{"id":33543,"date":"2022-11-21T22:18:36","date_gmt":"2022-11-21T21:18:36","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33543"},"modified":"2022-11-21T22:24:46","modified_gmt":"2022-11-21T21:24:46","slug":"luigj-gurakuqi-dore-e-djathte-e-ismail-qemalit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33543","title":{"rendered":"LUIGJ GURAKUQI \u2013 DOR\u00cb E DJATHT\u00cb E ISMAIL QEMALIT \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"628\" height=\"710\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Luigj-gurakuqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Luigj-gurakuqi.jpg 628w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Luigj-gurakuqi-265x300.jpg 265w\" sizes=\"auto, (max-width: 628px) 100vw, 628px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShqiptari d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb dhe i lumtur\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00cb 110-VJETORIN E PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cPak nd\u00ebr prijsa e udh\u00ebheq\u00ebs jan\u00eb ata q\u00eb mundohen t\u2019a zgjojn\u00eb e t\u2019i ndrisin mendjen popullit, q\u00eb t\u2019i thon\u00eb kjart\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019a drejtojn\u00eb n\u00eb udh\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Ka, mjerisht, ma shum\u00eb asish q\u00eb thon\u00eb se vullneti i popullit nuk duhet marr\u00eb parasysh\u00eb, e q\u00eb ndon\u00ebse e quejn\u00eb veten popullor\u00eb, mendojn\u00eb se populli duhet t\u00eb shtrohet e t\u00eb ndigjoj\u00eb, e t\u00eb lihet e t\u00eb drejtohet prej atyne, pse ata vet\u00ebm, e askush tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt me e k\u00ebshilluem p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb e me e p\u00ebrgatitun p\u00ebr fatbardh\u00ebsin\u00eb e tij.\u201d (Luigj Gurakuqi, Ora e Malevet, Nr. 37-sipas Revist\u00ebs Sh\u00ebjzat)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vigjilje t\u00eb 110-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Perandoria osmane le t\u00eb kujtojm\u00eb Luigj Gurakuqin, bashk\u00ebpun\u00ebtorin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit &#8212; dor\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb tij &#8212; parlamentarin dhe opozitarin shqiptar, \u201cpar excellence\u201d, &nbsp;nj\u00ebrin prej figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Kombit shqiptar, i cili p\u00ebr sa jetoi, \u201dNuk ka pasur ngjarje t\u00eb madhe politike, shoq\u00ebrore e kulturore, ku t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb prania e tij, ku t\u00eb mos jet\u00eb ndier fjala, urt\u00ebsia e vullneti i tij, ku t\u00eb mos ket\u00eb spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij\u201d, sipas historianit Stefanaq Pollo. &nbsp;Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe dhe m\u00eb madh\u00ebshtore, \u201cPo t\u00eb kemi parasysh armiqt\u00eb e shumt\u00eb q\u00eb duheshin p\u00ebrballuar, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb duheshin kap\u00ebrcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme q\u00eb thureshin kund\u00ebr atdheut, rreziqet e panum\u00ebrta q\u00eb i kanoseshin jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb \u00e7do hap.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb p\u00ebr kontributet e m\u00ebdha t\u00eb Luigj Gurakuqit, jo vet\u00ebm si nj\u00ebri prej figurave udh\u00ebheq\u00ebse politike m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Kombit shqiptar, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e m\u00ebsues. Profesor Ernest Koliqi, i cili n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Tiran\u00eb ka sh\u00ebrbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, n\u00eb nj\u00eb artikull shkruar n\u00eb vitin 1965 n\u00eb revist\u00ebn \u201dSh\u00ebjzat\u201d, n\u00ebnvizon p\u00ebr lexuesin, fuqin\u00eb frym\u00ebzuese dhe t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb Gurakuqit, si njeri dhe si politikan:&nbsp; \u201dS\u2019kam pa nd\u00ebr Shqiptar\u00eb\u2026 nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kishte lidhje miq\u00ebsore e politike aq t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme sa Gurakuqi.&nbsp;&nbsp;Geg\u00eb e Tosk\u00eb, qytetar\u00eb, katundar\u00eb, mal\u00ebsor\u00eb, prift\u00ebn, popa e hoxhallar\u00eb, analfabet\u00eb dhe eksponent\u00eb t\u00eb intelektualizmit, arb\u00ebresh\u00eb, e t\u00eb huaj q\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebni, qindra e qindra vet\u00ebsh, i drejtoheshin atij me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme besimi\u2026besonin n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij, t\u00eb \u00e7do lloji&#8230;\u201d, \u00ebsh\u00ebt shprehur Koliqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb artikullin e tij p\u00ebrkujtimor me rastin e dyzet vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb Luigj Gurakquit, Ernest Koliqi, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb dhe sekretar privat i k\u00ebsaj figure t\u00eb madhe t\u00eb Kombit shqiptar, kujtonte se Luigj Gurakuqit, i Madhi Zot i kishte falur aft\u00ebsi e zot\u00ebsi si rrall\u00eb ndonj\u00eb njeriu tjet\u00ebr, por sipas tij,&nbsp;vetia q\u00eb e dallonte Gurakuqin nga t\u00eb tjer\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb tij: \u201cIshte ajo q\u00eb me bashkue e me miqasue nd\u00ebr vedi njer\u00ebzit me mendesi, prirje, rritje n\u00eb kund\u00ebrshtim.&nbsp; P\u00ebrhapej nga zemra e Tij nji fuqi v\u00ebllaznuese e till\u00eb sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, an\u00ebtar\u00eb klerik\u00ebsh t\u00eb ndrysh\u00ebm, bashkatdhetar\u00eb visesh t\u00eb ndryshme, t\u00eb rij rrymash t\u00eb ndryshme. Mbretnonte harmonia aty ku Ai q\u00ebndronte\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Parlamentar\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sot, pozit\u00eb dhe opozit\u00eb, po t\u2019ia donin t\u00eb mir\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kombit shqiptar, do b\u00ebnin mir\u00eb t\u00eb marrin shembull tek Gurakuqi: <strong>\u201cLuigj Gurakuqi e konsideronte detyr\u00ebn e<\/strong> <strong>deputetit si t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe, t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie komb\u00ebtare dhe si detyr\u00eb e shenjt\u00eb q\u00eb ia kishte besuar populli\u201d<\/strong>. &nbsp;Mbi rolin e Luigj Gurakuqit n\u00eb kuvendin shqiptar, Koliqi sjell\u00eb kujtimet e tija duke shkruar se nd\u00ebrsa, <strong>\u201cN\u00eb parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato t\u00eb Fan Nolit, Ali Klisur\u00ebs, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, (z\u00ebra) t\u00eb d\u00ebnja me jehue n\u00eb Dhom\u00ebn e Komuneve (t\u00eb Anglis\u00eb), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozit\u00ebs kund\u00ebrshtonte me matuni:&nbsp; bashk\u00eb me koleg\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmenda, p\u00ebrpiqej t\u00eb jepte shembullin e nji kritike t\u00eb fort\u00eb por jo fyese, nd\u00ebrtuese jo rr\u00ebnuese\u2026\u201d, <\/strong>ka shkruar Ernest Koliqi p\u00ebr Guralkuqin parlamentar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Roli patriotik,&nbsp;nd\u00ebrtues dhe bashk\u00ebpunues i Gurakuqit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, njihej dhe respektohej nga shum\u00eb patriot\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe.&nbsp; Mihal Grameno i shkruante atij me 24 Korrik 1919 se: \u201cShqiptar\u00ebt&nbsp;kan\u00eb simpati dhe besim tek juve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse vler\u00ebsimet e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr Gurakuqin dhe veprimtarin\u00eb e tij hedhin drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kombit shqiptar, jan\u00eb fjal\u00ebt e tija, ato q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pasqyrojn\u00eb vlerat dhe idealet e larta njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij patrioti dhe njeriu t\u00eb madh, fjal\u00eb t\u00eb cilat sikur jehojn\u00eb edhe sot si tep\u00ebr aktuale. N\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924, i frym\u00ebzuar nga nevoja e madhe p\u00ebr ndryshime themelore politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e asaj kohe, Gurakuqi iu drejtua an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shqiptar\u00ebve,&nbsp;\u201cPopulli na ka tregue edhe udh\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim.&nbsp; Populli na thot\u00eb:&nbsp; Ky jam, k\u00ebto nevoja kam, pra mbas d\u00ebshir\u00ebs sime, mbas nevojave t\u00eb mia, mbas zakoneve q\u00eb kam (si popull) bani ligjet themelore q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rroj\u00eb i lir\u00eb dhe i lumtur si shqiptar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb rroj\u00eb i lir\u00eb dhe i lumtur si shqiptar!\u201d, jan\u00eb fjal\u00ebt e Luigj Gurakuqit, q\u00eb pasqyronin at\u00ebher\u00eb dhe sot d\u00ebshir\u00ebn e mbar\u00eb popullit shqiptar, d\u00ebshir\u00ebn ende t\u00eb parealizuar plot\u00ebsisht, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund shqiptari t\u00eb rroj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, \u201cI lir\u00eb dhe i lumtur\u201d, t\u00eb mos marr\u00eb rrug\u00ebt e bot\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe lumturis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin&nbsp; 2022, fjal\u00ebt e tija edhe sot ting\u00ebllojn\u00eb si largpam\u00ebse e bujare dhe si t\u00eb tilla duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb sot dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebqoftse v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria, si fjal\u00eb udh\u00ebzuese. Ai k\u00ebshillon q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cDit\u00eb fatbardh\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mbetet e paharrueshme n\u00eb kujtimet e sh\u00ebnjta t\u00eb Kombit ton\u00eb, lipset q\u00eb zemrat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb lidhen, t\u00eb bashkohen, t\u00eb bahen nj\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa ka paralajm\u00ebruar se, \u201c\u00e7arjet, zihjet, anmiq\u00ebsit\u00eb tona na turp\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrpara Evrop\u00ebs\u201d dhe bot\u00ebs. &nbsp;(Luigj Gurakuqi: \u201cMveht\u00ebsia e Shqip\u00ebni\u00ebs\u201d, 1913).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndon\u00ebse fjal\u00ebt dhe k\u00ebshillat e Luigj Gurakuqit jan\u00eb folur ose shkruar m\u00eb shum\u00eb se 100-vite m\u00eb par\u00eb, ato p\u00ebr fat t\u00eb keq, ting\u00ebllojn\u00eb aq aktuale sot, kur t\u00eb marrim parasysh aktualitetin politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe deri diku edhe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb prag t\u00eb 110-vjetorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Luigj Gurakuqi b\u00ebn thirrje p\u00ebr reflektim dhe p\u00ebr pendim. Nj\u00eb thirrje kjo q\u00eb politika shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, do b\u00ebnte mir\u00eb po t\u00eb reflektonte se ku e ka \u00e7uar Kombin, pas 30-vite tranzicioni \u201cpost-momunist\u201d, ku shumica d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve e k\u00ebrkojn\u00eb jetes\u00ebn \u2013 \u201clirin\u00eb dhe lumturin\u00eb\u201d n\u00eb per\u00ebndim \u2013 duke zbrazur k\u00ebshtu trojet shqiptare, si rrall\u00eb her\u00eb n\u00eb historin\u00eb tragjike t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Luigj Gurakqui i b\u00ebn thirrje sot klas\u00ebs politike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare p\u00ebr reflektim dhe p\u00ebr pendim serioz, p\u00ebr faktin se n\u00eb \u00e7far\u00eb gj\u00ebndje politike dhe ekonomike \u00ebsht\u00eb sot fisi i shqiptarit: N\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb Gurakuqi shkruante nga Parisi n\u00eb prag t\u00eb 28 N\u00ebntorit&nbsp; t\u00eb vitit 1919, k\u00ebshillonte: <strong>\u201cE kremtja e 28 Nandorit duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi e d\u00ebfrimi, por edhe nj\u00eb dit\u00eb pendimi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb mbledhim mendjen e t\u00eb bajm\u00eb shqyrtimin e vetdijes son\u00eb.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, duhet t\u00eb vem\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr e t\u00eb pyesim veten ton\u00eb n\u00ebse e kemi bamun gjithkund e gjithmon\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb kishim p\u00ebrpara Atdheut.&nbsp;&nbsp;T\u2019i tregojm\u00eb pa turp e t\u2019i njohim fajet tona, t\u00eb harrojm\u00eb hidhnimet e anmiq\u00ebsit\u00eb q\u00eb na ndajn\u00eb, t\u2019i japim v\u00ebllaznisht dor\u00ebn njani-tjet\u00ebrit e t\u00eb betohemi mbi bes\u00ebn e gjyshave tan\u00eb se sot e mbrapa do t\u00eb p\u00ebrpiqemi, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e Kombit, p\u00ebr nderin e flamurit ton\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po i sjell k\u00ebto citime t\u00eb Luigj Gurakuqit n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb Pavarsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo se kam ndonj\u00eb iluzion se klasa politike aktuale do reflektoj\u00eb dhe t\u00eb \u201cpendohet\u201d si\u00e7 k\u00ebshillonte dikur Luigj Gurakuqi, sepse me t\u00eb b\u00ebmat dhe t\u00eb pa b\u00ebmat e tyre gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, na kan\u00eb bindur se nuk jan\u00eb as reflektues as t\u00eb penduar. Por, besoj se ia vlen t\u00eb kujtohet Luigj Gurakuqi jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por gjithmon\u00eb, sepse ai ishte dhe mbetet nj\u00ebri nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb M\u00ebdhenjt\u00eb e Kombit shqiptar, nj\u00eb shembull i nj\u00eb patrioti t\u00eb flak\u00ebt dhe nj\u00eb demokrat i p\u00ebrkushtuar pro-per\u00ebndimor. &nbsp;Fjal\u00ebt e Gurakuqit flasin vet, jo vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ai jetoi, por edhe p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen \u2013 do duhej t\u00eb sh\u00ebrbenin si nj\u00eb fuqi frym\u00ebzuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sidomos p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare t\u00eb shekullit XXI, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShqiptari d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb dhe i lumtur\u201d N\u00cb 110-VJETORIN E PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb Nga Frank Shkreli \u00a0 \u201cPak nd\u00ebr prijsa e udh\u00ebheq\u00ebs jan\u00eb ata q\u00eb mundohen t\u2019a zgjojn\u00eb e t\u2019i ndrisin mendjen popullit, q\u00eb t\u2019i thon\u00eb kjart\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019a drejtojn\u00eb n\u00eb udh\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Ka, mjerisht, ma shum\u00eb asish [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33546,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"luigj gurakuqi","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33547,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33543\/revisions\/33547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}