 5000 rrall\u00eb tok\u00eb, nga del se nj\u00eb ekonomi sht\u00ebpiake ka fituar nga 12,5 rrall\u00eb tok\u00eb (q\u00eb \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me 22.450m2). P\u00ebr t\u00eb krijuar kushte me t\u00eb mira p\u00ebr kolonist\u00ebt pushteti planifikonte t\u00eb hapte toka t\u00eb reja, duke planifikuar ne ket\u00eb drejtim tharjen e liqenit t\u00eb Zogajve dhe t\u00eb Knet\u00ebs. Ne ket\u00eb drejtim jan\u00eb angazhuar ekspert t\u00eb ndrysh\u00ebm &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur projektet p\u00ebr tharjen e tokave p\u00ebrkat\u00ebse, ku ne plane afatgjata \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb&nbsp; fitohen toka t\u00eb reja rreth me sip\u00ebrfaqe prej 20000 rrall\u00eb, por rrethanat shoq\u00ebrore te koh\u00ebs &nbsp;sidomos luft\u00ebrat ballkanike nd\u00ebrpren\u00eb punimet n\u00eb ket\u00eb drejtim, m\u00eb \u00e7\u2019rast nuk u realizuan objektivat \u201cp\u00ebr kolonizimin masiv n\u00eb ket\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Aspiratat ekspansioniste ndaj k\u00ebti mjedisi i ka shprehur edhe vet princ Nikolla, i cili theksonte<em>\u201d&#8230;me vendosjen e malazezeve prej Mozhurit e deri te Buna, t\u00ebr\u00eb qarkun e Ulqinit e malazezojm\u00eb\u201d,<\/em> duke vazhduar se <em>\u201c&#8230;t\u00ebr\u00eb qyteti dhe rrethina \u00ebsht\u00eb e banuar me banor\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe&nbsp; n\u00eb ket\u00eb an\u00eb t\u00eb Mozhurit nuk \u00ebsht\u00eb ndier. Me vendosjen e malazezve zhduket tipi shqiptar i k\u00ebsaj ane\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Dhe nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb politike e shoq\u00ebrore ne keto mjedise&nbsp; kemi nj\u00eb emigrim t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb saj\u00eb t\u00eb paknaq\u00ebsis\u00eb ndaj pushtuesve t\u00eb rinj, m\u00eb \u00e7\u2019 rast nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme&nbsp; e viseve dhe vendbanimeve shqiptare u shpopulluan.<\/p>\n\n\n\n<p>Veprimi i politik\u00ebs shtet\u00ebrore malazeze ishte identik edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike ku zyrtarizimi i aneksimit t\u00eb territor\u00ebve t\u00eb pushtuara, d\u00ebshmohet me miratimin e <em>Ligjit p\u00ebr kolonizim t\u00eb tokave t\u00eb reja t\u00eb \u00e7liruara<\/em>&nbsp; n\u00eb Kuvendin Popullor n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1913. Nj\u00eb vendim i till\u00eb nuk ka dilem\u00eb se ndikonte drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ndryshimin e struktur\u00ebs nacionale t\u00eb popullsis\u00eb e po ashtu&nbsp; rrudhoste hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare, e cila ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me t\u00eb drejt\u00ebn legale dhe legjitime t\u00eb \u00e7do populli p\u00ebr t\u00eb qeverisur territorin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4.Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe viset shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk luftuan kund\u00ebr Turqis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebn nj\u00eb okupim t\u00eb ri, ata luftuan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur sikurse popujt tjer\u00eb. Madje Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb e shpallur n\u00eb Vlor\u00eb me 28 n\u00ebntor 1912, nuk \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebr gjysmen e territor\u00ebve shqiptare t\u00eb cilat u pranuan nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1913, por ajo \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebr t\u00ebr\u00eb territor\u00ebt e banuara m\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre etnogjeografike n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ballkanike.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt pritnin vendimet e definitive t\u00eb k\u00ebsaj Konference, me shpres\u00eb&nbsp; s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha do t\u00eb marrin parasysh kriterin etnik, homogjenitetin e hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare, luft\u00ebrat e vazhdueshme p\u00ebr tu \u00e7liruar nga okupatori por \u00e7do gj\u00eb mbeti vet\u00ebm iluzion sepse vendimet ishin subjektive kryesisht sipas intrigave dhe&nbsp; interesave t\u00eb klaneve t\u00eb ndryshme t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse, duke ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare. Madje nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb e pranon edhe vet ministri i jasht\u00ebm anglez E.Grej i cili ka th\u00ebn\u00eb se\u201d<strong>&nbsp; <\/strong><em>Jam i bindur se , kur&nbsp; t\u00eb dihen&nbsp; t\u00eb gjitha, ky veprim do t\u00eb kritikohet me t\u00eb drejt\u00eb nga shum\u00eb an\u00eb, prej \u00e7do nj\u00ebriu q\u00eb e njeh vendin dhe e shikon \u00e7\u00ebshtjen vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja e popullsis\u00eb s\u00eb tij. Por duhet t\u00eb kemi parasysh se, n\u00eb bisedimet rreth kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qellimi kryesor ishte t\u00eb mos hapej konflikt mdis Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Prandaj, n\u00eb qoft\u00eb se marr\u00ebveshja mbi Shqip\u00ebrin\u00eb u arrit duke mbajtur harmonin\u00eb midis&nbsp; Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, mund t\u00eb themi se&nbsp; ka qen\u00eb nj\u00eb sukses i plot\u00eb p\u00ebr interesin jet\u00ebsor t\u00eb paqes n\u00eb Evrop\u00eb<strong>\u201c<\/strong><\/em>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa kufiri n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohej nga KNK n\u00eb vitin 1914, i cili fatkeq\u00ebsisht legjitimoj aneksimin e territoreve shqiptare pa p\u00ebrfillur kriterin etnik dhe aspiratat e vazhdueshme t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb regjionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr bashkim me shtetin e pavarur shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas Kongesit t\u00eb Berlinit(1878), vitet&nbsp; 1912\/13 ishin vendimtare n\u00eb&nbsp; p\u00ebrcaktimin e hart\u00ebs s\u00eb re politike t\u00eb shteteve ballkanike, q\u00eb u legjitimu n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb tyre vendimeve&nbsp; p\u00ebrfundimisht u b\u00eb edhe njohja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila si e till\u00eb u p\u00ebrgjysmua si ne aspektin territorial dhe ate popullativ.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr&nbsp; ishin fqinj\u00ebt malazez\u00ebt, serbet dhe grek\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshmuan politik\u00ebn e tyre ekspansioniste. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb &nbsp;nuk ka dilem\u00eb se bazohej &nbsp;n\u00eb mitomani dhe mbeshtjetjen diplomatike e ushtarake t\u00eb disa shtet\u00ebve pansllaviste me n\u00eb krye&nbsp; Rusin\u00eb cariste, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb em\u00ebr gjoja t\u00eb luftimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, si&nbsp; qellim final kishin t\u00eb aneksonin sa m\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit&nbsp; etnik t\u00eb popullar nga shqiptar\u00ebt. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb &nbsp;se nj\u00eb veprim i till\u00eb kishte prapavi strategjike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shteti i ri i pavarur i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb sip\u00ebrfaqe e n\u00eb num\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb dhe pa ndonj\u00eb ndikim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politik n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn n\u00eb Siujdhes\u00ebn&nbsp; Ballkanike.<\/p>\n\n\n\n<p>Literatura:<\/p>\n\n\n\n<p>1.Bernard Stulli, Albansko pitanje 1875-1882, JAZU, Radovi, knj.318, Zagreb, 1959<\/p>\n\n\n\n<p>2.Gjergj Nikprelaj, Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb vitin 1911, NY 2004<\/p>\n\n\n\n<p>3.Sk\u00ebnder Rizaj,<\/p>\n\n\n\n<p>4.Nail Draga, Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Art Club Ulqin 1994<\/p>\n\n\n\n<p>5.N\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb Iliris\u00eb(monografi p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi),Art Club, 2007<\/p>\n\n\n\n<p>6.Mr.Riza Rexha, Ulqini n\u00eb vitet e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit(1878-1881), Art Club, Ulqin 1998<\/p>\n\n\n\n<p>7.Mr. Riza Rexha, Shkodra n\u00eb projektet e zgj\u00ebrimit territorial t\u00eb Malit t\u00eb Zi(shek.XIX-XX), <em>Lemba<\/em> nr.3-4, Ulqin, 2000<\/p>\n\n\n\n<p>8.Gazmend Shpuza, N\u00eb vazhd\u00ebn e gjurmimeve p\u00ebr epok\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, Toena, Tiran\u00eb&nbsp; 1997<\/p>\n\n\n\n<p>9.Dr.Isa Bicaj, Marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-malazeze 1881-1914, Botoi: Instituti i Historis\u00eb, Prishtin\u00eb 2003<\/p>\n\n\n\n<p>10.Hortense von Zambaur,Rrethimi i Shkodr\u00ebs(10 tetor 1912-22 prill 1913), \u201dCamaj-Pipa\u201d, Shkod\u00ebr 2006<\/p>\n\n\n\n<p>11.Edith Durham, Lufta p\u00ebr Shkodr\u00ebn, \u201dCamaj-Pipa\u201d, Shkod\u00ebr 2005<\/p>\n\n\n\n<p>12.Mihajlo Vojvodi\u0107, Skadarska kriza 1913 godine, Beograd 1970<\/p>\n\n\n\n<p>13.Xhevat Repishti, Isuf Sokoli dhe lufta p\u00ebr mbrojten e Ulqinit, Tiran\u00eb 1979<\/p>\n\n\n\n<p>14.Branko Babi\u0107, Politika Crne Gore u novo oslobodjenim teritorijama 1912-1914, Titograd 1984<\/p>\n\n\n\n<p>15.Spiridon Gop\u010devi\u0107, Crnogorski-turski rat 1876-1878, Vojno delo, Beograd, 1963<\/p>\n\n\n\n<p>16.Miomir Da\u0161i\u0107,Pregled teritorijalnog \u0161irenja crnogorske dr\u017eave, Istorijski Zapisi, br.1, Titograd 1987<\/p>\n\n\n\n<p>17.Jacob Gould Schurman, Luft\u00ebrat ballkanike 1912-1913, Uegen,Tiran\u00eb,2006<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Me rastin e 110-vjetorit) Dr. Nail\u00a0 Draga Ne aspektin gjeopolitik p\u00ebr&nbsp; opinionin e gj\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur s\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit(1878) harta politike e Siujdhes\u00ebs Ballkanike p\u00ebsoi ndryshime, sepse nga principatat e dikurshme autonome u krijuan shtetet e pavarura ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Mali i Zi. N\u00eb vend q\u00eb&nbsp; Fuqit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33578,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33575","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33575"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33581,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33575\/revisions\/33581"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}