{"id":33515,"date":"2022-11-14T12:27:13","date_gmt":"2022-11-14T11:27:13","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33515"},"modified":"2022-11-14T12:27:27","modified_gmt":"2022-11-14T11:27:27","slug":"memorandumi-i-forumit-demokratik-dokument-politik-i-mbetur-ne-leter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33515","title":{"rendered":"Memorandumi i Forumit Demokratik, dokument politik i mbetur n\u00eb let\u00ebr!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"308\" height=\"262\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg 308w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 308px) 100vw, 308px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Shpalosje politike (4)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Memorandumi i Forumit Demokratik mbi Statusin Special t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, document politik i mbetur n\u00eb let\u00ebr!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse Memorandumi \u00ebsht\u00eb dokument q\u00eb doli nga nj\u00eb shoqat\u00eb e&nbsp; palegjitimuar si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullit shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, fakti se at\u00eb e aprovoi si dokument t\u00eb vetin e vetmja parti politike e shqiptar\u00ebve at\u00ebher\u00eb &#8211; LDn\u00eb MZ, si &nbsp;&nbsp;&nbsp;z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse legjitime e vullnetit politik t\u00eb popullit shqiptar, i jep Memorandumit atributin e vullnetit t\u00eb popullit. P\u00ebrkund\u00ebr vullnetit t\u00eb popullit, pushteti i Malit t\u00eb Zi, edhe pse n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Carrington-it u njoh me p\u00ebrmbajtjen e tij ( por jo edhe n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi), asnj\u00ebher\u00eb nuk e shqyrtoi k\u00ebt\u00eb dokument, madje k\u00ebrkesat e parashtruara n\u00eb Memorandum nuk u mor\u00ebn parasysh me rastin e p\u00ebrpilimit dhe aprovimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi m\u00eb 12 tetor 1992. Me k\u00ebt\u00eb kushtetut\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u mor\u00ebn parasysh k\u00ebrkesat dhe specifikat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve por nga rendi juridik u hoq kategoria \u201ckomb\u201d dhe \u201ckomb\u00ebsi\u201d dhe u z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuan me \u201cgrupe nacionale dhe etnike\u201d me \u00e7ka kan\u00eb dashur t\u00eb thon\u00eb se t\u00eb gjitha grupet jan\u00eb t\u00eb barabarta pa marr\u00eb parasysh numrin dhe specifikat e grupeve nacionale. Natyrisht kjo zgjidhje kushtetuesi m\u00eb s\u00eb shumti dhe drejtp\u00ebrdrejt ka prekur intersat e shqiptar\u00ebve si e vetmja pakic\u00eb ose grup nacional josllav n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb parashtruara n\u00eb Memorandum jan\u00eb t\u00eb qarta dhe konsistojn\u00eb me Deklarat\u00ebn politike t\u00eb K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb partive politike p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb e njohur edhe si \u201cDeklarata e tri opsioneve\u201d, dhe paraqiste nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr rregullimin e statusit politiko-juridik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00ebnshkruese e k\u00ebsaj Deklarate ishte edhe LDn\u00ebMZ. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb LDMZ-s\u00eb Deklaraten e n\u00ebnshkroi n\u00ebnkryetari i saj z.Lek\u00eb Lulgjuraj.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se realizimi i synimeve t\u00eb rcaktuara me Memorandum do t\u00eb ishte proces i v\u00ebshtir\u00eb politik,&nbsp; aq m\u00eb par\u00eb kur dihet se deri n\u00eb vitin 2005 kemi kalua n\u00eb periudha t\u00eb gjendjeve t\u00eb luft\u00ebs dhe gjendjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, pra n\u00eb kushte t\u00eb raporteve t\u00eb&nbsp; tensionuara n\u00eb mes t\u00eb qeverive t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrjetuar k\u00ebshtu format m\u00eb perfide t\u00eb diskriminimit. E gjith\u00eb kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb arsye e askujt dhe asnj\u00eb subjekti politik shqiptar p\u00ebr mosjet\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara n\u00eb Memorandumin e vitit 1992. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat raporte t\u00eb tensionuara, mbase edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, kan\u00eb kaluar edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni dhe Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Deklarat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb 11 tetorit 1991, orginizuan referendumin p\u00ebr statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, respektivisht n\u00eb Serbi. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi sikurse u k\u00ebnaqen me aktin n\u00eb let\u00ebr-Memorandumin. Por, sikur t\u00eb vazhdohej me k\u00ebrkesat, sikurse ky akt politik t\u2019i dor\u00ebzohej zyrtarisht Qeveris\u00eb dhe Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ka gjasa q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u00eb kishte shkuar m\u00eb e theksuar n\u00eb veshin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pa p\u00ebrkrahjen e t\u00eb cil\u00ebve nuk kemi dhe as q\u00eb do t\u00eb realizojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019kemi sot!<\/p>\n\n\n\n<p>Gjith\u00ebsesi Memorandumi p\u00ebr statusin special t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike. Dr.Ibrahim Rugova, kryetar i K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb partive politike shqiptare dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht president i Kosov\u00ebs, Memorandumin e krahason dhe i jep fuqin e referendumeve t\u00eb organizuara n\u00eb hapsirat tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi. Ai, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Agjencin Telegrafike Shqiptare m\u00eb 22 shtator 1994, e botuar si kryeartikull n\u00eb gazet\u00ebn e rezistenc\u00ebs \u201cBujku\u201d m\u00eb 26 shtator 1994, nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte deklaruar: \u201cAt\u00ebher\u00eb kur e nxor\u00ebm k\u00ebt\u00eb dokument, q\u00eb ka validitet edhe sot, opsioni i par\u00eb, n\u00ebse nuk ndryshojn\u00eb kufijt\u00eb e brendsh\u00ebm, ishte nj\u00eb Kosov\u00eb e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni si element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i atij shteti apo asaj republike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr,&nbsp; t\u00eb jen\u00eb shtetformues, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb Presh\u00ebv\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vetadministrim, nj\u00eb autonomi lokale. T\u00eb gjitha k\u00ebto pjes\u00eb shqiptare, t\u00eb themi k\u00ebshtu, kan\u00eb deklarimin e vet, t\u00eb popullit, referendumin n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Presh\u00ebv\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb dhe Memorandumin n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb ka edhe vler\u00ebn e nj\u00eb referendumi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga sa v\u00ebrejt\u00ebm m\u00eb lart Memorandumi mbi statusin special t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim politik i Forumit Demokratik t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Duke u bazuar n\u00eb rrethanat politike t\u00eb koh\u00ebs, sipas mendimit tim, ky memorandum \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb emertohet si Memorandum i shqiptar\u00ebve e jo i Forumit Demokratik, sepse definimi i statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare e nuk mund t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e asnj\u00eb individi, shaqate apo partie politike. Gjithmon\u00eb duhet dalluar veprimin politik nga ai juridik. Veprimi politik \u00ebsht\u00eb synim, nd\u00ebrsa veprimi juridik ose ligjor \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb q\u00eb hap pas hapi t\u00eb arrihet t\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar politik q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb partit\u00eb politike. Shoqatat apo asociacionet e ndryshme, sidomos n\u00eb koh\u00ebn kur u miratua Memorandumi, v\u00ebshtir\u00eb se veprimin politik mund t\u2019a snd\u00ebrrojnin n\u00eb veprim juridik.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb potencohet p\u00ebr faktin se edhe sot e k\u00ebsaj dite shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk kan\u00eb as Memorandum e as Platform\u00eb politike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr definimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb potencohet edhe p\u00ebr faktin se shum\u00eb shpejt pas miratimit t\u00eb Mermorandumit filluan p\u00ebr\u00e7arjet e para n\u00eb partin\u00eb e par\u00eb politike shqiptare, q\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb shum\u00eb shpejt me themelimin e partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb shqiptare e rrjedhimisht edhe dhjetra partive t\u00eb tjera! Sidoqoft\u00eb, Memorandumi i Forumit Demokratik t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi &nbsp;nuk arrijti n\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebrfundimtar politik e rrjedhimisht nuk u shnd\u00ebrrua n\u00eb akt juridik!&nbsp; Nga ky konstatim del domosdoshm\u00ebria e konformimit&nbsp; t\u00eb Memorandumit t\u00eb vitit 1992, me Platform\u00ebn politike t\u00eb shqiptar\u00ebve (q\u00eb nuk ekziston), me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrcaktohej rruga dhe hapat e realizimit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Angazhimi i LDn\u00ebMZ-s\u00eb p\u00ebr definimin e statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi para Memorandumit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lidhjen Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi e obligonte Statuti dhe programi i saj, t\u00eb aprovuara n\u00eb diten e themelimit m\u00eb 9 shtator 1990, q\u00eb t\u00eb merrej&nbsp; me \u00e7\u00ebshtjen e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, me mbrojtjen dhe avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre qytetare e komb\u00ebtare. Ky obligim u legjitimua edhe m\u00eb shum\u00eb pas votimit plebishitar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste. K\u00ebtu po p\u00ebrmendi vet\u00ebm disa nga veprimet e k\u00ebtij subjekti politik para se t\u00eb miratohej Memorandumi n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas organizimit t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb para dhe fitor\u00ebs s\u00eb thell\u00eb, me 18 mars 1991, LDn\u00eb MZ iu drejtua me shkres\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr lejimin e ngritjes s\u00eb flamurit shqiptar n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe (1911). Ndon\u00ebse ngjarja ishte nj\u00eb shembull i bashk\u00ebpunimit malazezo-shqiptar, qeveria me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 25 prill 1991, hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e shqiptar\u00ebve, ku pohohej se n\u00eb Mal t\u00eb Zi mund t\u00eb val\u00ebviteshin vet\u00ebm flamujt e Malit t\u00eb Zi. Ishte ky paralajm\u00ebrim se rruga drejt realizimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe e gjat\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 1992, LDn\u00ebMZ &nbsp;miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb prej pes\u00eb faqesh, ku shpaloseshin q\u00ebndrimet rreth sistemit politik, qeverisjes vendore, zhvillimit ekonomik dhe arsimit n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Rezoluta parashikonte q\u00eb Mali i Zi duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet si shtet i qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb e jo si shtet komb\u00ebtar malazez.N\u00eb fakt, Rezoluta p\u00ebrfshinte zgjidhje n\u00eb t\u00eb gjitha segmentet e jet\u00ebs shoq\u00ebrore-politike dhe ekonomike, t\u00eb cil\u00ebt disa muaj m\u00eb von\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb Memorandumin e Frontit Demokratik. Natyrisht, kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk u aprovua nga strukturat shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye LDn\u00eb MZ vendosm\u00ebrisht e kund\u00ebrshtoi miratimin e Kushtetut\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb dat\u00ebs 12 tetor 1992.LDn\u00eb MZ, s\u00eb bashku me Partin\u00eb e Akcionit Demokratik ( myslimanet e Malit t\u00eb Zi) bojkotuan edhe zgjedhjet federative t\u00eb mbajtura m\u00eb 9 maj 1992. T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb LDn\u00ebMZ-s\u00eb, kryetari i saj Mehmet Bardhi, i kishte shprehur n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar Konferenc\u00ebs s\u00eb Carrington-it. Bardhi kishte pohuar se 90% t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb i kishin bojkotuar kutit\u00eb e votimit duke theksuar se \u201cbashkimi i Malit t\u00eb Zi me Serbin\u00eb na trishton ne, sepse shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb masakruar, vrar\u00eb e persekutuar n\u00ebn pushtimin serb&#8230;\u201d. Arsyet e dh\u00ebna p\u00ebr bojkotimin e zgjedhjeve federative ishin lufta e eg\u00ebr n\u00eb \u201cvendin v\u00eblla t\u00eb mysliman\u00ebve t\u00eb Ballkanit&nbsp; (BeH), gjendja e r\u00ebnduar n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp; dhe statusi i pazgjidhur i mysliman\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; <strong>Vazhdon &#8211;<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpalosje politike (4) Nga Hajrullah Hajdari Memorandumi i Forumit Demokratik mbi Statusin Special t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, document politik i mbetur n\u00eb let\u00ebr! Edhe pse Memorandumi \u00ebsht\u00eb dokument q\u00eb doli nga nj\u00eb shoqat\u00eb e&nbsp; palegjitimuar si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullit shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, fakti se at\u00eb e aprovoi si dokument t\u00eb vetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33515","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33518,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33515\/revisions\/33518"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}